Skip to main content

“Metz pengon Balliun, Panuçi thërret Egli Kajën” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Metz pengon Balliun, Panuçi thërret Egli Kajën” plus 9 more Gazeta SHQIP


Metz pengon Balliun, Panuçi thërret Egli Kajën

Posted: 13 Nov 2018 02:30 AM PST

Tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarve të kombëtares shqiptare për dy sfidat e muajit nëntor ndaj Skocisë në Nations League dhe miqësoren ndaj Uellsit. FSHF me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë të ditur se për këto dy takime është grumbulluar Egli Kaja.

Për lojtarin e Livingston në kampionatin skocez ky është grumbullimi i dytë me kuqezinjtë, vetë lojtari e ka konfirmuar lajmin duke u shfaqur shumë i lumtur për këtë thirrje të radhës që ka marrë nga Panucci. Megjithatë grumbullimi i Kajës lidhet mësëshumti me faktin që Metz ka penguar sërish Ivan Balliun të bashkohet me Shqipërinë edhe pse ftesa për lojtarin në adresë të klubit francez është dërguar 13 ditë përpara se të niste grumbullimi.

“Kombëtares shqiptare të futbollit për dy ndeshjet e rradhës që do të zhvillojmë, të parën ndaj Skocisë dhe ndeshjen e dytë ndaj Uellsit do të grumbullohet sulmuesi Egli Kaja. Kaja që aktivizohet në radhët e Livingston FC do ti bashkohet kuqezinjve të drejtuar nga Christian Panucci ditën e nesërme për të përgatitur përballjen zyrtare që Shqipëria do të zhvillojë në datën 17 nëntor ora 20:45 përballë Skocisë në "Loro Borici" dhe miqësoren e datës 20 nëntor ndaj Uellsit në "Elbasan Arena" ora 20:00”, – thuhet në komunikatën e FSHF-së.

13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Manastirliu: Gjatë 2018-s u punësuan 153 mjekë dhe 820 infermierë

Posted: 13 Nov 2018 02:29 AM PST

Vetëm gjatë vitit 2018 në sistemin shëndetësor publik janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë. Të dhënat e 10-mujorit u bënë publike nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Nga mjekët që janë punësuar në sektorin publik, 79 prej tyre janë punësuar në spitale dhe 74 mjekë në shërbimin parësor. Në sajë të programit të bonusit gjatë këtij viti janë punësuar 16 mjekë në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që janë edhe 35 mjekë që janë në procedurë punësimi në shërbimin parësor vetëm në Tiranë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, përmes platformës "Infermierë për Shqipërinë" që prej shpalljes të mënyrës së re të punësimit të infermierëve, janë punësuar 820 teknikë të shkencave mjekësore, konkretisht:
–  715 infermierë
–  68 mami
–  18 teknikë laboratori
–  15 teknikë imazherie
–  4 fizioterapistë

Me buxhetin e vitit 2019, do të ketë 7% rritje të pagave për mjekët dhe infermierët. Nga rritja e pagave do të përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, ku përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve.

13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tensionohet situata, banorët e “Astirit” tentojnë të hyjnë në Bashki

Posted: 13 Nov 2018 02:23 AM PST

Është tensionuar situata e banorëve të Unazës së Re, pasi kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar takim me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ata kanë shtyrë me forcë punonjësit e policisë, teksa kanë tentuar që të hapin derën hyrëse.

Por ata janë penguar nga policia, duke vijuar me thirrjet e tyre. Sakaq në mbështetje të policisë kanë shkuar forca shtesë.

Banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe kanë dalë sërish sot në protestë, qysh prej orës 10.00 para Bashkisë së Tiranës. Ata kërkojnë që të gjendet zgjidhje për ta, duke thënë se nuk do largohen nga banesat, pa u bërë kompensimi sipas vlerës së tregut.

Banorët kërkojnë takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, teksa kanë bllokuar edhe rrugën që kalon në anë të Bashkisë.

13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Mbesa e ish-presidentit Nishani shkëlqen mbi një motor “Ducati”

Posted: 13 Nov 2018 02:23 AM PST

Në Itali ajo njihet me mbiemrin e së ëmës Jakiç, por në fakt mbiemri i saj është Nishani dhe është mbesa e ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.

