Skip to main content

“Gjuriq: Ambasadat Perëndimore na kërkuan falje për ROSU-n në veri” plus 9 more Ekonomia Online

“Gjuriq: Ambasadat Perëndimore na kërkuan falje për ROSU-n në veri” plus 9 more Ekonomia Online


Gjuriq: Ambasadat Perëndimore na kërkuan falje për ROSU-n në veri

Posted: 29 Sep 2018 09:43 AM PDT

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, janë tërhequr nga veriu i Kosovës rreth orës 16.

Gjuriq, në një deklaratë për agjencinë serbe të lajmeve "Tanjug", ka thënë se Beogradi ka pranuar kërkimfalje nga disa ambasada perëndimore, të cilat, siç shkruan B92, më parë kishin thënë se ROSU as që ka qenë prezent në veri.

"Kjo vetëm dëshmon se nga kush disa media vendore i kanë marrë informacionet se njësitet ROSU nuk janë në veri", ka thënë Gjuriqi, transmeton Koha.net.

Ai tha se "me ndërhyrjen e njësisë speciale ROSU në Ujman", dialogu mes Prishtinës e Beogradit po bëhet vazhdimisht e më i paqartë dhe kjo, sipas tij, është rezultat i sjelljes së papërgjegjshme dhe të papranueshme të Prishtinës.

Megjithatë, tha ai para mediave serbe, Serbia do t'i mposhtë ata që mendojnë se mund të luajnë në këtë mënyrë, ndërsa "ata që me papërgjegjësinë e tyre kanë bërë që dialogu mes Beogradit e Prishtinës të ketë këtë fat që e ka sot, vështirë se do ta shohin më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel pas këtyre zhvillimeve".

Gjuriqi theksoi se "është gënjeshtër se e tërë kjo që ndodhi sot ndodhi për 'lojëra politike' në Prishtinë", sepse, siç tha ai, "askush nuk luan me luftën e paqen për gjëra të tilla".

"Për këtë arsye nga Beogradi porosisim – mjaft më me lojëra", tha Gjuriqi, duke kujtuar situatën para konfliktit izraelito-egjiptian, kur, siç tha ai, në mënyrë të ngjashme "kaluan kufijtë" 16 apo 17 herë, ndërsa "hera e 17 solli një prej konflikteve më të ashpra e më të përgjakshme".

Ai njoftoi se në mbarë territorin e Serbisë në këto momente po zhvillohen aktivitetet të Ushtrisë së Serbisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në pajtim me urdhrin e dhënë nga presidenti serb Vuçiq, në mënyrë që, siç shtoi ai, të krijohen parakushte që një sjellje e tillë të ndërpritet.

The post Gjuriq: Ambasadat Perëndimore na kërkuan falje për ROSU-n në veri appeared first on Ekonomia Online.

City merr kreun pas fitores ndaj Brightonit

Posted: 29 Sep 2018 09:35 AM PDT

Manchester City shënuar fitoren e radhës në Premier Ligë, që e bën lider së paku deri në përfundimin e derbit ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit që nis në ora 18:30.

Në Etihad ka mposhtur sot Brightonin me rezultat prej 2-0, transmeton Koha.net.

Sterling shënoi golin e parë pas asistimit nga Sane në minutën e 29. E golin e dytë e shënoi Aguero kur po luhej minuta e 65 pas asistimit nga Sterlingu.

Në krye të tabelës City ka 19 pikë, një më shumë se Liverpooli, e Brightoni në vendin e 14 ka 5 pikë.

The post City merr kreun pas fitores ndaj Brightonit appeared first on Ekonomia Online.

Arsenali vazhdon me formën e lartë në ligë, mposht Watfordin

Posted: 29 Sep 2018 09:30 AM PDT

Arsenali ka shënuar fitoren e pestë radhazi në ligë, duke e mposhtur Watfordin, 2-0.

Në pjesën e parë nuk pati ndryshim rezultati, por në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë, transmeton Koha.net.

Cathcart me autogol i dha epërsinë Arsenalit në minutën e 81. E pas dy minutave epërsinë e dyfishoi Ozili pas asistimit nga Lacazette.

Në vendin e pestë Arsenali ka 15 pikë. E Watfordi një vend më poshtë ka 13 pikë.

The post Arsenali vazhdon me formën e lartë në ligë, mposht Watfordin appeared first on Ekonomia Online.

Tottenhami fiton tri pikë ndaj Huddersfieldit

Posted: 29 Sep 2018 09:28 AM PDT

Tottenhami ka shënuar fitore në sfidën e sotme kundër Huddersfieldit.

0-2 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net.

Të dy golat e fitores i shënoi sulmuesi Harry Kane, pas asistimit nga Trippier, golin e parë. Kurse golin e dytë e shënoi nga penaltia.

