Skip to main content

Tejkalohet planifikimi i të hyrave në komunën e Skënderajt

Tejkalohet planifikimi i të hyrave në komunën e Skënderajt


Tejkalohet planifikimi i të hyrave në komunën e Skënderajt

Posted: 14 Aug 2018 01:29 AM PDT

Drenica Press Posts

Komuna e Skenderajt ka shënuar progres sa i përket të hyrave vetanake, sipas raportit zyrtar të Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, që përmbledh periudhën 6 mujore të këtij viti.

Sipas pasqyrës së të hyrave vetanake, të të gjitha 9 drejtorive, janë 564,194.22 Euro që është arritur të grumbullohen në pjesën e parë të vitit 2018, nga 466,977.5 euro që ka qenë planifikimi fillestar për periudhën raportuese, ose shprehur në përqindje është 20.82% mbi planin 6 mujor.

Sipas drejtorit për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Mehmet Berisha, duke marrë parasysh trendin aktual të të hyrave, deri në fund të vitit do të arrihet të realizohet dhe të tejkalohet planifikimi vjetor i të hyrave që është 933.955 Euro, duke mos llogaritur edhe të hyrat nga koncensioni, që janë në vlerën prej 580 mijë eurove.

The post Tejkalohet planifikimi i të hyrave në komunën e Skënderajt appeared first on DRENICA PRESS.

Habit dëshmia e ushtarit që vallëzoi me Melanian: Ishte nervoze dhe më tha…

Posted: 14 Aug 2018 01:16 AM PDT

Drenica Press Posts

Në ditën e inaugurimit të Donald Trumpit presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania vallëzoi përkrah ushtarit 29-vjeçar, Jose Medina.

Më vonë, Medina ka dhënë një intervistë për 'Inside Edition' duke treguar diçka më tepër nga sa u pa në atë vallëzim.

"Ishte diçka e mrekullueshme. Dukej paksa nervoze. Nuk dukej se ishte e përgatitur për gjithë atë vëmendje ndaj saj, për atë që do të ndodhte atë ditë në inaugurim. Ajo vetëm më tha 'Përshëndetje' dhe më uroi që isha përzgjedhur të isha në ballon presidenciale. Ndërsa unë i thashë se dukej shumë bukur", tregoi Jose.

The post Habit dëshmia e ushtarit që vallëzoi me Melanian: Ishte nervoze dhe më tha… appeared first on DRENICA PRESS.

Dy ditë pas përfundimit të “Sunny Hill”, Gërmia ende e mbushur me bërllok (Foto)

Posted: 14 Aug 2018 01:09 AM PDT

Drenica Press Posts

Një pjesë e konsiderueshme e parkut të Gërmisë është ende e mbushur me bërllok, si pasojë e organizimit të festivalit "SunnyHill" i cili përfundoi etapën tre ditore të dielën.

Mirëpo, edhe pse tashmë kanë kaluar dy ditë që prej përfundimit të "SunnyHill", parku i Gërmisë nuk është pastruar ende prej mbeturinave.

Insajderi ka siguruar pamje të parkut të Gërmisë sot në mëngjes. Aty shihen vetëm dy njerëz, të cilët tentojnë të pastrojnë një grumbull të madh mbeturinash.

Ndërkaq, qytetarët edhe sot e kanë pasur të pamundur të shfrytëzojnë këtë pjesë të parkut, ku është mbajtur festivali.

 

The post Dy ditë pas përfundimit të "Sunny Hill", Gërmia ende e mbushur me bërllok (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

E pabesueshme, harta e Kosovës shfaqet në qiellin e Shqipërisë, ish-presidenti ka një mesazh

Posted: 14 Aug 2018 01:02 AM PDT

Drenica Press Posts

Një pjesë e reve mbi territorin e Kosovës është shfaqur duke krijuar formë të ngjashme me hartën e shtetit kosovar.

Këtë gjë e ka vërejtur ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani, i cili e ka publikuar këtë pamje me një kërkesë.

Sipas ish-presidentit, kjo pamje është mbi qiellin e Kosovës, dhe, sipas tij, kjo gjë është “shkrim me dorë të Zotit”, andaj ai ka kërkuar të respektohet.
"Kjo pamje është mbi qiell të Kosovës. 'Edhe Zoti e shkroi me dorë të vetë'. Respektojeni!”, ka shkruar Nishani.

Ndërkohë, Nishani nuk ka treguar se kur është realizuar kjo fotografi dhe nuk ka dhënë detaje të tjera për vendin ku është realizuar.

The post E pabesueshme, harta e Kosovës shfaqet në qiellin e Shqipërisë, ish-presidenti ka një mesazh appeared first on DRENICA PRESS.

Askush nuk e do Hashim Thaçin – injorohet keq nga tifozët

Posted: 13 Aug 2018 11:08 PM PDT

Drenica Press Posts

Drita – Prishtina është ndeshja e parë që u zhvillua në stadiumin e rinovuar të kryeqytetit, 'Fadil Vokrri'.

Skuadra e Dritës ka fituar Superkupën e Kosovën në futboll, pasi ka mposhtur Prishtinën me përmbysje me rezultatin 2-1, shkruan GazetaBlic.

E në këtë ndeshje ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i dorëzoi Kupën e Superkupës së Kosovës – kapitenit të Dritës, Ardian Limani.

Gjatë momentit kur ai i dhuroi trofeun tek lojtari i Dritës, tifozët e pranishëm në stadium filluan të vërshëllejnë Presidentin e Kosovës.

/GazetaBlic/

The post Askush nuk e do Hashim Thaçin – injorohet keq nga tifozët appeared first on DRENICA PRESS.

