Skip to main content

“Makina del nga rruga, aksident me 2 të plagosur në Bulqizë” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Makina del nga rruga, aksident me 2 të plagosur në Bulqizë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Makina del nga rruga, aksident me 2 të plagosur në Bulqizë

Posted: 16 Aug 2018 01:45 AM PDT

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur rreth orës 09:50.  Policia njofton se një automjet ka dalë nga rruga pranë një mbi-kalimi në aksin rrugor Bulqizë-Qafa e Buallit.

“Shtetasi A.I, rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka humbur  kontrollin mbi automjet, duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi dhe pasagjerja shtetasja Z.I,”, sqaron policia.

Dy të plagosurit janë duke u trajtuar me ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të  aksidentit.

16 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Një baba fatlum si Sylvester Stallone

Posted: 16 Aug 2018 01:40 AM PDT

Ai është baba i tre vajzave bukuroshe, Sophia 21 vjeçe, Sistine 20 dhe Scarlet 16. Dhe sigurisht 72-vjeçari nuk lë rast pa treguar krenarinë për këtë bekim në jetën e tij.

Gjatë një darke në "Beverly Hills", Sylvester Stallone ka pozuar me tre vajzat e tij. Ylli i Hollivudit kishte veshur një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Pavarësisht viteve, Stallone duket në formë perfekte.

16 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Zbulohet kë “largoi” Wanda Nara nga “Tiki-Taka” (Foto)

Posted: 16 Aug 2018 01:36 AM PDT

Pak ditë më parë mediat italiane zbuluar se Wanda Nara, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e Mauro Icardit do të jetë opinioniste në emisionin sportiv mjaft pupullor në Itali, "Tiki-Taka".

Por një tjetër lajm vjen për këtë emision që drejtohet nga Pierluigi Pardo. Melissa Sata nuk do të jetë pjesë e programit. Vetë protagonistja në fjalë (bashkëshortja e Kevin-Prince Boateng, shpjegoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se pas 5 vitesh kishte ardhur momenti për të ndryshuar):

"Jam gati për të përballuar sfida të reja! U uroj fat të gjithë atyre që më kanë shoqëruar në këtë aventurë!

Ikën Melissa Satta, vjen Wanda Nara, por në thelb nuk ka ndryshuar asgjë, pasi "Tiki-Taka" do të ketë një protagoniste të re, po aq të famshme dhe seksi si më parë.

16 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Diego Simeone në historinë e Atleticos si trajneri me më shumë trofe

Posted: 16 Aug 2018 01:25 AM PDT

Suksesi në Superkupën e Europës e shndërron Diego Pablo Simeonen trajnerin me më shumë trofe në historinë e Atleticos së Madridit. "El Cholo" siguroi trofeun e shtatë të rëndësishëm në krye të "Los Colchoneros", duke lënë pas një legjende si Luis Aragones, që në katër vite si trajner i Atleticos kishte fituar 6 trofe të ndryshëm.

Para se të ngrinte lart Superkupën e Europës në kryeqytetin e Estonisë Talin, Simoene kishte fituar më parë dy herë Europa Leaguen, një herë Superkupën e Europës, një herë la Ligan, një herë Kupën e Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës.

Argjentinasi bëhet trajneri i parë i Atletico Madridit, që fiton një finale kundër Real Madridit në tri kompeticione të ndryshme: Kupa e Mbretit, Superkupa e Spanjës dhe Superkupa e Europës.

Në anën tjetër ka zhgënjim për Julen Lopeteguin, që bëhet trajneri i parë i Real Madridit që e humbi ndeshjen e tij të parë konkurruese që prej kohës së Bernd Schuster në vitin 2007. Lopetegui është i pari trajner i Real Madridit që pëson katër, ose më shumë gola në ndeshjen e tij të parë zyrtare që prej Michael Keeping, kundër Celta Vigo, 60 vjet më parë.

16 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Mbi 40 vetë kalojnë mbidozë droge në park, arrestohet shpërndarësi

Posted: 16 Aug 2018 01:21 AM PDT

Një burrë u arrestua në SHBA pasi më shumë se 40 vetë kaluan në mbidozë në një park të Connecticut, si pasojë e një medikamenti të dyshuar si opioid.

