Skip to main content

“Thesari ynë i përbashkët po privatizohet” plus 9 more - Gazeta Dita

“Thesari ynë i përbashkët po privatizohet” plus 9 more - Gazeta Dita


Thesari ynë i përbashkët po privatizohet

Posted: 16 Aug 2018 01:59 AM PDT

Një mëngjes kantieri i ndërtimit ishte hapur. “Fillimisht askush në fshatin tonë nuk  e dinte, se për çfarë po punohej”, thotë Tahira Tibold, kryetare bashkie e komunës Krushçica në Bosnjen Qendrore. Lumi që mban emrin e këtij fshati të vogël, shtrihet në një zonë të mbrojtur natyrore dhe furnizon me ujë të pijshëm disa fshatra. Vetëm pas disa ditësh u bë e qartë, që atje po ndërtohej një shkallë dige për një të ashtuquajtur mini-hidrocentrali 10 MVA.

Mini-hidrocentralet janë komplekse me kapacitet deri në 10 Milivoltampere (MVA) . Ato funksionojnë sipas të njëjtit parim si edhe hidrocentralet e mëdha – vetëm se ato ndërtohen në lumenj të vegjël. Të tillë lumenj në formën e tyre origjinale të natyrshme në Europë gjenden vetëm në Ballkan.

Kur banorët e Krushçicës e realizuan se çfarë e priste “lumin e tyre”, u bë menjëherë e qartë që ndërtimet do t’i jepnin fund mënyrës së deritanishme të jetesës. Ndaj gratë e fshatit më 24 gusht 2017 bllokuan të vetmin kalim për tek kantieri i ndërtimit. “50 vetë prej natën u lidhën në urë njëra pas tjetrës”, tregon Tahira. “Mëngjesin tjetër u shfaqën 75 policë, ndër ta anëtarë të një njësie speciale dhe e liruan rrugën me forcë.”

Megjithëse protestueset gjatë largimit me forcë nga bllokada u plagosën, ato nuk u dorëzuan. Përkundrazi: me t’u larguar policët, aksioni në urë vazhdoi – dhe qytetarët e Krushçicës bënë kallëzim kundër menaxhuesit të kantierit.

Një vit më pas, në qershor 2018 gjykata përkatëse në Novi Travnik e pezulloi ndërtimin e centralit. sipas bindjes së gjyqtarit popullsia e prekur nuk ishin informuar përmes një procesi licensimi dhe as nuk ishin njoftuar mjaftueshëm për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes.

Aktivistet – të emërtuara në media që prej fillimit të aksioneve si “gratë e guximshme të Krushçicës” – vazhdojnë të jenë skeptike dhe e vëzhgojnë urën natë e ditë. “Këtë ne do ta ndërpresim vetëm nëse marrëveshja me investitorin e hidrocentralit do të shpallet e pavlefshme”, thotë kryetarja e bashkisë Tibold.

Lumi Vjosa

“Autoritetet gënjejnë”

“Në fakt uji i lumenjve rrjedh për të gjithë. Por qysh në momentin, kur ndokujt i jepet një koncesion për përdorim, lumi rrjedh vetëm për poseduesin e koncesionit. Kjo do të thotë një privatizim i së mirës së përbashkët – në Ballkan po ndodh ndërkohë privatizimi më i madh e këtij lloji në Europë”, tërheq vëmendjen Ulrich Eichelmann nga OJQ-ja Riverëatch nga Vjena.

“Ndërtimi i mini-hidrocentraleve kërcënon lumenjtë e fundit të virgjër të Europës. 3.000 diga të vogla janë planifikuar ose janë në ndërtim që nga Sllovenia deri në Greqi”, sipas Eichelmann. Në bashkëpunim me Fondacionin gjerman për Mjedisin EuroNatur dhe partnerët lokal në vendet e Ballkanit ai drejton fushatën “shpëtoni zemrën e kaltër të Europës”, për të ndalur valën e shkatërrimeve.

Si arsye për dhënien në masë të koncesioneve vlen, që interesat private në Ballkan favorizohen kundrejt atyre publike.  “Autoritetet lokale këtu tek ne nuk e bëjnë punën e tyre ose nuk e bëjnë atë si duhet”, shpjegon Jelena Ivanić nga Qendra për Mjedisin në Banja Lukë të Bosnjes, “studimet e fizibilitetit që ato paraqesin, janë sipërfaqësore dhe pa asnjë kuptim”.

Përveç kësaj poseduesit e koncesioneve shpesh janë të afërt me politikanët përkatës në pushtet në Bosnje, vëren Eichelmann. Madje studimet për mjedisin falsifikohen. “Autoritetet nuk i vizitojnë asnjëherë vendet, ku do të ndërtohet. Në vend të kësaj ata i shkruajnë raportet e tyre nga tavolina e punës. E kësisoj ata gënjen e mashtrojnë për të mundësuar ndërtimin”.

Si shembull Eichelmann përmend lumin Vjosa në Shqipëri. Përgjatë Vjosës do të ndërtohen 38 diga. Në të gjithë Shqipërinë janë mbi 500 dhe në mbarë Ballkanin 3.000 ndër të cilat 91 përqind janë mini-hidrocentrale. Një e treta e tyre në fakt ndodhen në rajone që janë klasifikuar si zona të mbrojtura natyrore, si në parkun kombëtar në Mavrovë të Maqedonisë, përgjatë lumit boshnjako-kroat Una, përgjatë Krkas në Kroaci apo Tarës në Serbi.

Si funksionojnë këto projekte financiarisht?

“Secili, që ka mjaftueshëm para, mund të bëhet pronar i një mini-hidrocentrali”, shpjegon Jelena Ivaniq dhe shton, se investimi i nxjerr fitimet në shtatë vjet. Financimi bëhet përmes subvencioneve shtetërore dhe kredive nga institucionet kredituese si Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin, BERZH, apo edhe nga Banka Europiane e Investimeve, Societe Generale nga Franca, Uni Credit nga Italia, Raiffeisen dhe Erste Bank nga Austria si dhe KFë nga Gjermania.

