Skip to main content

Indonezi, 832 të vdekurve nga tërmeti dhe cunami

Indonezi, 832 të vdekurve nga tërmeti dhe cunami


Indonezi, 832 të vdekurve nga tërmeti dhe cunami

Posted: 30 Sep 2018 02:25 AM PDT

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit dhe cunamit të formuar më pas në ishullin Sulawesi të Indonezisë, është rritur në 832, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, në një deklaratë ka njoftuar se si pasojë e tërmetit dhe cunamit të formuar më pas në ishullin Sulawesi kanë humbur jetën 832 persona.

Nugroho është shprehur se kanë marrë informacionin se në zonën Palu në rajon kanë humbur jetën 821 persona dhe në Donggala 11 persona.

The post Indonezi, 832 të vdekurve nga tërmeti dhe cunami appeared first on DRENICA PRESS.

Rrëzohet avioni i parë në histori me vlerë 100 milionë dollarë

Posted: 30 Sep 2018 02:21 AM PDT

Ushtria amerikane ka pësuar humbjen e parë në avionët e saj F-35, ku një prej tyre është rrëzuar në Karolinën e Jugut, tha trupat detare.

Ndërkohë, piloti arriti të dalë me parashutë para se avioni të rrëzohet, duke shpëtuar. Autoritetet bën të ditur se kanë nisur menjëherë hetimet për zbulimin e shkakut të rrëzimit të avionit.

F-35 janë avionët më të shtrenjtë luftarakë. Shitjet globale janë parashikuar në më shumë se 3 mijë avionë. Ky program ka marrë kritika të shumta si për koston e tij, ashtu edhe për efektivitetin në luftime. Avioni i përfshirë në incident kap një vlerë prej 100 milionë dollarë.

 

The post Rrëzohet avioni i parë në histori me vlerë 100 milionë dollarë appeared first on DRENICA PRESS.

Masakroi gjyshen 13 herë me thikë, dalin detaje të reja

Posted: 30 Sep 2018 02:14 AM PDT

Redmond Gruda, i riu që i mori jetën gjyshes së tij, është person me precentë të mëparshëm penalë.  21 vjeçari është dënuar edhe dy herë të tjera për plagosje. Herën e parë Gruda është dënuar kur ishte vetëm 11 vjeç.

Redmond Gruda është autori i vrasjes së 81 vjeçares Floresha Gruda. Kjo e fundit u qëllua 13 herë me thikë nga nipi i saj.  Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së enjtes, në lagjen Nr. 16 të qytetit të Durrësit, për motive të dobëta. Në Gjykatën e Durrësit ai ka thënë se nuk donte që ta vriste gjyshen e tij, por situata i kishte dalë nga kontrolli.

Prokurori i ngjarjes ka kërkuar masën "arrest me burg" për autorin, pasi ka prova të mjaftueshme që e inkriminojnë atë. Gjyqtarja e çështjes, Eda Kaja, e cilësoi arrestimin të ligjshëm dhe i dha masën e sigurisë së kërkuar./Opinion.al

The post Masakroi gjyshen 13 herë me thikë, dalin detaje të reja appeared first on DRENICA PRESS.

Remzie Osmani: Urime ditëlindjen o jetë, o dritë!

Posted: 30 Sep 2018 02:10 AM PDT

Data e sotme është shumë e veçantë për këngëtaren Remzie Osmani.

Kjo ngase pikërisht me këtë datë, djali i saj Hamazai feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Padyshim që nuk kishte si të mungonte urimi i këngëtarës në orët e para të ditës së sotme, e cila uroi gjitha të mirat për të.

"Urime ditelindjen o jete, o drite. 100 vite te lumtura, shendeti, fati, suksesi qofte me ty", ka shkruar Remzia.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Remzie Osmani është "Telat e Zemrës", në duet me Ela Rusin.

The post Remzie Osmani: Urime ditëlindjen o jetë, o dritë! appeared first on DRENICA PRESS.

Çmenduria e të riut shqiptar, po udhëtonte me 225 km/h

Posted: 30 Sep 2018 02:04 AM PDT

Mbrëmjen e së shtunës, Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle me radarë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si pasojë është ndaluar një i ri i cili po udhëtonte me 225 km/h.

Në postimin e tyre, Policia Rrugore shkruan se kjo shpejtësi është vrasëse, papërgjegjshmëri ndaj jetës, rrezik potencial edhe për jetën e përdoruesve të rrugës.

