Skip to main content

“Parrullë “dënim me vdekje për kriminelët” në gjyqin e “monstrës” së Selenicës” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Parrullë “dënim me vdekje për kriminelët” në gjyqin e “monstrës” së Selenicës” plus 9 more Gazeta SHQIP


Parrullë “dënim me vdekje për kriminelët” në gjyqin e “monstrës” së Selenicës

Posted: 13 Aug 2018 02:38 AM PDT

Ritvan Zykaj, i cili vrau 8 të afërm të tij, mes të cilëve edhe 2 të mitur, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës për t'u njohur me masën e arrestit.

Prokurori i çështjes është Saimir Smaka, ndërsa gjyqtare është Esmerilda Habilaj. Ndërkohë që asnjë avokat deri më tani nuk ka pranuar të marrë mbrojë në Gjykatë Ritvan Zykajn.

Mungesa e avokatit bën që seanca të pezullohet derisa në krah të "monstrës së Selenicës" të përcaktohet një avokat kryesisht që të marrë çështjen e
Zykajt.

Por në ambientet e Gjykatës ishin edhe të afërm të Salkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët u vranë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj.

Teksa mbanin pankarta në duar me fotot e Hysnie Hoxhallarit dhe Kasëm Pirjasi, bashkë me atë të Ritvan Zykat kërkonin dënim me vdekje për kriminelët.

Nënë e bir u masakruan në shtëpinë e tyre, krim që u maskua si zjarr rënie, policia dhe prokuroria e zbardhen ngjarjen duke zbuluar autorët dhe motivin.

"I vrava se nuk takoja dot Hysnien", kanë qenë fjalët e Kasëm Pirjasit në seancën për masën e arrestit, autori i vrasjes së dyfishtë në janar të këtij viti.

13 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ekzekutoi 2 familje, Ritvan Zykaj i hutuar dhe me sy të nxirë në gjyq

Posted: 13 Aug 2018 02:24 AM PDT

I hutuar dhe me një sy të nxirë është shfaqur 24-vjeçari Ritvan Zykaj në sallën e gjyqit, teksa gazetarët janë lejuar vetëm të filmojnë para nisjes së seancës.

Me një bluzë të bardhe, e pranga në duar, autori i masakrës së Selenicës mban sytë fiksuar në një vend dhe herë pas here u hedh shikim gazetarëve dhe të pranishmëve, teksa në sfond dëgjohen në korridor dhe thirrjet e të afërmve të tij dhe të viktimave që kërkojnë dënim me vdekje për të.

Zykaj tashmë do të mbahet mend gjatë si "monstra i Selenicës", pasi prej dekadash në vend nuk kishte ndodhur një ngjarje kaq makabre. Ai akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, teksa masa do të jepet nga gjyqëtarja Esmeralda Habilaj, ndërsa prokuror i çështjes është Saimir Smaka.

13 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Masakra e Selenicës, Rama replika në FB: Ndodh dhe në vendet e zhvilluara!

Posted: 13 Aug 2018 02:22 AM PDT

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në faqen e tij në Facebook lidhur me masakrën e Selenicës. Teksa kreu i qeverisë poston për turizmin në vend, qytetarët e "masakrojnë" me komente mbi ngjarjen e rëndë.

Por Rama thotë se ngjarje të tilla ekstreme ndodhin edhe në vendet e zhvilluara dhe nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë.

"Me fal ti jeton ne kete bote apo jeton ne hene, sepse ne kete bote, ndodhira te tilla ekstreme ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike, e nuk kane asnje lidhje me qeverine!", shkruan Rama.

13 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dubai, 10 atraksionet më të denja për foto në Instagram

Posted: 13 Aug 2018 02:15 AM PDT

Dubai është qyteti i përsosur për të përjetësuar postime të paharrueshme dhe për t'i marrë me vete deri në fund të festës suaj. "Skyline futuristic", qyteti i vjetër me shtëpitë tipike me mullinj të erës, plazhe, rrugë për këmbësorë dhe kopshte me shumë ngjyra janë vetëm disa nga vendet me vlerë për t'u vizituar dhe për të bërë foto të përsosura!

