Skip to main content

“Sarri zgjedh tre futbollistët më të mirë italianë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Sarri zgjedh tre futbollistët më të mirë italianë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Sarri zgjedh tre futbollistët më të mirë italianë

Posted: 13 Oct 2018 03:07 PM PDT

Maurizio Sarri është një nga ata trajnerët e Ligës Premier që e njeh futbollin italian shumë mirë.

Italiani iu bashkua Chelseat gjatë verës nga Napoli dhe në këtë fillim sezoni në kampionatin elitar anglez ka befasuar me paraqitjet e mira.

Por, në një intervistë nga Footballi Italia, Sarri është pyetur se kush janë futbollistët italian më të mirë të momentit.

Lorenzo Insigne është një nga lojtarët kryesor të Italisë dhe Napolit në vitet e fundit (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

"Insigne është aktualisht futbollisti më i mirë Italian. Pas Insignes do të vendosi Bernardseschin, i cili është në rrugë për t'u bërë shumë shpejt lojtar i klasit botëror".

"Në vendin e tretë do të vendosi Federico Chiesan, ai është një talent i pastër. Ai ka aftësitë e dikujt që ka lindur për të pasur sukses", ka thënë Sarri.

Federico Chiesa, e ardhmja e madhe e Italisë dhe Fiorentinas (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Aktualisht Chelsea në Ligën Premier ka 20 pikë, aq sa Liverpooli dhe Manchester City.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës londineze është kundër Manchester Unitedit. /Telegrafi/

The post Sarri zgjedh tre futbollistët më të mirë italianë appeared first on Telegrafi.

Presidenti i La Ligas, Tebas: Dua t’i shohë Mourinhon dhe Guardiolan përsëri në La Liga

Posted: 13 Oct 2018 02:13 PM PDT

Javier Tebas ka dhënë disa komente interesante rreth dy nga trajnerët më të mirë në botë, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola.

Numri një i kampionatit spanjoll ka folur me elozhe rreth dy trajnerëve të njohur.

Tebas e ka pranuar se është i interesuar të shohë lojtarët dhe trajnerët më të mirë në botë të jenë pjesë e kampionatit spanjoll.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas: Ronaldo shkoi në Itali shkaku i taksave më të ulëta në pagë Presidenti i La Ligës, Javier Tebas: Ronaldo shkoi në Itali shkaku i taksave më të ulëta në pagë

Me këtë në mendje, ai shpreson se rrugët përkatëse të rivalëve aktualë të Mançesterit, Guardiolas dhe Mourinhos, një ditë i largojnë ata nga City dhe Unitedi dhe kthehen në La Liga.

Guardiola dhe Mourinho njihen për rivalitetin e madh mes vete (Photo by Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

Këto komente, Presidenti i La Liga-s i dha gjatë një interviste për mediat britanike.

“Do të doja të kisha të gjithë lojtarët më të mirë dhe të gjithë menaxherët më të mirë në La Liga”, ka thënë fillimisht Tebas për Daily Mail.

Guardiola dhe Mourinho (Getty Images)

“Për shembull, unë do të doja të shihja përsëri Mourinhon dhe Guardiolan”, përfundoi numri një i La Liga-s.

Ndryshe, Guardiola dhe Mourinho kanë dhuruar rivalitet të madh gjatë viteve të kaluara te Barcelona, respektivisht Real Madridi. /Telegrafi/

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas

The post Presidenti i La Ligas, Tebas: Dua t’i shohë Mourinhon dhe Guardiolan përsëri në La Liga appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Izraelit, Herzog: Jemi vendas, duhet t’i imponojmë Shqipërisë lojën tonë

Posted: 13 Oct 2018 01:41 PM PDT

Trajneri i Izraelit, Andreas Herzog, e ka të qartë se skuadrën e tij e pret një ndeshje krejt tjetër nga ajo e pak ditëve më parë me Skocinë, të cilët vendasit e fituan 2-1 me përmbysje.

Tekniku austriak premton që do të jetë Izraeli imponues ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

"Shqipëria luan ndryshe nga Skocia, ka një cilësi tjetër lojtarësh, edhe në fazën ofensive. Por, dua që të jemi ne ata që ndikojnë ritmin. Ne jemi skuadra vendase, duhet të japim të paktën 20 për qind më shumë".

"Çelësi i çdo ndeshje është të shmangim gabimet në qendër dhe të mos shtyjmë askënd në zonë kur po niset jashtë pasi mund të jetë penallti".

Në shtator Shqipëria fitoi minimalisht në "Elbasan Arena", në takimin e parë të Ligës së Kombeve, por Hercog nuk dëshiron të bëjë krahasime mes dy sfidave.

