Skip to main content

Tre persona të prekur me virusin e Nilit – një i vdekur

Tre persona të prekur me virusin e Nilit – një i vdekur


Tre persona të prekur me virusin e Nilit – një i vdekur

Posted: 15 Aug 2018 02:03 AM PDT

Drenica Press Posts

Të martën është identifikuar rasti i tretë me virusin e Nilit në Kosovë, ndërkaq ditë më parë, një person ka ndërruar jetë në Kosovë, si pasojë e këtij virusi. Zyrtarë shëndetësorë thonë se edhe një tjetër person është trajtuar në Klinikën Infektive me virusin Nil, por që i njëjti pas trajtimit është lëshuar në shtëpi.

Lajmin për prezencën e këtij virusi e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë e drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, duke shtuar se deri më tash tre pacientë janë diagnostikuar me këtë virus, derisa njëka përfunduar me fatalitet.

"Në laboratorët e Institutit Kombëtar sot është detektuar edhe një rast me praninë e virusit të Nilit, i cili është i shtrirë në Klinikën Infektive, dhe i cili është në fakt rasti i tretë i diagnostikuar në Institutit Kombëtar, saktësisht në laboratorët e mikrobiologjisë, dhe i cili rast praktikisht ka filluar gjatë javës së kaluar, e që ka pasur shenja klinike, ku ditën e martë edhe ka rezultuar me diagnozë të virusit të Nilit".

"Edhe rasti tjetër që ka përfunduar me fatalitet nga virusi i Nilit, ndonëse është shtrirë në Klinikën Infektive me sëmundje kronike, i njëjti pas analizave laboratorike ka rezultuar i preku me virusin e Nilit", tha Ramadani.

Infeksioni i virusit të Nilit te njerëzit, kryesisht është rezultat i kafshimit nga mushkonjat e infektuara.

Shtatëmbëdhjetë të vdekur si pasojë e virusit të Nilit është bilanci i një jave në vendet e Evropës. Kështu bën të ditur Qendra Evropiane për Mbrojtje dhe Kontroll nga Epidemitë. Sipas të dhënave të këtij institucioni, në Serbi janë nëntë të vdekur, tre në Greqi, një në Itali, një në Rumani dhe një në Kosovë.

Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive bëri të ditur se rasti i cili ka përfunduar me fatalitet, ka qenë e sëmurë me sëmundje kronike. Më pas është diagnostikuar me virusin Nil, por që gjithashtu ka pasur probleme serioze edhe me mushkëri e zemër.

"Ne nuk e dimë nëse virusi i Nilit ka shkaktuar vdekjen e këtij personi. Kjo ka qenë mjaft në moshë, pra mbi moshën 80-vjeçare. Ka ardhur në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me probleme kronike serioze, dhe më pas ka vdekur", tha Ramadani.

Ramadani shton tutje se në Kosovë në vitet paraprake asnjëherë nuk ka pasur vdekshmëri nga ky virus. Derisa sa i përket trajtimit të këtij infeksioni, Klinika Infektive, siç thotë Ramadani, është në gjendje gatishmërie për trajtim të pacientëve.

Sidoqoftë, ekipet e Departamentit të Epidemiologjisë prej fillimit të korrikut, në nivel qendror dhe periferik ,janë në gjendje gatishmërie për të identifikuar dhe raportuar ndonjë rast individual të sëmundjes. Laboratorët e Institutit Kombëtar janë të gatshme të pranojnë mostra dhe të diagnostikojnë rastet e sëmundjes, kanë thënë zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

The post Tre persona të prekur me virusin e Nilit – një i vdekur appeared first on DRENICA PRESS.

Arrin në 35 numri i viktima pas shembjes së urës në Genova, mes tyre 3 fëmijë

Posted: 15 Aug 2018 01:56 AM PDT

Drenica Press Posts

Në Genova ekipet e shpëtimit vazhdojnë luftën me rrënojat për gjetjen e të mbijetuarve. Shpresat nuk janë shuar ende. Numri i viktimave ka shkuar në 35, e mes tyre 3 janë fëmijë.

