Skip to main content

““Skifterët” e karburanteve në Kurbin, 2 në pranga e 1 në kërkim (Emra & Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP

““Skifterët” e karburanteve në Kurbin, 2 në pranga e 1 në kërkim (Emra & Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP


“Skifterët” e karburanteve në Kurbin, 2 në pranga e 1 në kërkim (Emra & Video)

Posted: 15 Jul 2018 02:16 AM PDT

Policia e Kurbinit ka zbardhur dy grabitje të pikave të karburantit të ndodhura në harkun kohor të 5 muajve nga i njëjti grup "skifterësh" dhe në kuadër të operacionit "Skuraj" ka vendosur në pranga dy prej autorëve.

"Në vijim të punës për goditjen e grupeve të vjedhjeve gjatë natës si dhe zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të vjetra janë kryer hetime intensive me metoda speciale hetimi për një periudhë relativisht të gjatë kohore, ku si rezultat i tyre është finalizuar operacioni ” Skuraj”, me zbardhjen e autorësisë së dy rasteve të vjedhjes me armë të një karburanti më datë 28.07.2017 dhe tentativës të vjedhjes me armë të një karburanti tjetër më datë 28.02.2018, në Kurbin", njofton policia.

 

Kurbin Finalizohet operacioni "Skuraj" Hetim me metoda proaktive nga Policia e Kurbinit dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin Zbardhet autorësia e vjedhjes me armë të një karburanti datë 28.07.2017 dhe tentativës të vjedhjes me armë të një karburanti tjetër datë 28.02.2018, në KurbinIdentifikohen, lokalizohen dhe kapen dy nga autorët e dyshuar , dhe një tjetër shpallet në kërkimNë vijim të punës për goditjen e grupeve të vjedhjeve gjatë natës si dhe zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të vjetra, nga strukturat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, janë kryer hetime intensive me metoda speciale hetimi për një periudhë relativisht të gjatë kohore, ku si rezultat i tyre është finalizuar operacioni " Skuraj", me zbardhjen e autorësisë së dy rasteve të vjedhjes me armë të një karburanti dhe vjedhjes me armë e mbetur në tentativë të një karburanti tjetër në Kurbin, në dy data të ndryshme.Konkretisht: Më datë 28.07.2017, rreth orës 03:00, në Skuraj të rrethit Kurbin, të armatosur dhe të maskuar, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri kanë vjedhur pikën e një karburanti ku kanë marrë shumën monetare 110.000 lekë të rinj. Më datë 28.02.2018, rreth orës 00:20, kanë tentuar të vjedhin po më armë pikën e një karburanti në aksin rrugor Milot – Thumanë. Si autorë të dyshuar të këtyre rasteve, janë identifikuar shtetasit: – F. T., 24 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë)- F. T. , 27 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë) të cilët janë arrestuar në flagrancë. Si dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.K.30 vjeç, banues në Kurbin (i dënuar më parë) Për të tre shtetasit e lartpërmendur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar me vendimin datë 12.07.2018, masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Vjedhje me armë' e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 140-25 të Kodit Penal. Vazhdon puna hetimore për dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se këta shtetas janë autorë.

Gepostet von Policia e Shtetit am Sonntag, 15. Juli 2018

Flakon Tafa, 24 vjeç, dhe Fatjon Tafa, 27 vjeç, që të dy banues në Kurbin dhe me precedentë të mëparshëm penalë, janë arrestuar si të dyshuar për vjedhjen e armatosur dhe me maska të  karburantit më 28 korrik 2017, në fshatin Skuraj, ku kanë arritur të marrin një shumë monetare prej 110 mijë lekësh, ndërsa më 28 shkurt të këtij viti kanë tentuar të vjedhin një tjetër karburant në aksin rrugor Milot-Thumanë.

Policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e 30-vjeçarit F.K. me banim në Kurbin, edhe ky i dënuar më parë.

Për tri shtetasit e sipërpërmendur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" më 12 korrik të këtij viti, për veprat penale të "vjedhjes me armë" të kryer të bashkëpunim. Tashmë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve, ku këta shtetas dyshohet të jenë autorë.

