Skip to main content

Rrahje e tmerrshme në Durrës, publikohen pamjet

Rrahje e tmerrshme në Durrës, publikohen pamjet


Rrahje e tmerrshme në Durrës, publikohen pamjet

Posted: 15 Aug 2018 10:43 PM PDT

Drenica Press Posts

Një video që po qakrullon në rrjetet sociale shfaq disa persona duke u rrahur në Durrës.

Përshkrimi i videos së postuar në një faqe thotë “shikoni si i rrahin shqiptarët mërgimtarët në Durrës, turp”.

Megjithatë, nuk është e konfirmuar se ka ndodhur rrahje mes mërgimtarëve.

Madje një koment thotë se është rrahur stafi italian i targetit për shkak të një vonese prej 8 orëve.

Videoja duket mjaft shqetësuese.

The post Rrahje e tmerrshme në Durrës, publikohen pamjet appeared first on DRENICA PRESS.

Ministri Gashi vizitoi lokalitetin arkeologjik të Dresnikut dhe Kalanë e Vuçakut

Posted: 15 Aug 2018 10:34 PM PDT

Drenica Press Posts

MKRS do ti mbështes të gjitha projekte në bazë të rezultateve të arritura

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot lokalitetin arkeologjik në fshatin Dresnik të Klinës si dhe si dhe Kalanë e Vuçakut. Gjatë kësaj vizite, ministri Gashi ka parë nga afër gërmimet arkeologjike që po bëhen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këto dy asete të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Gjatë vizitës në lokalitetin arkeologjik të Dresnikut Ministri Gashi  u shpreh i kënaqur me punimet në këtë lokalitet. Ai tha: "Jam këtu për të parë nga afër punimet që po bëhen në këtë lokalitet arkeologjik, në të njëjtën kohë dhe për të bashkëbiseduar me arkeologët dhe me të gjithë stafin por edhe me drejtuesit e Institutit Arkeologjik të Kosovës edhe për nevojat shtesë buxhetore që i ka ky projekt.

Ai po ashtu tha se ky është një lokalitet i rëndësishëm: "është një prej lokaliteteve shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe në këtë kuadër jam shumë i interesuar, me autoritetet lokale të bashkëbisedojmë edhe për çështjen e pronave. Në të njëjtën kohë jemi të interesuar që bashkë me institucionet përkatëse që të formojmë edhe grupin punues  për Hartimin e Planit të Menaxhimit, jo vetëm për lokalitetin e Dresnikut po edhe shumë asete të tjera të trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu unë si ministër do përkujdesëm që tu ndajmë buxhet shtesë të gjitha projekteve të cila sjellin rezultate në fushën e trashëgimisë kulturore ka thënë ministri Gashi.

Në fund, ministri Gashi përgëzoi për punën e shkëlqyeshme arkeologët dhe të gjithë stafin e Ministrisë por edhe ekipet punuese në teren për një punë dhe për rezultate të jashtëzakonshme.

Ndërsa, Elvis Shala, udhëheqës i projektit, fillimisht falënderoi ministrin Gashi dhe Ministrinë e Kulturës për financimin e projektit duke theksuar se ky është viti i shtatë që ky projekt financohet nga Ministria. "Nëse vazhdon ky intensitet i përkrahjes financiare nga Ministria, Dresniku ka me qenë një prej vendeve më të rëndësishme të vizituara për turistët që vijnë Kosovë", tha Shala. Ai po ashtu foli rreth lokalitetit duke thënë se "pjesa më e rëndësishme është Rezidenca e fundit të shekullit III dhe me gërmimet e deritashme e dimë për ekzistencën e murit ndërtues, Pallatit numër 1 dhe Pallatit numër 2. Vitet e ardhshme presim të zbulojmë edhe Stipadiumin, Horiumin dhe monumentet tjera përcjellëse. Ky ka qenë Pallat i Perandorisë Romake".

Po ashtu sot, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizitoi edhe Kalanë e Vuçakut në Drenas. Ministri Gashi tha se "ministria do të jetë e përkushtuar në maksimum që të mbështes të gjitha projektet që sjellin rezultate dhe suksese, dhe një nga to është procesi i punëve që po behën  në Kalanë e Vuçakut".

