Skip to main content

“I gjashti në Gjermani, Smajlaj denoncon: U manipulua rezultati” plus 9 more - Gazeta Dita

“I gjashti në Gjermani, Smajlaj denoncon: U manipulua rezultati” plus 9 more - Gazeta Dita


I gjashti në Gjermani, Smajlaj denoncon: U manipulua rezultati

Posted: 09 Aug 2018 01:58 AM PDT

Atleti Olimpik Izmir Smajlaj hedh akuza për manipulime në rezultat në Kampionatin Europian që u mbajt në Berlin.

Në një postim në Facebook ai publikon dhe videon ku e mbështet akuzën e tij.

“Te nderuar miq, Si fillim dua tiu falenderoj per mbeshtetjen e vemendjen qe me kushtuat keto 2 dite ne garen time kualifikuese dhe finale. Por, me vjen keq qe dhe ne "Kampionatin Europian" te zhvilluar ne Berlin, te kete manipulime ne rezultat. Mund te shikoni videon për të parë të vërteten e kercimit te 3-te i cili u deklarua 7,47m e me pas ma dhane 7,73m, duke mos qenë të vërteta asnjë prej tyre. Ky gabim teper i rende dhe teper i qarte për të gjithë, më dëmtoj imazhin tim si Kampion Europian i sallave të mbyllura aktual, si dhe më demtoj moralisht që të isha ne zonen e medaljeve këtë vit.”

Atleti shkodran thotë se bashkë me "Federaten Shqiptare te Atletikes", kanë denoncuar këtë rast në institucionet përkatëse si ne IAAF, dhe gjatë kohës po bëhen verifikimet e duhura. Shpresoj më të mirën!

Çfarë ndodhi në Kampinatin Europian të Berlinit?

Izmir Smajlaj nuk arriti të largohet me medaljen e Kampionati Europian i Atletikës, pasi u rendit i gjashti në finalen e madhe.

Në garën finale të kësaj të mërkure (8 gusht), pasi kishte siguruar kualifikimin dy ditë më parë, atleti shkodran dështoi në provën e parë.

Ndërkohë, në përpjekjen e dytë ai kërceu për 7.83 metra gjatësi, duke përmirësuar provën e tij të dy ditëve më parë prej 7.71 metrash.

Prova e tretë ishte edhe më e dobët, me vetëm 7.47 metra. Miltiadis Tentoglou është kampioni i ri i Europës në këtë disiplinë, pasi kërceu 8.25 metra, duke lënë pas gjermanin Fabian Heinle me 8.13 dhe ukrainasin Serhii Nykyforov.


o.j/dita

 

Ahmetaj i përgjigjet PD-së, publikon shifrat e ecurisë ekonomike

Posted: 09 Aug 2018 01:47 AM PDT

Arben Ahmetaj, ministri i Financave ka thënë se vetëm në 7-mujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese, duke reaguar ndaj deklaratave të opozitës mbi rënien e biznesit në vend dhe punësimin.

"E vërteta e punësimit, bizneseve të reja dhe ecurisë ekonomike! Qershor 2017- Qershor 2018, janë 38 mijë vende të reja pune në ekonomi. Në shtatë-mujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja (efekti neto nga diferenca mes bizneseve të reja të regjistruara rishtazi dhe atyre të çregjistruara). Dhe sa për t'ju kujtuar korbave të dëshpëruar….rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013!", shpjegon Ahmetaj.

o.j/dita

Morali i një jave me vapë

Posted: 09 Aug 2018 01:35 AM PDT

Viktor Malaj

Pas një prononcimi të Sali Berishës rreth idesë së hedhur nga Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi për “korrigjim të kufijve” me Serbinë, ky i fundit, pa ia përmendur emrin, i kujtoi ish-Presidentit të Shqipërisë se Kosovës nuk i nevojiteshin këshillat e “atyre që në mes të viteve 1992-1997… duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesen me devotshmëri që rezervuarët e tankeve dhe autoblindave (të Serbisë) të jenë të mbushur plot përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviçit…”.

