Skip to main content

“6 këshilla për menaxhimin e parave” plus 9 more Ekonomia Online

“6 këshilla për menaxhimin e parave” plus 9 more Ekonomia Online


6 këshilla për menaxhimin e parave

Posted: 15 Aug 2018 10:30 AM PDT

Sa herë iu kanë thënë se kursimi i parave është një gjë e mirë? Specialistët e financave rekomandojnë të kurseni para çdo muaj, por kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet.

Mirëpo, nëse dëshironi të nisni një kompani, ju do të duhet të largoheni nga ky cikël dhe të filloni të kurseni. Nganjëherë, kjo do të jetë një detyrë testuese, por duhet të bëhet nëse dëshironi të investoni në të ardhmen tuaj si një ndërmarrës.

Nëse dëshironi të filloni të menaxhoni paratë tuaja në mënyrë më efikase dhe të përgatisni veten për ndërmarrësi, ndiqni gjashtë këshillat më poshtë. Me këto teknika në arsenalin tuaj, ju do të filloni të shihni ndryshime të menjëhershme dhe do të filloni të keni shprehi të mira të cilat do ju shërbejnë gjatë karrierës tuaj si një ndërmarrës.

Bëni prioritet organizimin.

Kur jeni të organizuar, ju mund të gjurmoni financat tuaja. Regjistroni të gjitha informacionet financiare në një vend që të gjurmoni progresin tuaj.

Kur gjurmoni të gjitha informacionet tuaja financiare, ju mund t'i organizoni ato nga kategoria. P.sh., kur regjistroni shpenzimet tuaja aktuale, ju mund t'i kategorizoni ato si ''urgjente'' dhe ''në të ardhmen''. Jo vetëm që ky sistem ju ndihmon të ju qëndroni gati financave personale, por do të ju përgatisë për sukses në ndërmarrësi sepse është një aftësi e transferueshme.

Kurseni ku të mundeni.

Njerëzit shpesh hezitojnë kur është fjala të shpenzojnë më pak. Fatmirësisht, ka disa mënyra të lehta për të kursyer. Shikoni shprehitë tuaja ditore dhe shihni nëse keni ndonjë trend të shpenzimeve. P.sh., nëse shpenzoni 5 dollarë çdo ditë në kafe, pijeni atë çdo dy ditë. Ngadalë, ju do të mësoheni më këtë shprehi të re, dhe llogaria juaj bankare do të korrë shpërblimet.

Kërkoni informacione shtesë

A keni dëgjuar për The Penny Hoarder ose për Dough Roller? Këto janë bloge të financave personale të cilat mund të ju ndihmojnë të menaxhoni më mirë paratë tuaja, por ka më shumë prej kësaj.

Abonohuni në webfaqe dhe ndiqni emisione me audio të cilat ofrojnë këshilla për menaxhimin e parave.

Vendosni qëllime afat-shkurtra dhe afat-gjatë

A keni vënë re ndonjëherë se njerëzit dëshirojnë të arrijnë qëllimet e tyre në një kohë të shkurtër? Nëse kapni çdo revistë të shëndetit, thotë se mund të ju ndihmojë të arrini rezultate ekstreme në një kohë të shkurtër. Fatkeqësisht, këto dieta nuk janë efikase, dhe teknikat  ''pasurohu shpejtë'' nuk funksionojnë.

Është e vështirë t'a pranoni se qëllimet tuaja do të marrin kohë për t'u përmbushur, e cila është arsyeja pse ju krijoni qëllime afat-shkurtëra dhe afat-gjatë. Në çdo rast, synoni të vendosni qëllime specifike, të matshme, të arritshme dhe të bazuara në kohë. Në mënyrë ideale, arritja e qëllimeve tuaja afat-shkurtëra do ju japë reagime pozitive për të cilat keni nevojë që të vazhdoni të përpiqeni për qëllimet tuaja afat-gjatë.

Gjeni një mentor

Nëse menaxhoni financat personale dhe ndërmarrëse, një gjë është e sigurtë, nganjëherë do të ndiheni sikur nuk mund të përballoni të gjitha. Planifikimi financiar mund të jetë i vështirë.

Si një individ, ju mund të kërkoni mentorë të cilët mund të ju ndihmojnë me financa personale. Si ndërmarrës, ju mund të vazhdoni të punoni me këta njerëz ose të kërkoni këshillues financarë të cilët ju ofrojnë udhëzimet e nevojshme për të drejtuar biznesin tuaj.

Menaxhimi i financave tuaja është një përvojë shpërblyese. Do të duket e ngatërruar ndonjëherë, por sa më shumë që e praktikoni, aq më shumë do të përmirësoni financat personale dhe të përgatisni veten për sukses të menaxhimit të parave.

(Autori është bashkë-themelues dhe kryeshefi Ekzekutiv i “Dizzle”, një kompani e teknologjisë e cila ndihmon profesionistët e pasurive të patundshme të prodhojnë më shumë konsumatorë nga fjala e gojës)

The post 6 këshilla për menaxhimin e parave appeared first on Ekonomia Online.

5 receta me lëngje që stabilizojnë gjakun

Posted: 15 Aug 2018 10:15 AM PDT

Përfshini në dietë peshkun, vajin e farave të lirit, lëngun e boronicës së kuqe dhe selinos, uthullën e mollës, shalqirin, vajin e ullirit, drithërat integrale dhe kastravecët…

Kur bëhet fjalë që të mbajmë në kontroll tensionin e lartë të gjakut, ne nuk duhet të mendojmë marrjen e ilaçeve si të vetmen shpresë, por përzgjedhjen e ushqimeve natyrale që përmbajnë probiotikë, flavonoide, nitrate dhe magnesium, që janë ideale për të rregulluar presionin e lartë të gjakut.

Nëse dëshironi ta ulni tensionin tuaj me ushqim, atëherë konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, sipas mundësisë të freskëta, bio dhe nga të gjitha ngjyrat.

Në menunë tuaj ditore përfshini peshkun, vajin e farave të lirit, lëngun e boronicës së kuqe dhe selinos, uthullën e mollës, shalqirin, vajin e ullirit, drithërat integrale dhe kastravecët.