The post Çmenduria e të riut shqiptar, po udhëtonte me 225 km/h appeared first on DRENICA PRESS.

Pa Ibër-Lepenc s’ka bujqësi

Posted: 30 Sep 2018 02:00 AM PDT

Mijëra hektarë toke të mbjella nga kultura të ndryshme bujqësore nuk do t'u sillnin rendimente bujqve kosovarë sikur arat e tyre të mos ujiteshin nga sistemi i Ibër-Lepencit.

Ujitja nga Liqeni i Ujmanit, nëpërmjet hidrosistemit Ibër-Lepenc, ka filluar në fund të viteve shtatëdhjetë, kur edhe ka përfunduar ndërtimi i liqenit më të madh artificial në Kosovë.

Kanali i Ibrit ka gjatësi 146.8 kilometra dhe ka 700 kilometra tuba nëntokësorë.

"Është dashur të rregulloheshin dhe të trajtoheshin gati 800 kilometra rrugë. Janë ndërtuar 20 tunele nëpër të cilët kalon kanali i Ibër-Lepencit. Gjatësia e tyre është 15 kilometra", ka shpjeguar për gazetën njëri nga implementuesit e projektit të Ujmanit, Avdi Gjonbalaj.

Për 20 vjet nga sistemi i ujitjes janë kultivuar kultura të ndryshme bujqësore në Kosovë, ndonëse bujqit e kanë shfrytëzuar parcialisht dhe vetëm sa për të ujitur tokat e veta.

Ndërkaq prej vitit 1989, kur Kosovës iu suprimua autonomia nga Serbia, Liqeni i Ujmanit nuk kishte sjellë ujë në pjesën veriperëndimore të Kosovës.

The post Pa Ibër-Lepenc s'ka bujqësi appeared first on DRENICA PRESS.

Dokumenti sekret i hartuar nga SHBA-ja dhe BE-ja, pa Gjermaninë, mbështet shkëmbimin territorial Kosovë-Serbi

Posted: 30 Sep 2018 01:57 AM PDT

SHBA-ja dhe liderët e Bashkimit Evropian po bashkërendohen drejt mbështetjes së një plani në bazë të të cilit dy vendet e Ballkanit do të rishkruajnë kufijtë e tyre të përbashkët të tensionuar në baza etnike, duke përjashtuar Gjermaninë, fuqinë më me ndikim të kontinentit të vjetër, e cila refuzon këtë qasje, thuhet në një dokument konfidencial.

Një memorandum i fundit i hartuar nga shërbimi i jashtëm i BE-së që ka të bëjë me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vjetër mes Kosovës e Serbisë, e të cilin e ka parë "The Wall Street Journal", tregon se organi ekzekutiv i BE-së në esencë ka miratuar argumentin e Washingtonit dhe ka refuzuar atë të Gjermanisë.

Ndërsa marrëveshja thotë se Evropa dhe SHBA-ja vazhdojnë të punojnë bashkë për së afërmi në iniciativat e politikës së jashtme që prekin rajonin, çarja me Gjermaninë tregon po ashtu gatishmërinë e Washingtonit për të injoruar kundërshtimet e fuqisë kryesore të kontinentit, transmeton Koha.net.

Në dokument, BE-ja shfaq mbështetjen për një plan të përbashkët Kosovë-Serbi, i mbështetur nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, për t'i rishkruar kufijtë në Evropën juglindore si mënyrë për të siguruar shtetësi të plotë për vendin e vogël e të bllokuar, Kosovën. Nëse kjo dështon, thotë memorandumi, vendi me 2 milionë banorë mund të hyjë në kriminalitet, konflikt e në ekstremizëm islamik.

Javëve të fundit, dy vendet kanë diskutuar një plan për të shkëmbyer territor përgjatë kufirit të tyre të përbashkët për të pasqyruar më mirë modelet e zgjidhjes së serbëve dhe shqiptarëve etnikë. Ndërsa presidentit Thaçi e Vuçiq janë në favor të shkëmbimit të territorit, përmes njerëzve të afërt me bisedimet thonë se ata nuk pajtohen në disa fusha, siç është qyteti i ndarë i Mitrovicës. Vuçiqi po ashtu përballet me kundërshti brenda Serbisë. "Serbët vetëm duan të humbin gjithçka", tha Vuçiqi gjatë kësaj jave. "Ata dëshirojnë të qajnë për diçka që ka mbetur prapa sesa të mbajnë diçka në duart e tyre".