Në mbrojtje të “bacës” Sali dolën shumë eunukë, por përshtypje bëri reagimi i ish-ministrit B. Mustafaj i cili, duke shfaqur mungesë alarmante dinjiteti, tha se Presidenti i Kosovës ndodhej në gjendje të rënduar psikike dhe se “Ky është një thashethem dhe një shpifje e përsëritur prej shumë vitesh në mjediset shqiptare…”. Me këtë vlerësim Mustafaj del se është një guximtar i madh për të bërë hasha një fakt të njohur botërisht dhe të pranuar po botërisht nga vetë protagonistët e marrëveshjes që theu embargon e OKB ndaj Jugosllavisë së mbetur në atë kohë (Serbi-Mali i Zi). Të mohosh këtë fakt historik, siç bën z. Mustafaj duhet të kesh një shkak që shkon përtej mundësisë për të arsyetuar. Dhe zoti Mustafaj nuk duket në gjendje të rënduar psikike. Atëherë çfarë e shtyu këtë zotëri të fyejë kujtesën e qindra shqiptarëve që janë marrë vetë me kontrabandën e naftës Shqipëri-Mali i Zi në vitet ’90, kujtesën e qindra mijëra shqiptarëve të tjerë që, gjatë atyre viteve, i kanë parë çdo ditë dhjetëra autobote, madje edhe në kolonë, t’i bien Shqipërisë mespërmes nga jugu në veri deri pranë kufirit verior me Malin e Zi? Normalisht, ish-ministri duhet ta dijë se janë një pakicë shqiptarësh që kanë mundur ta lexojnë librin e ish-Presidentit Momir Bulatoviç ku pohon se gjatë vizitës në Tiranë kishte marrë pëlqimin e Sali Berishës për transportimin kontrabandë të naftës nga Shqipëria në Mal të Zi. Zotëria nuk fyen inteligjencën e lexuesve të librit në fjalë, por shkel mbi personalitetin e vet. Dhe duket se e bën këtë për të mbrojtur qëndrimet e tij të asaj kohe si ambasador i Shqipërisë, qëndrime që synonin të mbulonin deklaratat mashtruese të idhullit të tij, duke “harruar” se vetë idhulli Sali e kishte pranuar lejimin e kontrabandës së naftës, sikurse deklaroi  kohë më parë, “për të ndihmuar kosovarët"?!!!. Z. Mustafaj e njeh shprehjen "I zoti e shet, po tellalli s'e jep", por ai zgjedh të pranojë rolin e tellallit, jo nga vapa e gushtit, por sepse është pjesë e taborit “demokratikas” që pohojnë prej gati 30 vjetësh pa ndërprerje, se historiografia komuniste ka qenë e gabuar dhe e gënjeshtërt dhe se, me ardhjen e “demokracisë” historia do të rishkruhet me drejtësi. Merret lehtë me mend se ata që na gënjejnë kaq shumë dhe kaq padinjitetshëm për të sotmen, për ato ngjarje e fenomene që i kemi jetuar e përjetuar, sa shumë, sa keq, sa pakufishëm dhe sa panjerëzishëm do të na gënjejnë për të shkuarën. Dhe, kështu besojnë se ne do t’i gëlltisim me shumë mendjelehtësi gënjeshtrat e tyre “demokratike” që, në fakt, janë antidemokratike dhe antihistorike.

* * *

Një akademik i vyer shqiptar (A. Fuga) njoftoi popullin se, më në fund, kishte zbuluar shkakun e gjithë të këqijave, veseve dhe të prapambetjes shqiptare. Ai tha se pajtimi ynë me të keqen, nënshtrimi, vjedhjet, mashtrimet, grabitjet, vuajtjet tona dhe çfarëdo krimi tjetër, tani e tutje, mund të shpjegohen me një objekt të vogël që shqiptarët kishin përdorur para 30-40 vitesh dhe që quhej “furnelë vajguri”. Ky objekt kriminal, sipas akademikut, kishte bashkëpunuar gjatë me groshën që shqiptarët zienin me të dhe bashkimi i dy aromave që lëshonin furnela dhe grosha kishin bërë të mundur që ne shqiptarët të jemi bartës të të gjitha veseve dhe të këqijave që na kanë mbuluar sot. Madje, ai, nga respekti i madh që ka për gjuhën shqipe, nuk përdor fjalën brez por “gjeneracion” dhe e quan brezin e tij “gjeneracioni i dalë nga një furnelë vajguri”.

