Skip to main content

14 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

14 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës


14 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Posted: 14 Oct 2018 01:41 AM PDT

Sot bëhen 14 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës.

15 maturantë të Malishevës kanë humbur jetën më 14 tetor 2004, duke u kthyer nga ekskursioni në Shqipëri.

Autobusi me të cilin ata po udhëtonin kishte rënë në një humnerë në Fushë Arrëz pas një aksidenti me një veturë të një qytetari vendas.

Edhe shumë nxënës, përfshirë edhe profesorin dhe shoferin, patën marrë lëndime në aksidentin që kishte tronditur opinionin.

Për shkak se përvjetori i 14-të ka rënë në ditë vikendi, homazhet do të mbahen të hënën.

The post 14 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës appeared first on DRENICA PRESS.

Në ndeshjen e katërt për fitoren e tretë

Posted: 14 Oct 2018 01:35 AM PDT

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e katërt në kuadër të Ligës së Kombeve.

Skuadra e Bernard Challandes është mysafire e Ishujve Faroe në Torshavn sonte në mbrëmje.

Pas fitores ndaj Maltës me rezultat, 3-1, Kosova synon sonte fitoren e tretë nga katër ndeshje në Ligën e Kombeve.

Me fitoren e fundit në Prishtinë, Kosova forceu kreun e tabelës në grupin 3, Liga D me 7 pikë të grumbulluara, shkruan IndeksOnline.

Golashënuesi i dyfishtë ndaj Maltës, Benjamin Kololli është mungesa më e madhe sonte e Challandes, i cili ka opsione të pakta në mbrojtje.

Mungesë tjetër e Kosovës është edhe "truri" i mesfushës, Hekuran Kryeziu, i cili është i pezulluar shkaku i kartonëve.

Përndryshe, Kosova është përballur edhe në muajin e kaluar me Ishujt Faroe në Prishtinë, ku ka fituar me rezultat solid, 2-0.

Ndjekësi më i afërt i Kosovës në grup është Azerbajxhani me 5 pikë, Kombëtare të cilën Kosova e pret në ndeshjen e radhës në "Fadil Vokrri"./IndeksOnline/

The post Në ndeshjen e katërt për fitoren e tretë appeared first on DRENICA PRESS.

Vritet një person në Gjakovë

Posted: 14 Oct 2018 01:32 AM PDT

Një person është vrarë sot në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

"Mund të konfirmoj rastin e vrasjes së një personi në Gjakovë", tha ajo për Indeksonline.

Podrimaj ka shtuar se njësitet përkatëse të Policisë kanë dalë në vend të ngjarjes të cilët po merren me rastin.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast.

The post Vritet një person në Gjakovë appeared first on DRENICA PRESS.

Astrit Dehari kishte pasion futbollin, aktivistët e VV-së në 2 vjetorin e vdekjes së tij me turnir

Posted: 14 Oct 2018 01:29 AM PDT

Në 2 vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë turnir futbolli, pasi që sipas një njoftimi të kësaj partie, ai kishte passion këtë sport.

Ky është njoftimi i VV-së:

"Me 5 nëntor të këtij viti bëhen 2 vjet nga vrasja në burg e aktivistit, shokut tonë, Astrit Dehari. Përveç aktivitetit të tij patriotik e kombëtar dhe studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Astriti e kishte edhe një pasion, futbollin", thuhet në një postim të LV-së.

Për nder të aktivizmit dhe veprës së tij, njofton LV-ja, aktivistët e qendrave të Lëvizjes, kanë organizuar turnirin e futbollit që nis sot prej orës 10:00 që mbahet në palestrën "Te Pishat" në Sllatinë të Lipjanit".

Ndryshe Astrit Dehari ndërroj jetën pasditen e 5 nëntorit të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren./Indeksonline/

The post Astrit Dehari kishte pasion futbollin, aktivistët e VV-së në 2 vjetorin e vdekjes së tij me turnir appeared first on DRENICA PRESS.

