Skip to main content

“Tragjedia e Genoas, dy ndeshje në Seria A priten të shtyhen” plus 9 more Ekonomia Online

“Tragjedia e Genoas, dy ndeshje në Seria A priten të shtyhen” plus 9 more Ekonomia Online


Tragjedia e Genoas, dy ndeshje në Seria A priten të shtyhen

Posted: 14 Aug 2018 10:35 AM PDT

Në këtë fundjavë Seria A do të hapë siparin për fillimin e ri të sezonit.

Por duket se dy ndeshje të vlefshme për këtë kampionat do të shtyhen për shkak të tragjedisë së ndodhur sot në Genoa, duke i marrë jetën plot 35 personave deri tani. Bëhet fjalë për ndeshjen Milan-Genoa dhe Sampdoria-Fiorentina.

Sipas mediave italiane thuhet se këto dy klube mund ti kërkojnë Federatës Italiane të Futbollit që mos të zhvillojnë në datën e caktuar paraprakisht ndeshjet hapëse për këtë sezon.

Sot klubi i Genoas ka ndërprerë edhe stërvitjen pasi disa lojtar nuk kanë mundur të shkojnë për shkak të bllokimit të rrugëve.

The post Tragjedia e Genoas, dy ndeshje në Seria A priten të shtyhen appeared first on Ekonomia Online.

Tsipras thotë se Turqia ka liruar nga burgu dy ushtarë grekë

Posted: 14 Aug 2018 10:26 AM PDT

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka njoftuar se Turqia ka liruar nga burgu dy ushtarë grekë, të cilët ishin arrestuar më 1 mars, për shkak se kishin kaluar ilegalisht kufirin mes dy vendeve.

Tsipras e cilësoi këtë vendim si "akt të drejtësisë", që do të rrisë miqësinë mes dy vendeve.

Përmes një deklarate, kryeministri Tsipras ka falënderuar dy ushtarët dhe familjet e tyre për "këmbënguljen dhe durimin" e tyre, derisa ushtarët po mbaheshin në një burg në qytetin turk, Edirne.

Burgosja e dy ushtarëve grekë nga autoritetet turke rriti tensionet mes dy shteteve fqinje.

Greqia ka deklaruar se ushtarët kanë kaluar gabimisht vijnë kufitare dhe kanë hyrë në territorin turk, teksa kanë qenë duke ndjekur gjurmët e migrantëve që hyjnë paligjshëm në territorin e tyre.

Një gjykatë në Turqi, që ka urdhëruar lirimin e dy ushtarëve, ka thënë se ata akuzoheshin për kalim ilegal të kufirit dhe përpjekje për spiunazh ushtarak.

The post Tsipras thotë se Turqia ka liruar nga burgu dy ushtarë grekë appeared first on Ekonomia Online.

Pse nuk duhet të hidhet hudhra e vjetër?

Posted: 14 Aug 2018 10:22 AM PDT

A keni blerë ndonjëherë shumë hudhër dhe pastaj e keni hedhur atë, sepse ajo ka qëndruar shumë gjatë? Studimi i ri zbulon se hudhra edhe atëherë është e mirë për shëndetin, ndoshta edhe më e mirë se hudhra e freskët.

Hudhra e freskët përmban shumë pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe kripë. Është një burim i mirë i kalciumit, fosforit dhe selenit, dhe një burim i shkëlqyer i vitaminave C, B6 dhe manganit.

Shkencëtarët, gjetjet e të cilëve janë publikuar në periodikun "Journal of Agricultural and Food Chemistry", zbuluan se hudhra e vjetër përmban dukshëm më shumë antioksidantë se hudhra e freskët.

Ndoshta është e çuditshme, por ka shumë më tepër kuptim kur shihni që disa nga ushqimet më të shëndetshme në botë janë edhe më të shëndetshme kur qëndrojnë më gjatë për shkak se në këtë mënyrë përmirësohet përbërja e tyre ushqyese.