Nga ana e tyre, liderët gjermanë kundërshtojnë shkëmbimin territorial nga frika se mund të nxisin separatizëm në baza etnike në Bosnje e Maqedoni dhe ta kthejnë rajonin prapa në konflikt.

Kufijtë e rajonit janë "të pandryshueshëm", tha muajin e kaluar kancelarja gjermane, Merkel, qëndrim ky i fuqizuar nga zëdhënësi i saj të mërkurën që lamë pas.

"Qëndrimi ynë ka qenë konsistent dhe në pajtim me brengat e liderëve të të gjitha vendeve fqinje, që kanë shfaqur brengë se rishkrimi i kufijve mund të hapë kutinë e Pandorës në një rajon ende të paqëndrueshëm", ka thënë ai. Luksemburgu dhe Britania po ashtu kanë shfaqur rezerva ndaj këtij plani, transmeton Koha.net.

SHBA-ja ka injoruar kundërshtimet e Gjermanisë, siç kanë bërë edhe përfaqësuesit e lartë të BE-së për marrëdhënie me jashtë, me një memorandum që thotë se rishkrimi i kufijve do të ndihmonte më shumë në shuarjen sesa në ndezjen e paqëndrueshmërisë rajonale.

"Për herë të parë në historinë e tyre, Serbia dhe Kosova lirshëm do të pajtohen/zgjidhin dallimet e tyre përmes dialogut", thotë dokumenti. Nëse këto bisedime dështojnë, shton ai, Kosova "do të bëhet një konflikt i ngrirë dhe kjo do të thoshte se në fund të fundit pashmangshëm do të shpërthente".

Vendi me shumicë myslimane mund të bëhet "toka më pjellore për kriminalitet dhe radikalizëm", thotë memoja, e cila është draftuar javën e kaluar për t'iu adresuar një kërkese nga Wess Mitchell, zëvendëssekretari amerikan i shtetit përgjegjës për çështjet evropiane, për të krahasuar qëndrimet e SHBA-së dhe të BE-së për këtë çështje.

Departamenti Amerikan dhe Ambasada Amerikane në Beograd nuk kanë pranuar të komentojnë për këtë memo. Muajin e kaluar, këshilltari i sigurisë kombëtare të Trumpit, John Bolton, tha se nuk asnjë shqetësim për shkëmbim territorial, transmeton Koha.net.

Kundërshtimi publik i Merkelit për rishkrimin e kufijve ka shkaktuar frustrim në Bruksel.

"Kush mendon qeveria gjermane se është, që kundërshton menjëherë negociatat mes dy vendeve sovrane?", ka thënë një zyrtar i lartë i BE-së i afërt me diskutimet. "Kjo çështje mund të zgjidhet vetëm nga Kosova dhe Serbia, e jo nga përfshirja nga jashtë".

Ndërsa Berlini tani insiston se kufijtë evropianë janë të shenjtë, Gjermania ka luajtur rol kyç në përshpejtimin e shpërbërjes së Jugosllavisë kur njohu pavarësinë e Kroacisë dhe Sllovenisë më 1991, para shumicës së fuqive tjera botërore.

Ndonëse, siç shkruan WSJ, përqendrimi amerikan ishte zhvendosur nga rajoni kohëve të fundit, tani SHBA-ja po rikthehet në rajon, sipas analistëve dhe zyrtarëve. Vitin e kaluar e futi Malin e Zi në NATO dhe po insiston fuqishëm që edhe shteti tjetër fqinj, Maqedonia, t'i bashkohet aleancës ushtarake.

Mbështetja aktive e Washingtonit për shkëmbim territorial Serbi-Kosovë "është thjeshtë edhe një dëshmi e përkushtimit të SHBA-së për të stabilizuar rajonin", ka thënë Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit Thaçi. "Jam i sigurt se në fund do të jetë e mundshme të triumfohet" ndaj ngurrimit gjerman.

The post Dokumenti sekret i hartuar nga SHBA-ja dhe BE-ja, pa Gjermaninë, mbështet shkëmbimin territorial Kosovë-Serbi appeared first on DRENICA PRESS.