"Ndryshimi në krahasim me ndeshjen e parë është i madh, pasi luajmë në shtëpi. Plus tani kemi më shumë stërvitje e ndeshje pas krahëve".

"Është më e lehtë kur njeh lojtarët dhe ata trajnerin. E rëndësishme është të vazhdojmë me të njëjtin ritëm që nga minuta e parë", ka shtuar për fund Hercog. /SuperSport/

The post Trajneri i Izraelit, Herzog: Jemi vendas, duhet t'i imponojmë Shqipërisë lojën tonë appeared first on Telegrafi.

Holanda tregohet e fortë për Gjermaninë, e mposht thellë në Ligën e Kombeve

Posted: 13 Oct 2018 01:39 PM PDT

Kombëtarja e Holandës ka fituar me rezultat 3-0 ndeshjen e tyre ndaj kombëtares gjermane.

Tulipanët e kanë fituar ndeshjen e dytë të Grupit 1 në Ligën A të Ligës së Kombeve ndaj Panzerëve.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja kombëtaret që krijuan shumë, por vetëm Holanda arriti ta tund rrjetën.

Festa e Van Dijk pas golit të shënuar

Gjermania rrezikoi e para në minutën e 18-të me anë të Thomas Muller, por goditja e tij u prit nga Jasper Cillessen.

Holanda ishte e pafat pasi Ryan Babel goditi shtyllën në minutën e 30-të, por nga topi i kthyer ishte Virgil Van Dijk, i cili shënoi për 1-0 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, Gjermania ishte më e mirë dhe e kërkoi me ngulm golin e barazimit, por Holanda u tregua më e zgjuar duke arritur t’i konkretizojë rastet.

Pas disa rasteve të krijuara nga Gjermania, Holanda doli në një kundërsulm të shpejt duke arritur të shënojë me anë të Memphis Depay (87′) për 2-0.

Në minutat shtesë erdhi edhe goli i tretë për holandezët, të cilët shënuan me anë të Gerogino Wijnaldum, i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Holanda e sheh veten në pozitën e dytë me tri pikë, ndërsa Gjermania e fundit pas asnjë pikë. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Holanda tregohet e fortë për Gjermaninë, e mposht thellë në Ligën e Kombeve appeared first on Telegrafi.

Mavraj: Nëse luajmë me vetëbesim ndaj Izraelit, mund të fitojmë

Posted: 13 Oct 2018 01:26 PM PDT

Minutat që mori në miqësoren me Jordaninë kanë mjaftuar që Christian Panucci ta projektojë titullar në qendër të mbrojtjes përkrah Berat Gjimshitit ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.

Këtë radhë Mërgim Mavraj do të ketë edhe shiritin e kapitenit, duke marrë më shumë përgjegjësi mbi shpatulla.

"Mërgimi si ndiheni në këto ditë si kapiten i Shqipërisë? Është një ndjesi e veçantë për mua. I sheh gjërat më me kujdes në stërvitje. Trajneri bisedon ndryshe me ty, detyrat janë ndryshe. Mundohem që të kontribuoj në të mirën e skuadrës".

"Si ndihesh më mirë në mbrojtjen me tre, me katër apo me pesë lojtarë? Problemi është se sistemi duhet të funksionojë, pavarësisht formacionit. Nuk luan rol vetëm mbrojta. Nëse sistemi funksionon, pak rëndësi ka nëse mbrojtja është me tre, me katër apo me pesë".

"Si është gjendja juaj fizike? Jam gati të luaj për 90 minuta".

"A është Shqipëria më lart se Izraeli? Izraeli para një viti dhe më këtë që fituam së fundmi ka ndryshuar shumë. Janë më të fortë, idetë e trajnerit i shfaqin më mirë. Normalisht jemi përgatitur mirë, nëse luajmë me vetëbesim, mund të fitojmë".

"S'keni bërë stërvitje, si do të luani pa bërë stërvitje? Jemi shqiptarë, kemi besim te vetja. Stërvitja që kemi bërë së fundmi na mjafton", ka thënë për fund Mavraj. /SuperSport/

The post Mavraj: Nëse luajmë me vetëbesim ndaj Izraelit, mund të fitojmë appeared first on Telegrafi.

Barcelona mendon transferimin e njërit mes Skriniarit ose Koulibalyt

Posted: 13 Oct 2018 01:24 PM PDT

Barcelona do të tentojë transferimin e njërit prej dy mbrojtësve të Serie A, Milan Skriniar i Interit dhe Kalidou Koulibaly të Napolit.

Lëndimi i francezit Samuel Umtiti dhe ai i belgut Thomas Vermaelen ka ndezur alarmin emergjent të skuadrës nga Camp Nou.

Blaugranët janë në kërkim të përforcimeve mbrojtëse dhe duket se ka identifikuar dy objektiva që aktualisht luajnë në Itali.