Reduktoni konsumin e kripës – doza e rekomanduar ditore përbën një lugë çaji kripë, prandaj mos e teproni.

Ndërsa në vijim, ju njohim me 5 receta smoothie-sh, që kanë aftësinë të ulin në mënyrë të shpejtë tensionin, përveçse janë shumë të shijshme…

Smoothie quhet lëngu, që përmes kombinimeve të ndryshme që ne mund t'u bëjmë me frutave, mund të shndërrohet në një pije të shëndetshme.

Ah, dhe diçka: Ata që vdesin për çokollatat mund të gëzojnë!

Ngrënia e një sasie prej 30 gramësh çokollate të zezë çdo ditë, mund t'ju ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut, sidomos tek njerëzit që tashmë kanë hipertension.

Cokollata e zezë është e pasur në flavonoide, përbërës natyralë që çojnë në zgjerimin e enëve të gjakut.

Shikoni për çokollata që përmbajnë 50-70% kakao.

1. LËNG ME BANANE DHE QERSHI

1 kupe qershi

1 banane

1 kupë ujë arre kokosi

1 kupë qumësht bajame

2. LËNG ME QUMËSHT BAJAME

1/2 kupe boronicë

1/2 kupë mollë jeshile

1/2 kupë leng panxhari

1/2kupë qumësht bajame

1/ 2 kupë lëng karrote

3. LENG ME AVOKADO

1 kupë luleshtrydhe

1/2 kupë avokado e copëtuar

1 kupë spinaq

1 kupë kos pa yndyrë

4. LËNG ME LULESHTRYDHE

1 kupë luleshtrydhe

1 banane e copëtuar

1 kupë lëng natyral panxhari

1 kupë kos pa yndyrë

5. LËNG ME MAJDANOZ

1 kupe boronicë

1 banane

1 tufë majdanoz

1 kupë kos pa yndyrë

Panxhari, njësoj si tabletat

Një gotë me lëng panxhari mund të ulë tensionin e gjakut brenda disa orëve.

Nitrati në këtë lëng ka të njëjtin efekt si marrja e tabletave me nitrat.

Lëngu i panxharit mund të gjendet edhe në dyqane, por më së miri do të ishte ta shtrydhnit vetë.

Mund ta përdorni veçmas, ose të përzier me bimë të tjera si smoothie i shijshëm (shihni kombinimet në faqen me smoothie).

Disa ushqime të tjera të pasura me nitrat dhe shumë të shëndetshme, janë: spinaqi, sallata jeshile, lakra, karrotat.

Boronicat, plot antocianinë

Një pjatë me boronica në javë mund t'ju ndihmojë në uljen e rrezikut nga tensioni i lartë i gjakut.

Boronicat, ashtu si dhe mjedra e luleshtrydhja, përmbajnë përbërës natyralë të quajtur antocianinë që mbrojnë kundër hipertensionit, duke marrë parasysh një studim të fundit amerikan dhe britanik mbi rreth 157 mijë burra dhe gra.

Janë antioksidantë të mrekullueshëm që hapin enët e gjakut, pastrojnë trupin nga toksinat dhe mbajnë nën kontroll të vazhdueshëm tensionin.

Një mëngjes i shëndetshëm

Një tas me drithëra në mëngjes, sidomos ato me kokrra, drithëra me shumë fibra si tërshëra, gruri, thekër etj mund të ulin mundësitë që ju të keni tension të lartë.

Një studim i tillë u krye nga kërkuesit e Universitetit të Harvardit.

Plus, sa më shumë vakte drithërash të hani gjatë një jave, aq më të shumta janë përfitimet.

Duke i shtuar edhe kërkimet e fundit për boronicën, dhe ju mund të rrisni dyfish përfitimet tuaja, duke ngrënë drithëra me boronicë.

Po nëse keni tension shumë të ulët?

Hipotensioni, në dallim nga hipertensioni, këta persona duhen ta rrisin konsumin e kripës, ndërsa mjeku mund të përcaktojë sasinë e saktë të cilën nuk duhet ta kapërceni.

Po ashtu rekomandohet konsumi më i madh i ujit dhe kafeinës për të parandaluar dehidrimin.

Në disa raste rekomandohen ilaçet me të cilat rritet vëllimi i gjakut dhe në këtë mënyrë rritet shtypja ose ilaçet që kufizojnë zgjerimin e enëve të gjakut.

Të gjithëve u pëlqejnë patatet e pjekura?
Por a e dini se ato janë të larta me kalium dhe magnez, dy minerale të rëndësishme që ju ndihmojnë të luftoni tensioni e lartë të gjakut?

Kërkimet e zhvilluara në Amerikë tregojnë se nëse të rriturit do ta shtonin marrjen e kaliumit, rastet e tensionit të lartë të gjakut do të binin me 10%.

Ndërsa për magnezin, rezulton se shumë nuk e marrin me ushqimet.

Kështu që me patatet, ju vrisni dy zogj, me një gur.

Pas patateve të pjekura, ja edhe disa ushqime të tjera që i kanë të dyja këto minerale: spinaqi, bananet, soja, si dhe kosi pa yndyrë.

The post 5 receta me lëngje që stabilizojnë gjakun appeared first on Ekonomia Online.

Xhelozia mes femrave, 8 arsyet më të shpeshta

Posted: 15 Aug 2018 10:12 AM PDT

Femra për femrën shpesh di të bëhet ujkonjë.

Ju sjellim disa nga arsyet pse femra vepron kështu kundër femrave të tjera, teksa zilia dhe xhelozia duket sikur u shfaqet edhe mbi flokë…

Bukuria

– Deshët s'deshët, bukuria juaj është si kryq në shpinën tuaj kur jeni në shoqërinë femërore.

Sa më bukur që dukeni më të pasigurta bëhen femrat rreth jush, ndërsa armiqësia ndaj jush më e fortë.

Nga kjo situatë nuk ka rrugëdalje.

Nëse jeni beqare, femrat tjera do t'ju shohin si konkurrencë, ndërsa ato në martesë do të jenë të bindura që doni t'ua rrëmbeni burrin.

