Skip to main content

“Vrasje në tentativë në Prizren, tre të plagosur” plus 9 more Ekonomia Online

“Vrasje në tentativë në Prizren, tre të plagosur” plus 9 more Ekonomia Online


Vrasje në tentativë në Prizren, tre të plagosur

Posted: 13 Aug 2018 10:24 AM PDT

Tre persona janë plagosur në një rast të tentimit të vrasjes që ka ndodhur në Prizren sot rreth orës 16:45.

Lajmin e ka bërë publik zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Berisha ka treguar se në rrugën e 'Pushkatarëve' në Prizren ka ndodhur një incident me ç' rast janë përdorur armë të zjarrit. Sipas hetimeve fillestare thuhet se sherri ka plasur në një parking te automjeteve.

"Tre persona kanë marrë plagë, një nga ta të rënda dhe pas ndihmës së parë është transferuar në QKUK", ka treguar zëdhënësi.

Policia tanimë i ka arrestuar dy të dyshuar. Njësite relevante të policisë po merren me hetimin e rastit.

The post Vrasje në tentativë në Prizren, tre të plagosur appeared first on Ekonomia Online.

Rreziku i vdekjes së futbollistëve nga ndalimi i zemrës i nënvlerësuar

Posted: 13 Aug 2018 10:19 AM PDT

Rreziku i vdekjes nga ndalimi i të rrahurave të zemrës tek futbollistët është më i madh se që është menduar, sugjeron një studim i realizuar së fundmi.

Veçse ka pasur vdekje të tilla duke përfshirë Marc-Vivien Foe përderisa ishte duke luajtur për Cameroon në moshën 28 vjeçare, apo mbrojtësi Ugo Ehigu që vdiq vitin që shkoi në moshën 44 vjeçare.

Studimi i publikuar në "New England Journal of Medicine", shfaq të dhënat për dy dekada të 11,168 lojtarëve të rinj në Britani.

Sëmundjet që prekin muskujt e zemrës – cardiomyopathies – janë vrasës të qetë. Simptoma e parë është ndalimi i zemrës papritur.

Adrenalina, ndryshimet në elektrolite dhe dehidratimi, të gjitha këto rrisin rrezikun e shkaktimit të një arresti kardiak.

Nuk dihet saktë se cili është numri i vdekjeve nga ky shkak. Deri më tani është menduar se me pak se dy në çdo 100,000 lojtarë janë prekur nga kjo mirëpo studimi i fundit ka treguar një shifër prej shtatë në çdo 1000,0000 lojtarë.

"Duhet t'i hapim sytë për faktin se shifrat e vdekjeve janë më të mëdha se sa që kemi menduar, edhe pse janë të rralla" ka thënë kardiologja Sanjay Sharma.

The post Rreziku i vdekjes së futbollistëve nga ndalimi i zemrës i nënvlerësuar appeared first on Ekonomia Online.

Veprimet që e zbehin respektin në vendin e punës

Posted: 13 Aug 2018 10:16 AM PDT

Është e rëndësishme që të dimë sjelljet e duhura, të cilat na bëjnë të fitojmë respektin e kolegëve të punës. Mirëpo po aq të kujdesshëm duhet të jemi edhe me veprimet, që mund të lënë një përshtypje jo të mirë tek kolegët e punës. Ja disa prej gjërave që nuk duhet të bëni:

Mos flisni shumë për jetën tuaj personale

Ndarja e shumë detajeve apo informacioneve personale me të gjithë njerëzit e punës, mund të bëjnë që të lini përshtypjen e narcisistit dhe të dukeni sikur keni nevojë për vëmendje. Gjithmonë duhet t'i lini njerëzit të dëshirojnë të dinë më shumë rreth jush pa qenë nevoja të tregoni të gjithë historinë e jetës suaj brenda gjysmë ore.

Mos u ankoni vazhdimisht

Është pozitive të keni një ambient të punës, ku shprehja e gjërave që ju pengojnë mirëpriten dhe inkurajohen. Mirëpo, disa njerëz ankohen për gjithçka dhe pa ndonjë justifikim të mirë. Prandaj, mos lini që sjellja e keqe apo një ditë e keqe të ndikojnë në mënyrën se si ju shohin kolegët e punës.