Bimët gjatë plakjes i sulmojnë bakteret, viruset dhe insektet. Ato atëherë prodhojnë kompozime me të cilat e mbrojnë veten e tyre. Shumica e tyre janë toksike për mikroorganizmat dhe insektet, por të dobishme për shëndetin e njeriut.

E vjetër apo e freskët, hudhra është gjithmonë një zgjedhje e mirë. Të dyja llojet përmbajnë kompozime që e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, rregullojnë presionin e gjakut dhe e zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit.

Hudhrën është shumë lehtë ta përfshini në dietën tuaj të përditshme për shkak se ajo mund të përdoret si një erëz për sallata, supa, gjella dhe mish.

The post Pse nuk duhet të hidhet hudhra e vjetër? appeared first on Ekonomia Online.

Shkëndija për fitore kundër Salzburgut, formacionet zyrtare

Posted: 14 Aug 2018 10:18 AM PDT

Shkëndija sonte do të luaj ndeshjen e dytë kundër Salzburgut të Austrisë, në kuadër të rrethit të tretë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve
Kampioni i Maqedonisë, Shkëndija do të tentoi sonte që të bëj mrekullinë kundër kampionëve të Austrisë, RB Salzburg.

Ndeshja e parë në Austri ka përfunduar me fitoren e austriakëve më rezultat 3-0, por sot Salzburg luan pa disa lojtarë, njëri prej tyre është Jakupovic që u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e parë.

Për këtë ndeshje trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani ka vendosur formacionin e tij më të mirë.

Shkëndija është rreshtuar me formacionin 4-2-3-1 kurse Salzburg më formacion më mbrojtës, 4-4-2.

Sulmit të Shkëndijës i prin, golashënuesi më i mirë i kësaj skuadra, Besart Ibraimi.

 

The post Shkëndija për fitore kundër Salzburgut, formacionet zyrtare appeared first on Ekonomia Online.

Griezmann, njëri prej kapiteneve të Atletico Madrid

Posted: 14 Aug 2018 10:16 AM PDT

Pas largimit të Gabit, klubi nga kryeqyteti i Spanjës ka konfirmuar katër kapitenet e tyre të ri, duke përfshirë këtu edhe sulmuesin e Francës
Antoine Griezmann është emëruar njëri nga katër kapitenët e Atletico Madridit pas largimit të Gabit.

Ylli i Francës, i cili i ndihmoi Les Bleus ta fitoj Botërorin në Rusi, është promovuar kapiten për herë të prë pasi që 35 vjeçari Gabi u largua për t'ju bashkuar skuadrës Al Sadd.

Mbrojtësi Diego Godin do të jetë kapitani i parë, koke do të jetë kapiteni i dytë, kurse pas tyre janë Griezmann dhe Juanfran.

 

The post Griezmann, njëri prej kapiteneve të Atletico Madrid appeared first on Ekonomia Online.

Si t’i njihni njerëzit depresivë?

Posted: 14 Aug 2018 10:11 AM PDT

Për shkak të stigmës së vazhdueshme, ne jo gjithmonë dallojmë kur njerëzit që njohim janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje.

1. Ata mund të mos "duken të dëshpëruar"

Për shkak të stereotipeve kulturore dhe mediatike, shumica prej nesh kemi supozime të ndryshme rreth sjelljes dhe dukjes të dikujt që vuan nga depresioni. Ne imagjinojmë dikë që rrallë herë del nga dhoma e tyre, që nuk vishet mirë, dhe që duket në gjendje të mjerueshme gjatë tërë kohës, por jo të gjithë njerëzit me depresion sillen njësoj.

