Skip to main content

“Bodybuilderi Bajraktaraj vazhdon me suksese jashtë Kosovës” plus 9 more Ekonomia Online

“Bodybuilderi Bajraktaraj vazhdon me suksese jashtë Kosovës” plus 9 more Ekonomia Online


Bodybuilderi Bajraktaraj vazhdon me suksese jashtë Kosovës

Posted: 15 Oct 2018 10:29 AM PDT

Pas suksesit të muajit shtator ku u shpall kampion në kategorinë gjysmë të rëndë, kampion absolut dhe kampion mbarëkombëtar, Kushtrim Bajraktaraj vazhdoi sukseset edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Ai mori pjesë në garat e IFBB-së (International Federation of Bodybuilding and Fitness) që u mbajt me datat 12-14 tetor 2018 në Maqedoni, ku mori medalje të argjendtë në garën Diamond Cup në kategorinë 75-85 kg.

Bajraktaraj tha se pavarësisht rezultateve pozitive që mori, ai asnjëherë nuk është 100% i kënaqur me aq. "Unë jam mjaft i kënaqur dhe ky rezultat më motivon që në vitin 2019 të përmirësohem edhe më shumë."

Bajraktaraj shtoi se "ky është një sport mjaft strikt dhe i vështirë, pasi që ne edhe punojmë secili punët tona, por edhe i dedikohemi shumë formës tonë fizike e cila konsumon shumë kohë dhe mjete financiare. Mëkat që çdo vit duhet t'i përsërisim fjalët e njëjta, mirëpo shpresojmë që një ditë të bëhet më mirë".

Kushtrim Bajraktaraj është njëri nga bodybuliderët më të suksesshëm të Kosovës.

Qeveria s’merret me drejtorët e larguar nga puna në MASHT

Posted: 15 Oct 2018 10:26 AM PDT

Nga viti 2007, Isni Kryeziu kishte punuar si drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Arsimit.

Por që nga ky muaj, Kryeziut i është ndërruar kjo pozitë me atë të koordinatorit, por pa ditur saktësisht se çfarë pune do të kryejë brenda ministrisë, raporton KTV.

Ndryshimet janë bërë bazuar në rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, por që e njëjta, sipas Kryeziut dhe punëtorëve të tjerë, është e paligjshme.

Për këtë, ata të hënën i janë drejtuar edhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se tema është specifikë e ministrisë dhe çfarëdo rregullore që miratohet nga qeveria, përgjegjëse është ministria e linjës.

Por, zyrtarë të ministrisë nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës.

Rreth 32 drejtorë e udhëheqës të MASHT-it, të cilët kanë pasur vend të përhershëm të punës, janë larguar nga pozitat e tyre në ministrinë që udhëhiqet nga Nisma e Fatmir Limajt.

Një pjesë e tyre janë sistemuar si koordinatorë ose ushtrues detyre, e disa nga ta ende nuk kanë marrë vendim se në çfarë pozitash janë emëruar.

Në vend të tyre, MASHT-i ka emëruar ushtrues detyre deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit.

Vlerat shëndetësore të lules së blirit

Posted: 15 Oct 2018 10:19 AM PDT

Lulja e blirit përmirëson sistemin imunitar, ajo parandalon disa qeliza të dëmshme, qetëson organizmin, heq ankthet dhe ul tensionin e gjakut.

Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit. Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Rritet në pyje, shkurre dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut.

Blirit i përdoren lulet së bashku me gjethet. Vjelja bëhet me dorë ose me gërshërë dhe duhet të të kihet parasysh të mos hiqen më shumë se 60-70 % e luleve.

Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell sidomos në këto ditë qershori. Vlerat shëndetësore të lules së blirit përfshijnë aftësinë për të përmirësuar sistemin imunitar, ajo parandalon disa qeliza të dëmshme, qetëson organizmin, heq ankthet dhe ul tensionin e gjakut.

