Skip to main content

“Deputeti i LDK-së nesër në gjyq për vjedhje të rrymës” plus 9 more Ekonomia Online

“Deputeti i LDK-së nesër në gjyq për vjedhje të rrymës” plus 9 more Ekonomia Online


Deputeti i LDK-së nesër në gjyq për vjedhje të rrymës

Posted: 11 Nov 2018 10:13 AM PST

Nën akuzat për vjedhje të rrymës pritet që nesër të dalë para Gjykatës në Prishtinë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi.
Kjo seancë pritet të mbahet pas dy dështimeve më radhë.

Herën e parë dështoi për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të Ramiz Kelmendit ndërsa herën e fundit si pasojë e mungesës së paarsyetuar te prokurorit të çështjes.

Deputeti Kelmendi akuzohet se më qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme që vetit t'i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme nga data e pavërtetuar e deri më 30 qershor 2011, kompania "Elkos", në Fushë-Kosovë, e cila është pronë e tij, i kanë shkaktuar dëm KEK- ut në vlerë prej 22.801.19 euro.

Kjo pasi që, sipas Prokurorisë, gjatë një kontrolle të bërë në kompaninë "Elkos" nga punëtorët e KEK-ut, kanë vërejtur se Kelmendi me qëllim të vjedhjes e ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike.

Në aktakuzë më tej sqarohet se deri tek ky konkludim nga punëtorët e KEK-ut ka ardhur pasi që janë gjetur dy transformatorë të rrymës që kanë qenë jashtë matjes, derisa një përçues ishte shkëputur nga lidhja.

Si rrjedhojë, Prokuroria pretendon se përmes këtyre veprimeve dy të tretat (2/3) e energjisë elektrike nuk ishte regjistruar, me ç'rast edhe e akuzon Kelmendin me veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Në janar të këtij viti, Ramiz Kelmendi për KALLXO.com kishte kundërshtuar akuzat e ngritura nga Prokuroria me pretendimin se në kohën për të cilën flitet në aktakuzë ai nuk ka pasur përgjegjësi ndaj kompanisë.

Thaçi në Paris takohet edhe me Erdoganin: Ai është mbështetës i fuqishëm i Kosovës

Posted: 11 Nov 2018 10:02 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot edhe presidentin e Turqisë, Recep Tajip Erdogan.

Ai ka thënë se ishte kënaqësi të takohej me presidentin Erdogan, për të cilin tha se është mik i Kosovës dhe përkrahës i fuqishëm, njofton Klan Kosova.

"Si gjithmonë, ishte e mrekullueshme të takoheshim dhe të bisedonim me Presidentin @RT_Erdogan. Ai është një mik i vërtetë dhe një mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe i të gjithë Ballkanit Perëndimor. Jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj tij dhe për të mbështetur rrugën tonë drejt lirisë, pajtimit dhe integrimit euro-atllantik", shkruan Thaçi në Twitter.

Betisi befason Barçën në një ndeshje me shumë gola

Posted: 11 Nov 2018 09:55 AM PST

Barcelona është mposhtur në Camp Nou sot nga Betisi, që ia shkaktoi humbjen e dytë këtë sezon.

Betisi fitoi ndeshjen spektakolare, ku u shënuan shtatë gola, me rezultatin përfundimtar që ishte 3 me 4.

Mysafirët krijuan epërsinë prej dy golash përmes Juniorit dhe Joaquinit.

Messi ngushtoi rezultatin në 1 me 2 duke shënuar nga penaltia në minutën e 68.

Betisi shënoi sërish pas tre minutash për Lo Celsos, duke çuar rezultatin në 1 me 3.

Barça ngushtoi sërish rezultatin përmes Vidalit në minutën e 79. E pas dy minutash katalunasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Rakitiqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me një lojtar më tepër në fushë Betisi shënoi sërish në minutën e 83 përmes Canalesit.

Dhe e tëra që bëri në vazhdim Barça ishte ngushtimi i epërsisë përmes Messit, që shënoi në minutën e 90+2.

Pas 12 xhirosh Barcelona mbetet lider me 24 pikë, kurse Betisi në vendin e 12 ka 16 pikë.