Të gjithë njerëzit janë, natyrisht, të ndryshëm nga njëri-tjetri; simptomat dhe mënyrat e përballimit të depresionit gjithashtu dallojnë. Shumë janë të aftë të mbajnë një fasadë të shëndetit të mirë mendor që të mbrojnë veten, mirëpo ata nuk janë duke vuajtur hiq më pak, për shkak se mund ta bëjnë këtë gjë. Ngjashëm, ata që nuk mund ta mbajnë një fasadë të tillë, nuk janë më të "dobët" se ata që munden, shkruan Dritarja.net.

2. Ata shpesh mund të duken të rraskapitur ose të ankohen se janë gjithmonë të lodhur

Efekt anësor dominues i depresionit është rraskapitja e vazhdueshme. Jo gjithkush me çrregullimin vuan nga ajo, por është shumë e zakonshme. Për ata që e përjetojnë këtë simptomë me depresionin e tyre, është një prej efekteve anësore më të vështira për t'u përballuar.

Gjithashtu, nëse dikush jeton me depresion të padiagnostifikuar, shkaku i lodhjes së tyre mund të jetë enigmatik. Ata mund të bëjnë gjumë të mjaftueshëm çdo natë dhe prapë të zgjohen në mëngjes sikur kanë fjetur vetëm pak orë.

Edhe më keq, ata mund të fajësojnë veten e tyre, duke besuar se faktorët si përtesa apo ndonjë e metë tjetër personale janë shkaktarë të niveleve të ulëta të energjisë të tyre.

Kjo është gjithashtu një simptomë që vështirë fshihet, për ata që janë diagnostifikuar me depresion, por përpiqen ta mbajnë fshehtë nga të afërmit e tyre, sepse shpesh ndikon në punën dhe marrëdhëniet e tyre.

3. Ata mund të jenë jashtëzakonisht nervoz

Sjellja e një personi me depresion mund të interpretohet si melankoli edhe nëse ajo nuk është çfarë më të vërtetë ata ndjejnë. Nervozizmi është një simptomë e depresionit që shpesh nuk konsiderohet si e tillë. Kjo duhet të jetë e kuptueshme, sepse depresioni është një problem shëndetësor që nuk mund të "shihet" ose të matet në mënyrë strikte, gjë që e bën edhe më të vështirë luftimin e tij.

Puna e vazhdueshme që duhet bërë për t'i kryer detyrat e përditshme, personin me depresion e shter mendërisht dhe lë shumë pak hapësirë për durim dhe mirëkuptim.

Nëse dikush që njihni zbulon se janë klinikisht të dëshpëruar dhe e ndan këtë informacion me juve, ju mund të jeni fillimisht të hutuar nëse sjelljet e tyre të mëparshme nuk përputhen me keqkuptimin e zakonshëm rreth personit me depresion, si të ndruajtur dhe të heshtur. Nëse ata bëhen nervoz shpejt dhe bezdisen lehtë, ky është në fakt një efekt anësor i depresionit.

4. Ata mund ta kenë vështirë t'i përgjigjen dashurisë dhe shqetësimit për ta

Keqkuptimi kryesor për depresionin, që u la të kuptohet në paragrafët më lartë, është ai rreth të "ndjerit" i mërzitur.

Përkundrazi, depresioni është më shumë pamundësia për të ndjerë emocione, ose për t'i ndjerë ato vetëm pjesërisht, ose vetëm për një kohë të shkurtër. Varet nga individi, por disa njerëz që vuajnë nga depresioni përshkruajnë se ndihen pothuajse "të mpirë," dhe gjëja më e afërt te emocioni që ata përjetojnë është një lloj pikëllimi dhe/ose nervoze.

Për shkak të kësaj, të përgjegjurit në mënyrë të përshtatshme ndaj gjesteve apo fjalëve të dashurisë do të jetë e vështirë për ta, ose ata nuk do të mendojnë për të fare.

Ata mund madje edhe të nervozohen pa arsye apo të bezdisen me juve për të, sepse mund të jetë që thjeshtë për trurin e tyre procesimi dhe përgjigja ndaj gjesteve të juaja dashurore është shumë i vështirë.

