Skip to main content

“Modriç kontakton zikaltrit, rihapen shpresat e transferimit” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Modriç kontakton zikaltrit, rihapen shpresat e transferimit” plus 9 more Gazeta SHQIP


Modriç kontakton zikaltrit, rihapen shpresat e transferimit

Posted: 14 Aug 2018 01:42 AM PDT

Luka Modriç ka udhëtuar për në Talin me Realin e Madridit, ku do të marrë pjesë në ndeshjen e Superkupës së Europës, ndaj Atletikos, por shpresat e interit nuk janë venitur ende.

Mediat italaine raportojnë se të hënën paradite, kroati ka kontaktuar zikaltrit dhe u ka konfirmuar vullnetin për t'u transferuar në Milano, ndërsa u ka premtuar se çështja do të zgjidhet brenda të enjtes.

Pritet që Modriç të shfrytëzojë udhëtimin në Talin, për të folur sërish nga afër me Perezin dhe për t'i kërkuar largimin, ndërsa zikaltrit nuk kanë ndërmend të humbin shpresat, të paktën deri të premten në orën 20:00, kur mbyllet merkatoja e Serisë A.

Deri tani presidenti i madrilenëve ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kroati, të paktën deri në momentin që asnjë klub nuk paguan 750 milionë eurot e klauzolës së parashikuar në kontratën mes palëve.

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

PSG gati të “rrëmbejë” yllin e Tottenham

Posted: 14 Aug 2018 01:27 AM PDT

PSG dëshiron të krijojë "bombën" e radhës këtë merkato. Klubi francez do të kërkojë të blejë Christian Eriksen nga Tottenham Hotspurs dhe për të janë gati të ofrojnë plot 100 milionë paund.

Mesfushori ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës me londinezët, ndërkohë që diskutimet vazhdojnë ende, e për këtë arsye disa nga klubet më të fuqishme të Europës janë gati të bëjnë çmendurira për ta pasur danezin në grup.

Por duhet theksuar që Tottenham do të jetë një kockë e fortë për tu bindur, pasi ekipi anglez nuk është përforcuar e nuk ka shitur asnjë lojtar gjatë kësaj vere. E humbja e 26-vjeçarit do ti kushtonte shumë Mauricio Pocchetinos, i cili nuk do të humbiste vetëm një lojtar kyç të skuadrës, por as nuk do të ketë mundësinë ta zëvendësojë me një blerje tjetër.

Eriksen ka ende 2 vjet kontratë me Spurs, por në ndryshim nga yjet e tjerë të skuadrës si Harry Kane, Dele Alli apo Davinson Sanchez ai nuk ka nënshkruar akoma për një rinovim. Përveç PSG, interesim për lojtarin ka shfaqur dhe Reali i Madridit, që do të hidhej në sulm në rast shitjeje të Luka Modriç tek Inter.

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ç’është një gjë e vogël, e bukur, që bën para në internet?

Posted: 14 Aug 2018 01:10 AM PDT

Porxhina me bazë gjermane, që ka më shumë se 700,000 ndjekës në "Instagram", është 'petfluencer' i fundit që e bën pronarin e tij të pasur.

Emri: Mr. Pokee; Pamja: një iriq i vogël që përshtatet në pëllëmbën e dorës tuaj.

Profesioni: Kafshë shtëpiake e përkëdhelur

Çfarë është?

Një kafshë e përkëdhelur si z.Pokee është një kafshë shtëpiake, imazhi i të cilit përdoret për të inkurajuar njerëzit për të blerë gjëra. Atëherë, le të vazhdojmë. Keni shpikur Grumpy Cat.

Grumpy Cat është një kafshë e përkëdhelur që u bë fytyra e markës së makinave Opel, duke u shfaqur në kalendarin e tij vitin e shkuar bashkë me supermodelen Georgia May Jagger, vajza e Mick Jagger dhe Jerry Hall. Një mace që duket se ka thithur limon, mund të më bëjë të blej një Opel.

E vërtetë apo jo?

Kafshët e tjera me famë në mediat sociale janë Tuna Melts My Heart, Doug the Pug dhe Jiff Pom, i cili ka rreth 29 milionë ndjekës në mediat sociale dhe ka rrjetin e tij të xhaketave.

Por ç'mund të themi për z. Pokee?

Ai ka më shumë se 700,000 mijë ndjekës në "Instagram", që, siç tregon Times, është tri herë më shumë se kolegu i tij gjerman, Boris Becker. Që të jemi të sinqertë, Becker nuk rrokulliset në shpinë për kamerat, ndërkohë që i mban të katërta këmbët në ajër, duke qeshur. Dhe nuk del në mediat sociale me çorape ose syze përpara liqeneve dhe kështjellave. Ai mund të kishte larguar kreditorët e tij më këtë çështje. Pikëpamje e mirë.