15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gjendet makinë e djegur në Shkodër, hetohet për lidhje me vrasjen e çiftit

Posted: 15 Jul 2018 02:08 AM PDT

Shkodra u trondit mëngjesin e sotëm nga një vrasje e dyfishtë, që pati për viktima 35-vjeçarin Boran Bërcama dhe bashkëjetuesen e tij 27-vjeçare Silvi Ndoci. Ata u ekzekutuan me armë në makinën e tyre, në sytë e djalit rreth një vjeç e gjysmë që i shpëtoi mrekullisht breshërisë së plumbave që u lëshuan mbi prindërit e tij.

Policia e Shkodrës po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe është një makinë e djegur, e gjetur në Bypassin e ri të qytetit, mund të çojë në zbulimin e autorëve.

Sipas policisë mjeti që është gjetur i djegur mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Shkodrës mund të jetë përdorur nga autori/ët e krimit të rëndë, të ndodhur në lagjen "Naim Gjylbegu".

Blutë e Shkodrës po hetojnë nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Policia vret një burrë, shpërthejnë protesta të dhunshme në Çikago (Video)

Posted: 15 Jul 2018 01:54 AM PDT

Policia u përplas me demonstruesit të shtunën në mbrëmje në qytetin e tretë më të madh të SHBA-ve, Çikago, disa orë pasi një oficer i policisë vrau me armë një burrë me profesion berber, të quajtur Tommy, në pjesën jugore të qytetit.

Zyrtarët u goditën nga gurë dhe shishe, ndërsa dhjetëra demonstrues u mblodhën në afërsi të vendit të ngjarjes të shtunën, sipas policisë. Katër demonstrues u arrestuan të shtunën vonë pasi policia pastroi vendin e ngjarjes, tha Anthony Guglielmi, zëdhënësi kryesor i departamentit të policisë.

 

Fred Waller, shefi i departamentit të patrullimit të departamentit, tha se tre ose katër oficerë u plagosën. Videoja e postuar në mediat sociale tregon se oficerë të shumtë zvarrisin një njeri në vendngjarje.

Protestuesit thërrisnin “vrasës” dhe “nuk ka drejtësi, pa qetësi” në drejtim të oficerëve.

Policia tha në një deklaratë se vrasja fatale ndodhi kur oficerët që patrullonin në këmbë në lagjen South Shore u përpoqën të ndalnin një burrë që sipas tyre kishte shfaqur karakteristikat e një personi të armatosur. Waller shtoi se oficerët, të cilët ishin në zonë, panë një pjesë të dyshimtë nën pantallonat e të vrarit, duke dyshuar se ishte armë. Asnjë oficer policie nuk u lëndua gjatë ballafaqimit me personin e dyshuar të armatosur, por një armë u gjet vërtetë në vendngjarje.

“Kur ata iu afruan, ai u përpoq t'i shtyjë duart larg, filloi të kërkonte diçka, duke u përpjekur të arratisej dhe këtë e bëri për armën e tij”, tha policia.

Një përleshje shpërtheu më vonë midis protestuesve dhe oficerëve të policisë që mbanin shkopinj gome. Video tregoi disa oficerë policie dhe protestues që shtynin njëri-tjetrin. Pas mbrëmjes, protestuesit vazhduan të qëndronin rreth lagjes, me policinë që herë pas here i ndiqnin. Protestuesit bërtisnin dhe fyenin policinë dhe përdorën dhunë ndaj efektivëve. Videot tregojnë një protestues të hedhur në tokë të rrethuar nga policia që godet me shkopinj.

15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kur ajsbergu të “troket” në derë … kujdes cunamin!

Posted: 15 Jul 2018 01:39 AM PDT

Një ajsberg gjigant doli në det të hapur pranë Inaarsuit, një fshat në Grenlandën perëndimore. Fshati i vogël u detyrua të evakuohej pjesërisht për të mos u përpirë nga dallgët në rast se masa e madhe e akullit do të thyej.

