Skip to main content

“Blogerja italiane “e pakursyer” në Instagram (Foto)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Blogerja italiane “e pakursyer” në Instagram (Foto)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Blogerja italiane “e pakursyer” në Instagram (Foto)

Posted: 13 Oct 2018 01:24 AM PDT

Bukuroshja italiane Valentina Fradegrada është një nga blogeret më në zë në vendin fqinj, teksa po dominon Instagramin me fotot e saj mjaft "të nxehta".

Së fundi Valentina ka një set që të "lë pa frymë", duke mos kursyer thuajse asgjë nga hiret e saj.

Blogerja është një fanse e njohur e Juventusit dhe nuk ngurron të ndjekë bardhezinjtë edhe në stadium, në shumë prej ndeshjeve të tyre.

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Nis ndërtimin e molit të ri të varkave tek Parku i Liqenit

Posted: 13 Oct 2018 01:22 AM PDT

Investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Madh të Liqenit Artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Bashkia e Tiranës ka nisur rikualifikimin e bregliqenit në Parkun e Madh duke i dhënë jetë një tjetër projekti që synon një jetë të shëndetshme.

Pas ndërtimit të molit "Henry Dunant" pranë digës së Liqenit,  ka nisur puna për investimin më të ri, atë të shëtitores së re buzë liqenit dhe molit të varkave me e pa vela dhe kanoeve, si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale.

Tre vite më parë një hapësirë e zënë nga lokalet dhe kioskat pa leje që sillnin edhe ndotjen e liqenit duke shkarkuar ujërat e zeza dhe plehrat, sot  është shndërruar në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lire, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Ky projekt vjen edhe si një kërkesë e qytetarëve që gjithnjë e më shumë frekuentojnë Parkun e Madh, për krijimin e mundësisë për të aksesuar vet liqenin nëpërmjet nëpërmjet varkave dhe lojërave të tjera ujore.

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Depresivët jetojnë në Islandë, më të lumturit në Rumani

Posted: 13 Oct 2018 01:15 AM PDT

Eurostat publikoi statistikat për 2014: Vendet e Lindjes janë më të qetë, në Itali 5,5% e popullsisë vuajnë nga depresioni me një hendek të madh midis burrave dhe grave

Në 15 shtete anëtare të BE-së, depresioni kronik i vetëvlerësuar arriti kulmin në grupin e moshës 75-vjeçare dhe në shtatë shtete të tjera anëtare ishte më e larta në mesin e njerëzve të moshës 55 dhe 64 vjeç. Europianët që jetojnë në qytete kanë më shumë gjasa të raportojnë çrregullime kronike të depresionit. Të dhënat u shpërndanë nga Eurostat me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor më 10 tetor. Shifrat për depresionin kronik vijnë nga vala e dytë e hulumtimit europian mbi kujdesin shëndetësor (EHIS), i disponueshmi më i fundit, i cili u krye në mes 2013 dhe 2015 dhe personave të moshës 15 vjeç e lart. Vala tjetër e sondazhit do të bëhet në vitin 2019.

Të dhënat

Islanda kishte përqindjen më të lartë të popullsisë së saj që përjeton depresion kronik dhe kuota me dy shifra u regjistruan gjithashtu në Irlandë, Portugali, Gjermani dhe Finlandë. Përqindja e njerëzve që raportonin depresion ishte më pak se 4% në Republikën Çeke, Qipro, Bullgari dhe Rumani. Më shumë probleme për gratë sesa për burrat në secilin nga shtetet. Përqindja e grave që kanë raportuar depresion kronik arriti 17% në Portugali, duke kontribuar në hendekun më të madh gjinor. Ndarjet e të paktën 5 pikë përqindjeje janë regjistruar gjithashtu në Spanjë, Letoni dhe Suedi dhe pjesërisht në Itali.

Grupet e moshave

Për të moshuarit, sipas Eurostat, depresioni ka peshën e vet: një në 10 europianë të moshës 75 vjeç e lart kanë raportuar depresion kronik. Ndër grupet e moshave nga më të rinjtë në moshën më të vjetër, përqindja e njerëzve që raportojnë depresionin rritet me vjetërsinë. Eurostat ka regjistruar një prevalencë relativisht të ulët të depresionit kronik midis të rinjve. Në të kundërt, përqindjet më të larta të njerëzve që raportonin depresion kronik në Suedi ishin midis moshës 25 dhe 34 vjeç (13.1%), ndërsa në Danimarkë ata ishin midis 35-44 (9.😎 %). Modeli në Islandë ishte pothuajse e kundërta e zhvillimeve të përgjithshme të vërejtura për të gjithë BE-28: përqindja më e lartë e popullsisë që regjistroi depresionin kronik u regjistrua në mes të 15 dhe 24 vjeç (21.7%), një rënie në 7.9% midis 65 dhe 74 vjeç, përpara se të rritet në 10.0% për ata të moshës 75 vjeç e lart.