Kush fshihet pas suksesit të z. Pokee?

Studentja e Marketingut Talitha Birnus, 26 vjeç, nga Wiesbaden. Ajo e bleu z. Pokee kur ai ishte vetëm 8 javësh nga një tregtar qensh.

Në ç'mënyrë Girnus e sponsorizon z.Pokee? Ajo shet këllëfë telefoni, kupa dhe gjëra të tjera, duke faturuar kafshën e saj.

A ka ndonjë gjë për të thënë z. Pokee për shfrytëzimin e imazhit të tij? Përveçse nuk flet rrjedhshëm në gjermanisht, gjë që duket e pamundur.

A merr z. Pokee ndonjë qindarkë? Ju do të mendonit. Ai trajtohet si një mbret. Jeton në një terrajë dhe ushqehet me ushqim me cilësi të lartë për macet.

A është dëmtuar ndonjë kafshë në realizimin e këtij imazhi? Po, krimbat e miellit. "Vetëm për të vënë një çorap mbi të kërkon 20 minuta gudulisje të barkut të tij për t’u çlodhur", tha Girnus për Bild. "Dhe një krimb i miellit si shpërblim".

A ka ndonjë anë të errët të 'petfluencer'? Ka një mani të mediave sociale që filloi në Korenë e Jugut, duke postuar fotografi të qenve të edukuar, por që të jenë aq të vogla, saqë mund të ulin putrat e tyre në buzë. Sa bukur! Por, jo nuk është. Veterinerët kanë paralajmëruar se mbarështimi i kafshëve kaq të vogla dëmton shëndetin e tyre – dhe mund të shkaktonte mijëra paund në faturat veterinare. Si për shembull filxhanët e kafesë me qen? As mos e çoni nëpër mend. Thuaj: "A nuk vuajnë mjaft kafshët?" Mos thuaj: "Harrojeni që do të punoni. Do ta vesh Rexin me një kostum, do i vë një cigare në gojë, do ta fus në 'Instagram' dhe do të bëj tregti me të".

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

OKB: Rreth 30.000 militantë të ISIS ndodhen në Siri dhe Irak

Posted: 14 Aug 2018 01:06 AM PDT

Shteti Islamik ISIS në Irak dhe pjesën më të madhe të Sirisë ka rreth 20.000 deri në 30.000 militantë në këto dy shtete, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara. Të dhënat e raportit tregojnë për një numër të konsiderueshëm të luftëtarëve të huaj.

Raporti, i hartuar nga ekspertë që kanë vëzhguar sanksionet kundër ISIS-it dhe Al-Kaidës tregon se militantët janë ndarë në mënyrë të barabartë në Irak dhe Siri.

Ekspertët kanë përmendur se shumica e luftëtarëve kyçë janë duke u zhvendosur në Afganistan, ku konsiderohet se grupi ekstremist ka rreth 4000 luftëtarë dhe se numri është në rritje.

Grupi militant, i drejtuar nga Abu Bakr al-Baghdadi ka edhe një varg mbështetësish në Libi, Azi Juglindore dhe Afrikën Perëndimore.

Shteti Islamik pushtoi pjesë të mëdha të territorit në Siri dhe Irak më 2014, mirëpo deri në janar të 2018-s ka mbetur me vetëm zona të vogla të drejtuara në disa pjesë të Sirisë.

Sipas raportit të OKB-së, ky grup ende mund të kryejë sulme brenda territorit të Sirisë. Vecc kwsaj, ndonëse nuk kontrollon asnjë territor plotësisht në Irak, ky grup ende është aktiv.

Al-Kaida në anën tjetër, është përmendur si grup global që vazhdon të ketë fleksibilitet me bashkëpunëtorët dhe aleatët, madje edhe më shumë se ISIS në disa vende përfshirë Somalinë, Jemenin, Afrikën Jugore dhe rajonin Sahel në Afrikë.

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rama: Hapet nyja e Milotit, vazhdon puna për rrugët dytësore (Video)

Posted: 14 Aug 2018 12:57 AM PDT

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama njoftoi se nyja e Milotit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur gjatë këtij sezoni turistik. Ai shprehet se vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre.

