Skip to main content

“Eksperiencat më të këqija të kuzhinierëve amatorë (Foto)” plus 5 more Telegrafi Dështime

“Eksperiencat më të këqija të kuzhinierëve amatorë (Foto)” plus 5 more Telegrafi Dështime


Eksperiencat më të këqija të kuzhinierëve amatorë (Foto)

Posted: 08 Aug 2018 07:48 AM PDT

Iu ndodhë edhe kuzhinierëve me përvojë të gjatë, që të kenë ndonjë ditë të keqe në punë, por këta pretendues për kuzhinierë është më së miri të mos provojnë më kurrë të përgatisin.

Imazhet e përmbledhura nga Diply, tregojnë rastet më ekstreme, që i bëjnë të mendojnë ata të cilët nuk dinë të përgatisin, të porosisin ushqim të gatshëm, transmeton Telegrafi.

Nga kuzhinat e mbuluara me ushqim, deri te gjella aq e djegur sa që nuk dihet se çfarë është – janë disa prej rezultateve të këtyre kuzhinierëve, që kurrë nuk do donit t'ju ftonin për drekë.

Njëri gati i vuri flakën kuzhinës pasi ushqimi iu përfshi prej zjarri, ndërsa një tjetër e vuri kapakun nga xhami mbi tiganin e nxehtë dhe sipër pulës ranë copëzat e thyera. /Telegrafi/

The post Eksperiencat më të këqija të kuzhinierëve amatorë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Bënin seks para syve të fëmijëve në një park në Angli, babai i nervozuar u jep leksion dyshes (Video, +16)

Posted: 08 Aug 2018 07:16 AM PDT

Një baba ishte nervozuar me veprimin e një burri që po kryente marrëdhënie seksuale me një grua në prezencë të fëmijëve që po luanin kriket në një fushë të gjelbëruar, të cilin e goditi disa herë në fytyrë pasi policia nuk ishte shfaqur për të reaguar edhe përkundër dhjetëra telefonatave të qytetarëve.

Të gjithë prindërit që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të tmerrshme të çiftit që nuk mund të përmbaheshin në publik i kishin telefonuar policisë dhjetëra herë, dhe pasi që e panë se ata nuk u shfaqen në vendin e ngjarjes, njëri prej tyre vendosi ta marrë drejtësinë në duart e tij, transmeton Telegrafi.

Ai pa u menduar dy herë iu afrua dyshes dhe filloi ta godet në fytyrë burrin që ishte lakuriq me një femër, ndërsa një kalimtar rasti ka filmuar gjithçka me telefon të mençur.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Yorkshire, kurse dyshja janë larguar para se të shfaqej policia, megjithatë ata më vonë janë intervistuar dhe më pas arrestuar për prishje të rendit publik. /Telegrafi/

The post Bënin seks para syve të fëmijëve në një park në Angli, babai i nervozuar u jep leksion dyshes (Video, +16) appeared first on Telegrafi.

Nxirja artificiale nuk iu shkoi si duhet, njëra mbeti me ngjyrë kafe të mbyllët e tjetra gjelbër (Foto)

Posted: 08 Aug 2018 05:42 AM PDT

Shoqet nga North Yorkshire, kishin vizituar një sallon për nxirje artificiale me sprei, ku mbetën me ten të padëshiruar.

Laura Denton dhe Rosie Berry iu ishte thënë se do të kenë 'lëkurë shumë më të këndshme', por ato u tmerruan kur e panë vetën në pasqyrë, transmeton Telegrafi.

Vazhdojnë të mahiten edhe pas nxirjes së padëshiruar

Megjithëse 29-vjeçaret pritën që të kenë lëkurë ngjyrë bronzi, u dëshpëruan kur trupi njërës u bë 'kafe mbyllët, ndërsa i tjetrës gjelbër'.

"Vrapuam deri në veturë, që të mos na shihte askush. Kur shkuam në shtëpi, u lamë për më se 45 minuta me ujë të valë", shkruan në imazhin që e shpërndanë në rrjetet sociale.

Ato janë ankuar te zyrtarët e sallonit, ndërsa kërkuan nga të tjerët që të kenë kujdes kur vendosin se ku do ta bëjnë nxirjen artificiale. /Telegrafi/

The post Nxirja artificiale nuk iu shkoi si duhet, njëra mbeti me ngjyrë kafe të mbyllët e tjetra gjelbër (Foto) appeared first on Telegrafi.

