Skip to main content

“Ozili rikthehet në stërvitje pas lëndimit” plus 9 more Ekonomia Online

“Ozili rikthehet në stërvitje pas lëndimit” plus 9 more Ekonomia Online


Ozili rikthehet në stërvitje pas lëndimit

Posted: 12 Oct 2018 10:52 AM PDT

Unai Emery do ta ketë mundësinë që të llogarisë në shërbimet e mesfushorit gjerman Mesut Ozil, në ndeshjen e ardhshme më 22 tetor kundër Leicester Cityt.

Ozili është rikthyer në stërvitjet e plota me Arsenalin, pas problemit që kishte në shpinë, mirëpo Peter Cech ende është në dyshim për këtë ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Gjermani nuk ka pasur të udhëtojë me Kombëtaren e Gjermanisë, pasi gjatë verës, kur përfundoi Botërori i Rusisë, ai vendosi që të pensionohet për arsye raciste ndaj tij.

Stërvitjet Ozili i filloi këtë të premte, dhe pritet të jetë i gatshëm nën urdhëratë e trajnerit spanjoll.

Mesut Ozil në këtë stinor i ka tetë paraqitje dhe i ka shënuar 3 gola në të gjitha garat.

 

Anglia kërkon hakmarrje ndaj Kroacisë, formacionet zyrtare

Posted: 12 Oct 2018 10:49 AM PDT

Kroacia e pret në shtëpi Anglinë në kuadër të Ligës së Kombeve të Grupit 4, Liga A.

Ndeshja fillon prej orës 20:45 në stadiumin e HNK Rijekas, i cili do t'i ketë dyert e mbylla, shkruan Gazeta Express.

Anglia kërkon hakmarrje sonte, pasi u eliminua nga Kroacia në gjysmëfinale të Kupës së Botës gjatë verës në Rusi, atë ndeshje kroatët e fituan me rezultatin 2-1.

Kroacia në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve u deklasua nga Spanja me rezultatin 6-0, ashtu si Anglia, e cila pësoi humbje 2-1 nga Spanja në ndeshjen e parë të Grupit 4.

Në gjashtë ndeshjet e fundit mes tyre janë shënuar plot 27 gola, që i bie 4.5 gola për ndeshje.

Hapet konferenca “KosICT” – Lluka: Duam të bëhemi qendër në Ballkan për teknologji informative

Posted: 12 Oct 2018 09:48 AM PDT

Konferenca rajonale e teknologjisë dhe biznesit "KosICT" ka hapur edicionin e saj të shtatë, e cila mbahet sot dhe nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.

Në konferencën e cila ka mbledhur entuziastë dhe profesionistë të teknologjisë së informacionit, mori pjesë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ministri Lluka tha se duan që Kosova të jetë qendër e Ballkanit Perëndimor për teknologji informative, raporton Ekonomia Online.

"Premtojmë se ediconin e ardhshëm do të kemi një park teknologjik. Në edicionin e ardhshëm do të kemi më shumë informacione se cilat territore do t'i përfshijë dhe gjëra të tjera. Projekt tjetër është edhe fondi IPA. Kjo është e ardhmja e ekonomisë së Kosovës. Ne duam të jemi qendra e Ballkanit Perëndimor për teknologji informative".

Lluka premtoi që në edicionin e ardhshëm të konferencës, parku teknologjik veçse do të jetë i përfunduar, raporton EO.

“Jam i lumtur që më në fund parku teknologjik po e merr formën finale dhe premtoj që edicionin e radhës do ta kemi parkun të përfunduar dhe ky nuk është një premtim politik, është premtim i vërtetë”.

“Përpos parkut teknologjik, ne kemi edhe projekte tjera të rëndësishme që nuk kanë kërkuar shumë investim. Për shembull, para dy muajsh Ministria e Zhvillimit Ekonomik shpërndau robotë dhe printerë 3D dhe materiale të tjera për 65 shkolla të mesme të Kosovës, me qëllimin që t'u ofrojmë të rinjve mundësi të jenë më kreativë".

Lluka tha që investimi duhet të bëhet te moshat e reja, nëse dëshirojmë ta ndryshojmë vizionin e vendit.

"Jemi duke e testuar të njëjtin projekt edhe me dy shkolla fillore dhe jemi duke testuar që nëse këto shkolla tregohen të suksesshme t'i mbulojmë 100 për qind të gjitha shkollat e Kosovës me hapësira krijuese. Ne besojmë se nëse dëshirojmë të ndryshojmë vizionin e një vendi në teknologji dhe kreativitet duhet të investojmë në moshat e reja".