E lindur në Durrës në vitin 1991, Beniada Jakiç është një nga shqiptaret më të njohura përtej Adriatikut. Modelja dhe aktorja shqiptare, e cila ka marrë pjesë edhe në disa emisione televizive në Itali si "Le Iene" etj, po spikat me bukurinë dhe format e saj superseksi.

Ajo njihet si një tifoze e Juventusit pasi në të kaluarën ka pozuar edhe me fanellën bardhezi. Pasi ka qenë e përzgjedhura e revistës GQ Italia dhe ka pozuar për Maxim, bukuroshja shqiptare së fundmi ka ndezur sallonin e motorëve Ducati me format e saj dhe fytyrën engjëllore me disa foto vërtetë të nxehta.

13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

5 truke për të qëruar lehtësisht gështenjat

Posted: 13 Nov 2018 02:19 AM PST

Gështenja është një ushqim shumë i pasur me fibra, proteina, yndyrna, kripëra minerale dhe vitamina C. Vlera ushqyese e gështenjave është e ngjashme me atë të grurit dhe në të kaluarën ky fryt ishte ushqimi i përditshëm gjatë sezonit të dimrit për shumë popullata, veçanërisht për zonat malore. Gështenjat  mund të gatuhen në mënyra të ndryshme: të ziera, të pjekura në tigan ose në furrë; mund të bëhen supë. Në varësi të llojit të gatimit të zgjedhur, ne mund të shohim se si të qërohen gështenja dhe cilat janë gabimet që nuk duhet të bëhen.

Zbutini gështenjat para përgatitjes

Një truk për të qëruar gështenjat është zbutja. Nëse nuk jeni me ngut, vendosni gështenjat në një enë me ijë për dy orë para se ti gatuani, pastaj vlojini ato. Në këtë mënyrë, pasi të keni gatuar gështenjat, do të jeni në gjendje të hiqni lëkurën në një mënyrë të lehtë. Natyrisht ky truk mund të shfrytëzohet nëse keni ndërmend të zieni gështenja dhe nuk është e vlefshme në qoftë se planifikoni t’i përgatitni ato në një mënyrë tjetër.

Gështenja të ziera: shtoni vaj në ujin e zier

Gështenjat e ziera janë të lehta për t’u qëruar, por gjatë gatimit ata zbuten dhe rrezikojnë të thërrmohen: me këtë truk të thjeshtë ju do të arrini t'i qëroni gështenja shumë më lehtë dhe pa i thyer ato.

Nëse jeni duke përgatitur gështenja të ziera, truku për t’i qëruar lehtë nga të gatuarit është të shtoni një lugë gjelle vaji në ujin e gatimit. Për  të zier gështenja, duhet të shtoni ujë të barabartë me tre herë volumin e gështenjave dhe i lini ato në zjarr për rreth 40-45 minuta.

Gështenjat e pjekura

Mos harroni të bëni një prerje në drejtimin e gjerësisë së gështenjave përpara se të përgatitni gështenja në sobë ose në furrë. Pas gatimit të gështenjave, mbulojini ato me një leckë të ngrohtë dhe le të ftohen për rreth dhjetë minuta. Avulli që buron do të lehtësojë qërimin e lëkurës: në sajë të këtij truku do të jetë i mjaftueshëm që t'i shtypni pak gështenjat për të hequr lëvozhgën pa mundim. Gështenjat e pjekura dhe e granatuara mund të konsumohen menjëherë ose të ruhen në frigorifer. Në kohën e konsumimit mund t’i shkrini ato dhe t’i shijoni të ftohta ose të ngrohta.

Pjekja në mikrovalë

Ata që përdorin mikrovalën mund të përdorin këtë lloj mënyre për të pjekur dhe qëruar gështenjat pa vështirësi. Sa për gatimin në tigan dhe furrë, fillimisht bëni një prerje në gjatësinë e gështenjave, pastaj gatuani një sasi të vogël në një kohë në mikrovalë për një minutë. Në fund të gatimit, gështenjat qërohen  menjëherë.