“Këto institucione i financojnë projektet e hidrocentraleve, sepse energjinë e përftuar prej tyre e konsiderojnë si të rigjenerueshme. Por energjia nga hidrocentralet nuk është e rigjenerueshme, sepse natyra e shkatërruar nuk është e rigjenerueshme”, tërheq vëmendjen Eichelmann.

Krahas shkatërrimit të natyrës kundër ndërtimit të mini-hidrocentraleve flet edhe fakti, që ato nuk janë rentabël. “Aktualisht ka shumë energji, çmimi për kilovat/orë tashmë nuk është as tre Cent të Euros”, shpjegon Eichelmann. “Ky çmim është kaq i ulët, sa askush nuk do të ndërtojë diçka për nivele të tilla çmimesh. Kësaj i shtohet edhe fakti, që qeveritë e involvuara duan t’i mbështesin burimet e energjive të rigjenerueshme ndaj dhe i subvencionojnë ato. Në Bosnje ndërkohë premtohen 9 deri në 10 Cent për kilovat/orë, tri herë më shumë se sa çmimi në treg. Kjo do të thotë: pa subvencione askush nuk do të ndërtonte asnjë digë.”

“Nuk ka asnjë vend tjetër, ku lobistët mund të shkojnë”

Ballkani është një rajon i pastabilizuar politik, në të cilin sipërmarrësit mund të bëjnë para me projekte, që në BE nuk do të ishin të mundura. Lumenjtë në pjesën tjetër të Europës janë të izoluar tërësisht me diga. Nuk ka asnjë vend tjetër, ku të mund të shkojnë lobistët e hidrocentraleve, për të nxjerrë edhe më shumë para”, thuhet në filmin “Blue Heart”, i cili financohet nga Patagonia dhe ndërkohë po shfaqet në mbarë botën. (https://blueheart.patagonia.com/intl/de/film)

Pyetjes, se si mund ta bllokojnë projekte të tilla afrimin e vendeve të Ballkanit në BE, Eichelmann i përgjigjet: “Nga këndvështrimi i BE-së natyra në Ballkan duhet të mbrohet, në rast se këto vende duan të bëhen pjesë e Europës. Por kjo është vetëm njëra anë e së vërtetës, sepse në BE ka të tjera interesa, që nxisin angazhimin për ndërtimin e veprave të tilla, sepse deri në vitin 2020, 20 përqind e energjisë në Europë duhet të jetë e rigjenerueshme  – me çdo kusht. Kundërshtarët e kësaj ideje dhe ambjentalistët janë shumë të dobët, për t’i mundur investitorët”, konstaton eksperti. “Komisioni Europian duhet të bindet, që lumenjtë në Ballkan janë një thesar i çmuar i Europës.”

Por deri atëherë do të jenë planifikuar e ndërtuar mini-hidrocentrale të rinj. Njëri ndër investitorët kryesorë është ylli i basketbollit nga Bosnja Mirza Teletoviq. “Ai mendon, se një investim i tillë ndihmon komunitetin lokal. Por kjo vetëm mund ta dëmtojë atë, nënvizon Jelena Ivaniq nga Banja Luka./DW

o.j/dita

Tragjedia në Genova, dy ditë zie dhe gjendje e jashtëzakonshme për një vit

Posted: 16 Aug 2018 01:40 AM PDT

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një periudhë prej 12 muajsh në rajonin e Ligurias, si kundërpërgjigje ndaj shembjes së një ure në Genova.

Ai tha gjithashtu se do të akordojë 5 milionë euro shtesë nga fondet qendrore, për t'ia dhuruar këtij rajoni.

Qeveria rajonale ka kërkuar veprime të menjëhershme pas shembjes së urës, ku mbetën të vdekur 39 persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

Më shumë se 400 persona janë evakuuar nga zona, ndërsa 15 vetë po trajtohen në spital, 9 prej të cilëve në gjendje kritike.

Ekipet e shpëtimit tashmë kanë pak shpresa se mund të gjejnë të mbijetuar të tjerë nën rrënojat e urës "Morandi", ku pothuajse 40 makina ranë nga një lartësi prej 45 metrash, pas shembjes së një pjese të urës.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i shembjes së urës, por debatet në vend janë ndezur në lidhje me kushtet e sigurisë së rrugëve, apo edhe urave të tjera në vend.

Zemërimi është i madh edhe me kompaninë që merrej me mirëmbajtjen e urës së shembur. Autoritetet kanë nisur hetimet për vrasje të mundshme nga neglizhenca, ndërkohë që në qytet janë shpallur dy ditë zie pas tragjedisë.

o.j/dita

Moikom Zeqo, arkeologjia e palimpsesteve

Posted: 16 Aug 2018 01:35 AM PDT

Vladimir Muça

( Mbi librin “Sagë palimpsestesh” – Anima Mundi -” të  Moikom Zeqos,- botim i AKADEMISE SHQIPTARE TE ARTEVE DHE SHKENCAVE , me redaktor  shkencor Prof. Dr.Pellumb Xhufin,- realizuar nga ” Zenit Editions", Tiranë, 2018.)

Libri i “Jetës “,  siç ma  perifrazoi në një bisedë  telefonike, Moikomi, librin ” Sagë palimpsestesh – Anima Mundi” të ngulitet në mendje si një radiografi, por dhe një anamnezë e psikoterapi e kulturës shkrimore, por edhe shoqërisë njerëzore.

Duke u marrë me këtë botë shpirtërore, me atë çka është subkoshienca e tyre kthyer ndër shekuj në një materie jo vdekëtare, Moikom Zeqo praktikon në këtë libër, atë çfarë ka konceptuar që në vitin 1938 Pol Valery se: “Historia e letërsisë s’ duhet të jetë historia e autorëve dhe e të papriturave të karierave të tyre, a e karierave të veprave të tyre, por historia e shpirtit si prodhues dhe konsumues i letërsisë.”

***

Palimpsestet e kulturave njerëzore janë si pllakat teknotike.