Ministri Lluka, njoftoi pjesëmarrësit për hapat që ka marrë Ministria, si në rastin e lehtësirave doganore e fiskale që janë bërë me fokus të veçantë për këtë sektor, por edhe në hapat konkret për të zhvilluar infrastrukturën broadband në tërë Kosovën, rritjen e aftësive dixhitale si dhe për dixhitalizimin e ekonomisë së Kosovës.

Po ashtu, i pari i MZhE-së, ka folur edhe për projektet që janë aktuale si: Programi për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE), shtrirja e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në zonat e pambuluara si dhe për mbështetjen nga Komisioni Evropian përmes fondeve të IPA II (3 milion euro), që ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve njerëzore për ekonominë digjitale dhe mbështetjen për bizneset digjitale. Projekt ky që do të zbatohet nga viti 2019 deri 2021.

Alternativa në Pejë kërkon sqarim nga pushteti aktual lidhur me menaxhimin e parasë publike

Posted: 12 Oct 2018 09:42 AM PDT

Alternativa Dega në Pejë ka reaguar ndaj menaxhimit të parasë publike nga pushteti aktual duke thënë se afro 6 milionë euro janë shpenzuar nga paraja publike për dreka, darka, shpenzime të udhëtimit e mëditje.

Reagimi i plotë:

“Gjatë këtyre 4.5 viteve të kësaj qeverisjeje tokësore apo nëntokësore, padronët e këtij pushteti, vetëm për dreka e darka, shpenzime të udhëtimit e meditje, për me folë me telefon në mes veti apo karburant e mirëmbajtje të veturave si dhe për denime nga gjykatat kanë shpenzuar afro 6 milion euro të parasë publike dhe ate, për:

– dreka e darka -160.495,96

– shpenzime të udhëtimit dhe meditje të zyrtarëve -132.432,40 (vetëm meditje 62.577,79)

– për me folë me telefon në mes veti – 247.138.41

– karburant dhe mirëmbajtje të veturave dhe për – 843.092.78

– pagesat e denimeve nga gjykatat e Kosovës – 4.413.292,38 plus qindra mijëra euro për taksa, procedura përmbarimore e shpenzime tjera të gjykatave.

VETËM gjatë vitit 2017, sipas auditorit të përgjithshëm komuna ka paguar 606.990 euro denime të shqiptuara nga gjykatat e si pagesë shtesë komuna ka paguar edhe 60.576 euro për taksa, procedura permbarimore etj.”

Beqaj fton të rinjtë të merren me inovacion, ua premton mbështetjen e Qeverisë

Posted: 12 Oct 2018 09:35 AM PDT

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, gjatë fjalës së tij në hapjen e edicionit të shtatë të KosICT-së, ka përmendur objektivat e ministrisë dhe ka folur për parkun inovativ për të cilin tha se do të ndërtohet në Prizren me kosto prej 8 milionë eurove.

Ai u ka thënë pjesëmarrësve se inovacioni nuk është i pamundur nëse ata që merren me të besojnë në veten e tyre, raporton Ekonomia Online.

"Ne besojmë se mundësitë tona janë të palimituara, por duhet të bashkohemi që të rinjtë kosovarë, djemtë dhe vajzat që punojnë në Prishtinë, të kryejnë shërbime dhe të shesin me çmime evropiane".

"Ministria e Inovacionit ka publikuar rezultatet e garës për dhënien e fondeve për organizatat joqeveritare në inovacion. Ne do të vazhdojmë me start up-e dhe do ta transformojmë një kamp ushtarak shumë të madh në një park inovativ".

"Kjo do të jetë diçka regjionale. Këtë do ta bëjmë në bashkëpunim me Gjermaninë. Qeveria kosovare dhe Gjermania do ta bëjnë themelimin e parkut të inovacionit në Prizren, i cili do të kushtojë 8 milionë euro".

Ministri Beqaj ka ftuar të rinjtë që të besojnë në vete dhe shtetin e tyre, raporton EO.

"Inovacioni nuk është i mundur pa bërë gabime, pa dështime. Ne do të krijojmë mundësi që edhe nëse dështoni t'ju ndihmojmë të ngriteni përsëri".

