Skip to main content

“Kida pranon këtë dhuratë pasi arriti 1 milionëshin në Instagram” plus 9 more Ekonomia Online

“Kida pranon këtë dhuratë pasi arriti 1 milionëshin në Instagram” plus 9 more Ekonomia Online


Kida pranon këtë dhuratë pasi arriti 1 milionëshin në Instagram

Posted: 13 Nov 2018 10:24 AM PST

Kida është shumë e dashur për publikun.

Këngëtarja Kida si njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun ka arritur sukses që nga fillimet e para të karrierës, shkruan lajmi.net.

Kjo është dëshmuar së fundmi, pasi ajo ka arritur të ndiqet nga 1 milion njerëz në Instagram.

Kida këtë sukses po e feston me një dhuratë në duar, e që janë një buqetë me lule të cilat i ka publikuar në Instagram.

The post Kida pranon këtë dhuratë pasi arriti 1 milionëshin në Instagram appeared first on Ekonomia Online.

Valon Berisha: Ndeshja me Maltën, si një finale për Kosovën

Posted: 13 Nov 2018 10:22 AM PST

Valon Berisha e sheh ndeshjen mes Maltës dhe Kosovës si një finale.

Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve në Ligën D, në grupin 3, në udhëtim te Malta.

Për Kosovën që synon vendin e parë, kjo ndeshje është shumë e rëndësishme para se të pres në 'Fadil Vokrri' kombëtaren e Azerbajxhanit.

Pas stërvitjes së sotme, mesfushori Valon Berisha ka thënë se Kosova synon fitore ndaj Maltës, por ka kërkuar edhe përkushtimin e bashkëlojtarëve.

"Synojmë fitore, por ndeshja e parë do të jetë më e vështirë sepse luajmë jashtë, gjithmonë jashtë kemi pasur më shumë problem. Mendoj se asaj ndeshje duhet t'i përkushtohemi shumë sepse është shumë më e rëndësishme sesa kur luajmë në shtëpi, pasi këtu me tifozë, me atmosferën është më lehtë ta motivosh vetën. Ne duhet të fokusohemi te ndeshja jashtë, e cila është si një finale për ne", ka deklaruar Berisha, përcjell 'lajmi.net'.

Ndeshja mes Maltës dhe Kosovës luhet ditën e shtune me fillim nga ora 18:00.

The post Valon Berisha: Ndeshja me Maltën, si një finale për Kosovën appeared first on Ekonomia Online.

Demhasaj: S’ka qenë aspak e vështirë të vendos për Kosovën

Posted: 13 Nov 2018 10:17 AM PST

Sulmuesi Shkëlqim Demhasaj ka thënë se nuk e ka pasur aspak të vështirë të vendos për të zgjedhur fanellën e Kosovës.

Sulmuesi i Luzernit është ftuar për herë të parë te Kosova për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, atë ndaj Maltës në udhëtim dhe Azerbajxhanit në 'Fadil Vokrri'.

Pas stërvitjes së parë me Kosovën, Demhasaj para medieve ka thënë se ka zgjedhur me zemër vendin e tij, duke hequr dorë nga ekipi i Zvicrës.

"Nuk ka qenë aspak e vështirë për mua për të vendosur për të luajtur për Kosovën", ka thënë sulmueis 22 vjeçar, përcjell 'lajmi.net'.

I pyetur nëse do të debutojë për Kosovën, Demhasaj është treguar shumë profesionist, duke thënë se të rëndësishme janë pikët në këto dy ndeshje, dhe jo se kush do të luajë.

"Në fund vendos trajneri, unë jam i gëzuar që jam këtu. Më së miri është t'i marrim këto gjashtë pikë, s'ka rëndësi kush luan", ka shtuar ai

The post Demhasaj: S'ka qenë aspak e vështirë të vendos për Kosovën appeared first on Ekonomia Online.

Grupet palestineze njoftojnë arritjen e armëpushimit në Gaza

Posted: 13 Nov 2018 10:15 AM PST

Armëpushimi me Izraelin në Rripin e Gazës është arritur me ndërmjetësimin e Egjiptit, njoftoi përmes një deklarate me shkrim Oda e Përbashkët Operative e Grupeve Palestineze të Rezistencës, në të cilën bëjnë pjesë edhe krahët e armatosur të grupeve si Hamasi dhe Xhihadi Islam.

Në deklaratë thuhet se armëpushimi do të respektohet për sa kohë që edhe Izraeli e respekton atë.

Lideri i Hamasit, Ismail Hanije, më herët tha se armëpushimi mund të kthehet nëse Izraeli i ndal sulmet ndaj Rripit të Gazës.

Ndryshe, shtatë palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe 25 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës që nga mbrëmja e djeshme.

Ndërkaq, shtatë palestinezë të tjerë ranë dëshmorë dhe një ushtar izraelit u vra të dielën pas përleshjeve që shpërthyen pasi grupet palestineze të rezistencës vërejtën një grup ushtarësh izraelitë me veturë civile të cilët kishin hyrë tre kilometra në Gaza.

