Skip to main content

Sasi e madhe e mishit të prishur kapet në biznesin e Ramiz Kelmendit në Mitrovicë

Sasi e madhe e mishit të prishur kapet në biznesin e Ramiz Kelmendit në Mitrovicë


Sasi e madhe e mishit të prishur kapet në biznesin e Ramiz Kelmendit në Mitrovicë

Posted: 12 Oct 2018 02:10 AM PDT

Gjatë muajit shkurt Inspektorati i komunës së Mitrovicës gjeti 1.1 ton mish të prishur në dy biznese të mëdha në këtë komunë.

Pasi në frigoriferët e VIVA FRESH'it gjetën 573 kg mish të prishur, inspektorët edhe në ambientet ku mbahet dhe prehet mishi në ETC, biznes i deputetit të LDk-së Ramiz Kelmendi, gjetën sasinë prej 550 kg mishi në gjendje jo të duhur.

U konstatua se mishi ishte i prishur, për çka edhe mor vendim që të asgjësohet, shkruan gazetametro.net.

E kur u konstatua se mishi i kapur ishte i prishur dhe duhej asgjësuar, pranë ETC's u vendos një kamionetë e pastrimit, e cila zakonisht mbledh mbeturina të qytetit. Aty u hodh më shumë se gjysmë toni mish, i cili sipas inspektorëve, kishte rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Në procesverbalin e siguruar nga gazetametro.net, inspektorët kanë shkruar se duke u bazuar në gjendjen e konstatuar mishi duhet të asgjësohet, në të kundërtën do të merreshin masat.

U bë e ditur, po ashtu, që Inspektorati ka nisur edhe procedurat ligjore ndaj pronarit, duke inicuar kërkesë për nisjen e procedurave kundërvajtëse.

Por stafi i ETC'së që zakonisht shet mish, më 16 shkurt hodhi një sasi të konsiderueshme të tij. Në fotografi shihen punëtorët teksa bartin mishin me karroca të marketit dhe i hedhin në kamionetën e mbeturinave.

Mishi i cili u hodh ishte i destinuar të shitej për konsumatorët e këtij marketi në Mitrovicë, e cila gjë as nuk u mohua e as pohua nga menaxhmenti i kompanisë.

Metro ka biseduar dy herë në telefon me zyrtarët e kësaj kompanie, por të njëjtit nuk janë përgjigjur konkretisht për rastin. Një zyrtare e lartë i tha Metros që do ta drejtojë çështjen tek njerëzit kompetent, ndërkaq një zëvendës menaxhere në Mitrovicë kërkoi edhe pak kohë për të konfirmuar informacionin. Ani pse gjithçka qartësohej me dokumentet zyrtare, Metro priti për aq kohë sa kërkoi zyrtarja e kompanisë, por telefoni heshti.

Ndërkohë, edhe për këtë rast drejtori i Inspektoratit Hysni Ahmeti tha se qëllimi ishte i njëjtë. Sipas tij, urdhri për kontrolle është dhënë me qëllim të ruajtjes së shëndetit të konsumatorëve.

The post Sasi e madhe e mishit të prishur kapet në biznesin e Ramiz Kelmendit në Mitrovicë appeared first on DRENICA PRESS.

Vdekja e lojtarit shqiptar/ Flet i tronditur babai i 32-vjeçarit: Nuk e shpjegoj dot si ndodhi

Posted: 12 Oct 2018 02:05 AM PDT

Ditën e djeshme futbolli shqiptar ka marrë një lajm të tmerrshëm.

Lojtari shqiptar, Labinot Harbuzi, ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër.

Lajmi është konfirmuar nga familja e futbollistit të cilët i dhanë edhe ndihmën e parë.

Ndërkohë babai i tij ka folur së fundmi shkurtimisht për gazetën suedeze "GP", ku u shpreh: "Nuk e di se çfarë ndodhi. Unë dhe gruaja ime i dhamë ndihmën e parë derisa erdhi ambulanca", tha Ismet Harbuzi.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa dy vitet e fundit, 32-vjeçari Labinot Harbuzi ka qenë pjesë e skuadrave aziatike Prespa Birlik dhe Melaka United.

Më parë, ai ka luajtur edhe për skuadra si Malmo, Gencerberligin, Manisaspor dhe Syrianska.

The post Vdekja e lojtarit shqiptar/ Flet i tronditur babai i 32-vjeçarit: Nuk e shpjegoj dot si ndodhi appeared first on DRENICA PRESS.