Inteligjenca

– Është krejt në rregull të jeni të zgjuara, por kur njerëzit rreth jush fillojnë të shfletojnë fjalorët për të kuptuar se çfarë flisni, ta dini që e keni tepruar.

Sa më të komplikuara që i keni fjalët që i përdorni, shoqëria ose do të ndihen "më budalla", ose dëshirojnë "të vdesin nga mërzia".

Bisedat e thella janë argëtuese, por duhet të zgjidhni vendin dhe kohën sepse njerëzit në parim shoqërohen për t'u argëtuar, dhe jo të diskutojnë për betejë.

Shprehitë e forta të punës

– Nëse jeni shtëpiake që çdo ushqim e gatuan me ushqimet organike të rritura në kopshtin e vet ose femër e suksesshme afariste e cila qëndron në vendin e punës derisa të mos përfundojë edhe projekti i fundit, këmbëngulja dhe përkushtimi juaj i pabesueshëm do t'i bëjë të tjerët përtacë të zakonshëm.

Edhe pse nuk është faji juaj për inercinë e tyre dhe etjen për mediokritet, duhet të mësoheni të jetoni me pëshpëritjet e tyre therëse të femrave të tjera.

Vetëbesimi

– Ka njerëz për të cilët dihet që kanë hyrë në një vend, edhe pse nuk e kanë thënë as një fjalë të vetme.

Njerëzit e tillë duken me shumë vetëbesim, por kënaqësia e tyre me atë çka janë shumë lehtë mund të keqinterpretohet si egocentrizëm ose sqimë.

Doni veten, por çmoni edhe të tjerët, ose do t'ju urrejnë.

Sidomos femrat!

Pesha

– Sado kilogramë që të keni, gjithmonë do të jeni më të dobët se dikush tjetër dhe kjo është arsye e mjaftueshme që një femër t'ju shikojë keq.

Sa më vitale të jeni, mjedisi do të lakmojë linjën tuaj.

Mënyra e vetme për të shmangur shikimet gjykuese është të vishni rroba të gjera.

Sakrificë e madhe apo jo?!

Personaliteti i fortë

– Ky tip i femrës për çdo gjë ka mendim dhe nuk heziton ta ndajë me të gjithë, edhe nëse e ka gabim.

Pasi femrat e tilla kanë karaktere, qasje dhe pikëpamje ekstreme mbi botën, ndërsa shoqëria nuk funksionon në parimin bardh-e-zi, por në nuancat e ngjyrës gri, ato janë jashtëzakonisht irrituese.

Shpirti garues

– Njerëzit, pra edhe femrat, për të cilat jeta është një garë e madhe në të cilën duhen të jenë më të mirë se lojtarët tjerë nuk janë të dashur për askënd, sidomos nëse shkelin gjithçka para vetes për të arritur deri tek qëllimi.

Personat e tillë mund të fitojnë, por mundi u shkon huq, kur nuk kanë me kë të ndajnë sukseset e tyre.

Mirëqenia

– Sa më të pasura që jeni, mundësia është më e madhe që nuk i kuptoni problemet e "njeriut të thjeshtë".

Po ashtu paraja juaj mund të jetë magnet për miqtë e rrejshëm të cilët ju shohin vetëm dobi financiare.

Nga ana tjetër, shprehitë tuaja të jetës, respektivisht shpenzimi i parave, tek personat tjerë mund të shkaktojë ndjenjën e inferioritetit dhe kjo nuk është mirë për miqësinë.

The post Xhelozia mes femrave, 8 arsyet më të shpeshta appeared first on Ekonomia Online.

Nëntë llojet e grindjeve bashkëshortore

Posted: 15 Aug 2018 09:59 AM PDT

Në librin "Armiqtë intimë", shumë të popullarizuar në Amerikë, shkruar nga G. R. Bach dhe P.W yden, grindja bashkëshortore është ndarë në nëntë karakteristika elementare.

Grindja bashkëshortore mund të jetë e njëmend (e vërtetë), apo imagjinare.

E para bazohet në fakte të njëmenda kurse e dyta në arsyet me gjasë.

E para ka lidhje, kurse e dyta nuk ka lidhje me ngjarjet e njëmenda dhe ndodhive në martesë.

Më tutje, mund të jetë e ndershme apo e pandershme, ofenduese apo jo ofenduese, e drejtë apo jo e drejtë, në të cilën njeriu e respekton apo nuk e respekton atë me të cilin grindet.

Mund të jetë dyanshmërisht aktive apo thjesht pasive.

Nuk është krejt njëjtë se a marrin pjesë të dy partnerët barazi apo njëri tërheq, kurse tjetri dominon.

Mund të flasim edhe për pjesëmarrjen me të drejta të barabarta dhe të pabarabarta të partnerëve bashkëshortorë në grindje.

Grindjen bashkëshortore mund ta vështrojmë edhe nëpër nivelin e përgjegjësisë së pjesëmarrësve të grindjes për atë çfarë ndodh në të.

Përgjegjësinë për pjesëmarrje në grindje çiftet bashkëshortore mund ta pranojnë duke i paraqitur mendimet e tyre, flasin në vetën e parë, dhe tregojnë atë çfarë mendojnë, apo këtë përgjegjësi nuk e pranojnë, kështu që paraqesin mendime të huaja, shprehen papërcaktueshëm, vazhdimisht thirren në atë çfarë mendon apo flet dikush apo të tjerët.

Humori gjatë grindjes bashkëshortore mund të jetë jo ofendues dhe relaksues, por mund të jetë edhe ofendues, ironizues.

Përqeshja dhe tallja e partnerit bashkëshortor e bën grindjen jocilësore.

Në një grindje të tillë, partnerët bashkëshortorë nuk ndjehen mirë, e përjetojnë veten të ofenduar.

Grindja bashkëshortore mund të jetë e hapur dhe agresion jo i maskuar, apo agresion i fshehur dhe i maskuar.

Më pak dhemb sulmi direkt, sesa indirekt në dikë.