Në qytetet më të trishtuara

Me përjashtim të faktorëve demografikë të analizuar deri më tani, prevalenca e depresionit kronik ndikohet nga shkalla e urbanizimit. Popullsia që jeton në qytet ka më shumë gjasa të vuajë nga depresioni kronik. Në vitin 2014, 7.8% e njerëzve që jetonin në qytet raportuan se vuanin nga depresioni. Kjo përqindje ishte më e lartë se për ata që jetojnë në periferi (7.1%) dhe në zonat rurale (6.2%).

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Kcimet e Tropojës” në UNESCO, Meta: Folklori, patenta kulturore e Bjeshkëve

Posted: 13 Oct 2018 01:12 AM PDT

Presidenti Republikës, Ilir Meta i shoqëruar nga kryebashkiaku I Tropojës, Besnik Dushaj,  të zgjedhur të pushtetit vendor, ambasadorë e deputetë, përuroi një qendër sociale në qytetin e Bajram Currit, që do të strehojë 15 familje të pastreha dhe në kushte të vështira ekonomike, gjashtë prej të cilave i përkasin komunitetit rom.

Më tej Presidenti Meta mori pjesë dhe përshëndeti veprimtarinë kulturore "Kcimet e Tropojës në UNESCO", ku performuan grupe të ndryshme artistike dhe Ansambli i qytetit.

Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Meta theksoi: "Ardhja për mua në Tropojë është një kënaqësi, përgjegjësi dhe emocion i veçantë! Është kënaqësi sepse kam shumë lidhje e miqësi të panumërta të krijuara në kohë dhe raporte të ndryshme! Është emocion, sepse Tropoja përbën një epos plot histori dhe personalitete që i kanë dhënë shumë kombit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë, për indentitetin dhe dinjitetin kombëtar, për politikën dhe diplomacinë, për arsimin dhe shkencën, për artin dhe kulturën".

Presidenti theksoi se "mbarë populli shqiptar i është mirënjohës popullit të Tropojës për atë çfarë i ka dhënë kombit".

"Tropoja është një trevë e jashtëzakonshme thesari kulturor kombëtar. Folklori është një minierë pasurie të paçmuar në Tropojë. Ai qëndron në harmoni me gjithçka. Tek kordha e lahutës ndjehet jehona epike e Bjeshkëve; tek dy telat e çiftelisë përjetohet gëzimi jetës dhe cicërimat e zogjve; tek madhështia e sharkisë dëgjojmë gurgullimën e ujërave dhe mençurinë e kuvendeve të odave malsore; tek vallet e cikave shihen zanat shtatëhedhura e të lehta si flutura, ndërsa tek vallet e burrave ndihet rëndesa e shkëmbijve, por dhe fluturimi i shqiponjave; tek kostumet popullore vezullon diversiteti natyror shumëngjyrësh në një harmoni perfekte dhe tërësisht unikal. Ne na duhet të bëjmë gjithë përkjekjet që këtë thesar ta shndërrojmë në brand kulturor aktiv, i cili sjell mirëqenie dhe jo vetëm krenari. Tani që po vjen mbarë bota në Tropojë, ky thesar duhet të jetë patenta kulturore e Bjeshkëve duke gjeneruar vlerat e larta të identitetit kulturor shqiptar", nënvizoi Kreu i Shtetit.

Sipas Metës, shteti duhet të investohet në promovimin e thesareve të trashëgimisë kulturore artistike të Tropojës për të synuar që të bëhen pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.

"Arritja që kemi realizuar me Iso-polifoninë e Jugut në UNESCO duhet të pasohet edhe me zhanre të trashëgimisë folklorike të trevës së Tropojës. Për këtë kërkohet një punë e kujdesshme dhe një paraqitje profesionale nga institucionet tona shkencore, kulturore e artistike", theksoi Meta.