Në vendin e katërt Tottenhami ka 15 pikë.

The post Tottenhami fiton tri pikë ndaj Huddersfieldit appeared first on Ekonomia Online.

Barça ndan pikët me Bilbaon, ndeshja e tretë pa fitore

Posted: 29 Sep 2018 09:26 AM PDT

Barcelona është ndarë baras me Bilbaon, që është ndeshja e tretë radhazi pa fitore.

Katalunasit nisën takimin pa Leo Messin, që u inkuadrua në pjesën e dytë në minutën e 55, transmeton Koha.net.

Bilbao kaloi në minutën e 41 përmes De Marcosit.

E Barça barazoi shifrat përmes El Haddadit në minutën e 84 pas asistimit nga Messi.

Në krye të tabelës Barcelona ka 14 pikë, e Bilbao në vendin e 14 ka 7 pikë.

The post Barça ndan pikët me Bilbaon, ndeshja e tretë pa fitore appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj del në përkrahje të protestuesve

Posted: 29 Sep 2018 09:15 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar protestën e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje, duke u dalë në përkrahje.

Ai ka falënderuar protestuesit "për kulturën qytetare të treguar gjatë protestës së sotme", e po ashtu ka përshëndetur edhe "shprehjen e shqetësimit të një numri kaq të respektueshëm të qytetarëve të Kosovës për çështje që janë jetike për të ardhmen e vendit".

"Unë këto ditë në Amerikë kam përçuar porosinë e popullit të Kosovës se kufijtë e Kosovës janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008 dhe se e ardhmja e Kosovës nuk do të ndërtohet duke cenuar sovranitetin e saj me kompromise territoriale. Shteti i Kosovës është në rrugën e drejtë të kompletimit të kapaciteteve të saja kushtetuese, veçanërisht të transformimit të FSK-së në ushtri, dhe për këtë kemi përkrahjen e aleatëve strategjikë të Kosovës", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

The post Haradinaj del në përkrahje të protestuesve appeared first on Ekonomia Online.

Bytyqi pritet në takim nga presidenti i Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar

Posted: 29 Sep 2018 08:57 AM PDT

Në kuadër të vizitave në Washington DC, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është pritur nga Lorne W. Craner, president i Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga MAShT-i, në këtë takim është biseduar për shumë çështje që kanë të bëjnë me Kosovën, si në rrafshin politik, e po ashtu edhe për dikastere të veçanta, veçanërisht në fushën e arsimit.

“Presidenti Craner ka një provojë të gjatë si ekspert i politikës së jashtme i cili ka shërbyer në diplomacinë dhe në politikbërjen gjatë tri mandateve presindeciale administrative.

Ai e ka filluar karrierën politike në Capitol Hill, si këshilltar i politikës së jashtme të kongresmenit Jim Kolbe dhe të senatorit John McCain, e po ashtu ka shërbyer si zëvendësndihmës sekretar i shtetit si dhe shumë pozita tjera kyçe në administratën e shtetit.

Craner ka qenë edhe president i Institutit Internacional Republikan për Demokraci në vitet 2004- 2014.

Në fund të takimit, Craner shprehu gatshmërinë e tij që të ndihmojë dhe përkrahë Kosovën në të gjitha reformat e filluara dhe reformat e reja ne sistemin arsimor, gjë për të cilën ministrii Bytyqi u shpreh mirënjohës dhe falënderues.

Ministri Bytyqi dhe Craner u dakorduan që të vazhdojnë komunikimin në funksion të përmirësimit të gjendjes në arsim në vendin tonë.

The post Bytyqi pritet në takim nga presidenti i Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar appeared first on Ekonomia Online.

Policia deklarohet për mbarëvajtjen e protestës

Posted: 29 Sep 2018 08:32 AM PDT

Policia e Kosovës thotë se ka garantuar rend, qetësi dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas protestës.

"Për lëvizjen e lirë të protestuesve dhe qytetarëve, duke përfshirë edhe ri-drejtimin e trafikut përgjatë marshutës së protestuesve, në vazhdimësi janë kujdesur njësitet relevante policore të angazhuara sipas planit policor," bënë të ditur policia.

Policia thotë se qytetarët treguan një kulturë të lartë duke protestuar në mënyrë të qetë.

"Rreth orës 16:10 protestuesit kanë filluar të shpërndahen, protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës beson në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se kjo ditë, protestë të kaloj e qetë."

The post Policia deklarohet për mbarëvajtjen e protestës appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj: Do të ndërtojmë memorial për viktimat e sulmit të 11 shtatorit në ShBA

Posted: 29 Sep 2018 08:30 AM PDT

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në ShBA ka vizituar memorialin përkujtimor për viktimat e 11 shtatorit në Nju Jork.