Lulja e blirit është përdorur në mjekësinë tradicionale popullore të shumë vendeve në botë. Lulja e blirit në versionin e saj të thatë mund të bëhet çaj, i shijshëm dhe me aromë të fortë. Lëngu dhe lulja vetë kanë një nivel të lartë përbërësish të çmuar, flavonoidë dhe substanca të tjera që e bëjnë blirin si një bimë shumë të besueshme në treg.

Cilat janë vlerat e lules së blirit?

Lufton ankthin: Një nga përdorimet më të gjera të çajit të lules së blirit është kundër ankthit. Ky çaj ka aftësi qetësuese kundër stresit mendor. Nëse vuani nga luhatjet e humorit ose stresi kronik, një filxhan me çaj bliri është zgjidhja më e zgjuar që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin mendor.

Neutralizon qelizat e dëmshme: Antioksiduesit që gjenden tek bliri shërbejnë si luftëtarë kundër radikaleve të lira, duke i larguar ato dhe përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm. E gjithë kjo parandalon sëmundjet kronike.

Pastron organizmin: Përbërësit dhe acidet që gjenden tek bliri çlirohen menjëherë në çaj duke nxitur djersitjen. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar toksinat nga trupi, së bashku me kripërat e tepërta, yndyrnat, ujin dhe substancat e huaja. Këto cilësi e bëjnë blirin shumë të çmuar në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë, pasi e ul atë.

Lufton të ftohtin dhe gripin: Përveç nxitjes së djersitjes dhe uljes së temperaturës, lulja e blirit jep një kontribut të veçantë në luftimin e simptomave të të ftohtit, gripin, inflamacionit në gojë dhe traktin respirator. Çaji i lules së blirit të ndihmon edhe me kollën dhe fytin e trazuar, duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.

Lufton dhimbjet: Ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës, të shkaktuara nga tensioni dhe simptoma të tjera të inflamacionit duhet të konsumojnë çaj bliri dhe të eliminojnë dhimbjet nga artriti apo simptoma të tjera. Siç largon problemet nga rrugët e frymëmarrjes, ashtu ul tensionin e gjakut duke parandaluar një sërë problemesh përfshirë dhimbjet e kokës.

Përmirëson tretjen: Nëse keni stomak të lënduar, fryrje apo shtrëngime, atëherë mos i kurseni vetes një filxhan me çaj bliri sepse do të ndiheni mirë menjëherë. Përbërësit biologjikë të lules së blirit do të shuajnë shqetësimet gastrointenstinale dhe nxisin një tretje më të mirë të ushqimit.

Kujdes: Doza maksimale e këtij çaji është tre filxhanë në ditë. Gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë çaj bliri sepse përbërësit e lules mund të ndërveprojnë negativisht me barrën e tyre.

Qeveria e bindur se FSK-ja as s’do të mbetet barrë e as peng i buxhetit të Kosovës

Posted: 15 Oct 2018 10:19 AM PDT

Kosova ka ecur para në tentimin e saj të tretë për ta bërë ushtrinë e Kosovës.

Kuvendi tashmë e ka futur në agjendën e tij për tetor votimin e projektligjeve.

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, pas kthimit nga SHBA-ja, i ka thënë KTV-së se rruga e ndërrimit të statusit të Forcës është e qartë dhe po bëhet në koordinim me shtete aleate.

Sipas tij, ajo çka është e sigurt është se FSK-ja do të jetë forcë mbrojtëse.

Ramadani ka folur edhe për implikimet buxhetore të ushtrisë së ardhshme, ndonëse nuk ka specifikuar shumën e parave që duhet ndarë për të.

Ai ka thënë se ajo nuk do të jetë barrë e buxhetit e as nuk do të mbetët peng i saj.

Numri dy i politikës së FSK-së ka theksuar se duhet sqaruar fakti se FSK-ja nuk do të bëhet ushtri në ditën e parë të votimit, por kjo do të ndodhë në një plan strategjik 10-vjeçar.

Skënder Perteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka thënë se është koha ideale që tentimi i tretë për ta bërë ushtrinë të realizohet.