Sot referendum në Maqedoni

Posted: 30 Sep 2018 01:52 AM PDT

Në Maqedoni ka filluar votimi me çka qytetarët e vendit do të prononcohen në referendumin mbi çështjen për ndryshimin e emrit që është parakusht për anëtarësimin e vendit në NATO dhe çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë referendum, pyetja e të cilit është "A jeni për NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë", gjithsej 1.806.336 qytetarë me të drejtë vote mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në qendrat e votimit të cilat do të jenë të hapura nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 në mbrëmje.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka lëshuar akredimit për rreth 10 mijë vëzhgues nga Maqedonia dhe për rreth 500 vëzhgues të huaj, të cilët do të ndjekin procesin e votimit në referendum.

Fushata zyrtare e referendumit filloi më 10 shtator dhe përfundoi të premten, respektivisht deri në heshtjen 48-orëshe para referendumit.

Partia në pushtet, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM), ka udhëhequr koalicionin "Së bashku për Maqedoni evropiane", koalicion që përbëhej nga 30 parti politike dhe shoqata civile, të cilat së bashku kërkonin nga qytetarët rezultat potiziv për referendumin dhe për të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë.

Nga ana tjetër, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, u bëri thirrje qytetarëve që në këtë referendum të marrin vendim dhe të votojnë sipas bindjes së tyre.

Përveç fushatave "për" dhe "kundër", në fushata u përfshin edhe shoqata civile të cilat konsideronin se referendumi duhet të bojkotohet, përfshirë edhe i ashtuquajturi "Shtabi i krizave", i cili ishte i përbërë nga disa shoqata civile dhe u paraqitën me sloganin "Maqedonia – bojkoton".

Ndërkaq, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka deklaruar se nuk do të votojë në referendum, sepse siç tha ai, "dy herë ka marrë besimin nga qytetarët që mos të lejojë ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetutes".

Në prag të referendumit, Maqedonia u vizitua nga diplomatë dhe përfaqësues të huaj, ndër të cilët edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ai austriak, Sebastian Kurz, si dhe funksionarë të tjerë të huaj të cilët apeluan tek qytetarët e Maqedonisë të dalin në referendum dhe të votojnë për një të ardhme më të mirë të vendit të tyre.

Kujtojmë se referendumi i sotëm është i treti me radhë në nivel shtetëror në 27 vite të pavarësisë së Maqedonisë, i cili vjen pas marrëveshjes në qershor midis Maqedonisë dhe Greqisë, e cila parasheh ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe që paraqet kushtin kryesor për anëtarësim të vendit në NATO dhe çeljen e negociatave me BE-në.

Referendumi i parë ishte në vitin 1991, që rezultoi me pavarësinë e Maqedonisë nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, ndërsa i dyti ishte në vitin 2004 për t'u prononcuar qytetarët lidhur me Ligjin për ndarjen territoriale të vendit. Edhe pse shumica votuan kundër ndarjes territoriale referendumi nuk ishte i suksesshëm për shkak se pjesëmarrja në votim që ligjërisht duhet të tejkalojë 50 për qind ishte vetëm 26,58 për qind.

The post Sot referendum në Maqedoni appeared first on DRENICA PRESS.

Video e një aksidenti të tmerrshëm në Ferizaj

Posted: 30 Sep 2018 01:48 AM PDT

Një aksident në Ferizaj është kapur nga kamerat e sigurisë së një dyqani.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, kur njëra prej tyre kishte tejkaluar duke u ndeshur me një veturë tjetër në kahun e kundërt, raporton Magazina.al

Pas aksidentit shihen disa persona duke vrapuar drejt veturave të aksidentuara për të shpëtuar personat që ishin në vetura.

Magazina.al, deri tani merr vesh se nga ky aksident nuk është raportuar për viktima./Magazina.al/

The post Video e një aksidenti të tmerrshëm në Ferizaj appeared first on DRENICA PRESS.

Haradinaj sot kthehet nga ShBA

Posted: 30 Sep 2018 01:42 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, pas një vizite disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot kthehet në Kosovë, ku do të mbajë një konferencë për media.

Haradinaj pritet të flas për takimet në New York, Pentagon dhe Washington, ku ka zhvilluar takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimin e të arriturave të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën.

Haradinaj ka zhvilluar takime bilaterale me senatorë, kongresistë dhe personalitete me influencë në Washington.

The post Haradinaj sot kthehet nga ShBA appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more