Në grindjen bashkëshortore çiftet martesore mund të jenë të qartë, të njëkuptimshëm apo të jo të qartë dhe shumëkuptimësh, të dëgjojnë edhe porositë e partnerit apo vetëm të pohojnë me kryeneçësi të veten.

Mënyra e komunikimit të ndërsjellë është kryesore për cilësinë e grindjes në martesë.

Grindja bashkëshortore mund të jetë e drejtuar në të tashmen dhe në partnerin e njëmend, por edhe në të kaluarën dhe në disa partnerë të tjerë.

Grindja cilësore bashkëshortore qëndron në atë çfarë ndodh tani dhe përnjëmend në martesë dhe nuk ikën në të kaluarën as nuk e përdor atë çfarë ka ndodhur më përpara për "zgjidhjen" e asaj çfarë është duke ndodhë tani.

Ajo është e lidhur me atë me të cilin grindet.

Dhe në fund, grindja bashkëshortore mund të jetë e drejtpërdrejt apo e tërthortë, e lidhur për një problem të caktuar dhe një sjellje e caktuar të partnerit, apo e lidhur për karakteristika të përgjithshme dhe të pacaktuara të atij me të cilin partneri bashkëshortor grindet.

Grindja cilësore nevojitet të drejtohet në një problem të caktuar dhe sjellje të caktuar, dhe jo që të shkapërderdhet në diçka të përgjithshme apo të pacaktuar.

The post Nëntë llojet e grindjeve bashkëshortore appeared first on Ekonomia Online.

Shenjat që tregojnë çrregullimin e sistemit imunitar

Posted: 15 Aug 2018 09:50 AM PDT

Një sëmundje autoimune është një çrregullim ku sistemi imunitar gabimisht fillon të sulmojë pjesë të trupit tuaj, duke i konsideruar elementë të huaj.

Sipas hulumtimit, sëmundjet autoimune janë një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjes tek gratë në të gjitha grupmoshat deri në 64 vjeç. Ka më shumë se 80 sëmundje autoimune të ndryshme, por disa nga simptomat janë të zakonshme për të gjithë.

Është shumë e rëndësishme të njihen shenjat e para, pasi diagnostifikimi i hershëm ndihmon për zgjatjen e jetës, rritjen e cilësisë së tij dhe uljen e numrit dhe masës së përkeqësimeve.

Ja cilat janë shenjat se diçka nuk po shkon siç duhet me sistemin tuaj imunitar dhe kur është koha që të takoheni me një mjek. Siguroheni që nuk jeni në atë grup rreziku.

1. Dhimbje koke, mjegullim i trurit, probleme të mungesës së vëmendjes

Dhimbjet e kokës, mjegullimi i trurit dhe simptoma të tjera të specifikuara mund të dëmtojnë seriozisht cilësinë e jetës tonë.

Këto simptoma mund të shoqërohen me stres ose mungesë gjumi, por ato janë gjithashtu shenja të mosfunksionimit të sistemit tonë imunitar (lupus ose anemi, për shembull).

2. Puçrra, psoriasis, pezmatim i lëkurës, ekzemë, skuqje e fytyrës

Problemet e lëkurës mund të jenë shumë shqetësuese pasi është e pamundur të dukesh mirë nëse duhet të fshehësh lëkurën nën shtresa të ndryshme rrobash.

Nëse mjetet e zakonshme nuk ndihmojnë, planifikoni një vizitë tek një mjek pasi këto shenja mund të shkaktohen nga anemia hemolitike, psoriasis, scleroderma dhe çrregullime të tjera.

3. Astma alergjike

Ka disa dyshime se astma mund të shoqërohet me çrregullime autoimune. Ashtu siç ka edhe shumë hulumtime që sugjerojnë një bazë autoimune për këtë sëmundje.

4. Lodhja ose hiperaktiviteti

Këto simptoma janë më të zakonshmet për pothuajse të gjitha kushtet autoimune dhe zakonisht një shenjë e konsiderueshme.

Mund të zbuloni se gjërat normale marrin më shumë energji dhe ju lënë bosh. Apo ndoshta zgjoheni më shumë të lodhur se para se të shkoni në gjumë, edhe nëse çdo gjë ishte mirë më parë.

5. Dhimbje muskulore dhe dobësi, ngurtësi, dhimbje

Muskujt e dobët dhe dhimbja mund të bëjnë që aktivitete të përditshme siç janë ecja deri në shkallët ose mbajtja e gjërave të rënda të duken të vështira.

Këto simptoma mund të vijnë dhe të shkojnë ose të jenë konstante, por kjo është gjithashtu një shenjë që nuk duhet të injorohet, pasi ajo mund të shkaktohet nga hepatiti autoimun, sëmundja e Hashimotos, psoriasis, artriti reumatoid dhe sëmundje të tjera.

6. Dhimbje stomaku, gazra, të përziera, diarre, kapsllëk

Çështjet e tretjes janë shumë shqetësuese.

Ato mund të jenë një shenjë e sëmundjeve autoimune të tilla si sëmundja celiac, koliti ulcerativ, çrregullimet e tiroides dhe të tjera.

7. Shtimi ose humbja e peshës

Disa sëmundje autoimune prekin tiroiden tonë.

Ky organ kontrollon shumë procese metabolike në trupin tonë. Nëse fillon të prodhojë hormone të tepërta ose nuk prodhon hormone të mjaftueshme, njerëzit mund të humbasin ose të fitojnë peshë.

8. Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë

"Pickimet dhe mpirjet" nuk janë simptoma serioze nëse vijnë dhe shkojnë dhe nuk shkaktojnë dhimbje.

Nëse ndodh disa herë në javë dhe vëren edhe simptoma të tjera, mund të jetë një shenjë e problemeve më serioze.

9. Rënia e flokëve

Nëse sistemi ynë imunitar fillon të sulmojë folikulat tonë të flokëve, kjo rezulton në humbjen e flokëve.

Procesi fillon me inflamimin e lëkurës së kokës. Ajo gjithashtu mund të ndikojë në flokë në pjesë të tjera të trupit.

