Skip to main content

Humb jetën një punëtor në Malishevë, pasi i ra shtylla elektrike mbi kokë

Humb jetën një punëtor në Malishevë, pasi i ra shtylla elektrike mbi kokë


Humb jetën një punëtor në Malishevë, pasi i ra shtylla elektrike mbi kokë

Posted: 16 Oct 2018 01:44 AM PDT

Një punëtor i një kompanie private që ishte kontraktuar nga KEDS-i për t'i ndërruar shtyllat elektrike, ka mbetur i vdekur, pasi që njëra nga shtyllat e vjetra i ka rënë në kokë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Banjë të Komunës së Malishevës, shkruan Gazeta Express.

Ndërrimi i shtyllave elektrike i kushtoi me jetë një prej punëtorëve në Komunën e Malishevës. Ai mbeti i vdekur pasi që derisa po largonte disa shtylla të vjetra, njëra prej tyre i ka rënë në kokë, duke e lënë kështu pa shenja jete.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë për rajonin e Malishevës, Hazir Berisha.

Berisha ka bërë të ditur se punëtori ka vdekur në vend, dhe se në shtëpinë e Shëndetit është dërguar pa shenja jete.

"Informata është marrë rreth orës 16:00 pasdite. Një kompani e kontraktuar nga KEDS-i që merret me montimin e shtyllave të reja të betonit për elektrikë, pasi që i ka montuar shtyllat e reja, duke i zhvendosur shtyllat e drunit ato të vjetrat, me kamion duke e hjekur një shtyllë aksidentalisht nuk ka shku mirë puna rreth hjekjes së shtyllës, ajo është këput dhe e ka goditur pikërisht atë manipulatorin që ka shërbyer për ta ngarkuar shtyllën në kamion dhe e ka goditur në kokë punëtorin", deklaroi Berisha për Express.

Ndryshe, vetëm gjatë këtij viti, numri i personave që kanë humbur jetën në vendin e punës arrin në 18, shifër kjo që në pesë vitet e fundit shkon në 93 viktima./Gazeta Express.

The post Humb jetën një punëtor në Malishevë, pasi i ra shtylla elektrike mbi kokë appeared first on DRENICA PRESS.

Ky vend në Zvicër është shpallur vendi më i bukur në botë

Posted: 16 Oct 2018 01:00 AM PDT

Vendi piktoresk në Alpet e Zvicrës Ascher dhe shtëpia bukolike me restorantin në të ka qenë gjithmonë një destinacion i bukur për turistët. Por ai është edhe "zyrtarisht" vendi më i bukur në botë

Që të jetë kështu kanë vendosur redaktorët e librit "Destinations of Lifetime" të revistës me renome "National Geographic", të cilët këtë fotografi e kanë vënë në ballinën e librit. Autor i fotografisë është zvicerani nga Kantoni St. Gallen Peter Böhi.

Ky destinacion me shtëpinë që rri "varur" në një shkëmb të lartë 100 metra është zgjedhur si më i bukuri nga të gjitha vendet e bukura të botës. Konkurrenca ka qenë shumë e madhe: plazhe të mrekullueshme, qytete antike dhe vende tjera piktoreske kanë mbetur mbrapa Äscher-it magjepsës, shkruan Watson.ch.

Në konkursin për pamjet më të bukura, me fotografitë e tyre kanë marrë pjesë 225 fotografë nga e gjithë bota.

The post Ky vend në Zvicër është shpallur vendi më i bukur në botë appeared first on DRENICA PRESS.

Ky ministër viziton sot Skënderajn

Posted: 16 Oct 2018 12:51 AM PDT

Ditën e djeshme si ministër i ri në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u emëra Fatmir Matoshi.

E, pikërisht ditën e parë si ministër Matoshi ka vendosur ta nisë me vizitën e tij në komunën e Skënderajt.

Matoshi do të vizitojë Komunën e Skenderajt, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit "Rregullimi i shtratit të lumit Klina", i financuar nga MMPH.

Ceremonia e fillimit të projektit do të mbahet në hyrje të qytetit, afër zjarrëfikësve, duke filluar nga ora 11:00.

The post Ky ministër viziton sot Skënderajn appeared first on DRENICA PRESS.

Zyrtare: Ilir Latifi do të ndeshet në UFC, ja kundërshtari i tij

Posted: 16 Oct 2018 12:37 AM PDT

Në javën e parë të tetorit të 2018 të gjithë po flasin për UFC, kjo për shkak të përballjes mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.

