Skip to main content

“Panucci: Më vjen keq, por nuk jemi dorëzuar” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Panucci: Më vjen keq, por nuk jemi dorëzuar” plus 9 more Telegrafi Futboll


Panucci: Më vjen keq, por nuk jemi dorëzuar

Posted: 14 Oct 2018 03:13 PM PDT

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Chrisian Panucci, foli për RTSH pas humbjes 2-0 ndaj Izraelit në Ligen e Kombeve.

Italiani vlerësoi se lojtarët arritën të bëjnë paraqitje të mirë, por fati nuk ishte në anën e tyre.

“Luajtëm mirë, patëm raste, kontrollin e topit. Pse humbëm? Më vjen keq për djemtë, bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme. Morëm një gol nga goditja e portierit, dhe kjo është e rëndë. Edhe më pas morëm një tip autogoli. Të kthehesh me një humbje të tillë, të bën të ndihesh keq”.

“Ku ishin mbrojtësit? Ishte një top i gjatë dhe kur u ktheva pashë që po shkonte tek Hemed, dhe mbrojtësit po flinin në atë moment. Thjesht kemi fjetur”.

“Çfarë luajmë ndaj Skocisë? Është e vështirë të fitosh 3-0, dhe pastaj që Skocia të mundë Izraelin, e më pas do jemi me pikë të barabarta. Ne ndërkohë, jemi jashtë”.

“Dukeni dorëzuar? Nuk jemi dorëzuar, por duke humbur kështu, bëhet shumë e vështirë”.

“Shqipëria më e mirë me Lilajn se Bashan? Nuk më pëlqen që përmendi emra, ka qenë një skuadër e madhe”, ka thënë Panucci pas ndeshjes.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është kundër Skocisë. /OraNews/

The post Panucci: Më vjen keq, por nuk jemi dorëzuar appeared first on Telegrafi.

Liga e Kombeve: Izrael 2-0 Shqipëri, notat e lojtarëve

Posted: 14 Oct 2018 03:02 PM PDT

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje nga Izraeli me rezultat 2-0 në Ligën e Kombeve.

Ishte një paraqitje e mirë nga kuqezinjtë, por fati nuk ishte në anën e tyre dhe në fund pësuan.

Kjo tregohet më së miri edhe me faktin se lojtari i ndeshjes ishte portieri i vendasve, Ariel Harush.

Me notë të lartë u vlerësuan edhe dy golashënuesit Tomer Hemed dhe Diaa Saba, por edhe Bibras Natcho që dhuroi një asistim në këtë takim.

Më i miri te Shqipëria ishte Ledian Memushaj, por edhe mbrojtësi Mergim Mavraj.

Ai që dëshpëroi në këtë përballje ishte portieri Thomas Strakosha, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Izraeli:

Shqipëria:

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është kundër Skocisë. /Telegrafi/

The post Liga e Kombeve: Izrael 2-0 Shqipëri, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Basha: Nuk e kam ndihmuar ekipin mjaftueshëm, por humbja nuk erdhi nga unë

Posted: 14 Oct 2018 02:42 PM PDT

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, është shprehur i dëshpëruar pas humbjes 2-0 nga Izraeli në Ligën e Kombeve.

31-vjeçari nuk ishte i kënaqur me paraqitjen personale pasi ai mendon se duhet të bënte më shumë.

“Vështirësi ishte vetëm fillimi i ndeshjes pastaj kishim rast për gol. Më shumë raste kemi pasur sonte sa në të gjitha ndeshjet e fundit së bashku”.

“Nuk e kam ndihmuar ekipin mjaftueshëm, por humbja nuk erdhi nga unë. Së pari nuk duhet të pranonim atë gol në fillim”.

“Është dashur të lëviznim topin më shpejtë në mënyrë që të furnizonim Memushaj dhe Xhakan më shumë”, ka thënë Basha.

Pas kësaj humbje Izraeli ngjitet në pozitën e parë në Gripin 1, Liga C me gjashtë pikë, kurse Skocia ka tre pikë, aq sa Shqipëria në pozitën e fundit.

Në ndeshjen e ardhshme Kombëtarja e shqipërove pret Skocinë. /Telegrafi/

The post Basha: Nuk e kam ndihmuar ekipin mjaftueshëm, por humbja nuk erdhi nga unë appeared first on Telegrafi.