Ndërkaq profesori i Arkeologjisë, Shafi Gashi, tha se "me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës jemi duke bërë përpjekje që ky monument i trashëgimisë kulturore të kthehet në monument të turizmit kulturor".

The post Ministri Gashi vizitoi lokalitetin arkeologjik të Dresnikut dhe Kalanë e Vuçakut appeared first on DRENICA PRESS.

Nënshkruhet grant marrëveshja për krijimin e vendeve të reja të punës në Bujqësi

Posted: 15 Aug 2018 10:29 PM PDT

Drenica Press Posts

Ministri i Financave do nënshkruajë sot marrëveshjen grant për krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin e Bujqësisë.

Kjo marrëveshje e cila do nënshkruhet mes ministrit Hamza dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt përfshine edhe Fondin për Garantimin e Kredive III.

Marrëveshja "Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III" do nënshkruhet në Ministrinë e Financave në ndërtesën e Qeverisë në orën 10:30./Indeksonline/

The post Nënshkruhet grant marrëveshja për krijimin e vendeve të reja të punës në Bujqësi appeared first on DRENICA PRESS.

Shqiptari pretendon se Marlboro e përdori fotografinë e tij pa e pyetur, kërkon dëmshpërblim

Posted: 15 Aug 2018 10:11 PM PDT

Drenica Press Posts

Strugalajm shkruan se një denoncim i pazakontë ka ardhur nga Emin Muca nga Veleshta e Strugës, i cili pretendon se para disa kohësh nga një familjar i tij në Gjermani është informuar se në paketën e cigareve Marlboro të këtij shteti është stampuar imazhi i tij (fytyra e tij) si paralajmërim për dëmet që i sjellë duhani.Ai tregon se këtij pretendimi nuk i ka besuar, por kur vet ka parë nga afër paketën e cigareve është bindur plotësisht që imazhi i përdorur nga Philip Morris është i tij.

Muca nënvizon se me gjasë imazhi i tij është marrë gjatë kohës që ai është trajtuar në një Spital në Zvicër, pas një aksidenti në punë. Ndërkohë, Muca saktëson se tashmë ai edhe në rrugë ligjore do të ndjekë këtë problematikë sepse pretendon se i janë shkelur një sërë të drejtash që atij ia garantojnë si ligjet në fuqi në Gjermani apo Maqedoni, por edhe konventat ndërkombëtare që rregullojnë të drejtën e autorit.

Avokati i njohur nga Struga, Adrian Useini, i kontraktuar nga Muca për këtë, saktëson se tashmë ata si palë kanë kërkuar ekspertizë nga Enti Shtetëror i Maqedonisë për Ekspertizë për të vërtetuar pretendimin se imazhi i stampuar në paketën Marlboro në Gjermani është i klientit të tij.

Nëse ky pretendim saktëson avokat Useini certifikohet nga ky institucion shtetëror, atëherë çështja do të zhvendoset në Gjermani."Nëse provojmë këtë pretendim atëherë klientit i janë shkelur një sërë të drejtash nga kompania Philip Morris dhe për pasojë do të duhet të mbajë përgjegjësi që nuk ka kërkuar aprovim nga Emin Muça për imazhet e shfrytëzuara''deklaroi Useini.

The post Shqiptari pretendon se Marlboro e përdori fotografinë e tij pa e pyetur, kërkon dëmshpërblim appeared first on DRENICA PRESS.

Kadri, eshtrat e Hasan Prishtinës i ke në tokë të sigurtë. Ruaje tokën e eshtrave të Isa Boletinit nga Hashimi

Posted: 15 Aug 2018 10:08 PM PDT

Drenica Press Posts

Shkruan: Çim Pika

Kadri Veseli është një nga shqiptarët më të njohur, mes gjeneratave të 3 dekadave të fundit në Kosovë dhe më gjerë.

Ai ka lindur dhe është rritur deri në rininë e hershme në zonën veriore të qytetit të Mitrovicës, pikërisht aty ku përçmimi dhe klasifikimi i shqiptarëve si, 'njerëz që lindin me bisht', nga serbët merrte kuptimin më të plotë.

Prandaj edhe rioshi Veseli u bë një nga protagonistët e lëvizjeve shqiptare rinore dhe popullore të fundviteve 80-të kundër shtypjes serbe, në të gjithë dimensionet që njeh historia botërore e gjenocideve.

