Skip to main content

“Përfaqësuesja e Kosovës arrin në Ishujt Faroe” plus 9 more Ekonomia Online

“Përfaqësuesja e Kosovës arrin në Ishujt Faroe” plus 9 more Ekonomia Online


Përfaqësuesja e Kosovës arrin në Ishujt Faroe

Posted: 13 Oct 2018 08:52 AM PDT

Përfaqësuesja A e Kosovës, ka arritur në Ishujt Faroe.

Ndeshjen e radhës të vlefshme për Grupin e 3 të Ligës D, Kosova e luan në udhëtim ndaj Ishujve Faroe.

Momentalisht Kosova prinë në tabel me 7 pikë, një më shumë se Azerbajxhani.

FFK ka njoftuar se Përfaqësuesja A tashmë ka arritur në Ishujt Faroe.

Ky është njoftimi i plotë:

"Pas një udhëtimi bukur të gjatë me aeroplan, Kombëtarja a ka arritur në Ishujt Faroe përkatësisht në qytetin Torshaun dhe u akomodua ra udhëtimit për në hotelin "Foroyar". Ku do që shkohet nëpër botë me thotë mendja se çdo cep të botës gjenden shqiptarë. Kështu ishte edhe sot kur në hyrje të hoteli një çift me fëmijët e veshur me flamurin e Kosovës u dëshirojë mirëseardhje dhe ky kishte një sihariq i mirë. Ndërkaq, presidenti i FFK-së Agim Agim Ademi i falënderojë që kanë marrë mundin të vijnë këtu në mbështetje të Kombëtares sonë si dhe bëri një fotografi me fëmijët. Pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale përzgjedhësi i Kombëtares Bernard Chalandes do të mbajë konferencë për media, ndërsa Kombëtarja në orën 18.00 do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme". /Lajmi.net/

Mbi 70 projekt-ligje presin zhbllokimin e Kuvendit

Posted: 13 Oct 2018 08:34 AM PDT

Përplasjet dhe mosmarrëveshjet e partive politike të pushtetit dhe opozitës lidhur me mundësitë e miratimit të rezolutave të propozuara nga të dy palët për çështjen e dialogut të Kosovës me Serbinë, e kanë bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës për miratimin e ligjeve, të cilat tashmë janë proceduar në legjislativ, vlerësojnë deputetët e partive në pushtet dhe opozitë.

Zenun Pajaziti, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, subjekt ky politik brenda koalicionit qeverisës, thotë për Radion Evropa e Lirë se agjenda e Kuvendit është e bllokuar njëanshëm dhe kjo do ta vështirësojë punën e tij edhe për proceset e rëndësishme.

"Kjo, në fakt, nuk do të duhej të ndodhte. Nuk do të duhej të bllokohej agjenda e rregullt e Kuvendit për shkak të këtyre zhvillimeve, sado që të jenë të rëndësishme. Madje edhe këto zhvillimet e rëndësishme dhe gjetja e zgjidhjeve për to, siç është zhbllokimi i procesit të bisedimeve, nuk mund të bëhet me qëndrime të njëanshme dhe me bllokim të institucionit kryesor. Do të jetë vështirë edhe për proceset e rëndësishme. Nuk mund të jetë justifikim asnjë kauzë tjetër me bllokimin e punës së rregullt të Kuvendit të Kosovës", theksoi Pajaziti.

Ai ka shtuar se përpjekja e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që t'i tubojë faktorët politikë për një agjendë të përbashkët lidhur me dialogun me Serbinë, ishte, sipas tij, kërkesë reale për të pritur një vullnet pozitiv të subjekteve politike.

Por, në anën tjetër, Driton Selmanaj, deputet i subjektit më të madh opozitar në Kuvendin e Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se subjekti politik të cilit ai i takon, pati thirrur shumë më herët një seancë të jashtëzakonshme për një rezolutë, e cila do ta artikulonte qëndrimin politik të Kuvendit që asnjë institucion nuk ka mandat që t'i diskutojë apo, siç thotë ai, t'i vë në pazar kufijtë e Kosovës.

Ftesën e kryetarit të Kuvendit për krijimin e një agjende të përbashkët për dialogun, ai e quan lojë politike.