Rrini larg gënjeshtrës dhe veprimeve të pakëndshme

Sjelljet e vogla që nuk janë etike, si gënjeshtra apo marrja e gjërave që nuk ju takojnë, bën që t'i prishini marrëdhëniet me kolegët e punës. Kini kujdes!

Jini korrekt me oraret

Nëse vonoheni për punë apo në takime, njerëzit lodhen duke pritur dhe fillojnë të mendojnë se jeni egoist, i pa organizuar dhe nuk keni respekt për kohën e tjerëve.

The post Veprimet që e zbehin respektin në vendin e punës appeared first on Ekonomia Online.

Dua Lipa, një “sirenë” në Antalya

Posted: 13 Aug 2018 10:11 AM PDT

Pas projekteve të fundit muzikore dhe shumë koncerteve në mbarë botën, tashmë është koha për pushime për këngëtaren Dua Lipa.

Ajo ka zgjedhur Turqinë për të kaluar disa ditë relaksi.

Këngëtarja ka postuar së fundmi një video të shkurtër në "Instagram", ku shfaqet duke notuar.

Pak ditë më parë, Dua ishte në Kosovë ku interpretoi në koncertin e organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

clickbait

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

The post Dua Lipa, një "sirenë" në Antalya appeared first on Ekonomia Online.

9 këshilla financiare nga njerëz të suksesshëm

Posted: 13 Aug 2018 10:08 AM PDT

Dëshironi të bëheni sipërmarrës të suksesshëm? Duhet të mësoni nga ata që ia kanë dalë, që nga kursimet tek investimet e zgjuara, ja çfarë duhet të kini parasysh.

Nëse dëshironi të jeni më të mirë, duhet të mësoni nga më të mirët. Njerëzit e suksesshëm duhet shpesh të shohin nga njerëz të tjerë të suksesshëm si mjet për motivimin e vetes. Ja sjellja që kanë njerëzit më të suksesshëm me paratë dhe si mund të mësoni prej tyre.

Ndërtoni një fond emergjence

Alexavon Tobel, themeluese dhe drejtoreshë e LearnVest.com tregon: "Jam përherë mirënjohëse ndaj vetes që kam ndërtuar një fond kursimesh emergjence gjatë punës sime të parë pas mbarimit të kolegjit, gjë që më lejoi të filloj LearnVest. Pa pasur para shtesë mënjanë, nuk do të mund të bëja një hap të çmendur (në zemër të recesionit) dhe të bëja të mundur këshilla financiare për të gjithë amerikanët kudo në vend".

Pagova veten të parin

Tony Robbins, strateg i mënyrës së jetesës dhe biznesit, autor i librave bestsellerë, tregon se ka lënë mënjanë disa të ardhura për të filluar ndërtimin e një sipërmarrjeje të rëndësishme që së pari të shpaguante paratë që kishte investuar.

"Një nga këshillat më të mira që mora erdhi nga Ken Blanchard. U takova fillimisht me të kur isha 24 vjeç. Sapo kisha publikuar librin tim të parë dhe ai po merrte famë. Ken më mori veç dhe diskutoi me mua për paktin e lënies së 10 për qind të të ardhurave mënjanë. Ai më tregoi se si një biznes mund të marrë pafundësisht paratë e tua, nëse ti nuk di të frenohesh dhe të lësh mënjanë të ardhurat që nuk kanë të bëjnë me të".

Tani Robbins ka 20 kompani të vetat dhe është i përfshirë në rritjen e pasurisë së tij, aq sa ajo të bëhet e pavarur.

Investova në prona të paluajtshme

Farnoosh Torabi, një ekspert financiar personal, autor bestseller i librave dhe moderator i një emisioni për paratë, tregon se gjëja më e çmuar që bëri në jetën e tij ishte blerja e pronave të paluajtshme në Nju Jork në vitin 2004 dhe mbajtja e apartamentit deri në vitin 2014. Çmimi i shtëpisë u rrit me rreth 70 për qind. "Gjeta një blerës në më pak se 24 orë nga dalja në treg".