“Widows” me gratë në botën e krimit

Posted: 11 Nov 2018 09:53 AM PST

Shikimi përbuzës i Viola Davis ka fuqinë e pushkës me dy tyta në trilerin e ashpër të Steve McQueen.

Me një pallto të bardhë e të lëmuar, në vend të rrobave të zisë, Davis udhëheq një grup grash në ribërjen e McQueen marrë nga drama televizive britanike e Lynda La Plante nga koha e Thatcher, ku disa gra të guximshme marrin përsipër të realizojnë një plaçkitje të planifikuar nga burrat e tyre kriminelë pasi që ata vriten gjatë një misioni të tyre, shkruan Koha Ditore.

Aksioni këtu zë vend në Chicago e jo në Londër, dhe kanë nevojë që McQueen bashkë me skenaristin Gillian Flynn të bëjnë një version të ri të "Progress" të Turtle në Miami.

Ky është një film i plaçkitjes me dhunë, një nero-noir dhe dramë e shartimit me diçka të marrë nga filmi "All the King's Men" të Robert Rossen të realizuar në vitin 1949. E ka cinizmin urban dhe toksicitetin mashkullor të cilin e kemi parë në tmerrin e varjes nga seksi në filmin "Shame" të McQueen, por detajet e tij dalluese me skena të gjata i shohim vetëm një herë në "Widows", kur kandidati për kryetar i kërrusur kacavirret në veturën e tij zyrtare, dhe McQueen mban kamerën e palëvizshme jashtë veturës, duke sjellë pamje të xhamave të zinj teksa mbyllen sikur përgjon arrogancën e këtij burri./Peter Bradshaw/The Guardian

David Guetta poston fotografi me Dua Lipën, i lumtur që u takua me të

Posted: 11 Nov 2018 09:37 AM PST

David Gutetta është një nga Dj më të famshëm dhe më të kërkuar në botë.

Ai numëron nëntë milion albume të shitura dhe dhjetëra bashkëpunime me këngëtarë të famshëm.

 

Së fundmi ai në llogarinë e vet Instagram ka zgjedhur ta posoi një fotografi ku shfaqet me yllin kosovar me famë botërore, Dua Lipa. Takimi i tyre u realizua mbrëmë në Kanë, shkruan Indeksonline.

Madje Dj. përbri fotografisë ka shkruar:Kënaqësi të takohjë përsëri.


Ndryshe kanë edhe një bashkëpunim, atë 'Onë Kiss', një nga duetet më të suksesshme të dyshes

Receta që do iu bëjë të mos sëmureni kurrë më

Posted: 11 Nov 2018 09:35 AM PST

Ditëve të fundit, njerëzit janë ata që janë përgjegjës për toksinat, kimikatet dhe stresin që përjetojnë të gjithë. Për t’u siguruar që të ruajmë mirëqenien dhe shëndetin e përgjithshëm, është shumë e rëndësishme që të detoksifikojmë trupin tonë kohë pas kohe.
Alga blu-jeshile, e njohur si spirulina, është burim i pasur i aminoacideve, antioksidantëve dhe enzimave. Dushi me spirulina do të ushqejë jo vetëm lëkurën tuaj, por gjithashtu do ta ringjallë atë.

Spirulina është e njohur për aftësinë e saj për eliminimin e toksinave nga qelizat tona dhe për t'i zëvendësuar ato me të tjera. Prandaj është gjithashtu në gjendje t'iu lehtësojë nga lodhja dhe dhimbjet e muskujve.

Krahas kësaj, spirulina bën që ju të jeni edhe më imun ndaj gripave apo virusëve të ndryshëm që mund t'iu kanosen në sezonën e tyre.

Spirulina ka një bazë shumë të fortë minerale, si kripërat e Epsom-it, kështu që kur ta shtoni në banjën tuaj ai formon një proces që njihet si osmozë e kundërt. Ky është proces në të cilin toksinat që janë të dëmshme për trupin tonë eliminohen nga ai.