Nëna lëndohet rënd duke mbrojtur foshnjën nga breshëri, shikoni trupin e saj

Posted: 12 Oct 2018 01:52 AM PDT

Një nënë  është lënduar shumë keq duke mbrojtur vajzën e saj të vogël, kur një tornado e rrezikshme i ka zënë ato në rrugë.

Në këto foto shihet trupi i saj me plagë dhe prerje nga stuhia e cila përfshiu juglindjen e Queensland-it, breshër sa një top tenisi.

Fiona Simpson po voziste me gjyshen dhe foshnjën e saj gjatë stuhisë, kur copëza akulli u përplasën nëpër dritaret e makinave të tyre dhe i goditën.

Breshëri kishte goditur trupin e saj në përpjekje për të mbuluar foshnjën e saj, e cila poashtu mori goditje në kokë.

Simpson ka postuar fotografi të lëndimeve të saj tronditëse në Facebook.

"E kam marr mësimin, kurrë mos vozitë në stuhi", ka shkruar ajo në facebook, shkruan 'Daily Mail', transmeton Indeksonline.

The post Nëna lëndohet rënd duke mbrojtur foshnjën nga breshëri, shikoni trupin e saj appeared first on DRENICA PRESS.

U martua me italiane, por ky ishte kushti që i kishte vënë Lorik Cana gruas së tij

Posted: 12 Oct 2018 01:39 AM PDT

Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana ishte sot i ftuar tek Rudina Magjistari, shkruan GazetaBlic.

Krahas futbollit, ai aty foli edhe për bashkëshorten e tij me të cilën ka disa vite që është martuar ku kanë dhe një djalë.

Madje ai u shpreh se para se të martohej me Monikën i kishte vënë asaj kusht gjuh shqipe.

"Ishte kusht paramartesor që djali absolutisht nuk duhet ta thyjë zinxhirin e traditës, të gjuhës sepse ne që kemi qenë në emigracion, gjenerata e parë e mban, por gjenerata e dytë thuajse e ka humbur gjuhën. Kur martohesh, martohesh për dashuri dhe për partnerin e duhur, por ka vështirësitë e veta sidomos nga pikëpamja e gjuhës, por kjo nuk duhet të jetë një argument për mos me bërë më të mirën", tha Lorik Cana./GazetaBlic

The post U martua me italiane, por ky ishte kushti që i kishte vënë Lorik Cana gruas së tij appeared first on DRENICA PRESS.

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku kërkojnë lirim me kusht

Posted: 12 Oct 2018 01:35 AM PDT

Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për lirimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Sylejman Selimit dhe të Jahir Demakut. Dy ish-luftëtarët e UÇK-së kanë dorëzuar kërkesën e tyre për lirim me kusht në Panelin për Lirim me Kusht. Kërkesa e tyre pritet të shqyrtohet javën e ardhme, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe njëherësh ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku kërkojnë të lirohen me kusht.

Kërkesa e tyre për lirim me kusht tashmë është në duar të Panelit për Lirim me Kusht, i cili pritet që brenda javës së ardhshme të shqyrtojë dhe të vendosë rreth këtyre kërkesave.

Lajmin për gazetën "Zëri" e ka bërë të ditur koordinatori i Panelit për Lirim me Kusht, Bedri Duraku. Duraku i  ka thënë "Zërit" se kërkesa e ish-komandant Sylejman Selimit për lirim me kusht do të shqyrtohet javën e ardhshme nga ana e Panelit.

The post Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku kërkojnë lirim me kusht appeared first on DRENICA PRESS.

Zbulohet si ndodhi mashtrimi i 489 kosovarëve për “punësim” në Gjermani

Posted: 12 Oct 2018 01:33 AM PDT

Shqyrtimi fillestar i gjykimit të të akuzuarve për mashtrimin e qindra qytetarëve të Kosovës për punësim në Gjermani ka dështuar të mbahet.

Kjo për shkak të një moskoordinimi të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Gjyqtari i rastit, i Gjykatës së Prizrenit, Xheladin Osmani, konstatoi se në një bisedë telefonike prokurori special Sylë Hoxha e ka lajmëruar që më nuk do të jetë prokuror i kësaj çështjeje, pasi që tanimë rasti i ka kaluar prokurorit tjetër Atdhe Dema, por ky nuk ka qenë i informuar dhe i njoftuar për seancën ngase tash shpejt është emëruar prokuror në Prokurorinë Speciale.

Në seancën e paraparë të mbahej mungoi i edhe i akuzuari Besim Rexhaj, për të cilin gjyqtari i rastit Xheladin Osmani i kishte drejtuar një kërkesë për transferim të përkohshëm të personit të ndaluar Ministrisë së Drejtësisë – Departamentit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, mirëpo nga i njëjti departament nuk kanë marrë kurrfarë informate për ekzekutim të kërkesës.

