Skip to main content

“Pasi u zgjodh goli më i mirë i sezonit, Ronaldo: Jam i lumtur me këtë arritje” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Pasi u zgjodh goli më i mirë i sezonit, Ronaldo: Jam i lumtur me këtë arritje” plus 9 more Telegrafi Futboll


Pasi u zgjodh goli më i mirë i sezonit, Ronaldo: Jam i lumtur me këtë arritje

Posted: 28 Aug 2018 02:52 PM PDT

Cristiano Ronaldo i ka falënderuar të gjithë ata që kishin zgjedhur golin e tij kundër Juventusit më të mirin e sezonit, veçanërisht fansat e klubit ndaj të cilit e ka shënuar golin.

Portugezi ka shënuar një super gol me gërshërë kundër Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke fituar me 197,496 vota.

“Falë gjithë atyre që kanë votuar për mua, nuk do ta harroj kurrë atë moment, veçanërisht reagimin e tifozëve në stadium. UEFA goli i sezonit, një moment i veçantë”, shkroi Ronaldo në rrjetet sociale.

Dy muaj më vonë, sulmuesi u transferua te Juventusi për një shumë prej 100 milionë euro, të cilat iu paguan skuadrës së Real Madridit.

Goli i dytë u zgjodh i Dimitry Payet, i cili shënoi gol me Marseillen kundër RB Leipzigut duke fituar 35.550 vota.

Eva Navarro u rendit si e treta kur me kombëtaren e femrave të Spanjës shënoi gol kundër Gjermanisë.

Ndryshe, CR7 nuk ka shënuar deri më tani gol në sezonin e parë në ligën elitare italiane. /Telegrafi/

The post Pasi u zgjodh goli më i mirë i sezonit, Ronaldo: Jam i lumtur me këtë arritje appeared first on Telegrafi.

Ajax, Young Boys e AEK futën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, dëshpëron Dinamo Zagrebi

Posted: 28 Aug 2018 02:38 PM PDT

Ajax, Young Boys e AEK e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pas fitoreve të tyre në fazën play-off.

Ajax ka barazuar pa gola si mysafir i Dinamo Kievit, por fitorja në shtëpi me rezultat 3-1 para një jave e ka dërguar tutje.

Holandezët ishin më të mirë në dy ndeshje dhe me kalimin e tyre në fazën e grupeve e kanë pasuar Ligën e Kampionëve.

Ajax (Getty Images)

Edhe greket e AEK kanë kaluar tutje. Ata kanë barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Videoton, por në ndeshjen e parë kanë fituar 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm kaun fituar 3-2.

Ndeshje dramatike ishte ajo mes Dinamo Zagrebit dhe Young Boys.

AEK (Getty Images)

Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 1-1  në Zvicër.

Sot kroatët e kishin në duar kualifikimin, pasi ishin në përsi 1-0, por në fund pësuan 2-1.

Nesër zhvillohen edhe tri ndeshje tjera në fazën Play-Off ku plotësohet edhe faza e grupeve. /Telegrafi/

Ndeshjet që zhvillohen të mërkurën

PAOK – Benfica

PSV – BATE

Salzburg – Crvena Zvezda

The post Ajax, Young Boys e AEK futën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, dëshpëron Dinamo Zagrebi appeared first on Telegrafi.

Edi Rama për mediumin italian: Tifoz i Juves jam prej moshës 6-vjeçare, të shkretët interistët shqiptarë

Posted: 28 Aug 2018 02:21 PM PDT

Kaloi jo pa bujë ai udhëtim i kryeministrit shqiptar nga plazhet e Vlorës në stadiumin e Torinos në krah të Cristiano Ronaldos.

Kuptohet që për kreun e qeverisë shqiptare ishin angazhuar helikopterë qeveritarë dhe një çarter që e priste në Rinas.

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat italiane për pasionin e tij për futbollin. Në një intervistë për televizionin TELENORD të Genovës, Rama ka dhënë një intervistë me telefon për emisionin "Derby di lunedi" i cili drejtohet nga Beppe Dossena, ish-trajner i kombëtares shqiptare.

Për këtë shkak Rama bën edhe një batutë që në nisje të bisedës.

"Jemi miq tashmë të dy edhe sepse ti ke qenë trajner i kombëtares shqiptare për një kohë të shkurtër dhe pastaj erdhi Xhani, (De Biasi) dhe korri frytin e punës tënde… shaka", tha Rama, por e vërteta është që Dossena u largua në mënyrë të turpshme nga kombëtarja jonë pasi ndërpreu kontratën vetëm pas 6 muajsh dhe nuk ktheu as rrogat e marra paradhënie.