Flet ish agjenti i lojtarit: Barcelona e donte Koulibalyn në verë, por ende nuk është mbyllur asgjë Flet ish agjenti i lojtarit: Barcelona e donte Koulibalyn në verë, por ende nuk është mbyllur asgjë

Gazeta spanjolle AS raporton se sllovaku i Interit Milan Skriniar dhe senegalezi i Napolit Kalidou Koulibaly janë të preferuarit e klubit katalunas.

Sipas AS, senegalezi Koulibaly shihet si zgjedhja e parë, por Napoli dëshiron të paktën 100 milionë për të, pasi së fundmi kanë nënshkruar një kontratë të re.

Skriniar është duke diskutuar një marrëveshje të re me Interin dhe ka tërhequr gjithashtu interesim nga Liga Premier.

Barcelona ofron 85 milionë euro për Skriniarin Barcelona ofron 85 milionë euro për Skriniarin

23-vjeçari është blerë nga Sampdoria në verën e vitit 2017 për 27 milionë euro, por çmimi i tij thuhet se ka shkuar në qiell.

Sipas mediave italiane, Interi ka refuauar tashmë oferta në vlerën rreth 60-70 milionë euro dhe transferimi i tij nëse ndodh mund të shkoj deri në 100 milionë. /Telegrafi/

The post Barcelona mendon transferimin e njërit mes Skriniarit ose Koulibalyt appeared first on Telegrafi.

Panucci para Izraelit: Jam optimist, gjithçka varet nga ne

Posted: 13 Oct 2018 01:10 PM PDT

Christian Panucci është shprehur optimist në konferencën për shtyp një ditë parë ndeshjes së Ligës së Kombeve si mysafirë të Izraelit.

Tekniku italian thotë se kundërshtari është i fortë, por gjithçka varet nga paraqitja e kombëtares sonë.

"Jam optimist, sepse i kam parë djemtë që kanë punuar me shumë profesionalizëm, është java më e lumtur që kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë. Izraeli ka luajtur tri ditë më parë, por gjithçka varet nga ne, nëse do t'i vëmë në vështirësi".

"Mund ta zbuloni formacionin që do të luajë ndaj Izraelit? Formacionin dhe mënyrën sesi do të luajmë e kam zgjedhur. Do ta shohim nesër 11-shen titullare. E kam pasur në kokë formacionin pasi kam parë ndeshjen Izrael-Skoci".

"A ka probleme fizike skuadra? Është gati Grezda? Grezda është rikuperuar, nuk ka probleme, skuadra është shumë mirë. Më vjen shumë keq për Mihajn, është një djalë shumë serioz, edhe për Veselin. Do t'i kemi në të ardhmen".

"Në raport me takimin e 'Elbasan Arenas', çfarë ndeshje prisni? Izraeli ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Skocisë. Ishte krejt ndryshe, dukej si Skocia kundër nesh në Glasgow. Kanë shumë cilësi dhe lojtarë të zotë, do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne".

"A keni një koment për Balliun? Jam i keqardhur për Balliun, sepse kishim dy dëmtime dhe i kërkuam Metzit ta grumbullonim për arsye emergjence. Urojmë që kjo t'i ndodhë trajneri të Metzit me lojtarët e tij. Sigurisht që ftesa bëhet 14 ditë përpara, por kur ke emergjencë, ndodh edhe kështu. Trajneri i Metzit nuk u tregua profesionist".

"Një vit më parë kemi fituar 0-3 me Izraelin, e keni parë atë ndeshje dhe si mendoni ta përsëritni? Çdo ndeshje është histori më vete, shpresoj që ta përsëritim atë sukses".

"Sa e njihni Izraelin dhe lojtarët e mirë të tij? E njohim shumë mirë, sepse kemi luajtur kundër njëri-tjetrit. Kemi lexuar se kanë disa ndryshime, por bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe e dimë që do të jetë shumë e vështirë".

"Janë provuar disa skema, me cilën skemë do të luajmë? Do ta shihni nesër, sigurisht. Do ta vendosë kapiteni pak më vonë (qesh)", ka thënë Panucci. /TopChannel/

The post Panucci para Izraelit: Jam optimist, gjithçka varet nga ne appeared first on Telegrafi.

Kosova U19 barazon me Hungarinë

Posted: 13 Oct 2018 01:05 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka barazuar ndaj djelmoshave të Hungarisë me rezultat 0-0.

Djelmoshat e Kosovës kanë barazuar edhe në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për EURO U-19, ku kësaj radhe kundërshtar i tyre ishte Hungaria.

Ndeshja e vlefshme për Grupin 7 përfundoi pa fitues, por edhe pa gola, pasi asnjëra skuadër nuk arriti ta gjej rrugën e rrjetës.