Këtu janë 10 atraksionet më të denja për një "shkrepje të artë" për Instagramin tuaj në Dubai:

Burj Khalifa

Me 828 metra lartësi që e bëjnë atë ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa dominon në Dubai dhe përfaqëson bashkimin e artit, inxhinierisë dhe traditës. Ajo është shtëpia e mijëra metra katrorëve zyrave, 900 shtëpi private, 160 dhoma të Hotel Armani në krye dhe platforma e jashtme e katit të 124 me TOPSKY, që ka regjistruar rekorde vizitorësh së bashku me katin e 148-të. Nuk ka rëndësi sa gjigande duket nga jashtë, brenda apo nga sipër, pasi një foto e paharrueshme është e garantuar!

Dubai Marina

Një shëtitje në lagjen më magjepsëse të Dubait ju lejon të zbuloni bukuritë unike arkitektonike vetëm një hap larg nga ujërat e Gjirit Persik. Shkrepjet e natës veçanërisht mbresëlënëse, rrokaqiejt e gjallëruar plot jetë në perëndim dielli dhe drita të pafundme krijojnë ambientin perfekt.

Atlantis Palm

Kalaja përrallore ekziston dhe quhet Atlantis Palm! Brenda saj është i fshehur një akuarium që të lë pa frymë dhe zorë se shpëton pa e fotografuar. Ndërkohë pishina e madhe kryesore është shtëpi për shumë lloje speciesh detare dhe i lë të gjithë vizitorët me sy hapur.

Burj Al Arab

Ndërtesa unike në formën e një lobi e ka bërë këtë hotel një nga simbolet e Dubait modern. I zgjedhur shpesh si hoteli më luksoz në botë, Burj Al Arab është ndërtuar mbi një trekëndësh ishujsh artificial, duke prekur 321 metra mbi nivelin e detit dhe krenohet se është më i larti në botë. Një nga atraksionet më të famshme turistike të rajonit, nuk mund të humbasë në albumin digjital të kujtimeve të çdo udhëtari. Një shkrepje nga uji do t'i bëjë pushimet tuaja edhe më të bukura!

Jumeirah Beach

Plazhi i mrekullueshëm Jumeirah është një tjetër vend për një foto të përsosur. Ai është i vendosur përgjatë bregut të Dubait dhe ofron shtrirje të rërës së bardhë dhe të butë në të cilën mund të relaksoheni dhe të luani. Këtu janë hotelet më të mira të Emirateve, por asi nën mëngë mbeten valët e ujit të pastër kristalor.

Ecni në qytet

Sipërfaqja e përgjithshme prej 13.000 metrash katror, që kujton stilin e rrugëve evropiane. Këtu ju mund të bëni një shëtitje përgjatë një rruge me pemë, të veshur me dyqane dhe restorante, duke shijuar pamjen e jashtëzakonshme të rrokaqiejve, ku përfshihet edhe Burj Khalifa. Burime, zona për lojëra për fëmijë dhe shumë ulëse në natyrë janë një tjetër atraksion i zonës. Ju vetëm duhet të armatoseni me smartphone dhe të kërkoni këndin më të mirë për foto!

Korniza e Dubait

Është një nga atraksionet më të reja që është shtuar në horizontin e jashtëzakonshëm të qytetit. Korniza e Dubait qëndron si një kryevepër e madhe inxhinierike. Vendosja e madhe e Zabeel Park është një destinacion i preferuar për banorët dhe turistët. Nga një lartësi prej 150 metra, Frame Dubau jep vizitorëve një peizazh befasues, në çdo cep të qytetit, qytetin e vjetër të Deira në ujërat kristal të Gjirit Persik, nëpër dunat e pafund të shkretëtirës arabe dhe në rrokaqiejt e Dubai Marina. Një vend i përsosur për të kapur foto nga kënde të ndryshme të qytetit.