"Kuvendi, përfundimisht, është nën bllokadë. Tash, këto lojërat politike të partive politike në pushtet për të sjellë një rezolutë ku kinse artikulohen edhe qëndrimet dhe zëri i opozitës, por edhe themelimi i grupit negociator i qeverisë, kjo për ne është e pakuptimtë. Kjo për shkak se ushtrimi i kompetencave kushtetuese nuk është çështje sezonale. Tash i ka ra ndërmend Qeverisë se duhet një ekip i saj për të negociuar me Serbinë? Jo, këtë mandat kushtetues e kanë ata. Edhe me rezolutë, në vitin 2011 dhe 2012, Kuvendi i ka dhënë autoritet Qeverisë të negociojë. Nuk ka nevojë që qeveria të sjellë dokumente ku themelohen grupe të tjera ose emërohen mandatarë, njerëz të rinj, për të negociuar me Serbinë", theksoi Selmanaj.

Përderisa puna e rregullt e Kuvendit tashmë është bllokuar, në legjislativ tashmë janë proceduar mbi 70 projekt-ligje, të cilat presin të dalin para deputetëve për t'u miratuar.

Por, a mund ta çojë, ky bllokim i punës së Kuvendit, vendin në zgjedhje të parakohshme?

Deputeti Pajaziti shpreh mendimin se një qasje e tillë, në momentin e tanishëm, do të ishte në kundërshtim me interesin e qytetarëve të vendit.

"Unë mendoj që ditëve në vijim, Kuvendi duhet ta vazhdojë punën me shumicën e tij, pavarësisht disponimit të vullnetit politik të një pjese të opozitës. Kjo do t'i mundësojë institucionit kryesor që të vazhdojë me agjendën e vet të rregullt dhe do të mundësojë që të krijohet një klimë e debatit në mes nesh, pushtet dhe opozitë, në Kuvend. Mendoj që kjo është ajo që i duhet vendit dhe mendoj që është interesi kryesor i qytetarëve", u shpreh Pajaziti.

Por, deputeti Selmanaj ka hedhur poshtë mundësinë që puna e Kuvendit të zhbllokohet pa një mbledhje të jashtëzakonshme që do ta shqyrtonte propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

"Ne mund të mos e kalojmë asnjë ligj, me vite të tëra, por, ruajtja e integritetit, sovranitetit dhe dinjitetit shtetëror është gjëja më kryesore që mund t'i ndodhë Kosovës. Prandaj, nuk ka masa sanksionuese nëse nuk miratohen ligje, ky është realiteti dhe nuk ka masa sanksionuese nëse Kuvendi është jofunksional".

"Krejt çfarë duhet është reflektimi. Kush duhet të reflektojë? Në radhë të parë, partitë në pushtet, sepse ata në diskursin publik, shumica prej tyre, po e kanë qëndrimin e njëjtë me opozitën dhe pajtohen që kufijtë nuk janë pjesë e pazareve politike. Por, ndërkohë, ata nuk vijnë në Kuvend për t'i dhënë aprovim. Ne po u themi, diskursin publik që e kanë, ejani dhe ta artikulojmë edhe në dokument politik të Kuvendit, siç është rezoluta", theksoi Selmanaj.

Ai ka shtuar se edhe në rast të miratimit të një rezolute të tillë, Kuvendi e ka të vështirë që t'i kthehet normalitetit për shkak se partitë në pushtet, sipas tij, nuk e kanë shumicën parlamentare. Kjo, situatë, siç tha ai, imponon që vendi të përgatitet që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Termokosi” thotë se është gati për ngrohje nga 15 tetori, por punët s’i ka kryer ende

Posted: 13 Oct 2018 08:29 AM PDT

Të hënën duhet të nisë sezoni i ngrohjes në ndërtesat e lidhura me rrjetin Termokosit.

Përderisa gjatë verës, ka nisur rehabilitimi i disa nënstacioneve të ngrohtores së qytetit, as këtë vit nuk ka ndodhur zgjerimi i premtuar prej vitesh, për lagjet Kalabria e Mati 1.

Banorët e këtyre dy lagjeve janë të zhgënjyer, që edhe këtë dimër do të jenë të detyruar të gjejnë alternativa tjera për ngrohje, raporton 038 në KTV.

Ata thonë se ngrohja me energji elektrike apo lëndë djegëse për ngrohje, janë më të shtrenjta dhe të dëmshme.

Pos kësaj, tri ditë para fillimit të sezonit të ngrohjes ende nuk kanë përfunduar as punimet në rehabilitimin e rrjetit në pjesët e vjetra.

