Skip to main content

“Pjetër Arbnori ‘rikthehet’ në parlament, këshilltarët e PD nuk e votuan” plus 9 more - Gazeta Dita

“Pjetër Arbnori ‘rikthehet’ në parlament, këshilltarët e PD nuk e votuan” plus 9 more - Gazeta Dita


Pjetër Arbnori ‘rikthehet’ në parlament, këshilltarët e PD nuk e votuan

Posted: 19 Jul 2018 01:49 AM PDT

Nga dita e sotme në lulishten e godinës së Kuvendit të Shqipërisë do të qëndrojë busti i ish-kryetarit të Parlamentit, Pjetër Arbnori.

Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë Presidenti i vendit, Ilir Meta, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deputetë dhe familjarë.

Vendosja e bustit u miratua në mbledhjen e 26 prillit të Këshillit Bashkiak të Tiranës ku kryebashkiaku

Propozimi në Këshillin Bashkiak të Tiranës për vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit

Propozimi në Këshillin Bashkiak të Tiranës për vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit

Erion Veliaj kishte propozuar vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në mjediset e lulishtes para sallës ku zhvillohen seancat plenare.

Por ky propozim nuk u votua nga anëtarët demokratë të Këshillit Bashkiak, të cilët braktisën mbledhjen. Vendimi u mor vetëm me votat e këshilltarëve të majtë.

Edhe pse sot në ceremoni morën pjesë Basha dhe Berisha, veprimi i demokratëve në Këshillin Bashkiak do të mbetet në memorie si një akt turpi për atë parti duke mos respektuar figurën e një prej njerëzve më të rëndësishëm të saj.

Arbnori ka qenë bashkëthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër.

Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

e.k/dita

A u pushtua vërtet Bastija nga populli i Parisit?

Posted: 19 Jul 2018 01:46 AM PDT

Në kontrast me atë që kemi mësuar nga librat e historisë, Bastija nuk është pushtuar kurrë përmes një sulmi popullor. Në fakt, ajo iu dorëzuar rebelëve në një mënyrë mjaft paqësore. Nëse duhet të jemi të saktë, festa kombëtare e Francës – 14 korriku, nuk duhet të festohet për sulmin mbi Bastijë, por për vetë dorëzimin e saj tek rebelët.

Përmbledhja zyrtare historike e kësaj ngjarje, është si më poshtë:Më 14 korrik 1789, mijëra rebelë marshuan drejt fortesës së mirë-njohur mbretërore në Bastijë në qendër të Parisit, për të protestuar kundër regjimit tiranik të mbretit Luigji XVI, dhe kundër nxjerrjes në pension të Zhak Neker, ministrit francez tejet popullor të Financave.

Rojet besnike ndaj mbretit, filluan të qëllonin mbi turmën rebele duke përdorur topat dhe mushqetat, por megjithatë rebelët, edhe pse kishin pësuar shumë humbje, arritën të sulmonin heroikisht dhe ta pushtonin këtë simbol të neveritshëm të fuqisë mbretërore.

Ata liruan të burgosurit që vuanin nga qelitë e Bastijës, shpallën fundin e despotizmit, dhe fillimin e një të ardhmeje më të mirë për njerëzimin. Në realitet, gjithçka rrodhi në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Së pari, Bastija nuk ishte ndonjë lloj kështjelle e zymtë.

Në fakt, ai ishte një burg mjaft luksoz për të dënuarit që vinin nga shtresa e aristokracisë, duke përfshirë edhe Markezin famëkeq dë Sade, i cili mbante me vete në qeli edhe shërbëtorin e tij personal, dhe kishte të drejtë të lëvizte lirshëm.

Në gjithë Bastijën, ndodheshin të burgosur vetëm 10 persona, dhe në të vërtetë vetëm shumë pak qytetarë francezë jashtë fortesës, jetonin në kushte më të mira se sa ata. Nëse ne mund t'u besojmë historianëve bashkëkohorë, disa të burgosur madje u lutën të lejoheshin të qëndronin në Bastijë, edhe pasi ishin "çliruar" nga rebelët.

Përveç kësaj, shumica e rojeve, ishin në të vërtetë veteranë të luftës, kryesisht 50-vjeçarë apo më të moshuar. Së dyti, turma e zemëruar që nxitoi për të pushtuar Bastijën më 14 korrik 1789, nuk kishte ndërmend të protestonte kundër ndojë gjëje.