Gusht zie në Genova, pas rënies së urës Morandi në autostradën A10. Bilanci ende i përkohshëm flet për të paktën 35 viktima të konfirmuara. Midis tyre ka edhe tre të mitur: sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, një djalë 8-vjeçar dhe dy adoleshentë të moshës 12 dhe 13-vjeçare. Ndërkohë, në vendin e tragjedisë, vazhdojnë të gërmojnë në rrënoja në kërkim të ndonjë të zhdukuri.

Zjarrfikësit punuan gjithë natën për nxjerrjen e trupave të tjerë nga rrënojat e rrugës së shembur.

Mes viktimave, 5 nuk janë identifikuar
Numri i viktimave nga shembja e urës Morandi në Genova është ende në rritje: sipas asaj që u njoftua nga Ministria e Brendshme janë 5 viktima të paidentifikuara, shkruan TgCom24. Janë 16 njerëz të plagosur, mes të cilëve 12 më rëndë.

(m.k/BalkanWeb)

The post Arrin në 35 numri i viktima pas shembjes së urës në Genova, mes tyre 3 fëmijë appeared first on DRENICA PRESS.

Zbulohet skandali më i madh në botën krishtere: Mbi 300 priftërinj kanë abuzuar seksualisht me fëmijë

Posted: 15 Aug 2018 01:40 AM PDT

Drenica Press Posts

Më shumë se 300 priftërinj kanë kryer abuzime seksuale në Pensilvania ndaj më shumë se një mijë fëmijëve, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Shtetit.

Priftërinjtë kanë ngacmuar më shumë se 1000 fëmijë, bazuar në një aktgjykim të publikuar nga Gjykata Supreme e Shtetit, në Pensilvania.

Dhjetëra priftërinj kanë dalë para Gjykatës dhe shumica e tyre e kanë pranuar fajin.

"Më shumë se 300 priftërinj kanë kryer abuzime seksuale në Pensilvania ndaj më shumë se një mijë fëmijëve" thuhet në aktgjykimin e publikuar të martën.

Raporti prej 900 faqeve është rezultat i hulumtimit më të madh amerikan mbi abuzimet seksuale në Kishën Katolike, transmeton Gazeta Express.

Përshkruhen në detaje të dhimbshme se si për dekada të tëra kishat më të fuqishme në botë kanë fshehur abuzimet dhe vuajtjen e fëmijëve.

Ndërsa, viktimat e abuzimit, kërkojnë nga Papa Francesku të intervenojë.

"Ka pasur raportime të tjera për abuzim seksual me fëmijët brenda Kishës Katolike", thuhet në raport.

"Por, kur në këtë nivel.

Shumë nga ne kemi dëgjuar storie që kanë ndodhur në vende të tjera, por tash e dimë të vërtetën: Kjo ka ndodhur çdokund".

The post Zbulohet skandali më i madh në botën krishtere: Mbi 300 priftërinj kanë abuzuar seksualisht me fëmijë appeared first on DRENICA PRESS.

19 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali |Foto

Posted: 15 Aug 2018 01:35 AM PDT

Drenica Press Posts

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u plagos në një aksident të ndodhur disa ditë më parë. Siç raportojnë media lokale "7 giorni", viktima është Mateo Huqi 19 vjeç, i cili humbi jetën këtë të martë në spitalin San Gerardo në Monza.

Me ndarjen nga jeta të Mateos, numri i viktimave nga aksidenti tragjik shkon në dy. Më 9 gusht u nda nga jeta italiani Marco Crini, 19 vjeç, shok i Mateos.

Raportohet se një tjetër i ri ndodhet në spital. Të tre ishin duke biseduar anë rrugës në autostradën në "Paullese" pasditen e 7 gushtit kur janë përplasur nga një kamion.