Në këto rrethana mbrojtësi i të akuzuarit Flamur Hoxha, avokati Bashkim Nevzati deklaroi se nga rrethanat e krijuara shihet qartë se nuk do të ketë mundësi që çështja të startojë në kohë të arsyeshme.

Avokati shtoi se meqë nuk ka asnjë rrezik që klienti i tij të arratiset dhe meqë të gjitha hetimet kanë përfunduar dhe janë marrë të gjitha provat, nuk ka kuptim që i mbrojturi i tij të mbetet nën masën e paraburgimit.

Po ashtu, avokati Nevzati potencoi se duke marrë parasysh rastet tjera që janë identike si kjo çështje dhe raste të njëjta të cilat i përfaqëson Prokuroria Speciale, asnjëri nga të akuzuarit në raste të tjera nuk qëndron nën masën e paraburgimit sikurse i mbrojturi i tij.

Lidhur me kërkesën e avokatit, gjyqtari i rastit kërkoi që ai me shkrim t'i drejtohet Gjykatës.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale i ngarkon të akuzuarit Flamur Hoxha, Besim Rexhaj , ashtu që në vazhdimësi dhe bashkëkryerje kanë kryer veprën penale shpëlarje parash, veprën penale të mashtrimit, si dhe të njëjtit akuzohen se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

I akuzuari Flamur Hoxha ngarkohet edhe me veprën penale të shmangie nga tatimi.

Ndërsa i akuzuari tjetër Veprim Rexhepi sipas aktakuzës ngarkohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të akuzuarit Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj në periudhën kohore qershor 2016 deri në muajin gusht 2017, në Prizren me qëllim të përfitimit për vete dhe persona tjerë, pasi që më parë kanë pranuar mjete monetare të shumta dhe duke i mashtruar një numër shumë të madh të qytetarëve të Kosovës, kinse do t'i punësojnë në Gjermani, duke përfituar me anën të veprës penale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve nga secili i dëmtuar shumën prej 2.500 – 3.000 euro, ku numri i të dëmtuarve është 489, të njëjtit fare nuk i kanë punësuar të dëmtuarit në Gjermani, duke fshehur fonde në fjalë, transferuar ato te personat tjerë pastaj duke shtresuar pasurinë e paligjshme përmes blerjes së pronave të luajtshme vetura të shtrenjta, apo të paluajtshme shtëpi dhe banesa.

Kështu të njëjtit kanë përvetësuar shumën prej 1,220,175,00 euro, nga kjo kanë bërë shpëlarjen e parave në shumën prej 1,068,775,00 euro.

Në këtë rast aktakuzën e përfaqëson Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dhe lënda është një prej rasteve të shënjestruara për liberalizimin e vizave.

Seanca e radhës është caktuar për më 15 nëntor.

Ndërsa për të akuzuarin Besim Rexhaj, gjyqtari konstatoi se edhe një herë do t'i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë – Departamentit për ndihmë juridike ndërkombëtare, me kërkesë për transferimin e përkohshëm të personit të ndaluar, në këtë rast të akuzuarit Besim Rexhaj.

The post Zbulohet si ndodhi mashtrimi i 489 kosovarëve për "punësim" në Gjermani appeared first on DRENICA PRESS.

Nga emocionet e fitores ju ka ikur ky mesazh i jashtëzakonshëm i ‘Dardanëve’

Posted: 12 Oct 2018 01:28 AM PDT

Kosova mbrëmë ka shënuar fitoren e rradhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Djelmoshat e Bernard Challandes mposhtën Maltën 3-1 në stadiumin e stërmbushur 'Fadil Vokrri' për të vazhduar sigurtë rrugëtimin drejt EURO 2020, shkruan GazetaBlic.

Por nga emocionet e fitores ndoshta nuk e keni vërejtur një mesazh të jashtëzakonshëm të tifo-grupit 'Dardanët'.

'Kujtoni ditën kur ëndërronim për gjërat që tashmë i kemi. Së bashku për fitore', ishte baneri i jashtëzakonshëm prapa njërës portë.

Kujtojmë që ndeshja e rradhës dhe ndoshta ajo vendimtare është të Dielën kundër Ishujve Faro, derisa shpresojmë në paraqitje sa më të mirë të kombëtares tonë.

The post Nga emocionet e fitores ju ka ikur ky mesazh i jashtëzakonshëm i 'Dardanëve' appeared first on DRENICA PRESS.