Rusi fitoi ndaj irlandezit dhe për këtë u urua edhe nga shqiptari i UFC-së, Ilir Latifi, me të cilin edhe njihen.

Me këtë rast sportisti nga Kosova ka njoftuar edhe meçi i tij i ardhshëm në UFC është ndaj Corey Anderson.

Dyshja do të ndeshjen në kuadër të titullit 'light heavyweight' dhe do të mbahet në Las Vegas më 29 dhjetor.

Shqiptari 35 vjeçar në MMA ka 20 ndeshje në total, nga këto ka 14 fitore,5 humbje dhe një barazim. Ndërsa në anën tjetër amerikani në MMA ka 11 fitore dhe katër humbje.

Vlen të theksohet se Latifi në UFC garon si sportist i Suedisë.

The post Zyrtare: Ilir Latifi do të ndeshet në UFC, ja kundërshtari i tij appeared first on DRENICA PRESS.

Ekrem Mustafa edhe zyrtarisht Ministër i Punëve të Brendshme

Posted: 16 Oct 2018 12:33 AM PDT

Ekrem Mustafa është emëruar edhe zyrtarisht Ministër i Punëve të Brendshme. Vendimin për emërimin e Mustafës në këtë pozitë e ka marrë mbrëmë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Express

Mustafa është emëruar në këtë pozitë pas lirimit nga pozita të Bejtush Gashit, i cili mori drejtimin e ministrisë, pas largimit të Flamur Sefajt, muaj më parë.

Në vendimin për emërimin në krye të MPB-së që ka siguruar Express, thuhet se Gashi është i obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi ta deklarojë pasurinë.

Ndryshe, Deputeti nga radhët e AKR'së, Labinot Tahiri është shprehur i lumtur pas vendimit të partisë së tij për të shkarkuar Bejtush Gashin nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe emërimit të një ministri të ri, i cili vjen nga Ferizaj.

Tahiri gjithmonë është ankuar që në Qeverinë e Kosovës asnjë ministër nuk vjen nga komuna e Ferizajt. E një kërkesë të tillë ia ka plotësuar partia e tij. Ekrem Mustafa do të jetë ministër i Brendshëm.

Mustafa është ministri i tretë që e ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme prej që është formuar qeveria Haradinaj, në shtator të vitit 2017./Gazeta Express

The post Ekrem Mustafa edhe zyrtarisht Ministër i Punëve të Brendshme appeared first on DRENICA PRESS.

Nis ligjërimi i imamëve në burgje

Posted: 16 Oct 2018 12:31 AM PDT

20 imamët e përzgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), pas verifikimit të tyre nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), kanë nisur ligjërimin në burgjet e Kosovës me qëllim të deradikalizimit të të burgosurve.

20 imamë të përzgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë nisur ligjërimin në burgjet e Kosovës me qëllim të deradikalizimit të të burgosurve. Ligjërimi i tyre në burgje ka ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për "realizimin e rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të burgosur" në mes të Ministrisë së Drejtësisë (MD) dhe Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në maj të këtij viti.

Lajmin për nisjen e këtij procesi e kanë bërë të ditur për "Zërin" zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Zyrtari për Informim në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK), Jeton Kabashi, ka thënë se ligjërimi ka nisur, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

"Ju informojmë se procesi i këshillimit fetar nga imamët ka filluar, por meqenëse jemi ende në fillim të procesit ne sigurisht që në një të ardhme të afërt do t'ju njoftojmë më hollësisht", ka thënë Kabashi.

The post Nis ligjërimi i imamëve në burgje appeared first on DRENICA PRESS.

12 fjalët që zakonisht shkruhen gabimisht

Posted: 16 Oct 2018 12:29 AM PDT

Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion.

Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion. Pa dashur të vëmë gishtin te fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur "kontributin" e klasës politike, të vetëquajturve "opinionistë" e "analistë", por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.

