Skip to main content

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur një aktakuzë për “veteranët e rrejshëm”

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur një aktakuzë për “veteranët e rrejshëm”


Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur një aktakuzë për “veteranët e rrejshëm”

Posted: 30 Aug 2018 02:07 AM PDT

Drenica Press Posts

Thuajse nëpër të gjitha prokuroritë themelore të Kosovës janë duke u hetuar raste që ndërlidhen me fryrjen e listave të veteranëve. Vetëm në Prokurorinë Themelore në Pejë deri tash është ngritur një aktakuzë dhe janë duke u hetuar katër raste të fryrjes së listave të veteranëve.

Lëndët e mashtrimit me listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u janë shpërndarë disa prokurorive themelore në të gjithë territorin e Kosovës.

Disa prej prokurorive tashmë janë duke i hetuar këto raste, ndërsa disa të tjera janë në pritje të delegimit të rasteve të tilla nga Prokuroria Speciale e Kosovës, shkruan Zëri.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ende është në pritje të marrjes së lëndëve që kanë të bëjnë me fryrjen e listave të veteranëve.

Kjo prokurori do t'i hetojë rastet e mashtrimeve që kanë të bëjnë me rajonin e Fushë Kosovës, të Lipjanit dhe të disa qytezave të tjera që janë pjesë e rajonit të Prishtinës.

Nga ana tjetër, para pak ditësh, Prokurori Special Elez Blakaj, që po hetonte "veteranët e rrejshëm", ka dhënë dorëheqje. Më pas, i njëjti ka shpërthyer në akuza përmes Facebook-ut, ndaj kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Pas dorëheqjes se Blakajt, lënda e veteranëve të rrejshëm të cilën Blakaj nuk e çoi deri në fund, iu dha një prokurori tjetër special.

Elez Blakaj pretendon se ka ngritur një aktakuzë për veteranët e rrejshëm, por që ajo kurrë nuk u dërgua nga ai në gjykatë, por e njëjta rrodhi vetëm në media.

The post Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur një aktakuzë për "veteranët e rrejshëm" appeared first on DRENICA PRESS.

Fëmija shtypet me makinë

Posted: 30 Aug 2018 02:05 AM PDT

Drenica Press Posts

Një i mitur ka marrë lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur në Mamushë.

Sipas policisë shoferi i makinës e ka goditur këmbësorin me melaninë ndërsa ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima sipas policisë ka marrë trajtim mjekësorë në Spitalin e Prizrenit ndërsa policia është vënë në kërkim të dorasit.

The post Fëmija shtypet me makinë appeared first on DRENICA PRESS.

Lëshojnë rrjetën për të kapur peshq, peshkatarët ngelin me gojë hapur

Posted: 30 Aug 2018 02:00 AM PDT

Drenica Press Posts

Lëshojnë rrjetën për të kapur peshq, peshkatarët ngelin me gojë hapur

Disa peshkatarët, ngritën rrjetën e tyre për të kapur sa më shumë peshq në një rrjedhë liqeni dhe u befasuan nga ajo që iu ndodhi.

Duke mbajtur rrjetën e tyre lartë, ata u përballën me një "breshëri peshqish".

Aq shumë peshq sa që më s'mund as t'i ndalnin me rrjetën e tyre, transmeton Gazeta Express.

The post Lëshojnë rrjetën për të kapur peshq, peshkatarët ngelin me gojë hapur appeared first on DRENICA PRESS.

Një “Shpërndarje” ty nuk të kushton asgjë, për Valmirin është shpresë për jetë

Posted: 30 Aug 2018 01:58 AM PDT

Drenica Press Posts

Ka dy javë që Valmir Limani është shtrirë në Klinikën e Hematologjisë në Prishtinë.

Por, gjendja shëndetësore e këtij 18 vjeçari nga Tërpeza e Vitisë nuk po përmirësohet. Për më tepër leukemia vetëm sa po ia rëndon gjendjen, njofton Klan Kosova.