Rastet e para u raportuan pranë Universitetit Yale të martën në mbrëmje, thonë zyrtarët, me disa prej tyre që janë në gjendje kritike për jetën. Ata besohet se kanë marrë doza të K2, një drogë sintetike që tregtohet si e ngjashme me marihuanën.

Njeriu i arrestuar të mërkurën dyshohet se është i lidhur me disa nga drogat që shkaktuan mbidozën masive, raportoi NBC News Connecticut.

Dr Kathryn Hawk, një mjek i Departamentit të Emergjencave në spitalin Yale New Haven, tha se droga ishte e mbushur me fentanil, por policia ende nuk e ka konfirmuar këtë.

Të martën mbrëma, ekipet e emergjencës iu përgjigjën tre mbidozave në parkun New Green Haven.
Tetëmbëdhjetë njerëz kaluan në mbidozë të mërkurën në mëngjes brenda një hapësire kohorë prej tre orë e gjysmë, thanë zyrtarët.

Disa nga njerëzit ishin të pavetëdijshëm, ndërsa të tjerë shfaqën simptoma të tjera të mbidozës.

Naloxone, një ilaç që përdoret për të trajtuar mbidozën narkotike në raste urgjente, duket se ka qenë e paefektshme në lehtësimin e simptomave.

Mbidoza masive vjen pasi Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) botoi një raport paraprak të mërkurën mbi numrin rekord të vdekjeve amerikane të drogës. Raporti i ri zbuloi një rekord prej 72,000 amerikanë të vdekur nga mbidoza në vitin 2017.

Sipas vlerësimeve, drogat – sidomos fentanili – tani janë më vdekjeprurëse në SHBA sesa HIV-i apo sulmet me armë. Fentanili, është 30-50 herë më i fuqishëm se heroina dhe konsiderohet si jashtëzakonisht i rrezikshëm. Vetëm 2 mg fentanil – ekuivalenti i disa kokrrave të kripës së tryezës – është një dozë vdekjeprurëse për shumicën e njerëzve, dhe madje ekspozimi mund të shkaktojë një reagim fatal, sipas Administrimit të Zbatimit të Drogës (DEA).

16 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, shpërthen bombola e gazit në magazinën pranë çerdhes te “Ali Demi”

Posted: 16 Aug 2018 01:10 AM PDT

Një bombol gazi ka shpërthyer rreth orës 4:57 të mëngjesit të sotëm në magazinën oranë çerdhes numër 14, në lagjen "Ali Demi" në Tiranë.

Në atë orë nuk ka pasur asnjë person të pranishëm në çerdhe dhe për fat nuk ka të lënduar. Burime bëjnë me dije se pas shpërthimit ka pasur edhe flakë.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja për shuarjen e flakëve.

"Më datë 16.08.2018, rreth orës 04:57, në rrugën "Ali Demi", në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri. Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale. Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi", sqaron policia.

16 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Me 6 kg marijuanë në makinë, pranga italianit në Portin e Durrësit (Video)

Posted: 16 Aug 2018 01:05 AM PDT

Policia Kufitare në portin e Durrësit ka goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 6 kg e 105 gramë marijuanë.

Gjatë procedurave të kontrollit kufitar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e djeshme Policia Kufitare ka ushtruar kontroll në një mjet me drejtues një shtetas italian, me destinacion Italinë.

Nga kontrolli i imtësishëm që u ushtrua në vijën e dytë mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të mbrapakolpit u gjet dhe sekuestrua lënda narkotike.

 

Port – DurrësPolicia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.Sekuestrohen 6 kg e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar Marjuanë. Arrestohet në flagrancë një shtetas italian.Gjatë procedurave të kontrollit kufitar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e djeshme Policia Kufitare ka ushtruar kontroll në një mjet me drejtues një shtetas italian, me destinacion Italinë.Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në vijën e dytë mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të cilët arrestuan në flagrancë shtetasin:• P.M., 60 vjeç, banues në Itali.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike " parashikuar në nenin 283 /a të Kodit Penal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 16. August 2018

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin italian Piero Mormina, 60 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike ” parashikuar në nenin 283 /a të Kodit Penal.