Opozita ka shprehur gatishmërinë për ta përkrahur ndërrimin e statutit të Forcës.

"Kuvendi këtë vit ka pasur probleme të mëdha më kuorumin dhe mundësia e votëbesimit të qeverisë do të ishte fatale për të ardhmen e FSK-së", ka theksuar Perteshi.

Në moshën 40-vjeçare, njerëzit më pak të lumtur

Posted: 15 Oct 2018 10:13 AM PDT

Studiuesit e shpjegojnë ciklin e lumturisë me formën e germës U.

Me të kaluar moshën 40-vjeçare, trupi nuk është më ai që ishte. Sipas ekspertëve një sërë ndryshimesh fizike ndodhin ashtu si tek meshkujt, edhe tek femrat. Sipas "Best Life", disa nga ndryshimet që lidhen me këtë grupmoshë janë:

– Rrudhat bëhen më të theksuara
– Flokët thinjen më tepër dhe nisin të bien më shumë
– Ndjen dhimbje më të shpeshta në trup-
– Fle më pak
– Je më i-e shpërqendruar, etj.

Në fakt, edhe studime të mëparshme kanë treguar që grupmosha 40 vjeçare ka një sërë ndryshimesh jo vetëm fizike, por edhe psikologjike. Studiuesit e shpjegojnë gjithçka me germën U.

Sipas tyre, lumturia gjatë jetës është si forma U, e lartë në fillim, duke u ulur në mes të jetës, tek të 40-at, dhe vjen një moshë që ngrihet prapë, pasi drejt plakjes, njerëzit janë përshtatur me pikat e forta por edhe dobësitë e tyre, apo edhe sepse shohin bashkëmoshatarët e tyre të ndërrojnë jetë, çka i bën më të vetëdijshëm për jetën e bukur që kalon…

Fëmijët duhet të peshohen gjatë shkollimit, për të parandaluar obezitetin

Posted: 15 Oct 2018 10:11 AM PDT

Fëmijët duhet të peshohen çdo vit në shkollë nën propozime radikale për të reduktuar obezitetin, thonë pediatrit.

Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijës thotë se shëndeti i nxënësve në Angli po mbetet prapa vendeve të tjera evropiane dhe rrezikon të përkeqësohet më 2030, njofton Klan Kosova.

Nivelet në rritje të obezitetit, çështjet e shëndetit mendor dhe normat e rritjes së vdekshmërisë foshnjore tregojnë se ekziston 'rrezik në horizont' për gjeneratën e ardhshme, paralajmëron ai.

RCPCH u kërkon zyrtarëve të paraqesin kontrolle vjetore shëndetësore për të gjithë fëmijët për të kërkuar shenja paralajmëruese të problemeve si pjesë e një raporti rekomandimesh që synojnë përmirësimin e shëndetit të të rinjve, njofton Klan Kosova.

Macja me fotografi mahnitëse në Moskë

Posted: 15 Oct 2018 10:04 AM PDT

Fotografja Kristina Makeeva nga Moska ka një mace e cila quhet Cutlet (Kotleta), transmeton Klan Kosova.

Macja është rreth 6 vjeçe por ka fotografi të mrekullueshme të cilat ia ka realizuar pronarja e saj në Moskë.

Më poshtë mund t'i shihni imazhet e bukura.

The Cutlet Cat - What Happens If You Are A Bright Red InspirerThe Cutlet Cat - What Happens If You Are A Bright Red InspirerThe Cutlet Cat - What Happens If You Are A Bright Red InspirerThe Cutlet Cat - What Happens If You Are A Bright Red InspirerThe Cutlet Cat - What Happens If You Are A Bright Red InspirerThe Cutlet Cat - What Happens If You Are A Bright Red InspirerThe Cutlet Cat - What Happens If You Are A Bright Red InspirerThe Cutlet Cat - What Happens If You Are A Bright Red InspirerThe Cutlet Cat - What Happens If You Are A Bright Red InspirerThe Cutlet Cat - What Happens If You Are A Bright Red InspirerThe Cutlet Cat - What Happens If You Are A Bright Red InspirerThe Cutlet Cat - What Happens If You Are A Bright Red Inspirer

Komuna e Prishtinës vendos shportat e mbeturinave në Kurriz

Posted: 15 Oct 2018 10:01 AM PDT

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është bërë vendosja e shportave të reja të mbeturinave, në platonë e Kurrizit në kryeqytet, njofton Klan Kosova.