Një ditë pas incidentit, një ushtar izraelit u plagos nga një sulm me raketa i grupeve palestineze të rezistencës, mes të cilave ndodheshin edhe Hamasi dhe Xhihadi Islam. Grupet palestineze njoftuan se ky sulm, gjatë të cilit u qëllua një autobus, është ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje për dëshmorët e rënë të dielën.

Pas këtij zhvillimi, Izraeli nisi një sulm ajror, ndërsa grupet palstineze u kundërpërgjigjën me raketa.

Ndërkaq, Ylli i Kuq i Davudit, shërbimi izraelit i emergjencës, ka bërë të ditur se një person ka vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve dy më rëndë.

The post Grupet palestineze njoftojnë arritjen e armëpushimit në Gaza appeared first on Ekonomia Online.

Kërkohet fletarrest ndërkombëtar për Nikolla Gruevskin

Posted: 13 Nov 2018 10:13 AM PST

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, ka thënë se gjykata duhet të lëshoj fletarrest ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar, nga MPB-ja thonë se Ministria e Punëve të Brendshme vërtetoi se personi Nikolla Gruevskit gjendet në Republikën e Hungarisë.

"Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë mori konfirmim nga ministria hungareze se Nikolla Gruevski është në Republikën e Hungarisë dhe se ka kërkuar azil", kumtojnë nga MPB-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në kumtesë shtohet se Ministria e Punëve të Brendshme e ka informuar Gjykatën Themelore Shkupi 1, me çka gjykata duhet të jep vendim për dhënien e fletarrestit ndërkombëtar për personin e dënuar Nikolla Gruevski.

Ndërkaq, sot nëpërmjet një statusi të publikuar të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit thuhej se ai është në Budapest dhe se po kërkon azil.

The post Kërkohet fletarrest ndërkombëtar për Nikolla Gruevskin appeared first on Ekonomia Online.

Zv/kryeministri i Kosovës kërkon përkrahjen e Austrisë për themelimin e AKS-së

Posted: 13 Nov 2018 10:09 AM PST

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalobor Jevtiq, sot është takuar në Vjenë me zëvendëspresidentin austriak Heinz-Christian Strache ku kanë biseduar për dialogun dhe për serbët e Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës një herësh edhe ministër për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, sot ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Austri, me ç'rast është takuar me zëvendëspresidentin austriak Heinz-Christian Strache, transmeton lajmi.net.

Siç shkruajnë mediat serbe Jevtiq dhe Christian Strache gjatë takimit të tyre në Vjenë kanë biseduar për të gjitha problemet që ka Kosova e në veçanti kanë folur për dialogun dhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në këtë takim, bëhet e ditur se Jevtiq dhe Christian Strache, kanë rënë dakord se të gjitha problemet që i kanë shqiptarët dhe serbët në Kosovë mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut.

"Nëse dëshirojmë që të kemi një paqe afatgjate, atëherë duhet të flasim për të gjitha gjërat dhe të gjejmë një zgjidhje për të gjitha problemet dhe nevojat e njëri-tjetrit. Për një të ardhme sa më të mirë dhe për krijimin e një jetese sa më të mirë për serbët dhe shqiptarët, është e nevojshme që të bëjmë shumë më tepër në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të mund të kenë një jetesë shumë më të mirë se sa kjo e sotmja", citohet të ketë thënë Jevtiq, transmeton më tutje lajmi.net.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Jevtiq ka kërkuar nga zëvendëspresidenti Christian Strache mbështetjen e Austrisë për implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, pasi që sipas tij, implementimi i tyre duhet të bëhet sa më shpejt.

Siç shkruan "Tanjug", transmeton lajmi.net, Jevtiq nga zëvendëspresidenti austriak Christian Strache, ka kërkuar edhe mbështetjen e Austrisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pasi që sipas Jevtiq, kjo temë duhet të diskutohet në çdo takim dhe se themelimi i ASK-së është çështje jetike për serbët e Kosovës.

Në anën tjetër zëvendëspresidenti austriak Heinz-Christian Strache, ka ofruar mbështetjen e Austrisë për dialogun dhe se sipas Christian Strache, dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet ndërmjet shteteve, transmeton më tutje lajmi.net.

Tutje në këtë takim është diskutuar edhe situata politike aktuale në Kosovë.

Për të parë nga afër problemet me të cilën përballen serbër dhe mënyrën e jetesës së tyre, Jevtiq e ftoi Christian Strache që ta vizitojë Kosovën.

The post Zv/kryeministri i Kosovës kërkon përkrahjen e Austrisë për themelimin e AKS-së appeared first on Ekonomia Online.

Arrihet një marrëveshje teknike për Brexit

Posted: 13 Nov 2018 09:58 AM PST

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian arritën një marrëveshje teknike për Brexit, që pritet të shqyrtohet nesër në Këshillin e Ministrave, njoftoi sot agjencia britanike PA, duke cituar një burim të qeverisë britanike.