15 tetori është data e paraparë me rregullore komunale për fillimin e sezonit të ngrohjes nga Termokosi, por kur kanë mbetur edhe pak ditë deri te kjo datë, Termokosi ende po punon në rehabilitimin e rrjetit.

Edhe pse punët në terren ende nuk janë kryer, në Ngrohtoren e Qytetit thonë se janë gati për sezonin e ri.

"Edhe punimet, që janë zhvilluar për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes në dy segmente të caktuara në qytet, tashmë janë në përfundim. Tanimë kemi filluar edhe mbushjen e rrjetit të ngrohjes me ujë, gjë që i paraprinë fillimit të furnizimit me ngrohje. Pra, gjithçka është gati për fillimin e furnizimit me ngrohje nga 15 tetori, nëse kushtet klimatike, që do të mbretërojnë këtyre ditëve do të jenë në konditat e përcaktuara me aktet ligjore në fuqi. Furnizimi me ngrohje do të fillojë për mbi 13 mijë konsumatorët e ndërmarrjes sonë pa kurrfarë dallimi", ka thënë Afërdita Fejzullahu, zëdhënëse në NQ "Termokos".

Në këtë ndërmarrje a e as në Zyrën e Rregullatorit për Energji, nuk kanë treguar nëse, këtë vit, do të ketë ndryshim të çmimit për ngrohje.

Deputeti i PDK-së i kërkon dorëheqjen Ministrit të FSK-së, kjo është arsyeja

Posted: 13 Oct 2018 08:13 AM PDT

Ditën e premte është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkëputur komunikimin me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berishën, shkaku i aktakuzës që ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale për dyshimet rreth manipulimeve me listat e veteranëve të UÇK-së, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë çështje, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili i cili është edhe anëtar në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, ka thënë se nëse do të ishte në vend të ministrit Berisha do të jepte dorëheqje.

"Me pas qenë unë në pozitën e tij, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës më kishin vënë vijë të kuqe, kisha dhënë dorëheqje, nuk e kisha lejuar me qenë pengesë për procesin", ka thënë ai në një prononcim për Gazetë.

I pyetur nëse kjo çështje do të ngrihet edhe në Komisionin për FSK-në, Xhelili ka thënë se është mirë që ministri Berisha të thirret në raportim për të sqaruar se cila është situata.

"Në qoftë se janë prononcuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim, atëherë mendoj është mirë me e ngritë edhe në Komision këtë çështje, se paku me e thirr ministrin në një dëgjim se çfarë mendon ai dhe cila është gjendja", ka shtuar tutje deputeti i PDK-së.

Sipas tij duhet pasur kujdes në raport me qëndrimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

"Sidoqoftë gjithherë duhet me qenë të kujdesshëm në raport me ato prononcime që i bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth drejtuesve të dikastereve tona", është shprehur Xhelili.

Sa i përket zhvillimeve rreth listave të veteranëve dhe ngritjes së aktakuzës për 12 persona, ku është i përfshirë edhe ministri nga radhët e AAK-së, Rrustem Berisha, Xhelili thotë se ka ende dilema rreth asaj se kush është fajtori, megjithatë sipas tij Berisha e di më së miri nëse është fajtor në këtë çështje.

"Megjithatë kam dilema rreth asaj që ka ndodhur me veteranët, për atë se kush është përgjegjësi. Ata që kanë bërë dëshmi të rrejshme, apo ata që kanë lejuar që këto dëshmi të rrejshme të pranohen. Sidoqoftë duhet me e shqyrtua vetë ministri pozicionin e vetë, edhe ai më së miri e di se a është fajtor në këtë proces", ka shtuar tutje.

I pyetur rreth rreth mos shkuarjes së ministrit Rrustem Berisha në SHBA së bashku me delegacionin e ministrisë së tij të cilët po diskutojnë rreth transformimit të FSK-së , deputeti i PDK-së ka thënë se me aq sa ka informacione, delegacionin ishte planifikuar që të udhëhiqte zëvendësministri Burim Ramadani.

'Së pari unë nuk jam shumë i informuar rreth detajeve për të cilën po pyetni, rreth asaj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendos embargo për takim me ministrin e FSK-së. Sa që jam unë i njoftuar delegacioni paraprakisht ka qenë i planifikuar me shkua në SHBA zëvendësministri, për të harmonizuar modalitetet dhe bashkëveprimet rreth procesit të shndërrimit të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës", ka përfunduar Fatmir Xhelili për Gazetën.

