Skip to main content

“Barcelona duhet ta falënderojë Evertonin, 52.6 milionë euro në arkat e klubit prej blerjeve dhe huazimeve të bëra nga anglezët” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Barcelona duhet ta falënderojë Evertonin, 52.6 milionë euro në arkat e klubit prej blerjeve dhe huazimeve të bëra nga anglezët” plus 9 more Telegrafi Futboll


Barcelona duhet ta falënderojë Evertonin, 52.6 milionë euro në arkat e klubit prej blerjeve dhe huazimeve të bëra nga anglezët

Posted: 10 Aug 2018 03:13 PM PDT

Barcelona duhet ta falënderojë edhe zyrtarisht Evertonin, pasi këtë verë klubi i La Liga mori nga ai i Ligës Premier një total prej 52.6 milionë euro.

Everton ka marrë Lucas Dignen, pastaj edhe Yerry Minan dhe Andre Gomesin  këtë të enjte.

Për Minan në garë ishte edhe Manchester United, por u tërhoq nga negociatat atë mëngjes të së enjtes.

Evertoni dhe Barcelona kanë diskutuar gjatë gjithë ditës të enjten dhe në fund kanë rënë dakord për një çmim prej 30.2 milionë fiks, plus 1.5 euro bonuse për mbrojtësin.

Shitja e Minas nga klubi i Camp Nou mund të shihet si një sukses në financa, pasi ai në janar ishte blerë për 11.8 milionë euro.

Pas gjashtë muajsh dhe një Kampionati të mirë Botëror, klubi e ka shitur tre fish më shumë se sa kanë paguar për të.

Por largimi i Gomes nuk ishte aspak aq fitimprurës.

Barcelona donte 20 milionë euro për të, por askush nuk ishte i gatshëm ta paganet këtë çmim.

Në fund, portugezi do t’i kushtojë Evertonit 2.2 milionë euro për huazimin dhe do të paguajë pagat e tij në tërësi.

I pari që u ble ishe Lucas Digne që kaloi te klubi anglez për 20.2 milionë euro.

Barcelona ka larguar tre rezervistë dhe ka mbushur arkat e klubit me para, për atë Marca shkruan se, katalunasit duhet të falënderojnë klubin anglez./Telegrafi/

The post Barcelona duhet ta falënderojë Evertonin, 52.6 milionë euro në arkat e klubit prej blerjeve dhe huazimeve të bëra nga anglezët appeared first on Telegrafi.

Pjanic dhe Alex Sandro me kontrata të reja te Juventusi

Posted: 10 Aug 2018 02:43 PM PDT

Juventusi është afër që t'i mbyll kontratat e reja me Miralem Pjanic dhe Alex Sandro.

Sportitalia shkruan se klubi është gati t'i kënaq financiarisht dy lojtarët që kishin oferta nga klube të mëdha si Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Manchester United.

Boshnjaku Pjanic ka kontratë aktuale deri në vitin 2021, ndërsa Juve e bleu 32 milionë euro nga Roma verën e vitit 2016.

Miralem Pjanic në aksion (Getty Images )

Në anën tjetër Alex Sandro ka kontratë deri në vitin 2020, ndërsa erdhi në Juventus në vitin  2015 për 26 milionë euro.

Juventusi është në bisedime të avancuara me lojtarët  dhe agjentët e tyre.

Alex Sandro (Getty Images)

Pritet të rritet paga e tyre ndjeshëm, pasi Juventusi pret këtë vit të fitojë shumë trofe.

Zonja e Vjetër ka bërë afat kalimtar të madh këtë edicion duke harxhuar mbi 200 milionë euro. /Telegrafi/

The post Pjanic dhe Alex Sandro me kontrata të reja te Juventusi appeared first on Telegrafi.

Manchester United 2-1 Leicester, notat e lojtarëve: Pogba dominon, Mata dhe Shaw e ndihmojnë

Posted: 10 Aug 2018 02:18 PM PDT

Manchester United e ka nisur me fitore kampionatin e ri duke e mposhtur Leicesterin 2-1.

Paul Pogba dhe Luke Shaë i shënuan golat për United, ndrysa në fund rrjetën e gjeti Jamie Vardy.

Pikërisht francezi është lojtari më i votuar i kësaj ndeshje me (8.4).

Përveç që shënoi gol, ai dominoi edhe mesfushën gjatë gjithë ndeshjes, me pasime dhe driblime.

Paul Pogba i Manchester United (Getty Images)

Pas tij vijnë Luke Shaw (7.9) dhe Juan Mata (7.5), ndërsa lojtari më notën më të dobët te United ishte transferimi më i shtrenjtë i tyre Fred.