Përveç kësaj, fillimisht fshatarët as që kishin ndërmend të sulmonin Bastijën. Ata synonin vetëm të merrnin disa topa që ndodheshin në një magazinë pranë fortesës. Megjithatë, Bernard de Lonej, guvernator i Bastijës, i kishte futur tashmë topat brenda kalasë.

Për shkak të kësaj, fshatarët i dërguan atij një delegacion për të zbuluar se çfarë kishte ndërmend të bënte. "Asgjë"- u përgjigj de Lonej në mënyrë logjike. Ai nuk donte t'u jepte topat rebelëve, por as nuk t'i sulmonte ata, përveçse nëse s'do të kishte zgjidhje tjetër. Ndërkohë, fshatarët që qëndronin jashtë kështjellës, bënë pikërisht atë që s'duhej të bënin; hapën zjarr ndaj rojeve të Bastijës.

Rojat u kundërpërgjigjën, dhe sulmuesit, të habitur nga rezistenca e papritur, u tërhoqën. Duke u ndjerë sikur rojet kishin shkelur marrëveshjen mes tyre, njerëzit e tërbuar filluan të plaçkitnin stallat dhe lagjet rezidenciale, të vendosura jashtë kështjellës.

Shumë shpejt, për të parandaluar shkatërrimet e mëtejshme, de Lonej ngriti një flamur të bardhë në majë të fortesës së Bastijës si një shenjë kapitulimi. Më pas, rojet deklaruan se janë gati t'ia dorëzonin rebelëve Bastijën – ky është një fakt historik.

Ata hapën portat dhe të gjithë, përfshirë De Lonej, u mblodhën në oborr për t'u dorëzuar. Kjo ndodhi saktësisht në orën 5 të pasdites së 14 korrikut 1789. Deri atëherë, gjatë sulmit kishin humbur jetën jo më shumë se dhjetëra njerëz.

Megjithatë, pasi udhëheqësit e rebelëve hynë në Bastijë dhe e pranuan kapitullimin, u pasuan menjëherë nga një turmë e tërbuar, e pushtuar nga ndjenja e hakmarrjes. Brenda pak minutash, rebelët vranë shumicën e rojeve, rrëmbyen të gjitha armët që ndodheshin brenda, plaçkitën tërësisht Bastijën, dhe u larguan me kokën e De Lonej të varur mbi një hu. Kjo është pra ajo që ndodhi realisht më 14 korrik 1789, një ditë për të cilën ndoshta askush nuk duhet të ndihet krenar.

b.m. / dita

Kryeministri australian, Papës: Shkarkoni kryepeshkopin që fshehu abuzimet seksuale!

Posted: 19 Jul 2018 01:43 AM PDT

Kryeministri australian Malcolm Turnbull i ka bërë thirrje Papa Françeskut që të shkarkojë kryepeshkopin katolik, i cili së fundmi është akuzuar për fshehje të abuzimeve seksuale me fëmijët.

Kryepeshkopi i Adelaides, Philip Wilson u dënua në maj pasi kishte mbuluar abuzimet nga një prift pedofil, por i ka rezistuar thirrjeve për të dhënë dorëheqjen.

Dy javë pasi Wilson u dënua me paraburgim, kryeministri Turnbull ka thënë se “ka ardhur koha që vetë Papa ta shkarkojë atë”.

"Ka shumë udhëheqës që i kanë bërë thirrje atij [Wilsonit] që të japë dorëheqjen. Ai duhet ta japë dorëheqjen," shtoi Turnbull për gazetarët.

Gjatë gjithë gjykimit të tij, Wilson ka mohuar të ketë dijeni për abuzimin e djemve nga prifti James Patrick Fletcher në Uellsin e Ri Jugor, në vitet '70.

s.a/dita

Një shekull pas vrasjes së Carit të fundit, teoritë konspirative vazhdojnë të ndajnë Kremlinin nga Kisha

Posted: 19 Jul 2018 01:43 AM PDT

Me motivin e 100 vjetorit të ekzekutimit të Carit të fundit të Rusisë nga ana e bolshevikëve ka rilindur konflikti mes shtetit rus dhe Kishës ortodokse. Çfarë do të bëhet me mbetjet e familjes mbretërore? Patriarku ortodoks, Cirili do të fillojë të hënën një procesion në kujtim të Nikollës së II, Car dhe udhëheqës i Kishës ortodokse si edhe për bashkëshorten e tij, Aleksandra Fiodorovna, për 4 vajzat e tyre dhe djalin të pushkatuar në mëngjesin e 17 korrikut 1918 në afërsi të Ekaterimburgut në Urale dhe të kanonizuar në vitin 2000.