Janë të shumtë miqtë e tij të afërm që kanë konfirmuar se për shumë kohë kryeministri shqiptar ka bërë tifo për Interin, por tashmë ai këmbëngul se ka pasur në zemër Juventusin që kur ishte 6 vjeç, citon lapsi.al.

"Ju e dini që përveç kombëtares, shqiptarët gjithmonë kanë bërë tifo për Italinë. Pastaj jemi të ndarë mes juventinëve dhe milanistëve… ka edhe interistë, por ata të shkretët po vuajnë paksa”.

“Juve është një çështje besimi. Unë e ndjek që kur isha 6 vjeç dhe kur televizori ishte bardhezi dhe tashmë bardhezi është Juvja. Mendoj se rasti i Juves nuk është një çështje futbolli apo tifozerie. Juve është një çështje se si bëhet skuadra dhe se si lufton skuadra. Është gjithmonë një frymëzim" , tha Rama për Telenord.

The post Edi Rama për mediumin italian: Tifoz i Juves jam prej moshës 6-vjeçare, të shkretët interistët shqiptarë appeared first on Telegrafi.

Kloppi preferoi transferimin e Alissonit para Oblakut

Posted: 28 Aug 2018 02:00 PM PDT

Jan Oblak do të ishte portieri i parë i Liverpoolit nëse Jurgen Klopp do ta kërkonte me këmbëngulje.

Bosi gjerman zgjodhi që për 70 milionë euro ta transferoj nga Roma, Alisson Beckerin, i cili nënshkroi një kontratë pesëvjeçare këtë verë.

Por, përpara se të nënshkruante me brazilianin, bordi i klubit anglez ishte i vendosur që ta sjell në Anfield Road portierin e Atletico Madridit sipas AS.

Megjithatë, trajneri gjerman nuk lëvizte prej qëndrimit dhe e kërkonte me çdo kusht portierin e skuadrës romake.

Gjithashtu Atletico ishte e vendosur të mbante lojtarin dhe ndryshonte shifrat e transferimit që arriti deri në 90 milionë euro.

Liverpooli theksojmë se gjatë javës së kaluar ka shitur gardianin Loris Kariusin te skuadra e Besiktasit.

Ndryshe, The Reds janë aktualisht lider duke fituar tre ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Ligën Premier. /Telegrafi/

The post Kloppi preferoi transferimin e Alissonit para Oblakut appeared first on Telegrafi.

Abidal mendon se mund ta mbyll transferimin e Rabiot në ditët e fundit të afatit kalimtar

Posted: 28 Aug 2018 01:33 PM PDT

Edhe pse Paris Saint-Germain mbetet kundër një transferimi të Adrien Rabiot në Barcelonë, drejtori sportiv i katalanasve, Eric Abidal, është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje me klubin francez.

Lojtarit i mbyllet kontrata në fund të sezonit, ndërsa Rabiot ka hedhur poshtë çdo ofertë të rinovimit me klubin parisien.

Afati kalimtar mbyllet me 31 gusht në Spanjë dhe Francë, dhe Blaugrana është e gatshme të shpenzojë 50 milionë euro për transferimin mesfushorit.

Shuma totale mund të duhet e lartë, ndërsa Barcelona nëse nuk e arrin në verë, do të tentojë edhe në janar, ku mund të blihet dhe më lirë, për tu mos u dhënë falas.

Barcelona ka tentuar të joshë shumë yje të Paris Saint-Germain, si Thiago Silva, Marco Verratti, Marquinhos ose Angel Di Maria, por nuk ka pasuar sukses.

Abidal  megjithatë beson se së shpejti ose herët a vonë, presidenti i PSG-së, Nasser El Kheliafi do të dorëzohet.

Për Rabiot ka pasur oferta edhe nga klubet angleze dhe ato italiane. /Telegrafi/

The post Abidal mendon se mund ta mbyll transferimin e Rabiot në ditët e fundit të afatit kalimtar appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Emir Sahiti nënshkruan për katër vite me Hajdukun e Splitit

Posted: 28 Aug 2018 01:15 PM PDT

Talenti prishtinas 19-vjeçar që luan me ekipin e shpresave të Shqipërisë, Emir Sahiti ka bërë hapin e madh në karrierë, duke nënshkruar kontratë profesionale për katër vite me Hajdukun e Splitit.

19-vjeçari në vitin e fundit ishte pjesë e skuadrës së dytë të Hajduk Split ku luajti si i huazuar nga ekipi maqedonas, Rabotnicki.

Sahiti e ka filluar karrierën e tij në Kosovë, ku u aktivizua me të rinjtë e skuadrës së Prishtinës, ku ishte shumë i suksesshëm.

Talenti i tij u spikat nga Rabotnicki në Maqedoni, ku ai debutoi që në moshën 17-vjeçare.