Sipas disa mediave britanike, ministrat janë thirrur një nga një sot në darkë në Downing Street, përpara takimit të së mërkurës, shkruan ATSH.

Për sa i përket televizionit irlandez RTE, i cili citon dy burime qeveritare, raportohet se është arritur një marrëveshje për të shmangur rikthimin e një kufiri fizik midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

The post Arrihet një marrëveshje teknike për Brexit appeared first on Ekonomia Online.

Tahiri: Koncept-Dokumenti për Financat ndihmon komunat në tejkalim e sfidave

Posted: 13 Nov 2018 09:47 AM PST

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt, miratoi Koncept-Dokumentin për Financat e Pushtetit Lokal dhe disa vendime në favor të mbështetjes së Komunave.

Përmes një postimi në Facebook, koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se Koncept-Dokumenti për Financat e Pushtetit Lokal, ofron një qasje të re të financimit të kompetencave komunale dhe qartësi për financimin e zjarrfikësve, inspektorëve të tregut, inspektorëve sanitarë dhe fito-sanitarë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Tahirit:

Financimi i qëndrueshëm i komunave hap kyç drejt reformave në nivel lokal

Në kuadër të mbështetjes për komunat dhe proceseve reformuese, në mbledhjen e 75-të Qeveria miratoi Koncept-Dokumentin për Financat e Pushtetit Lokal dhe disa vendime në favor të mbështetjes së Komunave. Koncept-Dokumenti për Financat e Pushtetit Lokal, ofron një qasje të re të financimit të kompetencave komunale; ofron qartësi për financimin e zjarrfikësve, inspektorëve të tregut, inspektorëve sanitarë dhe fito-sanitarë.

Përtej kësaj, forcon autonominë dhe disiplinën e komunave në menaxhimin e financave, duke ndihmuar edhe në përmirësimin e planifikimit. Njëkohësisht forcon transparencën në ndarjen e granteve komunale. Ky Koncept-Dokument garanton financim të shërbimeve sociale në komuna, sfidë kjo e potencuar përvitshëm nga Raporti i Progresit. Përtej kësaj, projektligji synon të vendosë parime, kritere dhe balancë të investimeve qeveritare, njëkohësisht të stimulojë performancën komunale.

Projektligji ofron zgjidhje për tejkalimin e sfidave të komunave me qëndrueshmëri të vogël financiare, njëkohësisht i përgjigjet kontestit që është krijuar me avancimet e ligjeve sektoriale.
Ky koncept-dokument dhe përgjithësisht fusha e financave të pushtetit lokal paraqet elementin më substancial që bashkërisht me vendimet dhe veprimet tjera të ndërmarra nga Qeveria t'i hap perspektivë të re zhvillimit ekonomik lokal.

The post Tahiri: Koncept-Dokumenti për Financat ndihmon komunat në tejkalim e sfidave appeared first on Ekonomia Online.

Lekaj kërkoi punë cilësore në sanimin e tunelit në hyrje të Mitrovicës

Posted: 13 Nov 2018 09:30 AM PST

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtor, të martën realizoi vizitë inspektuese në punimet që janë duke u zhvilluar në sanimin e tunelit në Rrugën Nacionale N2, segmenti Mitrovicë – Çabër.

Ky projekt ka kosto afër 380 mijë euro dhe parashihet të përfundohet brenda 60 ditësh, por që synohet të përfundohet edhe më shpejtë, ndërsa tuneli ka gjatësi 250 metra.

I pari i Mi-së ka kërkuar cilësi në punë nga kompania ndërtuese, në mënyrë që ky projekt të punohet me standarde të larta sigurie, e me tërë infrastrukturën e nevojshme. Lekaj tha se ky segment rrugor, sidomos tuneli, ka rëndësi të madhe për qytetin e Mitrovicës dhe të gjithë ata që e frekuentojnë këtë rrugë.

Në emër të kreut të Mitrovicës dhe qytetarëve të këtij qyteti ministrin Lekaj, e nëpërmjet tij MI-në dhe Qeverinë e Kosovës, i falënderoi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Jeton Ujkani.

 

The post Lekaj kërkoi punë cilësore në sanimin e tunelit në hyrje të Mitrovicës appeared first on Ekonomia Online.

Shpërthimi i Eboles në Kongo, është më e keqja në histori

Posted: 13 Nov 2018 09:20 AM PST

Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos është më e keqja në histori që ndonjëherë ka goditur ndonjë vend që nga viti 1976 kur u zbulua sëmundja.

Zyrtarët e shëndetësisë në Afrikë thonë se kurrë nuk kanë parë një shpërthim kaq të ashpër. Shifrat tregojnë se kjo e tanishmja ka infektuar të paktën 319 njerëz dhe ka vrarë 198.

Dhe, në mënyrë të pazakontë, fëmijët janë duke u prekur rënd.

"Asnjë epidemi në botë nuk ka qenë aq komplekse sa ajo që aktualisht po përjetojmë", tha Ilunga Kalenga, ministri i shëndetësisë.

The post Shpërthimi i Eboles në Kongo, është më e keqja në histori appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more