Te Leicester nota kaluese marrin vetëm Gray (7.3) dhe Pereira (7.0).

Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Daniel Amartey i Leicester me 5.8. /Telegrafi/

 

The post Manchester United 2-1 Leicester, notat e lojtarëve: Pogba dominon, Mata dhe Shaw e ndihmojnë appeared first on Telegrafi.

Manchester United e nis me fitore sezonin e ri, Pogba dhe Shaw fusin në ‘kurth’ dhelprat

Posted: 10 Aug 2018 01:53 PM PDT

Manchester United e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës Premier, duke e mposhtur Leicester Cityn me rezultat 2-1.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Djajtë e Kuq që fituan penallti që në minutën e dytë.

Nga pika e bardhë i sigurt u tregua Paul Pogba që arriti ta mposht portieri Kasper Schmeichel.

Paul Pogba me shokë feston Manchester Unitedin (Getty Images)

Mysafirë e Leicester  u kundërpërgjijën me blerjen e re James Maddison, i cili gjuan bukur, por edhe më bukur pret David de Gea.

Alexis Sanchez kishte rast shumë të mirë në minutën e 40-të, por gjuajtja e tij me kokë shkoi pak mbi portë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta doli të jetë pak më interesante.

Liecester provoi për 15 minuta të krijojë pasi kishte volum loje, por United ishte i vendosur mirë.

Pamje nga ndeshja (Getty Images)

Juan Manuel Mata nga një kundërzbritje kishte rast të mirë, por që topi shkoi afër shtyllës, pas një devijimi.

Rastin më të mirë për Leicesterin e kishte Kelechi Iheanacho që gjuajti bukur, po David de Gea ishte në vend.

Me tu futur në lojë Romelu Lukaku kishte rast të mirë në minutën e 73-të. Pasim i bukur nga Sanchez dhe i vetëm me portier ai nuk shënon, pasi pritja e Schmeichel ishte e jashtëzakonshme.

Unitet golin e qetësisë e gjeti në minutën e 83-të, kur Juan Manuel Mata pason bukur te Luke Shaw, i cili shënoi për 2-0.

Luke Shaw duke e festuar golin (Getty Images)

Goli i bukur i anglezit që doli të jetë i pari në karrierë si senior.

Jamie Vardy ishte ai që shënoi golin e shpresës për dhelprat në minutën e dytë të kohës shtesë.

Nisje shumë e mirë e Manchester United  që ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Brighton. /Telegrafi/

 

The post Manchester United e nis me fitore sezonin e ri, Pogba dhe Shaw fusin në 'kurth' dhelprat appeared first on Telegrafi.

Andre Silva afër largimit drejt Sevillas

Posted: 10 Aug 2018 01:39 PM PDT

Milani e ka lënë Andre Silvan dhe Riccardo Montolivon jashtë nga skuadra për përballjen ndaj Real Madridit.

Kjo pasi fillimisht sulmuesi besohet se është shumë afër kalimit të tij te Sevilla.

Miqësorja parasezonale do të zhillohet të shtunën mbrëma në Spanjë.

Andre Silva (Getty Images)

Trajneri Gattuso do të jetë pa Pepe Reinan, Ivan Strinic dhe Ignazio Abaten, që të gjithë të lënduar.

Sidoqoftë, mungesat më të përfolura janë ato të Andre Silvas dhe Riccardo Montolivos.

Drejtori Leonardo konfirmoi se reprezentuesi portuge, silva, ishte një prej atyre që mund të largohet, bashkë me Baccan.

Sky Italia dhe AS pohojnë se Silva është afër kalimit te Sevilla, vetëm një vit pasi Milani pagoi 38 milionë euro për të.

Marrëveshja pritet të jetë për një huazim prej 5 milionë eurosh me opsionin për ta blerë për 30 milionë euro të tjera.

Rossonerët tashmë e kanë shitur Nikola Kalinicin te Atletico gjatë javës.

Skuara e Milanit për përballjen ndaj Real Madridit: A Donnarumma, G Donnarumma, Plizzari; Bellanova, Calabria, Caldara, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Simic; Biglia, Bonaventura, Brescianini, Calhanoglu, Halilovic, Kessie, Locatelli, Mauri, Torrasi; Bacca, Borini, Cutrone, Higuain, Suso

The post Andre Silva afër largimit drejt Sevillas appeared first on Telegrafi.

Shumë arsye për të besuar se ky është Atletico Madridi më i fortë i dekadës së fundit – Blerja rekord, yjet e ‘blinduar’ dhe trajner të madh

Posted: 10 Aug 2018 01:37 PM PDT

Atletico Madridi ka shumë besim se ky sezon që po vije do të jetë i mrekullueshëm dhe për këtë kanë shumë arsye të besojnë, duke filluar që nga mbajtja e yjeve e deri te përforcimet rekorde.

