Skip to main content

Debat i ashpër mes Berat Buzhalës dhe Shpend Ahmetit

Debat i ashpër mes Berat Buzhalës dhe Shpend Ahmetit


Debat i ashpër mes Berat Buzhalës dhe Shpend Ahmetit

Posted: 27 Sep 2018 01:53 PM PDT

Drenica Press Posts

Shpend Ahmeti për herë të parë është mysafir në "Pressing" me Leonard Kerqukin, përballë gazetarëve Berat Buzhala dhe Astrit Gashi. Gjatë debatit Buzhala dhe Ahmeti kanë shkëmbyer akuza mes vetes.

Gazetari Buzhala i ka përmendur Ahmetit faktin se si ai ka udhëtuar edhe me avionin e vëllezërve Devolli.

"Ju keni udhëtuar edhe me avion te Devollëve. Keni qëndruar edhe në Jaht të tyre", ka thënë Buzhala.

Ai tutje i ka thënë se ka konflikte të pastra interesi, pasi sipas tij, Ahmeti ka shoqëri edhe me politikanët që janë në gjyq.

'Ti shoqërohesh me politikanë me të cilët je në gjyq. Ky është konflikt i pastër interesi', tha Buzhala.

The post Debat i ashpër mes Berat Buzhalës dhe Shpend Ahmetit appeared first on DRENICA PRESS.

Moti për nesër në Kosovë

Posted: 27 Sep 2018 01:33 PM PDT

Drenica Press Posts

IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër do të mbrojtërojë mot i ngjashëm si në dy ditët e kaluara në Kosovë.

"Situata meteorologjike vazhdon të mbetet konstante, me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat minimale do të mbesin pothuaj të ngjashme me dy ditët e fundit, derisa grafiku në vlerat e maksimaleve do të shënojë rritje graduale", thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje por jo nën vlerat e normales. Në shumë territore të rrafshit të Kosovës edhe për nesër parashihet të formohet brymë, si rezultat i kthjellimeve dhe proceseve tjera fizike që ushtrohen në shtresat e ulëta të troposferës.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

The post Moti për nesër në Kosovë appeared first on DRENICA PRESS.

Në Kosovë, po i vodhe 1 milion euro je i zoti, po hyre në burg pë 10 mijë je qyqan – thotë Tomë Gashi

Posted: 27 Sep 2018 01:30 PM PDT

Drenica Press Posts

"Që vidhet në Kosovë besoj që e dinë të gjithë. Në Kosovë nëse i vjedh 1 milion euro të thonë je i zoti, nëse shkon në burg për një shumë përfundi 10 mijë euro thonë je qyqan"

Avokati Tomë Gashi ka thënë se është proces i vështirë sigurimi i provave për raste të korrupsionit sepse në shumicën e rasteve prapa një nënshkrimi qëndrojnë shumë persona, me ndikim politik dhe ekonomik,.

Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka deklaruar që në këtë kontribuon edhe fakti që në një pjesë të rasteve pikërisht institucionet që duhet t'i sigurojnë provat janë të ndikuara, për të mos thënë të korruptuara.

"Perceptimi është që aktakuzat e nivelit të lartë duket që ndoshta për shkak të volumit të punëve apo për shkak të ndikimeve në gjykatë nuk kalojnë. Kjo është simptomatike kur kemi të bëjmë me cështje të korrupsionit. Në aferat korruptive është sikur ta marrim një lëmsh dhe nëse nxirret fija dalin shumë tjera".

"Një prej dëmeve më të mëdha në sistemin gjyqësor është se gjyqtarëve dhe prokurorëve iu kërkohet normë. Prokurorët nuk kanë staf përcjellës, gjyqtarët po ashtu jo. Stafi teknik dhe i zyrtarëve juridik mungon jashtëzakonisht shumë".

"Ato prova duhet t'i sigurojnë institucionet që mund të jenë vet të korruptuara. Mund të ketë institucione të pavarura që mund të mos jenë të korruptuara, por të ndikuara. Kur vidhet diçka gjithmonë dyshohet se prapa saj qëndron një politikan apo ndonjë njeri me ndikim. Nuk besoj që ka tenderë të mëdhenj që mund të nënshkruhen pa lejen, apo izën e ministrit, apo të kryeministrit".

"Që vidhet në Kosovë besoj që e dinë të gjithë. Në Kosovë nëse i vjedh 1 milion euro të thonë je i zoti, nëse shkon në burg për një shumë përfundi 10 mijë euro thonë je qyqan".

"Janë vjedhur qindra milionë euro në autostradën Ibrahim Rugova".

The post Në Kosovë, po i vodhe 1 milion euro je i zoti, po hyre në burg pë 10 mijë je qyqan – thotë Tomë Gashi appeared first on DRENICA PRESS.