Madinat Jumeirah

Frymëzuar nga një kështjellë e lashtë, kjo është një vepër arkitekturore "haraç" për kulturën arabe të Dubait. Kompleksi turistik, emri i të cilit do të thotë “Jumeirah City,” është shtëpi për dy hotele luksoze, enklava private në stilin tradicional si Talise Spa dhe Souk Madinat, një teatër me 442 vende dhe 44 dhoma, bare dhe restorante.

Ju mund të eksploroni këtë “qytezë arabe” mbi taksi të e ujit, në mënyrë që të admironi kanalet me qetësi në zonë, si dhe arkitekturën e kullave të erës. Në sfond do të keni Burj Al Arab për një selfie të përsosur.

Dubai Miracle Garden

E vendosur në zonën e Al Barshës, ky kopsht i madh prej 72.000 metrash katror përmban struktura të panumërta të mbuluara plotësisht me lule, vepra të vërteta të artit. Çdo ditë të gjitha lulet trajtohen me kujdes nga një ekip ekspertësh dhe kopshtarësh, të cilët ruajnë shkëlqimin e tyre. Ndër instilacionet e ndryshme të pranishme është e mundur të vëzhgosh veprën më të madhe me lule në botë: një avion superjumbo Airbus A380. Përjetësimi i kësaj bukurie me disa foto është një domosdoshmëri!

Dubai Mall

E vendosur në këmbët e Burj Khalifa, me 1.1 milion metra katrorë është destinacioni kryesor për pazar, dhe argëtim më i madh në botë. Ju mund të blini në më shumë se 1,200 dyqane, nga Armani në Zara, ose vizitoni parqet për fëmijë dhe sheshet e patinazhit në akull në Dubain që digjet nga temperatura 45 gradë.

Dyqanet e modës së shtrenjtë gjenden në Fashion Avenue, ku mund të kërkoni për koleksionet më të fundit nga projektuesit më të famshëm. Një tjetër atraksion brenda saj është Akuariumi i Dubait, ku është e pamundur të mos bëni një foto të zhytur në blunë e thellë që pasqyrohet. Kjo nuk është e gjitha, pasi ato kanë filluar tashmë punën për të zgjeruar qendrën tregtare me 93.000 metra katrorë dhe ta bëjnë atë të aftë për të mirëpritur 100 milionë vizitorë në vit.

13 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Masakra me 8 viktima në Selenicë, autori Ridvan Zykaj del para Gjykatës

Posted: 13 Aug 2018 02:14 AM PDT

Ritvan Zykaj, 24-vjeçari, i cili vrau 8 pjesëtarë të fisit të tij, mes të cilëve edhe 2 të mitur, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës për t'u njohur me masën e arrestit.

Mbi të riun rëndon akuza 'Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave', parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

Seanca gjyqësore në ngarkim të tij zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, forca të shumta të policisë kishin rrethuar gjykatën e Vlorës. Asnjë prej familjarëve të 24 vjeçarit, i konsideruar si monstra e fshatit, nuk është i pranishëm në procesin gjyqësor.

Në ambientet e Gjykatës ndodheshin edhe familjarë të viktimave të cilët mbanin në dorë pankarta kua apelonin edhe për dënim me vdekje të 24-vjeçarit.

Ndërkohë familjarë të familjes Oxhallari që u vranë dhe më pas u dogjën bëjnë apel për rikthimin të dënimit me vdekje.

13 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Një foto e rrallë e Princit Leka 13 vjeç

Posted: 13 Aug 2018 02:00 AM PDT

Mbretëresha Geraldina, me djalin e saj 13 vjeçar, Princin Lek. Familja mbretërore është vendosur prej vitit 1946 në Aleksandri, nga ku, këtë vit në muajin Gusht do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara, Princi Leka dhe nëna e tij Mbretëresha Geraldina, më pas do tu bashkohet edhe Mbreti Zog, i cili për shkak të disa impenjimeve në këtë kohë.

Princi Leka, i regjistruar në një shkollë Amerikane, shpreson të bëjë karrierë në futbollin Amerikan.

