Skip to main content

“Deputeti Sejdiu i drejtohet Kushtetueses me kundërshtim ndaj kërkesës së Presidentit Thaçi” plus 9 more Ekonomia Online

“Deputeti Sejdiu i drejtohet Kushtetueses me kundërshtim ndaj kërkesës së Presidentit Thaçi” plus 9 more Ekonomia Online


Deputeti Sejdiu i drejtohet Kushtetueses me kundërshtim ndaj kërkesës së Presidentit Thaçi

Posted: 28 Sep 2018 10:35 AM PDT

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka parashtruar në Gjykatën Kushtetuese një kundërshtim ndaj kërkesës së presidentit Hashim Thaçi, për interpretim nga Kushtetuesja lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare.

Këtë e ka bërë të ditur Sejdiu përmes Facebook-ut, në gjuhën shqipe e angleze.

"Në cilësinë e Deputetit, sot më 28 shtator 2018, parashtrova në Gjykatën Kushtetuese një kundërshtim ndaj Kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi për interpretim të Nenit 18 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Pavarësisht vendimeve nga e kaluara, mbesim me shpresë për një vendim të drejtë nga kjo Gjykatë që tani ka një përbërje të re", thuhet në publikimin e tij në Facebook.

Image

Image

The post Deputeti Sejdiu i drejtohet Kushtetueses me kundërshtim ndaj kërkesës së Presidentit Thaçi appeared first on Ekonomia Online.

Policia daneze mbyll përkohësisht urat kryesore në Danimarkë

Posted: 28 Sep 2018 10:28 AM PDT

Një operacion i udhëhequr nga policia daneze ka rezultuar në bllokimin e dy urave kryesore në Danimarkë si dhe ndërprerjen e shërbimeve të trageteve që udhëtojnë për në Suedi dhe Gjermani.

Policia e Kopenhagës ishte në kërkim të një automjeti "Volvo V90" të regjistruar në Suedi me targat "ZBP 546".

Autoritetet e sigurisë janë duke dyshuar se tre personat që ndodheshin në këtë veturë, ishin të përfshirë në një krim të rëndë.

"Kërkimet për personat e dyshuar janë duke vazhduar gati në të gjithë vendin", ka bërë të ditur policia daneze, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Jørgen Bonnichsen i cili ka punuar për 41 vjet për Shërbimin e Sigurisë dhe Informacionit danez, ka thënë se asnjëherë nuk ka parë që të merren masa kaq të mëdha në Danimarkë.

The post Policia daneze mbyll përkohësisht urat kryesore në Danimarkë appeared first on Ekonomia Online.

Bekim Jashari tregon se si ndodhi rrahja në Kuvendin Komunal të Skenderajt

Posted: 28 Sep 2018 10:21 AM PDT

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në llogarinë Facebook ka sqaruar opinionin për gjithë atë që ka ndodhur sot gjatë kohës sa po miratohej buxheti, për tensionet dhe sulmet nga ana e asamblistit, Malsor Bejta.

I pari i Skenderajt madje ka shprehur keqardhje për Bejtën, për të cilin thotë se ai është për të përfaqësuar qytetarët, jo për të mbrojtur me armë të ftoftë (thikë) interesat e grupacioneve të caktuara, të cilët janë të gatshëm të jenë çdo gjë për interesa personale.

Ky është postimi i plotë i Jasharit:

Të dashur qytetarë,

Sot u miratua buxheti zhvillimor i Komunës së Skenderajt, i cili u bë në bashkëpunim të plotë me qytetarë që kam takuar në çdo bashkësi lokale.
Edhe pse buxheti i Komunës u hartua bazuar në kërkesat e qytetarëve, kishte asamblistë të cilët nuk e përkrahen.

Ky është buxhet zhvillimor që planifikon investime në Parkun e Biznesit, në rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla dhe infrastrukturë të përgjithshme, është buxhet i të gjithë qytetarëve, dhe jo i një grupi të caktuar.

Grupacione të interesave të ngushta personale sot ishin organizuar që të pamundësojnë votimin e buxhetit zhvillimor, buxhetit të qytetarëve të Skenderajt.
Grupi i deputetëve të Sami Lushtakut, Musa Dervishit e Malosor Bejtes, pasi dështuan të bllokojnë punën time dhe të Ekzekutivit, dhe votimin e buxhetit të komunës se Skenderajt, përmes Malsor Bejtes, që është dorë e zgjatur e Sami Lushtaku, krijuan tensione në asamble, me ç'rast Malsor Bejta ka nxjerr një thikë për të sulmuar asamblistët dhe drejtorët.

Gjendja e Malsor Bejtes ishte jashtë çdo norme të një asamblisti dhe qytetari normal, prandaj është dashtë intervenimi i personelit të sigurimit për ta neutralizuar atë.