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ishin duke vjedhur vilën, policia kap hajdutët babë e birë në flagrancë

Posted: 13 Oct 2018 01:10 AM PDT

Tentojnë të vjedhin një vilë kapen në flagrancë nga policia 2 autorët e dyshuar në momentin që po nxirrnin materialet për t'i transportuar. Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore profesionale dhe të mirë-organizuar, u bë e mundur ndërhyrja në kohë rekord duke kapur në flagrancë 2 shtetas në tentativë për të vjedhur në një vilë ( pa persona brenda), ku po nxirrnin materialet nga banesa për ti transportuar.

Konkretisht në pranga kanë rënë shtetasit Bardhok Miza, 42 vjeç, banues në Kurbin  dhe  dajli i tij E.Miza 17 vjeç, banues në Kurbin. Këta 2 shtetas, u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën vilë të shtetasit N.K. në Ishull  Shëngjin në Lezhë, ku iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale në flagrancë, edhe pajisjet shtëpiake që po tentonin të vidhnin, si: frigorifer, tavolinë, karrige, lavatriçe,  disa vegla pune dhe pajisje të tjera shtëpiake,  etj.

Gjithashtu, të arrestuarit,  janë dokumentuar me prova ligjore si autorë të dyshuar edhe të vjedhjeve të ndodhura më parë.   Më datë 27.09.2018, dyshohet të kenë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E.L. , në Shënkoll – Lezhë. Më datë 09.10.2018, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektroshtëpiakëve në pronësi të shtetasit M.Xh. në Lezhë.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre , i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Vjedhje” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, vazhdojnë kontrollet e befasishme në lokale, akse rrugore e ambiente të ndryshme nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë,  në bashkëpunim edhe me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim  ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Shoqërohen në ambientet e policisë për verifikim, 7 persona kryesisht me precedentë penale të mëparshëm për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Kontrolle të  befasishme do vazhdojnë  edhe në ditët në vijim me qëllim goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale,si dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dasma mbretërore, të gjithë të çmendur pas princit George (Foto)

Posted: 13 Oct 2018 01:04 AM PDT

Princi George është shumë i dashur në mbarë botën dhe në raste të veçanta ai nuk mund të rrojë pa u vënë re në sajë të gjesteve naive që bën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe gjatë martesës  së princeshës Eugenie të Jorkut, vajzës së princit Andrew dhe Sarah Ferguson, e cili tani është i martuar me një djalë të shtresës së mesme.

Djali më i madh i William dhe Kate Middleton është një engjëll dhe shprehjet e tij të fytyrs kanë bërë për vete miliona njerëz të cilët e kanë parë nëpërmjet rrjeteve sociale. George dhe motra e tij e vogël Charlotte kanë qenë bashkë me vajzën e Robbie Williams, Theodora Williams. Ne po ju paraqesim disa fotografi të princit të vogël që do ju ngrohin zemrën.

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kërcënimi i shtuar rus, gjenerali i NATO-s: Gati t’i përgjigjemi ushtarakisht

Posted: 13 Oct 2018 12:54 AM PDT

Në një intervistë që shpreh tensionin midis Lindjes dhe Perëndimit, gjenerali i NATO-s, Curtis Scaparrotti i ka thënë Sky News se aleanca duhet t'i “kushtojë shumë vëmendje” pranisë në rritje të Rusisë.

Komandanti i lartë ushtarak amerikan në Evropë nuk përjashton as mundësinë që NATO të reagojë me një ofensivë ushtarake në rast të një kërcënimi të shtuar nga ana e Rusisë.

Kreu i Komandës Evropiane të SHBA dhe komandanti suprem i aleancës së NATO-s, po fliste në aeroplanin amerikan USS Harry S Truman pasi u nis për në Detin Norvegjez për herë të parë që nga 1987.

Sky News u bashkua me luftanijet ndërsa po përgatitet të marrë pjesë në stërvitjen më të madhe të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Trident Juncture 2018, me rreth 60 anije të tjera nga anembanë Aleancës.

Gjenerali Scaparrotti, i cili rrallë bën deklarata publike, i tha Sky News: “Rusia ka nisur të rrisë praninë e saj dhe gjithashtu po modernizon forcën ushtarake.