Prandaj braktisi arsimimin e mesëm për veteriner dhe ju fut punës në universitetin e Prishtinës, për studimin e gjuhës shqipe. Prandaj ishte nga të parët që ju bashkua edhe lëvizjes së armatosur në mes të viteve 90-të, për tu bërë deri 'gjeneral' në UÇK, ku drejtonte shërbimin sekret.

I ka bërë të gjitha këto, sepse Kadri Veseli është një mitrovicas me trashëgimi brez pas brezi si patriot shqiptarë dhe natyrisht, i tillë është edhe sot pas kaq vitesh që shijon të mirat e pakufi të pushtetit, në një Kosovë tashmë shtet i pavarur.

Por  në këto ditë të nxehta Gushti, kur në Shqipëri e Kosovë, temperaturat janë rritur edhe më shumë pas zjarrit të madh që kalli Hashim Thaçi në rolin e relatorit publik të një plani gati masonik, për ndarjen e Kosovës, Kadri Vesli, na u shfaq ditët e fundit sërish si një 'gjeneral'. Këtë herë jo si në kohë të luftës për punët e fshehta të udhëheqjes së UÇK-së, por si gjeneral i 'gjeneralëve të vdekur, të kombit shqiptarë'.

Pikërisht në zemër të kësaj histerie të rikonfigurimit të kufijve me Serbinë, e cila po bëhet çdo ditë e më shumë çështje ndërkombëtare, kur Rusia fërkon duart për të qenë edhe njëherë protagoniste në një 'Konferencë Londre' të dytë; kur presidenti Thaçi po shfaqet pa frikë si një mbret që nuk njeh parlamentin, partinë nga ka dalë, faktorët e tjerë kombëtar shqiptarë dhe as ata me peshë të rëndë ndërkombëtare si kancelaria Merkel, Kadri Veseli, ka vendosur të merret me zhvarrime e varrime!

Kur Shtatori po afron dhe Thaçi deklaron i palëkundur se do të paraqesë gjatë bisedimeve me homologun serb, Aleksandër Vuçiç, planin për rishikimin e kufijve mes dy vendeve, kryeparlamentari dhe kryetari i partisë që ka shumicën qeverisëse, PDK, pas disa shfaqjeve duke luajtur futboll lëndinave, del se ka qenë mjaft i angazhuar për të hartuar një letër për qeverinë shqiptare, nëpërmjet së cilës i kërkon që të dorëzojë eshtrat e një prej figurave më të shquara të shqiptarisë, Hasan Prishtinës.

Tani kemi shtet, jo shaka- thotë Veseli- prandaj Hasan Prishtina bën mirë që të prehet në vendlindjen e tij, në Vushtri. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe, por ka një dilemë të madhe. A e ka parë hartën e re që ka vizatuar Vuçiç me Thaçin e plakun Soros, Kadri Veseli?!

Nëse jo, patjetër që ndërkohë që bënte pauza gjatë qëndisjes së letrës për Ramën (që hesht, si peshk në akuarium), me idenë dhe dëshirën madhore; transferimin e eshtrave të Hasan Prishtinës nga Kukësi në Vushtrri, patjetër i ka dëgjuar e parë lajmet, për këtë temë.

Tani jemi në një situatë të bërë tashmë zyrtare, kur miku i Kadri Veselit, bashkëpunëtori në luftë e pushtet të pakufi, Hashim Thaçi, duket se ka gëlltitur lugën e çorbës së prishur dhe me idenë se është duke bërë një pazar për fatin personal në Gjykatën Speciale, kërkon që të lërë jashtë Kosovës edhe varrin e shqiptarit dhe luftëtarit  tjetër të madh, Isa Boletini, në Boletin të Mitrovicës Veriore.

Kadri Veseli bën sikur nuk e ka mendjen, që plani Soros- Vuçiç-Thaçi-Rama lë jashtë shtetit ku e mbajnë si 'figurë të madhe', edhe shtëpinë ku ka lindur vetë në Mitrovicë, edhe rrugët ku u frustrua me të drejtë në rini, sa të vendoste të merrte armët pasi serbët e trajtonin si qenie që gjendet në bisht të zinxhirit natyror të gjallesave.