Përplasje që rezultoi fatale për 19-vjeçarin Marco Crini, i cili ndërroi jetë dy ditë më pas. Të njëjtin fatin kishte sot edhe Mateo, zëmra e të cilit pushoi së rrahuri rreth orës 16.00 të ditës së sotme, raportojnë mediat lokale. Pas përplasjes nga kamioni, shqiptari u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

Sipas të njëjtave burime, Mateo ka punuar në "Sicurcond", kompani ndërtimi në Settala për rreth 6 muaj.

Kushëriri i Mateos, Erlind Tafa është shtruar në spital në komunën milaneze San Donato Milanese dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

The post 19 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali |Foto appeared first on DRENICA PRESS.

Ferizaj, rrëmbehet një femër me forcë dhe duke e goditur disa herë

Posted: 15 Aug 2018 01:13 AM PDT

Drenica Press Posts

Një femër është rrëmbyer dje në qytetin e Ferizajit nga një person të cilin policia ka arritur ta identifikojë e më pas edhe ta arrestojë atë për këtë vepër.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti kishte rrëmbyer një femër, kështu duke e futur me forcë në makinën e tij dhe duke e goditur disa herë, shkruan gazetametro.net.

Me urdhër të prokurorit, policia njofton se personi i dyshuar është dërguar në mbajtje pas këtij arrestimi dhe kësaj vepre.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti me force kishte futur ne veture viktimën femër K-Shqiptare me ç'rast gjate rrugës dyshohet se e kishte goditur disa here. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje", thuhet në raportin e policisë.

The post Ferizaj, rrëmbehet një femër me forcë dhe duke e goditur disa herë appeared first on DRENICA PRESS.

Publikohet raporti për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Posted: 15 Aug 2018 01:02 AM PDT

Drenica Press Posts

Gazeta ka arritur ta sigurojë një raport të hartuar nga gjashtë ekspertë serbë dhe të përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, në të cilin paraqiten skenarët për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky raport në mënyrë të detajuar flet për efektet ekonomike, demografike e sociale dhe për ide të ndryshme për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve. Propozohet që Kosova ta marrë vetëm Preshevën, ndërsa Serbia katër komunat veriore të vendit, me ç'rast përmenden përfitimet nga ky skenar prej 2.7 miliardë eurosh për shtetin fqinj

Serbia dhe Kosova mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, ku Kosova mund ta marrë vetëm komunën e Preshevës, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën, përderisa katër komunat veriore (Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica Veriore) do t'i bashkëngjiteshin shtetit fqinj.

Kështu rekomandojnë gjashtë ekspertë serbë nëpërmjet një raporti me titull: "Efektet ekonomike, demografike e sociale dhe skenarët e ndryshëm për normalizimin e raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës", i botuar në prill të vitit 2018 dhe i përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta "Zëri".

Raporti prej 90 faqesh i përgatitur nga autorët: Miladin Kovaçeviq, Dushan Gavrlioviq, Dragan Popoviq, Milena B. Stevoviq, Liljana Sekuliq dhe Katarina Stançiq, të cilin e posedon "Zëri", i shtjellon në mënyrë të detajuar dy skenarë për normalizimin e marrëdhënieve: normalizimi i raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, ku përfshihen edhe skenari për shkëmbimin e territoreve, edhe skenari pa shkëmbim të territoreve, por me zbatim të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe skenari i Status Quo-s, i cili nënkupton mosnormalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve.

Ditë më parë politikanët shqiptarë në Luginë të Preshevës kanë alarmuar se presidenti Hashim Thaçi, i cili po flet haptas për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës, nuk guxon të arrijë marrëveshje parciale për Luginën, e cila nënkupton mundësinë që Presheva t'i bashkëngjitet Kosovës ashtu siç rekomandon raporti, ndërsa Bujanoci dhe Medvegja t'i mbeten Serbisë, pasi që, sipas tij, kjo do të shkaktonte tragjedi humanitare.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dhe zëvendëskryeministri, Ivica Daçiq, po flasin hapur për zgjidhjen e çështjes së kufijve mes shqiptarëve dhe serbëve.