Ato ndër futen tej njera tjetra, zgjojnë ndjesitë etnike  të mëvehtësive, por edhe krijojnë tërmete shoqërore, duke zjarrmuar erupsion kulturor, mbuluar nga hiri i shekujve.

Me esetë erupsive, templare, determinuese kulturore: “Të padukshëmit” , “Skifterët e pikëllimit”, ” Enigma në  Napoli”, “Dallëndyshet e Shopenhauerit”,” Arti si estetikë teologjie”, ” Profeci”,” Portat e fjalës dhe ligjit”, “Adami i poetikës baroke shqiptare” , ” Bota pa ndryshe”, ” Palimsesti i zanafillës”, ” Nil sub sole novum”, ” Enigma e Florimontit”, ” Princi shqiptar në oborrin e Dantes”, Moikom Zeqo e ka rrëmitur hirin shekullor duke përndezur kongjijtë kulturorë të Dantes, Borgesit, Tomas Pinçonit, Franc Kafkës, Georg Traklit,  Rober Musilit, Amosit, Uoester Uallasit, Umberto Ekos, Markesit, Gijom Apolinerit, Mishel Nostradamusit, Pier Ramsod.

Kjo magmë kulturore e shpirtit të botës, si një bashkësi unitarie e pesë stileve të përqasur nga kritiku, eseisti Fatmir Minguli, sjell në substancën e sotme kohore një bashkësi yllore, mbarsur me shpirtin e botës kulturore të pakohë, me tipologjinë e jetës shqiptare mbartur në të ngjarje dhe fenomene shoqrore, etno- kulturore.

Në këtë amalgamë spikat dhe eseja "Enigmë në Napoli"  ku në dialogun mes  nënmbretit të Spanjës Don Petro dhe Gjon Rencit shqiptar, reflektohen kulturat e ndërsjellta por dhe reflektimi i arsenalit kundërshtues ndaj vlerave të pakundërshtueshme,  që përcjell te lexuesi i gjërë "Don Kishoti" i Servantesit.

Në një komunikim të tillë del dhe supremacia përvetësuese e vlerave letrare , që kanë pasur shqiptarët ndër shekuj, ndaj përqasjeve botërore.

Nisur edhe vetëm nga një përqasje e tillë jam i një mendimi me studjuesin Besim R. Cengu, i cili në një vëzhgim definon:"…është i vetmi "krijues shkencëtar", siç e konsideron Frederik Rreshpja, që ka identitetin brenda  trupit krijues kombëtar sot dhe që ka krijuar karakteristikat e veçanta, trillin e tij, raportet  e tij specifike në artin e kohës  nga njera anë dhe lexuesit nga ana tjetër." ( Moikom Zeqo- misionari i një arti letrar.)

Në arkeologjinë e palimpsesteve, Zeqo me thellësinë interpretuese, në kimiografinë shkrimore, që nga zanafilla, nxjerr në pah pandryshueshmërinë e subkoshiencave njerëzore të sintetizuara në thënien latine"carta per canta", duke mbartur që nga thellësitë e kohrave diversitetin e asimetrive mendimore, si një dukuri e filozofisë të zhvillimit.

***

Duke interpretuar shpirtin e botës, të njehësuar me shtresat minerale si palimpseste të subkoshiencës; në bisedën me Arnisën, Mjeshtri Zeqo, sjell në karriera të tjera të botës së sotme, me arkeologjinë e perceptuar të fjalëve, ligjet dialektike të mohimit, si një gjenerator i " zhvillimit jo vetëm të mendimit por edhe të përfytërimit të shoqërisë, me vizione të reja hapësinore e kohore, trupore, duke u përcaktuar si" kjo lloj qenie absolute është një realitet që është e tëra për të tërën."

Kësisoj autori na jep një abstraksion mendimor, duke hapur dyer të reja, të një fuqie të re krijuese në shkencën e letrave, për të arritur një stad të ri botëkuptimi, duke na dhënë si në tepsi të argjentë atë zonë shpirtërore e cila qëndron fluide mes Zotit dhe Njeriut ( unë them bindshëm, zotit të vetëvetes dhe natyrës që e rrethon.)

Një profesi kjo, e shekullit të 21- të, e komunikimit të njeriut, ku primare, duke mos mohuar gjithçka nga e kaluara, forcohet e tashmja ekzistencilae nga ujemet e së kaluarës, gjenerohet krijimi ( risia) duke rigjeneruar në kontekste të reja ardhmërinë me një strukturim estetik e stilistik të ri.

Alkimia e gjurmimeve të reja letrare e  Moikom Zeqos, ka arrit tashmë në ato nivele inteligjente, sa që të thyejë rregullat e shkencave në fushën e letrave, e të na sjellë përmes shtresave shekullore të kulturave, historinë njerëzore ndër lloje mineralesh letrare, në substanca të reja kohore, natyralizuar në biodiversitete të reja, me një vizion të ri letrar: shpirtin e një kohe të tërë, të pakohë.

Duke bërë këtë arkeologji të kulturave mitike, biblike, religjioze të reja pas pagane, e dukurive të reja moderne në shkencën e letrave, Moikom Zeqo, në papajtueshmëri  me qëndrimet e mohimeve absolute të trashëgimnive kulturore, sjell si smeralde anët më të mira vulmëtare në sfondet e jetësive të reja, si një themeli e thënies biblike: " e para është fjala".

Demiurgu ynë e atribuon fjalën e shkruar si një rikthim të pakohë   në kartotekën njerëzore, në luftë me nihilizmin ndaj fjalës së shkruar, në papajtueshmëri me Ciberian e internetit, duke na dhënë mesazhin e një lëvrimi letrar thurur bukur, me mozaikën e kohërave, saktësinë e fakt-dokumenteve linguistike, përmes një elegance e dukurive monumentale të palimpsesteve, shtresuar në mijëvjeçarët e historisë njerëzore.

Me thellësinë e interteksteve, hapësirat vizionare, gjithçka vjen përmes esesë brilante ku nga thellësitë biblike, Gjon Muzakës i vjen "Nil sub sole novum" (Asgjë e re nën Diell), në vendin emigrator Itali, e cila në aludim me raporte të pakohë vjen në vitet '93 të shekullit të njëzetë.