Duke e marrë të mirëqenë konkluzionin e tij shkencor ne lexuesit duhet të fillojmë të besojmë se edhe Mëkati i Parë, edhe krimi vëllait ndaj vëllait (Kainit ndaj Abelit), edhe mijëra luftëra të zhvilluara përgjatë historisë nga fise, faraonë, mbretër, perandorë, carë e qeveri shtetesh, ashtu si edhe skllavëria, kolonializmi, pushtimet, linçimet, segregacioni etj. kanë si shkak komplotin e madh antinjerëzim të dyshes ndërvepruese: furnelë vajguri-groshë. Ne  duhet t’iu besojmë akademikëve të tillë dhe të urojmë që Zoti të mos na lërë pa ta. Përdorimi me efikasitet i kësaj shpikjeje akademike mua më çoi në përfundimin se edhe përdorimi i armëve bërthamore në Japoni kundër popullsisë së pafajshme civile që shkaktoi gjysmë milioni viktima në vitin 1945 dhe sulmi mbi Irakun (me pretekste të rreme) në vitin 2003 që shkaktoi kaosin që përpiu me mijëra jetë njerëzore duhet të jenë shkaktuar nga fakti se presidentët amerikanë të të dy kohëve, pa pyetur dhe përfillur popullin e tyre, kishin përdorur furnelën me vajguri dhe groshën. Ndërveprimi i mallkuar i furnelës me groshën i paskan çuar në rrugë të gabuar dhe kurrsesi interesat e korporatave, emocionet e luftës dhe të tjera si këto. Çfarë fataliteti!

Po nga ky akademik mësova se “Për ne, gjeneracionin e furnelës me vajguri, vendi më i përshtatshëm për të menduar ishte haleja… (sepse) shkonte qytetari urban në hale dhe aty, duke kryer nevojat e tij, ishte njëherazi edhe në studion e punës intelektuale, edhe në dhomën e gjumit… Ja, nga kjo teknologji kemi dalë”. Deri tani kisha besuar se njeriu, ndryshe nga mallrat industriale, nuk është produkt i teknologjive, por krijues dhe prodhues i tyre: se njeriu nuk del prej teknologjive, por nga proceset biologjike dhe humane; se njeriu është produkt shoqëror dhe jo industrial. Por ja si vjen dita e lume dhe akademiku na ndriçon mendjen! Ajo që ka lënë pa na shpjeguar akademiku ynë është fakti se, edhe pse ai pohon se është produkt i teknologjisë së furnelës me vajguri, ia ka dalë të bëhet akademik dhe predikues i përditshëm i moralit të sotëm “hyjnor”.

"Eseja" shkencore e akademikut na mësoi edhe një gjë tjetër interesante dhe të panjohur. Sipas tij, “Folklori, si forma më e lartë e rrëfimit historik, (mbetet) ende e paarritur nga historianët tanë të sotëm…”. Duke sjellë ndërmend Epin e Gilgameshit, Këngën e Nibelungëve e deri tek Eposi (shqiptar) i Kreshnikëve të Veriut, pa lënë mënjanë bejtexhinjtë, ndjeva keqardhje pse njerëzimit, duke përfshirë edhe shqiptarët, i ka shkuar mundi kot duke krijuar universitete dhe institucione të tëra të studimit të historisë kur, shumë thjesht, mund të merrej me folklorin dhe ta ofronte atë si histori të gatshme të njerëzimit.