Autoritetet ruse që gjithmonë janë përpjekur të mos zgjedhin mes trashëgimisë sovjetike dhe trashëgimisë cariste nuk parashikojnë asnjë përkujtim zyrtar. 20 vite pas varrimit të mbetjeve të Carit, gruas dhe tre prej vajzave të tyre, të zbuluara në vitin 1979, Kisha ortodokse e mohon njohjen dhe origjinalitetin e mbetjeve si dhe kryerjen e analizave të ADN-së për ta konfirmuar. Kleri i dominuar nga konservatorët mohon gjithashtu origjinalitetin e  mbetjeve të dy fëmijëve të tjerë të Carit, Alekseit dhe të Marias, trupat e të cilëve u ndanë nga pjesa tjetër dhe nuk u gjetën deri në vitin 2007.

Kockat e këtyre fëmijëve nuk janë varrosur për mungesë marrëveshjeje mes autoriteteve dhe Kishës.  Në vitin 1998 patriarku i asaj kohe, Aleksi II përçmoi varrimet e shtetit të organizuara për kockat e Nikollës së II në kështjellën e Shën Pjetrit dhe në atë të Shën Pavlit në Shën Petërburg. Në vend të tij dërgoi një prift për t'i varrosur si "mbetje të një personi të panjohur". Me rastin e 100 vjetorit mediat ruse i kërkuan patriarkut ortodoks, Cirilit të njohë mbetjet e familjes perandorake.

Teoria e komplotit.

Kisha konsideron se nuk ka mjaftueshëm prova për të favorizuar origjinalitetin e mbetjeve ashtu si edhe për të realizuar analiza ADN-je dhe akuzon shtetin se po  përpiqet ta largojë klerin nga kjo çështje. Sipas këtij mendimi, bolshevikët dogjën pa lënë gjurmë trupat e 11 viktimave të familjes perandorake dhe të enturazhit më të afërt në një gropë në pyllin e Uraleve, ku më pas u ndërtua një manastir i madh.

Sipas teologut dhe minisonarit, Andréi Kuraiev që shquhet për opinionet e tij reformiste këtë version e mbrojtën forcat cariste gjatë luftës civile në Rusi. Në 20 vite kjo u shndrrua në një teori të madhe komploti, – shprehet Ksenia Luchenko, specialiste për Kishën ortodokse ruse.

Sipas këtyre versioneve komplotiste, Lenini ruante kokën e Nikollës së II në zyrën e tij. Tjetër teori pohon se fëmijët më të vegjël, Aleksei dhe Maria iu vodhën vdekjes dhe u streguan jashtë vendit. Vitin e kaluar imzot Tikhon, një peshkop i ngarkur për hetimin nga ana e Kishës dhe i afërt me presidentin Putin, aludoi se mundësia e pushkatimit të familjes perandorake ishte një lloj "vrasjeje rituali". Mjediset pro shkencës në mes të Kishës u mënjanuan pas skandalit të "Pussy Riot" në 2012, – shpjegon Andréi Kuraiev duke iu referuar grupit muzikor të përfolur që hyri në katedralen kryesore në Moskë dhe këndoi një "lutje punk" kundër Putinit.

Ky rast forcoi Kishën dhe krahun e saj konservator, i cili prej atëherë rritet çdo ditë, – thotë Kuraiev. Patriarku Ciril ka "frikë" nga reagimi që do të bëjnë konservatorët, të indinjuar tashmë nga takimi i tij në 2016 me Papa Françeskon, nëse do t'i konsiderojë origjinale mbetjet e familjes perandorake, – sinjalizon Andréi Kuraiev.

E pakëndshme për Putinin.