Vjollca Çavolli, drejtoreshë e Shoqërisë së Teknologjisë Informative të Kosovës (STIKK), e vlerësoi si shumë të rëndësishme konferencën dyditore.

Në fillim të konferencës u shpërndanë certifikata për themeluesit e STIKK-ut dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të informohen për teknologjitë më të fundit përmes fjalimeve që do të mbahen në skenën kryesore dhe dytësore.

Konferenca do të zhvillohet paralelisht në sallën kryesore, sallën dytësore (të developer-ave), panairi i startup-ëve dhe inovacionit që do të mbahet në hollin e teatrit si dhe VIP Lounge, holl i rezervuar vetëm për biznes-bërje.

Qëllimi kryesor i konferencës, sipas organizatorëve, është të motivojë dhe informojë masën për mundësitë e mëdha të cilat TIK-u po i jep.

Ipeshkvia sqaron lajmin lidhur me lajmin për tentim vetëvrasje në Katedrale

Posted: 12 Oct 2018 09:03 AM PDT

Ipeshkiva e Kosovës ka dal me një deklaratë lidhur me lajmin për një tentim vetëvrasje në Katedralen e Prishtinës.

"Informojmë të gjithë qytetarët se, lajmi kinse një person ka kërcënuar se do të shkojë në këmbanarën e Katedrales për të bërë vetëvrasje, është i rremë.", thuhet në komunikatë të Ipeshkvisë.

Siç thuhet në komunikatë ka  qenë një alarm i ekzagjeruar dhe i panevojshëm i institucioneve publike që shkaktuan shqetësim te qytetarët, pa e verifikuar përpara vërtetësinë dhe burimin.

"Një akt i tillë ka shumë pak gjasa të ndodh te Katedralja, pasi gjithnjë aty janë personat përgjegjës dhe vendi është nën vëzhgim të përhershëm", thuhet në deklaratën e Ipeshkvi-së.

Dështon takimi midis Bechtel-Enkës dhe Hanit të Elezit

Posted: 12 Oct 2018 08:50 AM PDT

Nuk është mbajtur takimi i planifikuar midis Drejtorit Gjeneral të kompanisë "Bechtel-Enka", Riadh Alkhazraji dhe Kryetarit të komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Takimi midis dy palëve është pritur të zhvillohet sot në ora 14:00 për të diskutuar vendimin e komunës për ndalimin e punimeve të kompanisë "Bechtel-Enka" në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, pas orës 23:00 me arsyetimin se po iu shkakton zhurmë banorëve përreth.

Klan Kosova ka kontaktuar të parin e komunës dhe ai ka thënë se përkundër faktit që vet menaxhmenti i kësaj kompanie ka kërkuar takim, ata nuk kanë respektuar atë.

"Takimi që ata vet e kanë kërkuar në ora 14:00 nuk është mbajtur pasi që ata nuk kanë ardhur në takim. Kjo vërteton edhe seriozitetin e punëve që kjo kompani ka bërë deri tani", ka thënë Refki Suma, për Klan Kosova.

Kryetari i kësaj komune gjatë orës 23:00 ka dalë në vend-punishten që ndodhet në pronën e komunës së Hanit të Elezit dhe ka ndërprerë punimet e kompanisë Bechtel Enka.

Suma e ka arsyetuar këtë veprim duke thënë se banorët e kësaj zone po ankoheshin për punimet që po zhvilloheshin në orët e vona të mbrëmjes.

Gjykata turke pritet ta lirojë pastorin amerikan Andrew Brunson

Posted: 12 Oct 2018 08:46 AM PDT

Pas dy vitesh pasi u arrestua nga autoritetet, një gjykatë turke ka vendosur ta lirojë pastorin amerikan, Andrew Brunson, nga arresti shtëpiak.

Gjykata ka vendosur që Brunson të lirohet nga paraburgimi për shkak të kohës që tashmë ai ka shpenzuar në arrest, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ky vendim i gjykatës për të hequr kontrollet gjyqësore do të thotë se tani pastori amerikan mund të kthehet në Shtetet e Bashkuara.

Ai është akuzuar për terrorizëm pas përpjekjes së grusht shtetit të dështuar  që u zhvillua në Turqi gjatë verës së vitit 2016.

Grusht shteti i cili synonte rrëzimin e pushtetit u nisa nga ushtria turke në një operacion të koordinuar në të gjithë vendin.

Detajet rreth kësaj ngjarje mbeten ende të paqarta, por si pasojë, më shumë se 50,000 njerëz janë arrestuar në muajt që pasuan.

