Skip to main content

Shqiptarët nuk janë të varfër për makina luksoze

Shqiptarët nuk janë të varfër për makina luksoze


Shqiptarët nuk janë të varfër për makina luksoze

Posted: 13 Aug 2018 01:16 AM PDT

Drenica Press Posts

Viti 2017 ka shënuar rritje të pazakontë të makinave të luksit në qarkullim.

Ministria e Financave, e cila i ka përfshirë në taksim të posaçëm këto automjete që nga viti 2017 ka gjetur se numri i mjeteve luksoze në qarkullim është shtuar me 28% vitin e kaluar.

Në vitin 2016 kur u mor nisma ligjore për rritjen e taksave ndaj makinave luksoze numëroheshin 5400 të tilla, por në vitin 2017 u shtuan në qarkullim edhe 1541 automjete luksi.

Si pasojë e këtij fluksi, Ministria e Financave rriti të ardhurat nga taksimi i tyre, duke grumbulluar rreth 58 milionë lekë nga 19 milionë që kishte parashikuar.

Rritja e automjeteve të luksit dy vitet e fundit nxiti vigjilencën e qeverisë, e cila ndërmori një sërë aksionesh më 2016 -2017 ndaj mbajtëseve të tyre, me qëllim verifikimin e burimeve financiare me të cilat ishin blerë.

Sipas deklaratave të Policisë së Shtetit në kohën kur u bënë aksionet u gjet se shumë makina luksoze, "BMW X5", "BMW X6", "AUDI A6", etj., ishin të trafikuara dhe pa dokumentacionin përkatës dhe përgjithësisht ishin futur nga pikat kufitare me Malin e Zi.

Në një fazë të aksionit më 2016 u bllokuan rreth 20 mjete, por më tej në 2017, automjetet e luksit panë rritje të shpejtë.

Në paketën fiskale të vitit 2017, qeveria vendosi të rrisë taksat për makinat e luksit, për automjetet mbi 7 milionë lekë.

Por nga janari i vitit 2018, kjo taksë paguhet nga automjetet me vlerë mbi 5 milionë lekë dhe me cilindrat mbi 3 mijë kubikë.

Ulja e kufirit të çmimit për aplikimin e taksës së makinave luksoze u bë me qëllim për të shtuar numrin e drejtuesve të mjeteve që paguajnë taksën.

Por teksa makinat e luksit janë shtuar, Shqipëria vijon të jetë vendi europian me numrin më të ulët të automjeteve për 1000 banorë, tregues ky që tregon se niveli i jetesës në vendin tonë vijon të ketë një diferencë të madhe nga kontinenti ku jemi të pozicionuar gjeografikisht.

Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016, BE kishte mesatarisht 505 autovetura për 100 banorë, ndërsa sipas të dhënave kombëtare të INSTAT, Shqipëria kishte 420 mijë autovetura më 2016 ose 146 automjete për 1000 banorë me një rritje të lehtë nga viti 2015.

Gjithashtu sipas të dhënave të Nation Master Shqipëria, vijon të ketë numrin më të ulët të automjeteve për 1000 banorë edhe në krahasim me rajonin, ku shihet se me 2016 në Malin e Zi u regjistruan 309 makina, në Serbi 288 autovetura për 1000 banorë dhe në Bosnjë 2014 automjete për 1000 banorë.(Monitor)

The post Shqiptarët nuk janë të varfër për makina luksoze appeared first on DRENICA PRESS.

Shqiptarët e veriut të Kosovës kundër shkëmbimit të territoreve

Posted: 13 Aug 2018 01:13 AM PDT

Drenica Press Posts

Qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, kundërshtojnë në çdo formë shkëmbimin e mundshëm të territoreve me Serbinë.

Ata theksojnë se resurset më të mëdha natyrore Kosova i ka në pjesën veriore të saj. Ndonëse, aktualisht e vlerësojnë të qetë situatën, ata kërkojnë nga institucionet e Kosovës angazhim shumë më të madh për atë pjesë. Kolegu Pajazit Krasniqi ka qëndruar në komunat veriore, të banuara me shqiptarë e serbë dhe ka përgatitur materialin në vazhdim.