10. Ethet

Shpesh injorohen ethet e pashpjegueshme pa ndonjë simptomë tjetër. Por kjo është një nga simptomat më të vështira për t'u trajtuar. Problemi është se ethet mund të lidhen me shumë sëmundje dhe ato autoimune janë mes tyre.

Mos e humbni shpresën nëse keni vërejtur ndonjë nga këto simptoma. Mund të ketë arsye të tjera për ta, por gjëja e parë që duhet të bëni është të vizitoni një mjek.

Është më mirë të jesh i sigurt!

The post Shenjat që tregojnë çrregullimin e sistemit imunitar appeared first on Ekonomia Online.

9 raste kur nuk duhet të pini ujë

Posted: 15 Aug 2018 09:49 AM PDT

Janë të paktë ata që shkojnë në palestër ose hanë darkë pa pirë ujë. Megjithatë, konsumimi i tepërt i ujit mund të çojë në disa probleme serioze të shëndetit.

Është gjithmonë një ide e mirë për të shkurtuar marrjen e tepruar gjatë ditës sesa të kontrolloni efektet anësore të mundshme.

Ne vendosëm të kuptojmë se në cilat raste uji i pijshëm në të vërtetë mund të jetë i dëmshëm. Si një bonus në fund të artikullit, ne do t'ju tregojmë se çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse pini shumë lëngje gjatë ditës.

9. Përpara gjumit

Ka të paktën 2 arsye pse duhet të shmangni pirjen e ujit para se të flini:

Pirja e ujit para gjumit mund të rezultojë në gjumë të ndërprerë. Ka një shans të mirë që ju do të duhet të urinoni gjatë natës më shumë dhe mund t'ju marrë një kohë më të gjatë para se të jeni në gjendje të bini përsëri në gjumë.

Veshkat tona punojnë më ngadalë natën në krahasim me ditën. Kjo është arsyeja pse ju mund të vëreni një ënjtje të fytyrës dhe gjymtyrëve në mëngjes. Uji i pijshëm mund t'i theksojë këto simptoma.

8. Gjatë një stërvitjeje intensive

Sipas shkencëtarëve, marrja e tepërt e ujit gjatë ushtrimive mund të ketë efekte anësore negative. Gjatë një stërvitjeje intensive, temperatura e trupit të një personi rritet duke i bërë ata të ndihen të nxehtë. Por pirja e shumtë e ujit për t'u freskuar gjatë një stërvitje mund të shkaktojë sosje elektrolitike.

Si rezultat i kësaj, një person mund të vuajë nga:

Dhimbjet e kokës
Pështjellimet
Marrje mendsh
Për më tepër, marrja e tepruar e lëngjeve mund të jetë e rrezikshme për njerëzit me sëmundje të zemrës pasi rrit tensionin e zemrës.

Kjo është arsyeja pse mjekët rekomandojnë pirjen e ujit vetëm pas stërvitjes.

7. Nëse urina juaj nuk ka ngjyrë

Urina plotësisht e qartë është një shenjë e mbi-hidratimit. Nëse keni urinë të pangjyrë, ju ndoshta pini shumë ujë gjatë ditës, madje edhe nëse nuk keni etje. Kjo mbi-pirje mund të çojë në nivele të ulëta të natriumit që rezultojnë në disa probleme serioze shëndetësore duke përfshirë një goditje të mundshme në zemër.

6. Për të shuar djegën e specave

Ju kurrë nuk duhet të pini ujë pasi hani speca djegës pasi ndjesia e djegies është shkaktuar nga një molekulë e quajtur kapsaicinë. Meqenëse kapsaicinë një molekulë jo polare, ajo mund të shpërbëhet vetëm në substanca të tjera jo polare, si qumështi.

Nëse ju e shpëlani me ujë gojën, ky i përbërë nga molekula polare, do të lejojë kapsaicinën të përhapet në të gjithë gojën dhe fytin dhe do ta bëjë situatën edhe më keq.

5. Menjëherë përpara, gjatë dhe pas ngrënies

Pirja gjatë ngrënies mund të shkaktojë dispepsi. Kjo ndodh sepse gojët tona prodhojnë pështymë me enzima që janë esenciale për një proces të shëndetshëm të tretjes.

Pirja gjatë ngrënies të çon në një rënie të pështymës dhe për këtë arsye, ushqimi i patretur gjendet në trupin tuaj dhe mund të bëhet toksik edhe nëse jeni duke ngrënë ushqime të shëndetshme. Mbani në mend se konsumimi i ujit të ftohtë ose pijeve alkoolike e bën situatën edhe më të keqe.

4. Kur ai vjen nga një burim privat

Edhe nëse një burim është i lidhur me një tub me një sistem të pastrimit të ujit, elementët nga tubi vetë mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj për arsyet e mëposhtme:

Organotina pengon sistemin endokrin.
Antimoni është i lidhur me mëlçinë, veshkat dhe dëmtimet e tjera të organeve.
Ftalatet mund të ulin inteligjencën dhe të shkaktojnë ndryshime të sjelljes.

3. Kur ai përmban ëmbëlsues artificialë

Kjo këshillë do të jetë në dispozicion për njerëzit që janë duke u përpjekur për të humbur peshë. Ëmbëlsuesit artificialë janë aty që t'ju shtojnë oreksin dhe kjo mund të çojë në shtimin e peshës.

2. Uji që vjen nga deti

Gjithkush e di se ju duhet të shmangni pirjen e ujit të detit, por pak njerëz e dinë pse është e dëmshme për shëndetin tuaj.

Para së gjithash, shumica e ujërave bregdetare përmbajnë viruse patogjene njerëzore. Kjo është arsyeja pse nëse ju aksidentalisht merrni pak ujë në gojë teksa notoni, ju duhet ta pështyni menjëherë – domethënë nëse nuk dëshironi të kaloni gjithë pushimet duke vuajtur nga një rotavirus dhe nga të gjitha simptomat e tij të këqija.

Së dyti, uji i detit përmban një sasi të madhe kripe dhe trupi ynë ka nevojë për shumë ujë të pastër për ta hequr qafe atë. Kjo mund të rezultojë në dehidratim serioz.