Lajmi u bë i ditur përmes faqes së kryeqytetit në Facebook.

 

Gjykata Speciale ka dështuar në misionin e saj

Posted: 15 Oct 2018 10:00 AM PDT

Instituti për Integrime Evropiane, Qendra Grotius dhe UBT, kanë mbajtur debat për Gjykatën Speciale.

Për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Gjykata Speciale ka dështuar në misionin e saj.

“Ne kemi nevojë për gjykata normale, kemi nevojë për drejtësi normale. Në përgjithësi, ne kemi qenë të habitur me idenë e të pasurit një gjykatë dhe gjykatës që nuk do të mbikëqyren për punën e tyre nga Këshilli ynë gjyqësor dhe se të gjithë gjykatësit nuk janë emëruar me ligjin dhe kushtetutën tonë," është shprehur Kurti.

"Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe Gjykata Speciale kanë qenë në proces paralel. Për dy vjet e gjysmë, nga 2013 deri më 2015, më shumë qytetarë të Kosovës kanë qenë azilantë në Evropën Perëndimore, se sa në okupim, një eksod i parë vetëm gjatë luftës. Vetëm 1 në 4 kosovarë ka një punë, 1 në 8 gra punojnë."

"Me gjithë stagnimet sociale dhe ekonomike, në vend që të kemi misione ndërkombëtare që na ndihmojnë në progres, ne jemi trajtuar shumë veçantë, ne e kemi bërë Gjyjatën Speciale, por kjo është pa asnjë perspektivë, asgjë që mund të rrisë shpresat e qytetarëve."

"Gjykata speciale ka dështuar në misionin e saj," është shprehur Kurti.

Lexuesi në Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Aidan Hehir, tha se Kosova ka nevojë për një komision pajtimi.

"Ju nuk mund të keni vetëm një gjykatë, ju keni nevojë për një komision pajtimi, jo vetëm ndëshkues. Nëse kemi këtë ide se kjo do të përparojë gjërat, duhet të ketë një dëshirë për të kërkuar drejtësi dhe duhet të ketë llogaridhënie të gjykatës," tha Heir.

"Si ta arrijmë këtë, si të arrijmë tranzicion të suksesshëm? Duhet pasur mekanizëm. Duhet të mbështetet nga njerëzit dhe qeveria. Gjykata duhet të jetë transparente, llogaridhënëse gjatë këtij procesi."

Kërkuesja shkencore në Institutin e Kriminologjisë në Leuven, Furtuna Sheremeti, e quajti po ashtu një dështim tjetër Gjykatën Speciale.

"Gjyjata Speciale është një dështim i vazhdueshëm nga UNMIK-u, EULEX-i për të persekutuar ata që kanë kryer krime. Dëshirat dhe nevojat e viktimave duhet të adresohen sipas etnive të tyre.  Ka mangësi në ligj, por është një marrëveshje e kryer. Është koha që të fokusohemi në atë që janë të rëndësishme për tu eksploruar," deklaroi Sheremeti.

Hulumtuesi i asocuar, Mathias Holvoet, e quajti tërësisht politike themelimin e Gjykatës Speciale.

"Gjykata speciale nuk ka të bëjë me drejtësinë, as me viktimat, por ka të bëjë me qëllime politike," pohoi Holvoet.

