Skip to main content

“Si t’i rrisim flokët në mënyrë sa më të shpejtë?” plus 9 more Ekonomia Online

“Si t’i rrisim flokët në mënyrë sa më të shpejtë?” plus 9 more Ekonomia Online


Si t’i rrisim flokët në mënyrë sa më të shpejtë?

Posted: 29 Jul 2018 10:30 AM PDT

Kohëve të fundit, flokët e shumë prej nesh janë të dëmtuara nga faktorë të ndryshëm.

Por ne kemi një lajm të mirë. Ekziston një metodë krejt natyrale që ju mundëson të keni flokë më të gjatë dhe më të shëndetshme në mënyrë shumë të shpejtë.

Përdorni maskën me vaj kokosi, vaj ulliri dhe kapsula të vitaminës E që të arrini rezultatet e dëshiruara, transmeton Klan Kosova.

Merrni një enë dhe vendosni dy lugë të vajit të kokosit. Më pas, shtoni dy lugë vaj ulliri dhe katër kapsula të vitaminës E.

Përzieni mirë e mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas, vendoseni maskën në rrënjët e flokut dhe mbajeni gjatë gjithë natës. Në mëngjes pastroni flokët si zakonisht.

Që të keni rezultate më të shpejta dhe më efektive përdorni këtë metodë disa herë në javë!

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë shiheni në videon e mëposhtme.

The post Si t'i rrisim flokët në mënyrë sa më të shpejtë? appeared first on Ekonomia Online.

Vdiq në aksident tragjik, më në fund do vijë dokumentari për jetën e aktorit të famshëm

Posted: 29 Jul 2018 10:15 AM PDT

Aktori i njohur i “Fast and Furious” është kujtuar me një klip nga njerëzit e tij të dashur. Paul Walker vdiq në moshën 40 vjecare nga një aksident me makinë.

Ka dalë vetëm traileri i dokumentarit me intervistat e njerëzve që e njihnin më mirë. Pavarësisht se ishte fotozhenik, vëllai i tij Caleb tregon se Paul nuk e donte jetën e një aktori.

“Ai gjithnjë donte të bëhej roje parku, të kishte 28 mijë dollarë në vit dhe të jetonte në shkretëtirë. Kjo ishte ajo që ai donte të bënte”, tha vëllai.

Dokumentari i plotë për aktorin e dashur do të publikohet me 11 gusht. Të gjithë fansat e tij janë në pritje pasi u dëshpëruan nga aksidenti tragjik që pësoi në vitin 2013.

The post Vdiq në aksident tragjik, më në fund do vijë dokumentari për jetën e aktorit të famshëm appeared first on Ekonomia Online.

Justin Bieber, sërish në krye të listave

Posted: 29 Jul 2018 10:00 AM PDT

Ata janë ribashkuar për të patur suksesin e vitit të kaluar me “I’m the One” dhe duket se po ia dalin shumë mirë. Ka vetëm dy ditë që ka dalë në treg kënga dhe ka arritur mbi 13 milionë klikime, si dhe është ‘Trending’ në të gjithë botën.

Teksti është perfekt për ditët dembele të shkaktuara nga temperaturat e larta në verë. Në klipin muzikor ka marrë pjesë dhe djali i vogël i DJ Khaled që i jep gjallëri  këngës.

 

The post Justin Bieber, sërish në krye të listave appeared first on Ekonomia Online.

Zbulohet tempulli helen 2,100 vjeçar

Posted: 29 Jul 2018 09:45 AM PDT

Një tempull i epokës helene që daton prej më shumë se dy mijë vitesh, është zbuluar së fundmi gjatë disa gërmimeve arkeologjike në Turqinë Qendrore.

Tempulli 2100-vjeçar u zbulua në lokalitetin arkeologjik Kinik Mound dhe ndodhet në fshatin Yesilyurt, shkruan atsh.

Në fshatin në fjalë, që nga viti 2011 ka qenë i angazhuar në punime një ekip italian dhe një tjetër turk.

Profesori Lorenzo D'Alfonso, një akademik nga Universiteti i Nju Jorkut, tha në cilësinë e kreut të ekipit për gërmime se "tempulli i zbuluar daton që nga koha helene".

"Kemi vazhduar me gërmimet në vendin ku është zbuluar tempulli, ku dhe zbuluam tempullin tjetër i cili daton nga periudha helenistike, 2100 vjet më parë", tha D'Alfonso.