Kadri Veseli ulet, përpilon plane për zhvarrime e varrime patriotike-krahinore brenda trojeve shqiptare, për të cilat luftoi njësoj Hasan Prishtina dhe harron, se në horizont shokët e tij po ju dorëzojnë serbëve, Isa Boletinin, që nuk kishin shans ta kapnin dot kurrë, në të gjallë.

Është një histori legjendare, sa e dhimbshme aq edhe e turpshme, ajo e eshtrave të Isa Boletinit. I ndjeri presidenti i madh i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rrugova, arriti që nëpërmjet një plani të fshehtë të transferonte eshtrat e tij nga Mali i Zi ku e vranë serbët, në Kosovë. Në atë kohë serbët kryen një operacion policor spektakolarë, për të bastisur trenin me të cilin transportohej Boletini, por nuk mundën dot të shtinin në dorë eshtrat e luftëtarit, që ju kishte treguar vendin me një trimëri që u bë legjendë edhe në kancelaritë evropiane të kohës.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli me shokë, pasi e lanë Isën për vite të tëra brenda një thesi në bodrumet e xhamisë së Mitrovicës, vetëm në vitin 2015 u kujtuan që ta varrosnin në vendlindjen e tij, me nderet që i takonin atij shqiptari të madh. Tani pas 3 vitesh, eshtrat e luftëtarit të madh e sigurt, që kanë nisur të kërkëllijnë sërish!

Tani imagjinojeni, se në çfarë situate jemi; 'Gjeneral' Hashim Thaçi që po pëlcet nga të mirat e pushtetit vetëm se morri pjesë në luftën që e përmbylli me sukses SHBA dhe NATO, në tavolina të fshehta e të hapura me Vuçiçin e Daçiçin e Sllobodan Milosheviçit, përball një gjenerali të vërtetë si Isa Boletinit që shkriu pasurinë dhe jetën, por është ende i 'shpallur në kërkim' edhe pas vdekjes nga serbët.

'Gjeneral' Kadri Veselin, që bën sikur nuk dëgjon nga veshi ku i thonë se po copëtohen trojet shqiptare, përballë gjeneralit tjetër të shqiptarisë Hasan Prishtina, i cili shkriu edhe ky jetën e pasurinë, për lirinë e trojeve shqiptare, kreu i Delegacionit të Kosovës në Konferencën e Parisit në vitin 1918, për të mbrojtur ato toka që sot po ju dhurohen serbëve.

'Gjeneral' Veseli në vend që të merret me transferime eshtrash të gjeneralëve të vërtetë nga Shqipëria në Shqipëri, bën mirë që të bëjë detyrën e tij si politikan dhe shqiptarë nëse ende e ndjen dhe të bëjë atë që ka në dorë, për të ndalur turravrapin e Thaçit drejt prehrit të Vuçiç.

Të mbledhë urgjentisht parlamentin dhe të thërrasë presidentin që të shpjegojë përpara deputetëve të popullit, se çfarë kuptimi kanë gjëegjëzat që shqipton, me korrigjim kufijsh, e 'mos ndarje' territoresh!

Nëse Thaçi  nuk e dëgjon dhe se llogarit fare, sepse është aty ku është thjesht si një kukull, atëherë le të ulet dhe të shkruaj ato që di për kohën e luftës dhe veçanërisht pas saj dhe le ti thotë 'Gjarprit' president, që na qenka bërë 'Kone' për serbët; ndal se…

Një ditë këto 'kujtime' është e sigurt, që do tja kërkojë edhe Gjykata Speciale, por bën mirë që tja kujtoj që tani mikut të tij, nëse vërtet i dhimbset Mitrovica e tij me gjithë Isa Boletinin, Hasan Prishtinën e mijëra gjeneral të tjerë të vërtetë që dhanë gjithçka në luftë me pushtuesit serbë e të tjerë, për atë Kosovë e këtë shqiptari!

The post Kadri, eshtrat e Hasan Prishtinës i ke në tokë të sigurtë. Ruaje tokën e eshtrave të Isa Boletinit nga Hashimi appeared first on DRENICA PRESS.

Jose Mourinho pranë shkarkimit nga M.United, ‘L’Equipe’: Do të zëvëndësohet nga Zidane

Posted: 15 Aug 2018 10:02 PM PDT

Drenica Press Posts

Nuk e duan tifozët dhe as drejtuesit e Mançester Junajtid. Zërat sa vijnë e shtohen për shkarkimin e trajnerit portugez Zhoze Murinjo. Madje prestigjozja franceze "L'Equipe" shkon edhe më tej, duke gjetur pasardhësin.