Veseli: PDK e hapur për të gjithë ata që duan ta zhvillojnë Kosovën

Posted: 13 Oct 2018 09:54 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po viziton degët e PDK-së në hapje të procesit të brendshëm zgjedhor, duke përcjell mesazhin se partia që ai drejton mirëpret kuadrot e reja që duan t'i bashkohen vizionit për zhvillimin e vendit.

 Lideri i PDK-së ka vizituar strukturat e degëve në Kaçanik, Shtime, Malishevë, Rahovec e Gjakovë, ku është pritur nga qindra aktivistë e zyrtarë të PDK-së, para të cilëve ka thënë se PDK po nis një rrugëtim të ri me orientime të qarta për atë se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë për vendin.

 "I kemi vënë vetes qëllim transformimin ekonomik të Kosovës dhe modernizimin e shoqërisë sonë. Kjo është Dekada e Re. Është mision dhe shtytje për përmirësimin e jetës së secilit qytetar të vendit tonë", ka thënë ai.

 Veseli ka kërkuar nga strukturat e partisë që t'i afrojnë dhe mbështesin njerëzit e mirë e profesionistë, duke konstatuar se forcimi i mëtejmë i PDK-së është forcim dhe zhvillim i Kosovës.

 "PDK është e hapur për të gjithë njerëzit e mirë që kanë vullnet dhe duan të kontribuojnë për zhvillimin e vendit. Ndërsa, ata njerëz që duan ta përdorin PDK-në për interesa të veta personale, nuk do të kenë vend në partinë tonë. Unë do të jem gjithë kohës në terren për t'i përkrahur njerëzit që duan të punojnë së bashku për të mirën e qytetarëve dhe vendit", ka thënë Veseli.

 Veseli ka pohuar se PDK, në procesin zgjedhor të Rinisë Demokratike, ka dëshmuar se është forca më e madhe me besimin qytetar, duke anëtarësuar në organizatën e saj rinore rreth 20 mijë të rinj, të shkolluar dhe me vullnet për t'u angazhuar për të mirën e vendit.

 Lideri i PDK-së, po ashtu, ka deklaruar se në fund të procesit zgjedhor PDK do të rikonfirmohet si partia më fuqishme, më e organizuar dhe e shtrirë në të gjitha lagjet, fshatrat dhe qytetet e Kosovës.

The post Veseli: PDK e hapur për të gjithë ata që duan ta zhvillojnë Kosovën appeared first on DRENICA PRESS.

Fantazma luksoze, italianët gati të sjellin mrekullinë e fundit

Posted: 13 Oct 2018 03:00 AM PDT

Një super-jaht 264 milionë dollarë që kthehet në padukshëm për çdo njeri ka nisur të ndërtohet.

Super-jahti 106 metra do të jetë tërësisht i veshur me xham, i cili reflekton imazhin e detit.

Kjo do të bëjë që anija 4 200 tonëshe të zhduket nga sytë e njerëzve deri në 50 metra largësi, edhe pse çdo radar do të mund të dedektojë atë

Brenda do të ketë dhe teatër, helipad, spa dhe kinema.

Superjahti është vepër e ndërtuesve të anijeve italiane Fincantieri dhe firmës holandeze Van Geest Designs për "zhdukjen midis ujit dhe qiellit" dhe "përzierje në horizont".

The post Fantazma luksoze, italianët gati të sjellin mrekullinë e fundit appeared first on DRENICA PRESS.

Emërohet zëvendësministri i 79-të

Posted: 13 Oct 2018 02:51 AM PDT

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, është rahatuar në Qeverinë Haradinaj në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Me emërimin e Hysenit në këtë post Qeveria aktuale ka një numër rekord të zëvendësministrave. Numri i tyre ka arritur gjithësejt në 79.