Kur lexova “esenë” shkencore, fillimisht mendova se mos akademikun e ka torollepsur vapa e ditëve të fundit dhe redaksia e gazetës ka ndërhyrë nga pak për ta bërë sa më të arritur për emisionet televizive bulevardeske “Portokalli” dhe “Al Pazar”. Më vonë, duke menduar se akademiku ynë çoç di, ia mbusha mendjen vetes se jemi ne lexuesit që nuk e kuptojmë sa larg e lart i qit artileria e tij dijet shkencore, prandaj përgjegjësinë duhet ta kërkojmë tek vetja. Le t'i lutemi Perëndisë që institucionet më prestigjioze ndërkombëtare që merren me sociologji apo kriminologji, të mos e përvetësojnë kombësinë e akademikut tonë për shkak të zbulimit të tij shkencor rreth shkakut të të gjitha të këqijave që përjeton njerëzimi prej mijëra vitesh dhe që askush deri më sot, përveç atij, nuk i kishte pikasur.

* * *

Ish-Kryetari formal i PD-së, Tritan Shehu, i cili u largua dikur gjoja i inatosur me Sali Berishën për shkak të mospërputhjeve “parimore”, deklaroi këto ditë se ndihej krenar që kishte qenë Ministër i Jashtëm i Shqipërisë kur Berisha ishte President. Krimet dhe padrejtësitë e ndodhura në Shqipëri gjatë sundimit të Sali Berishës dhe nën orkestrimin e tij, të cilat e çuan vendin në kaosin ekonomik, politik dhe social të 1996-1997, në gjendjen e jashtëzakonshme dhe në humbjen e rreth 2500 jetëve njerëzore brenda vitit, nuk kanë asnjë peshë dhe as vlerë për mendjen e pavlerë të ish-ministrit i cili, për pak, e pati paguar me kokë atë gjendje dhe, fatmirësisht, u nda me një presh nga mbrapa në Lushnjë në kohën që përpiqej t'u shiste lushnjarëve djallin për shenjt. Guximi moral i Shehut më solli ndërmend rrëfimin e prostitutës Amber në një TV perëndimor e cila, kur u pyet nga gazetarja nëse ndihej keq për “profesionin” e zgjedhur dhe të kaluarën e saj, u përgjigj: Përkundrazi, jam krenare pasi zgjodha të bëj atë që di të bëj më mirë dhe për këtë i detyrohem shumë tutorit tim të parë zotit Sam…

* * *

Qeveria shqiptare, pa pikë ngurrimi, njoftoi se kishte planifikuar ndërtimin e Rrugës së Kasharit, rreth 20 kilometër të gjatë dhe se për këtë do ta financonte me rreth 235 milion euro. Qeveria nuk e pa fare të arsyeshme të na shpjegojë ne taksapaguesve asgjë rreth faktit se si ishte e mundur që një rrugë e ndërtuar kryesisht në terren kodrinor shtufor dhe argjilor, do të kushtojë rreth 11 milion euro për kilometër. Shkaku: o vapa, o papërgjegjshmëria e përzier me moralin e vruguar jo vetëm nga shirat e verës. Opozita shqiptare (zërit të së cilës i bashkohem edhe unë në këtë rast) doli dhe bëri shumë zhurmë, shqiptoi akuza dhe epitete fyese por, me sa duket, e kompleksuar nga e kaluara e saj e palavdishme edhe në ndërtimin e rrugëve, si dhe e penguar nga mungesa e personaliteteve dinjitoze, nuk solli para shqiptarëve asnjë studim apo shpjegim se sa kushton ndërtimi i një kilometri rrugë të kësaj kategorie në Ballkan dhe në Evropë.

Rrjedhimisht, Qeveria vazhdon heshtjen vetakuzuese, ndërsa Opozita vazhdon dërdëllitjen e vet aspak bindëse dhe serioze.

* * *

Organet kryesore të Vettingut të sistemit të drejtësisë kanë shkualifikuar deri tani shumicën e gjyqtarëve të kontrolluar, por argumentet e dhënë nga këto organe (KPK, KPA) të krijojnë përshtypjen se ato merren vetëm me analizimin e pasurive të individëve që i nënshtrohen procesit. Madje, duket qartë se kriteret e tjerë si aftësitë profesionale dhe aspekti moral kanë kaluar në plan të dytë ose në hije. Kemi parë të shkualifikohen individë që “nuk justifikojnë” burimin e rreth 4-5 mijë eurove apo ndonjë tjetër që njihet si gjyqtar dinjitoz dhe i pakorruptuar, si nga populli ashtu edhe nga komuniteti i gjyqtarëve, por që s’ka mundur ta “qepë” mirë tabelën e të ardhurave dhe pasurisë dhe, nga ana tjetër, shohim që e “kalon klasën” një gjyqtar që ka shpallur të pafajshëm vrasësin e një oficeri të lartë policie, vendim i rrëzuar më vonë nga Gjykata e Apelit. Një tiranas babaxhan do të pyeste në këtë rast: Me vërte e keni, mer jahu?