Jose Murinjo është kthyer në trajnerin më të urryer të momentit në Angli, duke qenë se jo vetëm stafi drejtues, por as tifozët nuk e e duan më në krye të Mançester Junajtidit.

Marrëdhënia që ai ka me futbollistët dhe dështimi për të afruar lojtarë të rinj në merkato, ka bërë që pozicioni i Murinjos të lëkundet ndjeshëm.

Gazeta prestigjoze franceze "L'Equipe" ka konfirmuar se Murinjo është shumë pranë shkarkimit nga posti i trajnerit dhe vendin e tij pritet të zërë ish-trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan.

Ky i fundit, u largua nga Real Madridi vetëm pak javë më parë, duke fituar gjithçka me madrilenët dhe për momentin shihet si trajneri që mund të bëjë mirë dhe mund të arrijë objektivat që "djajtë e kuq" kanë.

Nuk do të jetë e lehtë, sepse Manchester United do t'i kushtonte ky operacion mbi 100 milionë euro, duke llogaritur dëmshpërblimin e trajnerit portugez dhe pagën që duhet të japë për Zidane.

Në Angli flitet se drejtuesit e Manchester United duan të emërojnë një drejtor sportiv që të bëjë edhe rolin e menaxherit, duke i hequr kompetencat menaxheriale Jose Morinjos. Ndoshta ky veprim mund të sillte dorëheqjen e trajnerit dhe kështu do t'i hapej rruga Zidane.

The post Jose Mourinho pranë shkarkimit nga M.United, ‘L'Equipe’: Do të zëvëndësohet nga Zidane appeared first on DRENICA PRESS.

Një 18-vjeçare shqiptare hyn në politikën belge

Posted: 15 Aug 2018 09:57 PM PDT

Drenica Press Posts

Komuniteti shqiptar në Belgjike gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimmarrje. Tanimë në radhët e atyre që i futen politikës aty janë edhe të rinjtë.

Klaudia Hajdari ka qenë vetëm 16 vjeç kur u zgjodh si ambasadore e një organizate për të rinjtë. Ndërsa në tetor të këtij viti 18-vjeçarja është zgjedhur si një nga kandidatet në zgjedhjet lokale në komunën Vilvoorde në Belgjike.

"Në fillim nuk e kisha menduar kurrë të futem në politikë, por jam ambasadore në një organizatë për të rinj. Kisha shkuar për projektin tim në Salvador në Amerikën Latine dhe kur u ktheva qyteti im Vilvoorde kishte bërë një konferencë për shtyp për mua. Aty njoha kryebashkiakun e Vilvoorde, dhe kemi mbajtur kontakte. Kur erdhi koha për të bërë listën e partisë për zgjedhjet vendore më pyeti a ke qejf të futesh edhe ti tek lista e kandidatëve për këshillin bashkiak", thotë ajo.

Ndër 35 kandidatet ekzistuese si këshilltare e komunës, Klaudia renditet e 14 dhe është e vetmja shqiptare.

"Kam pak emocione se dua ta përfaqësoj mirë Shqipërinë. Edhe komunitetin shqiptar në Belgjikë. Shpresoj, sepse ka edhe shumë konkurrentë të tjerë, kandidatë të tjerë që janë shumë të mirë, janë shumë të fortë, se unë jam akoma e re. Nuk njoh akoma shumë njerëz në Vilvoorde e as ata nuk më njohin mua", vijon Klaudia.

Ndërkohë që sipas saj një ndër pjesët ku komuniteti në veçanti dhe fëmijët e të rinjtë më shumë kanë nevojë të madhe investimi janë shkollat shqipe, të cilat duhet të shtrihen përtej Brukselit.

"Njëherë dua të ketë shkolla për të gjithë që shqiptarët të kenë mundësi të integrohen. Njerëzit që jetojnë larg nuk kanë mundësi të vijnë deri në Bruksel për ti çuar fëmijët tek shkolla shqipe", thotë ajo.

The post Një 18-vjeçare shqiptare hyn në politikën belge appeared first on DRENICA PRESS.