"Mirëmëngjes dhe me këto pamje (reale dhe jo 3D) të nyjes së re të Milotit, të hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur të këtij sezoni turistik, ndërsa vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këto pamje të nyjes së re të Milotit (reale dhe jo 3D siç ishin pak muaj më parë😉), hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur të këtij sezoni turistik, ndërsa vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre të lënë me vite rrugëve si pjesë e harruar e Rrugës së Kombit, ju uroj një ditë të mbarë 👍

Gepostet von Edi Rama am Montag, 13. August 2018

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Frontex: Ulet numri i emigrantëve që kanë hyrë në Europë këtë vit

Posted: 14 Aug 2018 12:53 AM PDT

Agjencia kufitare e BE-së, Frontex njoftoi se numri i kalimeve të parregullta kufitare nëpërmjet katër rrugëve kryesore në Bashkimin Evropian ka rënë me 43 për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me shifrat e një viti më parë.

Në total, sipas Frontex, në shtatë muajt e këtij viti, janë regjistruar 73.500 kalime ilegale të kufirit. Në muajin korrik, kalimet e paligjshme të kufirit ishin për 18 për qind më të ulëta, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Megjithatë, Rruga Perëndimore Mesdhetare është përdorur më së shumti nga emigrantët për të arritur në Spanjë. Sipas Frontex, në total 23.100 emigrantë, që kryesisht erdhën nga Afrika kanë përdorur këtë rrugë për të hyrë ilegalisht në Spanjë. Kjo shifër është dy herë më e lartë, krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkaq, emigrantët kanë vazhduar që të tentojnë të arrijnë në Evropë edhe përmes Detit Mesdhe, por sipas Frontex shifrat e lëvizjes së emigrantëve përmes Ballkanit vazhdojnë të jenë modeste.

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

HIDHE ARMËN POSHTË!!!

Posted: 14 Aug 2018 12:45 AM PDT

Ritvan Zykaj, pas arrestimit dhe arma e krimit e sekuestruar nga policia

*Nga Anila HOXHA

Por ne Kuran na thuhet se “Kush vret një njeri është sikur vret krejt njerëzimin dhe kush shpëton një njeri është sikur shpëton gjithë njerëzit “. Kemi vite që po numërojmë të vrarët, kemi vite që shohim drejtorë policie që na numerojnë me statisika, se kështu ky vit pati më pak se kaq përqind i këtij viti! Dhe tronditemi për të harruar shpejt. Për të mos analizuar. Për të mos parë brenda e për të kuptuar realisht çfare po ndodh me shoqërine tonë, qelizën e saj familjen, të rinjtë, ngjarjet përtej Tiranës, atje në fshatrat që nuk janë 100 fshatrat turistike të përzgjedhur, apo në qytetet me jetë të ngecur, ku vritesh edhe për një pasqyrë makine. Ne vazhdojmë vrasim për gardhin dhe shkollat kanë dalë jashtë loje, tradita ka dalë jashtë funksioni. Jeta nuk vlen as 50 lekë.

Naim Gjika para ca vitesh u vra për një vije uji. Nga komshiu. Me armë pa leje. Natyrisht nuk keni si ta mbani mend, se ishte statikisht një i vrarë. Po vrasjen para shume vitesh në Pezë, pse kaloi tymi i kashtës në token e vëllait? Me kallashnikov pa leje. Sërish një i vrare dhe një jetë njeriu s'ka rendësi? U dashkan shumë të reflektojmë! Dakord, kujtoni masakrën e Dajçit. Po lozte me bashkëfshatarët e tij Miklovan Peruni dhe befas iu tha: e dini qe do ju vras? U çua, shkoi nxori nga hambari kallashin dhe qëlloi në mes të lokalit.

Në Strumë të Fierit, Bujar Vrapi shoi familjet e vëllezërve me arme zjarri, një ditë përpara se ata të fejonin mbesën. Nuk e kishin pyetur. Me armë pa leje. Në Xhafzotaj, Leo Nika u zgjua pa humor dhe masakroi prindërit me armë pa leje. Sërish në 2003, po në Durrës u shua një familje nga komshiu, sepse ata harxhonin ujin dhe i ngelej misri pa vaditur. Nuk reflektuam. Po masakrën e Drishtit e mbani mend, nisi viti me krisma vetëm e vetëm pse djaloshi që kishte njohur një vajzë në "Facebook" nuk pranonte familja ta fejonte. Edhe ai nxori kallashin nga hambari i lopës dhe vrau.

A e dini se një në 5 shqiptare mban armë pa leje? Natyrisht që jo, kush do ua thotë, nuk ka ende një studim që t'iu thotë se vrasjet që policia i quan me motive banale, kryhen nga armë të groposura diku.

13 ministra të Brendshëm u betuan se do mblidhnin armët. 13 humbën me sukses! Sepse për të mos thënë çdo shtëpi ka groposur diku një pistolete, pushkë, kallashnikov dhe bëhet fjalë për zonat rurale dhe duhet menduar diçka. Jo me mburrje. Jo me shifra. Por për njerëz. Për ne që po vritemi. Nga vrasës të lindur apo të bërë prej shoqërisë, këtë le të dalin ta thonë elitat, ata që duhet të mendohen mbi kursin dhe modelet dhe shkollën dhe familjen dhe gjithë të tjerat. Nëse nuk jetojmë sot për sot, duhet bërë diçka!