Çfarëdo ideje për shkëmbim territoresh nuk do të pranohet nga shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës. Qytetarët që jetojnë në komunat me shumicë serbe, theksojnë se resurset kryesore natyrore Kosova i ka në pjesën veriore të territorit të saj. Nuhi Peci nga komuna e Zveçanit, e kundërshton çdo ide për shkëmbim, që siç thotë ai, nëse humb veriu atëherë humb e tërë Kosova.

"Ajo që flitet se gjoja mund të ndodhë shkëmbim i territoreve nuk është aspak e favorshme për Kosovën. Të gjitha pasuritë më të mëdha natyrore janë në këtë pjesë. Si t`i humbin Trepçën, Zveçanin e Ujëmanin, e humbin krejt Kosovën, sepse këndej janë pasuritë kryesore".

Edhe Izet Nela që jeton në pjesën veriore thotë për Radio Kosovën se çdo ide që flitet për shkëmbim është e papranueshme dhe se një gjë e tillë mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës.

"Po, a janë në vete ata që flasin për shkëmbim. Lufta është bërë për Mitrovicën. Se, sikur t`ia kishim dhanë në fillim Mitrovicën nuk do të kishte luftë në vitet 1998/1999. Veç me ia pas dhanë Ujmanin e Trepçën, sepse kjo është pasuria e Kosovës. Therra të Drenicës e rrush të Rahovecit Serbia ka mjaftë".

E, për Gazmnd Vitakun, është me rëndësi që Kosova e Serbia të arrijnë paqe mes vete. Megjithatë, ai thotë se për çështje shumë të rëndësishme vendosin fuqitë e mëdha botërore.

"Le të bëjnë çfarë të donë këta politikanët por, vetëm të ketë paqe në Kosovë. Edhe nëse bisedimet zgjasin 50 vjet, le të vazhdojnë, por përfundimi le të jetë një marrëveshje për paqe. Ne e dimë se nuk i kanë fajet as Hashim Thaçi e as Aleksandër Vuçiq por krejt bahet veç qysh thonë fuqitë e mëdha".

Për dallim nga qytetarët shqiptarë që jetojnë në tri komunat veriore, qytetarët serbë nuk dëshirojnë të flasin shumë rreth kësaj çështje. Për Milorad Stojkoviç politika nuk është aspak e rëndësishme. Ai thotë për Radio Kosovën se situata e fundit është e qetë, ndonëse siç shprehet ai, asnjëherë nuk ndjek lajme që kanë të bëjnë me politikën.

"Me të thënë të drejtën mirë, si gjithmonë njëjtë. Po edhe nuk jam shumë i interesuar për politikë dhe më beso nuk e përcjell. Nuk shikoj televizor, e vetmja gjë që shikoj dhe ndjek është sporti".

Veç tjerash, shqiptarët që jetojnë në komunat të banuara me shumicë serbe, kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të kenë plane konkrete për investime. Ata thonë se qeveria duhet të tregojë më shumë dorën e saj që ta ringjallin jetën e shqiptarëve në veri.

The post Shqiptarët e veriut të Kosovës kundër shkëmbimit të territoreve appeared first on DRENICA PRESS.

Tmerrohet natën familja, 4 persona me armë e maska hyjnë në banesë për t’i grabitu

Posted: 13 Aug 2018 01:03 AM PDT

Drenica Press Posts

Ka përjetuar tmerr gjatë natës një familje në Korçë. Mësohet se katër persona me maska e të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit  E.D, 38 vjeç për të grabitur. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30, në fshatin Porodinë-Korçë.

"Autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjesëtarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen"- njofton policia.

Njoftimi i policisë 

Më datë 12.08.2018, rreth orës 22.30, në fshatin Porodinë-Korçë, dyshohet se katër shtetas të maskuar, kanë hyrë forcërisht për të vjedhur në banesën e shtetasit E.D, 38 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjesëtarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen.

Nga ana e Policisë, janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Tmerrohet natën familja, 4 persona me armë e maska hyjnë në banesë për t'i grabitu appeared first on DRENICA PRESS.