5. Ata mund shpesh të refuzojnë të përfshihen në aktivitete që dikur i donin

Me përjashtim të rastit kur shpjegimet e tjera mund të jenë njësoj të mundura, një mungesë jokarakteristike e interesimit në aktivitete përgjatë një periudhe të zgjatur kohore mund të jetë një shenjë që keni depresion.

Siç u përmend më lart, depresioni është fizikisht shterues, aq sa është edhe mendërisht i tillë, gjë që e vështirëson kënaqjen me gjërat që bëni zakonisht.

Aktivitetet që më parë i donit mund të humbin joshjen e tyre në përgjithësi, sepse depresioni gjithashtu zakonisht e bën shumë të vështirë zbavitjen ose të ndjerit i përmbushur. Nëse nuk keni ndonjë shpjegim tjetër për këtë humbje të interesit, atëherë ajo mund të jetë simptomë e depresionit klinik.

6. Ata mund të fitojnë shprehi jonormale të të ushqyerit

Shprehitë jonormale të të ushqyerit kryesisht fitohen për dy arsye: si mënyrë përballimi, ose si efekt anësor i mungesës së kujdesit për veten. Të ngrënit shumë pak ose më shumë se duhet është një shenjë e zakonshme e depresionit.

Ushqimi shpesh mund të jetë i vetmi burim i lumturisë për personat me depresion, duke rezultuar në mbingrënie, gjë që i shndërron këta njerëz në objekt talljeje dhe turpërimi.

Kur një person me depresion ha shumë pak, kjo zakonisht ndodh sepse depresioni ndikon në oreksin e tyre duke e bërë kështu ushqimin joatraktiv. Mund të jetë gjithashtu një nevojë e ndërdijshme për të kontrolluar diçka, sepse ata nuk mund ta kontrollojnë depresionin e tyre.

Nëse dikush është i padiagnostifikuar apo nuk tregon se ka depresion, të tjerët do të supozojnë se shprehitë e tyre të të ushqyerit janë një e metë personale, duke i gjykuar kështu për të, që në fund rezulton në bërjen e tyre të ndihen edhe më keq.

7. Ata mund të fillojnë të kenë nevojë më shumë për ju

Një njeri me depresion vërtet nuk mund të funksionojë si një person mendërisht i shëndetshëm. Do të ketë gjëra që ata nuk do të mund më t'i bëjnë si dikur. Qortimi apo turpërimi vetëm do t'i lëndojë ata, jo t'i ndihmojë. Nëse ata e mbajnë privat depresionin e tyre, do të jetë aq më vështirë për ata të merren me njerëzit tjerë të nervozuar me ta për shkak të paaftësisë së tyrë për të funksionuar si të tjerët.

Prandaj, është shumë e rëndësishme që të kuptoheni me personat në jetën tuaj, si profesionale ashtu edhe personale. Ju nuk mund të dalloni nëse dikush vetëm po dembeloset ose me të vërtetë vuan nga një problem mendor.

8. Ata mund të kenë ditë të këqija, dhe ditë "më të mira"

Depresioni mund t'i ketë uljet dhe ngritjet e tij. Nëse dikush ka depresion të fshehur ose të padiagnostifikuar, disponimi i tyre rastësisht mund të luhatet, varësisht nëse depresioni i tyre është i qëndrueshëm ose jo. Për juve (dhe për ta, nëse janë të padiagnostifikuar), ndryshimet në humor duken që janë pa shkak, por kjo është thjesht se si depresioni manifestohet te disa njerëz.

Nëse e dini që personi ka depresion, është e mundur që rrejshëm të besoni se ata janë përmirësuar përgjithmonë, për shkak të disa ditëve "të mira". Ndërsa, është gjithmonë e mrekullueshme nëse dikush kalon një ditë më të bukur se ajo para saj, ju gjithmonë duhet t'i lini ata të ju tregojnë se çka mund të përballojnë e çka jo.