Ajsbergu u afrua frikshëm mbi shtëpitë që qëndrojnë në shkëmbin pranë bregut, por duket se është rrënjosur dhe nuk ka lëvizur gjatë natës. Autoritetet thonë se kurrë më parë nuk kanë parë një ajsberg të tillë. 169 banorët e Inaarsuit që jetojnë pranë ajsbergut janë transferuar.

Termocentrali i fshatit dhe depot karburantit janë afër bregut. Disa ekspertë kanë paralajmëruar se ngjarjet e shkaktuara nga thyerja e ajsbergut ka të ngjarë të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.

Faktori që, nga ana tjetër rrit rrezikun është mundësia e një cunami.

15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pogradec, gjendet i dekompozuar në dush trupi i 40-vjeçares

Posted: 15 Jul 2018 01:29 AM PDT

Policia e Pogradecit njofton se mbrëmjen e së shtunës ka gjetur të dekompozuar në kabinën e dushit, trupin e një 40-vjeçareje, e cila jetonte e vetme. Dyshohet se ajo ka gjetur vdekjen teksa lahej në banesën e saj.

Trupi i shkrumbuar i 40-vjeçares B.B. është gjetur të shtunën në orën 22:10. Nga hetimet paraprake rezulton se dera e banesës ka qenë e mbyllur me çelës nga brenda, ndërsa automati i apartamentit u gjet i stakuar.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore dyshohet se vdekja e saj mund të jetë shkaktuar si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike, gjatë bërjes së dushit. Gjithsesi, grupi hetimor po punon për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vajza që tronditi botën në kufirin SHBA-Meksikë ribashkohet me nënën

Posted: 15 Jul 2018 01:23 AM PDT

Vajza 6 vjeçare nga El Salvadori, që tronditi botën me lotët e saj pasi e kishin ndarë nga familja në kufirin midis SHBA-ve dhe Meksikës është bashkuar më në fund me nënën.

Alison Jimena Valencia Madrid ishte regjistruar nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut teksa qante e vetme në kampet që Donlad Trump ngriti në kufi, ku fëmijët ndaheshin nga prindërit në kuadër të politikës "Zero tolerancë" për emigracionin e paligjshëm.

 

Audioregjistrimi i Alison u bë viral duke u shpërndarë nga mediat amerikane dhe çoi në një reagim të ashpër të opinionit publik kundër Trump.

Pasi qëndruan një muaj të ndara vajza Alison dhe nëna Cindy Madrid, janë ribashkuar të shtunën në mbrëmje në Hjuston dhe vogëlushja duket tepër e lumtur në krahët e saj.

15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

FA hapin dyert për gjimnazistët, Xhaçka: Mundësi për profesionistë të mirë

Posted: 15 Jul 2018 01:10 AM PDT

Forcat e Armatosura hapin dyert për të rinjtë e shkollave të mesme që ditët e verës t'i kalojnë pranë reparteve ushtarake për të parë nga afër dhe për t'u bërë pjesë e përditshmërisë së burrave dhe grave në uniformë.

Grupi i parë i të rinjve u mirëpritën në mjediset e garnizonit të Forcës Tokësore në Zall – Herr ku përgjatë një jave u bënë pjesë e Forcave të Armatosura në kuadër të misionit të posaçëm "Rini – Talent – Mundësi – Dinjitet".

Ministrja e Mbrojtjes përgëzoi të rinjtë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet 1-javor, duke i ftuar ata të marrin në konsideratë të ardhmen në Forcat e Armatosura.

"Sot ne kemi pothuajse 300 vetë që punojnë në shtabet e NATO-s dhe në organizatat e tjera të Sigurisë dhe Paqes me të cilat ne bashkëpunojmë në të gjithë botën. Kemi atashe ushtarak në 10 vende të NATO-s, kemi njerëz jashtëzakonisht shumë që punojnë jashtë kufijve të vendit tonë, sigurisht duke përfaqësuar Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Është një karrierë që të jep mundësinë që të rritesh dhe të përparosh mjafton që të duash të ecësh përpara", u shpreh ministrja Xhaçka, e cila theksoi mundësitë që ofrojnë Forcat e Armatosura për çdo profesion.

