Skip to main content

“Ambalazhimet mashtruese që bëjnë të duket se brenda ka më shumë ushqim (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Ambalazhimet mashtruese që bëjnë të duket se brenda ka më shumë ushqim (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Ambalazhimet mashtruese që bëjnë të duket se brenda ka më shumë ushqim (Foto)

Posted: 10 Aug 2018 10:49 AM PDT

Të gjithë duan ushqim të shijshëm dhe të bollshëm, që nuk kushton shumë, andaj zgjedhin paketimet e mëdha me çmime të lira.

Por, shumë gabojnë në përzgjedhje, mashtrohen prej ambalazheve që i përdorin prodhuesit, ku duket sikur brenda ka më shumë ushqim, transmeton Telegrafi.

Në hapësirat e tejdukshme, vendosin pjesët më të mira të ushqimit, teksa pjesët e mbuluara i lënë të thata.

Më poshtë janë disa nga rastet më ekstreme që i kanë ndarë blerësit e pakënaqur, përfshirë edhe njërin që brenda pakos së madhe të çipsave, gjeti edhe dy tjera më të vogla. /Telegrafi/

The post Ambalazhimet mashtruese që bëjnë të duket se brenda ka më shumë ushqim (Foto) appeared first on Telegrafi.

Ndodh edhe kjo në “Kush dëshiron të bëhet Milioner?”: Kandidatja shfrytëzon të dy ndihmat për t’u përgjigjur në “Ku gjendet Muri i Madh i Kinës?” (Video)

Posted: 10 Aug 2018 10:31 AM PDT

Një konkurrent në edicionin turk të "Kush dëshiron të bëhet Milioner?" shfaqje jashtëzakonisht popullore, versioni indian i të cilit quhet Kaun Banega Crorepati, menjëherë u bë subjekt i talljes sapo ajo nuk ishte në gjendje të përgjigjet se ku ndodhej Muri i Madh i Kinës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një 26-vjeçare të diplomuar në Ekonomi nga Stambolli të cilës i janë dhënë katër opsione për pyetjen nga e cila ajo kishte për të zgjedhur atë të saktën.

Kina, India, Koreja e Jugut dhe Japonia ishin opsionet e ofruara, për të cilat konkurrentja kishte dy "mundësi tjera" për të gjetur përgjigjen.

Pamjet e shpërndara tanimë me të madhe në rrjetet sociale thuhet se tregojnë garuesen Su Ayhan, plotësisht të "humbur" nga pyetja.

Dhe për ta ndihmuar atë të vlerësojë zgjedhjen e duhur, ajo zgjodhi që së pari të merrte mundësinë e “sondazhit të audiencës”.

Mungesa e konsensusit midis votuesve, me vetëm 51% të përzgjedhjes së Kinës, e shtyu atë të përdorte edhe mundësinë e dytë, atë të "telefononi mikun".

Por edhe pse situata u shpëtua nga miku i saj, Su Ayhan u eliminua në raundin e ardhshëm dhe me të kanë filluar talljet, së bashku me gjendjen e arsimit në Turqi. /Telegrafi/

The post Ndodh edhe kjo në "Kush dëshiron të bëhet Milioner?": Kandidatja shfrytëzon të dy ndihmat për t'u përgjigjur në "Ku gjendet Muri i Madh i Kinës?" (Video) appeared first on Telegrafi.

Postieri ua vuri pakon në shportën e mbeturinave, e cila u zbraz në po të njëjtën ditë (Foto)

Posted: 10 Aug 2018 07:06 AM PDT

Kerry Holmes dhe Jonathan Nobbs nga Lincoln i Anglisë, paguan afro 300 euro për një kamerë, të cilën do t'ia bënin dhuratë të bijës Imogen.

Por, prindërit janë për nëntë muaj në një betejë me kompaninë e dërgesave të shpejta, pasi postieri e futi pakon në shportën për mbeturina, e cila u zbraz në po të njëjtën ditë, transmeton Telegrafi.

Dëftesa e dërgesës, e vetmja që u mbeti para derës

"Në shportën ngjyrë kafe", shkruan shkurt në dëftesën që ua la para derës së shtëpisë.

Mirëpo, shporta e destinuar për mjete të riciklushme ishte zbrazur bashkë me kamerën dhe ata mbetën duarthatë dhe po kërkojnë kompensim.

"Lënia para derës e një pakoje, që brenda ka mjet të shtrenjtë është e rrezikshme. Punonjësi ynë e la në shportë, për ta ruajtur prej hajnave", është arsyetimi i kompanisë që merret me dërgesa. /Telegrafi/

 

The post Postieri ua vuri pakon në shportën e mbeturinave, e cila u zbraz në po të njëjtën ditë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Harron se afër fytyrës kishte qiriun e ndezur, djaloshi fillon të ha tortën – flaka ia kaplon kokën (Video)

Posted: 10 Aug 2018 06:30 AM PDT

Ditëlindja do të duhej të ishte një nga ditët më të rëndësishme në jetën e njeriut, por nganjëherë ndodhin disa gjëra që mund të na e prishin festën e kësaj dite.

Kështu ndodhi me një djalë të vogël i cili nga gëzimi që prindërit i kishin përgatitur tortën e ditëlindjes, harron që afër fytyrës kishte qiriun e ndezur dhe kështu fillon të ha tortën, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ky veprim i pamenduar mirë për pak sa nuk i kushtoi me jetë, kur flaka e qiriut përfshiu kokën e tij dhe flokët filluan t’i digjen. Për fat të mirë ishin prindërit që reaguan me kohë duke e larguar dhe fikur zjarrin në flokë, dhe gjithçka përfundoi pa ndonjë lëndim serioz.

Sidoqoftë, kjo do të duhej të shërbente si leksion që herët tjera të jenë më të kujdesshëm me djalin e tyre që nga gëzimi nuk mund të ndalej duke ngrënë tortën.

Që nga publikimi i videos në internet ajo është bërë virale, dhe deri më tani është shikuar nga më shumë se 7.1 persona dhe ka marrë mbi 23 mijë komente. /Telegrafi/

The post Harron se afër fytyrës kishte qiriun e ndezur, djaloshi fillon të ha tortën – flaka ia kaplon kokën (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more