Bleva një Apple Quadra 800

Adam Nash, president dhe drejtor i Wealthfront rrëfen historinë e tij të rrugës drejt pasurisë. "Në pranverën e vitit 1993 mora paratë që mezi i kisha mbledhur si inxhinier softueri dhe bleva një kompjuter Apple Quadra 800. Pavarësisht se ky kompjuter më kushtoi shumë, ishte një nga gjërat më të zgjuara që kam bërë me paratë e mia, duke më çelur rrugën për më tej. E bleva kompjuterin sepse sapo kisha filluar shkollimin për shkenca kompjuterike. E shoh shumë të rëndësishme të investosh në aftësitë e tua dhe të marrësh më pas shpërblim për pavarësinë financiare".

Investova në ide

Jennie Enterprise, themeluese e Klubit Core në Manhatan. "Gjëja më e zgjuar që kam bërë me paratë e mia ka qenë t'i investoja dhe të nxisja te vetja idetë dhe talentin. Pasioni im dhe puna që më ka marrë më shumë kohë gjatë jetës ka qenë inovacioni, sjellja si eksperienca të reja të gjërave që kanë lidhje me komunitetin. "Nuk kam qenë kurrë e interesuar të blija në bursë gjëra që nuk mund t'i kontrolloja. Për mua kishte rëndësi të investoja te njerëzit dhe tek idetë që guxonin dhe transformonin".

I bëra paratë e mia të punojnë për mua

Steve Siebold, një milioner që ia nisi nga hiçi dhe autor i "Si mendojnë të pasurit", tregon se të pasurit i mësuan si ta përdorte pasurinë e tij si një levë për të gjeneruar më shumë të ardhura. Mosdija e kësaj ka qenë një avantazh i padrejtë për shumë vite. Përdorimi i parave për të nxjerrë para të tjera, funksionon gjithnjë dhe përtej kujdesit që duhet kushtuar, është një mënyrë pa lodhje për të shtuar pasurinë.

Fillova një biznes

David Bach, autor i librave bestsellerë, sipërmarrës dhe folës motivues, tregon se gjëja më e mençur që ka bërë ka qenë investimi i 5000 dollarëve te një ide biznesi. "E fillova me ëndrrën që t'i mësoja një milion grave truket e parave me një program që kisha krijuar". Pas procedurave të krijimit të biznesit, ai e shiti idenë e tij dhe ia nisi një cikli seminaresh kudo në vend për t'u mësuar grave si të bënin para. Pas një serie prej 12 librash, marka e tij ka shitur 7 milionë libra, përkthyer në 19 gjuhë në 50 vende të botës.

Jetova nën standardin e parave

Ashley Fieglein Johnson, shefe financiare e Wealthfront, thotë se nuk ka shpenzuar kurrë aq sa ka fituar. "Gjithnjë lija mënjanë pjesë të fitimeve të mia dhe i përdorja kur m'u jepte mundësia për të investuar në biznese, prona dhe raste të ngjashme. Mund të përballoja pjesëmarrjen në këto lloj sipërmarrjesh, pasi kisha gjithnjë kursimet që më nxirrnin nga telashet".

Investova te vetja

Lewis Howes, sipërmarrës, asistent biznesi dhe autor librash për financat, tregon: "kam bërë gjënë më të mirë duke investuar te vetja, pasi kështu marka ime personale do të jetë përherë ekzistente. Kam investuar për zhvillimin tim personal dhe kjo padyshim ia ka vlejtur".

The post 9 këshilla financiare nga njerëz të suksesshëm appeared first on Ekonomia Online.

Pse çiftet grinden më shumë në pushime?

Posted: 13 Aug 2018 10:00 AM PDT

Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën tuaj çift, më parë duhet të dini se ka disa rrethana dhe kushte të cilat mund t'jua shkatërrojnë këtë ëndërr.

E kemi fjalën për grindjet të cilat mund të lindin mes jush dhe partnerit apo partneres tuaj. Arsyet që mund t'i shkaktojnë ato, i gjeni më poshtë…

Pushimet e verës janë një periudhë le të themi e "rrezikshme" për ato çifte të cilët besojnë se nuk mund të grinden kurrë gjatë tyre, sepse dashuria – mund të mendojnë – është mbi gjithçka! Por në të vërtetë, nuk ndodh kështu!