Sipas tij, Kinik Mound me gjasë nuk ka qenë i banuar deri në vitin 30 para Krishtit.

The post Zbulohet tempulli helen 2,100 vjeçar appeared first on Ekonomia Online.

Këto janë jahtet më luksozë që janë ankoruar në bregdetin shqiptar dhe vlera e tyre!

Posted: 29 Jul 2018 09:30 AM PDT

Prania e jahteve në portet e një vendi do të thotë shumë për prestigjin e tij në arenën ndërkombëtare sa i takon turizmit.

Një ndikim të madh ka gjithashtu gjatësia e vijës bregdetare, madhësia e shtetit, numri i të pasurve, e deri tek tarifat portuale.

Pozicionin e parë në botë për numrin e jahteve të ankoruara e mban aktualisht Italia, me rreth 199 copë të tilla të shpërndara në portet e vendit.

Pas tij ndjek Franca (147), SHBA (143), Greqia (106) dhe Spanja (92).

Ndërkohë, edhe zhvillimi i turizmit në rajon ka bërë që në listë të klasifikohen edhe vende si Kroacia e Mali i Zi, të cilat ankorojnë përkatësisht 35 dhe 21 jahte luksoze ndërkombëtare.

Madje Kroacia me 35 jahte, tejkalon numrin e anijeve lundruese të këtij klasifikimi në Monaco, një prej vendeve më të pasura të botës.

Po në Shqipëri?

Shërbimet e specializuara për vendndodhjen e mjeteve të ndryshme lundruese tregojnë se edhe Shqipëria nuk përjashtohet nga ky lloj turizmi elitar, ndonëse ende larg shifrave të Malit të Zi apo Greqisë fqinje.

Të ankoruara aktualisht, në Portin e Limjonit në Sarandë raporton SCAN, ditën e sotme ishin dy jahte që lundrojnë me flamurin e Maltës, "Ocean's Four" dhe "Elisabet". Të dyja këto jahte mund të akomodojnë deri në 10 persona, krahas ekuipazhit, dhe janë të pajisura dhe nga 5 kabina secila. Ato konsiderohen shumë luksoze dhe kanë pasur dizajnera të veçantë të kujdesen për arredimin e tyre.

"Ocean's Four" është i prodhuar nga kompania prestigjioze italiane "Sanlorenzo Yacht", ndërsa "Elisabet" prodhuar nga "Ocea Motor" përfshin edhe një pistë të vogël për uljen e helikopterëve. Të dyja pas qëndrimit në Sarandë janë drejtuar për në ishullin e Korfuzit.

Në Sarandë ndodhet aktualisht "Sailing Yacht A" në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko, i cila kushton 360 milionë paund. Ky mjet lundrues klasifikohet në kategorinë e superjahteve dhe direkët e tij arrijnë lartësinë e 91 metrave, më të larta se kulla Big Ben në Londër. Gjatësia e shtrirë e këtij jahti arrin në 143 metra dhe akomodon 20 të ftuar dhe një ekuipazh prej 54 vetash.

Aktualisht, ky superjaht lundron me flamurin e Bermudas dhe është një nga më të veçantit në botë për nga dizajni, për të mos u humbur nga ata që ndodhen për momentin në Sarandë.

Duke u ankoruar në portin e Sarandës janë edhe jahti turk "Seher-1", ndërtuar më 1993 dhe rinovuar në 2008; si edhe superjahti "Trinakria", ndërtuar në vitin 1927 dhe rinovuar në 2015. Qiraja javore e "Trinakria" 49 metra e gjatë dhe që akomodon 8 të ftuar është 70 mijë euro. Aktualisht, ajo lundron me flamurin e Shën Vinsent dhe Grenadinës.

Për vizitë në Shqipëri prej datës 23 Korrik është edhe jahti me vela "Graskarpfen", i cili ka dhe një blog ku mund të gjeni përshtypjet e pronarëve për Sarandën, Butrintin dhe Gjirokastrën.

Në drejtim të Shqipërisë duket se është edhe jahti me flamur italian "Ohana" me gjatësi 50 metra, ndërsa duke lundruar në territorin ujor shqiptar është mjeti lundrues me vela "Shalan" me flamur maltez, i cili megjithatë nuk klasifikohet si jaht.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

The post Këto janë jahtet më luksozë që janë ankoruar në bregdetin shqiptar dhe vlera e tyre! appeared first on Ekonomia Online.