Sipas një komunikate nga Qeveria, Haradinaj ka thënë se Ekzekutivi i vendit do të ndërtojë një memorial në oborrin e saj për të nderuar çdo vit jetët e humbura nga sulmi terrorist 11 shtatorit 2001 në ShBA, transmeton Ekonomia Online.

"Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, bota demokratike u tronditë nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani. 11 Shtatori i vitit 2001 ishte i kobshëm jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan, por edhe për botën e civilizuar e demokratike. Kosova dhe populli i saj, e ndjenë dhe e kupton dhimbjen e familjarëve që humbën më të dashurit e tyre. Edhe sot nga ky vend lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave, për popullin dhe shtetin mik amerikan", tha kryeministri Ramush Haradinaj, pas homazheve që bëri te Memoriali Përkujtimor i viktimave të 11 shtatorit në Nju Jork.

Duke vizituar vendin ku 17 vjet më parë ndodhën sulmet terroriste, të cilat goditën zemrën e demokracisë botërore, kryeministri Haradinaj rikonfirmoi gatishmërinë e Kosovës dhe institucioneve të saj për të qenë krah SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit global.

Kryeministri Haradinaj tha se shqiptarët kudo që janë solidarizohen me popullin amerikan dhe u janë mirënjohës përjetë SHBA-së për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Kryeministri Haradinaj, tha se në shenjë kujtimi dhe nderimi për 3000 viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, në mesin e të cilëve ishin edhe shqiptarët që jetonin dhe vepronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marr vendim që në oborrin e Qeverisë të ndërtojë Memorialin e përhershëm për të nderuar jetët e humbura të akteve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, ku çdo vit do të bëhen nderimet për viktimat e këtij akti të shëmtuar terrorist.

"Ne nuk do të harrojmë kurrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë prijëse për shpëtimin e jetëve tona në kohërat më të vështira të luftës së Kosovës. Andaj është e kuptueshme ndjenja e përkrahjes për familjet e viktimave, por edhe përkrahja e popullit të Kosovës për luftën kundër terrorizmit", tha kryeministri Ramush Haradinaj, duke theksuar se Kosova do të jetë përherë përkrahëse e fushatës së gjerë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizimit.

The post Haradinaj: Do të ndërtojmë memorial për viktimat e sulmit të 11 shtatorit në ShBA appeared first on Ekonomia Online.

Qytetarët tregojnë pse morën pjesë në protestën e LVV-së

Posted: 29 Sep 2018 08:21 AM PDT

Qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në protestën e Lëvizja Vetëvendosje të mbajtur sot në të cilën u kërkua që Presidenti Hashim Thaçi të mos negocioj me Serbinë për territoret, raporton EkonomiaOnline.

"Një popull s`i nënshtrohet një njeriu" ishte motoja e cila mblodhi qytetarë nga vende të ndryshme fillimisht në oborrin e Bibliotekës Kombëtare për të vazhduar më tutje drejt sheshit kryesor të Prishtinës.

Milaim Bytyqi nga Prizreni, një nga pjesëmarrësit në protestë, tha se kërkesa ndaj institucioneve të vendit është që të ndihet zëri i popullit.

"Na nuk jemi kundër kurrkujt jemi munduar të keqes çfarëdo e keqe që na vjen për vendin tonë ne jemi kundër saj kërkesa jo një është me u bë mirë me pas marrëveshje mes veti por edhe me u ndje zani popullit".

Nga Gjermania për të marrë pjesë në protestë kishte ardhur Shpresa Berisha.

Ajo në një prononcim për EkonomiaOnline tha se nuk duhet të lejohet që serbët të kthehen në Kosovë dhe të përsëritet historia.

"Qe 20 vite presim njerëzit që janë në parlamentin tonë nuk punojnë.. është një mallkim për populkllin tonë. Nuk durohet më. Nuk është politikë të mbushni gjepin me milionat e ta leni popullim me 100 euro në muaj".

"Lironi këto karrige jepjani shancën postin ta marrin njerëz të tjerë .njerëz të dinjitetit që na qojnë përpara. Mos na lini që serbët të vijnë edhe një herë sepse historia nuk duhet të përsëritet", tha Berisha.

Kurse, Shefqet Januzaj nga Istogu, tha se duhet të kihet kujdes e populli të bashkohet për të mirën e të gjithë shqiptarëve.

"Ka ardh koha të vendosim por fatin kombëtar jo por fatin individual. Ne protestojmë kundër punëve individuale që të vendoset njëherë për fatin kombëtar. Të kemi kujdes gjithë të bashkohemi të jemi një të bashkohemi për fatin e të gjithë shqiptarëve", tha ai.

Protesta rreth tri orësh e Lëvizjes Vetëvendosje ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident

The post Qytetarët tregojnë pse morën pjesë në protestën e LVV-së appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more