Në fillim të afatit kalimtar të transferimeve ata arritën ta mbajnë Antoine Griezmannin, ndërsa më pas edhe Diego Godinin që kërkohej nga Manchester United.

Përveç kësaj ata kanë arritur të nënshkruajnë me lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit  Thomas Lemar.

Antoine Griezmann (Foto: Getty Images)

Lemar tregoi kundër Stutgartit cilësinë e tij dhe pritet shumë nga ai këtë sezon, shkruan Marca, transmeton Telegrafi.

Tifozët e Atleticos të zemëruar me Courtoisin, kërkojnë që të hiqet pllaka me emrin e portierit në bulevardin e famës në Wanda Metropolitano Tifozët e Atleticos të zemëruar me Courtoisin, kërkojnë që të hiqet pllaka me emrin e portierit në bulevardin e famës në Wanda Metropolitano

Gelson Martins është një tjetër lojtar i madh që ka ardhur, ndërsa skuadra mund të ketë nevojë pasi ai ka shënuar 13 gola sezonin e shkuar për Sportingun.

Skuadra ka Oblakun, i cili është portieri që ka pranuar më pak gola gjatë tre sezoneve të fundit në LaLiga, ndërsa janë përforcuar edhe me Adanin me përvojë.

Klubi e ka përforcuar edhe mbrojtjen ku kanë nënshkruar me Santiago Ariasin nga PSV.

Në mesfushë ka ardhur Rodri, një lojtar i dëshmuar në Spanjë me Villarrealin.

Ai është i sigurt se do të ketë shumë ndeshje me klubin edhe pse konkurron për një vend me yje Koke, Saul dhe Thomas.

Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë spanjollë, shumë yje nuk janë pjesë e 11-shes Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë spanjollë, shumë yje nuk janë pjesë e 11-shes

Te Atletico nuk janë vetëm Diego Costa dhe Griezmann, pasi tani në sulm është edhe Nikola Kalinic, i ardhur së fundmi.

Së bashku me këta tre janë edhe Lemar, Martins, Vitolo dhe Correa, që të gjithë të gatshëm ta ndihmojnë sulmin.

Atletico Madridi ka një skuadër të fortë dhe një trajner të madh si Diego Simeone.

Diego Simeone (Getty Images)

Ai ka fituar titullin dhe trofe evropian me klubin, por Liga e Kampionëve mbetet  ëndrra e tij dhe e klubit dhe përderisa finalja zhvillohet në Wanda Metropolitana, atëherë ëndrra do të vazhdojë edhe këtë sezon. /Telegrafi/

The post Shumë arsye për të besuar se ky është Atletico Madridi më i fortë i dekadës së fundit – Blerja rekord, yjet e 'blinduar' dhe trajner të madh appeared first on Telegrafi.

Rritje page dhe qëndrim, apo kalim te Interi? Mediat italiane dhe ato spanjolle në ‘luftë’, vikendi vendos të ardhmen e Modric

Posted: 10 Aug 2018 01:09 PM PDT

Edhe pse mediat spanjolle pretendojnë se Luka Modric do të qëndrojë në Real Madrid, ato italiane shkruajnë që ai ende po kërkon transferimin te Interi.

Kroati që i mbush 33 vjet muajin e ardhshëm është ende nën kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2020.

Spanjollja AS këmbëngulte këtë pasdite se Real Madrid nuk do ta lejojë atë të largohet vetëm nëse dikush e paguan klauzolën e lirimit prej 750 milionë euro.

Në anën tjetër shkruhej se atij i është ofruar një kontratë të re që praktikisht do t'ia dyfishojë pagën e tij prej 6.5 milion euro në vit në 13 milionë euro.

Luka Modric vendos të qëndrojë te Reali Luka Modric vendos të qëndrojë te Reali

Megjithatë, Sky Sport Italia shkruan të kundërtën. Sipas italianëve Modric dëshiron të kalojë te Interi, ndërsa kërkon që Real Madridin ta lirojë me marrëveshjen xhentëlmene që e kanë të nënshkruar mes palëve.

Ideja është që ai të bashkohet me Interin për katër vite, pastaj për dy të tjerë të shkojë në Kinë me klubin e tyre të binjakëzuar Jiangsu Suning.

Sipas Gianluca Di Marzio, agjenti i lojtarit, Vlado Lemic, u takua me drejtorin e Real Madridit, Jose Angel Sanchez, në këtë mëngjes ku i kërkoi përsëri një transferim te Interi.