Pas 80 vjet hulumtimesh, shkencëtarët kanë zbuluar: Ky është sekreti i vetëm i jetës së lumtur

Posted: 29 Jul 2018 09:30 AM PDT

Në hulumtim ka marrë pjesë madje edhe John Kennedy.

Në të vërtetë, shkencëtarët, që nga viti 1938 kanë ndjekur gjendjen shëndetësore atëherë të 268 studentëve të Harvardit gjatë tetë decenieve të kaluara, transmeton Telegrafi.

Meqenëse Harvardi atëherë nuk përfshinte femrat, në hulumtim ishin të përfshirë vetëm meshkujt, mirëpo gjatë viteve është zgjeruar dhe ka përfshirë 1.300 pasardhës të kandidatëve fillestarë. Në hulumtim madje ka marrë pjesë edhe John Kennedy!

Njëri ndër autorët e studimit, dr. Robert Valdinger, thotë që rolin kryesor në lumturinë e individëve kanë marrëdhëniet me të tjerët dhe sa jemi të kënaqur me ta, gjë që ndikon pozitivisht në shëndetin tonë.

"Po, është me rëndësi të kujdesemi për shëndetin fizik, mirëpo mbajtja e marrëdhënieve të shëndetshme është edhe më e rëndësishme", ka thënë ai.

Paraja dhe fama, shton mjeku, këtu fare nuk janë relevantë, sepse vetmia "vret" dhe madje është e fuqishme në kuptimin negativ mu sikur alkooli, pirja e duhanit apo droga.

Kjo mbase edhe nuk duhet të habisë edhe aq shumë, sepse, është reale, secili në jetë dëshiron të jetë i lumtur, pa marrë parasysh se cila është gjendja e tij financiare, ku jeton dhe sa vjet i ka.

The post Pas 80 vjet hulumtimesh, shkencëtarët kanë zbuluar: Ky është sekreti i vetëm i jetës së lumtur appeared first on Ekonomia Online.

Dua Lipa në listën e videoklipeve të shekullit të “Billboardit”

Posted: 29 Jul 2018 09:15 AM PDT

Në epokën e internetit, videoklipet e këngëve nuk e kanë humbur rëndësinë. Revista amerikane "Billboard" rendit 100 videoklipet muzikore më të bukura të shekullit 21, me artistët që kanë thyer kufirin dixhital për kulturën pop.

Beyoncé, Eminem e Madonna, dhe padyshim Lady Gaga, janë pjesë e klasifikimit, por kjo e fundit për më tepër me meritën se solli kinemanë në muzikë. "Bad romance" shpallet nga "Billboard" si video më e mirë muzikore e shekullit, sepse inauguroi një epokë të re muzikore, që sipas revistës tregoi se koncepti i një videoklipi mund të zgjerohet dhe mund të tregojë një histori, njëjtë si një film me metrazh të shkurtër.

"Bad romance" e publikuar më 2009-ën shihet si kënga që u tregoi artistëve të tjerë të muzikës pop se mund të bëjnë më shumë në një kohë kur rëndësia e MTV është eklipsuar nga youtube, ndërsa shitjet e kopjeve fizike të albumeve janë zëvendësuar me publikimet në internet.

Në klasifikimin e "Billboard", pas Lady Gagës renditet po një videoklip i 2009-ës: Missy Elliott, me "Work It" dhe Beyoncé, Formation e vitit 2016. Divën e popit e gjejmë sërish në vendin e 8 me "Single ladies" të ndjekur nga "Fatboy Slim", "Weapon of Choice".

Nuk mungon në vendin e gjashtë. Rihanna & Calvin Harris me "We Found Love". Në 10-shen e parë gjejmë dhe Britney Spears me Toxic të 2004-ës. Por përveç ikonave të muzikës, rikthehet edhe Cristina Aguilera, PSY e Gangnam Style, ndërsa nuk mungon edhe Dua Lipa me "New Rules" në vendin e 74-t.

The post Dua Lipa në listën e videoklipeve të shekullit të "Billboardit" appeared first on Ekonomia Online.

Frutat dhe perimet që ngjajnë me organet të cilave u bëjnë mirë

Posted: 29 Jul 2018 09:15 AM PDT

Për të mësuar më tepër mbi frutat dhe perimet që ngjasojnë me organet të cilave u bëjnë mirë.

Nëse shikon pjesën e brendshme të karotës nga larg do të duket sikur ajo i ngjan syrit.