Tre palimpseste, të një dramaciteti shoqëror ku po njehësoj :" Këtu që si një princ teatri, pra jo i vërtetë, qe thjeshtë një emër, por jo njeriu i dikurshëm dhe i fuqishëm, një fantazëm ekzotike dhe krejt e papërfillshme, aspak e gjallë, konkret dhe i rrezikshëm."

Dheu amë është i shenjtë, është pronë e patjetërsueshme, ndaj autori, përmes Gjon Muzakës, në definicion thirrmon se "Shenjtëria e pronës, burimi i pushtetit, miti i plotëfuqisë në mijëvjeçarët që ndryshojnë e zhbëjnë gjithçka."

Një mori nëntekstesh bulojnë, stratifikohen nga kjo shumë palimpsestesh, si një realitet jo vetëm psikologjik, por dhe shoqëror.

Duke qenë sikundër në poezi dhe në prozë i përkorë në konceptimin e tingëllimit poetik të fjalës, zotërues perfekt i metaforave polifunksionale, në prozën "Enigma e Florimontit" Moikomi si i përveçëm, përqas  te lexuesi një frymë poetike të re moderne.

Muzikaliteti e tingëllima e fjalës ndjehet dukshëm në vetorin e njëtrajtësuar me kalorësin Florimont, i jetësuar me kalorësin e sotëm, me pathosin poetik të fjalisë e të përmbajtësisë së saj ku: " Dashi ujor qëllon me brirë Mosmirnjohjen, Pabesinë, Turpin në grigjën e mediokërve këngëzonjës, paranoja kërcënon gjithëçka si në termat e fshehura dhe i paralajmëron…Florimont, Florimont.

Sepse një "ksoll" me vargje sipas një melodie antike, e Hallës së madhe, duke shfryrë një përdëllim të hatashëm, me kapërcim kohor, kërcënon e sfidon çdo lloj dije të së sotmes, ku vetanake është përjashtimshmëria e saj me sfidën e mos mohimeve."

Ku dhe: " stili im (definon autori në kontekste të epërme- V.M.) plot vese stilistikore dhe metonomike, doktrinat e vrazhda dhe dinake të interpretimeve alternative, me këtë lak kohor të patjetërsueshëm dhe mahnitës, shpërbëheshin të tejpashmet  dhe absolutisht, të parëndësishme, të pameritueshme."

Sepse, konkludon me ngulm dhe "frikshëm" Mjeshtri Zeqo, kjo pritshmëri e re, dhe në letrat shqipe " është një ftillëzim" mbi themelinë e një të kaluare, që do të thotë se " çdo krijim është një rikrijim."

Një ndërlidhje e tillë komunikuese e krijuesve, përkthyesve, studjuesve shqiptarë, nga antika, mesjeta e herëshme, e më vonë gjer në shekullin e njëzetë, vjen si një apologji e letrave dhe kulturës shqiptare e cila ka qenë gjithnjë bashkëkohore me atë botërore, jo vetëm duke marrë ekstraktin e saj si një imput të domosdoshëm por ka dhënë edhe gjeneracionin e saj kulturor, sintetizuar bukur në esenë brilante "Princi shqiptar në Oborrin e Dantes.

***

Apo eseja "Adami i poetikës baroke shqiptare", ku si askush përqaset figura poliedrike e teologut Pjetër Budi, ku autori Moikom Zeqo, me diturinë e tij shumë dimensionale ngrehon  si aktualitet i zymtë sot në letrat shqipe raportet e artit të të shkruarit me individin, duke e marrë si një referencë estetikën budiane  të nënteksteve, ku letërsia nuk nxjerr  në pah në triorimin e saj përjetimet intime të individit por subjektivitetin e subkoshiencës në qëndrimet për jetën, duke e magjistruar jetën si një festë të dyfishtë, ku krijimi letrar si një shkencë më vete i nënshtrohet racionales.

Gjithçka vjen si një vazhdimësi, pjesë e një gjerdani  të madh kulturor të  periudhave  të mesjetës së herëshme, të mesme dhe të vonë me rilindjen shqiptare.

***

Kjo gjenezë kulturore del në dritë të diellit duke zvenitur  ndryshkun turkoshak dhe mjegullnajat e shekujve.

Gjithëçka në togfjalëshin "Atdhe (njerezim ) dhe art " vjen e trashëguar ndër breza nga ky vullnetar i madh i kulturës dhe atdhetarisë shqiptare.

Pikërisht nga kjo gjenezë kulturore dr. Zeqo na përqas një shpirt bote si një psiko- analitikë, përmes një triniteti vetorësh: personazhit autor- personazhit A- personazhit B.

Në këto diskurse dialoguese, si në dritë të diellit, del në pah apokalipsi shpirtëror, kriza morale e shoqërore e kohës së sotme në një universialitet gjithëpërfshirës, ku natyra me dhunimin, shndrimet e saj vjen si një gjenerues i krizës shoqërore të familjes, kulturës dhe artit.

Një qëndrim ambientalist i cili e ka lindshmërinë në moskuptueshmërinë, thellësinë e njohjes, apo anashkalimin e ligjeve të natyrës, të zhvillimit e të seleksionit natyral.

Mirëfilli, Moikom Zeqo ngulmon në një rrugëtim, me një barazpeshë midis zhvillimit të shkencës dhe stoicizmit moralistik, larg absurditetit prevalues mes tyre. Një super enigmë, mutante, që e ndjek në jetësimin e tij, njeriun me gjithë përfshirjen shoqërore dhe politike. Politika me format nga më të ndryshmet, burgos subkoshiencën njerëzore, e atrofizon atë gjer  në asgjë.
Liria aq shumë e përfolur, me të drejtat  njerëzore, shëtit në kipse virtuale, njeriu i realizuar kthehet në një qenie të tjetërsuar, në boshësi.