Në fakt, dihet se në kohën e pushimeve ngacmimi me shikime i "fqinjës" pranë çadrës është më i lehtë, po ashtu edhe konsumimi i shumtë i alkoolit, por edhe bërja e pazareve nuk ka të ndalur…e të gjitha këto bëhen shkak grindjesh mes çifteve. Ndaj, edhe në këtë rast ia vlen të thuhet më "mirë parandaloni se sa të kuroni".

Konsumimi i shumtë i alkoolit

Atmosfera e pushimeve ndikon shumë në konsumimin e tepërt të alkoolit, madje ka raste kur pirja e birrës, verës, apo e pijeve të tjera, shndërrohet në një "konkurs" apo "garë" me fitues atë më të dehurin! Në këto kushte, grindja mes çifteve është "pas shpine"!

Argëtimi në bar nën shoqëri të mirë

Një gjë është kalimi i pak orëve me miqtë larg partneres gjatë pushimeve dhe një gjë tjetër është koha e kaluar me një grup të panjohur njerëzish, por me shumë humor, e për më tepër me vajza apo djem shumë të bukur! Padyshim se një situatë e tillë do të shkaktonte xhelozi mes çiftit e për rrjedhojë, edhe grindje!

Shpenzimi i parave në mënyrë të pakontrolluar

Është më mirë që para se të niseni me pushime, të llogarisni një buxhet të caktuar për t'u respektuar nga të dyja palët. Sepse përndryshe, shpenzimi i parave në mënyrë të pakontrolluar, do të bëhej shkak për grindje, e veçanërisht nëse një nga të dy shpenzimet i bën vetëm.

Vështrimi i të tjerave

Që sytë e mashkullit kanë tendencë të shikojnë femra të ndryshme, kjo është një gjë e cila dihet, por problemi fillon kur ai kapet në flagrancë nga sytë e partneres. Ka shumë mundësi që në këtë rast pushimet të marrin fund.

Zgjedhja e një destinacioni që nuk pëlqehet nga të dyja palët

Ndoshta është viti juaj për të bërë zgjedhjen e vendit se ku do t'i kaloni pushimet dhe ajo duhet ta pranojë zgjedhjen tuaj sikundër ju pranuat të sajën vitin e shkuar. Por nëse ju zgjidhni një vend të cilin ajo e urren, atëherë çështja bëhet më e vështirë duke kaluar edhe në grindje.

Përgatitja e valixheve

Një tjetër arsye e grindjeve në çift bëhen valixhet e sidomos sasia e rrobave të cilat vendosen në to. Padyshim se partnerja juaj është ajo e cila asnjëherë nuk mjaftohet me rrobat të cilat do t'i marrë me vete gjatë pushimeve. Kjo mbase për ju bëhet shkak nervozizmi e për pasojë fillon dhe grindja!

Ankesat

Ka nga ato çifte të cilët nuk e "flenë" mendjen as kur janë me pushime duke "përfituar" nga rasti e duke shpërthyer me ankesa të papara. Për punën, familjen e deri te miqtë…asgjë nuk mund ta ndalë partnerin apo partneren e pakënaqur!

Mirëprisni çdo propozim të tjetrit

Ndarja e pushimeve së bashku do të thotë pashmangshmërisht zgjedhje e përbashkët e vendeve për t'u vizituar dhe e aktiviteteve për t'u bërë. Por edhe momentet e qetësimit në vetmi, janë një zgjedhje e përbashkët. Ndaj është e nevojshme të mirëkuptoheni!

The post Pse çiftet grinden më shumë në pushime? appeared first on Ekonomia Online.

BBC: Malësoret shqiptare punojnë sytjena për gratë evropiane

Posted: 13 Aug 2018 09:57 AM PDT

Pak njerëz mendojnë se ku prodhohen të brendshmet e tyre. E tillë ishte edhe Elizabeth Gowing derisa vizitoi një fabrikë sytjenash të drejtuar nga gratë shkodrane.

Në një artikull të publikuar në britaniken BBC, tregohet për fabrikën ku prodhohen sytjenat në qytetin e Shkodrës në Shqipëri. Aty punojnë mbi 40 gra punëtore.

Prodhimet e kësaj fabrike eksportohen nëpër shumë shtete evropiane dhe i furnizojnë markat e njohura si Bata dhe Zara.