Perisic përgënjështron mediat spanjolle, etiketon Modricin në foton me Brozovicin dhe Vrsaljkon Perisic përgënjështron mediat spanjolle, etiketon Modricin në foton me Brozovicin dhe Vrsaljkon

E hëna mund të jetë vendimtare, pasi që Real Madridi fluturon për në Talin ku do ta luajë Superkupën Evropiane kundër Atletico Madridit.

Çuditërisht, Interi gjendet në Madrid ky do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Atleticon të shtunën.

Mundësi e përkryer për t'i kryer bisedime e fundit me Realin. /Telegrafi/

The post Rritje page dhe qëndrim, apo kalim te Interi? Mediat italiane dhe ato spanjolle në 'luftë', vikendi vendos të ardhmen e Modric appeared first on Telegrafi.

Arbër Zeneli e nis me super gol sezonin e ri

Posted: 10 Aug 2018 12:35 PM PDT

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli e ka nisur me gol edicionin e ri në elitën e futbollit holandez.

Ndeshja hapëse e kampionatit holandez po zhvillohet mes Zwolles dhe Heerenveen.

Pjesa e parë është mbyllur 3-1.

Shqiptari e ka shënuar pikërisht golin e tretë për skuadrën e tij.

Ai mori një top në kufijtë e zonës, kaloi një mbrojtës dhe nga një pozitë shumë e vështirë gjuajti nën këmbët e portierit për të shënuar për 1-0.

Zeneli ka asistuar edhe te goli i patë i Heerenveen i shënuar nga Morten Thorsby.

Mesfushori pritet të jetë një nga lojtarët kryesor të Kosovës nën drejtimin e Bernard Challandes në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/   

The post Arbër Zeneli e nis me super gol sezonin e ri appeared first on Telegrafi.

Goli i Pogbas e hap Ligën Premier, francezi nuk feston

Posted: 10 Aug 2018 12:12 PM PDT

Paul Pogba e ka dërguar në epërsi Manchester Unitedin në përballje me Leicesterin.

Ishte minuta e dytë kur vendasit fituan penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë nga lojtarët e Leicester.

Pas një minute nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Paul Pogba.

Ky është goli i parë në Ligën Premier për edicionin 2018/2019.

Francezi nuk festoi duke iu dhënë më shumë zjarr fjalëve se ai do të largohet nga klubi.

Pas tij qëndron Barcelona që ka bërë disa oferta për lojtarin. /Telegrafi/     

The post Goli i Pogbas e hap Ligën Premier, francezi nuk feston appeared first on Telegrafi.

Klopp: Më mirë humbës i keq, se sa fitues sikur Ramos

Posted: 10 Aug 2018 11:39 AM PDT

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, vazhdon që ta thumbojë kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, edhe dy muaj pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve. .

Ramos u akuzua shumë nga tifozët e Liverpoolit për veprimet e tij josportive, kur gjatë një dueli me Salahun ky i fundit u lëndua dhe u largua nga finalja.

Edhe një veprim ndaj Kariusit besohet se shqetësoi këtë të fundit dhe bëri që ai të gabonte në gola.

Pas disa kritikave në media, tash Klopp ka vazhduar të flasë për Ramosin, duke thënë se preferon të humbasë e jo të fitojë sikur ai.

"Nuk dua të fitoj në çdo mënyrë. Natyrisht, unë do të doja që të bëhem fitues i Ligës së Kampionëve, e nuk do ta riktheja titullin nëse dikush do të kishte ankesa".

Gjykoni vet…

"Unë nuk pres që Ramos ta kthejë trofeun, unë vetëm pres që ai të mendojë pak për qasjen e tij në situata të caktuara".

"Ka mundur të jetë rastësi, por Salah ishte përjashtuar nga loja në një fazë të jashtëzakonshme të jetës së tij futbollistike, në mes të fushës".

"Shumë njerëz thonë se këto gjëra ndodhin, por nëse ky mesazh përçohet te feëmijët, se sagjë nuk përashtohet dhe gjithçka është për të fituar, atëherë do të jem i lumtur që të largohem nga ky planet pas 40 vitesh".

"A jam humbës i mirë? Jo, por gjatë përgatitjeve tona kemi biseduar për Ramosin sepse ai ka ndikuar finalen e kaluar me një simulim dhe karton të kuq (për Juan Cuadradon) ndaj Juventusit".

"Real Madridi ka merituar që ta fitojë Ligën e Kampionëve, askush nuk e konteston një gjë të tillë, por a duhet të kenë ata këso situatash me Ramosin? Jo, nuk kanë nevojë fare", u shpreh Klopp për Sport1. /Telegrafi/

The post Klopp: Më mirë humbës i keq, se sa fitues sikur Ramos appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more