Tomë Gashi: Milaim Zeka e Shkumbin Demaliaj menduan që janë Ramush Haradinaj, kur kërcënuan prokurorin

Posted: 27 Sep 2018 01:23 PM PDT

Drenica Press Posts

"Po të isha prokuror të dy deputetët do t'i arrestoja tek shkallët e televizioneve ku kanë folur. Është tjetër duke pirë raki ta kërcënosh prokurorin dhe tjetër drejtpërdrejt në televizion ta kërcënosh prokurorin e Prokurorisë Speciale. Sikur të isha gjyqtar do t'i dënoja të dy, ndërsa si avokat do ta zgjidhja një strategji tjetër"

Avokati Tomë Gashi ka thënë se do t'i arrestonte menjëherë pas daljes nga studiot televizive po të ishte prokuror dhe dënonte menjëherë po të ishte gjyqtarë deputetët Milaim Zeka dhe Shkumbin Demaliaj për deklaratat e tyre në drejtim të prokurorëve të shtetit.

Në Zona e Debatit në Klan Kosova ai ka deklaruar që sistemi juridik i vendit mund të kritikohet, por jo të flitet me kërcënim për prokurorët, gjyqtarët, apo avokatët, në çfarëdo rasti, veçanërisht jo në deklarime publike.

"Po të isha prokuror të dy deputetët do t'i arrestoja tek shkallët e televizioneve ku kanë folur. Është tjetër duke pirë raki ta kërcënosh prokurorin dhe tjetër drejtpërdrejt në televizion ta kërcënosh prokurorin e Prokurorisë Speciale. Sikur të isha gjyqtar do t'i dënoja të dy, ndërsa si avokat do ta zgjidhja një strategji tjetër. Prokurorët kanë qenë jashtëzakonisht të kërcënuar. Si duket këta dy deputetë kanë menduar që janë Ramush Haradinaj. Ajo çka mund t'i lejohet atij besoj që nuk mund t'i lejohet tjerëve".

"Unë kam prirje ta kritikoj sistemin juridik, por jo me emra, me qëllim që drejtësia të përmirësohet. Por kur dikush e ndjen veten aq të fuqishëm mendoj që është skandal i përmasave jashtëzakonisht të mëdha. Nuk është fundi i botës të kritikosh, por katastrofë të kërcënosh". /klankosova.tv

The post Tomë Gashi: Milaim Zeka e Shkumbin Demaliaj menduan që janë Ramush Haradinaj, kur kërcënuan prokurorin appeared first on DRENICA PRESS.

Djali i deputetit të PS-së akuzohet për përdhunim

Posted: 27 Sep 2018 11:46 AM PDT

Drenica Press Posts

Oficerin i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi dje se Xhisiela Maloku ishte dhunuar nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Rexhepi.

Ky i fundit nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë pasi pak kohë më parë është shpallur në kërkim nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, e megjithatë shëtiste ende i lirë.

Në profilin e rrjeteve sociale që Rexhepi ka fotografitë janë të vjetra, të fundit datojnë në vitin 2010, dhe duket se Rraja është treguar i kujdesur që të mos lërë gjurmë së fundi.

Që në vitin 2010 fotot që ka ndarë Rrahman Rraja kanë disa motive kryesore: armët dhe plumbat, makinat e shtrenjta, dhe kanabisin që e konsideron ilaç.

E megjithatë kjo se ka penguar të riun e rritur mes të mirave që të ketë një lidhje me një vajzë jetime e të pambrojtur, e cila së fundi është detyruar që të mbrojë integritetin e familjes së deputetit në disa dalje të dirigjuara në media. /Faxweb

The post Djali i deputetit të PS-së akuzohet për përdhunim appeared first on DRENICA PRESS.

Digjen disa prona në Klinë, rrezikohet jeta e qytetarëve

Posted: 27 Sep 2018 11:34 AM PDT

Drenica Press Posts

Dhjetëra qytetarë nga Komuna e Klinës janë ndjer të rrezikuar si pasojë e përfshirjes nga zjarri e disa pronave private në afërsi të vendbanimeve të tyre.

Bazuar në pamjet e siguruara nga "Gazeta inFokus" shihet se zjarri ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të pronave në afërsi të vendit të ashtuquajtur "Ura e Klinës".

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës e cila po e heton rastin.

Si pasojë e këtij zjarri, është ndotur edhe ambienti në atë pjesë.

The post Digjen disa prona në Klinë, rrezikohet jeta e qytetarëve appeared first on DRENICA PRESS.

Ҫfarë po ndodh? Policia i ‘vërsulet’ Kadri Veselit

Posted: 27 Sep 2018 11:30 AM PDT

Drenica Press Posts

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot Maqedoninë me ç'rast ka zhvilluar një takim me homologun e tij, Talat Xhaferi.

