Skip to main content

“Ra në kanalin e mekanikut derisa po kërkonte patate, kali i ngecur u shpëtua nga zjarrfikësit (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Ra në kanalin e mekanikut derisa po kërkonte patate, kali i ngecur u shpëtua nga zjarrfikësit (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Ra në kanalin e mekanikut derisa po kërkonte patate, kali i ngecur u shpëtua nga zjarrfikësit (Foto)

Posted: 13 Jul 2018 11:28 AM PDT

Kali i uritur që po kërkonte ushqim në garazhin e Jam Adamiak në Lublin të Polonisë, është rrëzuar dhe ka mbetur me shpinë në kanalin e mekanikut.

Baska që lëvizë lirshëm nëpër oborr, kishte hyrë në garazh i joshur nga era e një thesi me patate, transmeton Telegrafi.

Por, kur ka shkelur mbi dërrasat e kanalit, ato janë thyer dhe kafsha 30-vjeçare ka ngecur në pamundësi të lëvizë.

Atë e ka gjetur pronari i moshuar, që nuk ka pasur mundësi t'i ndihmojë, ndërsa menjëherë i ka ftuar zjarrfikësit.

Këta të fundit, pas një intervenimi prej një ore, ia kanë dalë ta nxjerrin Baskan, që ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe tani është në gjendje të mirë.

Mësohet se patatet janë ushqimi i preferuar i tij, ndërsa atë ditë pronari kishte qenë i zënë dhe nuk i ka dhënë asgjë për të ngrënë. /Telegrafi/

The post Ra në kanalin e mekanikut derisa po kërkonte patate, kali i ngecur u shpëtua nga zjarrfikësit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Harabelat që i kapte në park, i mbyllte në qese najloni derisa ende i përplasnin krahët (Video)

Posted: 13 Jul 2018 06:05 AM PDT

Pushuesja e një parku në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara, i ka habitur të pranishmit me veprimin e saj të pazakontë.

Pasi t'ju ketë hedhur ushqim harabelave, ajo i kapte me shumë shkathtësi dhe i mbyllte në qese najloni, teksa ata ende ishin duke i përplasur krahët, transmeton Telegrafi.

Videoja që mund ta shihni më poshtë, e tregon vetëm një prej rasteve, që ajo i ka përsëritur disa herë.

Nuk bëhet i ditur identiteti saj, apo motivi se për çfarë nevoje i zinte dhe i mbyllte në këtë formë, që mund edhe t'i ngulfaste. /Telegrafi/

The post Harabelat që i kapte në park, i mbyllte në qese najloni derisa ende i përplasnin krahët (Video) appeared first on Telegrafi.

Banorëve iu kërkohet ta largojnë pishinën, nga frika se në të mund të mbytet ndonjë hajn (Foto)

Posted: 13 Jul 2018 05:47 AM PDT

Grupit të banorëve që jetojnë në Strood të Anglisë, iu kërkuan ta largojnë pishinën e fëmijëve, pasi përbën rrezik nga ndonjë hajn që mund të lëvizë andej gjatë natës.

Zyrtarët që merren me sigurinë e zonës, kërkuan që pishina me diametër prej katër metrash të largohet apo të zbrazet gjatë natës, pasi përbën rrezik për shëndetin dhe jetën e kalimtarëve të rastit dhe fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Maria Young është në mesin e banorëve, që i mblodhën 80 euro për ta blerë mjetin portativ, i cili shfrytëzohet për të luajtur fëmijët.

Young pranë pishinës që duhet të largohet

"Kalonin shumë mirë, të vegjlit argëtoheshin, ndërsa ne shoqëroheshin mes vete. Por, duket se më e rëndësishme është mirëqenia e hajnave" ka thënë Young.

Pas kërkesave të shumta, atyre iu lejua pishina gjatë ditës, por iu kërkohet që të zbrazet gjatë natës.

Meqenëse duhen mbi 50 kubikë ujë, rreth tri orë për tu mbushur, duket se pishina do qëndrojë e mbyllur deri në ndonjë vendim tjetër. /Telegrafi/

The post Banorëve iu kërkohet ta largojnë pishinën, nga frika se në të mund të mbytet ndonjë hajn (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more