Prokuroria Speciale e Kosovës me 12 shtator të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave për lëndën e njohur në opinion si "VETERANËT" në për veprën penale "keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë". Përveç ministrit Rrustem Berisha, në listën e të akuzuarve ndodhet edhe ish-ministri Agim Çeku, dhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj.

Pas ngritjes së aktakuzës, në publik kanë dalë edhe listat me emrat e atyre që dyshohet se kanë përfituar statusin e veteranit në mënyrë të jashtëligjshme.

Gjithçka që ka krijuar debat dhe habi, ka qenë edhe prania në këto lista edhe e emrave të atyre që kanë qenë vërtetë në luftë.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, Gjykata Themelore e Prishtinës, ka vendosur që me datë 10 tetor të këtij viti, të kthejë aktakuzën mbrapa në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, siç kanë thënë ata për precizim.

"Është vendosur që aktakuza t'i kthehet në precizim dhe qartësim Prokurorisë Speciale të Kosovës pasi që nuk është përpiluar konform nenit 241 paragrafi 1 pika 1.4 e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës", thuhej në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Limaj: Në dialog me Serbinë shkuan me duar në xhepa, deklaratat për territorin janë përralla

Posted: 13 Oct 2018 08:02 AM PDT

Pavarësia dhe territori i Kosovës janë të panegociueshme në dialog me Serbinë. Të gjithë ata që deklarojnë një gjë të tillë janë duke thënë përralla.

Kështu tha, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, gjatë takimit që pati me strukturat e partisë në Prizren, raporton Ekonomia Online.

Limaj tha se më herët gjatë bisedimeve me shtetin serb, përfaqësuesit e Kosovës kanë shkuar me duar në xhepa. Ndërsa tani, sipas tij, Kosova do të shkojë me kërkesa specifike.

Ai ka ftuar që skena politike të bëhet bashkë për trajtimin e kësaj çështje.

"Kosova si shtet është i pacenueshëm, pavarësia e Kosovës është e panegociushme, shteti i Kosovës është i panegociushëm, territori i saj është i panegociushëm. Ajo që ne mundemi me negociu është anëtarësimi në OKB, në organizatat e tjera ndërkombëtare, njohja e pesë shteteve të BE-së, fati i të pagjeturve, kemi temën e luftës, të ndarjes së pasurisë. Të tjerat janë përralla për ne”.

"Pres dhe apeloj që skena politike sa më shpejt të bëhet bashkë rreth kësaj teme. Me u ulë me biseduar edhe me kry punën me Serbinë. A është më mirë sot me u qu e me maru mirë a me u qu mas gjashtë muajve edhe me nal diçka që është maru keq".

"Ne kemi disa kërkesa që nuk i kanë ni përpara. Tu fol për dialogun me Serbinë këta njerëz nuk janë shkuar kurrë me një letër, çka na kërkojmë por janë shkuar me i dëgjuar ata çka po na kërkojnë. Ata janë shkuar me duar në xhepa".

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka folur edhe për transformimin e FSK-së në ushtri. Ai tha se deri në fund të muajit tjetër do të përfundojnë të gjitha procedurat parlamentare.

Limaj tha se Kosova nuk do të pranojë asnjëherë krijimin e një republike tjetër brenda Kosovës.

"Kalimi i ligjeve për FSK, Kosova do të ketë ushtrinë deri fund  në muajit. Deri në fund të muajit përfundojnë procedurat parlamentare".

Vartësve të tij, Fatmir Limaj iu ka kërkuar angazhim më të madh në realizimin e synimeve të Nismës Socialdemokrate.

Ndërsa deputeti Bilall Sherifi, tha se degët në Prizren dhe Dragash janë embrioni i Partisë Socialdemokrate.

Mirëpo Sherifi nga përfaqësuesit e strukturave të Nismës në Prizren dhe Dragash kërkoi që të angazhohen më shumë në promovimin e punëve që kji parti bënë.

Ai poashtu kërkoi angazhim më të madh edhe në zgjerimin e partisë që bën pjesë.

"Mos u ndalni duke i dhënë zë të gjitha punëve të mira. Dega juaj këtu dhe në Dragash bënë pjesë në degët e organizuara mirëpo kjo nuk duhet të na vetë kënaq duhet të hapemi në mënyrë që të rritemi”.