Pr. Dr. Pajtim Bejtja para pak kohësh, ka shkruar një artikull për deformimet në gjuhën shqipe: "Te deformimet që i bëhen gjuhës shqipe mund të ndalet gjatë, pasi ato janë të shumta dhe janë vënë në dukje në mjaft shkrime nga specialistët e gjuhës. Fakti që deformimet bëhen me shumicë edhe nga njerëzit publikë, që supozohet të kenë një nivel të lartë kulturor, tregon se kultura gjuhësore te ne është përgjithësisht e nivelit të ulët, gjë që kërkon vëmendje dhe masa nga ana e organeve dhe e institucioneve përkatëse, duke filluar nga ato arsimore. Nga ana tjetër, edhe vetë personat publikë (dhe jo vetëm këta), sidomos gazetarët, duhet të bëjnë përpjekje vetjake për rritjen e kulturës së tyre gjuhësore, duke e quajtur atë si pjesë përbërëse të kulturës profesionale. Në këtë mes nuk duhet harruar që gjuha është një nga tiparet themelore të identitetit kombëtar."Nisur nga ky citim, ne po e nisim nga fundi, pra nga vetja. Më poshtë, kemi renditur vetëm 12 fjalë që i përdorim çdo ditë, por që shpesh hasin deformim në drejtshqiptim dhe drejtshkrim.

Shkruhet: gjithëçka ose gjithshka

Duhet: gjithçka

Ë-ja fundore e fjalës gjithë bie në fjalët e përngjitura, si: gjithçka, gjithherë, gjithçmos, gjithfarë, gjithkah, gjithkund, gjithkush, gjithmbarë, i gjithmbarshëm, gjithmonë, gjithnjë, gjithsaherë, gjithsecili, gjithsesi etj.

Shkruhet: agjensi
Duhet: agjenci

Fjalët e huaja nga burimi latin e neolatin me c do të shkruhen me c e jo me s. Po ashtu, fjalët me burim grek a latin, që kanë një g përpara zanoreve i dhe e, shkruhen me gj (dhe jo me xh) ashtu si shqiptohen; p.sh.: agjenci, gjeografi, gjeometri, gjeneratë, gjenezë, gjimnastikë, higjienë, origjinë etj. Në agjencitë turistike ku shkruhet si në rastin e fotos, meritoni një paketë “all inclusive.”
Shkruhet: djath
Duhet: djathë

Shkruhet -ë-ja fundore te emrat mashkullorë dhe shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës: atë, burrë, djalë, gjalmë, gjumë, kalë, lëmë, lumë; ballë (balli, ballët), brumë (brumi, brumët), djathë (djathi, djathët), drithë, drithëra, dyllë, dhallë, dhjamë, gjalpë, mjaltë, ujë, ujëra etj.;
Shkruhet: marrdhënie, mardhënie, marrëdhënje
Duhet: marrëdhënie

Emrat femërorë foljorë me prapashtesën -je e ruajnë j-në në trajtën e pashquar dhe të shquar të njëjësit dhe të shumësit; p.sh.: ardhje, derdhje, dalje, lidhje, marrje, mbështetje, pritje, shitje, tretje etj. Por ku bashkohet j-ja me n-në, do të shkruhen nie dhe jo nje; p.sh.: dhënie, marrëdhënie, parathënie, etj. Kështu do të shkruhet edhe gie dhe jo gje djegie (e jo djegje), shmangie, lagie etj. Me j do të shkruhen edhe emrat femërorë me -ije dhe -ijë, në të cilët j-ja i përket temës së fjalës dhe ndihet kudo; p.sh.: anije, anija, anijeje; fije,
fija; shije, shija; bijë, bija; mijë, mija; vijë, vija, fëmijë, fëmija, fëmijët a fëmi, fëmija, etj.

Shkruhet: Lagja
Duhet: Lagjja

(Shpjegimi në rastin e lagjes është si te marrëdhënie). Në rast se do ndeshni një tabelë në qytet me Lagja "Luigj Gurakuqi", shtojini edhe një –j, pra Lagjja "Luigj Gurakuqi". Dikush
do ta fiksojë, patjetër.
Shkruhet: çertifikatë
Duhet: certifikatë

Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç apo me s: celebrim, celular, centralist, centralizoj, certifikatë, procedurë, proces, etj.;
Shkruhet: e dielë
Duhet: e diel (pa ë-fundore)

Ditën e shtatë të javës, Zoti e bëri pushim. Edhe ë-ja fundore në këtë rast është gjithmonë pushim. Nuk shkruhet ë-ja fundore tek të gjithë emrat, te të cilët grupi i zanoreve ie ndiqet nga një bashkëtingëllore e lëngët (l, ll, r) dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre: e diel, diell, miell, qiell, etj.; diellor, përmiell, miellzim, qiellor, etj.;
Shkruhet: Digjitalizim
Duhet: Dixhitalizim

Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane dhe që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj. Por dixhitalizim është një fjalë, kryesisht e re e shqipes, dhe me dixhitalizimin e sistemit të arsimit në Shqipëri, përmes futjes së tabletave në shkollë, ka pasur konfuzion edhe nga vetë Ministria e Arsimit për rastin në fjalë, meqenëse herë e shkruan digjitalizim e herë dixhitalizim. Për këtë, në një deklaratë publike pak kohë më parë, akademiku Jorgo Bulo ka thënë: "Dixhitalizim është fjalë e re në fjalorin e shqipes dhe ka krijuar konfuzion, por duhet të shkruhet me "xh" dhe jo me "gj", sipas rregullit të drejtshkrimit të shqipes, që fjalët e huaja shkruhen ashtu siç shqiptohen".

Shkruhet: vënd
Duhet: vend

Së bashku me qendër – jo qëndër, mendje jo mëndje; fle jo flë; qendër jo qëndër Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëllore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit:
(më) dhemb, dhembje, femër, femërore, gjemb, e premte, rremb, shemb, shembull, shembullor, i shtrembër, shtrembëroj, tremb, thembër, zemër, zemëroj etj.; argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshëm, mendje, mendoj, mendim, përmend, zëvendës, zëvendësoj etj.; e enjte, gështenjë, ndenja, (i, e) ndenjur, shenjë (por shënoj, shënim), (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë etj.
Shkruhet: Mirësevini!
Duhet: Mirë se vini!

Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë vafsh! Mirë mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë!”, shkruhen ndaras, jo bashkë, siç hasen zakonisht, sidomos në institucionet arsimore, ku mësohet gjuha shqipe. P.sh., thuajse në të gjitha fjalët që zakonisht shkruhen gabim shkollat, shohim "Mirësevini, nxënës të dashur!", e cila, sigurisht që është shkruar gabim. Edhe në hyrje të shumë qyteteve, kjo shprehje gjendet e shkruar gabim: “Mirësevini në X qytet!” Kujdes! Këto pasthirrma shkruhen bashkë vetëm kur ato kthehen në emra, p.sh.: Pasi i uroi mirëseardhjen, e ftoi të uleshin brenda. Fjala e mirëseardhjes. Darka (dreka) e mirëseardhjes. Në shenjë mirëseardhjeje etj.
Shkruhet: Qera
Duhet: Qira

Shumë njerëz e dinë se trajta e duhur është qera, madje është qesharake edhe kur korrigjojnë të tjerët kur e përdorin në të folur a të shkruar qira. Në fakt, kjo fjalë shkruhet me i dhe jo me e. I-ja nuk jepet me qira në këtë rast.
Shkruhet: sërisht
Duhet: sërish

Sërish hyn në grupin e atyre fjalëve, të cilave u shtohen "bishta", si, p.sh., thuhet Yzberisht, në vend të Yzberish apo garazhd, në vend të garazh (siç duket ngatërrohet garazhi me grazhdin, shkruan Prof. Bejta

The post 12 fjalët që zakonisht shkruhen gabimisht appeared first on DRENICA PRESS.

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dy persona të arrestuar

Posted: 15 Oct 2018 02:19 PM PDT

Para pak minutash në kryeqytet janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, derisa një tjetër ndodhet në arrati.

Indeksonline mëson se përveç që janë dëgjuar të shtëna, nuk është lënduar as edhe një person.

The post Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dy persona të arrestuar appeared first on DRENICA PRESS.

Ramiz Lladrovci e kishte Adem Jasharin bajraktar në dasmë, tregon çfarë kishte bërë ai (Video)

Posted: 15 Oct 2018 01:54 PM PDT

Ramiz Lladrovci në dasmën e tij e kishte bajraktar Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, të cilin e nderon i madh e i vogël.

Lladrovci, në emisionin "Show Room me Gentën" në RTV Dukagjini, ka kujtuar ditën kur u martua.

Ai kujtoi se atë ditë përveç festëse e gëzimit se po merrnin nuse, krushqit në krye me komandantin Adem Jashari, kanë marrë parasysh edhe vdekjen.

E pse ishte menduar më e keqja, Lladrovci ka treguar të gjithën në detaje.