Mirëpo, ndryshe nga herët e kaluara, kësaj radhe siguria ishte krejtësisht ndryshe.

Nga kalimi i kufirit të Kosovës (në pikën kufitare Hani i Elezit) e deri në objektin e Kuvendit në Shkup ishin vendosur policë dhe ushtarak maqedonas.

The post Ҫfarë po ndodh? Policia i 'vërsulet' Kadri Veselit appeared first on DRENICA PRESS.

VV për bashkëpunimin me LDK-në. Kosova ndodhet para një rreziku të madh, duhet konsensus

Posted: 27 Sep 2018 11:08 AM PDT

Drenica Press Posts

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth bashkimit opozitar, më konkretisht rreth bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sveçla ka thënë se Kosova ndodhet para një rreziku të madh, dhe duhet të arrihet konsensus për këtë çështje mes partive.

"Kosova ndodhet para një rreziku jashtëzakonisht të madh. Thaçi po ju bindet kërkesave dhe dëshirave të Serbisë me të cilat ne do humbim territor, dhe nëse kjo ndodhë atëherë është humbje pa kthim.

Ne po kërkojmë konsensus për ta tejkaluar këtë situatë. Hashim Thaçi është personi I fundit në skenën politike të cilit mund ti besojmë", ka thënë Sveçla.

Ai ka shtuar se presidenti Thaçi në fillim ka deklaruar se kompromisi me Serbinë do të jetë i dhimbshëm dhe se nuk e dimë cili është pretendimi i tij.

"Për ne, më rëndësi është integriteti territorial. Ne nuk i kemi harruar e as amnistu dallimet që i kemi me LDK-në. Në kohën kur shtëpinë ti e ki me flak të gjithë anëtarët e shtëpisë bëhen bashkë për ta fikë zjarrin. Integriteti territorial për ne është primarë", tha Sveçla. /Telegrafi/

The post VV për bashkëpunimin me LDK-në. Kosova ndodhet para një rreziku të madh, duhet konsensus appeared first on DRENICA PRESS.

Ky 20 vjeçar ka nevoj për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë Neurokirurgjike

Posted: 27 Sep 2018 11:02 AM PDT

Drenica Press Posts

Arberi nga Prishtina vuan nga një sëmundje e rëndë Neurokirugjike.

Arberi ka pasur disa intervenime në Shqipëri dhe Turqi.

Mjekët kanë rekomanduar se shpëtimi i vetëm për Arberin është spitali “International Neuroscience Institute” Hanover të Gjermanisë.

Edhe pse Arberi pas 5 dite mbush 20 vjet, ti ndihmojmë që ditëlindjen e 21-të ta festojë i lumtur si gjithë moshatarët e tij.

The post Ky 20 vjeçar ka nevoj për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë Neurokirurgjike appeared first on DRENICA PRESS.

Vajza e Xhemajl Mustafës: Ata që e dhanë urdhrin për vrasjen e babit tim sot e gëzojnë pushtetin

Posted: 27 Sep 2018 10:58 AM PDT

Drenica Press Posts

Vajza e Xhemajl Mustafës, Beriana Mustafa, ka folur në Frontal të T7, rreth vrasjes së babait të saj Xhemajl Mustafës.Ajo ka thënë se oponentët politikë të babait të saj dhe ata që kanë qenë të interesuar ta marrin pushtetin, janë urdhërdhënësit për vrasjen e Xhemajl Mustafës. Beriana Mustafa ka folur edhe rreth emrit të depuetit Rexhep Selimi si emër i mundshëm për dhënien e urdhrit të vrasjes, megjithatë thotë se për këtë duhet të veprojë Prokuroria.

Beriana në Frontal të T7, ka thënë se pret që Gjykata Speciale të zbulojë urdhërdhënësin e vrasjes.

"Gjykata Speciale nuk e ka kontaktuar direkt familjen time. Ka informacione se janë kontaktuar. Gjykata Speciale nuk do ta zbulojë atë që ka dhënë urdhër për vrasjen e tij, nëse ajo Gjykatë nuk do ta vendosë pikën në këtë rast, kjo çështje për mua mbetet e mbyllur", ka thënë ajo.

Teksa ka folur se kush mund të qëndrojë parapa vrasjes, ajo ka thënë se ata janë njerëz të politikës.

"Janë njerëz të politikës, të cilët e gëzojnë pushtetin, pavarësisht subjekteve politike. Është bërë vrasje sistematike e njerëzve të LDK-së, me urdhër të politikës. Krejt qëllimi ka qenë për vrasjen e tyre, për ta marrë pushtetin”, ka vazhduar ajo.

Sa i përket angazhimit të LDK-së, për zbulimin e vrasjes së Xhemajl Mustafës, ajo thotë se kjo parti ka mundur të bëjë më shumë për zbardhjen e këtij rasti.

