Skip to main content

“Shkaqet ekonomike, 26-vjeçari dhunon prindërit dhe motrat” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Shkaqet ekonomike, 26-vjeçari dhunon prindërit dhe motrat” plus 9 more Gazeta SHQIP


Shkaqet ekonomike, 26-vjeçari dhunon prindërit dhe motrat

Posted: 30 Jul 2018 02:02 AM PDT

Problemet ekonomike kanë çuar në degjenerimin e debatit familjar në dhunë fizike dhe psikologjike në një familje në Dibër.

Policia bën të ditur se ka arrestuar Bilbil N., 26 vjeç pasi ka dhunuar prindërit dhe motrat e tij pas një sherri në shtëpi.

"Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj prindërve dhe motrave të tij, shtetasve N.N, 59 vjeç, H.N, 50 vjeçe, D.N, 18 vjeçe, dhe M.N, 26 vjeçe", thotë policia e qarkut.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Dhunë në familje".

30 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kërkohej për vrasje dhe pengmarrje, kapet në Shijak 48-vjeçari (EMRI)

Posted: 30 Jul 2018 02:00 AM PDT

Policia e Shijakut ka arrestuar një person të shpallur në kërkim kombëtar për disa vepra penal.

Mësohet se i arrestuari është Arben Haxhihyseni, 48 vjeç, banues në Elbasan. Ai ishte shpallur në kërkim në vitin 2014, pasi është dënuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me 1 vit, 10 muaj e 15 ditë burg, për veprën penale "Vrasja".

Më pas, në vitin 2017 (ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim), Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim".

Haxhihyseni është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës. Materialet në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme i kaluan Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për ekzekutimin e vendimeve penale.

30 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Aksident i trefishtë në Tiranë-Durrës. Asnjë i plagosur, shumë trafik (FOTO)

Posted: 30 Jul 2018 01:55 AM PDT

Tre automjete janë aksidentuar paraditen e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

Si pasojë e përplasjes së trefishtë, është krijuar shumë trafik në këtë aks rrugor.

30 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pushime familjare, por format e Belen mahnisin Ibizan (Foto)

Posted: 30 Jul 2018 01:47 AM PDT

Pushimet në Ibiza të Belen dhe "klanit" të saj vazhdojnë dhe të gjithë duket se janë shumë të lumtur.

Së fundi Andrea Iannone është bashkuar me grupin dhe çifti është argëtuar në shoqërinë e vëllezërve, motrave dhe miqve.

Në barkë shfaqet vëllai Jeremias, “vjehrri i saj” Ignazio Moser dhe “kunati” Angelo Iannone, por sigurisht nuk mungon Santiago i vogël.

Rodriguez pëlqen të bëjë postime intriguese, ku doza e sensualitetit është e lartë. Format e saj me bikinit rozë duken shumë seksi.

Meshkujt e grupit në vend të kësaj përfitojnë nga zhytja në ujë dhe akrobacitë në det. Grupi i gëzuar duket se po argëton tej mase, edhe pse ka një çift romantik që nuk i mbajnë duart larg njëri-tjetrit mes tyre…

Vettingu, Medi Bici fshehu pasurinë. Gjyqtari: Duhet të kishit parë dokumentet

Posted: 30 Jul 2018 01:30 AM PDT

Medi Bici, kandidat për në Kolegjin e Lartë Gjyqësor, i është nënshtruar vetting-ut me përparësi dhe paraditen e së hënës doli përballë trupës së KPK në seancë dëgjimore.

Për pasuritë, ILDKPKI ka sjellë raport ku konstaton se deklarimi nuk është i saktë, ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka kryer deklarim të rremë. Komisioni kreu hetimin e tij të pavarur, prandaj deklarata e Bicit iu nënshtrua një hetimi të thelluar, ku u konsistua se ka pasuri një vilë 4-katëshe vendosur në truall 430 m2, ndërtuar gjatë viteve 1993-1996, me tokën e blerë në 1986. Objekti është legalizuar dhe vlera e ndërtimit është 6 milionë lekë.

Gjtihashtu ka në pronësi një autoveturë Craisler me vlerë 10 mijë euro, burimi i të cilës është shitja e një automjeti ekzistues dhe disa të ardhura.

Gjyqtari ka deklaruar se vëllai emigrant e ka ndihmuar për shkollimin e fëmijëve në vlerën e 10 mijë eurove në total. Gjyqtari ka paraqitur një deklaratë ku vëllai thotë se e ka ndihmuar për shkaqe të vështirësive financiare. Subjekti ka paraqitur prova për këtë gjë. KPK-ja thotë se nuk rezulton që gjyqtari Medi Bici të ketë pasuri të fshehura në emër të tij apo të personave të lidhur me të.