Pronarja Mirela, e cila këtë biznes e ka hapur 22 vite më parë, tha se 95% e stafit përbëhet nga gratë.

"Burrat nuk e shohin veten në këtë lloj punë", ka thënë ajo.

Ajo thotë se nuk fiton shumë nga kjo punë, mirëpo me anë të saj përpiqen të dalin nga varfëria.

"Është më mirë të marrësh diçka në shtëpi sesa asgjë".

Nëpër muret e fabrikës janë të vendosura fotografi të modeleve që i kanë veshur të brendshmet, të punuara nga malësoret shqiptare.

Rreth tre mijë gra punojnë në industrinë e tekstilit në Shkodër. Eksporti me tekstile zë vendin e dytë në Shqipëri, pas mineraleve.

Mirëpo rrogat janë të ulëta, sipas Gjergji Gjikas, kreut të Departamentit për Tregti. Ai thotë se gratë shqiptare largohen nga fshatrat për shkak të jetës së vështirë në ato vise.

Mirela thotë se e ka të vështirë të gjejë punëtore pasi që shumë familje po largohen nga viset rurale për të jetuar në qytet ose në shtetet tjera perëndimore.

Artikulli e paraqet Shkodrën me një histori të pasur kulturore.

The post BBC: Malësoret shqiptare punojnë sytjena për gratë evropiane appeared first on Ekonomia Online.

Konsumimi i alkoolit e ka një të mirë…

Posted: 13 Aug 2018 09:53 AM PDT

Konsumimi i alkoolit rrit memorien e informacioneve të mësuara më parë.

Sipas një studimi në "University of Exer" ku ishin të përfshirë 88 konsumues – të ndarë në dy grupe, ata që pinë sa të kenë qejfin dhe ata që kanë pasur të pinë sasi të caktuar.

Hulumtuesit kanë gjetur më pastaj se ata që kanë pirë më shumë kanë qenë në gjendje që të tregojnë më shumë për atë që kanë mësuar.

Nuk dihet saktësisht se pse ndikon alkooli në këtë mënyrë, por besohet se njerëzit kur janë në gjendje të dehur, konkretisht truri i tyre pranon më pak informata, prandaj ata mbajnë mend më lehtë atë që mësojnë para se të konsumojnë pijet alkoolike.

The post Konsumimi i alkoolit e ka një të mirë… appeared first on Ekonomia Online.

9 të mirat e konsumimit të pjeprit

Posted: 13 Aug 2018 09:47 AM PDT

Pjepri është një nga frutat më të mirë për t'u konsumuar gjatë sezonit të verës. Vlerat e tij janë një e mirë e madhe për metabolizmin, por edhe për pamjen e jashtme…

Ekzistojnë tri lloje pjeprash: ai i verës me lëkurë me relieve, ai me feta si të ndara në sipërfaqe dhe pjepri i dimrit, me lëkurë të gjelbër dhe me tul të tejdukshëm.

Pjepri nuk është vetëm i shijshëm, por edhe i pasur me vlera të cilat favorizojnë mirëqenien, që ju ndihmon në ndjekjen e një ushqyerje të drejtë.

Pjepri është i pasur me ujë

I pasur me ujë ai ndihmon në mënyrë domethënëse hidratimin e organizmit tuaj, sidomos në verë, kur temperaturat janë tepër të larta.

Ju mund të përzieni një tas kos pa yndyrë me një pjesë pjepri për një minivakt të shëndetshëm me pak kalori, i cili ju ndihmon të mbani gjendjen e duhur të hidratimit: ndër të tjera kjo përzierje është pastruese për organizmin.

Vitaminë A për të parandaluar radikalet e lira

Si shumë lloje të tjera frutash, pjepri është i pasur me vitaminë A dhe veçanërisht me betakarroten, të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikaleve të lira, të cilat çojnë në plakjen e qelizave dhe në shfaqjen e strijave (zgjatimeve të dukshme jo estetike të lëkurës).

Po kështu para ekspozimit në diell, rekomandohet që të konsumoni pjepër, për të përfituar një nxirje më të bukur.