Vitin e kaluar publikimi i filmit "Matilda" që rrëfen historinë e dashurisë mes Carit të ardhshëm, Nikollës së II me një balerinë, provokoi indinjatë të ortodoksve më radikalë që manifestonin për të ndaluar shfaqjen në sallat e kinemasë. Ky film tregoi që Nikolla i II është një figurë që mund të ndajë shoqërinë ortodokse, – pohon eksperti, Roman Lunkin i akademisë së shkencave ruse.

Sipas tij, Cari i fundit është objekti i një "kulti të thellë" në manastirin në afërsi të Ekaterimburgut, aty ku do të organizohet procesioni i udhëhequr nga partiarku Ciril këtë të hënë. Presidenti Vladimir Putin nuk manifeston ndonjë kult për Nikolën e II dhe tregohet më pak i interesuar për jehonë të konfliktit me paraardhësin e tij, Boris Yeltsin, – sinjalizon ekspertja, Ksenia Luchenko. Megjithatë situata mbetet e sikletshme për Putinin, i cili gjithmonë është pozicionuar si aleat i afërt me Kishën.

b.m. / dita

Ligji për Teatrin, Luftar Paja dhe Laert Vasili: Duhet të një teatër i ri që i qëndron kohërave

Posted: 19 Jul 2018 01:36 AM PDT

Redaksia e gazetës "Koha Jonë" ka hapur një rubrikë në lidhje me debatin për Teatrin Kombëtar. Dy artistët e njohur Luftar Paja dhe Laert Vasili shprehen në favor të ndërtimit të një godine të re mbi rrënojat e godinës aktuale të teatrit.  Për Artistin e Popullit, Luftar Paja, ndërtimi i një godine të re për Teatrin Kombëtar është mëse i domosdoshëm. Ai shprehet se godina e re duhet t'i qëndrojë kohërave me të gjitha kërkesat, sidomos atyre të artistëve që do të punojnë aty.  "Përfundimiasht e kam thënë fjalën time në takimet që kemi patur.

Mendoj se duhet të një teatër i ri ku t'i qëndrojë kohërave me të gjitha kërkesat, sidomos kërkesave të artistëve që do të punojnë aty. E rëndësishme është që godina e re të ndërtohet me cilësi të lartë në të gjitha nivlet. Nuk është godina ajo që rrit vlerat artistike, ajo ka ndikimin e saj të domosdoshëm, por ajo që është më kryesorja janë vetë artistët me punën dhe talentin e tyre që rri këto vlera", thekson aktori i madh Luftar Paja.

Por ideja e një teatri të ri përkrahet edhe nga brezi më i ri i artistëve. Aktori Laert Vasili, i cili u vlerësua me çmim pak ditë më parë edhe si "Aktori I Europës për vitin 2018",  shprehet se Teatri i Ri është mëse i nevojshëm.

"Sot kur gjithkush përqafon  të renë në teknologji, ushqim, udhëtim, banim, veshje etj. Teatri si pararendës i shoqërisë duhet të ishte bërë dhe sot të festonim përurimin e tij.  Shpresoj të mos e humbasim këtë çast historik dhe uroj që Presidenti Meta me qetësinë dhe dashurinë që e karakterizon, t'i japë fund mjerimit dhe të dekretojë ligjin drejt parametrave që koha i kërkon dhe Europa i kushtëzon!"

l.h/ dita

Kreditë me probleme, më të lartat në rajon në tremujorin e parë të vitit

Posted: 19 Jul 2018 01:25 AM PDT

Pavarësisht rënies, kreditë e pakthyera në afat në sistemin bankar shqiptar mbeten më të lartat në rajon.

Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, në tremujorin e parë të vitit 2018, niveli i kredisë me probleme (NPL) në Shqipëri mbeti stabël në 13.4% të totalit të huasë, pas një tendence rënëse në 2017-n.

Në Serbi, e cila dikur kryesonte në rajon, NPL-të kanë zbritur në 9.2%, niveli më i ulët i dekadës. Edhe Mali i Zi i ka ulur huatë me probleme në 7.3%. Të tre këto shtete, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, kishin deri dy vjet më parë treguesin e NPL-ve që i kalonte 20%, por pas strategjive që ndoqën për uljen e kredive me probleme, ky tregues u reduktua ndjeshëm, por me ritme më të larta në Serbi dhe Mal të Zi.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 9.7% e huave janë të pakthyera në afat, në Maqedoni 6.5%. Në Kosovë, ky tregues është vetëm 3.1%, nga 8.7% që ishte në vitin 2013, sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Europian.