Ndiej keqardhje për sjelljen e asamblistit Bejta i cili aty është për të përfaqësuar qytetarët, jo për të mbrojtur me armë të ftoftë (thikë) interesat e grupacioneve të caktuara, të cilët janë të gatshëm të jenë çdo gjë për interesa personale, por jo edhe për ata qytetarë, prandaj nuk i pamë në ditën kur qytetarë të Drenicës bllokuan rrugët për të mos lejuar kalimin e Vuçiçit ne Drenicë.

Qytetarëve të Skenderajt iu urojmë votimin e buxhetit sipas kërkesës së tyre, ndërsa të gjithë atyre që mendojnë bllokimin e zhvillimit të Skenderajt, ju themi se janë të dështuar.

Ka kaluar koha kur buxhetin e ka orientuar një grup i caktuar, sot ai u miratua sipas kërkesave të qytetarëve, për të ju mundësuar dhe krijuar parakushte investitorëve të investojnë në komunën tonë, të cilëve për interesa individuale, klanore e grupore nuk iu është lejuar investimi në Skenderaj.
Prandaj për 20 vite nuk ka investitorë të huaj në Skenderaj, sot miratuam buxhetin i cili krijon parakushte për hapje të fabrikave në Skenderaj.
Urime, qytetarë të Skenderajt!

The post Bekim Jashari tregon se si ndodhi rrahja në Kuvendin Komunal të Skenderajt appeared first on Ekonomia Online.

Ibrahimoviç: Goli i Ronaldos e ka merituar çmimin “Puskas”, jo i Salah-ut

Posted: 28 Sep 2018 10:04 AM PDT

Zlatan Ibrahimoviç ka komentuar ceremoninë e FIFA-s për shpërblimin e më të mirëve të organizuar të hënën që lamë pas në Londër.

Ish sulmuesi i Barcelonës, Interi e Juventusit, nuk është pajtuar me ata që kanë votuar golin e Mohamed Salah si më të mirin e vitit.

Sipas Ibrahimoviç, goli i Ronaldos i shënuar kundër Juventusit ka qenë më i bukur.

"A e meritoi Salah këtë çmim? Unë mendoj se goli i Ronaldos ka qenë më i bukur (kundër Juventusit), por nuk e di nëse ka qenë në listën e të nominuarëve", ka deklaruar Ibra.

"Unë nuk e kam përcjellë ceremoninë, nuk më intereson kjo gjë, asnjë nga golat e mi nuk ishte në listë".

The post Ibrahimoviç: Goli i Ronaldos e ka merituar çmimin “Puskas”, jo i Salah-ut appeared first on Ekonomia Online.

Perëndimi e Rusia përplasen në Maqedoni

Posted: 28 Sep 2018 10:02 AM PDT

Shkupin nuk e kanë vizituar më parë kurrë më shumë politikanë perëndimorë sesa tani. Të gjithë ata kanë ardhur për të mbështetur qeverinë e Maqedonisë me qëllim që referendumi më 30 shtator të rezultojë me sukses. Kjo do ta afronte Maqedoninë me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n.

Në qershor të vitit 2018 është nënshkruar marrëveshja mes përfaqësuesve të Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë – Maqedonia e Veriut. Mospajtimet mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin zgjasin prej vitit 1991, kur kjo ish-republikë jugosllave u shpall shtet i pavarur. Athina i ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO.

Kritikat ndaj Moskës

Ministri i Mbrojtjes i SHBA James Mattis, e vizitoi Shkupin në shtator, dhe atje ai kritikoi Rusinë për përzierje në referedum. Mattis tha, se nuk ka aspak dyshimi se Moska po zhvillon një fushatë kundër referendumit. Moska, e cila nuk ka asnjë interes që Maqedonia të afrohet me BE dhe NATO, i ka hedhur poshtë këto akuza. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov thotë, se vendet perëndimore janë ato që po përzihen në çështjet e brendshme të Maqedonisë, duke insistuar që të votohet marrëveshja e nënshkruar në Prespë.

Vet Greqia dhe Maqedonia verën e kaluar kritikuan Rusinë për përzierje në punët e tyre të brendshme. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev e fajëson sipërmarrjen greko-ruse Ivan Savvidis, për financimin në Maqedoni të lëvizjeve që janë kundër referendumit dhe organizojnë protesta të dhunshme në këtë vend, me qëllim që të influencohen qytetarët para deklarimit për emrin.

Shqetësimet për pjesëmarrjen në referendum

Në sondazhet e fundit thuhet se shumica prej 57% e qytetarëve të Maqedonisë do të dakordohet me ndryshimin e emrit dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në BE dhe NATO. Por problemi më i madh është numri i qytetarëve që do të votojnë, sepse për suksesin e referendumit nevojitet të votojnë më shumë se gjysma e qytetarëve me të drejtë vote. Presidenti i Maqedonisë Ivanov ka deklaruar se nuk do të votojë, ndërkohë që edhe disa opozitarë kanë bërë thirrje për bojkotimin e referendumit. Diplomatët perëndimorë thonë se çdo ditë në Facebook paraqiten deri në 40 faqe të ndryshme ku bëhet thirrje për bojkotimin e referendumit. Diplomatët dyshojnë se këto faqe financohen nga Rusia.