Lajmin për kalimin në skuadrën e Hajduk Split, Sahiti e ka njoftuar edhe përmes rrjeteve të tij sociale, ku është shprehur shumë i lumtur për këtë aventurë të re.

Emir Sahiti ka luajtur edhe me kombëtaren U-19 të Shqipërisë.

Në eliminatoret e fundit ai ishte pjesë e grupit të ekipit "Shpresa" nën drejtimin e teknikut Alban Bushi.

Ai luan në pozicionin e sulmuesit, por mund të luajë edhe në mesfushë. Sahiti shquhet për teknikë të mirë, por ka edhe nuhatje para portës. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Emir Sahiti nënshkruan për katër vite me Hajdukun e Splitit appeared first on Telegrafi.

Real Madridi pas Raheem Sterlingut

Posted: 28 Aug 2018 12:54 PM PDT

Real Madridi është vënë në sulm për një sulmues, ndërsa ka bisedime me Manchester Cityn për Raheem Sterlingun.

Sky Sports lojtari nuk është në pritje të një marrëveshje të re me klubin nga Etihad Stadium.

Kevin De Bruyne, Fernandinho, David Silva dhe Nicolas Otamendi i kanë vazhduar kontrata, ndërsa ardhja e Riyad Mahrez, ia ka prishur paksa rahatinë lojtarit.

Raheem Sterling (Getty Images)

Kjo pas paraqitjeve të mëdha të sezonit të shkuar ku u fitua edhe Liga Premier.

Real Madrid do ta vëzhgojë nga afër lojtarin me Anglinë në ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në fillim të shtatorit.

Sterling me Anglinë (Getty Images)

Lojtari shihet si përforcime për afatin e ardhshëm kalimtar, pasi Real Madridi e ka zgjedhur Marianon si sulmues.

Sterlign sezonin  shkuar shënoi 23 gola në 46 ndeshje për Cityn. /Telegrafi/

The post Real Madridi pas Raheem Sterlingut appeared first on Telegrafi.

Trajneri malazez, Tumbakovic: Kemi llogaritur te Muriqi, por zgjodhi Kosovën

Posted: 28 Aug 2018 12:37 PM PDT

Malazezët janë befasuar me vendimin e ish-përfaqësuesit të grupmoshave të reja të tyre, Arijanet Muriqin.

Ky i fundit ka përzgjedhur që mbrojë fanellat e përfaqësueses së Kosovës duke mos pranuar më të jetë pjesë e Malit të Zi.

Portieri ishte në bankën rezervë të Manchester Cityt pasi lëndimit të Claudio Bravos dhe do të jetë për një kohë portieri i dytë.

Trajneri i përfaqësueses së Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic ka pranuar se ka llogaritur në shërbimet e shqiptarit.

” Ne e njohim mjaft mirë Muriqin. Atë e kemi vëzhguar për një kohë të gjatë. Ka luajtur në ekipet e të rinjve, por nuk i ka ardhur rasti ende për ekipin A. E kishim në planet tona për të ardhmen”.

“Por, atij nuk iu prit dhe e zgjodhi një ekip tjetër përfaqësues. Tash kemi punë më të rëndësishme, të bëhemi gati për Ligën e Kombeve, sesa të merremi me Muriqin. Duhet ta respektojmë vendimin e tij dhe i urojmë suksese në karrierë”, tha trajneri Tumbakovic.

Duhet cekur se Arjaneti është portier 19-vjeçar me lartësi 1.98 cm dhe luan për U-23 të Manchester Cityt dhe ka kontratë deri në vitin 2021. /Telegrafi/

The post Trajneri malazez, Tumbakovic: Kemi llogaritur te Muriqi, por zgjodhi Kosovën appeared first on Telegrafi.

Cilat janë arsyet e krizës së Manchester United nën udhëheqjen e Mourinhos – Gjashtë problemet duke filluar nga blerjet, dhomat e zhveshjes te mbrojtja e sulmi

Posted: 28 Aug 2018 12:12 PM PDT

Mikrofonat ishin të nxehtë në 'Old Trafford' të hënën pas humbjes së Manchester United nga Tottenham Hotspur, ku Jose Mourinho u 'sulmua' jo pak nga gazetarët.

'Teatri i Ëndrrave' është bërë një makth për ‘The Special One’ i cili pësoi humbjen më të madhe të karrierës së tij në shtëpi, që kur kishte humbur me të njëjtin rezultat nga Manchester City në mars të vitit 2014.

Mourinho kërkoi respekt, pas ndeshjes nga gazetarët.

Dy humbje në tri ndeshje, ka bërë që ky start të jetë më i dobëti në karrierën e Jose Mourinhos, pro edhe i klubit që nga viti 1992/93.