"Një profesionist i mirë nuk është vetëm një ushtar i mirë, një profesionist i mirë mund të jetë nga një efektiv xhenio, mund të jesh edhe një jurist shumë i mirë në FA, mund të jesh edhe një ekonomist shumë i mirë në FA, mund të jesh edhe një financier shumë i mirë në FA, mund të jesh një mjek shumë i mirë, mund të jesh një infermier, mund të jesh gjithçka. Dhe kam përshtypjen dhe këtë e dëshmon çdokush që e ka një formim ushtarak, disiplina që përfitohet në ushtri është ajo që i duhet gjithkujt për ta pasur si çelës suksesi në jetë", shtoi më tej ministrja.

Ndërkohë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e vlerësoi si shumë të vyer këtë program, që do t'i shërbejë edhe qëllimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për këshillimin e karrierës.

Grupi i parë i të rinjve u vu nën drejtimin e instruktorëve të Forcave Komando dhe Forcave Speciale, ku u bënë pjesë e stërvitjeve bazë të dy reparteve elitë të Forcave të Armatosura.

Të rinjtë praktikuan hedhjen nga kulla e alpinizmit, mësymjen në banesë, patrullim në zonat e banuara dhe përballje me protestues të dhunshëm.

Gjithashtu, ata vizituan edhe Muzeun e Forcave të Armatosura që ndodhet në mjediset e garnizonit "Skënderbej", pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Programi "rini – talent – mundësi – dinjitet", është konceptuar si një shkolle verore për të rinjtë pranë strukturave të Forcës Tokësore, Detare dhe Ajrore të Forcave të Armatosura shqiptare.

15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pushime me vjehrrën: Gjithçka që duhet të dini…

Posted: 15 Jul 2018 01:00 AM PDT

Nëse mendoni ta bëni vjehrrën një aleate dhe t'i fitoni zemrën bashkëshortit apo të dashurit merreni vjehrrën me vete me pushime. Sado e vështirë t'ju duket ditët nuk do jenë aq të këqija me të. Duke i bërë një ftesë të tillë ju do të fitoni zemrën e burrit tuaj gjithmonë, dhe pas kësaj mund ti kërkoni çdo gjë.

Por përpara se të bëni një ftesë të tillë që sigurisht nuk do t'ju refuzohet, duhet të punoni pak me veten. Ju duhet të jeni e buzëqeshur gjithë kohës dhe duhet ti fshihni të gjitha pakënaqësitë që do të lindin nga "pushime të tilla".

Do përpiqeni të kaloni gjithçka dhe të tregonin përkushtimin ndaj familjes suaj. Nëse me familje tuaj do të bashkohet dhe vjehrra harroni se këto do të jenë pushime për ju. Ajo duhet të jetë qendra e vëmendjes dhe ju duhet të punoni që ta bëni që ajo ta ndjejë këtë gjë.

Ta ftoni të hani bashkë mëngjesin dhe t'ia lini asaj ta zgjedhë restorantin apo menynë ku do të hani drekën. Të njëjtën gjë duhet të bëni dhe në mbrëmje. Ju nuk mund të dilni shëtitje buzë detit me bashkëshortin. Lëreni të shijojë i vetëm kafen në hotel.

Merrni vjehrrën tuaj për shëtitje ose mund ta bëni shëtitjen të gjithë bashkë. Bisedat janë shumë të rëndësishme në kohë të tilla. Ju duhet të flisni shumë pak ndërsa atë lëreni t'u tregojë histori të familjes apo kohës kur ishte e re. Me bashkëshortin nuk duhet të bëni biseda mbi planet tuaja në tryezë pasi kjo do të zgjojë vëmendjen e saj për t'ju orientuar. Më pas gjithçka që do keni përgatitur nuk do të shkojë ashtu siç e kishit parashikuar .Por ju mund të bëni biseda të tjera ku këshillat e saj mund ti vini në jetë.