Berati, dhëndri i Erdoganit dhe kriza ekonomike e Turqisë: Të dy burrat “ose do të drejtojnë anijen, ose do të fundosen bashkë me të”!

Posted: 15 Aug 2018 09:56 PM PDT

Drenica Press Posts

Këshilltar për më shumë se një dekadë dhe tani personi i dytë më i fuqishëm i Turqisë, rritja e Berat Albayrak nëpërmjet radhëve është bërë një nga temat më prezente dhe kontradiktore të historisë së Turqisë kohëve të fundit.

Biznesmeni 40 vjeçar, i cili do t'u drejtohet investitorëve të huaj në lidhje me krizën e lirës të enjten, i detyrohet për pozitën e tij, vjehrrit të tij, presidentit turk, Rexhep Tajip Erdoganit, i cili i ka dhënë atij fuqi gjithëpërfshirëse në jetën publike turke, veçanërisht në pesë vitet e fundit.

Besimi i patundur që Erdogan ka vendosur në burrin e vajzës së tij, Esra, arriti kulmin në emërimin e tij si ministër i Financave në qershor, një rol që e la Albayrakun si kujdestar të një krize të rëndë kombëtare.

Ndërkohë që monedha e Turqisë është e dobët, shtrohet pyetja nëse vendi do të mund të tërheqë ekonominë e saj nga "buzë greminës".

Dhe për këtë, siç shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi, të dy këta burra mbajnë një barrë që shumë besojnë se nuk janë në gjendje ta bartin.

Albayrak është për Erdoganin ai që Jared Kushner është për Trumpin. Të dy presidentët e shohin veten si të fortë, besimi i të cilëve është më i vendosur në familje. Erdogan, sikurse edhe Trump, ka investuar trashëgiminë e tij në dhëndrin e tij.

Që nga një referendum vitin e kaluar që i dha Erdoganit kompetenca ekskluzive ekzekutive dhe një fitore zgjedhore në qershor që i dha atij një mandat për zbatimin e tyre, ai dhe Albayrak janë bërë edhe më të fuqishëm.

Dhe dyshja tani drejtojnë në mënyrë efektive vendin.

Parlamenti turk vulos vullnetin e presidentit dhe ministrat e tij shërbejnë si një gjykatë de facto mbretërore.

Gjithashtu, siç shkruan TheGuardian, përcjell Telegrafi, mediat turke janë zbutur dhe politikat e tyre janë nënshtruar.

Duke folur të vërtetën ndaj pushtetit, kjo sjell rreziqe në rritje në Turqinë e Erdoganit.

Albayrak ka qëndruar për një kohë të gjatë me kundërshtimin e Erdoganit për mospajtimin dhe mosbesimin ndaj perëndimit.

Aleatët e tij thonë se ai ka folur për orientimin e ekonomisë së Turqisë larg nga SHBA dhe Evropa dhe në drejtim të Azisë dhe vendeve në zhvillim.

Albayrak përfundoi masterin e financave në New York's Pace University, para se të përfundonte një doktoraturë në Turqi.

Në vitin 2006, dy vjet pas martesës së tij, ai u emërua shefi ekzekutiv i konglomeratit energjetik dhe medias Çalık, një rol që hapi lidhje në të gjithë rajonin.

Në vitin 2015, Albayrak u emërua ministër i energjisë – po atë vit që ai u bë deputet.

Më vonë atë vit ai kishte filluar të konsolidonte pushtetin politik, duke u zhvendosur nga një nga biznesmenët më me ndikim, në një figurë në zemër të bazës së pushtetit – dhe pa dyshim i lidhur me vjehrrin e tij.

Ai shfaqi një "vullnet" të pamëshirshëm, duke eliminuar rivalët e perceptuar brenda partisë qeverisëse AKP, të tillë si kryeministri i atëhershëm i Turqisë, Ahmet Davutollu, dhe kushdo që e perceptonte të jetë jobesnik ndaj Erdoganit.

Në vitet që pasuan, Albayrak u bë "i frikësuar dhe i frikshëm", duke vepruar si zbatues i Erdoganit, ndërsa në të njëjtën kohë grumbullonte pushtet që e bënte pothuajse të paprekshëm – për sa kohë që udhëheqësi aktual i Turqisë mbetet në pushtet.