"Natyrisht që LDK-ja ka mundur të bëjë diçka sidomos kur e ka pasur Ministrinë e Drejtësisë. Pse nuk ka bërë këtë nuk e di. Megjithatë gjyqësori duhet të jetë i pavarur nga politika. Në fund të ditës, prokuroria dhe drejtësia nuk trokasin në dyert e atyre që flasin rreth asaj se kush e ka vrarë, dhe në fund të ditës për ne rezultati është zero", thotë Beriana, vajza e Xhemajl Mustafës.

Ajo ka hedhur kritika të shumta drejt sistemit të drejtësisë në Kosovë, për mos zbulimin e vrasjeve politike.

"Për 18 vjet me luajt me ndjenjat e familjeve nuk është diçka e lehtë, dhe nuk është diçka që i ka hije edhe një sistemi gjyqësor. Por ky sistem është i kapur nga politika dhe nuk ka shpresë që të çkapet", ka potencuar ajo.

E pyetur nëse ajo personalisht ka kontaktuar njerëzit të cilët kanë folur rreth emrave të mundshëm që mund të qëndrojnë prapa vrasjes së Xhemajl Mustafës, Beriana ka thënë se kjo nuk është punë e saj.

"Nëse unë filloj me i kontaktu njerëzit të cilët flasin për vrasjen e babit tim, atëherë kthehemi tek Kanuni. Nuk është detyra ime kjo, ne vazhdojmë të besojmë në organet e drejtësisë", thotë ajo.

Ajo ka treguar edhe për deklarimet e para shumë vitesh që janë bërë se drejtësia është shumë afër gjetjes së vrasësit të Xhemajl Mustafës, megjithatë edhe pas këtyre viteve nuk është bërë asgjë.

"Prokuroria e Kosovës për fat të keq kurrë nuk e ka gjetur kohën dhe mundësinë jashtë deklaratave. Nëse Aleksandër Lumezi para gjashtë vitesh kishte thënë se janë shumë afër zbulimit të vrasësit dhe pas gjashtë vitesh nuk kemi asgjë, atëherë këtu është anarki dhe organeve të drejtësisë duhet t'u vendoset çelësi", shton ajo.

Ajo ka fajësuar edhe UNMIK-un dhe EULEX-in, për moszbulimin e një seri vrasjesh politike që janë kryer në Kosovë.

"As organet ndërkombëtare të drejtësisë nuk munden me u shfajësua. Mos me arritë me i zbulu një seri vrasjesh në një Kosovë kaq të vogël, është absurd i llojit të vet  dhe diçka që nuk ndodh as në Eritre të Afrikës", ka vazhduar Beriana Mustafa.

Për këtë vrasje ajo ka thënë se duhet të flasin që nga presidenti Thaçi, njerëzit e LDK-së dhe gjithashtu edhe ata që kanë qenë në UÇK.

"Unë nuk e di, mundem me pas hipoteza dhe aludime. Ato munden me mbet në nivel personal. Është një domen i gjerë i njerëzve në pushtet të cilët e dinë se kush e ka dhënë urdhrin e vrasjes. Prej presidentit, kryeministrit, LDK-së, UÇK-së, duhet të dalin të flasin për ato vrasje" është shprehur ajo.

Për vrasësit ajo thotë se kanë qenë kundërshtarë politikë të Xhemajl Mustafës. Sipas saj mjafton vetëm të dëgjohet afera 'Pronto' dhe të dihet se kush janë.

"E di që kanë qenë oponentë politikë të babës tim deri në fund. Nëse SHIK-u nuk është, mund të jetë edhe dikush tjetër. Mjafton me e dëgju aferën 'Pronto' dhe e di kush janë. Me njerëz të cilët e kanë kapur shtetin dhe e kanë fuqinë e pushtetit dhe i vendosin. Ata që kanë qenë të interesuar me e marrë pushtetin, askush tjetër. Ata i kanë dhanë urdhrat për vrasje", ka thënë ndër të tjera.

Beriana ka folur edhe rreth emrit të Rexhep Selimit si autor për këtë vrasje. Ajo thotë se pas transmetimit të një dokumentari ku thuhej se prapa urdhrit së  kësaj vrasjeje qëndron një deptuet, Rexhep Selimi për ditë të tëra është munduar të arsyetohet dhe shfajësohet.

"Kjo gjë më ka bërë të mendoj se ai qëndron prapa urdhrit për vrasje. A qëndron Rexhep Selimi prapa urdhrit për këtë vrasje, duhet që prokuroria të veprojë për këtë", ka përfunduar ajo.

Sot edhe KMLDNJ ka kërkuar nga Drejtësia zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë. /Gazeta Express/

The post Vajza e Xhemajl Mustafës: Ata që e dhanë urdhrin për vrasjen e babit tim sot e gëzojnë pushtetin appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more