Skip to main content

“‘Çmendet’ 33-vjeçari, “Range Rover-i” me 261 km/h në Tiranë-Durrës (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“‘Çmendet’ 33-vjeçari, “Range Rover-i” me 261 km/h në Tiranë-Durrës (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP


‘Çmendet’ 33-vjeçari, “Range Rover-i” me 261 km/h në Tiranë-Durrës (Video)

Posted: 11 Nov 2018 02:11 AM PST

Në autostradën Tiranë-Durrës kontrollet e Policisë Rrugore kanë vijuar edhe këtë fundjavë, teksa Radari ka kapur një "avion duke fluturuar" në rrugë.

Sipas policisë drejtuesi i një mjeti tip "Range Rover" ishte duke lëvizur me shpejtësi 261 km/h.

261 km/h, kjo eshte papergjegjshmeri ndaj jetes, ndaj vetes dhe ndaj perdoruesve te tjere te rruges.Shpejtesi e pa imagjinueshme, avjon ne rrugen interurbane Tirane-Durres Ne rrugen interurbane Tirane-Durres, me Policine Rrugore te Tiranes. Me radar per te parandaluar aksidentet rrugore qe shkaktohen si pasoje e shpejtesise tej normave te lejuara.33 vjeçari nga Tirana me Range Rover me 261 km/h 🚀✈ 🛣❗❗❗❗❗❗🚫🚫🚫🚫🚫🚫🚫🚫 shpejtesive te tilla, se destinacioni 🏡 ❓❓❓❓❓❓🚑🚑🚑🚔🚓 e Tiranes gjate fundjaves✍ 49 masa administrative per OASh 😇 per shpejtesi qe varionin nga 172 deri ne 261 km/h.#zbatorregullatudhetoisigurt

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 10. November 2018

"Ne rrugën interurbane Tirane-Durrës, me Policinë Rrugore te Tiranës. Me radar për te parandaluar aksidentet rrugore qe shkaktohen si pasoje e shpejtësisë tej normave te lejuara. 33 vjeçari nga Tirana me Range Rover me 261 km/h 🚀✈ 🛣❗❗❗❗❗❗ 🚫🚫🚫🚫🚫🚫🚫🚫 shpejtësive te tilla, se destinacioni 🏡 ❓❓❓❓❓❓🚑🚑🚑 Kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, ndaj vetes dhe ndaj përdoruesve te tjerë te rrugës", shkruan policia bashkëngjitur videos.

Ndërkohë bëhet me dije se gjatë fundjavës janë ndërmarrë 49 masa administrative për shpejtësi qe varionin nga 172 deri në 261 km/h.

11 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Plastike apo origjinale? Plas sherri për vithet në “Miss BumBum” (Video)

Posted: 11 Nov 2018 02:03 AM PST

Është mbyllur me sherr dhe "shkulje flokësh" konkursi "Miss BumBum" 2018, ku zgjidhet vajza me të pasmet më të përkryera.

Një nga konkurrentet nuk mbeti e kënaqur me ndarjen e çmimeve dhe sulmoi fituesen, duke nxjerrë në "shesh" mashtrimet me vithet. Sipas vajzës që hapi sherrin, fituesja e "Miss BumBum" i kishte të pasmet e bëra me ndërhyrje kirurgjikale.  Konkurrentja Aline Uva, ia shkuli shiritin e "Miss-it" fitueses Ellen Santanan.

 

"Unë i respektova të gjitha rregullat. Vithet e mia janë origjinale, por ajo i ka plastike", tha  Aline në skenë.

11 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Sheri Blair, fillimet e vështira të karrierës si avokate

Posted: 11 Nov 2018 02:00 AM PST

Sheri Blair bashkëshortja e ish kryeministrit britanik Toni Blair avokate e njohur e të drejtave të njeriut tregon në librin e saj me kujtime se fillimet e karrierës nuk kanë qenë të lehta. Të jesh grua që aspiron në një sistem të dominuar nga burrat duhet shumë guxim. Herët ajo u bashkua me Partinë Laburiste. Shpesh dëgjonte se gjykata ishte vend i egër për gratë.