Kabineti qeveritar deri më tani përbëhet nga Ramush Haradinaj kryeministër, pesë zëvendëskryeministra, 21 ministra dhe 79 zëvendësministra.

Në një përgjigjje për Gazetën Express nga zyra e kryeministrit të Kosovës thuhet se Hajredin Hyseni ka rreth një muaj që është emëruar zëvendësministër dhe numri i zëvendësministrave në total është 79.

Qeveria Haradinaj vazhdimisht kritikohet për numrin e madh të zëvendësministrave madje analistët politikë dhe shoqëria civile thonë se të njejtit po e dëmtojnë buxhetin e Kosovës, përderisa pohojnë se Ministritë dhe Kabineti i Haradinajt janë të mbipopulluara.

Me të hyrë në Qeveri, Ramush Haradinaj kishte marrë vendim për rritje të pagave. Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, sipas këtij vendimi, ata tani paguhen 2,000 euro në muaj. Kurse,  79 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, marrin pagë mujore prej 1,150 euro.

Vetë Ramush Haradinaj mohon se numri i madh e zëvendësministrave po e dëmton Kosovën madje nëpër media është shprehur se për shkak të koalicionit shumëpalësh që ka qeveria e tij, është e domosdoshme të emërohen zëvendësministrat./Gazeta Express

The post Emërohet zëvendësministri i 79-të appeared first on DRENICA PRESS.

MASHT-i ia jep afër 30 mijë euro Institutit të anëtarit të Nismës

Posted: 13 Oct 2018 02:46 AM PDT

Afër 30 mijë euro i ka kushtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) një trajnim 6-ditor i punëtorëve të saj në hotelin "Mediteran", në Budvë të Malit të Zi.

Ky trajnim nga fusha e administratës, i cili ka nisur në fund të muajit shtator, është mbajtur në dy grupe, të cilat kanë mbajtur nga 3 ditë trajnim, shkruan sot Koha Ditore.

Trajnimet i ka mbajtur Instituti Kosovar për menaxhim (KMI), që është biznes i regjistruar në emër të gruas së anëtarit të partisë Nisma Socialdemokrate, Ilir Rexhepi. Deri para 1 viti, Rexhepi ka qenë drejtor menaxhues në këtë institut. Por ishte detyruar të hiqte dorë nga kjo pozitë pasi Agjencia Antikorrupsion kishte hapur rast ndaj tij, meqë ai mbante disa pozita udhëheqëse në institucione publike.

Burime të gazetës brenda MASHT-it kanë treguar se kjo ministri ia ka paguar KMI-së, 600 euro për person për ndjekjen e këtij trajnimi nga fusha e administratës. Në listën e pjesëmarrësve në trajnim, sipas emrave që i ka siguruar gazeta, ka pasur arkivistë, recepsionistë, asistentë administrativë e përkthyes të MASHT-it.

Ndryshe, Ilir Rexhepi është punonjës i MASHT dhe zyrtar i NISMA, emri i tij përfolët edhe për ambasador në Tiranë.

The post MASHT-i ia jep afër 30 mijë euro Institutit të anëtarit të Nismës appeared first on DRENICA PRESS.

“Vizat s’hiqen as në vitin 2019, fajtore Qeveria”

Posted: 13 Oct 2018 02:40 AM PDT

Vendimmarrja nga Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian për heqjen ose jo të vizave për Kosovën është e pamundur të përfundoj deri në fund të këtij viti. Madje ky vendim vështirë që do të ndodh edhe në vitin 2019.

Kjo pasi, sipas Demush Shashës, ish- sekretar në Ministrinë e Integrimit, në vitin e ardhshëm do të ndryshohet udhëheqja e presidencës së BE-së si dhe do të intensifikohen përgatitjet për zgjedhje parlamentare.