Grezda: Nuk e merituam humbjen nga Izraeli

Posted: 14 Oct 2018 02:27 PM PDT

Anësori i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, ndjen keqardhje që kuqezinjtë janë pothuajse të eliminuar nga Liga e Kombeve pas humbjes 2-0 nga Izraeli.

23-vjeçari mendon se Shqipëria nuk meritoi humbjen pasi ishte më e mirë në fushë.

“Është një ndjenjë e keqe pasi me atë që treguam në fushë nuk merituam të pësonim humbje. Ata kuptuan lojë tonë dhe kështu nuk kishim shumë hapësira”.

“Unë luajta 90 minutëshin e parë pas gjashtë muajsh dhe ishte e vështirë për mua, por gjatë gjithë kohës isha duke u ruajtur nga dy lojtarë”, ka thënë Grezda pas ndeshjes.

Pas kësaj humbje Izraeli ngjitet në pozitën e parë në Gripin 1, Liga C me gjashtë pikë, kurse Skocia ka tre pikë, aq sa Shqipëria në pozitën e fundit.

Në ndeshjen e ardhshme Kombëtarja e shqipërove pret Skocinë.

Vlen të theksohet se Grezda aktualisht është pjesë e klubit skocez, Rangers. /Telegrafi/

The post Grezda: Nuk e merituam humbjen nga Izraeli appeared first on Telegrafi.

Balaj: Mos konkretizimi na dërgoi te humbja

Posted: 14 Oct 2018 02:15 PM PDT

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj, ka folur pas humbjes 2-0 ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.

27-vjeçari tha se skuadra kërkoi golin gjatë gjithë ndeshjes, por ashtu siç thotë ligji i pashkruar në futboll, “kur nuk shënon, pëson”.

“Luajtëm mirë, minimumi merituam një barazim. Krijuam raste, por këto gjëra ndodhin në futboll”.

Mënyra se si morëm golin e parë të dhembë, por ne treguam karakter gjatë gjithë ndeshjes dhe kërkuam golin. Pastaj nga gabimi jonë ata shënuan edhe golin e dytë”.

“Kontrolluam lojën, krijuam raste, por nuk arritëm të shënonim, gjë që në fund na dërgoi te humbja”, ka thënë Balaj pas ndeshjes.

Pas kësaj humbje Izraeli ngjitet në pozitën e parë në Gripin 1, Liga C me gjashtë pikë, kurse Skocia ka tre pikë, aq sa Shqipëria në pozitën e fundit.

Në ndeshjen e ardhshme Kombëtarja e shqipërove pret Skocinë. /Telegrafi/

The post Balaj: Mos konkretizimi na dërgoi te humbja appeared first on Telegrafi.

Italia fiton ndaj Polonisë në Ligën e Kombeve

Posted: 14 Oct 2018 01:55 PM PDT

Më në fund ka ardhur fitorja e parë për Italinë në Ligën e Kombeve.

Skuadra e Roberto Mancinit fitoi ndaj Polonisë dhe ishte një fitore shumë e merituar.

Pjesa e parë u dominua totalisht nga Italia, të cilët rrezikuan me anë të Jorginhos, Lorenzo Insignes, Giorgio Cheillinit dhe Alessandro Florenzit.

Jorginho në tentim për të shënuar gol në portën polake (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë polakët u zgjuan nga gjumi dhe rrezikuan portën e Gieanluigi Donnarummas me anë të Kamil Grosickit dhe Arkadiusz Milik.

Goli i fitores erdhi në minutat shtesë të ndeshjes, autor ishte Cristiano Biraghi.

Pas kësaj fitore Italia renditet e dyta në Grupin 3, Liga A, me katër pikë, kurse Polonia e fundit me një pikë.

Kundërshtari i ardhshëm i Italisë është Portugalia, të cilët mbajnë vendin e parë me gjashtë pikë nga dy ndeshje. /Telegrafi/

 

The post Italia fiton ndaj Polonisë në Ligën e Kombeve appeared first on Telegrafi.

Assesi të këndellet Shqipëria, pëson humbje edhe nga Izraeli

Posted: 14 Oct 2018 01:40 PM PDT

Kombëtarja e Shqipërinë nuk ka arritur të rikthehet te fitorja në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë humbën nga Izraeli me rezultat 2-0.

Shqipëria kontrolloi topin, kishte disa raste, por vendasit ishin më konkretë para portës kundërshtare.

Goli i parë në takim erdhi nga Tomer Hemed në minutën e tetë, ndërsa tjetri nga Dia Saba (83′).