Vitamina B kundër urisë nervore

Pjepri është i pasur edhe me vitaminë B, e duhura për të hequr urinë nervore dhe për të përmirësuar humorin në përgjithësi.

Vitamina B mund të përmirësojë edhe shikimin dhe ndihmon në riforcimin e kockave dhe të dhëmbëve.

Pjepri është freskues dhe diuretik

Pjepri është një nga ushqimet më të preferuara në verë: ai është shumë freskues dhe ka vlera diuretike, pastruese dhe laksative.

Pikërisht për këtë vlerat e tij duhen marrë në konsideratë edhe kur vuani nga kapsllëku, hemorroidet dhe dhimbjet reumatike, sepse ndihmon në eliminimin e këtyre shqetësimeve të bezdisshme dhe shumë të zakonshme.

I duhuri për të luftuar të nxehtin dhe dehidratimin

Nuk duhet harruar se pjepri është i pasur edhe me kalcium, fosfor, magnez dhe potasium: pikërisht për këtë bëhet një shtesë e natyrshme për të rikuperuar forcat sidomos kur bën shumë nxehtë.

Kur zorrët bëhen "dembele" për shkak të temperaturave të larta, atëherë pjepri kthehet në një bekim të vërtetë.

Ai është mjaft i mirë edhe për gjakun, sepse ka veti dizinflamatore, diuretike dhe holluese, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon kolesterolin, ndërsa ul dhe trigliceridet.

Është antistres

Pjepri është një ushqim që lufton stresin.

Një studim i kryer në Itali ia atribuon këtë veti antioksidantit të njohur si super oksid dismutasi i cili gjendet në këtë frutë.

Ai është një enzimë që transformon substancat e rrezikshme për organizmin.

Shëron plagët

Vitamina C, e cila gjendet te pjepri, kryen një funksion të rëndësishëm në formimin e kolagjenit, duke ndikuar në shërimin e plagëve në lëkurë.

Vlerat ushqyese

Çdo 100 gramë pjepër përmban 7,4 gramë karbohidrate, 0,2 gramë yndyra, 0,8 gramë proteina, 0,7 gramë fibra.

90% e pjeprit është ujë dhe kjo bën të mundur hidratimin e organizmit.

Pjepri, aleati i bukurisë

Pjepri nuk është i mirë vetëm për mirëqenien dhe metabolizmin, por edhe për bukurinë: ekstraktet e tij mund të përdoren si maskë për të tonifikuar lëkurën.

Edhe ju mund të përgatisni një të tillë për të pasur një lëkurë të butë dhe të bukur duke bashkuar 1 decilitër lëng pjepri me 1 decilitër ujë natyral dhe 1 decilitër qumësht.

Aplikojeni në lëkurë si një krem normal.

Po kështu ju mund të realizoni lehtësisht një locion rifreskues duke bashkuar pulpën e shtrydhur të pjeprit (të kaluar edhe në sitë) me një lugë gjelle argjilë të gjelbër.

Mund ta aplikoni duke përdorur pambuk.

The post 9 të mirat e konsumimit të pjeprit appeared first on Ekonomia Online.

Afër 1.4 milion myslimanë në Arabinë Saudite për ta kryer Haxhin

Posted: 13 Aug 2018 09:40 AM PDT

Këtë vit, afër 1.4 milionë myslimanë kanë udhëtuar në Arabinë Saudite për të kryer pelegrinazhin e Haxhit. Kështu kanë bërë të ditur autoritetet e Arabisë Saudite.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme për Pasaporta të këtij shteti, ardhjet kanë filluar prej 14 korrikut deri më 11 gusht.

Kurse, më 1 korrik, Ministria Saudite për Çështjet e Haxhit dhe Umrës pati bërë të ditur se janë bërë rregullime për të akomoduar deri në dy milionë pelegrinë, shkruan AA.

Vitin e kaluar, afërsisht 1.7 milionë myslimanë vizituan Arabinë Saudite për ta kryer Haxhin, ndërsa 6.5 milion për ta kryer umrën (ritual jo i detyrueshëm).

Pelegrinazhi i haxhit në Mekë konsiderohet si obligim fetar për myslimanët të paktën një herë në jetën e tyre.

The post Afër 1.4 milion myslimanë në Arabinë Saudite për ta kryer Haxhin appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more