Shtoni këta përbërës në vaskën tuaj:

  • 1/2-ta e filxhanit kripë deti
  • 1/2-ta e filxhanit spirulina, por së pari duhet të përzihet në një gotë me ujë
  • 5 pika të ndonjë vaji esencial, për shembull grejpfrut, bergamot apo gëlqere.

Mungesa e zinkut gjatë shtatzënisë lidhet me autizmin tek foshnjat

Posted: 11 Nov 2018 09:33 AM PST

Foshnjat të cilat nuk marrin mjaftueshëm zink derisa është në barkun e nënës mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë autizëm, thotë një studim i ri.

Shkencëtarët akoma nuk kanë një përgjigje përfundimtare për atë që e shkakton autizmin, por shumica dërmuese e hulumtimeve tregon se është në një kombinim të "faktorëve të mjedisit" dhe defekteve gjenetike.

Në një artikull të botuar sot, shkencëtarët amerikanë dhe gjermanë thonë se kanë prova se nivelet e zinkut mund të jenë një nga faktorët përcaktues mjedisorë që nxisin çrregullimin.

Mirëpo, nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar nëse mund të ketë lidhje shkakësore, por ekipi thotë se ata kanë përcaktuar një lidhje të mundshme mekanike.

Basha paralajmëron: Nesër, skema e hajdutërisë te Unaza e Re

Posted: 11 Nov 2018 09:30 AM PST

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar se nesër do të zbulojë me fakte dhe dokumenta "skemën e hajdutërisë te Unaza e Re".
"Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç'aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re", shkruan Basha në Twitter.

Tërmet në Shqipëri

Posted: 11 Nov 2018 09:22 AM PST

Gjate natës një tërmet mesatar ka rënë në zonën e Malësisë së Madhe.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëkundjet janë ndjerë në Koplik.

Tërmeti ka qenë i shkallës 2.8 ballësh i shkallës rihter, shkruan lapsi.al.

Irani dënon me vdekje dy persona për krime ekonomike

Posted: 11 Nov 2018 09:19 AM PST

Një Gjykatë Speciale e Iranit, që është formuar për të luftuar krimet ekonomike, ka dënuar dy persona me dënim me vdekje, ka raportuar sot media shtetërore.

Gjykatat për krimet ekonomike janë formuar në muajin gusht, pasi lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei bëri thirrje për veprime ligjore për t'u përballur me atë që ai e cilësoi si "luftë ekonomike" nga armiqtë e huaj, transmeton Reuters.

Zëdhënësi i gjykatës, Gholamhossein Mohseni Ejei citohet të ketë thënë se janë dënuar dy persona, pasi ata janë gjetur fajtorë nën akuza për "shpërndarje të korrupsionit", një vepër e cila sanksionohet në bazë të ligjeve islamike të Iranit.

Në shtator, këto gjykata kundër krimeve ekonomike, kishin dënuar tre persona të tjerë, nën akuza të ngjashme.

Ejei tha se edhe 11 të akuzuar të tjerë janë dënuar me dënime me burgim deri në 10 vjet për "korrupsion ekonomik" dhe një gjykatës është dënuar me 10 vjet burgim dhe 75 goditje me kamxhik, pasi është gjetur fajtor se ka pranuar ryshfet.

Zyrtarët iranianë vazhdimisht kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, por edhe rivalin rajonal Arabinë Saudite dhe qeveritë e kundërshtarëve të tyre që jetojnë në mërgim, se po tentojnë të nxisin trazira duke bërë një luftë ekonomike, me qëllim të destabilizimit të Iranit.

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj Teheranit, pasi janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 në mes të Iranit dhe fuqive botërore.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Teherani do të kishte lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Të hënën e kaluar, SHBA-ja rivendosi sanksionet për industrinë e naftës së Iranit si dhe ndaj sektorit bankar dhe të transportit, dhe ka kërcënuar Republikën Islamike se do të ndërmarrë edhe veprime të tjera nëse nuk ndryshon politikat. Teherani në anën tjetër, këto veprime të SHBA-së i ka cilësuar si luftë ekonomike dhe është zotuar se do t'i sfidojë ato.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more