Mjeshtri Zeqo përmes këtyre definicioneve psiko-analitike, i bie këmbanës: se liria duhet të jetë "ftillesa, realizimi, përsosje, zhvillim, përparim, kapërcim i absurdit të mundshëm", ku ligjet e të kundërtave, lufta e mohimit të mohimit mes tyre, sipas ligjeve të dialektikës, është vetë zhvillimi  në progres i tyre.

Në këtë kontekst, të lidhjeve njerëzore "Lidhja reale ( e pakamufluar) midis tyre nuk është jetë politike ( që sot te ne është bërë gangrenë shoqërore-V.M.) por jetë civile ajo që çimenton shtetin" e së drejtës shoqërore.

***

Një rol  të rëndësishëm në këtë aspekt luan shkenca e letrave, ku autori merr si ekstrakte tekstuale  skicën e jashtëzakonshme të Migjenit "Novelë mbi krizën" ku roli i letërsisë vjen pararendëse e zhvillimit social në substanca të reja jo vetëm kohore por edhe shoqërore.

Kësisoj dr. Moikom Zeqo në retrospektivë me direksionin psiko- analitik të Migjenit të Madh, në aludimat, i bën anamnezën shoqërisë së sotme shqiptare, e cila ngjan si dy pika uji ku "Paria" janë partitë e sotme. Vetëm me emancipimin e letërsisë si primare, arrihet emancipimi i shoqërisë, ngulmon përmes analitikës konceptuale  të skicës migjeniane, autori.

Një konceptualitet sa real  aq dhe ekzigjent për kohën.

Në vazhdimësi të eksplorimeve letrare, si një ndërlidhje e bukur, interferime letrare, vinë recetat estetike e stilistike, nxjerrë nga vëzhgimet analitike të romanit "Emri i trëndafilit"  të Umberto Ekos.

Ato vinë si një traktat i një rigjenerimi të ri letrar i letrave shqipe, me koncepte globaliste, larg provincializmit arkaik ku evidentohet në këtë rropulli krijuese humbja e identiteteve e në konceptin e ri të krijimit të personazheve artistikë, ngulmohet shumësia e identiteteve, të cilët përbëjnë prototipin shoqëror; ndaj dhe në erudicionin e tij me të vërtetën absolute të arsyetimit, që në krye të "Arkeologjia e identiteteve", Zeqo shtron si zgjidhje të kohës  sentencën se " kriza e individualitetit është një krizë e thekshme.

Ç' ndodh me një krizë të tillë?

Çdo gjë bëhet pluhur, ankthi i krijimit duket i largët dhe kriza e identitetit është detyrimisht dhe kriza e rikrijimit."

Moikom Zeqo duke u thelluar në estetikat konceptuale të Ekos, i jep përgjigje retorikës me sentencën e tij, si një promemorje e letrave të reja shqipe, si një dukuri binjakëzuese në globalizmin e sotëm letrar.

Populli shqiptar në vitet '90 thërriste me të madhe "go ëest", ndërsa Zeqo na thotë se  më parë në Europë duhet të shkojmë me një "go ëest" letrar.

Përqasjet nga Ekoja me vëzhgimet mbi Apollinerin për Konicën e veskun e tij e tregon më së qarti këtë përqasje kohore europiane të shqiptarëve.

Ky shpirt bote konkludon në analitikat  e tij eseistike, po Moikom Zeqo është diçka edhe larg përqasjeve të Xheims Hillmanit si "diçka e tretë".

Ajo është palimpsest, një materie e pavdekshme letrare fosile, arkeologjike, skedar muzeal, ndaj si demiurg ngulmon me përkushtimin e tij në nxjerrjen në pah të shpirtit të botës, lënien brezave si një tailsman, zanafillë e një vazhdimësie të re.

"Anima Mundi"- n e kemi kudo rreth nesh, si ata gjyshërit e mirë, si dadot e përkushtuara, mjaftojnë të kemi aftësinë e mundësinë të kuvendojmë  me të përmes shtresave diamantike të palimpsesteve  e vizionet e së ardhmes e do jenë të paskëtaj, të mbështetura në suportet e këtyre diamnatikave si kontribute të së kaluarës, s'ka rëndësi  i kujt shteti, apo kombi i përkasin ato.

Në të kundërt të Xheims Hillmanit, Moikom Zeqo këtë ringjallje konceptesh, e një forme librare të ndodhive, miteve, legjendave, bëmave të heronjve, e sheh të shpirtëzuar në substancë të re kohore, herojtë i sjell njerëzorë, ku në vend të kodeve neuronikë janë palimsestet  mendimorë që interferojnë në mendjet njerëzore, në vend të gjallimit optik, të cilët ndriçojnë rrugën si dy diamantet në kafkën e Jan Kukuzelit, në malin Atos.

Në këtë kontekst dhe psiko- analiza e sendeve dhe fenomeneve imburson psiko- terapeutikën letrare,  sepse burimi i kësaj është diku në një cep të trurit, atje ku sendërtohet shpirti i një bote të pakohë.

Në këtë lloj materie librare të pavdekshme siç janë edhe këto shpirtra, me një përkushtim arkeologjik, alkimik, do të arrihet të mbahet gjallë psiqika krijuese letrare, kulturologjike, duke ngritur më lart vlerat qytetëruese pa kufij shtetesh e ndasishë etnike.

"Anima mundi" është stërgjyshi  i kulturave me pavdekësinë e tij.

Gjithëçka e përftuar në këtë libër të një amalgame efemere, shpirtërore të derdhur në fonema letrare, me tautologjinë e tyre pamore, si një shkrirje brauniane me pamësinë e fijeve neuronike, e mban të ndërlidhur këtë "Anima Mundi" moikomian, sepse siç shprehet dhe në epilogun me Makabenë virtual, Moikomi; " Beson në shkencën moderne, por e "marton" atë me astrologjinë, spiritualizmin, ufologjinë dhe filozofitë e lindjes."

Ndaj pa asnjë hezitim, me bindjen  time, njëkonceptohem me përcaktimin telefonik të Mjeshtrit dr. Moikom Zeqo, se ky  libër është libri i një jete, shpirt i një bote pa kufij kohorë.