"Përpos kontakte të drejtpërdrejta me strukturat tona mendoj që pak më shumë duhet të angazhohemi në përdorimin e rrjeteve sociale. Kemi një mungesë të përdorimit, kemi një përdorim shumë modest në krahasim me mundësitë që janë për të çuar mesazhin politik dhe organizative të Nismës Socialdemokrate".

Deputetja nga radhët e Nismës, Albulena Balaj- Halimaj, paraqiti punën e asamblistëve të Nisma-s në Prizren. Ajo përmendi kërkesat e tyre sa i përket rritjes së buxhetit, barazisë gjinore e të tjera.

Balaj ka lëvduar edhe punën e deputetëve të Nismës edhe në Kuvendin e Kosovës. Deputetja po ashtu ka paraqitur edhe punën e drejtorëve komunal.

"…Zafir Berisha ka ngritur çmimin e naftës dhe të mishit, ai ka bërë thirrje që në çështjen e dialogut të bëhen bashkë për ta çuar përpara këtë proces, ai theksuar nevojën për ligj të veçantë për qeverinë. Unë kam ngritur çështjen e arsimit të viteve të 90-ta dhe presim që shumë shpejtë ky propozim të kalojë në seancë për lexim të dytë", tha Balaj- Halimaj.

Kryetari i degës së Nisma-s në Prizren, Zafir Berisha, tha se nuk është i kënaqur me punën që është bërë në Prizren nga përfaqësuesit e Nismës.

Ai ndonëse kërkoi më shumë punë, tha se duhet të mirëkuptohen për shkak se bashkëqeverisja me shumë parti nuk është e lehtë.

"Unë kam menduar që kanë punuar edhe më shumë, por në Prizren kanë edhe tri vjet e ndoshta ky është edhe fillimi. Ne përballemi me probleme dhe sfida”.

“Mendoj se me një korrektësi duhet ta pranojmë si shoqëri dhe si aktivistë përballemi me probleme të trashëguara që nuk duhet t’i zgjidh askush por duhet t’i zgjidhim ne. Bashkëqeverisja mes shumë partive s’mundet me i bë punët që dëshiron andaj ju kërkojmë mirëkuptim".

Kurse Fatmir Halili, kryetari i degës së Nisma-s në Dragash, tha se përfaqësuesit e Nismës kanë arritur që të adresojnë problemet e qytetarëve edhe në komunën më të largët të Kosovës.

Halili deklaroi se Nisma është duke shkuar drejt zhvillimit, pasi sipas tij, vota që ka marrë kjo parti në zgjedhjeve lokale ka qenë e pastër dhe pa mashtrime.

Andaj ai kërkoi që institucionet e Kosovës të i kushtojë vëmendje të veçantë zonës së Opojës.

"Nisma ka gjetur përkrahjen e fuqishme edhe në komunën më të largët në Dragash. Kemi arritur të krijojmë një ekip që ka arritur të adresoj problemet substanciale. Zgjedhjet lokale kanë nxjerr në pah që Nisma ka ekip të fuqishëm. Vota e Nismës ka qenë votë e pastër pa mashtrim".

"Nisma si parti është duke shkuar drejt zhvillimit permanent të saj. Vlerësoj se nuk është i rëndësishëm numri i anëtarëve, por i rëndësishëm është vlera e tyre që përfaqësojnë idetë e partisë. Ideja jonë është ndryshimi i kësaj gjendje në të cilën po kalon Kosova", tha ai.

Takimi më strukturat e saj në Prizren, Nisma Socialdemokrate është duke e bërë pas atij në Ferizaj dhe Gjakovë.

Sinan Vllasaliu publikon projektin e ri “Dashni”

Posted: 13 Oct 2018 07:01 AM PDT

Ylli i muzikës pop folk, Sinan Vllasaliu, ka publikuar projektin e ri të tij. Për Sinanin ky është projekti i parë pas shumë kohësh dhe për këtë ai ka zgjedhur bashkëpuntorë të njohur.

Këngën e ka prodhuar Emra Com, ndërkaq muzika është realizuar nga Nurteel dhe Bekim Hallaqi. Teksti është punuar nga Ghulo, një këngëtar i njohur i skenës.

Videoklipi është realizuar nga produksioni Bug. Sinan Vllasaliu konsiderohet një prej emrave më të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Uragani Majkëll: Numri i viktimave mund të rritet pas kërkim-shpëtimit

Posted: 13 Oct 2018 06:57 AM PDT

Së paku 17 persona janë konfirmuar të vdekur pas stuhisë së madhe Majkëll, që kaloi në Virgjinia. Ekipet shpëtuese kanë ende për të kërkuar në zonat më të prekura si Florida dhe plazhi Meksiko.