Shërimi i kësaj sëmundjeje nuk është i mundur në Kosovë. Ndërkaq, familja e tij nuk kanë mundësi financiare ta dërgojnë për trajtim në Turqi. Trajtimi i tij kërkon 85 mijë euro.

Kronikë nga Rejhane Selimi.

The post Një "Shpërndarje" ty nuk të kushton asgjë, për Valmirin është shpresë për jetë appeared first on DRENICA PRESS.

Sa vota ishin pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Posted: 30 Aug 2018 01:54 AM PDT

Drenica Press Posts

Kosova mori rekomandimin për liberalizimin e vizave me 30 vota pro, dhjetë kundër dhe dy abstenime në Komitetin për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE.

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, kërkoi votën pro duke thënë se Kosova ka bërë rrugë të gjatë deri në këtë hap, dhe se meriton heqjen e vizave.

Pas votimit në Komision, procesi vazhdon në seancën plenare të Parlamentit Evropian që pritet të mbahet në mesin e shtatorit të këtij viti, pastaj në Këshillin e Ministrave e tutje.

The post Sa vota ishin pro liberalizimit të vizave për Kosovën appeared first on DRENICA PRESS.

Kujdes: Policia e Kosovës po patrullon edhe me vetura civile

Posted: 30 Aug 2018 01:52 AM PDT

Drenica Press Posts

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion, Policia e Kosovës ka angazhuar njësi policore me automjete civile për patrullim.

Veturat civile drejtohen nga zyrtarë policorë në uniformë zyrtare dhe të njëjtat janë të pajisura me sistem të dritave rotative dhe me alarm.

The post Kujdes: Policia e Kosovës po patrullon edhe me vetura civile appeared first on DRENICA PRESS.

Sërish tërmet në Shqipëri

Posted: 30 Aug 2018 01:50 AM PDT

Drenica Press Posts

Shqipëria vijon të mbetet një vatër e "nxehtë" për sa i përket tërmeteve.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave mbrëmjen e djeshme një tjetër lëkundje është regjistruar në zonën e Gjirit të Lalzit.

Tërmeti ka ndodhur pak pas mesnate, me epiqendër 11 km thellëzi në bregdet.

Ai ishte i magnitudës 2.1 ballë i shkallës rihter dhe pa pasoja materiale apo njerëzore.

Këtë verë mund të kenë tronditur Shqipërinë mbi 1 mijë tërmete, ndërsa disa raste lëkndjet kanë qenë të konsiderueshme, madje në dëme të mëdha materiale.

The post Sërish tërmet në Shqipëri appeared first on DRENICA PRESS.

“Rreziku” amerikan për Kosovën?!!!

Posted: 30 Aug 2018 01:45 AM PDT

Drenica Press Posts

Shkruan Elhami Qeriqi

Kosova çdo herë ka pasur nevojë të bëjë shumë hapa para për të qenë në kohë dhe hapsirë të barabart me vendet e rajonit, përshkak të specifikave në rrugëtimun e saj të lirisë dhe të shtetëndertimit.

Por, sot me tepër se çdo herë dhe me tepër se çdo kur na duhet një ngadalësim, një prolongim në procesin dialogues me Serbinë.

Fakti që Serbisë po i ngutet të shfrytëzoj administraten e tanishme amerikane për t'zgjidhur problemin me Kosovën, në njëren anë, dhe në anën tjetër, të prosperoj më shpejtë drejtë BE-së, është mjaftë simptomatike për pasojat që mund t'i ketë Kosova në rastin e ngutjes.

Kosova kësaj radhe, sikurse Serbia në të kaluarën, duhet të prolongoj procesin e dialogut dhe të pres për një administrat tjetër amerikane.

Përndryshe, këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, e artikuloi shumë qartë qëndrimin e administratës amerikane. Në të kunderten, në rast se jemi të detyruar të bëjm shkëmbimin e territoreve, pa e negociuar Trepçën dhe Ujmanin, kjo do të ishte fitorja me e madhe në historinë e diplomacisë shqiptare në përgjithësi.