Kur nisi të punonte në një studio ligjore bashkë me bashkëshortin e saj të ardhshëm interesin e saj ndaj politikës e dinin të gjithë Edhe Toni ishte anëtari i Partisë Laburiste në zonën e Uandsorthit, por nuk i kishte treguar askujt. " Me thënë të drejtën, në shumë aspekte, isha veçse një çupëlinë. Isha njëzetedy, por dukesha si dymbëdhjetë. Isha shumë hollake, përpara se kjo të ishte në modë. Nuk e kisha atë pragmatizëm që i karakterizonte ata që vinin nga shkollat private, gjë që manifestohej haptazi tek kolegët e mi, meshkuj e femra. Nuk më kishin mësuar asnjëherë kuptimin e fjalisë "maturia ka shumë vlerë". Me fjalë të tjera, nuk e dija se kur nuk duhej të hapja gojë. Murgeshat edhe mund ta kenë përmendur, por dukej sheshit se nuk kisha qenë e vëmendshme", shkruan Sheri. Ajo kujton se gjithnjë bëhej më e qartë se, për sa i përket marrjes së vendit të punë, pengesa më e madhe ishte gjinia: kisha seksin e gabuar.

"Atë vit, vetëm 16 % femra u pranuan në institucionet e avokaturës. Një vit më parë ishin marrë vetëm 9 % dhe vitin e mëparshëm edhe më pak. Ishte e vërtetë se përqindja po rritej, por qëndrimet dhe opinionet e avokatëve me përvojë – njerëzit që vendosnin për punën tonë të ardhshme – nuk kishin ndryshuar. Një nga librat shkollorë të vitit të parë ishte "Mësimi i ligjit", shkruar nga profesor Glanvill Uilliams, KM. Në botimin e vitit 1973, ai paralajmëronte vështirësitë e përfshirjes së femrave në sistemin gjyqësor.

"Ushtrimi i profesionit në gjykatë është një detyrë e vështirë për një burrë," shkruante ai. "Është akoma më e vështirë për një grua. Nuk është e lehtë për një të ri të përballet në sallën e gjyqit, ndërsa shumë femra nuk mund ta përballojnë. Zëri i një gruaje nuk dëgjohet si ai i një burri." Këshilla e tij ndaj të sapodiplomuarave ishte: bëhuni konsulente ligjore", shkruan ajo. Blair nuk do ta harrojë kurrë momentin kur, pak kohë pasi ishte pranuar, u fut në një dhomë plot me burra me mantele. "Ata heshtën të shokuar e të tmerruar, kur e kuptuan se unë do të shkoja aty, do të vija parukën dhe do të vishja mantelin njëlloj si ata", shkruan Sheri Blair.

11 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Edon Guraziu, dizajni shqiptar në top listën e Hollivudit (FOTO)

Posted: 11 Nov 2018 01:43 AM PST

“Vetëm 20 vjeç, puna e Edon Guraziut e ka frymëzuar dhe e ka influencuar botën e dizajnit konceptual, dhe ai vetëm sa ka filluar!”

Kështu shkruan Will Gibbons, New York më 2017. …vetëm 20 vjeç, shqiptari Edon Guraziu e ka vendosur karrierën në mesin e top-dizajnerëve të botës të cilët u japin formë “ëndrrave” të Hollivudit sot – ishte ndër më të rinjtë (siç paraqitur nga ArtCafe 2015-18), shumë nga dizajnerët e tjerë janë “seniorë” (30, 35, 40, 50 vjeç) Jet Cooper është një një tjetër personazh që shkruan për talentin e dizajnerit Guraziu.

“Jam marrë me 3D-design që nga koha kur është shpikur 3D, dhe puna jote vazhdimisht më mahnit…”, i shkruan ai djaloshit shqiptar.