DSIK ka dërguar raport për figurën e Medi Bicit, në të cilin konstatohet përshtatshmëri. Nga hetimi i KPK-së nuk ka dyshime se zoti Medi Bici ka lidhje me persona të dyshimtë, nuk ka denoncime për të dhe nuk ka dyshime korrupsioni.

Medi Bici tha: "Po ju paraqes disa prova të reja për të sqaruar e për të provuar se kur kam blerë tokën isha banor në Shkozë sepse para vitit 1990 nuk mund të blije tokë pa qenë banor i zonës. ILDKPKI përpara se të dilte në përfundime të tilla duhet të shikonte dokumentat e të më thërriste. Ndërtimi i shtëpisë zgjati 3 vjet, që kur e kam ndërtuar pak nga pak dhe që nga 1996 nuk kam vënë më dorë mbi të. Në shpjegimet e mia ju kam radhitur provat. Kam vetëm një shtëpi dhe asgjë tjetër. E kam ndërtuar shtëpinë në një nga zonat e varfra të Tiranës, e kam nisur këtë pasuri që në vitin 1986. Në pasaportat diplomatike të miat dhe të familjes nuk do të gjeni asnjë vulë. Kam udhëtuar vetëm në Maqedoni. Të tre fëmijët i kam shkolluar në Shqipëri, nuk kisha asnjë mundësi t'i shkolloja jashtë vendit. Jam emëruar gjyqtar në vitin 1994 dhe në vitin 1997 jam shpallur gjyqtari i vitit. E dini pse? Sepse kam punuar me ndershmëri e përkushtim".

30 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gjermani, policia në kërkim të rreth 300 mijë personave

Posted: 30 Jul 2018 01:23 AM PDT

Sipas njoftimeve të mediave policia gjermane është në kërkim të rreth 300.000 vetëve të shpallur në kërkim. Ndër ta 126.000 të huaj, shumica e të cilëve janë islamistë.

Gazeta “Welt am Sonntag” jep shifrat e sakta duke iu referuar të dhënave të Entit Federal për Kriminalitetin në Gjermani. Sipas tyre janë shpallur në kërkim saktësisht 297.820 vetë, 126.327 syresh të huaj.

Ministria Federale e Punëve të Brendshme mendon se një pjesë të huajve të shpallur në kërkim duhet të jenë larguar ndërkohë nga Gjermania. Personat e shpallur në kërkim janë persona të burgosur për vepra penale që janë arratisur, të tillë që janë fshehur për t’i shpëtuar ndjekjes penale, ose persona që konsiderohen si rrezik për rendin publik.

Sipas autoriteteve ndër personat e shpallur në kërkim ka një rritje të numrit të personave që kanë kryer vepra penale me motive poltike. Në krahasim me një vit më parë numri i personave të shpallur në kërkim për vepra të tilla është trefishuar – fjala është për 4.411 vetë. Shumica e tyre janë islamistë.

Armin Schuster, bashkëkryesues i Komisionit për Punët e Brendshme të Bundestagut, kërkoi përpjekje më të mëdha për arrestimin e të huajve, të cilët janë fshehur për t’i shpëtuar dëbimit nga Gjermania. Ai kërkoi që për këtë qëllim policia të përdorë metodën e kontrollit të automjeteve apo të personave edhe pa pasur raste dyshimi, metodë e cila në Gjermani zakonisht përdoret për arsye sigurie në raste konferencash të rëndësishme ndëkombëtare.

30 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)/DW

Tritol banesës së Gazmir Dacit, autori: Mora 5 mijë euro, e bleva në Fushë-Krujë

Posted: 30 Jul 2018 01:15 AM PDT

Autorësinë për vendosjen e tritolit në banesën e Gazmir Dacit, i riu nga Kukësi që u arrestua nga Policia e Tiranës, e ka pranuar menjëherë sapo është marrë në pyetje nga Blutë e kryeqytetit.

Ai i ka thënë hetuesve se nuk ka asnjë konflikt me Xhelal Dacin, babain e të dënuarit për vrasje, dhe se aktin e rëndë e kreu vetëm sepse kishte nevojë për para.

"Nuk kam asgjë më Xhelal Dacin, e bërë vetëm se më duheshin paratë. Të atin e Gazmir Dacit e njoh se jetoj në Kamzë", ka thënë Vilson Brahaj.

Ai ka pranuar se është paguar 5 mijë euro për të vënë tritolin dhe ka rrëfyer se montimin e kanë bërë personat në Fushë-Krujë, ku ai e vleu lëndën shpërthyese.