1. Nëse keni pirë tepër ujë gjatë ditës

Ne e kemi përmendur tashmë këtë këshillë, por dëshirojmë t'ju kujtojmë se konsumimi i tepërt i lëngjeve çon në nivele të ulëta të natriumit dhe efekteve anësore të pakëndshme.

Përveç kësaj, pirja e shumtë, e kotë, e tepruar dhe pa kriter e ujit është e dëmshme për veshkat tuaja, pasi i pengon ato të bëjnë punën e tyre dhe të rregullojnë komponentët e rëndësishëm në gjak.

Çfarë do të ndodhë nëse pini shumë ujë?

Pirja e ujit tejnorme mund të rezultojë në një sëmundje të quajtur hyponatremia. Mjekët rekomandojnë ta marrin këtë seriozisht, pasi mund ta rrezikojë jetën tuaj.

Situatat e përmendura më sipër nuk duhet të jenë një arsye për të zvogëluar sasinë e marrjes së ujit apo lëngjeve në minimum, pasi uji është thelbësor për funksionet normale trupore. Sidoqoftë, është më mirë të mos shkoni në ekstremin dhe përpiquni ta mbani nën kontroll nën-hidratimin.

Gjithmonë kujtoni rregullin e artë: Çdo gjë që bëhet me tepri jep efektin e kundërt të asaj që synon.

The post 9 raste kur nuk duhet të pini ujë appeared first on Ekonomia Online.

Dietë me qumësht, ja si funksionon

Posted: 15 Aug 2018 09:45 AM PDT

Qumështi është burim i shkëlqyer i kalciumit, kaliumit dhe vitaminës D. Ai i ofron organizmit shumë përfitime shëndetësore.

Sigurisht, qumështi është ndër produktet që konsumohet rregullisht pothuajse nga të gjithë njerëzit.

Disa preferojnë ta pijnë qumështin të ngrohtë dhe pjesa tjetër të ftohtë.

Por cila është mënyra më e mirë e konsumimit për të marrë përfitime maksimale nga qumështi?

Sipas dietologëve nuk ka një matës ekzakt për një përgjigje të prerë, kjo pasi temperatura e qumështit (i ngrohtë apo i ftohtë) kur e konsumoni varet nga gjendja shëndetësore dhe shumë faktorë të tjerë.

Qumështi i ngrohtë

Konsumimi i qumështit të ngrohtë është shumë i rekomanduar në rastet e intolerancës së laktozës.

Kur qumështi është i ngrohtë, ai ndihmon organizmin për një tretje më të lehtë.

Kur ju e ngrohni qumështin, laktoza që përmban qumështi shpërbëhet dhe ndihmon në parandalimin e problemeve të pakëndshme që vijnë nga mos tretja, siç është fryrja e stomakut apo edhe diarreja.

Një filxhan me qumësht të ngrohtë para se të flini ndihmon për një gjumë më të qetë.

Qumështi i ftohtë

Nëse vuani nga djegia në stomak atëherë qumështi i ftohtë ndihmon në lehtësimin e menjëhershëm të stomakut.

Përveç kësaj, konsumimi i qumështit të ftohtë pas ngrënies së vaktit ndihmon në parandalimin e aciditetit në stomak.

Të gjithë e dimë se temperaturat e larta në stinën e verës shkaktojnë dehidratim. Konsumimi i një gote me qumësht të ftohtë ndalon dehidratimin.

Koha më e mirë për ta konsumuar atë është herët në mëngjes.

Por duhet të kini kujdes dhe të mos e pini qumështin të ftohtë në rastet kur jeni me grip apo të ftohur.

Pra, siç e shihni pavarësisht nëse preferoni ta pini qumështin të ngrohtë apo të ftohtë gjithçka varet në situatën tuaj shëndetësore.

Ndaj dhe do të ishte e përshtatshme që edhe qumështin ta konsumoni bazuar në faktorët tuaj shëndetësorë.

Dieta e qumështit, sa peshë mund të humbisni?

Kleopatra lahej në qumësht, ndërsa ne vetëm e pimë atë.

Në çdo rast, nuk ka dyshim se qumështi i bën mirë shëndetit tonë dhe gjithashtu lëkurës, edhe pse vitet e fundit shumë studime janë përpjekur për ta hedhur poshtë.

Nga ana tjetër, ka edhe disa studime që në vend të priren për të konfirmuar vetitë e dobishme të qumështit, thonë që qumështi mund të jetë një ushqim i shkëlqyer kundër kileve të tepërta.

Nëse ju keni disa kile ekstra dhe ju pëlqejmë produktet e qumështit, atëherë ju duhet të provoni dietën e qumështit.

Si funksionon kjo dietë?

Me sa duket, dieta e qumështit funksionon vërtetë, por vetëm nëse ju jeni të gatshëm për të bërë disa sakrifica dhe nëse ju e pëlqeni qumështin, nëse jo do të jetë më mirë të përqendroheni në një dietë tjetër.

Duhet bërë e qartë se ky nuk është një plan i balancuar ushqimor, megjithatë, edhe pse mund të jetë një dietë efektive, për arsye sigurie është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun.

Për këtë arsye, dieta e qumështit mund të ndiqet për jo më shumë se 8 ditë, ku gjatë këtyre ditëve do të mund të humbni deri në 5 kilogramë.

Menuja e dietës së qumështit:

Dita e parë: 6 gota qumësht

Dita e dytë: 4 gota qumësht dhe dy fruta

Dita e tretë: 2 gota qumësht, dy fruta dhe 150 gramë djathë të lehtë

Dita e katërt: 4 gota qumësht, dy fruta, 150 gramë mish pa dhjamë në skarë

Dita e pestë: 2 gota qumësht, 2 fruta, 1 vezë të zier, 150 gramë mish të pjekur në skarë

Dita e gjashtë: 2 gota qumësht, 2 fruta, 1 vezë të zier, 150 gramë mish të pjekur në skarë dhe 100 gramë djathë pa yndyrë

Dita e shtatë: 3 gota e qumësht dhe 3 fruta;

Dita e tetë: 2 gota qumësht, 1 frut, 150 gramë mish pa yndyrë dhe 150 gramë djathë të lehtë.