Heqja e lëkurës së gështenjave të papërpunuara

Heqja e lëkurave të gështenjave të papërpunuara nuk është e lehtë: është shumë më i përshtatshme t’i heqësh ato kur gatuhen. Nëse ju duhet të qëroni gështenjat për përdorimin e tyre në përgatitjen e supave, ky truk të paktën do të lehtësojë heqjen e lëkurës. Fillimisht hiqeni lëkurën e gështenjave me një thikë. Pastaj i lini ato në një tas me ujë shumë të nxehtë përreth 3 minuta. Në këtë pikë lëkura mund të hiqet lehtësisht me dorë dhe do të keni gështenja të shkëlqyera për recetat tuaja.

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Trafikanti-pedagog pezullohet nga Universiteti i Tiranës

Posted: 13 Nov 2018 02:15 AM PST

Universiteti i Tiranës ka dalë me vendim lidhur me pedagogun e Fakultetit Ekonomik, Dritan Shoraj, i arrestuar të premten e lënë pas për trafik droge.

Në vendim thuhet se rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni, pasi u njoh me informacionin e bërë publik nga Policia e Shtetit në datën 10 tetor për Dritan Shoraj, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, doli me vendim.

"Rektori vendosi më datë 12.11.2018 pezullimin nga detyra të z.Dritan Shoraj, personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, deri në marrjen e dokumentacionit të plotë nga institucionet përkatëse për këtë shtetas", thuhet në vendim. Dtën e djeshme Gjykata e Tiranës, ditën e djeshme vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg" për 40 ditë me qëllim ekstradimi.

Kjo pasi 47-vjeçari Dritan Shoraj, rezulton i dënuar nga drejtësia italiane, me 4 vite e 20 ditë burg për trafik droge.

Mësohet se Shoraj, ishte pedagog i lëndës së menaxhim i biznesit dhe korporatave në Fakultetin Ekonomik.

Arrestimi i tij u bë me kërkesë të autoriteteve italiane, i kërkuar për trafik droge. Ka qenë Interpol ai që ka kërkuar arrestimin e Shoraj, i cili qysh prej vitit 2014 mban titullin "Doktor Shkencash" në Ekonomi.

Gjykata e Apelit në Venecia, Itali e ka dënuar Shoraj me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale "Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike".

13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Të qenit “single”? Nuk është edhe aq keq!

Posted: 13 Nov 2018 02:14 AM PST

Një rrethanë që ka edhe përparësitë e saj: na ndihmon të njohim vetveten dhe na bën të zbulojmë se sa mund t'ia dalim vetë

Jo të gjithë e dinë se 11 nëntori është shpallur Dita e Beqarit. Tradita ka lindur në Kinë, ku beqarët e festojnë statusin e tyre si njerëz të lirë që u përkushtohen pazareve më të çmendura të vitit, sidomos online. Në perëndim, ndërkohë, dita e beqarëve festohet më 15 shkurt, dita e San Faustinos, menjëherë pas festës së zjarrtë të Shën Valentinit. Ndoshta çdo ditë e kujtoni se statusi i beqarëve në krahasim me marrëdhënien në çift, ka disa disavantazhe të pamohueshme, por gjithashtu ofron një sërë anësh pozitive, të cilave duhet t'u kushtoni vëmendje.

Të jesh single nuk do të thotë që je vetëm – Një personi mund t'i ndodhë që të mos gjejë shpirtin binjak, ose të kalojë disa periudha pa pasur dikë në krah. Takimi me shpirtin binjak lidhet me fatin e mirë, por ndërtimi i një rrjeti miqsh solid dhe të qëndrueshëm varet para së gjithash mbi ne. Është e vërtetë se shoku më i mirë nuk mund të marrë vendin e një të dashuri, por në një sërë situatash është edhe më mirë!

Kohë për veten – Marrëdhënia në çift mund të na japë shumë nga pikëpamja afektive, por me siguri ajo absorbon një pjesë të madhe të kohës në dispozicion. Ata që janë single kanë më shumë mundësi t'u përkushtohen pasioneve dhe interesave të tyre. Në këtë mënyrë ju mund të ndërtoni një jetë interesante dhe të pasur. Sot mundësitë janë të shumta: mund të ndiqni kurse në gjuhë të huaja, DIY, teatër apo muzikë; ju mund të regjistroheni në një qendër sportive ose në një shkollë vallëzimi apo t'i dedikoheni diçkaje vullnetarisht. Të gjitha këto fusha ofrojnë mundësinë për ta kaluar kohën në mënyrë konstruktive dhe të këndshme, dhe mbi të gjitha të bëni miq të rinj, me të cilët mund të ndani dhe pasionet e tjera.