Moment i frikshëm: Gruas i shpërthen celulari në veturë (Video)

Posted: 13 Aug 2018 11:06 PM PDT

Drenica Press Posts

Ky është një moment i frikshëm kur një gruaje i shpërthen telefoni në veturë deri sa ajo ishte duke vozitur.

Gruaja, nga rrethi i Minhangut të Shangait në Kinën Lindore, u detyrua të braktiste makinën e saj në mes të autostrades pasi iPhone i saj papritur mori flakë, transmeton Magazina.al

Në video është kapur momenti kur iphone 6 merr flakë dhe panika e gruas e cila gjendej në mes të autostradës./Magazina.al/

The post Moment i frikshëm: Gruas i shpërthen celulari në veturë (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Për këtë gabim ministri norvegjez i Peshkimit jep dorëheqje

Posted: 13 Aug 2018 02:23 PM PDT

Drenica Press Posts

Ministri norvegjez i Peshkimit, Per Sandberg ka dhënë dorëheqje, pas kritikave të shumta, pasi ai nuk kishte informuar Qeverinë lidhur me disa udhëtime private në Iran dhe Kinë.

Sandberg ka pranuar se ka udhëtuar në korrik në Iran dhe në Kinë kishte qëndruar gjatë muajit maj. Ai ka thënë se për këto udhëtime, nuk e kishte njoftuar paraprakisht Zyrën e Kryeministres.

Sandberg, 58-vjeç, është zëvendëskryetar i partisë për Progres, që është parti me politika anti-migratore. Ai ka pranuar, se gjatë udhëtimeve në Iran dhe Kinë – ku ka qenë i shoqëruar nga e dashura e tij – kishte pasur me vete telefonin e punës.

Në Norvegji, anëtarët e kabinetit qeverisës janë të obliguar që të njoftojnë paraprakisht Qeverinë lidhur me udhëtimet private jashtë vendit, pavarësisht se cilin vend do të vizitojnë.

Norvegjia po ashtu ndalon përdorimin e telefonave të lëshuar nga Qeveria në shtetet ku Norvegjia nuk ka bashkëpunim në fushën e sigurisë.

Pasi ishte kthyer nga Irani, Sandberg ishte urdhëruar që ta dorëzojë telefonin e tij të punës në shërbimin e inteligjencës, për t'u siguruar se telefoni nuk i është hakuar në Iran.

Norvegjia vazhdimisht liston Iranin në mesin e vendeve ku më së shumti kryhet spiunazh, së bashku me Kinën dhe Rusinë.

Sandberg, megjithatë, nuk ka dhënë asnjë arsye se pse ai ka shkelur protokollet e sigurisë së Qeverisë.

The post Për këtë gabim ministri norvegjez i Peshkimit jep dorëheqje appeared first on DRENICA PRESS.

Lladrovci në stadium me birrë e byrek! (Foto)

Posted: 13 Aug 2018 02:08 PM PDT

Drenica Press Posts

Në stadiumin "Fadil Vokrri", në Prishtinë për të përcjellur nga afër ndeshjen mes Prishtinës e Dritës është edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

I pari i Drenasit, gjatë kohës së pauzës ka zgjedhë që të 'mbushë' barkun, derisa në njërën dorë mban një pjesë të byrekut kurse në tjetrën birrë, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Lladrovci njihet si futbolldashës andaj edhe bukur shpesh përcjellë ndeshje të ndryshme./Indeksonline/

The post Lladrovci në stadium me birrë e byrek! (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Dje u martua, sot dogji shtëpinë e burrit (Video)

Posted: 13 Aug 2018 02:05 PM PDT

Drenica Press Posts

Dje u martua, sot i vuri zjarrin shtëpisë së burrit. Kjo është drama familjare që vjen nga Fieri ku zjarri ka shkrumbuar një banesë në fshatin Grecalli. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës flakët përpinë gjithçka në pak minuta.

Në momentin e zjarrit në banesën e Trifon Gjikës nuk ka pasur familjarë, ndërsa dyshohet se flakën ia vuri nusja e djalit të tij për shkak të konflikteve në familje. Rudina Ismaili është grindur më herët me bashkëshortin dhe vjehrrin, ndërsa është ndaluar nga policia disa metra larg banesës së shkrumbuar. Bashkëshorti i saj, Ardian Gjika rrëfen dramën me gruan e tij të dytë, me të cilën ishte martuar vetëm një ditë më parë, të dielën.

Dje e mora nga shtëpia me gjithë plaçka. Ka bërë presion dhe më herët ajo. Ajo vuri njëherë zjarrin edhe më përpara. Dje u martova me atë, sot më dogji shtëpinë. Më thoshte do më dërgosh te nëna dhe unë i thash kam punë. Jam 100% i sigurt që ajo e ka djegur shtëpinë.

Banesa është djegur plotësisht duke bërë që familja të dalë në qiell të hapur. Shuarja e flakëve në kohë ka bërë që të shpëtojnë nga zjarri banesat e tjera aty pranë.

The post Dje u martua, sot dogji shtëpinë e burrit (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Disa të arrestuar në stadiumin, ”Fadil Vokrri” pas ndeshjes

Posted: 13 Aug 2018 01:59 PM PDT

Drenica Press Posts

Drita ka arritur ta fitojë titullin e Superkupës në futboll.

Skuadra gjilanse e ka mposhtur sonte Prishtinën me rezultat, 2-1 në stadiumin, "Fadil Vokrri".

Dhe pas ndeshjes, pas disa incidenteve, policia u detyrua që të merrte një aksion.

Në fotot e mëposhtme shihet se disa tifozë janë arrestuar nga policia./IndeksOnline/

The post Disa të arrestuar në stadiumin, "Fadil Vokrri" pas ndeshjes appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more