The post "Rreziku" amerikan për Kosovën?!!! appeared first on DRENICA PRESS.

Dy mësues sfidojnë shtetin, ndërtojnë vetë shkollën: U mashtruam 27 vjet!

Posted: 29 Aug 2018 02:54 PM PDT

Drenica Press Posts

2 mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho kanë mundur të bëjnë realitet ëndrrën e tyre dhe të banorëve të zonës Vëndreshë Mal, për t'i kthyer këtij fshati pas kaq shumë vjetësh mungesë të një shkolle, institucionin e tyre arsimor. Mësuesi Donald Dervishi tregon se nisma humanitare e ndërmarrë prej tyre në shtator të vitit 2017, e arriti qëllimin, pasi shkolla këtë fillim viti do jetë në shërbim të fëmijëve të fshatit.

Vëndreshë III ose siç njihet ndryshe Vëndreshë Mal është një fshat i Skraparit që ndodhet 3 orë larg nga zona urbane dhe prej vitesh ka sjellë vështirësi në zhvillimin e procesit mësimor si për fëmijët e këtij fshati dhe për mësuesit. Dervishi tregon se nismën e filluan pas pjesëmarrjes në emisionin "100 Milionë", ku dolën fitues me 250 mijë lek të rinj dhe më pas me anë të një faqeje donacionesh në internet mblodhën mbi 10000 $ si dhe materiale të dhuruara nga kompani të ndryshme dhe individë.

Shkolla e re është e vogël, me një klasë, tualetin dhe një korridor. E mjaftueshme për 5 fëmijët që do të ulen këtë vit në bankat e saj. Mësimi do të zhvillohet me klasë kolektive, ku secili nxënës do punojë me programin përkatës që ka, shpjegon Dervishi më tej.

Nisma e 2 mësuesëve ka emocionuar dhe ka marrë përkrahje nga të gjithë, sidomos nga banorët e këtij fshati të thellë. Mësues Donald Dervishi është drejtori i shkollës "Ferit Bregu" të Njësisë Administrative Vendore Vendreshë e Madhe. Ka studiuar për Gjuhë-Letërsi dhe jep mësim në shkollën 9-vjeçare të fshatit Therepel, që është 3 orë larg në këmbë vajtje-ardhje me fshatin Vendreshë Mal (ku u ndërtua shkolla).

Bashkënismëtari Borsion Spaho, është mësues i ciklit fillor. Mësues Borsioni ka tre vjet që jep mësim në këtë fshat, në një shtëpi me qera, e përshatur si shkollë. Për rreth 10 vite kështu ka funksionuar, për të mos u mohuar fëmijëve arsimimin. Mësues Borisonit "i duhej të vinte çdo ditë në këtë fshat nga qyteti i Çorovodes deri në Vendreshe Mal, në kohë me shi, breshër, borë apo dhe në kohë me diell, gjë e cila i kushtonte 3 orë kohë në total, vajtje- ardhje", thotë Dervishi për Pozitivin.

Prej disa ditësh keni punuar për ndërtimin e shkollës në fshatin Vëndresh e Malit. A do të jetë ajo gati për fillimin e këtij viti shkollor?

 Sot jemi në përfundim të ditës së 10 (dhjetë) të punimeve. Punimet kanë vijuar sipas planit që kishim përcaktuar më parë dhe për këtë jemi shumë të kënaqur dhe shumë entuziast që shumë shpejt dhe sigurisht përpara fillimit të vitit te ri shkollor shkolla do të jetë gati dhe nxënësit e kësaj shkolle do të kenë mundësi të mësojnë në kushte të ngrohta, ashtu siç mësojnë dhe bashkëmoshatarët e tyre në qytete të ndryshme të Republikës së Shqipërisë dhe jo vetëm.

Sa nxënës do mund të ndjekin shkollën në këtë ndërtesë, pra si mendohet të funksionojë pasi ta përfundoni?