Shmangni mollët dhe frutat e pasura me ujë të tilla si portokalli.

Gjatë ditës, ju mund të pini disa gota çaji jeshil dhe, në qoftëse qumështi ju lodh, mund ta përzieni me fruta dhe të pini një “milkshake” pa sheqer.

Minimalisht mund ta ëmbëlsoni qumështin me një sheqer diabetik.

Dhe së fundi, në qoftë se preferoni, ju mund të alternoni mishin e bardhë me atë të kuq.

The post Dietë me qumësht, ja si funksionon appeared first on Ekonomia Online.

Tri frutat e verës që lehtësojnë zorrët

Posted: 15 Aug 2018 09:39 AM PDT

Kumbullat, rrushi dhe pjepri… Këto janë tri fruta verore lehtësojnë tretjen e ushqimit, ndërsa lëngu i tyre ndihmon në humbjen e peshës (kjo nuk mund të thuhet plotësisht për rrushin).

Kumbullat e kanë kohën nga qershori në shtator.

Kumbulla ngjyrë blu (e njohur ndryshe si kumbulla e zezë) dallohet nga kumbullat e tjera (të verdhat, të kuqet, të gjelbrat) pikërisht për sasinë e madhe të antioksidantëve që gjenden kryesisht në lëkurën e saj.

Veprimi i antioksidantëve është edhe më i lartë nëse kumbulla është e freskët dhe e pjekur mirë (pra nuk është shumë e fortë dhe e thartë).

Kumbulla e freskët është një frutë me veprim diuretik dhe pastrues.

Këto vlera i detyrohen faktit se 85% e përbërjes së saj është ujë.

Përveç kësaj, kumbulla është e pasur me shumë minerale (përmban shumë kalium, magnez, fosfor).

Një prej arsyeve që rekomandohet për t'u konsumuar është se ka veti tonifikuese.

Sheqeri dhe athtësia i japin asaj një shije karakteristike jo shumë të ëmbël, që janë përgjegjëse edhe për një sërë veprimesh të tjera nxitëse.

Ndryshe nga kumbullat e njoma, ato të thata përmbajnë më pak ujë, vitamina, sheqer, vlera energjetike dhe tonifikuese.

Për këtë arsye nuk duhet abuzuar shumë me to, sidomos kur mbani dieta hipokalorike (100 gramë kumbulla të thata janë të barabarta me 300 kalori).

Si mund t'i konsumoni kumbullat

Efekti laksativ i kumbullës i detyrohet sasisë së madhe të fibrave që ajo përmban, të cilat kryejnë një veprim nxitës në lëvizjen e zorrëve.

Gjithsesi, efekti laksativ nuk është aq i theksuar nëse kumbulla konsumohet e qëruar ose në formë lëngu.

Lëngu i kumbullës mund të kombinohet me atë të pjeshkës, dardhës dhe kivit, duke fuqizuar kështu vetitë kundër fryrjeve të barkut.

Rrushi i zi, efikas kundër urisë

Rrushi, në veçanti i ziu, është një prej frutave më të shëndetshme dhe më të kompletuara. Vetitë e tij kuruese njihen që nga lashtësia.

Falë përmbajtjes së lartë të ujit, kripërave minerale, fibrave dhe përmbajtjes së pakët të yndyrave e proteinave, tuli i kokrrave të rrushit rimineralizon organizmin dhe frenon urinë nervore, duke kryer edhe një funksion pastrues, duke lehtësuar procesin e eliminimit të toksinave metabolike të grumbulluara nga një jetë jo e shëndetshme (duhan, alkool, etj.).

Gjithashtu rrushi është një ilaç i shkëlqyer për rregullimin e procesit të tretjes dhe lëvizjen e zorrëve.

Ai mund të përdoret në rast kapsllëku, fryrje barku dhe tretje të ngadaltë.

Shumë prej vlerave të dobishme të rrushit i detyrohen polifenoleve të pranishme në lëkurë, mes tyre edhe taninet.

Këto të fundit që gjenden me shumicë në lëkurë, janë antioksidantë të fuqishëm dhe ulin rrezikun e madh të dëmtimit të enëve të gjakut nga radikalet e lira.

Pjepri, fruta e të nxehtit

Pjepri është një frutë verore, e pasur me ujë dhe sheqer, që asimilohet lehtë nga organizmi, shuan etjen dhe i jep shumë energji organizmit.

Jo më kot mbahet edhe si një prej frutave simbol të stinës së nxehtë të verës.

Ai i jep ngjyrë të bukur trupit kur shkojmë në plazh, përmban shumë ujë dhe fibra.

Është freskues dhe ushqyes e më kryesorja nuk peshon shumë në peshore: maksimumi ka 30 kalori.

Ashtu si të gjitha frutat, edhe pjepri ka një përqindje të lartë kripërash minerale, mes të cilave hekur, fosfor, kalcium, natrium dhe sidomos kalium, që ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll tensionin dhe rivendosjen e ekuilibrave hidrike të çekuilibruara për shkak të djersitjes.

Duke ngrënë çdo ditë gjysmë pjepri ose një pjepër të vogël mbroni sistemin kardiovaskular, sepse kjo frutë përmban shumë adenozinë, një substancë që ndihmon për të mbajtur të lëngshëm gjakun dhe shmang formimin e mpiksjeve.

Përveç të tjerave, pjepri është një minierë e pasur me fibra, që pastrojnë dhe vënë në lëvizje zorrët, me vitaminë A dhe C "ushqimi" më i mirë i lëkurës që gjatë verës është më shumë se kurrë i ekspozuar ndaj stresit dhe agresionit të rrezeve të diellit.

Kjo frutë nuk rekomandohet për diabetikët, sepse ka shumë sheqer dhe për personat që vuajnë nga gastriti.

The post Tri frutat e verës që lehtësojnë zorrët appeared first on Ekonomia Online.