Mbretëresha Geraldina, e cila flet dhe shkruan në mënyrë të përsosur 6 gjuhë të huaja, është një familjare e devotshme dhe që kujdeset në mënyrë të përsosur për djalin e saj Princin Leka dhe gjithashtu edhe për bashkëshortin, Mbretin Zog.

Mbreti Zog, nga ana e tij, po bën ç'është e mundur për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri, me anë të miqve të tij Anglezë dhe Amerikanë.

Në foto shihet, Mbretëresha Geraldina dhe Princi Leka, disa orë përpara nisjes nga Aleksandria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Info & Foto: Associated Press, Londër 1952

13 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Protesta në SHBA, neo-nazistët dhe antiracistët ‘përballen’ në Uashington

Posted: 13 Aug 2018 01:58 AM PDT

Edhe në Amerikë janë shfaqur grupet ultra të djathta, ose të njohura si neo-nazistët.  Nacionalistët e bardhë kanë mbajtur një marshim afër Shtëpisë së Bardhë, në Uashington, si për të treguar në shesh supermacinë e racës së tyre, por ata kanë hasur në një kundër-demonstratë nga antiracistës.

Ishin rreth 20 mbështetësit e të djathtës ekstreme në protestën, e cila është zhvilluar një vit pas dhunës në Charlottesville të Virginias, që shkaktoi një viktimë, ndërsa në krahun tjetër një grup i madh prej të paktën 300 protestuesish i priste, duke thirrur “Turp!”.

Të dyja palët janë mbajtur larg njëra-tjetrës nga prania e madhe e policisë. Policia shoqëroi nacionalistët duke i mbajtur atë të ndarë nga kundër-demonstruesit.

Në Uashington kishte vetëm disa gjuajtje me shkopinj dhe objekte, por edhe tymuese të hedhura në momente të shkurtra tensioni.

13 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Belgjikë, italiani dhe partneri i tij dhunohen nga fqinjët homofobë

Posted: 13 Aug 2018 01:44 AM PDT

“Na rrahën sepse jemi homoseksual. Tom dhe unë u sulmuan, ishte brutale”.

Kjo është ankesa e karikaturistit italian Mauro Padovani, që jeton në Ghent, Belgjikë. Ai ka shpjeguar se bashkë me partnerin e tij, Tom Freeman janë dhunuar nga fqinjët të cilët në të kaluarën kanë pasur qëndrime agresive homofobike.

Në Facebook fotografitë që dëshmojnë për rrahjen, tregojnë prerjet, plagët dhe fytyrat e përgjakura pasi janë goditur edhe me një shkop bejsbolli.

Ndërkohë policia belge ka arrestuar tashmë të dyshuarit, dy fqinjët që jetojnë në apartamentin sipër Padovanit dhe bashkëshortin e saj Tomas. Sipas rindërtimit të skemës së ngjarjes nga mediat lokale, gruaja ishte e para që sulmoi çiftin gej dhe burri i saj u bashkua më pas. Nga fyerjet debati midis të katërve, pastaj degjeneroi në goditje.

Agresioni kundër çiftit zgjaste prej një kohe të gjatë, me ankesa të shumta në polici nga Tom dhe Mauro. Pavarësisht se ata kishin paraqitur disa ankesa, s'kishin marrë ndonjëherë vëmendjen nga policia. “Çifti ndihej i braktisur nga policia,” shkruan gazeta lokale Hln.

13 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Keita mbërrin në Milano: Spalletti, vendimtar në zgjedhjen time

Posted: 13 Aug 2018 01:35 AM PDT

Sulmuesi senegalez Keita Balde Diao ka mbërritur mbrëmjen e të dielës në Milano, me makinën personale nga Principata e Monacos, ku edhe luajti sezonin e kaluar.

Ish futbollisti i Lazios do t'u nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës së sotme dhe më pas pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Interin dhe të vihet menjëherë nën urdhrat e Spallettit.

Me të mbërritur në Milano, Keita tha edhe fjalët e para si futbollist i Interit, një skuadër që e kërkoi senegalezin edhe verën e kaluar, por nuk ia doli ta veshë zikaltër.