Marrëdhënia e dyshes është rritur aq afër saqë besimi i Erdoganit është përshkruar nga ata që e njohin dinamikën e dy palëve si pothuajse e pakushtëzuar.

Para krizës ekonomike, shkalla e së cilës u shfaq vetëm javën e kaluar, nuk kishte asgjë në horizontin politik që mendohej se do ta provonte këtë.

Tani, megjithatë, Albayrak përballet me një test ndryshe nga çdo tjetër.

Tani për tani, Erdogani mbetet sfidues, duke refuzuar të pranojë shkallën e një problemi që ka alarmuar tregjet rajonale dhe ekonomistët brenda dhe jashtë vendit.

E Albayrak duket i angazhuar ndaj këmbënguljes së Erdoganit për normat e ulëta të interesit.

Fati i tij në thelb është i lidhur me patronin e tij – ai nuk ka hapësirë për të ndjekur një kurs tjetër. Të dy burrat "ose do të drejtojnë anijen, ose do të fundosen bashkë me të". /Telegrafi/

The post Berati, dhëndri i Erdoganit dhe kriza ekonomike e Turqisë: Të dy burrat "ose do të drejtojnë anijen, ose do të fundosen bashkë me të"! appeared first on DRENICA PRESS.

Shkunden dritat te emri i stadiumit “Fadil Vokrri”

Posted: 15 Aug 2018 04:21 PM PDT

Drenica Press Posts

Shkunden dritat te emri i stadiumit "Fadil Vokrri"

Për këtë ka reaguar asamblesiti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Egzon Azemi, i cili i ka bërë pyetje kryetarit Shpend Ahmeti nëse ky është një kontribut apo një dështim i tij.

"As dy javë ditë nga emri "Fadil Vokrri" mbeti 'Fad Krri"", ka shkruar Azemi në Facebook.

Ndeshja e parë në stadiumin e ri u luajt dje ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në kuadër të Superkupës ndërsa shumë pak ditë ka që nga vendosja e mbishkrimit "Stadiumi Fadil Vokrri".

The post Shkunden dritat te emri i stadiumit "Fadil Vokrri" appeared first on DRENICA PRESS.

Mbajeni mend këtë emër: Dion Jahjaga!

Posted: 15 Aug 2018 04:05 PM PDT

Drenica Press Posts

Familjari më i ri i Mehmet Agë Rashkocit është Dion Dervish Jahjaga. Ai është 16 vjec. Ka lindur në Nju Jork ku edhe vazhdon shkollën Riverdelle Kingsbrigde Academy në Nju Jork.

Një të marte të filimit të korrikut "ia kam nxënë vendin" në ulësen e veturës së babait të tij Dervishit. Derisa po udhëtoja me familjen e tij për një piknik rasti, Dioni u inkuadrua në bisedën tonë politike me Dervishin. Ai ulej prapa por mendimi i tij më "provokoi" dhe ktheja kokën. I kërkova falje Dervishit që po bisedoja më shumë me Dionin. A dëgjonte me vëmendje ndërkaq unë u bëja edhe më kurreshtarë me njohuritë e përgjithshme të zhvillmeve në botë, në Evropë, në Ballkan dhe në rajonet shqiptare. "Rusia përbën rrezik për gjithë Evropën e posacërisht për shqiptarët. Ne duhet të jemi partnerë të përhershëm me Amerikën. Aleanca me Turqinë nuk na duhet…" fliste Dioni me një siguri të lartë dhe njohuri të mëdha për gjeopolitkën botërore evropiane e rajonale.

Dioni është i shkelqyeshëm në të gjitha nivelet e mësimit. Ai ka marrë vlerësimet me nota më të larta në të gjitha nivelet. Dioni këto ditë ka shkuar në Kosovë, në vendlindjen e babait të tij Dervishit. Kur të kthehet nga Kosova e kemi lënë që ta vazhdojmë bisedën për zhvillimet politike në rajon e sidomos te shqiptarët. Më intereson mendimi i tij për zhvillimet e fundit në Kosovë, për ndryshimin e kufijve, bashkimin e shqiptarëve. Po dua të besoj se Dion Jahjagën po e shoh në të ardhmen në skenën politike njujorkeze e mbase edhe amerikane./Bajrush Morina/

The post Mbajeni mend këtë emër: Dion Jahjaga! appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more