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Posted: 15 Oct 2018 09:55 AM PDT

Shpesh në shoqërinë moderne, lumturia është baras me suksesin. Pjesa më e madhe prej nesh punojnë shumë me bindjen se lumturia vjen duke arritur suksesin. Por duhet t'i shohim gjërat në anën tjetër. Kërkuesja e Universitetit Standford, Emma Seppälä, thotë se faktet tregojnë se është lumturia ajo që çon drejt suksesit dhe jo e kundërta. Pasi ka punuar në Yale, Standford dhe Silicon Valley, Seppälä vuri re çmimin e lartë që njerëzit paguanin për të qenë të suksesshëm.

Ata sakrifikojnë veten dhe momentet e lumturisë, duke besuar se do të jenë të lumtur vetëm kur të arrijnë qëllimet e tyre në karrierë. Seppälä thotë se gjeti fakte të pakundërshtueshme se duke u kujdesur më shumë për mirëqenien tuaj së pari, do të bëni më mirë punën tuaj.

"Nëse prioriteti juaj është lumturia, ju do të jeni më produktivë, kreativë, më elastik, energjik dhe karizmatik".

Çelësi, thotë Seppälä është të tregoni mirësi ndaj vetes.

"Studimi tregon se të qenët kritik me veten është në thelb një sabotim, ndërsa dhembshuria, duke u përpjekur të kuptoni veten, të tregoni mirësi e dashuri, ashtu siç do të silleshit me një mik do t'ju bënte më elastik, produktiv dhe do t'ju bënte të ndiheshit më mirë".

Libri i ri i Seppälä, The Happiness Track, këshillon katër mënyra për t'u treguar të mirë me veten:

Bisedoni me veten – Në kohën dështimi apo sfidash – në vend t'i thonë vetes "jam kaq budalla", ju mund t'i thoni "pata një moment shpërqendrimi dhe çdo gjë shkon mirë".

Shkruajini vetes një letër – Kur emocionet tuaja janë të mëdha, shkruajini një letër vetes sikur të ishit duke i shkruar një miku. Mund të duket e çuditshme në fillim, por duke i shkruar fjalë të ngrohta vetes dhe duke i dhënë kurajë, do t'ju ndihmonte në normalizimin e situatës.

Krijoni një thënie për vetëdhembshurinë – Përdorni një frazë kur gjendeni në situata të vështira, kështu ju mund të përballeni me to me qetësi dhe me mirësi.

Bëni një listë mirënjohjeje – Shkruani pesë gjëra për të cilat jeni mirënjohës çdo ditë dhe për të cilat jeni krenar që i keni arritur. Kjo mund të tingëllojë shumë e thjeshtë, por ky ushtrim i shkurtër mund të japë rezultate të mëdha në një afat të gjatë.

Një tjetër përfundim i hulumtimit të Seppälä ishte problemi i shkaktuar nga besimi ynë kur emocionet janë në një intensitet të lartë.

-Seppälä gjeti se kultura perëndimore duket se barazon emocionet në një intensitet të lartë me suksesin, ndërsa në kulturën e vendeve të lindjes, emocionet janë në një intensitet më të ulët.

-Adrenalina dhe kafeina na ndihmojnë për të kaluar nga një gjendje në një tjetër. Ankthi, zemërimi, entuziazmi dhe euforia ne mendojmë se këto janë gjithçka na duhet për të arritur suksesin.

-Entuziazmi mund t'ju shterrojë energjitë kur zgjat për një kohë të gjatë dhe stresi ndikon në imunitetin, kujtesën dhe përqendrimin tonë. Me fjalë të tjera, këto emocione, nëse janë negative, si për shembull ankthi, apo pozitive, si entuziazmi, mund ta lodhin organizmin tonë.

Seppälä këshillon që të bëni përpjekje për t'u kujdesur për mirëqenien tuaj dhe kështu do të jeni më elastik, të lumtur dhe të suksesshëm në afat të gjatë.

(Emma Seppala është drejtoreshë e shkencave në "Qendrën për dhembshurinë, kërkimit të altruizmit dhe edukimit" në Universitetin e Standford)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more