Pavarësia – Të qenit vetëm, të paktën për një kohë, na mëson të jemi të vetëmjaftueshëm dhe na ndihmon të kuptojmë se kush jemi dhe çfarë dëshirojmë vërtet. Është një kusht që ne të jemi të lirë të shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet, pa llogaritur asnjë, përveç vetes tonë. Është situata ku më në fund mund të përqendrohemi në qëllimet tona dhe të zbulojmë se ne jemi në gjendje t'ia dalim, edhe pa mbështetjen e askujt. Kjo vetëdije do të na bëjë më të sigurt për veten dhe të aftë për të ndërtuar një marrëdhënie të re në një bazë më të fortë dhe konkrete.

U thoni po udhëtimeve! – Përputhshmërisht me buxhetin, një udhëtim është një mundësi për të zgjeruar horizontet tuaja, për eksperienca të reja dhe për të takuar njerëz të rinj. Nëse ideja për t'u nisur vetëm nuk na tërheq, ne mund të bashkohemi me një grup të organizuar. Dhe kështu, nuk do ta gjejmë veten duke argumentuar mbi destinacionin e zgjedhur, midis detit, malit apo qytetit të artit.

Shtëpia e gjitha për ne – Të pastrosh shtëpinë dhe ta gjesh siç e ke lënë, pa rroba vend e pa vend, kuzhinën rrëmujë dhe syzet e braktisura në dhomën e ndenjes; ose, nga ana tjetër, të kthehemi te "rrëmuja jonë e krijuar", sepse askush nuk e ka prekur atë. Por, mbi të gjitha të kursejmë një orë grindje për këto tema: është një nga "efektet anësore" pozitive të statusit single. Shtëpia mund të bëhet foleja jonë, pa luftuar për telekomandën e televizorit, me më shumë hapësirë në dollap dhe pa ndonjë gërhitës, ndërsa përpiqemi të flemë.

Nuk duhet të përshtatesh – Të jetosh me dikë do të thotë domosdoshmërisht që të përshtatesh me nevojat dhe zakonet e tyre. Kur je single, nuk ke kufizime të tilla: nuk je i detyruar të sillesh siç duan të tjerët, nuk i përgjigjeni askujt për vendimet për të ndryshuar diçka në pamjen tuaj, nuk je i detyruar për të bërë përshtypje me dhurata të vogla, darka të veçanta ose të dukeni të përsosur.

Një status… i kthyeshëm – E fundit, por jo më pak e rëndësishme, kur jeni single keni lirinë për të flirtuar me këdo që dëshiron dhe kur dëshiron. Nëse pastaj shkëndija fatale është gjuajtur, ju gjithmonë keni kohë për të kapur mundësinë. Në fund, avantazhi më i mirë i të qenit single, është mundësia për të zgjedhur të mos jesh më. Pra, të fillosh një marrëdhënie të re.

13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

 

Banorët e Unazës së Re protestojnë te Bashkia: Do i mbrojmë shtëpitë me gjak

Posted: 13 Nov 2018 02:08 AM PST

Banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe kanë dalë sërish sot në protestë para Bashkisë së Tiranës.

Ata kërkojnë që të gjendet zgjidhje për ta, duke thënë se nuk do largohen nga banesat, pa u bërë kompensimi sipas vlerës së tregut.

Gjithashtu ata vijojnë të kërkojnë takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, teksa kanë bllokuar edhe rrugën që kalon në anë të Bashkisë,

"Kryeministër ku je fshehur", "Shtëpitë do ti mbrojmë me trupat tanë", "Dy duar për një kokë" etj., ishin disa nga pankartat që banorët protestues mbanin në duar.

"Po na dënojnë me vdekje? Le të vijnë të na bëjnë varrin atje, por shtëpitë nuk i lirojmë. Do i mbrojmë me gjak", thanë protestuesit.

Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e "Pallatit me shigjeta" e deri te sheshi "Shqiponja", në të dy anët e rrugës.

Nga vlerësimi i bërë në terren janë 317 objekte që preken, të cilat janë 163 janë në proces legalizimi.