16 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

10 gabimet që duhet të shmangen në plazh

Posted: 16 Aug 2018 01:00 AM PDT

Të qëndroni shtrirë për orë të tëra, të shuani etjen me pije me sheqer, si dhe të blini ushqime nga shitësit e rrugëve.

Edhe në plazh mund të "bëni gabime pa dashje që dëmtojnë shëndetin dhe linjat, duke rrezikuar që pushimet tona të jenë më pak fitimprurëse". Paralajmërimi vjen nga Serena Missori, specialiste e endokrinologjisë, diabetologjisë dhe të të ushqyerit dhe autore e librit 'Stërvituni, hani dhe buzëqeshni', që ilustron 10 gabimet më të shpeshta në plazh. Ja incidentet që mund të shmangen me disa masa paraprake të vogla:

1)Ekspozimi i trupit për shumë orë në diell favorizon vasodilimin: është më mirë të lagni këmbët shumë shpesh për të shmangur mbajtjen e lëngjeve sidomos në kavilje dhe në këmbë. Të paktën çdo 45 minuta të ekspozimit ndaj diellit duhet të qëndroni 15 minuta në det, qoftë në një vend, qoftë duke ecur;

2)Të hash shpesh dhe gjithçka, dhe pa lëvizur favorizon një shtim peshe të padëshirueshëm. Të fusni shpatullat në ujë (të zhytur deri në ijë, favorizon rimodelimin dhe humbjen e peshës së kofshëve dhe mollaqeve. Më mirë 20 përsëritje për 4 herë për çdo ditë të qëndrimit në det: kjo do t’ju ndihmojë të merrni lëkurë më të mprehtë dhe të zbutur;

3)Është gjithashtu e gabuar të hani shumë fruta pa pirë sasinë e duhur të ujit: frutat përmbajnë shumë sheqerna në një mënyrë të koncentruar. Nëse nuk e pini pjesën e duhur të ujit së bashku me frutin, – paralajmëron ekspertja, – favorizon dehidratimin që nganjëherë mund të rezultojë në çrregullime të padëshiruara të zorrëve. Idealja do të ishte të pinit një gotë ujë për çdo 150g fruta;

4)Mos hani dhe pini ushqime dhe pije të ftohta: përfshin një goditje termike që mund të shkaktojë mbingarkesë, dhimbje abdominale dhe nganjëherë edhe lodhje. Sigurohuni të paktën që temperatura e pijeve dhe ushqimit të jetë e ngjashme me temperaturën e trupit;

5)Pirja vetëm e pijeve me sheqer nxit dehidratimin. Shpesh duhet të pini ujë dhe limon, sepse janë pastrues, aktivizojnë metabolizmin dhe ju mbajnë të hidratuar;

6)U thoni jo qeseve, merreni ushqimin me vete në plazh në çanta termike me akull: në këtë mënyrë shmanget përhapja bakteriale e frutave dhe perimeve dhe prishja e gjërave të tjera që mund të shkaktojnë dhimbje abdominale dhe diarre;

7)Është e gabuar të mos e freskoni kokën tuaj, kur jeni nën ombrellë, duke besuar që jeni të mbrojtur: goditjet e nxehtësisë dhe të diellit janë gjithmonë të përgjuara dhe shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, ethe, vjellje e kështu me radhë; duke mbajtur një kapele të lagur në kokë do ta largoni këtë rrezik;

8)I thoni jo ushqimit të shitur në plazh nga shitësit e rrugëve që i nënshtrohen kontaminimit, ruajtjes së gabuar dhe mungesës së kontrolleve shëndetësore: është e preferueshme të blini ushqime nga shitësit e autorizuar ose të merrni nga shtëpia për të shmangur problemet e tretjes dhe infeksionet e mundshme;

9)Është e gabuar të mos bëni dush pas notit në det: dushi heq çdo ndotës që ka mbetur në lëkurë, hollon bakteret me të cilat vjen në kontakt dhe heq kripën që than lëkurën;

10)Gabimi i fundit: të mos pish pas notit në det. Shumë shpesh gjatë notit ndodh që të gëlltisim ujin e detit që është i ndotur gjithmonë nga mikrobet, sidomos Escherichia coli. Pirja pas larjes hollon ngarkesën e mundshme bakteriale, duke hequr rrezikun e infektimit të zorrëve kontraktuese, përfundon Missori.