OVL UÇK-ja kërkon riverifikim të plotë të veteranëve

Posted: 12 Oct 2018 01:23 AM PDT

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka kërkuar që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehet në pikën zero. Ai ka thënë se është në të mirën e të gjithëve që të ndodhë një riverifikim i plotë i tyre.

Në një intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", Gucati ka deklaruar se për veteranët e "rrejshëm" dhe keqpërdoruesit e listave duhet të nxirret Ligji për amnisti.

Sipas tij, ata duhet të falen, por duhet t'i dorëzojnë certifikatat.

Mirëpo, nëse në afatin e paraparë nuk dorëzohen certifikatat, Gucati ka thënë se ata duhet të dënohen dhe t'i kthejnë mjetet.

Ai ka theksuar se politika e ka prishur këtë proces dhe ajo duhet ta rregullojë.

Gucati ka bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje të pensioneve pa vendim të gjykatës.

The post OVL UÇK-ja kërkon riverifikim të plotë të veteranëve appeared first on DRENICA PRESS.

Policia njofton kandidatët për policë rreth intervistës

Posted: 12 Oct 2018 01:18 AM PDT

Policia e Kosovës ka ftuar në intervistë me gojë, të gjithë kandidatët të cilët me sukses kanë kaluar testin e shkathtësive fizike.

Vendi i mbajtjes së intervistës me gojë është në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Administrata e PK-së në Prishtinë.

Sipas orarit të paraqitur në listat e publikuara në ueb-faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës. Kandidatët ditën e zhvillimit të intervistës duhet të paraqiten së paku 15 minuta para kohës së caktuar dhe duhet të kenë me vete:

1. Numrin e aplikacionit,

2. Letërnjoftimin ose pasaportën e Republikës së Kosovës.

Listat mund t’i shihni këtu: https://goo.gl/p9GYx4.

The post Policia njofton kandidatët për policë rreth intervistës appeared first on DRENICA PRESS.

Rufki Suma ndërpret punimet e Bechtel-Enkas

Posted: 12 Oct 2018 01:05 AM PDT

Mbrëmë gjatë natës kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Refet Kalisi, kanë ndërprerë punimet e kompanisë Bechtel-Enka.

Kjo ka ndodhë për shkak se punimet po zhvilloheshin në orët e vona dhe kjo sipas tyre po i pengon banorët të zhvillojnë jetë normale nga zhurma e krijuar.

"Kryetari i kësaj komune Rufki Suma, pas disa paralajmërimeve dhe kërkesave drejtuar kompanisë Bechtel-Enka për riparimin e dëmeve, rihapjen e rrugëve të mbyllura, ndotjen dhe degradimin e ambientit, me dt. 11.10.2018 ju drejtua me një letër Drejtorit gjeneral të kompanisë Bechtel-Enka, z.Riadh Alkhazraji të cilin e njoftoi me vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe për riparimin e dëmeve të shkaktuara", thuhet në njoftimin e komunës.

Më poshtë është njoftimi i plotë i komunës:

Për shkak të dëmtimit të pronës publike dhe private, mbylljes së disa rrugëve ekzistuese dhe zhurmës së madhe gjatë natës nga ana e kompanisë Bechtel-Enka e cila po realizon projektin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, komuna e Hanit të Elezit ka vendosur të ndërpres komunikimin dhe bashkëpunimin me kompaninë Bechtel Enka.

Kryetari i kësaj komune Rufki Suma, pas disa paralajmërimeve dhe kërkesave drejtuar kompanisë Bechtel-Enka për riparimin e dëmeve, rihapjen e rrugëve të mbyllura, ndotjen dhe degradimin e ambientit, me dt. 11.10.2018 ju drejtua me një letër Drejtorit gjeneral të kompanisë Bechtel-Enka, z.Riadh Alkhazraji të cilin e njoftoi me vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe për riparimin e dëmeve të shkaktuara.

Po të njëjtën ditë, me dt.11.10.2018, në orët e vona të natës, pas orës 23, kryetari Suma i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Refet Kalisi, dolën ne vendpunishte të autostradës në territorin e komunës së Hanit të Elezit dhe ndërprenë punimet e kompanisë Bechtel Enka për shkak të punimeve që bëheshin në orët e vona të natës me çka pengohej jeta normale e qytetarëve nga zhurma që krijohej.

Për deri sa kompania Bektel Enka nuk do ti riparojë të gjitha dëmet e shkaktuara në pronat publike komunale dhe ato private të pa shpronësuara, komuna e Hanit te Elezit, nuk do të lejojë këtë kompani të shfrytëzoj pronën publike komunale.

The post Rufki Suma ndërpret punimet e Bechtel-Enkas appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more