Megjithatë, ky rezultat mendohet të jetë pozitiv për ‘Dardanët’ pasi skuadra e drejtuar nga Ramiz Krasniqi pati shumë mungesa.

Pas këtij barazimi, Kosova e sheh vetëm me dy pikë në tabelë, po aq sa Austria, e cila pozicionohet një pozitë më lartë falë dy golave të shënuar.

Hungaria i prinë grupit me katër pikë, ndërsa Sllovenia pozicionohet në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Në ndeshjen e parë, Kosova barazoi po ashtu ndaj Austrisë me rezultat të njëjtë 0-0.

Takimi i radhës për djelmoshat kosovar është ai i datës 16 tetor, të cilën Kosova e luan si vendas ndaj Sllovenisë. /Telegrafi/

The post Kosova U19 barazon me Hungarinë appeared first on Telegrafi.

Kosova mban stërvitjen e fundit para duelit me Ishujt Faroe

Posted: 13 Oct 2018 12:43 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar secncën e fundit stërvitore para përballjes së Ligës së Kombeve në udhëtim ndaj Ishujve Faroe.  

Çdo gjë është e gatshme për sfidën kundër Ishujve Faroe, që Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë nesër (e diel) në stadiumin e qytetit Torshavn, i cili kishte kapacitet afro 6000 shikues .

Bernard Challandes sot (e shtunë) provoi atë që thuhet taktikat dhe skemat e fundit, para kësaj ndeshje që për të dyja skuadrat paraqet rëndësi të veçantë.

Challandes dhe Shala ndihen optimist para sfidës së Ligës së Kombeve ndaj Ishujve Faroe Challandes dhe Shala ndihen optimist para sfidës së Ligës së Kombeve ndaj Ishujve Faroe

Për Ishujt Faroe me rëndësi është fitorja për të i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm, ndërsa për Kosovën ka rëndës fitorja për ta forcuar pozitën e liderit në krye të tabelës si dhe për të qenë një hap më afër kualifikimit.

Këtë stërvitje e ndoqën, presidenti i FFK-së Agim Ademi, nën-presidenti Bakir Burri dhe anëtari i KE Mirsad Çollaku si dhe një numër i konsiderueshëm i adhuruesve që kishin ardhur nga shtetet e ndryshme të Evropës, në mesin e tyre edhe Xhelil Musa, një mbështetës i madh e FFK-së.

Presidenti Ademi para kamerave të SuperSportit, foli rrugëtimin e Përfaqësueses deri këtu duke thënë se ne do të vazhdojmë të punojmë dhe ky grup i futbollistëve që janë fantastikë, do ta japë maksimumin që ëndrra e nisur për Evropian të bëhet realitet.

“Na gëzon fakti që neve po na ndjekin jo vetëm në Kosovë numër i madh i shikuesve, por po shoh që edhe në këtë vend të largët disa dhjetëra bashkatdhetarë”.

“Unë besoj në këtë grup dhe rezultatet nuk do të mungojnë”, deklaroi Ademi.

Ndryshe, ndeshja ndaj Ishujve Faroe zhvillohet nesër (e diel) me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/

The post Kosova mban stërvitjen e fundit para duelit me Ishujt Faroe appeared first on Telegrafi.

Henry i inspiruar nga trajnerët e mëdhenj, formacionet e mundshme të Monacos

Posted: 13 Oct 2018 11:39 AM PDT

Thierry Henry është rikthyer atje ku filloi çdo gjë, Monaco e emëroi edhe zyrtarisht trajner të skuadrës së parë.

Emërimi i tij erdhi si pasojë e fillimit të dobët të sezonit 2018/19, ku The Monegasque janë në vendin e 18-të në Ligue 1 prej 20 skuadrave.

Tani kjo i përket të kaluarës pasi Monaco beson se nën Henry do të jetë ndryshe.

Kjo pasi legjenda franceze në kohën e tij ishte një lojtar fantastik dhe ka pasur fatin të punojë me trajnerë të mëdhenj.

Nisur nga kjo Squwaka ka përpiluar tri formacione të mundshme të Monacos me Henryn, ku për bazë ka marrë formacionet e trajnerëve me të cilët ka punuar ish-lojtari i Arsenalit, Juventusit, Barcelonës dhe së fundmi pjesë e skuadrës së tjerëve të Përfaqësuesja e Belgjikës:

Formacion i stilit të Arsene Wenger (4-4-2):

Formacion i stilit të Pep Guardiolas (4-3-3):

Formacion i stilit të Roberto Martinez te Belgjika (3-4-3):

The post Henry i inspiruar nga trajnerët e mëdhenj, formacionet e mundshme të Monacos appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more