Stuhia më e madhe në historinë e SHBA-së, përfshiu të mërkurën këtë zonë me shpejtësi prej 250 kilometra në orë.

Së paku tetë persona janë konfirmuar të vdekur në Floridë, 5 në Virgjinia dhe tre në Karolinën jugore.

Autoritetet theksojnë se numri i viktimave mund të rritet për shkak të motit të ligë në disa zona. Banorët në Meksiko janë urdhëruar të evakuohen, por dyshohet se qindra nga ta nuk janë larguar nga vendi.

Prizreni pasurohet me 10 mijë metra katrorë gjelbërim

Posted: 13 Oct 2018 06:54 AM PDT

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se në këtij qyteti po i shtohen edhe një hapësirë e madhe me gjelbërim, njofton Klan Kosova.

Sipas Haskukës, një kodër e tërë është duke u pyllëzuar me pisha.

"Kodra mbi lagjen e Ralinit, që njihet në popull me emrin ‘Dalltullum’, po pyllëzohet e tëra me me pisha. Pos gjelbërimit të peizazhit, nga ky veprim qyteti përfiton një hapësirë të re rekreative dhe vrojtuese, me njërën prej pamjeve më të bukura të Prizrenit", ka shkruar Haskuka në Facebook.

Një gabim i pilotëve të ”Air Canada” mund të shkaktonte katastrofën më të rëndë ajrore

Posted: 13 Oct 2018 06:51 AM PDT

Pilotët e “Air Canada” gabimisht morën një pistë për t'u ulur në tokë, aty ku katër avionë linje po prisnin të ngriheshin nga aeroporti i San Franciskos, pikërisht në pistën ku për pak sa nuk u shënua një katastrofë e vërtetë, njoftuan të premten hetuesit.

Bruce Landsberg, zëvendëspresidenti i agjencisë federale amerikane përgjegjës për sigurinë e fluturimeve (NTSB) , në raportin përfundimtar të hetimit bëri të ditur se vetëm disa metra distancë penguan që ky të ishte pa dyshim aksidenti më i rëndë në historinë e aviacionit, përcjell ata.

Sipas këtij dokumenti, “Airbus A320” i “Air Canada” me 140 persona në bord mori autorizimin më 7 korrik 2017 pak para mesnatës për tu ulur në pistën 28-djathtas të aeroportit të San Franciskos. Për fat mirë që një kontrollues ajror riorientoi avionin e “Air Canada” duke shmangur edhe incidentin.

Gashi vendosi gurthemelin për ngritjen e përmendores se Skënderbeut në Zym Te Hasit

Posted: 13 Oct 2018 06:44 AM PDT

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujitm Gashi, në Manifestimin tradicional Takimet e Gjeçovit në Zym, i cili këtë vit mbahet në kuadër të aktiviteteve të viti mbarëkombëtar të Skënderbeut shprehu kënaqësinë e veçantë që në emër të Qeverisë është bashkë me zymjanët në aktivitetin tradicional “Takimet e Gjeçvit”.

Gashi tha Zymi i Hasit është epiqendër e zhvillimit të një prej ngjarjeve më të mëdha në regjionin e Prizrenit në regjionin e prizrenit dhë ka karakter dhe rëndësi të veçantë kulturore e shkencore.

“Kjo ngjarje është e pakrahasueshme edhe për shkak të ruajtjes së vazhdimësisë si ngjarje e veçantë”, tha Ministri Gashi Ministri Gashi At Shtjefën Gjecovin e portretizoi si një personaliet të shquar të kombit veçanërisht për mbledhjen argumentimin dhe dokumentimin e historisë dhe kulturës së popullit tonë, ndërsa e dha edhe një premtim para të pranishmëve.

“Që të gjithë jemi dëshmitar se Shtjefën Gjeçovit po i mungon një personalitet i madh prandaj jam sot këtu në emër të Qeverisë por edhe si Ministër i kultrurës të ju them se vitin e ardhshëm këtu do ta inaugurojmë edhe shtatoren e Pejtër Bodanit”.

Ministri i Kulturës Kujtim Gashi edhe në këtë rast tha se Ministria që e udhëheq ai është e përkushtuar që t’i mbështes fuqishëm manifestimet e mëdha. Ministri Gashi bashkë me organizatorët vendosi gurthemelin e shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more