Unë shtoj: një preambul e një fillimi jete të re të letrave mbi themelitë e një bote të shkuar, në konceptin dialektik të zhvillimit se: “asgjë s’lind nga asgjëja, asgjë s’humbet, asgjë s’krijohet, por çdo gjë transformohet.”

Ndaj dhe libri ” Sagë palimpsestesh- Anima Mundi” me arkeologjinë e palimpsesteve dhe alkiminë e fjalëve, si mbijetesë në shpirtin e botës, vjen si një gjetje perfekte e kujtesave njerëzore, e emocioneve që lindin përjetimeve dhe anktheve jetësore.

Gjithçka vjen me statusin e një pasaporte individuale, mbartur si kredo e një anatemimi të vetëvetes, të kohes dhe bashkëkohësisë.

Në subjektivitetin letrar, ky libër, ndërtuar ndërtuar mbi bazën e një arkeologjie letrare, më ngjan me ato bravura ku nga thellësia e shtresave të penelatave, apo të grafitit vjen dritësira me tonet e kohërave, si një brerore me reflekset e ngjyrave si boreale e polit ku shpështillen rrezet kozmike.

Kjo formë spektrale, në kondicione kohore, nxjerr në pah historinë e popullit iliro-albano- shqiptar si një psiqikë e vetënuar, trulltare e vetme në këto troje ilirike ( shumë vonë u quajt ballkanike) në mijëvjeçarë, ku vetëm ndryshku turk në shekullin e tetëmbëdhjetë ia ndryshoi toponimitetin, nga ilirik në ballkanik.

Me analiza tekstuale, fakt- dokumente e artifakte duke marrë si referenca “dinosaur të gjallë të letërsi botërore” si një murg Athosi shqiptar, me liturgjinë letrare të përveçme thirrmon:

“Mos mendo se shkatërrimi është atje jashtë ( jashtë qenësisë personale- V.M.), por djeg si zjarr brenda dhomave tona të ngrënies” ku defakto shoqëria shqiptare, udhëhequr nga profanët e hiperzhvillimit vetjak: ” Në këtë varfërim ekzistencial dhe metafizik, të gjithë janë viktimë të një qielli e të një çatie”.

Duke u mbështetur në referenca të diturakëve nga më të mëdhejtë botërorë, duke krijuar një imazhinizëm të ri, në kohë të re, Moikomi me  poliedritetin e tij arrin të “rindërtojë universet ” e shoqërisë shqiptare me artin e fjalës, duke qenë vetë mbijetesë e popullit një palimsest mendor; dhe si një Pitagorë duke përcaktuar këndorët dhe parabolat e gjuhës, këngëve, eposeve, obsesionet mendore në subkoshiencën njerëzore brez pas brezi.

***

Ndaj dhe shqiptari ka mbijetuar duke i ” rimishëruar” kulturën, zakonet, dijet jo nëpërmjet librave, por përmes njerëzve të gjallë.

E më tej, Zeqo, në konceptin e të drejtës definon se kjo do të arrihet vetëm atëhere siç thotë Franc Kafka që në vitin 1917: ” Lumturinë do ta gëzoj vetëm në rast se do të mundja ta lartësoja botën të pastërtia, te e vërteta, të liria e pandryshueshme.”

Gjithçka në substancën, në realitetin dhe pas njëqind viteve sintetizon në parabola të pakoha, se në substancën shoqërore një botë njerëzore duhet të këtë ligje dhe se “e ardhmja e njeriut do të jetë vetë njeriu”, një proklamatë juridikisht- shoqërore për klasën e sotme politike, shtetarët dhe drejtësinë si psiko- terapeutike gjyqësore e përjetimeve tona”

Durrës

Gusht 2018  Vladimir Muça  –  Shkrimtar, kritik

 

Gara tek Sportet/ Pikët që fitohen nga mesatarja e Maturës Shtetërore

Posted: 16 Aug 2018 01:28 AM PDT

Përzgjedhja e fituesve që do të vijojnë për herë të parë studimet e larta në degët e Universitetit të Sporteve të Tiranës për vitin e ri akademik 2018-2019, kushtëzohet nga pikët që çdo konkurrent siguron prej notës mesatare të Maturës Shtetërore, si dhe pikëve të testimit praktik që do të zhvillohet në datat e përcaktuara për secilin specialitet.

Tre ditë nga hapja e regjistrimeve për 2661 kandidatët që janë në garë për të siguruar një të drejtë studimi në dy fakultetet e këtij  institucioni të arsimit të lartë publik, drejtuesit e Universitetit të Sporteve kanë shpallur edhe raportin që do të kenë në përzgjedhje pikët e konkursit individual që do të zhvillojë secili maturant, si dhe pikët e mesatares së Maturës Shtetërore për garën e këtij viti. Konkretisht pikët e konkursit vlerësohen me 60 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve (60 pikë në total), ndërsa ato të mesatares së Maturës Shtetërore vlerësohen me 40 për qind të ndikimit në përzgjedhjen e fituesve (40 pikë në total).

Pikët që fitohen nga mesatarja e Maturës Shtetërore

Në vendimin e miratuar nga Rektorati i këtij institucioni të arsimit të lartë përcaktohet se nota mesatare e çdo maturanti do të vlerësohet nga 0 deri në 40 pikë. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar pikët që i takojnë secilës notë mesatare, duke nisur nga nota 6.00 deri tek nota 10:00.

Në këto kushte, çdo maturant mund të verifikojë vetë totalin e pikëve që do të sigurojë nga rezultatet e shkollës së mesme, teksa me pikët e konkursit do të njihet në përfundim të çdo faze testimi që do të zhvillojë gjatë javës së ardhshme.

Testimet individuale

Që të gjithë maturantët që janë pjesë e listës së zbardhur pak ditë më parë dhe që kanë kryer procedurat e regjistrimit në afatet e përcaktuara, do t'u nënshtrohen testeve praktike individuale sipas profileve në të cilat konkurojnë. Sipas vendimit të marrë, datat e konkursit praktik në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes janë 20-23 gusht, ku secili kandidat do të kalojë disa prova para një komisioni ekspertësh.