Vendimet gjyqësore, haptazi të paligjshëm dhe në kundërshtim me provat e administruara në dosje janë treguesi më i mirë i të qenit i korruptuar ose i paaftë profesionalisht ose të dyja së bashku dhe që duhet ta shkualifikonin çdo gjyqtar apo prokuror. Kjo gjë thuajse nuk po ndodh dhe e ul ndjeshëm besimin në organet e Vetingut. Duket se “provimin” e Vetingut do ta fitojnë, kryesisht, ata gjyqtarë e prokurorë që janë treguar më të shkathët e më të zgjuar në fshehjen e gjurmëve të korrupsionit të tyre.

Ndreqja e këtyre qëndrimeve duhet të kihet parasysh nga organet përkatëse, përndryshe populli do të thotë: “Ku ishe? Asgjëkund. Çfarë bëre? Asgjëkafshë”.

* * *

Njëra nga gazetat më të mëdha të përditshme botoi një shkrim rreth ish-aktorit Viktor Gjoka, mbajtës i titullit “Artist i Merituar”, dhe ia paraqiti lexuesit si të përndjekur politik të regjimit komunist. Përndjekja “politike” qëndronte në faktin se aktorin e kishin larguar dikur nga Tirana dhe dërguar përkohësisht në fshatin Bërzhitë si përgjegjës të shtëpisë së kulturës. “Ndëshkimi” kishte ardhur pasi aktori, i martuar dhe me fëmijë, në moshën 50 vjeçare kishte ndarë gruan për t’u martuar me shoqen e vajzës së tij e cila ishte 17 vjeç. Autori i atij shkrimi (shkrimi s’kishte kurrfarë emri të autorit) shprehte habinë dhe indinjatën e vet për këtë “përndjekje politike" dhe thoshte se sot as që mund të imagjinohet një qëndrim dhe veprim i tillë për shkaqe morale.

Është bërë modë këto gati 30 vjet, në vapë e në të freskët, që të shpallen si “përndjekje politike" çfarëdo ndëshkimesh morale apo administrative të regjimit të kaluar dhe parimet morale apo amorale të gazetarit apo redaksisë së gazetës të shpallen si parime universale.

* * *

Një gazetar i murrëtyer, me pamjen e një qelbësi, i paralajmëroi shqiptarët se “Kush mendon se në vjeshtë nuk do të ketë përplasje civile është thjesht budalla. Uroj që të mos dalë një Neritan tjetër t’i kthejë të revoltuarit në kërkim të demokracisë nga rruga”. Gazetari provincial dhe batakçi që ndien vapë në të gjitha stinët dhe ditët e vitit mendon dhe beson se demokraci do të thotë pushtet i klanit, fisit apo katundit të tij dhe se për t’ia arritur këtij pushteti duhet dhuna (përplasja civile) e krejt shoqërisë shqiptare. Këtij torollaku që nuk ka fuqi mendore të llogarisë se një përplasje e tillë, e cila fatmirësisht nuk ka kurrfarë gjasash të ndodhë, mund të hajë edhe kokën e tij të zbrazët. Drejtësia duhet t’ua tregojë vendin sipas ligjit të tillë gangsterëve të katundeve që valët e shthurjeve morale dhe demografike të kësaj periudhe iu kanë dhënë mundësinë, jo vetëm të jetojnë midis njerëzve, por edhe të na shfaqen në media si mësimdhënës të kombit kur duhej të ishin të izoluar prej tij.