16 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pronari i birrës Corona investon 4 miliardë $ në kanabis

Posted: 16 Aug 2018 12:52 AM PDT

Pronari i kompanisë së birrës "Corona", Constellation Brands, ka vendosur të derdhë rreth 4 miliardë dollarë për prodhuesin më të njohur të kanabisit në Kanada, Canopy Growth, në një marrëveshje që shënon investimin më të madh në këtë industri deri tani.

Vitin e kaluar, Constellation injektoi 200 milion $ në një marrëveshje për të prodhuar një pije joalkoolike të bazuar në kanabis.

Firma e alkoolit dëshiron të përfitojë nga legalizimi në rritje i drogës.

Në lajmet e marrëveshjes, stema e listës së Canopy në Toronto u rrit 30%, ndërsa në Wall Street, Constellation ra 6%. Të dy firmat thanë se investimi do të lejonte Canopy të zgjeronte fushën e saj të biznesit “në gati 30 vende që ndjekin një program kanabisi mjekësor federal të lejuar”.

Canopy, e cila ka ekskluzivitetin për prodhimin e sasive më të mëdha të kanabisit në botë, aktualisht prodhon vajra me bazë kanabisi dhe xhel flokësh me kanabis dhe nënprodukte të tjera.

Me injektimin e fundit të parave të gatshme nga Constellation, kompania ka në plan të zgjerojë paketën e vet të produkteve. Gjithashtu, ajo dëshiron të zhvillojë ilaçe të bazuara në kanabinoide që ofrojnë një alternativë më të sigurt për disa trajtime të zakonshme për dhimbje, ankth, etj…

Constellation, që prodhon dhe tregton birrë, verë dhe pije alkoolike në SHBA, Kanada, Meksikë, Zelandë të Re dhe Itali, vuri në dukje se qeveritë në mbarë botën kishin sinjalizuar tashmë një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimet ndaj kanabisit dhe produkteve të bazuara në kanabis.

“Gjatë vitit të kaluar, kemi ardhur për të kuptuar më mirë tregun e kanabisit, mundësinë e jashtëzakonshme të rritjes që paraqet dhe aftësitë kryesore të tregut të Canopy në këtë hapësirë”, tha Rob Sands, shefi ekzekutiv i markave Constellation Brands.

Në qershor, qeveria kanadeze miratoi një ligj që do të legalizojë në mënyrë efektive tregun e kanabisit rekreativ në vend. Projektligji është caktuar të nisë në tetor.

16 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Trump i heq certifikatën e sigurisë ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan

Posted: 16 Aug 2018 12:44 AM PDT

Presidenti Donald Trump i ka hequr certifikatën e sigurisë së lartë ish drejtorit të CIA-s të administratës Obama, John Brennan, një zë i hapur kritik ndaj Presidentit. Këtë njoftim e bëri zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.

"Zoti Brennan kohët e fundit e ka shfrytëzuar statusin e tij të ish zyrtarit të lartë, që ka akses ndaj informacioneve tepër delikate, për të ngritur akuza të pabaza dhe shfrime të zemëruara në internet dhe televizion lidhur me administratën aktuale", tha Sanders.

Brennan ka qenë shumë kritik ndaj sjelljeve të Trump, duke e cilësuar konferencën e përbashkët për shtyp që ai dha krahas me Presidentin rus Vladimir Putin në Finlandë, si asgjë më pak, se sa tradhti.

Zëdhënësja Sanders tha se janë duke u rishikuar edhe certifikatat e sigurisë të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të tjerë.

Në mesin e tyre janë: ish Drejtori i FBI-së James Comey; James Clapper, ish drejtori i zbulimit kombëtar; ish drejtori i CIA-s Michael Hayden; ish këshilltarja për sigurinë kombëtare Susan Rice; si dhe Andrew McCabe, i cili shërbeu në postin e zëvendës drejtorit të FBI-së, deri kur u shkarkua në muajin mars.

16 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more