Sa më shumë t'i afrohesh, aq më shumë do të dallosh tiparet e irisit të syrit dhe bebes së syrit.

Patatja e ëmbël nga ana tjetër ka ngjashmëri të madhe me pankreasin. Xhenxhefili i ngjan stomakut.

Por ka edhe shembuj të tjerë të ngjashmërisë së formave të ushqimeve me organet e trupit të njeriut.

Arrat ngjajnë me trurin, kumbullat me qelizat

Arrat kanë dy hemisfera, një mburojë si një kafkë dhe nyje plot.

Një arrë e zakonshme ngjan jashtëzakonisht me trurin në shumë nivele. Dhe truri i njeriut është ai që përfiton më shumë nga arrat.

Ndërsa kumbullat e prera ngjajnë me qelizat dhe ushqyesit që ato përmbajnë, si edhe kaliumi janë krejt të dedikuar tek proceset qelizore.

Këto të fundit janë të vetmet ndër frutat arrore që përmbajnë sasi të mëdha Omega 3 që mbrojnë funksionet e trurit.

Karotat ngjajnë me sytë

Pjesa e brendshme e karotës i ngjan syrit të njeriut deri në perfeksion. Po ta shohësh nga larg mund të dallosh edhe formën komplekse të irisit.

Mos vallë natyra po përpiqet të na thotë diçka? Karotat janë tejet të pasura me beta karoten që luftojnë kataraktin e syrit dhe degjenerimin e shikimit si pasojë e moshës (një simptomë që prek 25% e njerëzve mbi moshën 65 vjeçare).

Rrushi ngjan me mushkëritë

Degët me rrush të kujtojnë kapilarët dhe flluskat e vogla që gjenden në bronket e që njihen ndryshe si qeset e mushkërive të cilat ndihmojnë kalimin e oksigjenit nga mushkëritë në gjak.

Rrushi njihet për aftësitë e tij në uljen e rrezikut të kancerit të mushkërive dhe përbërësit që gjenden në farat e rrushit minimizojnë rrezikun e asmës së shkaktuar nga alergjitë.

Domatet ngjajnë me zemrën

Ashtu si zemra e njeriut, edhe domatet janë të kuqe dhe zakonisht përmbajnë katër ndarje.

Domatet janë një burim i pasur i likopenit që parandalon sëmundjet koronare dhe që neutralizon efektet e dëmshme të kolesterolit të keq.

Për më tepër, domatet janë të pasura me folat që ndihmojnë prodhimin e qelizave të kuqe që përcjellin oksigjenin, të njëjtat qeliza që kalojnë përmes zemrës nëpër të gjithë trupin.

Avokadot ngjajnë me organin femëror të riprodhimit

Fruti i avokados ka formën e organit të riprodhimit femëror. Ky frut ka nevojë për nëntë muaj që të çelë e të piqet.

Në zemër të tij ka fara çuditërisht të mëdha që përngjasojnë me fetusin në organin e femrës. Avokado është një burim i pasur acid folik.

Studimet kanë treguar që nëse një femër ha një avokado në javë, hormonet e saj janë më të balancuara, mund të humbasë peshën e akumuluar gjatë shtatzanisë dhe parandalojë tumorin e qafës së mitrës.

Fasulet ngjajnë me veshkat

Fasulet shërojnë dhe mbrojnë funksionet e veshkave. Për më tepër ato kanë të njëjtën formë si ky organ.

Selinoja ngjan me kockat

Selinoja trung-gjatë ngjan me kockat dhe padyshim u bën mirë atyre. Selinoja ka aftësi t'u japë kockave shumë forcë.

Selinoja është burim i pasur silikoni që është pjesë e strukturës molekulare për të cilën kockat kanë nevojë që të jenë të forta.

Një tjetër rastësi e çuditshme është që kockat kanë 23% sodium dhe selinoja ka po aq.

Nëse ju mungon sodiumi në ushqimin tuaj, atëherë trupi e merr nga kockat duke i dobësuar ato.

Bimë të tilla plotësojnë nevojat e kockave dhe të trupit.

Kërpudhat ngjajnë me veshët

Nëse pret një kërpudhë përgjysmë do të shohësh që ka formën e veshit të njeriut.

Konsumimi i kërpudhave përmirëson dëgjimin tregojnë ekspertët. Kërpudhat janë ndër të paktat ushqime që përmbajnë vitaminë D.