Brunson ishte njëri nga amerikanët e akuzuar për komplot për të përmbysur qeverinë. Nëse ai do të shpallej fajtor, Brunson mund të ishte dënuar me 35 vjet burgim.

Pastori ka qenë arsyeja e thellimit të tensioneve diplomatike midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke rezultuar edhe në vendosjen e sanksioneve.

Pse disa njerëz nuk ngrohen kurrë

Posted: 12 Oct 2018 08:40 AM PDT

Shkencëtarët kanë gjetur arsyen pse disa njerëz nuk mund të ngrohen kurrë, ndërkohë që të tjerët nuk ndiejnë të ftohtë.

Kjo për shkak se disa receptorë të qelizave nervore ndodhen thellë brenda trupit dhe ato nuk stimulohen nga temperatura, por nga sinjale të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me temperaturën, shkruan Medicalnewstoday, transmeton Klan Kosova.

Këto qeliza kurrë nuk vijnë në kontakt me mjedisin sepse ato nuk janë të vendosura pranë lëkurës, por janë të mbushura me receptorë që ndikohen nga hormonet, proteinat dhe komponimet e tjera biokimike brenda trupit.

Journal of Neuroscience nga Universitetit i Floridës ka gjetur arsyen se pse menopauza, depresioni dhe ethet ndonjëherë shkaktojnë dridhje në të njëjtën kohë kur trupi ka temperaturë të lartë.

"Ajo që ne po mundohemi të kuptojmë është roli filozofik dhe patologjik i këtyre receptorëve dhe pse disa njerëz mund të ndiejnë të ftohtë apo dhimbje, pavarësisht nga stimujt e jashtëm", ka thënë neuro-shkencëtari Jianguo Gu, i cili është hulumtues në Kolegjin e Stomatologjisë.

"Kjo mund të shpjegojë arsyen pse ju dhe unë mund të ulemi në të njëjtën hapësirë dhe njëri mund ta ketë ftohtë ndërsa tjetri jo, kur temperatura e mjedisit është e njëjtë për të dyja palët", ka shtuar Gu.

Dardan Sejdiu: Besoj që Prishtina ime duhet ta ketë xhaminë më të bukur të kohës

Posted: 12 Oct 2018 08:34 AM PDT

Deputeti Dardan Sejdiu dhe ish-nënkryetari i Prishtinës, ka thënë se nuk është kundër ndërtimit të xhamisë së Madhe në kryeqytet.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ai shpjegon qëndrimin e tij rreth kësaj çështjeje.

Më poshtë shkrimi i plotë:

PËR XHAMINË E MADHE, PËR PROJEKTIN E ZAHA HADID

Në një postim të një miku për çështjen e Xhamisë së madhe, në të cilën ai propozon që të mblidhen fonde për ndërtimin e xhamisë sipas propozimit të arkitektës Zaha Hadid, unë jam shprehur për këtë propozim dhe jam zotuar që do të kontribuojë edhe financiarisht.

Pra, nuk jam kundër ndërtimit të xhamisë së madhe. Besoj thellësisht se ajo duhet të ndërtohet.

Por, unë besoj që Prishtina ime duhet ta ketë xhaminë më të bukur të kohës sonë. Prishtina ime, e Kosova jonë e ndërton këtë xhami me para tona, secilit nga ne që ka pak!

Xhamia në Prishtinë bëhet vendi ku secili musliman ndjehet në shtëpi të zotit e mysafiri ndjehet mirë në te.

Gjatë këtyre 20 viteve të pasluftës, në Kosovë janë ndërtuar shumë xhami të reja. Me donatorë të llojllojshëm dhe me arkitekturë të ndryshme. Jo rrallëherë pa përfshirjen e komunitetit lokal fetar dhe të profesionistëve: arkitektë, urbanistë, ndërtimtarë, historianë, islamologë etj.

Prishtina ime, e kaltër si qielli e ka zemrën e dashurinë me ba një xhami që na e zbukuron vendin, na i mbush zemrat e na mbanë bashkë. Prishtina ime e ndërton xhaminë vet.

Sa për informim Zaha Hadid është arkitektja e parë grua që e ka fituar çmimin Pritzker Architecture në vitin 2004. Kjo zonjë ka propozuar edhe një zgjidhje për xhaminë e madhe në Prishtinë. E ky është edhe projekti që mbështes.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more