Jet Cooper është drejtor artistik dhe konceptualist i lartë në industrinë filmike të Hollywood, me mbi 20 vjet eksperiencë. Pasi Edoni e pati bërë publik një koncept të vetin robotik, Jet Cooper komenton: “mind blowing… s’gjej dot fjalë”.

Edoni e di se Cooper i ka frymëzuar panumër dizajnerë për pothuaj dy dekada, duke e ditur se kush është prapa komentit, sikur i duket e pabesueshme, e cilëson komentin e tij si një “dozë inkurajuese” (ama jo medoemos dhe “vlerësim realistik”, më shumë si dashamirësi… për t’i inkurajuar të rinjtë.

Cooper i përgjigjet: “Aspak… unë rrallë e shoh këtë cilësi në filmat “blockbuster” rreth të cilëve jam i përfshirë, jam marrë me 3D-design që nga koha kur është shpikur 3D, dhe puna jote vazhdimisht më mahnit…”

Ndërsa Jet Cooper vërtet e di se “për çfarë e ka fjalën”, pasi duke kontribuar për industrinë filmike të Hollivudit mbi 20 vjet me radhë, si psh. disa nga titujt: Sherlock Holmes, Harry Potter, Star Wars, James Bond, Skyfall, Narnia, Cinderella, Guardians of the Galaxy, Z-World War, Maleficent, Captain America, Warcraft, Fast & Furious, Ex Machina, Wrath of Titans, Exodus, X-Men, Die Hard, Jupiter Ascending etj. Etj

11 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dështon grabitja, “skifteri” shqiptar bie nga kati i 3-të, në gjendje të rëndë

Posted: 11 Nov 2018 01:21 AM PST

Ka rezultuar fatale, tentativa për grabitjen e radhës nga një i ri shqiptar në Itali, pasi 23-vjeçari në përpjekje për t'i shpëtuar pronarëve ka rënë nga kati i 3-të i një pallati.

"Skifteri" shqiptar ra nga ballkoni në përpjekje për t’u larguar me një bashkëpunëtor pasi kishin kryer vjedhjen në një apartament në Fogazzaro, Loano.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Dy hajdutët ishin ngjitur në banesë përgjatë tubit të shkarkimit, por nuk i morën dot në kohë paratë dhe sendet me vlerë, pasi pronarët e shtëpisë u kthyen dhe  gjetën derën hyrëse të bllokuar.

Të ndihmuar nga fqinjët arritën ta hapnin atë, duke përdorur një çelës. Pronari zbuloi dy vjedhësit duke dalë nga ballkoni i kuzhinës, por shqiptari ra duke u përplasur në tokë.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe  transportuan të riun drejt spitalit. “Lastampa” shkruan se gjendja e 23 vjeçarit me iniciale R.M. është shumë e rëndë.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij është larguar dhe ka humbur gjurmët.

11 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Bularati”, Shehu – Ramës: Trimërinë pas lufte s’e ha as qeni!

Posted: 11 Nov 2018 01:05 AM PST

"Trimërinë mbas lufte e urtësinë mbas kuvendit s'e ha as qeni"! Me këtë shprehje frazeologjike, që sipas tij e ka origjinën nga Kurevleshi, deputeti demokrat i Gjirokastrës, Tritan Shehu ka zgjedhur të etiketojë reagimin e kryeministrit Edi Rama pas "varrimit ekstremist" të Konstandinos Kaçifas në Bularat.

"Mu kujtua kjo fjale e urte e Kurveleshit duke dëgjuar dje Kryeministrin te ngrihet përsëri ne rolin e te "fortit" gjate oscilacioneve te tij ndaj ngjarjeve te shëmtuara e te rrezikshme te Bularatit. Ashtu si ne te gjithë trajektin pese vjeçar te marrëdhënieve te Rilindjes me Greqinë edhe ne këto ngjarje te fundit ne asnjë rast nuk u demonstrua "trimëri apo urtësi" pikërisht kur duhej njëra apo tjetra", thotë Shehu.