Shtatë probleme të Manchester Unitedit që janë vërejtur nga mediat që mund t'i gjeni më poshtë.

Problemet në mbrojtje: Shtatë gola të pranuara në tre ndeshje

Mbrojtja e tyre po dështon në tri ndeshjet e para, pas një sezoni ku Djajtë e Kuq kishin pranuar vetëm 28 gola në 38 ndeshje, një më shumë se Manchester City, 27.

Në 19 ndeshje ata e mbajnë portën e zbrazët me David Den.

Në sezonin e shkuar për t'i pranuar shtatë gola, u deshën 14 ndeshje, ndërsa tani tre.

Mourinho në 'luftë' me Woodward mbi blerjet

Mourinho është ankuar shumë për blerjet e pakta. Ed Woodward , njeriu përgjegjës për aktivitetin e transferimeve të klubit, nuk ia dha trajnerit atë që donte.

Toby Alderweireld, Harry Maguire, Jerome Boateng dhe në minutën e fundit, Diego Godin, janë lojtarët që u kërkuan.

Edhe pse shpenzuan 73 milionë euro për mbrojtës si Victor Lindelof dhe Eric Bailly, Mourinho donte një tjetër kullë mbrojtëse.

I vetmi që erdhi ishte Diogo Dalot në mbrojtje, pastaj edhe Fred dhe Lee Grant.

Pa një plan apo formacion startues 

Në tri ndeshje, Mourinho ka përdorur 22 lojtarë dhe dy sisteme të ndryshme.

Kundër Leicester dhe Brighton , ai luajti me 4-3-3 dhe kundër Tottenhamit provoi me 3-5-2.

Fillimi i kampionatit më i keqi për Mourinhon

Një fitore dhe dy humbje. Është një statistikë që shënon fillimin më të keq në një sezon në karrierën e Mourinhos.

Deri më tani, fillimi i tij më i keq ishte me Chelsean në sezonin 2015/16, vetëm disa muaj pas fitores së titullit, ku mori katër pikë nga nëntë, me një fitore, një barazim dhe një humbje.

Problemet e në dhomat e veshjes?

Gjatë sezonit, trajneri ishte kritik ndaj Anthony Martialit, por kësaj iu shtua edhe Antonio Valencia.

Nuk mungon as Paul Pogba që shumë shpesh ka shprehur pakënaqësi e tij në një mënyrë apo tjetrën.

Mungesa e golave

Sezonin e kaluar, United kishte shënuar 10 gola në tre ndeshjet e para, ndërsa këtë vit kanë vetëm katër.

Romelu Lukaku ishte një nga shumë lojtarë të frustruar pas humbjes pasi skuadra kishte 10 gjuajtje dhe nuk shënoi.

Në total, ata kishin 23 përpjekje (pesë në kuadrat) kundër Spurs që kishte vetëm 9 gjuajtje dhe shënuan tre gola.

Gjatë tri ndeshjeve të para të sezonit 2017/18, Lukaku kishte shënuar tre gola, Martial kishte dy dhe Marcus Rashford një. /Telegrafi/

The post Cilat janë arsyet e krizës së Manchester United nën udhëheqjen e Mourinhos – Gjashtë problemet duke filluar nga blerjet, dhomat e zhveshjes te mbrojtja e sulmi appeared first on Telegrafi.

Henry nuk do të bëhet trajner i Bordeauxit, Ranieri mund ta merr drejtimin e francezëve

Posted: 28 Aug 2018 11:44 AM PDT

Thierry Henry ishte pretendent kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës franceze të Bordeauxit.

Francezi, i cili ishte pjesë e stafit teknik të Belgjikës në Kupës së Botës, ka lënë rolin e ekspertit televiziv te "Skysport".

Presidenti i klubit francez, Stefan Martin pranoi se negociatat kanë përfunduar me ish-lojtarin e Arsenalit.

"Po, ne konfirmojmë fundin e negociatave dhe nuk dua të shtoj më shumë se kaq", u tha gazetarëve, Martin.

Njihet për titullin e fituar me Leicester Cityn, Claudio Ranieri

Megjithatë, mediat franceze kanë zbuluar se kërkesat e 41-vjeçari ka kërkuar një rrogë shumë të lartë dhe kjo ishte arsye kryesore pse dështuan bisedimet mes palëve.

Por, të njëjtat media shkruajnë se trajneri i ri i Bordeauxit do të jetë strategu italian, Claudio Ranieri.

Ndryshe, Gus Poyet ishte shkarkuar prej drejtimit të klubit të Ligue 1 pas kritikave në drejtim të bordit të ekipit. /Telegrafi/

The post Henry nuk do të bëhet trajner i Bordeauxit, Ranieri mund ta merr drejtimin e francezëve appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more