13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Zbatimi i projekteve, Veliaj kërkon mbështetjen e KE-së

Posted: 13 Nov 2018 02:01 AM PST

Komiteti i Rajoneve të Bashkimit Europian zhvilloi në Tiranë takimin e 23-të me fokus Ballkanin Perëndimor, si një mundësi fantastike për shkëmbimin e ideve dhe përfitimit nga projektet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mori sot pjesë në hapjen e punimeve të Komitetit të Rajoneve të BE, ku merrnin pjesë drejtues vendor, ekspertë dhe përfaqësues të vendeve të Bashkimit Europian.

Veliaj shprehu nevojën që Bashkimi Europian të mbështesë direkt njësitë vendore që janë të afta të implementojnë projekte dhe kanë treguar se performojnë më mirë.

"Një nga bisedat që ne kemi bërë me kolegët e BE, ka ardhur koha që edhe Komisioni Europian të mbështesë direkt bashkitë që janë të afta të implementojnë dhe që mund të çojnë këto kauza përpara. Si unë si Voltana që drejtojmë dy shoqatat e bashkive marrim feedback konstant për nevojën për më shumë shkolla, kopshte, çerdhe, gjelbërim dhe kjo është një nga arsyet dhe kjo është një nga arsyet pse ne kërkojmë që edhe Komisioni Europian t'i shikojë bashkitë si një prioritet dhe partnerë në implementim. Një nga gjërat për të cilën ndjehem shumë mirë është që qytetet gjithmonë e më shumë po bëhen pjesë qendrore e axhendës evropiane. Do të thotë që qytetet kanë rëndësi", tha ai.

Kryetari i Bashkisë theksoi se vende si Shqipëria mund të përfitojnë nga përvoja dhe modelet e suksesshme të aplikuara në perëndim për t'i zbatuar ato.

"Sot në mëngjes ishim duke diskutuar me kolegët në parlament dhe besoj që do të kemi mbështetje bipartizane për çështje të tilla, për të dhënë disa incentiva për ekonominë e gjelbër, për të hequr taksat ose për t'i minimizuar taksat për autobusët elektrikë, për makinat elektrike. Pra ndonjëherë avantazhi i të qenit i paavantazhuar siç është Shqipëria një vend në zhvillim është që mund t'i kalosh menjëherë etapat dhe shumë etapa që qytetet i kanë kaluar në vitet '90 me trame, me kabllo ne mund të kalojmë menjëherë aty ku është teknologjia më e fundit. Qofshin këto mjetet elektrike, qofshin këto biçikletat që hapen e mbyllen me celular, qofshin shumë prej nismave të gjelbra që nuk kanë nevojë të shpikim rrotën por mund të kapim qytetet evropiane në fazën ku ato janë sot", theksoi Veliaj.

Veliaj inkurajoi dhe binjakëzimin e qyteteve në Shqipëri me ato në Europë, për të bashkëpunuar në projekte konkrete në shërbim të komunitetit. "Një nga gjërat që duam të inkurajojmë në të dy shoqatat dhe anëtarët tonë është që të gjejmë një mundësi ndoshta edhe me anëtarë të komunitetit të bëjmë disa binjakëzime të qyteteve. Kur them binjakëzime nuk flas për fotografitë që bëhen, firmat dhe protokollin flas në fakt për binjakëzime të projekteve konkrete që implementohen dhe që ne mund të mësojmë në mënyrë të jashtëzakonisht me nga njëri-tjetri", tha ai.

 

13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Milani shënjestron francezin Benzema, por kujdes Interin!

Posted: 13 Nov 2018 01:45 AM PST

Milani mendon për Karim Benzema. Sipas raportimeve të mediave spanjolle dhe më konkretisht "Don Balon", kuqezinjtë synojnë të afrojnë në skuadër sulmuesin francez për të kompletuar repartin e avancuar.

Bisedimet me Realin e Madridit megjithatë do të jenë të vështira për Milanin edhe pse kuqezinjtë janë gati të ofrojnë deri në 65 milionë euro për kartonin e Benzema. 31-vjeçari nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu ndërkohë që synimi i presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez është ta përfshijë francezin në tratativën që mund të çojë Mauro Icardin te Los Blancos.

Me pak fjalë e ardhmja e Benzema parashikohet në Milano por mbetet për t'u parë nëse do të jetë me ngjyrat kuqezi apo ato zikaltër.

13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more