Sipas tij në raportin e qeverisë Rama me Greqinë, në 5 vite është luajtur "roli i të 'fortit' atëherë kur duhej mençuri e urtësi për te shtyre me përpara marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkatërruar qëllimshëm ato".
Shehu thekson se u "kapitullua" atëherë kur duhej qëndruar e negociuar si dy partnerë të barabartë për të arritur në marrëveshje dinjitoze e të vlefeshme".

"U zhvillua kështu ne ketë hark kohor një inkoherence larg interesave te vendit e Rajonit, qe veçse te fut ne një spirale ngjarjesh e provokacionesh te rrezikshme. E njëjta "déjà vu" edhe me qëndrimet e deklaratat teatrale kryeministrore për dinamiken e çfarë ndodhi ato dite ne Bularat; gjithmonë jashtë kohe e kontekstit. Përfundimi: "Një vërrë në ujë" siç thuhet, vetëm kakofoni e thellim i konfuzionit politik e te qëndrimeve", nënvizon deputeti i PD.

Ndërsa sipas tij, "kanosja" e kryeministrit Edi Rama dje në rubrikën "Përgjigjia ime" për ndjekësit në Facebook ku tha: "Provoni të kaloni edhe një herë nga lagja ime, me gurë do ju ndjekim", i kujton fëmijërinë.

11 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kalifornia nën pushtetin e flakëve, numri i viktimave shkon në 25 (VIDEO)

Posted: 11 Nov 2018 12:49 AM PST

Numri i të vdekurve nga zjarret që po shkrumbojnë rajone të tëra në Kaliforni ka shkuar në 25 viktima, sipas zyrtarëve.

Bilanci është rritur frikshëm pasi 14 trupa të tjerë u zbuluan në ose pranë qytetit të shkatërruar Paradise në veri të shtetit, duke e çuar numrin e të vdekurve të konfirmuar atje në 23.

Dy persona të tjerë u dogjën nga flakët "përbindëshe" në jug, pranë qytetit të VIP-ave, Malibu.

Në një konferencë shtypi të shtunën, shefi i qarkut Butte, Kory Honea tha se 10 prej viktimave shtesë u gjetën në Paradise, dhe katër prej tyre në zonën e afërt Concou. Shefat e zjarrfikësve vlerësojnë se do të duhet rreth tre javë kohë për të kontrolluar plotësisht flakët.

Zjarri filloi në Pyllin Kombëtar të Plumas, në veri të Sacramentos të enjten dhe shpejt përfshiu qytetin Paradise, me banorët që ikën për të shpëtuar jetën e tyre, pasi u shkatërruan më shumë se 6,700 shtëpi dhe biznese, duke e bërë zjarrin më shkatërruesin në historinë e shtetit.

Rreth 250,000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të shmangur tre vatra të mëdha zjarri që kërcënojnë shtetin.

Ndërkohë, Presidenti Donald Trump ka reaguar me zemërim duke thënë se menaxhimi i dobët i pylltarisë duhet të fajësohet për zjarret.

Cilat janë zjarret kryesore?

Camp Fire filloi të përhapet në Butte County të enjten, dhe zjarrfikësit ishin të pafuqishëm për të ndalur atë të shkatërronte qytetin Paradise.

Një tjetër zjarr përfshiu vendpushimin e pasur jugor të plazhit të Malibusë të premten dhe tani është dyfishuar në madhësi. Zjarri, i njohur si Woolsey, tani është shtrirë në një sipërfaqe prej 28,000 hektarë.

Ndër qytetet nën urdhrat e evakuimit është Thousand Oaks, ku një person i armatosur vrau 12 vetë në një krim të rëndë të mërkurën.