“Nuk është diçka që unë mendoj se është e papritur, por është diçka që ne duhet t’i kushtojmë vëmendje. Ne duhet të vazhdojmë të rrisim aftësitë tona dhe të stërvitemi në mënyrë që të mbetemi dominues në aftësitë luftarake”, deklaroi ai.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili ishte gjithashtu bëri një vizitë në transportuesit e avionëve luftarakë, tha se SHBA po dërgonte një mesazh të qartë se ende e vlerëson Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Stoltenberg i tha Sky News: “SHBA po rrit praninë e saj ushtarake në Evropë me më shumë trupa, më shumë ushtrime, më shumë pajisje … gjithë kjo është një mesazh i fortë nga SHBA se është e angazhuar për NATO-n”.

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Bie nga ballkoni në xhirime, vdes miksuesi i filmave të Tom Hanks

Posted: 13 Oct 2018 12:43 AM PDT

Një miksues zëri që punonte për një film të aktorit të njohur Tom Hanks ka vdekur pasi është rrëzuar nga një ballkon në setin e një filmi të ri rreth prezantuesit televiziv të fëmijëve Fred Rogers.

James Emswiller, që ka punuar në filma si "The Avengers" dhe "The Fault In Stars", ka rënë nga një ballkon në malin Lebanon të Pensilvanisë, gjatë një pushimi në punë, sipas policisë.

 

Dëshmitarët u thanë oficerëve se 61-vjeçari “ishte vetëm në ballkon duke pirë një cigare kur ra nga ballkoni”.

Puna për filmin e titulluar "You Are My Friend", u ndal ndërkohë përkohësisht deri sa policia të përfundojë hetimet për vdekjen e miksuesit të zërit.

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

10 ton kanabis drejt Italisë, në gjyq trafikanti dhe 24 doganierë e policë

Posted: 13 Oct 2018 12:41 AM PDT

Prokuroria për Krimet e Rënda mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 25 policë e doganierë, të cilët kaluan kamionin me 8 ton drogë 1 vit më parë nga Porti i Durrësit. Droga me vlerë 80 mln euro u sekuestrua nga Policia e Napolit në një mega operacion, pasi kishte mbërritur nga Porti i Durrësit.

Mësohet se janë mbyllur hetimet në ngarkim të shtetasve:Florenc Tresa, i akuzuar për veprën penale "Trafikim i narkotikëve" i kryer në bashkëpunim, Lirim Halili, Syrja Terziu, Çlirim Pepa, Ervin Kodra, IliasMalja, Ymer Blloshmi, Ilir Spahiu, Maliq Kadilli, Kastriot Topalli, Vladimir Ziu, Elis Deliu, Ylli Vogli, Erald Kulla, Edmond Luzi, Argorn Kapllani, Gëzim Dervishi, Roland Metani, Gentian Selmani, Mehdi Demiri, Mexhit Xhixha, Nezir Bardhoshi, Julian Dorci, Fatmir Plaku dhe Behar Sula.

Këta persona kanë pasur funksione si punonjës doganor të doganave Qafë-Thanë, Vorë, Durrës si dhe punonjës të policisë kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë dhe pranë Portit të Durrës, të akuzuar për veprën penale "Shpërdorim detyre" e kryer në bashkëpunim.

Hetimi kryesor për këtë çështje është trafikimi i drogës nga Porti i Durrësit drejt Portit të Ankonës në Itali, në dy episode, i pari më datë 05. 02. 2017, rreth 8 ton dhe episodi i dytë, më datë 19. 03. 2017, rreth 2 ton drogë.

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Çmontohet rrjeti greko-shqiptar i kokainës, në pranga dhe dy policë

Posted: 13 Oct 2018 12:33 AM PDT

Një operacion i madh policor i Divizionit të Çështjeve të Brendshme u zhvillua mëngjesin e kësaj të shtune në Greqi [r të çmontuar një bandë të trafikut të drogës. Sipas mediave greke në aktivitetin kriminal janë përfshirë edhe dy oficerë police dhe disa shqiptar.

Në total janë arrestuar 9 persona. Efektivi i parë shërbente si patrullues në Atikë, ndërsa polici i dytë ishte nga Thesalia dhe shërbente në Grevena. Agjencia e lajmeve Tanea.gr, raporton se koka e bandës ishte një shqiptar, i cili ka mundur që t'i shpëtojë arrestimit të policisë.  

Gjatë operacionit policor, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të drogave dhe armëve në një shtëpi në Atikën veriore.

Sipas të njëjtit informacion, spiralja qarkullonte sasi të kokainës dhe kanabisit, kryesisht në Atikë, por edhe në Trikala, ku anëtarët e saj gjithashtu vepronin në aktivitete të tjera të paligjshme

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more