 Këtë vit në këtë shkollë do të ulen gjithsej 4 (katër) nxënës dhe një fëmijë që është për parashkollor, pra gjithsej 5 (pesë) fëmijë. Nenësit janë të klasave të ndryshme, një nxënëse do të jetë në klasën e parë, një nxënëse tjetër në klasën e dytë dhe dy nxënës të tjerë, një në klasë të tretë dhe një në klasë të pestë. Mësimi zhvillohet me klasa kolektive, pra mësuesi punon me nxënësit në të njëjtën kohë në grup, duke lënë në punë të pavarur tre nxënës dhe me pas punon me një dhe kështu vazhdon edhe me të tjerët deri në përfundimin e mësimit. Ndërkohë një nxënës që është për parashkollor e lë të punojë në punë të pavarur sipas programit që kanë për këtë nxënës.

Si erdhi ideja e nismës? Gjithashtu do donim një prezantim të dy mësuesëve që e ndërmorën nismën, të cilët jeni ju dhe kolegu juaj?

Nisma ka filluar në shtator të vitit të kaluar (2017) dhe ka përfunduar në qershor të këtij viti. Ne nismën e kemi nisur direkt pas pjesëmarrjes tone në emisionin "100 Milionë" ne Top Channel nga i cili dolëm fitues me 250 mijë lek të rinj dhe më pas me anë të një faqeje donacionesh në Internet arritëm të mblidhnim 5000$ "gofundme" dhe shuma të tjera që na kaluan në numrin e llogarisë bankare, deri në bërjen të mundur të mbledhjeve të plota të mbi 10000 $ si dhe materiale të dhuruara nga kompani të ndryshime ndërtimesh apo individë.

Unë jam drejtori i shkollës "Ferit Bregu" Vendreshë të Njësisë Administrative Vendore Vendreshë e Madhe. Kam në menaxhim pesë shkolla të kësaj njësië në pesë fshatra, të cilët janë: Therepel, Vendreshë e I-re, Vendreshë e II-të, Vendreshë e III-të (Vendreshë Mal) dhe Spathare. Kam perfunduar studimet për Gjuhë-Letërsi dhe jap mësim në shkollën 9-vjeçare të fshatit Therepel. Unë jam nga fshati Therepel i kësaj njësie dhe Vendreshën Mal (ku po ndërtohet shkolla) e kam 3 orë larg në këmbë vajtje-ardhje.

A kanë qenë të privuar nga shkolla fëmijët e këtij fshati të largët (Vendreshë Mal) duke qenë se atje nuk ka pasur shkollë?

 Bashkë me mua në këtë nismë është dhe Borsion Spaho, mësues i ciklit fillor. Mësues Borsioni ka tre vjet që jep mësim në këtë fshat në një shkollë fillore, e cila është përshatur nga një shtëpi e marrë me qera dhe kështu ka funksionuar për një kohë të gjatë, për më shumë se dhjetë vjetesh. Pra fëmijëve nuk u është mohuar arsimimi edhe pse nga një zonë e largët.

Mësues Borsionit i duhej të vinte çdo ditë në këtë fshat nga qyteti i Çorovodes deri në Vendreshe Mal, në kohë me shi, breshër, borë apo dhe në kohë me diell, gjë e cila i kushtonte 3 orë kohë në total, vajtje- ardhje. Çorovode – Vendreshë e II-të 1 ore e 30 minuta me makinë vajtje-ardhje dhe Vendreshë e II – të Vendreshë e III-të (Vendreshë Mal) 1 orë e 30 minuta me këmbë vajtje-ardhje. Vendresha e II-të është qendra e drejtorisë së shkollës "Ferit Bregu".

Përveç pamjeve që keni shpërndarë në rrjete sociale, na tregoni pak më shumë për ditët e punës gjatë ndërtimit të shkollës? 

Gjatë verës duhet të them qe nuk kemi punuar, pasi nuk arriti askush të merrte përsipër ndërtimin e kësaj shkolle sepse largësia që ka Vendresha e Malit nga zona urbane është shumë e madhe dhe për këtë arsye jemi munduar shumë derisa kemi gjetur ustallarët për të marrë përsipër realizimin e këtij projekti humanitar. Vështirësi tjetër duhet përmendur që ka qenë rruga.