Dushan Reljiq, ekspert i Fondacionit për Shkencë dhe Politikë (SWP) i tha Deutsche Welles se mbështetësit e referendumit duhet të shqetësohen. “Ata duhet të sigurojnë daljen në referendum prej 50% të votuesve, që do të thotë mbi 900.000 vetë”. Maqedonia ka rreth dy milionë banorë dhe një pjesë e madhe e tyre jeton jashtë vendit. Ndaj Zaevi nuk do ta ketë fare të lehtë të sigurojë pjesëmarrjen prej 50%.

Ku është problemi i Moskës?

Reljiq thotë se BE dhe në radhë të parë Gjermania përbën 80% të tregtisë së jashtme të Maqedonisë. Sipërmarrjet gjermane kanë investuar shumë në Maqedoni, në industrinë e furnizimit të automjeteve me pjesë këmbimi. Ndërkohë që shumica e rafinerive të natës dhe industria e metalit i takon sipërmarrjeve greke apo britanike. “Ky rajon është i ndërlidhur ngushtë ekonomikisht, politikisht dhe në çdo aspekt tjetër me BE-në. Ndërsa me Rusinë ka shumë pak lidhje ekonomike”, thotë Reljiq. Problemi i vetëm serioz i Rusisë është anëtarësimi i mundshëm i Maqedonisë në NATO, që do të thotë se Rusia do të dëbohej politikisht nga ky rajon.

Edhe drejtori i Institutit për Çështje Rajonale, Dmitrij Shuravljov thotë, se Rusinë nuk e pengon anëtarësimi në BE, por në NATO. “Përpjekja e NATO-s për zgjerim edhe në këtë vend cënon balancën e tanishme”, thotë ai.

Anëtarësimi në NATO dhe perspektiva e anëtarësimit në BE janë shumë të rëndësishme për Perëndimin, mendon Reljiq. “Maqedonia është një vend i ndarë etnikisht, me një minoritet të madh shqiptar, me të paktën 30% të numrit të përgjithshëm të poupullatës.” Minoriteti shqiptar jeton në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë, dy vende ku jetojnë shqiptarë. “Krijimi i një shteti të madh shqiptar, do të mund të destabilizonte jo vetëm Maqedoninë por edhe rajonin. Ndërsa Perëndimi shpreson se me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të ketë më shumë stabilitet në rajon.”/ Pavel Los/DW

The post Perëndimi e Rusia përplasen në Maqedoni appeared first on Ekonomia Online.

Ismaili: LDK s`ka të drejtë të flasë për shëndetësinë, ajo e ka sjellë në gjendje të mjerë

Posted: 28 Sep 2018 09:58 AM PDT

Ministri i Shendetësisë, Uran Ismaili, ka premtuar se do ta çrrënjosë korrupsionin në shëndetësi dhe kjo sipas tij ka nis me reformat në ShSKUK.

Ai ka thënë se çdo mjek që nuk e respekton orarin do të suspendohet, dhe nuk ka kush që do ta ndalë në këtë rrugë që të vendosë rend dhe rregull në sistemin shëndetësor.

Ministri Ismaili në televizionin publik tha se mjekët e suspenduar nuk kanë asnjë arsye të ankohen, sepse ata kanë qenë në gabim dhe asnjë ndërhyrje politike, nuk do të bëjë punë që ata të "ledhatohen".

Ismaili ka thënë se sigurimet shëndetësore janë larg të bëhen, por sipas tij në fund të vitit të ardhshëm, do të nisin shërbimet e para nga fondi për sigurime shëndetësore.

"Ilaqet për sëmundje kronike e të ngjashme do të merren falas nga fundi i vitit të ardhshëm nga Fondi i sigurimeve shendetësore", ka thënë Ismaili.

Sipas tij LDK-ja është partia që më së paku ka të drejtë të flasë për shëndetësinë, sepse kjo parti sipas tij e ka bërë shëndetësinë të jetë në gjendje të mjerë për shumë vite.

The post Ismaili: LDK s`ka të drejtë të flasë për shëndetësinë, ajo e ka sjellë në gjendje të mjerë appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi: Garantoj që marrëveshja me Serbinë do të bëhet vetëm me mbështetjen e ShBA-së dhe BE-së

Posted: 28 Sep 2018 09:51 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se qëndrimi i SHBA-ve është mjaft i qartë sa i përket dialogut të Kosovës me Serbinë.