"Jam shumë i lumtur. Spalletti ka qenë vendimtar, që zgjodha të vij te Interi. Shpresoj që gjithçka të më shkojë mirë. Nesër do të flas më gjatë, pasi të kem kryer vizitat mjekësore", u shpreh Keita për SkySport.

Vetëm pak minuta më vonë foli edhe menaxheri i sulmuesit senegalez, Roberto Calenda, i cili gjithashtu theksoi rëndësinë e trajnerit të zikaltërve, në këtë transferim.

"Spalletti është njeriu perfekt, në momentin perfekt. Shpresojmë shumë që do të ndihmojë Keita, të bëjë hapin final kualitativ dhe të krijojë një mentalitet fituesi. Ka qenë pikërisht ai, arsyeja që këmbëngulëm kaq shumë, që të vinim te Interi", tha Calenda.

Interi kërkoi të sjellë sulmuesin në Milano që verën e kaluar, por nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Lazion, që preferoi ta shesë te Monaco.

Tashmë zikaltrit e kanë marrë Keita Balde në huazim nga klubi i Principatës, për 5 milionë euro dhe të drejtë blerjeje për 30 të tjera në fund të sezonit.

13 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gjermania po përgatitet për luftë kibernetike

Posted: 13 Aug 2018 01:33 AM PDT

Qeveria gjermane po investon prej vitesh për sigurinë kibernetike. Por investimet duket se nuk janë të mjaftueshme.

Gara e armatimit e shumë shteteve, terrorizmi islamik apo konfrontimi me Rusinë apo me Korenë e Veriut janë disa nga rreziqet për të cilat tërheqin vëmendjen ekspertët ushtarakë. Por si një rrezik tjetër të madh ata konsiderojnë edhe sulmet kibernetike.

Prej sulmeve kibernetike është e prekur edhe Gjermania. Hakerët arritën të depërtojnë në rrjetin e kompjuterëve të qeverisë gjermane, apo të disa koncerneve në Gjermani. Nuk ka javë që ekspertët të mos zbulojnë sulme të reja. Gjurmët e tyre të çojnë shpesh në Rusi, Kinë apo Korenë e Veriut.

Për këtë shkak qeveria gjermane po investon prej vitesh për sigurinë kibernetike. Në Bonn gjendet Komanda e ushtrisë gjermane Bundeswehr për Mbrojtjen nga Sulmet Kibernetike (CIR), e cila u përurua në vitin 2017. Në të punojnë deri tani 260 ushtarakë dhe civilë. Ata merren me mbledhjen e informacioneve për shërbimin sekret të ushtrisë, sigurinë kibernetike dhe mbledhjen e informacioneve gjeografike.

Mbrojtja kibernetike është bërë e rëndësishme jo vetëm për shkak të sulmeve ndaj sistemeve të kompjuterëve të qeverisë apo firmave gjermane. Sipas njoftimeve të organeve të rendit spiunazhi dhe sabotimet kibernetike si dhe fushatat e desinformimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme, bëjnë pjesë sot ndër instrumentet standarde të shërbimeve sekrete të huaja si dhe të hakerëve sidomos nga Rusia, Kina dhe Irani.

Bundeswehri përgatit në Universitetin Ushtarak të Munihut ekspertë për mbrojtjen kibernetike. Por Ministria e Mbrojtjes përballet në treg me konkurrencën e firmave private, sepse numri i ekspertëve në këtë fushë nuk është i madh.

Prandaj Ministria e Mbrojtjes u ofron ekspertëve që të shërbejnë si rezervistë për Bundeswehrin, pa pasur nevojë të punësohen në CIR.

Problem përbëjnë edhe fondet, sepse vërtet që buxheti i mbrojtjes për vitin 2019 do të shtohet me më tepër se katër miliardë euro, por këto nuk janë të mjaftueshme. Sepse Bundeswehri ka nevojë për teknologji të reja edhe në fushën e armatimeve, apo të uniformave.

13 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)/DW

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more