Ndërsa për degët e Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, konkurset praktike do të zhvillohen në datat 24-26 gusht sipas kushteve të përcaktuara. Për 300 vendet e miratuara për fituesit e rinj të këtij viti, do të garojnë 2661 maturantë dhe kandidatë të tjerë që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Në faqen zyrtare të këtij universiteti do të gjeni online edhe llojet e testeve praktike që do të kalojë secili kandidat që konkuron tek sportet, si dhe pikët e vlerësimit të çdo faze të konkursit, si për djemtë, ashtu edhe për vajzat.

Shpallja dhe regjistrimi i fituesve

Sipas udhëzimit zyrtar të MASR, në datën 28 gusht 2018, të gjitha universitetet publike dhe private në vend do të publikojnë listat e renditjes së aplikantëve fitues të raundit të parë, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID e tyre.

Në datat 30 gusht deri 12 shtator 2018, të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, duhet të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacion në sekretaritë mësimore të universiteteve përkatëse në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet, nga ora 08:00 deri në orën 16:30.

Periudha 30 gusht deri 12 shtator është e ndarë në 7 faza 48-orëshe regjistrimi. Çka do të thotë se secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes si fitues të tij në njërin, apo disa programe studimi nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit. Kur maturanti është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48-orësh.

Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai e humbet degën e fituar, pasi nuk ka kryer regjistrimin në afatin e përcaktuar. Çka do të thotë se ai nuk mund të regjistrohet më në degën ku është shpallur fitues në këtë raund.

Fazat e ndryshimit të listës së fituesve të raundit të parë vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën 12 shtator 2018. Për programet e studimit me kuota të paplotësuara të cilat nuk kanë aplikantë në pritje, do të rikthehen në garë aplikantët e shpallur fitues në fazat paraardhëse, të cilët nuk rezultojnë të regjistruar në programe të tjera studimi.

Rikthimi në garë kryhet sipas listës së renditjes së aplikantëve për rundin e parë. Gjatë regjistrimit si fitues në degën e përzgjedhur secili kandidat duhet të shlyejë edhe tarifën e regjistrimit. "Tarifa e regjistrimit për fituesit propozohet të jetë 2 000 lekë dhe i dërgohet për miratim Bordit të Administrimit", sqarohet nga drejtuesit e këtij universiteti.

Skema e vlerësimit me pikë të Mesatares së Maturës Shtetëror

 

Pranvera Kola – DITA

 

 

 

Kushdo që shkruan e flet për emigrantët, duhet të lajë mirë e mirë gojën!

Posted: 16 Aug 2018 01:14 AM PDT

Nga Çapajev Gjokutaj

Fundjavën që kaloi dhjetra mijëra rumunë mbushën sheshet. Protestonin kundër korrupsionit dhe kundër përpjekjeve për kontroll politik mbi drejtësinë. Një pjesë e mirë e tyre ishin emigrantë të kthyer në Rumani jo për pushime, por për protesta.

Këto protesta u bënë shkak që në media dhe, sidomos në portale e rrjetet tona sociale të gëlonin zërat kundër shqiptarëve letargjikë, pa kursyer as emigrantët tanë.

Dhe u bë zbulimi i madh se këta, d.m.th emigrantët tanë, nuk vijnë për të protestuar, por për të pushuar, për të parë ijet, për të rregulluar dhëmbët e krimbur apo për të gjetur ndonjë nuse të qepur te gjinekologu.

Medemek s'ke ç'pret nga emigrantët tanë, aq të vobektë e primitivë, me mendësitë e kohës së baba Qemos.

Duhet thënë që në fillim se kushdo që shkruan e flet për emigrantët duhet të lajë mirë e mirë gojën.

Kushdo pa përjashtim: politikan a gazetar qoftë, akademik a aktivist, njeri i ngeshëm kafeneje a shkarrashkrues fejsbuku.

Natyrisht emigrantët janë një grup i larmishëm. Ka mes tyre njerëz punëtorë e të ndershëm, ashtu siç ka edhe batakçinj e kriminelë; ka profesorë e doktorë, ashtu siç ka edhe analfabetë e injorantë.

Por ndaj tyre, si grup shoqëror, kemi qenë dhe mbetemi borxhlinj.

Me ikjen e tyre të mundimshme e të dhimbshme në dhera të huaja, ndikuan sadokudo që bashkësia jonë të shtendosej e të shmangeshin përplasjet sociale.

Pa emigracionin, si valvulë shkarkuese, tensionet e konfliktet rrezikonin të kalonin gradën e anormalitetit.

Jo vetëm kaq, për më shumë se çerek shekulli kanë dërguar e vazhdojnë të dërgojnë remitanca, thënë shqip, dërgojnë para për të ndihmuar prindërit dhe të afërmit.

Dhe s'janë pak, por afro një miliard dollarë çdo vit.

Këto dërgesa janë të barabarta me më shumë se gjysmën e të ardhurave të eksportit dhe sa 70% e investimeve të huaja direkte.

Më shkoqur, çdo vit na dërgojnë harxhet për të ndërtuar një tjetër Rrugë Kombi.

Dhe ç'kemi bërë ne, d.m.th shteti amë për ta? Shumicës nuk u siguruam ikje të rregullta, i lamë të largoheshin ilegalisht dhe të nisnin golgotën e punës në të zezë, në mëshirë të informalitetit, të mafies e të krimit.

Mbi 90% të pareve që dërgojnë, përdoren nga prindërit dhe të afërmit për të jetuar. Thenë ndryshe shkojnë nga vijnë, për të blerë në tregjet e botës ushqime, veshje dhe mjete të tjera jetese. Se falë politikave largpamëse vendi prodhon pak, fare pak.

Me pak fjalë kemi ndërtuar një skemë ideale. Ikën vëllai i madh, punon e rropatet, dërgon pare që prindërit, vëllezërit e motrat të ushqehen.