Meteorologët kanë paralajmëruar se kushtet e rrezikshme të motit mund të vazhdojnë edhe në javën e ardhshme, por zjarrfikësit thonë se po shpresojnë të përfitojnë nga rënia e fuqisë së erës.

11 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Babai i Kaçifas: Gomerët e policisë të provokuan, ti qëllove në ajër (Video)

Posted: 11 Nov 2018 12:35 AM PST

Tre ditë pas ceremonisë së varrimit të Konstadinos Kaçifas në Bularat, e cila tensionoi edhe njëherë marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, sepse u pasua me shpalljen non-grata të 52 grekëve, mes të cilëve edhe eurodeputetja qipriote Eleni Theocarus, në mediat helene po qarkullon një video me protagonist babain e 35-vjeçarit.

Janis Kaçifas, në video i quan "gomerë", efektivët e RENEA-s, të cilët  qëlluan mbi 35-vjeçarin duke e lënë të vdekur, gjatë shkëmbimit të zjarrit që ndodhi të dielën e 28 tetorit në Bularat.

 

Video është filmuar gjatë shërbimit përkujtimor një ditë pas funeralit për Kaçifas, para banesës së fundit ku prehet ai. Janis Kaçifas ka bërë një monolog që media greke "Espresso", e cilëson si "i një heroi të tragjedisë antike".

"Ç'doje të bëje biri im? Të mbeteshe i paharruar në kujtesën e 13.000 bijve, atë deshe të bëje biri im? Por ata maskarenjtë, gomerët e policisë të provokuan dhe ti qëllove në ajër dhe jo mbi ta. Ike dhe malet gjëmuan nga zhurma e armës tënde, në nder të të parëve të tu që luftuan fashizmin", tha babai i Kaçifas para varrit të të birit.

"Ti nuk e le frikën të të mposhtë biri im, si të tjerë si ne që kanë lepurin brenda. Ti e mposhte frikën për të mbrojtur të drejtat e minoritetit. Udhëtim i mbarë, fëmija im", vijoi monologun e tij Janis.

11 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

TË KËRKOJMË NDJESË PËR DROGËN E TYRE?!

Posted: 11 Nov 2018 12:26 AM PST

Nga Ylli MANJANI

Vesi i Rilindjes për t'u marrë me drogë do ju dalë bashkë me shpirtin!

Ndaj kushdo që pret të veprojë drejtësia e ka gabim!

Sajmiri nuk ishte e as është i vetëm në këtë projekt katastrofe kombëtare. Ai ishte dhe mbeti besnik i Rilindjes, grupit politik më anti-shtet, anti-demokraci e anti-komb që na kanë parë sytë!

Prokuroria e Republikës ka gabuar rëndë në trajtimin e çështjes ndaj tij. Ajo dështoi paq të mbledhë e të ruajë provat, dëshmitarët dhe aktorët që realizuan kanabizimin, projektin më kriminal të shoqërisë sonë.

Prokuroria dhe policia dështuan kontrollin në flagrancë të banesës; dështuan të mbrojnë Naser Seitajn, të cilin e ekstraduan në mënyrë mafioze; dështuan të arrestojnë dhe të hetojnë drejtues të policisë së shtetit, të cilët i lanë të arratisen; dështuan të lidhin me prova disa ngjarje e personazhe…

Dështuan ta trajtojnë Sajmirin si gjithë të tjerët para ligjit që kanë miratuar vetë.

Dështuan të ngrenë akuza të provueshme, por nxituan të bëjnë akuza absurde!

Gabuan se deshën vetë apo se i shërbyen Rilindjes, kjo ska shumë rëndësi. Pasoja është njësoj e rëndë!

Na kërkohet të kërkojmë Ndjesë?!

Po pse? Ç'borxh i kemi?!

Të kërkojmë ndjesë ne për akuzat që Prokuroria (vetja e tyre) ju bën? Pra për akuza që ata i bëjnë vetes?!