Mirëpo ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila gjatë një takimi ditë më parë me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, ka deklaruar se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan.

The post Publikohet raporti për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë appeared first on DRENICA PRESS.

Rrahje masive në Pejë, arrestohen 8 persona dhe konfiskohen armë

Posted: 15 Aug 2018 12:58 AM PDT

Drenica Press Posts

Janë arrestuar tetë te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi qe te njëjtit janë përleshur fizikisht ne mes vete me ç'rast kane përdor eshë arme zjarri.

Nuk raportohet për te lënduar, ndërsa gjate kontrollit tek disa te dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një arme zjarri-pistolete me një karikator me 12 fishek, një brisk, një gëzhojë dhe 35 fishek te kalibrit 9x19mm.

Me urdhër te prokurorit tre te dyshuar dërgohen ne mbajtje ndërsa te tjerët lirohen ne procedure te rregullt. /Drenica Press/

The post Rrahje masive në Pejë, arrestohen 8 persona dhe konfiskohen armë appeared first on DRENICA PRESS.

Arrestohet një person në Drenas për kanosje

Posted: 15 Aug 2018 12:53 AM PDT

Drenica Press Posts

Një arrestim ka ndodh së fundmi në Drenas transmeton Gazeta Drenica Press.

Sipas policisë së Kosovës, në Fushticë të Epërme është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi qe i njëjti ka kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.  /Drenica Press/

The post Arrestohet një person në Drenas për kanosje appeared first on DRENICA PRESS.

Gjuajte me armë në Skenderaj

Posted: 15 Aug 2018 12:50 AM PDT

Drenica Press Posts

Është arrestuar i dyshuari mashkull/K Shqiptar pasi qe i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj, transmeton Gazeta Drencia Press.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me dy fishek te kalibrit 9 mm.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt. Rasti është duke u trajtuar si përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje. /Drenica Press/

The post Gjuajte me armë në Skenderaj appeared first on DRENICA PRESS.

Gruaja sakrifikon vetën për fëmijët, hidhet para vetures për t’i shpëtuar ata

Posted: 15 Aug 2018 12:47 AM PDT

Drenica Press Posts

Një grua në Texas ka vdekur pasi që është hedhur para tre fëmijëve, duke përfshirë dy të sajët, në mënyrë që t'i shpëtojë ata nga goditja e një veture në ditën e parë të shkollës, transmeton gazetametro.net

Familja e ka identifikuar gruan si Kharisma Ashlee James, 33 vjeçare, dhe sipas Daily Mail ajo punonte si infermiere.

James u godit nga makina e një burri të moshuar i cili po ashtu ishte duke i marrë nipërit e tij nga shkolla, e që aksidentalisht në vend të frenave i goditi pedalet e gazit, duke e shkaktuar kështu edhe aksidentin fatal.

Gruaja u hodh para fëmijëve të saj dhe shokut të tyre, për t'i mbrojtur ata nga goditja e makinës dhe vdiq në vendin e ngjarjes. Ndërsa, i moshuari është marrë në stacionin policor dhe nuk dihet akoma nëse ai do të dënohet.

"Në një ditë që filloi me shumë shpresë dhe emocion, është shume e vështirë të konfirmojmë humbjen tragjike të njërit prej prindërve tanë ", ka thënë drejtori i shkollës, Juan Cabrera.

Ndërsa ka shtuar se në këso kohë duhet ta mbështesim njëri tjetrin, dhe të lutemi për familjen e viktimës.

The post Gruaja sakrifikon vetën për fëmijët, hidhet para vetures për t'i shpëtuar ata appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more