7 mite rreth të qenit nënë

Posted: 15 Aug 2018 09:32 AM PDT

Çdo mama dëshiron të jetë e përsosur dhe praktikisht çdo nënë e bën gabimin e besimit të miteve të caktuara për mënyrën e rritjes së fëmijëve.

Nuk është për t'u habitur që shumë gra nuk kanë besim në aftësitë e tyre. Pra, çfarë duhet të ketë një nënë e mirë? Më poshtë gjeni disa mite rreth prindërimit dhe realitetin që e shoqëron.

Fëmijët e një nëne të mirë nuk qajnë kurrë

Ku është parë një fëmijë që nuk qan! E nëse një fëmijë qan nuk është faji i nënës gjithmonë! Gjithmonë të qarat dhe prapësitë i lidhim me fëmijët dhe kjo nuk do të ndryshojë për asnjë nënë.

Një nënë e mirë sakrifikon veten për fëmijën e saj

Një nënë sakrifikon gjithmonë për fëmijët e saj. E sakrificat e saj nisin që kur fëmija ngjizet brenda saj. Por kjo nuk do të thotë që një nënë duhet të heqë dorë nga nevojat e saj e të mos i plotësojë. Për sa kohë që fëmija është mirë dhe nën kujdesin e dikujt, nëna relaksohuni dhe kryeni nevojat e tyre.

Një nënë e mirë është e gëzuar orë e minutë

Një nënë nuk është robot! Duke qenë njeri ajo përjeton të gjitha llojet e emocioneve si të gjithë ne. Ato duan të qeshin, të qajnë, të përkëdhelen, të këshillohen, të ndjejnë përkujdesje.

Fëmijët e një nëne të mirë nuk sëmuren asnjëherë

Nëna është magji në gjithë qenien e saj! Por kjo nuk do të thotë se fëmijët nuk do të sëmuren kurrë!

Një nënë e mirë gjithmonë e di se çfarë dëshiron fëmija i saj

Nëna çfarë nuk di! Por ajo nuk mund t'i dijë të gjitha dhe t'i parashikojë të gjitha! Fëmijët mund të qajnë dhe ajo mund të mos e dijë gjithmonë se përse po ndodh një gjë e tillë. Me kohën do të mësojë gjithnjë e më shumë mbi fëmijën e saj!

Një nënë e mirë asnjëherë nuk bëhet me nerva ndaj fëmijëve të saj

Janë të rralla nënat që nuk nervozohen me fëmijët e tyre! Nëse jeni një e tillë, bravo ju qoftë! Nëse nuk jeni një e tillë, mos u shqetësoni! Meqenëse jeni njerëzore, ju takon edhe juve të nervozoheni nganjëherë!

Një nënë e mirë ka fëmijë miqësorë

E vërteta është se nuk është gjithnjë në dorën e nënës të ketë fëmijë miqësorë! Pavarësisht se ajo mund ta ketë parapërgatitur fëmijën e madh për vogëlushin që po vjen në jetë, ajo nuk mund të frenojë ndjenjat e tyre.

E cili fëmijë nuk do të bëhej xheloz, kur dje pate gjithë vëmendjen e familjes e sot sa erdhi ky kolopuçi ta mori të gjithën! Të gjithë jemi bërë xhelozë e nuk kemi qenë edhe aq miqësorë gjithmonë! Ndoshta jemi ende, pakëz!

The post 7 mite rreth të qenit nënë appeared first on Ekonomia Online.

Selfie është më shumë se një foto…

Posted: 15 Aug 2018 09:16 AM PDT

Selfie duket se e kalon veprimin e të shkrepurit të një fotoje.

Shkencërisht është konsideruar si varësi e çrregullim, sidomos kur kalon 3 shenja apo nivele, siç do ta mësoni më poshtë.

Ndërsa popullorçe, për selfiet do të thonim se "i pëlqen vetja", ose i ka hipur vetja në qej"…

Sipas fjalorit anglisht të Oxfordit, një selfie është një foto që dikush ia bën vetes, zakonisht përmes një smartfoni apo aparati tjetër dhe ndahet në median sociale.

Nga perspektiva e një psikologu, bërja e një selfie është një veprim i vetëorientuar që lejon përdoruesit të përcaktojnë individualitetin dhe rëndësinë e vetes së tyre dhe po ashtu, është e lidhur edhe me karakteristika personale si narcizizmi.

Sidoqoftë, bërja e një selfie është më shumë se sa thjeshtë një fotografi.

Ajo mund të përfshijë edhe editimin e ngjyrës dhe kontrastit, ndryshimin e backgroundit, shtimin e efekteve të tjera para se të ndahet në rrjet.

Këto opsione të shtuara dhe përdorimi i editimit integral kanë popullarizuar më shumë bërjen e selfieve veçanërisht mes adoleshentëve dhe të rinjve.

Por, ka edhe nga ata ekspertë, si anëtarët e shoqatës amerikane të psikiatërve, që e klasifikojnë selfien si një çrregullim mendor.

Organizata i përcakton ato si dëshirë obsesive për të bërë foto të vetes dhe për ti postuar ato në mediet sociale për të kompensuar vetëvlerësimin dhe për të mbushur boshllëqet në intimitet.

Po ashtu, sipas saj, ka tre nivele çrregullimi; vija e kufirit, bërja e selfieve të paktën tre herë në ditë, por mos postimi i tyre në median sociale, akute, bërja e tyre të paktën tre herë në ditë dhe postimi i tyre në median sociale, dhe kronike, nevoja e pakontrollueshme e bërjes së selfieve dhe postimi i tyre në median sociale më shumë se gjashtë herë në ditë.

Kjo teori sidoqoftë u hodh poshtë pavarësisht se shumë kush arrinte të besonte tek kriteri i përdorur për ndarjen e tre niveleve, vija e kufirit, akut dhe kronik.

Ekspertët sidoqoftë vazhduan të ekzaminonin problemin dhe një nga përfundimet është edhe ai se njerëzit me nivele kronike të bërjes së selfieve kërkojnë të përshtaten me ata që i rrethojnë dhe mund të shfaqin simptoma të ngjashme me ato të sjelljeve të tjera adiktive.

The post Selfie është më shumë se një foto… appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more