Kamëz, TiranëFinalizohet operacioni "Pagesa"Zbardhet në kohë rekord nga Komisariati Nr 5, ngjarja e shpërthimit të një sasie tritoli në banesën e shtetasit XH.D në Kamëz.Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i vendosjes së lëndës eksplozive.Sekuestrohet automjeti me të cilin autori ka lëvizur dhe transportuar lëndën shpërthyese.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Numër 5 Kamëz, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një punë profesionale si dhe bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Pagesa", ku është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 27.07.2018, në rrugën "Martin Camaj" Bathore, ku në banesën e shtetasit Xh.D., është vendosur lëndë shpërthyese, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje:- V.B, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz ,Tiranë.Nga tërësia e veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e shtetasit XH.D. Autori i dyshuar pas kryerjes së krimit ka hedhur në lumë tek "Ura e Tapizës" rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër "Urës së Tapizës".Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhënë të tjera .Sa më sipër në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti të cilin autori i dyshuar e ka përdorur për të transportuar dhe shpërthyer lëndën plasëse në banesën e shtetasit Xh. D. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit V. B, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv", parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 30. Juli 2018

"Mora 5 mijë euro për të vënë tritolin. Pranoj autorësinë e vendosjes së lëndës eksplozive. Jam i pa punë nuk kam asnjë të ardhur. Kisha nevojë për para prandaj e bëra", ka rrëfyer i riu me origjinë nga Kukësi.

Brahaj gjithashtu tregoi vendin ku hodhi rrobat dhe fshehu makinën, ndërsa policia ka dyshime se 23-vjeçari është paguar nga familja Kolaveri, për të kryer shpërthimin.

Kujtojmë se një nga djemtë e familjes Kolaveri është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga Gazmir Daci, i cili ndodhet aktualisht në burg.

30 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vetting-u fut në krizë kolegjet

Posted: 30 Jul 2018 01:04 AM PDT

Pas vendimeve të deritanishme të vetting-ut, kolegjet janë në krizë.

Artan Zeneli dhe Tom Ndreca nuk janë më në Kolegjin Penal, që ka ngelur vetëm me Edmond Islamaj.

Admir Thanza është larguar nga Kolegji Administrativ, duke e lënë vetëm me Ardian Dvoranin dhe Xhezair Zaganjorin.

Nga Kolegji Civil iku sot Shkëlzen Selimi, duke pasur vetëm Medi Bicin dhe Artan Brocin.

30 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Temperaturat rriten, por pasditja sot sjell shira

Posted: 30 Jul 2018 01:02 AM PDT

Vijon paraditja me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin, por pasditja fuqizon vranësirat e sidomos në zonat malore dhe pjesërisht në zonat qendrore, ku priten rrebeshe shiu afatshkurtra

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por tjetër rritje sjell mesdita, sipas Meteoalb, duke shënuar maksimalisht 38 gradë Celsius.

30 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Si ta kuptosh një burrë të dashuruar

Posted: 30 Jul 2018 01:00 AM PDT

Ke nisur të dalësh me dikë por nuk je e sigurt në ndjenjat e tij. Sigurisht që të pëlqen, por do të kuptosh në dhe ai ndjen të njëjtën gjë. Sigurisht nuk është e lehtë për të kuptuar se çfarë ndodh në mendjen e një burri apo në zemrën e tij, por disa shenja dhe mund të na e tregojnë.

Në dashuri ka rregulla të ndryshme, dhe më e rëndësishmja, gjithçka është çështje e marrëveshjes që duhet të ekzistojë midis partnerëve. Por psikologët arrijnë të dallojnë shenja që I veçojnë meshkujt e dashuruar, dhe na bëjnë ta kuptojmë më lehtë në ai do të jetë në jetën tonë. Ja disa prej tyre:

Mesazhet

Një mashkull I dashuruar është I vëmendshëm ndaj mesazheve. Ai nuk vonon asnjëherë të përgjigjet, pasi është gjithmonë në pritje të tij. Ai jo vetëm pret mesazhe por edhe shkruan të tillë.

Vëmendja

Një mashkull I dashuruar përpiqet të japë vëmendje, dhe shkëput gjithë lidhjet e mëparshme. Këtë mund ta kuptosh lehtë. Nëse ai do të jetë gjithë kohës me ty, sigurisht që nuk ka në horizont asnjë femër tjetër.

Prioriteti

Në dashuri ndryshojnë ekuilibrat. E nëse jeta e tij vijon të jetë si më parë, dhe vijon të takojë miqtë apo rutinën duke mos të vënë ty në vend të parë, atëherë nuk është I dashuruar. Ai nuk duhet të thotë se "kam një darkë me kolegët e punës", pasi ata s'mund të jenë asnjëherë më të rëndësishëm se ty.

Instinkti

Mos e injoroni instinktin. Ai mund tua tregojë shpesh më mirë se çfarë ndodh me të. Në fund dashuria është çështje të ndjeri dhe zemra di ta dallojë furtunën nga larg, apo diellin që po afrohet drejt saj. Dëgjojeni zemrën.

30 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more