Supozimi se ata janë shëruar plotësisht dhe të shtyrit në aktivitete ata mund t'i tronditë dhe t'i bëjë të tërhiqen në vetvete përsëri. Bëhuni mbështetës për shokët dhe familjarët që vuajnë nga depresioni, por lini ata që të flasin për vete.

The post Si t’i njihni njerëzit depresivë? appeared first on Ekonomia Online.

Kompania që ndërtoi urën në Genova, e përfshirë në një skandal korruptiv edhe në Shqipëri

Posted: 14 Aug 2018 10:10 AM PDT

'Condotte SPA' kompania që ndërtoi urën Morandi në Genova, e cila u shemb ditën e sotme, duke shkaktuar 35 viktima, dhe dhejtra të plagosur, 6 muaj më parë u përfshi në një skandal korruptiv në Itali. Kështu më 13 mars të këtij viti presidenti i kompanisë, Duçio Astaldi bashkë me 5 zyrtarë të tjerë u prangosën për korrupsion, pasi u akuzuan për abuzime për ndërtimin e tre pjesëve të autostradës Sirakuza-Xhela.

Siç raportonin në atë kohë mediat italiane, 6 të arrestuarit u përfshinë në një hetim për ryshfet, ndërsa u zbulua se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kishte kryer procedura fiktive, ndërsa fituesi ishte përcaktuar më herët.

Në një kohë kur sot partitë opozitare në Itali kanë kërkuar që përgjegjësit për tragjedinë në Genova të dalin para drejtësisë, kujtojmë se 'Condotte SPA' është një kompani që ka kryer dhjetra vepra të mëdha në Itali, transmeton Mapo.

Madje aktivitetin ajo e ka shtrirë edhe në Shqipëri edhe përmes një nënkompanie të saj, përkatësisht 'Inso'. Kujtojmë se më 3 maj të këtij viti qeveria shqiptare firmosi një kontratë me kompaninë 'INSO' për ndërtimin e spitalit të ri 7 katësh në QSUT.

Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme ka vlerën e 14.4 milionë euro, ndërsa marrëveshja në atë kohë u nënshkrua mes ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë 'INSO' Frabricio Puçareli. Kjo marrëveshje me qeverinë shqiptare është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të kompanisë italiane 'INSO'.

The post Kompania që ndërtoi urën në Genova, e përfshirë në një skandal korruptiv edhe në Shqipëri appeared first on Ekonomia Online.

Ditë të nxehta merkatoje, Napoli në sulm për Belottin

Posted: 14 Aug 2018 10:03 AM PDT

Merkatoja në Serinë A është futur në tre ditët e fundit dhe klubet po nxitojnë të bëjnë korrigjimet e nevojshme, para se të shtunën të ngrihet sipari dhe të startojë kampionati.

Kështu Napoli, pasi largoi Inglessen te Parma, është gati të kënaqë Ancelottin, duke i sjellë një sulmues që e njeh mjaft mirë Serinë A dhe që garanton shumë gola.

Bëhet fjalë për bomberin e Torinos, Andrea Belotti, për të cilin Napoli ka gati 30 milionë euro dhe kartonët e dy futbollistëve, Chiriches dhe Rog, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Ancelottit.

Presidenti Cairo kërkoi 100 milionë euro për kartonin e tij verën e kaluar, por pas një sezoni nën pritshmëritë dhe me dëmtime të shpeshta, tani mund të pranojë ofertën napolitane për bomberin.

The post Ditë të nxehta merkatoje, Napoli në sulm për Belottin appeared first on Ekonomia Online.

Dushi i ftohtë pas ushtrimeve redukton inflamacionin e muskujve

Posted: 14 Aug 2018 09:55 AM PDT

Dushi i ftohtë apo i akullt pas ushtrimeve mund të reduktojë inflamacionin e muskujve, por tani për tani ekspertët ende nuk e dinë nëse mund të ketë pasoja negative.