Nganjëherë dëshiron që këto marrëzi të ndodhura dhe artikuluara brenda një jave t’ia atribuosh vapës së shkaktuar nga moti i nxehtë. Por sapo i referohesh të kaluarës dhe qëndrimeve të papërgjegjshme të shumë individëve shqiptarë, atëherë të kujtohen fjalët e ushtarit të mirë Shvejk që thoshte, “Ç’më duhet mua se çfarë them unë”. Por, besoj se tek personazhet tanë ka shumë djallëzi dhe ligësi. Shvejkut i marrin të keqen.

Prandaj duhet t'i ndëshkojmë me përbuzjen dhe përçmimin tonë.

 

 

Ju ka skaduar viza për në SHBA? Ambasada ka një njoftim për studentët

Posted: 09 Aug 2018 01:20 AM PDT

Ambasada e SHBA-së në Tiranë apelon për të gjithë ata qytetarë që posedojnë vizat studentore dhe gjenden në SHBA nuk kanë pse rrugëtojnë për në Shqipëri për të rinovuar vizën, pasi mund të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka mbaruar.

Në faqen e ambasadës së SHBA-së thuhet se "mbajtës të vizave studentore – Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë!"

o.j/dita

Kundërshtuan shefin e rendit në Elbasan, arrestohen dy persona

Posted: 09 Aug 2018 01:05 AM PDT

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, të cilët kanë kundërshtuar me dhunë shefin e rendit në këtë komisariat, A.M., i cili ishte në krye të detyrës.

Policia thotë se ka vënë në pranga shtetasit Mehmet Daka 38-vjeç dhe Ervis Daka 31-vjeç, banues në lagjen "Shënkolli".

Mësohet paraprakisht se policia po kryente disa kontrolle dhe këta shtetas iu kundërpërgjigjën në mënyrë të dhunshme shefit të Rendit.

o.j/dita

Porti i Durrësit, apel udhëtarëve: Kujdes me policat e sigurimit, ka mashtrues

Posted: 09 Aug 2018 12:59 AM PDT

Policia kufitare ka bllokuar 30 polica sigurimi të parregullta në Portin e Durrësit teksa i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve.

"Një grup personash mashtrojnë udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi. Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës nisur nga rastet e shumta të konstatuara ditët e fundit nga ana e Kontrollorëve gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Portin e Durrësit, këshillon të gjithë udhëtarët që të kenë kujdes. Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa liçensuar duke ofruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjencie ligjore për këtë shërbim", thotë policia e Durrësit.

Nga data 01.07.2018 – 08.08.2018, në kuadër të rritjes së masave të kontrollit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare Durrës është bërë e mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme polica sigurimi të parregullta, 30 raste janë proceduar. Madje policia për çdo rast ka në dispozicion numrin 112.

o.j/dita

Thika mes të rinjve në Belsh, njeri në gjendje kritike

Posted: 09 Aug 2018 12:55 AM PDT

Dy djem të rinj u përfshinë në një sherr me thika në fshatin Kajan të Belshit dhe për pasojë përfunduan me plagë të thella në spital.

Ervin Hysa 29 vjeç u qëllua të paktën 6 herë me thikë nga Përparim Pepa 23 vjeç i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur.

Në gjendje më të rëndë shëndetësore ndodhet Ervin Hysa i cili është në reanimacion në gjendje kritike për jetën.

Përparim Pepa pasi u mjekua në spitalin e Elbasanit është arrestuar ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë sherr me thika.

o.j/dita

Argjentinë, senati rrëzon ligjin për abortin

Posted: 09 Aug 2018 12:45 AM PDT

"Argjentina është ende një vend që përfaqëson vlerat familjare", kështu janë shprehur aktivistët kundër abortit menjëherë pasi Senati argjentinas rrëzoi projektligjin që do legalizonte abortin në 14 javët e para të shtatzënisë.

Pas një debati maratonë, 38 senatorë votuan kundër këtij projektligji dhe 31 në favor. Disfata e tij nënkupton se ligjvënësit duhet të presin deri vitin e ardhshëm për të rifilluar legjislacionin.

Aktualisht aborti lejohet në Argjentinë vetëm në rastet e përdhunimit, ose nëse shëndeti i nënës është në rrezik.