Rritja më e ulët e depozitave dhe kredive në rajon

Ndërsa rritja e kredive dhe depozitave ka ngecur në Shqipëri në muajt e parë të këtij viti, e kundërta ka ndodhur me rajonin, që ka parë një zgjerim më të shpejtë të sektorit bankar në raport me ne.

Kredia ra me 0.1%, ndërsa depozitat u zgjeruan me 1% në tremujorin e parë në Shqipëri.
Në Maqedoni, rritja e kredisë ishte 3.1% dhe e depozitave 6%.

Në Mal të Zi, performanca e sistemit financiar ishte shumë më e mirë, me depozitat që u zgjeruan me 13.8% dhe kredinë me 11.8%.

Në Serbi huatë dhe depozitat u zgjeruan përkatësisht me 2.2 dhe 3.3%, në Bosnjë 5.3 dhe 10.4%.
Në Kosovë rritja e kredive i kalonte 10% dhe ajo e depozitave ishte 8.6%.

Kursimet në Shqipëri në rënie

Kursimet në sistemin bankar kanë shënuar në maj një tjetër rënie të fortë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në fund të muajit maj, stoku total i depozitave në lekë dhe në valutë zbriti në 968 miliardë lekë, duke rënë me gati 10 miliardë lekë, ose 1% në krahasim me muajin e mëparshëm (70% e rënies erdhi nga tkurrja e kursimeve në valutë). Ky është niveli më i ulët i depozitave që nga korriku i vitit 2015.

Në krahasim me fundin e vitit të kaluar, kursimet e shqiptarëve në banka janë ulur me 33.4 miliardë lekë, ose me rreth 250 milionë euro. /Monitor

s.a/dita

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë përballë Vettingut në 23 korrik

Posted: 19 Jul 2018 01:18 AM PDT

 

Në sitën e Vettingut këto ditë do të jenë përfaqësuesit e Gjykatës së Lartë. Sipas njoftimit të KPK, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani do të dalë përballë Vetting-ut në datën 23 korrik.

Ndërkohë, nesër do të dalë përpara Vettingut kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Ndërsa në datë 30 korrik është radha e Medi Bicit, anëtar i Gjykatës së Lartë.

l.h/ dita

Klubi sportiv “Partizani” dhe “Studenti” kalojnë në varësi të Bashkisë

Posted: 19 Jul 2018 01:17 AM PDT

Këshilli i Ministrave ka vendosur dje në mbledhjen e qeverisë që të ndryshojë varësinë e klubit sportiv “Partizani” dhe atij “Studenti”.

Ky vendim ka ardhur me propozim të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Tanimë punonjësit e “Partizanit” dhe “Studentit”, buxheti i miratuar për klubet në fjalë dhe asetet në përdorim do të transferohen nga MARS tek Bashkia Tiranë.

s.a/dita

Parlament, ja ç’pritet të ndodhë në seancën e sotme

Posted: 19 Jul 2018 01:07 AM PDT

Shumica në pushtet do të provojë të votojë sërish sot ligjin për shkollën e Magjistraturës, që i hap kështu rrugë emërimeve në sistemin e drejtësisë.

Miratimi i këtij ligji është cilësuar i domosdoshëm për plotësimin e vakancave në sistemin e drejtësisë, por ligji kërkon 84 vota.

E duke qenë situata e tillë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është drejtuar opozitës dhe posaçërisht Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) që ta përkrahin këtë ligj me votë.

Partia Socialiste së bashku me aleatët aktualisht nuk shkojnë më shumë se 78 vota.

s.a/dita

NJOFTIM NGA DITA ONLINE

Posted: 19 Jul 2018 01:06 AM PDT

Redaksia e gazetës DITA vijon aplikimet për pozicione të reja të lira për redaktor/e online.

Kërkohet pasion për gazetarinë, por diploma në gazetari nuk është e domosdoshme.

Të interesuarit të dërgojnë një letër interesi në adresën email thanodita@gmail.com.

Mund të nisni gjithashtu SMS ose WhatsApp në numrin +355 68 90 73 730 dhe do t'ju lihet një orar intervistimi me kryeredaktorin.

*****

DITA – Redaksia Online

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more