Hulumtuesit e Departamentit për shëndet dhe rehabilitim nga Universiteti Ulster kanë shikuar 17 hulumtime të vogla klinike për dushet e ftohta ose të akullta pas ushtrimeve, me gjithsej 366 të anketuar.

Ata kryesisht kanë krahasuar efektet e këtyre dusheve me pushimin ose rastet ku nuk pasur asnjë intervenim pas ushtrimeve, ndërsa dushet e ftohta në mënyrë të konsiderueshme janë lidhur me dhimbjet më të vogla në muskuj një deri katër ditë pas ushtrimeve.

Në shumicën e studimeve të anketuarit kanë kaluar mes pesë dhe 24 minuta në ujë në temperaturën mesatare ne mes dhjetë dhe 15 shkallë celsius. Në disa raste të anketuarit kanë dalë nga dushi dhe janë kthyer në të në kohën e dhënë.

"Kemi konstatuar disa dëshmi se si zhytja në ujin e ftohtë pas ushtrimeve mund të reduktojë dhimbjet në muskuj, por vetëm në mënyrë paralele me pushimin.

Këshillohet kujdes rreth këtyre rezultateve, sepse të anketuarit e kanë ditur se çfarë terapie janë duke marrë, ndërsa disa dobi të raportuara mund të jenë edhe pasojë e efektit placebo", ka shpjeguar udhëheqësi i studimit, Chris Bleakley.

Në shumicën e hulumtimeve nuk janë përmendur efektet anësore, prandaj hulumtuesit irlandezë pohojnë se si nuk kanë informata të mjaftueshme për rreziqet e mundshme të zhytjes në ujë të ftohtë. Ata shtojnë që duhet të kryhen studime të tjera kualitative.

Dushi i ftohtë pas ushtrimeve ngadalëson proceset katabolike (degradimin) madje për 90 për qind.

Ftohtësia forcon enët e gjakut dhe redukton aktivitetin metabolik, çka redukton ënjtjen e muskujve. Pasi trupi del nga uji, indi nxehet, gjaku rrjedhë më shpejtë dhe kështu nënproduktet e degradimit qelizor më shpejt kthehen në sistemin limfatik (trupi i riciklon në mënyrë më efikase kështu).

The post Dushi i ftohtë pas ushtrimeve redukton inflamacionin e muskujve appeared first on Ekonomia Online.

I vonuan shërbimin mjekësor të afërmit, gruaja djeg spitalin

Posted: 14 Aug 2018 09:51 AM PDT

Më shumë se 100 pacientë dhe punonjës u evakuan nga një spital në Ishujt Kanarie të hënën natën pas një zjarri të shkaktuar nga një e afërme e një personi që po merrte trajtim atje, tha shefi i shëndetësisë rajonale.

Asnjë prej 124 pacientëve dhe 28 punonjësve të spitalit në atë kohë, nuk u lënduan, por zjarri nxiti skena kaotike të njerëzve që vraponin jashtë ndërtesës së djegur.

"Ajo që dimë është se dikush shkoi në polici dhe mori fajin për atë që ndodhi", tha drejtori i shërbimit shëndetësor rajonal, Conrado Dominguez në një konferencë shtypi duke shtuar: "Ky person ishte e afërmja e dikujt që po merrte trajtim".

Policia e zonës raportoi se kishte arrestuar një grua si të dyshuar për zjarrvënien, veprim që kishte ardhur pasi të afërmit të saj po i vonohej ndihma mjekësore.

"Ata nuk u kujdesën për të afërmin dhe ajo mori një çakmak dhe një shishe oksigjeni dhe e ndezi atë", tha një dëshmitar për gazetën El Pais.

The post I vonuan shërbimin mjekësor të afërmit, gruaja djeg spitalin appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more