Përfaqësues të të dy krahëve u mblodhën jashtë parlamentit teksa zhvillohej votimi. Aktivistët kundër abortit u shfaqën entuziast, ndërsa në anën tjetër, shumë prej tyre të veshur me jeshile për të treguar mbështetjen për kauzën, u panë duke qarë dhe duke ngushëlluar njëri-tjetrin.

o.j/dita

Arsela, një nga “Shqiponjat” e Tiranës

Posted: 09 Aug 2018 12:33 AM PDT

Të jesh pjesë e Forcave Speciale nuk është një punë për femra, por po ja dalim më së miri".

Kështu thotë Arsela efektivja e forcave "Shqiponja" në Tiranë, e cila ishte e përzgjedhura e radhës nga Policia e Shtetit duke i postuar foton e saj në profilin e "Facebook", ndërsa më herët ishin edhe Silva, Eljanda dhe Rei.

Në postim, ajo bën edhe një bilanc të shkurtër: "Këtë vit kapëm në flagrancë 8 persona që qarkullonin në kryeqytet me armë zjarri pa leje si dhe ndaluam 35 persona të kërkuar nga drejtësia".

"Mirëmëngjesi nga Policia e Shtetit!

Jam Arsela, një nga "Shqiponjat" e Tiranës. Në pamje të parë, të jesh pjesë e forcave speciale nuk është një punë për femra, por po ja dalim më së miri.

Këtë vit kapëm në flagrancë 8 persona që qarkullonin në kryeqytet me armë zjarri pa leje si dhe ndaluam 35 persona të kërkuar nga drejtësia.

Telefono falas 112, Policia e Shtetit 24/24 në shërbimin tuaj!", mbyllet postimi.

o.j/dita

Për të huajt është lirë, por 77% prej nesh s’e përballojnë dot dentistin

Posted: 09 Aug 2018 12:26 AM PDT

Edhe pse Shqipëria është shndërruar në një destinacion për të huaj që kërkojnë të marrin shërbime dentare, vetë shqiptarët nuk mund t'i përballojnë ato.

Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77%  e të anketuarve shqiptarë u përgjigjen se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar, duke u renditur të parët në Europë. Pas Shqipërisë renditet Greqia, ku 68% e të anketuarve kanë thënë se e gjejnë të vështirë apo shumë të vështirë që të përballojnë përkujdesjen dentare në vend. Me gjithë atë kanë një diferencë me 10 pikë përqindje në krahasim me Shqipërinë.

Krahasuar me vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE, Shqipëria renditet e fundit, ndërsa Maqedonia dhe Turqia kanë një nivel më të ulët se mesatarja e BE-së, ku përkatësisht 30 dhe 29% e të anketuarve janë përgjigjur që e kanë të vështirë të përballojnë përkujdesin dentar.

Më pas renditet Serbia me 43% e të anketuarve dhe Mali i Zi me 49% të tyre që thanë se kanë të vështirë ose shumë të vështirë për të përballuar kujdesin shëndetësor.

Mesatarja Europiane, për individët që kanë përgjigjur se e gjejnë të vështirë ta përballojnë është 36%. Vendet me përqindjen më të ulët në Europë janë Finlanda dhe Suedia, me përkatësisht 11 dhe 13%, të cilat pasohen nga Holanda me 13%.

Megjithëse të huajt që vijnë në Shqipëri për të marrë shërbime shëndetësore japin si arsye kryesore çmimet e ulëta, vetë shqiptarët e kanë të vështirë që ta përballojnë.  Italianët kanë kryesisht numrin më të lartë të vizitorëve në Shqipëri për shërbime shëndetësore, kryesisht të cilat lidhen me përkujdesjen dentare. Megjithatë vetëm 44% e të anketuarve (në krahasim me 77% në Shqipëri) kanë thënë se e kanë të vështirë ose shumë të vështirë që të përballojnë kujdesin dentar.

Në Shqipëri është 10 herë më lirë se në Itali për të vënë një dhëmb (80 euro në krahasim me rreth 800 euro), por ndërsa çmimet në Shqipëri janë të përballueshme për italianët, ato janë të papërballueshme për vetë shqiptarët.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more