Jo mo jo!

Ndjesë duhet ti kërkojë Rilindja këtij vendi, që e mbyti në drogë, krim e borxhe. E mbyti në propagandë e mashtrime.

Ndjesë duhet të kërkojë Rilindja çdo shqiptari që ndjehet i përzënë nga vendi i tij.

Duhet ti kërkojë çdo shqiptari që i ka marrë votën e që sot po i merr taksat, shtëpitë dhe shpirtin…

Të kërkojnë ndjesë e të hapin rrugë se na e çpifën!

11 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Alban Hoxha: Viti i duhur për titullin, e mbyll karrierën te Partizani

Posted: 11 Nov 2018 12:19 AM PST

Alban Hoxha, në një komunikim me "Zona Gol", e pranoi se i duhet të presë për të qenë në 100% të formës pas dëmtimit të pësuar. "Gardiani" i kuq beson se është viti i duhur për t'u shpallur kampion, ndërsa theksoi se dëshiron të mbyll karrierën te Partizani.

– Mendoni se është viti duhur për të fituar trofe?

– Shpresoj, gjithmonë kemi besuar. Thuajse çdo vit kemi qenë gati për t'u shpallur kampion, por për gabime të vogla na ka ikur nga duart. Mendoj se ky është viti i duhur, po punohet mirë, janë alternuar lojtarët e rinj me ata me eksperiencë. Akush nuk e priste që do të ishim në krye.

– Çfarë mendimi keni për Laçin dhe për Memellin?

– Nuk e njoh fare Memellin si trajner, e njoh si futbollist, ka qenë shumë sulmues i mire. Laçi ka treguar edhe në vitet e mëparshme që është një ekip i mirë, ka mundur edhe Skënderbeun dhe Kukësin. Vjet ka qenë një Partizan tjetër, i kemi kaluar ato vështirësi dhe probleme. Dua të flas për Partizanin aktual, kemi fituar shumë besim. Nuk kemi frikë, aq më tepër që luajmë në Tiranë. Ne kemi mundur edhe ekipe të tjera në fusha të vështira.

– A ka qenë momenti më i vështirë me Julianon, kur t'u hoq shiriti i kapitenit?

– Problemet nisën që në fillim. U dënua Trashi, më pas unë. Moxhi kërkonte të tregonte se këtu kishte rregull, por nuk i eci. Shiritin e dorëzova vetë. Nuk ka qenë vit i mirë te Partizani. Që nga koha kur jam unë këtu, ka qenë viti më i vështirë.

– Cikli më i mirë, momentet e tua më të mira?

– Me Shpëtim Duron kam kaluar shumë mirë. Trajneri duhet të dijë t'i marrë maksimumin lojtarit. Me Starovën po ashtu. Nuk duhet t'i bëj qejfin trajnerit aktual, puna e tij duket. Edhe me Gegën kam marrëdhënie shumë të mira.

– Cila dyshe mbrojtëse të ka dhënë më shumë siguri në portë?

– Në këto vite do të thosha Krasniqi me Atandën, por edhe dyshja e tanishme, Belica-Atanda. Ka dhe lojtarë të tjerë që më bënin të ndihesha mirë, si Vrapi dhe Rrahmani.

– Pse nuk keni provuar një eksperiencë jashtë Shqipërisë?

– Kam patur disa oferta. Nga momentin im i mirë edhe klubi ka kërkuar më shumë para. Kanë qenë tri oferta që janë prishur për pak para. Portieri është e vështirë të transferohet jashtë. Mendoj ta mbyll karrierën këtu, te Partizani, pasi të luaj 8 apo 10 vite të tjera.

– E keni kaluar dëmtimin?

– Nuk kam 100%. Është bërë një sakrificë nga ana ime, me shtysën e doktorëve. Kam pasur probleme me Skënderbeun dhe me Skënderbeun. Do të duhet ende kohë për të qenë në 100% të formës.

11 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more