"Unë jam martuar më 2 shtator 1990. Më 3 shtator ka qenë greva e përgjithshme e punëtorëve në Kosovë, ngjarje shumë e rëndësishme. Në atë kohë policia serbe çdo dasmë që e barte flamurin kombëtar e ndalonte, ua merrte flamurin, i përdhunonte dasmorët, i shtinte me shkel flamurin. Në dasmën time ka qenë Adem Jashari, Jakup Nura, Haredin Hyseni e shumë shokë, të cilët kanë ardhur jo vetëm me qenë në dasmë me ne, por me vdekë për flamurin. Ata kanë qenë në dasmën time të armatosur me armatimet më të rënda që i kanë pasur, me automatikë".

"Në rrugën kryesore, unë i kam miqtë nga Polluzha e Drenasit dhe nga rruga kryesore në familjen e nuses time i ka 500 – 600 metra larg. Dhe kur kanë shku [krushqit] kanë qenë kompanjollat e policisë në atë udhëkryq. Kur e kanë marrë nusen kanë shti me automatik dhe mund të them që policia jo që s'ka guxua me nejt aty, por ka ik me vrap. Nja tre muaj ne kemi bërë roje si lagje se kur po na sulmojnë policia serbe. Kjo nuk ka ndodhë, ka ndodh më vonë", u shpreh Lladrovci. /Telegrafi/

The post Ramiz Lladrovci e kishte Adem Jasharin bajraktar në dasmë, tregon çfarë kishte bërë ai (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Imami nga Drenasi e quan Tërnaven ‘Tito i Kosovës’!

Posted: 15 Oct 2018 01:50 PM PDT

Imami nga Drenasi, Osman Musliu po vazhdon që ta kundërshtojë rikandidimin e Myftiut, Naim Tërnava për herë të katërt me radhë për në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Ai ka treguar se sot nga shumë medie ka pasur disa pyetje lidhur me zgjedhjet në BIK.

Për këtë, imami thotë se zgjedhjet në BIK janë ato të parat në ish-jugosllavi. Madje, ai përmend një thënie të cilën e kishte mësuar nga babai i tij i ndjerë në gjuhën serbe.

"Dali ste za Krala ili za Tito?- që në shqip do të thotë "A jeni për Kralin apo për Titon"?!, tregon tutje imami, shkruan Indeksonline.

Ai shton duke treguar se në kuptim del të shtrohet pyetja se si do që të votonte populli votat shkonin për Titon, duke aloduar kështu në Myftiun,  Naim Tërnava.

"Naim Ternava është 'Tito i Kosovës', prandaj nuk e kam ndërmend të merrem me zgjedhjet e Titos së vogël.  Ju qoftë për hajr atyre qe e sollën Ternaven ne fillim edhe e shndërruan në Tito apo Kral te BIK-ut vetëm ju kisha porositur qe pas vdekjes ta ballsamosin si Stalinin që e kanë dashuruar shumë dhe te i'a këndojke atë këngën; "druzhe Tito mi te se kunemo…përkthimi: "Shoku Tito ne të betohemi rrugës tënde nuk do të largohemi… Kaq për zgjedhjet e "Titos", ka thënë imami Musliu.

Ndryshe, Sindikata e BIK-ut ka reaguar sot lidhur me zgjedhjet e Kryesisë së këtij institucione. Sipas tyre, është mbi bazën e shkeljes së kushtetutës- statutit të brendshëm të cilën e kishte ndryshuar padrejtësisht pas mandatit të dytë të tij në vitin 2013, duke organizuar edhe puç ndaj kryetarit të Kuvendit.

"Ashtu siç të ashtuquajturat zgjedhje BIK-së të vitit 2013 Sinidikata i kishte shpallur jolegjitime, edhe këtë herë këto të quajtura zgjedhje për mandatin 2018-2023 i shpall jo legjitime dhe jo transparente sepse edhe tani këtë herë ato po zhvillohen mbi aktin e shkeljes e statutit- kushtetutes së BIK-së si dhe mbi kriteret e vjetra të trashëguara nga sistemi monist.

Prandaj si organizim sindikal apelojmë tek besimtarët tanë , imamët , e ne veçanti tek antarët e këshillave në nivele lokale, si dhe tek kryetarët e këshillave të BIK-së , që të përkrahin iniciativën e reformave administrativo juridike në institucionin tonë", thuhet ndër të tjerash në deklaratën e Sindikatës së BIK-ut./Indeksonline/

The post Imami nga Drenasi e quan Tërnaven 'Tito i Kosovës'! appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more