Kjo vitaminë është e rëndësishme për kocka të shëndetshme, edhe për ato më të voglat fare që ndodhen në vesh që shërbejnë për përçimin e tingujve në tru.

Shembuj të tjerë

Xhenxhefili – Një copë xhenxhefil ngjan me stomakun dhe një nga vlerat e tij ka të bëjë pikërisht me qetësimin e stomakut.

Patatet e ëmbla – Ato kanë ngjashmëri të madhe me pankreasin. Patatet e ëmbla ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak tek diabetikët.

The post Frutat dhe perimet që ngjajnë me organet të cilave u bëjnë mirë appeared first on Ekonomia Online.

Detajet e reja për Xiaomi Mi Mix 3

Posted: 29 Jul 2018 09:15 AM PDT

Edhe pse nuk e dimë se kur do të arrijë pasardhësi i Mi Mix 2S, Mi Mix 3 pritet të ofrojë një dizajn mjaft mbresëlënës. Ndërsa kemi parë më herët disa fotografi të këtij smartfoni, duket se detajet e reja kanë rrjedhur në internet dhe sipas tyre ky smartfon mund të ofrojë një lloj veçorie të AI.

Disa përdorues në Kinë që kanë të instaluar ndërfaqen e përdoruesit MIUI 10 në pajisjet e tyre Xiaomi, janë befasuar me dy fotografi të publikuara (të cilat shihet më lartë), shkruan Neowin.

Duke shikuar anën e djathtë në fotografi, nuk përmendet Mi Mix 3 në përshkrimin por është kurioze se paraqet dizajnin e smartfonit me një buton shtesë në anën e tij të majtë, transmeton Koha.net. Ky buton mendohet të jetë buton fizik i dedikuar për AI. Kjo është diçka që nuk është shfaqur në pajisjet e mëparshme të Xiaomit.

Ndonëse nuk dimë shumë rreth smartfonit të ardhshëm Mi Mix 3, pritet të duket më i rafinuar sesa paraardhësi i tij me pjesën e poshtme të ekranit të tij të zvogëluar. Po ashtu, spekulohet se pajisja do të ketë kamerën me mekanizëm (e cila do të hapet sikurse një periskop), e ngjashme sikurse që kemi parë te Vivo NEX S.

The post Detajet e reja për Xiaomi Mi Mix 3 appeared first on Ekonomia Online.

Bimët që shërojnë shpirtin: Këto gjashtë lule eliminojnë emocionet e rënda

Posted: 29 Jul 2018 09:00 AM PDT

Doktor Edward Bahr është bërë i njohur pikërisht me këto lule ujore. Ka konsideruar që ekzistojnë esenca të luleve të cilat mund të shërojnë emocione të ndryshme të njerëzve dhe ka prodhuar 38 produkte lulesh në fillim të shekullit të 20-të.

Ato do të përziheshin me uthullën e zakonshme dhe disa herë në ditë do të viheshin nga katër pika nën gjuhë, transmeton Telegrafi.

Këto janë bimë për të cilat besohet që mund të zbusin dhembjet dhe plagët emocionale:

Pikat e Bahut apo gjaku i dhisë

Pikat e Bahut apo gjaku i dhisë (Honeysuckle)
Eliminon ndjenjat pikëlluese të cilat nxisin shpresa negative.

Qumësht i zogjve

Qumësht i zogjve (Ornithogalum)
Kjo lule përdoret për shërimin e pikëllimit, humbjes, zisë, shokut emocional apo fizik apo traumës në çfarëdo momenti qoftë të jetës.

Trika, bar ethesh

Trika, bar ethesh (Centaurium erythraea)
Me të do të mësoni se si ta vendosni veten në vend të parë, por edhe më tutje të jepni kur të jetë e nevojshme.

Radhiqja

Radhiqja (Calluna vulgaris)
Ndërton siguri emocionale në mënyrë që të dashuroni pa u frikësuar nga braktisja.

Brushtulli

Brushtulli ((Calluna vulgaris)
Kjo bimë mund të ndihmojë që të transformoni vetminë në pavarësi dhe të ndiheni i plotësuar madje edhe kur të jeni të vetmuar.

Aguliçja ujore

Aguliçja ujore (Hottonia palustris L)
Ndihmon në komunikimin me të tjerët dhe në krijimin e miqësive.

The post Bimët që shërojnë shpirtin: Këto gjashtë lule eliminojnë emocionet e rënda appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more