Shasha në një prononcim për Ekonomia Online, tha se ka gjasa të vogla, që vendimmarrja për liberalizimin e vizave të ndodh këtë vit. Në të kundërtën, sipas tij, nuk dihet se sa do të zgjas ky procesi pas vitit 2019.

"Nuk shohim në këtë moment ndonjë mundësi reale që të merret vendimi pozitiv deri në fund të vitit për liberalizimi i vizave për Kosovën. Pothuajse po hyjmë në ditët finale kohore që të lejohet një vendimmarrje e tillë, do të thotë është realisht e pamundur që Këshilli dhe Parlamenti të dakordohen gjatë ditëve në vijim për vendimmarrje deri në fundvit lidhur me plotësim-ndryshimit të rregullores. Pas këtij viti dhe me hyrjen në vit të ri 2019, gjërat do të komplikohen shumë për shkak të ndryshimit të presidencës në Bashkimin Evropian në këshillin e ministrave të BE-së por edhe për shkak se me fillimin e 2019-ës do të intensifikohen përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në BE-së", shtoi Shasha.

"Dua të shpresoj që deri në fund të këtij viti do të ketë vendimmarrje përkundër të gjitha këtyre zhvillimeve, nëse kjo nuk ndodh atëherë procesi i liberalizimit të vizave hyn në një rrugë me të vërtetë nuk e dina në këtë stad se sa shumë do të zgjat edhe përtej vitit 2019", tha ai.

Hezitimin e Francës, Gjermanisë dhe Holandës për të votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, Shasha që është edhe një nga themeluesit e Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), e ka arsyetuar me mos përfundimin e punëve nga institucionet e Kosovës.

"Ne si Kosovë nuk jemi duke dhënë edhe shembujt më të mirë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qoftë rasti i veteranëve dhe deklaratat të liderëve politik rreth punës së prokurorit, ose edhe të gjithë rastit të veteranëve. Fakti që ne ende nga 30 raste që janë shenjëzuar në kuadër të luftës të krimit të organizuar dhe korrupsionit ende nuk kemi asnjë rast të vetëm të profilit të lartë të dënuar në shkallën përfundimtare për korrupsion", përfundoi Shasha.

Ai ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj edhe për mos zbatimin e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA), raporton EO.

"Ne si institucione kemi arrit të zbatojmë vetëm 13% të obligimeve shtohet pyetja çfarë tash mund të kërkojmë nga BE kur detyrat e shtëpisë nuk janë përfunduar".

"Kjo Qeveri momentale ka ardhur në qeverisje me moton e vendimeve të mëdha dhe çka po shohim sot është që pikërisht kjo qeveri nuk është në gjendje të zbatojë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në nivelin që po kërkohet nga vet institucionet e BE-së".

The post "Vizat s'hiqen as në vitin 2019, fajtore Qeveria" appeared first on DRENICA PRESS.

Të shtëna armësh në veri, plagoset pjesëtari i Policisë së Kosovës!

Posted: 13 Oct 2018 02:27 AM PDT

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmë pas mesnatës në një kafiteri në veri të Mitrovicës, me ç'rast një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, ndërsa fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 03:15 në kafenenë 'Gradska kafana Centar' në veri të Mitrovicës.

"Dyshohet se pas një zënke të çastit ka ardhur deri te një konflikt mes pronarit të kafenesë, i cili  njëherësh është edhe pjesëtar i policisë, por që ka qenë jashtë detyrës zyrtare, si dhe autorit të këtij incidenti. I dyshuari është i njohur për policinë dhe është në kërkim, derisa policia është duke zhvilluar të gjitha hetimet në zbardhjen e plotë të rastit", ka thënë Hoti.

Mësohet se i plagosuri i cili ka marrë dy plumba në trup është Predrag Bogosavljeviq, pronar i lokalit, ndërsa autor i incidentit, Dushan Sllaviq, i njohur me nofkën 'Dulle'.

The post Të shtëna armësh në veri, plagoset pjesëtari i Policisë së Kosovës! appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more