Skip to main content

“Trendi bizar i ahengjeve për fëmijë, kuajt shfrytëzohen për t’ju ngjyrosur lëkurën (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Trendi bizar i ahengjeve për fëmijë, kuajt shfrytëzohen për t’ju ngjyrosur lëkurën (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Trendi bizar i ahengjeve për fëmijë, kuajt shfrytëzohen për t’ju ngjyrosur lëkurën (Foto)

Posted: 11 Aug 2018 02:14 PM PDT

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, kanë nisur një peticion që të ndalohet ky trend bizar i ahengjeve ku vendosen kuaj, që të shfrytëzohen nga fëmijët për të vizatuar në trupat e tyre.

Kohëve të fundit, ka pasur shumë postime që tregojnë se si në organizime të ndryshme nëpër Angli, po përdoren ngjyra me bazë shkumësi për të realizuar ngjyrosjen, transmeton Telegrafi.

Peticioni që tani ka edhe mbështetjen e organizatës PETA, ka mbledhur më se 22 mijë nënshkrime, kërkon mos angazhimin e kuajve nëpër ahengje dhe rreptësishtë ndalimin e vizatimit.

Siç tregojnë edhe fotografitë, këto kafshë është provuar t'i bëjnë 'njëbrirësh', me ngjyra si dhe figura të ndryshme që janë vënë në to, krahas emrave të fëmijëve.

Në anën tjetër, organizatorët kanë thënë se ngjyrat nuk u kanë shkaktuar ndonjë problem në lëkurë, ndërsa ishin të qetë dhe nuk bezdiseshin aspak prej të vegjëlve që u qëndronin pranë. /Telegrafi/

The post Trendi bizar i ahengjeve për fëmijë, kuajt shfrytëzohen për t'ju ngjyrosur lëkurën (Foto) appeared first on Telegrafi.

Maska për të pastruar fytyrën e la pa vetulla (Video)

Posted: 11 Aug 2018 06:56 AM PDT

Dayanara Mendivil nga Shtetet e Bashkuara aplikoi maskën e popullarizuar nga thëngjilli, që do t’ia pastronte poret dhe t'i jepte fytyrës së saj një freski të thellë. Por, asgjë nuk shkoi si duhet.

Gabimi saj ishte që shtresën e kishte vënë edhe mbi vetulla, ndërsa masa ishte forcuar së tepërmi dhe nuk po i largohej, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, adoleshentja shihet duke qeshur, ndërsa largon pjesë të shumta nga balli. Gjendja saj emocionale ndryshon shumë shpejtë, pasi bashkë me shtresën nisë t'i nxjerrë edhe vetullat.

Me ngjarjen e postuar në internet, Mandivil ka kërkuar të mos provohen këto maska pa u kontaktuar dermatologu, pasi nuk i përshtaten çdo lloji lëkure.

"Mbeta pa vetulla, kaq kisha. Mos i provoni sikur unë, sepse vetëm do shëtoheni" ka thënë shkruart pasi këtij tretmani. /Telegrafi/

The post Maska për të pastruar fytyrën e la pa vetulla (Video) appeared first on Telegrafi.

Turistet përleshen për një selfie, intervenon edhe policia (Video)

Posted: 11 Aug 2018 03:49 AM PDT

Policia është dashur të intervenojë për të ndarë dy turiste, që nisën të përleshen se cila do bëjë e para selfie para shatërvanit të famshëm Trevi që ndodhet në Romë.

Gjatë kohës që 19-vjeçarja dhe gruaja 44-vjeçare shkëmbenin grushte dhe shpulla, familjarët e tyre përpiqeshin t'i ndalonin, por e kishin të kotë, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye intervenuan policët që u gjetën në afërsi, për të ndaluar aktin e 'turpshëm dhe fëmijërorë'.

"Sikur t'i shihje dy fëmijë, që rrihen për shkak të një gjëje të parëndësishme", ka qenë komenti që po e shoqëron videon e realizuar nga një i pranishëm në kryeqytetin italian. /Telegrafi/

The post Turistet përleshen për një selfie, intervenon edhe policia (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more