Edhe ti që e lexon këtë status, kupto se ajo arma që ke vënë në gjumë diku, do ta mbushë shejtani një ditë, kështu thoshin pleqtë dikur. Apo as kjo s'të intereson? Kuptoje këtë gjë, një ditë do bëhesh vrasës. Hidhe atë arme! Flakeee! Përse te duhet, nuk ke besim se shteti të mbron? Po të sjell një histori që ta kuptosh se nuk është arma që vret, por je ti nëse vazhdon ta mbash të fshehur!

Pak kohë pas 1997-ës, duhet të raportoja për një krim të ndodhur në periferi të Tiranës. Vrasësi gjatë konfliktit me elektricistin, e la sherrin në mes, hoqi një pikturë të varur në dhomën e gjumit. Kur kishte hedhur themelet e shtëpisë, kishte menduar që të krijonte një skutë ku të fshihte pushkën dhe e kishte lënë enkas një fole. Aty pas pikturës priste pushka, për një ditë. Dhe vrau. Më rastisi ta intervistoj vrasësin atëherë se përse në muret e shtëpisë së re, mbante një pushkë? S'më dha përgjigje. Pas asaj të shtëne që u pendua gjithë jetën, pati të vrare nga të dyja palët. Ngjarja ndodhi në Allias dhe kush jeton aty e di mirë se për çfare po them.

Për monstrën e Selenicës do flas një ditë tjetër, atëherë kur dikush nga zyrat e shtetit t'u thotë banorëve të Resulajt se ku ishte policia, shërbimi informativ, agjentët e gjithë zinxhiri që duhet të funksionojë, atëherë kur Ritvan Zyka qëllonte here pas here me armë në ajër. Përpara se të merrte tetë jetë. Ku ishte shteti, dëshmitarët thanë se ai qëllonte shpesh në ajër me armë, apo Resulaj (fshati) nuk ndodhet në Shqipëri.

*(Gazetare e kronikës në Top Channel)

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

 

Tentoi të mbysë dy vajzat e saj në lumin Seman, arrestohet 42-vjeçarja

Posted: 14 Aug 2018 12:43 AM PDT

Policia ka arrestuar një 42-vjeçare në Fier, e cila ka tentuar të mbysë dy vajzat e saj të mitura dhe të djegë shtëpinë e bashkëjetuesit të saj. Raportohet se u arrestua Rudina Kishta 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saja të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t'i mbyste ato në ujërat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale "Vrasja për shkak të rrethanave familjare" e mbetur në tentativë dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Britani, makina përplaset me murin rrethues të Parlamentit, disa të plagosur

Posted: 14 Aug 2018 12:33 AM PDT

Panik në Britani mëngjesin e sotëm. Raportohet se një person ka përplasur makinën me murin rrethues të parlamentit, duke plagosur edhe disa kalimtarë.

Policia ndërhyri menjëherë duke vënë në pranga autorin. Sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 30 të mëngjesit të sotëm.

Autoritetet deklaruan se ngjarja mund të jetë thjesht një aksident rrugor dhe jo akt terrorist. Megjithatë policia britanike mori masat duke larguar të gjithë personat që ndodheshin aty rrotull si dhe duke mbyllur dyert e Parlamentit.

Parlamenti u rrethua për momentin dhe hyrjet nuk lejoheshin pas incidentit. Përplasja vjen 17 muaj pasi Khalid Masood shtypi këmbësorët në urën e "Westminster"-it, përpara se të therte me thikë Keith Palmerin, një oficer policie në portat e Parlamentit.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur, ndërsa policia britanike po heton nëse ka lidhje me ndonjë sulm terrorist.

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Aksidentoi për vdekje 55-vjeçarin në Fier, vetëdorëzohet 20-vjeçari

Posted: 14 Aug 2018 12:18 AM PDT

Është vetëdorëzuar në polici drejtuesi i mjetit që aksidentoi për vdekje 55-vjeçarin në Fier. Policia raporton se 20-vjeçari Gelsion Pajo, banues në Patos, u vetëdorëzuar mëngjesin e sotëm.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 13.08.2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, duke drejtuar automjetin tip "Opel" është përfshirë në një aksident ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz.

Shtetasi Gelsion Pajo, pas përfshirjes në aksident e ka dërguar këmbësorin e aksidentuar në spital dhe është larguar për në banesë dhe më pas është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more