"Te gjithë jemi për dialog, negociata dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila do të ishte obligim ligjor ndërkombëtar. Ne kemi prezantuar opinionet tona, qëndrimet tona, si dhe kemi kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të flasë me një zë. Atëherë edhe skena politike kosovare do te jete unike".

Në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, Thaçi ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë marrëveshje e cila gëzon mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe BE-së.

"Ajo çka mund të garantoj është se Kosova do të arrijë një marrëveshje me Serbinë vetëm nëse do ta ketë mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe BE-së. Do të jetë një marrëveshje e koordinuar me partnerët që na ndihmuan në shpalljen e pavarësisë".

Sa i përket mbajtjes se një referendumi për marrëveshjet përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, Presidenti ka thënë se do të ndryshohen ligjet në mënyrë që të krijohet baza ligjore për mbajtjen e referendumit.

The post Thaçi: Garantoj që marrëveshja me Serbinë do të bëhet vetëm me mbështetjen e ShBA-së dhe BE-së appeared first on Ekonomia Online.

Ariana Grande: Nuk jam mirë

Posted: 28 Sep 2018 09:47 AM PDT

Këngëtarja amerikane Ariana Grande, ka shqetësuar fansat e saj duke thënë se ajo nuk “është mirë”, tre javë pas vdekjes së ish të dashurit të saj, Mac Miller.

Ariana, e cila tani është e fejuar me komedianin Pete Davidson, të enjten iu drejtua 57 milion ndjekësve të saj nëpërmjet disa statuseve në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Ish i dashuri i Arianës, Mac Miller, vdiq më 7 shtator nga një mbidozë droge.

The post Ariana Grande: Nuk jam mirë appeared first on Ekonomia Online.

“Pas unifikimit të ndërkombëtarëve do unifikohet edhe politika kosovare për marrëveshjen me Serbinë”

Posted: 28 Sep 2018 09:40 AM PDT

Presidenti Hashim Thaçi, pas kthimit të tij nga New Yorku, ku ishte i pranishëm në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tregoi se bashkësia ndërkombëtare është unike sa i përket arritjes së marrëveshjes paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

"ShBA-ja dhe BE-ja kanë qëndrim unik për procesin e dialogut, negociatave dhe mundësisë së arritjes së marrëveshjes paqësore mes Kosovës dhe Serbisë – që nënkupton vetëm njohje reciproke", ka thënë Thaçi në Info Magazine të Klan Kosovës.

I pari i vendit shprehu besimin dhe shpresën e tij që ndërkombëtarët do të flasin në mënyrë unike sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi, me ç'rast ai tha se kjo do të krijonte unitet edhe në politikën kosovare.

"Kam besim të plotë në ditët e javët e ardhshme do ta kemi bashkësinë ndërkombëtare që do të flasë me një zë, do të jetë unike".

"Besoj fuqishëm që do të flasë në mënyrë unike. Pastaj, kjo do të na ndihmojë edhe neve të krijojmë unitet të skenës politike kosovare".

The post “Pas unifikimit të ndërkombëtarëve do unifikohet edhe politika kosovare për marrëveshjen me Serbinë” appeared first on Ekonomia Online.

Argjentina publikon listën e Kombëtares, përsëri mungon Messi

Posted: 28 Sep 2018 09:37 AM PDT

Argjentina ka publikuar listën për dy ndeshjet e tyre miqësore në tetor dhe përsëri në këtë listë nuk është Lionel Messi.

German Pezzella, Rodrigo de Paul, Paulo Dybala, Mauro Icardi, Lautaro Martinez dhe Giovanni Simeone janë ftuar të gjithë në Kombëtare të Argjentinës për dy miqësoret e radhës.

Po ashtu, risi është edhe ish mesfushori i Palermos, tani i Sevillës Franco Vazquez, i cili ka zgjedhur Argjentinën edhe pse si i ri ka luajtur për Italinë.

Megjithatë, ylli i Barcelonës Lionel Messi mbetet jashtë skuadrës derisa ai ka vazhduar që ta mbaj statusin që mos të ftohet në seleksion të Kombëtarës.

Argjentina përballet me Irakun më 11 tetor, para se të përballet me rivalët e tyre të kontinentit, Brazilin pesë vite më vonë.

Kjo është skuadra e Argjentinës kundër iraku dhe Brazilit: Romero, Rulli, Armani; Otamendi, Funes Mori, Pezzella, Kannemann, Foyth, Tagliafico, Franco, Bustos, Saravia; Ascacibar, Paredes, Lo Celso, Vazquez, De Paul, Pereyra, Salvio, Cervi, Battaglia, Acuna, Meza, Palacios; Pavon, Gonzalo Martinez, Dybala, Icardi, Lautaro, Correa, Simeone

The post Argjentina publikon listën e Kombëtares, përsëri mungon Messi appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more