Kur vëllezërit dhe motrat vijnë në moshën e punës, marrin dherat e huaja dhe historia nis nga e para.

Dhe ne vazhdojmë gërmërrin, traditën tonë shekullore.

Shpërthen bombola e gazit në magazinën e çerdhes

Posted: 16 Aug 2018 01:11 AM PDT

Një bombol gazi ka shpërthyer në një çerdhe në rrugën "Ali Demi" në kryeqytet, duke shkaktuar zjarr.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:57 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se zjarri ka rënë në një dhomë që shërbente si magazinë për çerdhen. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat vendosën nën kontroll flakët e zjarrit.

Nga ngjarja pati pak dëme materiale dhe asnjë të lënduar. Autoritetet po hetojnë shkaqet e rrjedhjes së gazit në çerdhe.

Çerdhja aktualisht funksionon normalisht.

o.j/dita

Arrestohet me drogë në portin e Durrësit 60-vjeçari italian

Posted: 16 Aug 2018 01:02 AM PDT

Një shtetas italian është arrestuar nga policia kufitare në portin e Durrësit për trafik të lëndëve narkotike.

Piero Mormina u ndalua mbrëmë duke udhëtuar me makinë me destinacion Italinë.

Gjatë kontrollit të në automjetin e tij tip Fiat, në pjesën e  poshtme të prapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë e 105 gramë lëndë narkotike marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".

o.j/dita

E paprecedentë, Trump i heq certifikatën e sigurisë ish shefit të CIA-s

Posted: 16 Aug 2018 12:45 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump i ka revokuar në mënyrë të papritur certifikatën e sigurisë ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan, në një akt të paprecedentë ndëshkimi ndaj një ish-zyrtari të lartë, kritik të zëshëm ndaj tij.

Më vonë, në një intervistë për "Wall Street Journal", Trump bëri një lidhje të drejtpërdrejtë mes hetimit për ndërhyrjen ruse dhe vendimit të tij, duke përmendur Brennanin mes atyre që ai i konsideron përgjegjës për atë hetim.

"Unë e kam quajtur një gjueti shtrigash të manipuluar, por është një mashtrim", tha Trump për "WSJ", në një shkrim të publikuar në faqen e internetit mesnatën e së mërkurës. "Dhe janë këta persona që e kanë udhëhequr atë. Ndaj, mendoj se ishte diçka që duhej bërë".

Në një deklaratë të së mërkurës, Trumpi denonconte kritikat e ashpra të Brennanit ndaj vet atij dhe fliste me shqetësim mbi "rreziqet që mund të shkaktonte sjellja e çuditshme e tij".

Presidenti argumentoi se po përmbushte "përgjegjësinë e tij kushtetuese për të mbrojtur informacionet e klasifikuara të vendit".

Trump kërcënoi gjithashtu t'u hiqte certifikatat e sigurisë edhe një sërë individëve të tjerë, përfshi ish-krerë të Inteligjencës apo zyrtarë të agjencive ligjzbatuese, sikurse edhe anëtarëve aktualë të Departamentit të Drejtësisë. Që të gjithë këta janë kritikë të presidentit, ose njerëz për të cilët Trump beson se po veprojnë kundër tij.

Veprimi i Trumpit ndaj Brennanit, siç thonë ekspertë kritikë dhe jopartiakë, ka shënuar një politizim të paprecedentë të procesit të certifikatave të sigurisë në qeverinë federale. Madje është gjithashtu edhe një përshkallëzim i qartë i betejës së Trumpit me pjesëtarë të komunitetit amerikan të kundërzbulimit, pasi hetimet mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane apo bashkëpunimi i mundshëm i Trumpit me ta, si dhe pengimi i drejtësisë po vazhdojnë.

Brennan tha se nuk kishte mësuar as nga CIA dhe as nga Zyra e Drejtorit të Kundërzbulimit Kombëtar (ODNI) për revokimin e certifikatës së tij të sigurisë, por e kishte mësuar këtë vetëm pas shpalljes së Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë, askush nuk e detyron një president që të njoftojë krerët e lartë të kundërzbulimit mbi planet e tij për të revokuar certifikata sigurie.

o.j/dita

Vizë turistike amerikane? Ja ku bazohet ambasada për marrjen e vendimit

Posted: 16 Aug 2018 12:40 AM PDT

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për vizë turistike në SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada thotë se të interesuarit duhet të tregohen të kujdesshëm rreth procedurave dhe se nuk kërkohet garanci financiare për të fituar vizën.

"Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t'iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi!"- njofton ambasada.

Postimi i plotë i ambasadës amerikane në Tiranë:

Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente të tjera në mbështje të aplikimit tuaj për vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara. Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t'iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi! 👉 #PyetAnnën

o.j/dita

Faturonte hotelin me 340 lekë, pranga punonjësit të OSHEE dhe pronarit në Lezhë

Posted: 16 Aug 2018 12:30 AM PDT

Ekipet e Task Forcës në terren të Drejtorisë Rajonale së OSHEE-së në Shkodër kanë "goditur" një grup të strukturuar organizatorësh ndërmjet punonjësve të OSHEE Lezhë dhe subjekteve.

Nga hetimi bëhet me dije Gëzim M. në bashkëpunim me punonjës të tjerë  faturonte me 340 lekë në muaj Hotel "Brilant" në Shëngjin, Lezhë. Ndërsa objekti me kontratë në pronësi të Mhill N. nuk faturohej pasi ishte manipuluar matësi, duke shkaktuar dëm në vlera disa milionë lekë.

Punonjësi është shkarkuar nga detyra kurse hotelit i është ndërprerë energjia elektrike.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Isa Ç., kryeplaku i fshatit Malgush, pasi kishte ndërhyrë në matës, duke vjedhur energji elektrike. Kryeplaku kishte krijuar një debi rreth 6 milionë lekësh, dhe ndaj tij u mor masa e procedimit penal.

Në fund të njoftimit të tyre, OSHEE ka bërë me dije se në rastet kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, përdoruesi dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more