Rendimenti mesatar për një hektar grurë në Skenderaj

Posted: 13 Aug 2018 12:56 AM PDT

Drenica Press Posts

Në komunë e Skenderajt ka përfunduar me sukses fushata e korrje-shirjeve, me një sipërfaqe prej 6,300 hektarë (ha) grurë, 200 ha elb dhe 650 ha tërshërë.

Sipas raportit të Komisionit për korrje – shirje i përbërë nga 5 anëtarë, në procesin e korrjes së drithërave sivjet kanë qenë të angazhuara 110 autokombajna, dhe se, siç thekson raporti, përkundër disa problemeve të vogla, fushata e korrje-shirjeve është realizuar ashtu siç është hartuar dhe planifikuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Skenderajt.

"Vlen te përmendet se çmimi për një hektar i rekomanduar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës (MBPZHR), është respektuar nga kombajnerët, dhe ka qenë 100 euro për hektar. Në bazë të të dhënave nga terreni dhe analizave tona në teren, rendimenti mesatar në këtë vit ka qenë: grurë = 3,500 kg/ha; elb = 2,000 kg/ha; dhe tërshërë = 1,700 kg/ha", thuhet në raportin e Komisionit komunal, në të cilin përmenden edhe faktorët që kanë ndikuar që fushata e korrje-shirjeve të përmbyllet suksesshëm: Prania e një numri të madh të autokombajnave të komunës së Skenderajt të mbështetura edhe nga autokombajnat nga komunat tjera, si dhe puna e komisionit në terren.

The post Rendimenti mesatar për një hektar grurë në Skenderaj appeared first on DRENICA PRESS.

Dhunë ndaj babait, arrestohet 37-vjeçari

Posted: 13 Aug 2018 12:47 AM PDT

Drenica Press Posts

Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë teksa po ushtronte dhunë ndaj babait të tij.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit Y.A, 57 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Ushtronte dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë nga policia

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Besmir A, 31 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit Y.A, 57 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.

The post Dhunë ndaj babait, arrestohet 37-vjeçari appeared first on DRENICA PRESS.

Britania e Madhe, 10 të lënduar pas të shtënave

Posted: 13 Aug 2018 12:34 AM PDT

Drenica Press Posts

Policia në Manchester të Britanisë së Madhe njoftoi 10 persona janë shtrirë në spital pas të shtënave në Karnavalin e Karaibeve në këtë rreth, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia bëri të ditur se lëndimet variojnë nga ato të lehta deri të rënda, por shumica nuk janë rrezik për jetën. Të shtënat janë paraqitur rreth orës 2:30 sipas kohës lokale.

Detektivja Debbie Dooley tha se policia po përpiqet të gjejë saktësisht se ku ka ndodhur incidenti dhe kush është përgjegjës për një sulm të tillë të rrezikshëm. Ajo shtoi se policë shtesë do të jenë në patrullim për të ndihmuar qytetarët e shqetësuar.

Të shtënat ndodhën në mes të një krize të armëve dhe krimit në Britani të Madhe, duke shkaktuar thirrje për veprim qeveritar në një vend ku armët janë të kontrolluara rreptësisht.

The post Britania e Madhe, 10 të lënduar pas të shtënave appeared first on DRENICA PRESS.

Treni me 328 pasagjerë del nga binarët

Posted: 13 Aug 2018 12:23 AM PDT

Drenica Press Posts

Një tren, në të cilin gjendeshin 328 pasagjerë, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit ka dalë nga binarët në juglindje të Mongolisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua lajmëroi se në orët e mëngjesit doli nga shinat një tren pasagjerësh që qarkullonte nga Ulan Batora deri në Zamiin – Uda.

Ende nuk dihet nëse ka të vdekur, por u njoftua se një numër i madh i personave janë transferuar në spitalet përreth.

The post Treni me 328 pasagjerë del nga binarët appeared first on DRENICA PRESS.

Turqia përgatit “plan veprimi” për të ulur shqetësimet në tregje

Posted: 13 Aug 2018 12:19 AM PDT

Drenica Press Posts

Ministri turk i Financave, Berat Albayrak ka thënë se Qeveria ka përgatitur "planin e veprimit" për të ulur shqetësimet në tregje, teksa valuta kombëtare vazhdon të zhvlerësohet edhe si pasojë e sanksioneve amerikane.