Pas kësaj humbje Izraeli ngjitet në pozitën e parë në Gripin 1, Liga C me gjashtë pikë.

Ndërsa nga dy ndeshjet e para Skocia ka tre pikë në vendin e dytë, aq sa Shqipëria në pozitën e fundit.

Në ndeshjen e ardhshme Kombëtarja e shqipërove pret Skocinë.

Me shumë mundësi Christian Panucci rrezikon të shkarkohet në rast të një mos suksesi në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

The post Assesi të këndellet Shqipëria, pëson humbje edhe nga Izraeli appeared first on Telegrafi.

Nuhiu: Merituam fitoren ndaj Ishujve Faroe, nuk jemi mësuar të luajmë në një fushë me bari artificial

Posted: 14 Oct 2018 12:18 PM PDT

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Atdhe Nuhiu, foli pas barazimit 1-1 si mysafirë të Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve.

Shtatlarti që në këtë ndeshje luajti për 88 minuta, e cilësoi si të vështirë pasi ishte i vetëm në zonën e rreptësisë dhe nuk kishte shumë ndihmën e bashkëlojtarëve.

“Edhe pse nuk kemi pasur shumë raste, me lojën që kemi treguar mendoj se e kemi merituam fitoren”.

“Mendoj se kush vjen në këtë fushë nuk do ta ketë aspak të lehtë, pasi shumica e lojtarëve tonë nuk luajnë në bari sintetik (artificial)”.

“Kur je sulmuesi i vetëm në zonë në mesin e tre qendërmbrojtësve kundërshtarë është pak e vështirë”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.

Pas këtij barazimi Kosova vazhdon e para në Grupin 3 me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani. Ishujt Faroe vazhdojnë me katër pikë, kurse Malta me dy.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është si mysafir i Maltës. /Telegrafi/

The post Nuhiu: Merituam fitoren ndaj Ishujve Faroe, nuk jemi mësuar të luajmë në një fushë me bari artificial appeared first on Telegrafi.

Valon Berisha: Jemi të parët në grup, vazhdojmë

Posted: 14 Oct 2018 12:08 PM PDT

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka thënë se barazimi 1-1 ndaj Ishujve Faroe ishte një ndeshje mjaft e vështirë në fushë.

Sipas tij skuadra kundërshtare ishte mirë organizuar, posaçërisht në fazën mbrojtëse.

“Kemi udhëtuar për fitore, por në fund ishte e rëndësishme që arritëm të marrim një pikë pasi edhe kundërshtarët tjerë barazuan. Jemi të parët në grup, vazhdojmë”.

“Ishte e vështirë, ata u mbrojtën mirë dhe i përgëzoj për këtë”.

“Nuk duhet të harrojmë se jemi të parët në grup, ndeshjet si mysafir janë të vështira, por edhe fusha me bari artificial nuk ishte e mirë për ne”.

“Për mua ishte 90 minutëshi i parë pas katër muajve, por fizikisht ende nuk jam 100 për qind, por me punë do të përmirësohem”, ka thënë Berisha pas ndeshjes.

Pas këtij barazimi Kosova vazhdon e para në Grupin 3 me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani. Ishujt Faroe vazhdojnë me katër pikë, kurse Malta me dy.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është si mysafir i Maltës. /Telegrafi/

The post Valon Berisha: Jemi të parët në grup, vazhdojmë appeared first on Telegrafi.

Shala: Pikë e rëndësishme, nuk kishim fat

Posted: 14 Oct 2018 11:58 AM PDT

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, e komentoi barazimin 1-1 ndaj Ishujve Faroe si të pafat për skuadrën tonë.

26-vjeçari beson se ishte një paraqitje e mirë dhe në fund arritën të marrin një pikë të rëndësishme.

“Është një pikë e rëndësishme, por mund të merrnim tri”, ka thënë Shala në intervistën pas ndeshjes.

“Në pjesën e dytë ulëm ritmin, ata arritën të na bëjnë shumë, ndërsa ne nuk kishim fat në përfundime”.

“Ishte një paraqitje e mirë, luajtëm bukur si skuadër, por e përsëris se nuk kishim fat në fazën sulmuese”, shtoi për fund Shala.

Pas këtij barazimi Kosova vazhdon e para në Grupin 3 me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani. Ishujt Faroe vazhdojnë me katër pikë, kurse Malta me dy.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është si mysafir i Maltës. /Telegrafi/

The post Shala: Pikë e rëndësishme, nuk kishim fat appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more