Nuk duhet të shkoni asnjëherë të flini para saj aq më tepër pa e pyetur në i duhet diçka për mbrëmjen. E nëse doni që pushimet për të, të jenë të paharruara blini një tufë lule dhe lërjani mbi tryezë, por jo me emrin tuaj por të bashkëshortit tuaj. Ajo duhet të dijë se do jetë gjithmonë mbretëresha e tij.

15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

17 ditë në errësirë, 12 “djemtë e shpellës” falënderojnë botën (Video)

Posted: 15 Jul 2018 12:56 AM PDT

12 djemtë tajlandezë të shpëtuar pas 17 ditësh qëndrimi në një shpellë të përmbytur së bashku me trajnerin e tyre, kanë ndarë sot mesazhin e tyre të parë video për botën, pasi ndodhen në spital shëndoshë e mirë.

Përveç përditësimit të njerëzve për shëndetin dhe falënderimeve, djemtë kishin edhe diçka tjetër në mendjen e tyre.

U deshën thuajse tre ditë që të 12-të djemtë e ngecur në shpellën Tham Luang, të nxirreshin shëndoshë e mirë prej andej në një operacion të zhytësve ekspertë tajlandezë dhe atyre të huaj.

Të 13 të shpëtuarit ndodhen në spitalin e qytetit Chiang Rai dhe po marrin ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Grupi i sportistëve të vegjël u bllokua në shpellë më 23 qershor, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje, por për fat të mirë ata u gjetën gjallë nga zhytësit.

15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vrasja në Shkodër. Viktima ish-polic, foshnja 1 vjeç i shpëton 25 plumbave

Posted: 15 Jul 2018 12:50 AM PDT

Boran Bercama dhe Silvi Ndocaj, çifti i ekzekutuar në Shkodër

Një krim i dyfishtë ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të diele. Me rreth 25 plumba pistolete janë ekzekutuar në makinë Boran Bercama, një ish-punonjës policie dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Rruga e gjerë", në afërsi të qendrës së qytetit, poshtë pallatit ku banonte çifti. Kanë qenë banorët e lagjes ata që mëngjesin e sotëm kanë gjetur të vdekur në makinë, dy të rinjtë.

35-vjeçari Boran Bercama dhe bashkëjetuesja e tij janë qëlluar me pistoletë, nga një distancë e afërt, në momentin që kanë qenë duke u kthyer në banesë, sapo kishin parkuar mjetin.

Breshëria e plumbave u kanë marrë jetën në vend, por më tronditës është fakti se në prehrin e nënës rreth 27 vjeçe, ka qenë edhe foshnja rreth 1 vjeç e gjysmë e çiftit të ri. Gjithë skena ka ndodhur në sy të fëmijës, i cili fatmirësisht ka shpëtuar nga plumbat.

Ndërkohë mësohet se Boran Bërcama ka punuar në Komisariatin e Shkodrës si Inspektor Krimesh, e më pas u bë Inspektor Rendi, por pas një mungese të pajustifikuar ai dha dorëheqjen nga detyra si polic në Fushë Arrëz para procesit të Vettingut.

Një nga pista ku janë fokusuar hetimet e Bluve të Shkodrës është ajo e vrasjes për shkak të detyrës, ndërkohë që për Bërçamën ka pasur konstatime se shoqërohej me grupe kriminale në qytetin verior.

Sipas grupit hetimor, autorët dyshohet të jenë të paktën dy persona, të cilët kanë ditur mirë çdo lëvizje të viktimave. Në shënjestrën e tyre, përveç ish-punonjësit të policisë ka qenë edhe bashkëjetuesja, për të zhdukur çdo dëshmi të mundshme.

Nga dyshimet e policisë duket se bëhet fjalë për një krim të kryer nga profesionistë, duke parë saktësinë e goditjeve me armë zjarri, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar.

Policia ka shoqëruar disa persona, që dyshohet se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve aty pranë, për të mësuar më shumë mbi lëvizjen e autorëve.

15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more