"Nga 13 gushti, institucionet tona do të marrin hapat e nevojshëm dhe do të bëjnë publike njoftimet e duhura për tregjet", është cituar të ketë thënë Albayrak sipas gazetës turke, The Hurriyet.

"Planet tona të veprimet janë të gatshme", ka shtuar ai, pa dhënë më shumë detaje.

Një ditë më parë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka përsëritur thirrjet ndaj turqve që të shesin dollarin dhe euron në mbështetje të lirës, vlera e së cilës ka rënë dukshëm, duke shtuar shqetësimet për ekonomi dhe përkeqësim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Lira ka prekur rënie rekorde prej 6.97 ndaj dollarit më 13 gusht, që nënkupton humbje të vlerës së kësaj valute në këtë vit për 46 përqind.

Në deklaratat e bëra një ditë më parë, Erdogan ka thënë se është fatkeqësi që Shtetet e Bashkuara po zgjedhin pastorin amerikan, Andrew Bruson që aktualisht po gjykohet në Turqi ndaj aleatit të tyre të NATO-s.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar lirim të pastorit dhe ka njoftuar për dyfishim të tarifave në importet turke të çelikut dhe aluminit.

Brunson, i cili është burgosur nga viti 2016, mund të përballet me 35 vjet burgim pas akuzave se u ka ndihmuar separatistëve kurdë, të cilët Erdogan i fajëson për tentimet e dështuara për puç më 2016. /rel/

The post Turqia përgatit “plan veprimi” për të ulur shqetësimet në tregje appeared first on DRENICA PRESS.

Serwer: Ndarja ose shkëmbimi i territoreve sjell destabilizim në Ballkan

Posted: 13 Aug 2018 12:09 AM PDT

Drenica Press Posts

Ndryshimi i rrethanave gjeopolitike ka bërë që të hapet dera e diskutimeve për ndarjen e Kosovës.

Kështu ka thënë njohësi i çështjes së Ballkanit, Daniel Serwer, gjatë një bisede për "Kohën Ditore".

Por, ka paralajmëruar se kjo nuk do të mundë të kalonte pa pasoja, jo vetëm në raportet mes shqiptarëve e serbëve, por edhe gjithë rajonin.

Në muajt e fundit brenda debatit të dialogut ka zëra që avokojnë ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve si zgjidhje.

Ndërkaq presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka institucionalizuar kërkesën e Luginës së Preshevës, Bujanocit e Medvegjës për bashkim me Kosovën.

Por refuzon të tregojë se çka do të japë Kosova në këmbim të Luginës, derisa Serbia qe një kohë të gjatë ka shfaqur hapur pretendimin për aneksimin e veriut.

Disa zyrtarë të lartë serbë, duke përfshirë edhe ministrin e atëhershëm Ivica Daçiq, kanë pohuar publikisht ndarjen.

The post Serwer: Ndarja ose shkëmbimi i territoreve sjell destabilizim në Ballkan appeared first on DRENICA PRESS.

Sot rifillon punën Feronikeli

Posted: 13 Aug 2018 12:06 AM PDT

Drenica Press Posts

Dyert do të rihapen pas gjashtë muaj mbylljeje.

Gjiganti ekonomik i mineraleve, New Co Feronikeli, pritet që nga e hëna të rifillojë punën, pas blerjes së saj nga Kompania NKL Limited, e cila mbikëqyret nga Balfin Group.

Rikthimi në punë, konfirmohet nga përfaqësuesit sindikal.

Me ndërrimin e pronarëve, punëtorët e kësaj kompanie shpresojnë në përmirësimin e gjendjes.

E brenda pak ditësh Ferronikeli pritet të shtojë vëllimin e punës dhe hapësirave.

Prodhimi i xehtores është ndalë më 13 mars kur 820 punëtorët e saj dhe 250 kontraktorë ndërprenë punën si shkas i mos pagesës nga ana e menaxhmentit.

The post Sot rifillon punën Feronikeli appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more