Teston besnikërinë e partnerit me një vajzë atraktive, habitet kur e sheh se si i ata shkëmbejnë numrat e telefonave (Video)

Posted: 08 Aug 2018 05:28 AM PDT

Një vajzë e re prej kohësh dyshonte në besnikërinë e partnerit të saj, dhe kështu kishte kërkuar ndihmën e ekipit të specializuar në realizimin e kamerave të fshehta për të shuar dilemën e saj.

Courtney ishte ulur para ekranit dhe vëzhgonte me kujdes sjelljet e të dashurit dhe mikut të tij, kur para tyre shfaqet një vajzë atraktive që ishte pjesë e kamerës së fshehtë, dhe me çdo kusht mundohet t’i josh, transmeton Telegrafi.

Dhe nuk iu desh shumë kohë që ata të “dorëzohen” para bukurisë së saj, dhe kështu u pajtuan që të shkëmbejnë numrat e telefonave për të bërë së bashku një “sesion” të jogës.

Por, ky veprim nervozoi tej mase Courtney, e cila menjëherë i telefonoi të dashurit për ta pyetur se pse ia kishte dhënë numrin e telefonit një vajze të panjohur.

Duke u munduar të arsyetohet i thotë se me këtë veprim është munduar ta largon nga tavolina e tyre, duke iu betuar se kurrë më nuk do të flasë me të. Dhe duket se këtij versioni i besoi e dashura e tij e cila e fali me shpresën që të mos përsëritet një rast i tillë. /Telegrafi/

The post Teston besnikërinë e partnerit me një vajzë atraktive, habitet kur e sheh se si i ata shkëmbejnë numrat e telefonave (Video) appeared first on Telegrafi.

Ngjyrosi statujën e shekullit të 12-të, rrezikon të dënohet me 150 mijë euro gjobë (Foto)

Posted: 08 Aug 2018 01:21 AM PDT

Policia në Galicia të Spanjës, është vënë në kërkim të një personi apo grupi, që e dëmtuan statujën e shekullit të 12-të.

Në fytyrën e figurës nga mermeri, janë vënë vija që të ngjajë me grimin sikur të maces, që e vendoste Eric Singer, bateristi i grupit Kiss, transmeton Telegrafi.

Statuja e ngjyrosur

Keqbërësi e ka shkruar edhe emrin e grupit, në mënyrë që mesazhi tij të kuptohej.

Mirëpo, po që se kapet nga policia, rrezikon të dënohet me së paku 150 mijë euro gjobë.

Bateristi Singer

"Është një dëmtim kulturor, që vështirë se mund të riparohet", ka thënë mirëmbajtësit e objektit të lashtë.

Hetuesit po i shikojnë filmimet e kamerave të sigurisë, në përpjekje të identifikojnë vizitorët që kaluan në atë hapësirë gjatë asaj nate. /Telegrafi/

The post Ngjyrosi statujën e shekullit të 12-të, rrezikon të dënohet me 150 mijë euro gjobë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Shoqërueset e nuseve me veshjet më të këqija ndonjëherë (Foto)

Posted: 07 Aug 2018 06:09 AM PDT

Të zgjedhurit e veshjeve për shoqërueset, është një vendim i vështirë edhe për nuset më të organizuara dhe me shije.

Por, këto veshje të çuditshme, bëjnë pjesë në zgjedhjet më të pa dëshiruara që janë parë nëpër dasma, transmeton Telegrafi.

Galeria e përmbledhur në Bored Panda, shfaqë disa prej fustaneve bizare që përfshijnë mbulesa për kokë, kapela me pupla dhe mëngë të fryra në krah.

Madje, në një rast, disa shoqëruese të nuses, i kanë fustanet e njëjta sikur perdja që ndodhet prapa.

Derisa në një fotografi tjetër, shfaqet një nuse që pozon e lumtur, krahas shoqërueseve me fustane rozë, kapela me të njëjtën ngjyrë dhe doreza të bardha. /Telegrafi/

The post Shoqërueset e nuseve me veshjet më të këqija ndonjëherë (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more