Na është dashur që të merrnim fadromë për zgjerim dhe nivelim të rrugës për të çuar materialet në vend dhe për këtë na është dashur të shpenzonim gati 1200 dollar. Ne (mësues Borsioni dhe unë kemi udhëhequr punimet nga dita e parë deri sot që shënon dita e dhjetë. Ndërtuesit i kemi paguar me lekë sepse është pune e lodhshme dhe zgjat në kohë, plus veshtirësia e rrugës shumë herë na është dashur që të bëjmë edhe 2 orë rrugë me këmbë vajtje-ardhje në kohë me shi.

A ka pasur sensibilizim dhe kontribut nga shkolla te tjera, qofshin këto në Skrapar ose jo? 

 Sigurisht që kemi patur. Ka qenë në Poliçan një shkollë, e cila quhet "Refat Keli", ku klasa e pestë e kësaj shkolle kanë blerë dhurata për nxënësit e kësaj shkolle me rasitin e Vitit te Ri. Ne kemi qenë të ftuar në këtë organizim dhe kemi tërhequr dhuratat për nxënësit e kësaj shkolle. Ka qenë Universiteti Polis në Tiranë, i cili ka bërë të mundur të kontribonte në vlerë monetare asistence inxhierie me anë të stafit pedagogjik, si dhe mbledhjen e nje sasie librash nga studentët. Kanë qenë gjithashtu profesorët e Albanian College Durrës të cilët kanë dhuruar shuma të ndryshme parash, ku shumica prej tyre kanë qenë profesorë të huaj (Anglia, Amerika, Kanadaja, Polonia, etj)

Si kanë qenë reagimet e banorëve dhe fëmijëve të fshatit  tani që punimet po shkojnë drejt fundit?

 Të them të drejtën jemi ndjerë shumë mirë. Të gjithë banorët na kanë shprehur falenderime dhe urime pa fund. Ata vetë ndjehen të entuziasmuar që në fund pas kaq shumë vjetësh mungesë të një shkolle të rregullt të kenë dhe ata institucionin e tyre arsimor pranë fshatit të tyre Vendreshë Mal. Dua të shtoj edhe një falenderim të veçantë për secilin individ qe na ka besuar që në fillim të herës dhe na kanë dhënë shtysë dhe kurajo që ne këtë ëndërr të përbashkët ta bënim realitet. Me respekt, Donald Dervishi dhe Borsion Spaho./a.ç

 

The post Dy mësues sfidojnë shtetin, ndërtojnë vetë shkollën: U mashtruam 27 vjet! appeared first on DRENICA PRESS.

Cristiano Ronaldo Jr. i godet gjuajtjet e lira më mirë se babai i tij – shënon gol spektakolar për grumposhat e Juves

Posted: 29 Aug 2018 02:49 PM PDT

Drenica Press Posts

Cristiano Ronaldo u transferua kohë më parë te Juventusi për një shumë të jashtëzakonshme prej 100 milionë funte.

Dhe, djali i tij besohet se ju bashkua në klubin e madh të Serie A.

Ashtu sikurse babai, Cristiano Junior ka treguar klasin e tij në paraqitjet e para në Itali.

Reprezentuesi portugez ka regjistruar një video të djalit të tij duke shënuar gol për ekipin e tij dhe vërehet menjëherë se është i biri i një prej futbollistëve më të mëdhenj të kohës.

Shikoni golin nga gjuajtja e lirë KETU

"Cristiano junior është shumë konkurrues".

"Ai është sikurse kur unë isha fëmijë. Ai nuk pëlqen të humbasë. Ai do të bëhet sikur unë, jam 100 për qind i sigurtë", u shpreh Ronaldo kohë më parë.

Ronaldo rikthehet në aksion këtë fundjavë për skuadrën e tij ndaj Parmës. /Telegrafi

The post Cristiano Ronaldo Jr. i godet gjuajtjet e lira më mirë se babai i tij – shënon gol spektakolar për grumposhat e Juves appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more