Skip to main content

“Përmirësoni të pamurit me mjekime natyrale” plus 9 more Ekonomia Online

“Përmirësoni të pamurit me mjekime natyrale” plus 9 more Ekonomia Online


Përmirësoni të pamurit me mjekime natyrale

Posted: 12 Jul 2018 09:55 AM PDT

Humbja e flokëve dhe shikimi i dobët janë probleme që vijnë si pasojë e proçesit të plakjes dhe fatmirësisht ka mjekime që mund të ndihmojnë në ngadalësimin dhe parandalimin e tyre.

Konsumimi i një përzierjeje me përbërësit e duhur do bëjë që flokët tuaj të rriten shumë më shpejt dhe gjithashtu do të përmirësojë dukshëm shikimin tuaj, transmeton Klan Kosova.

Sot ne do ju tregojmë një ilaç që do të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj:

Përbërësit:

3 thelpinj hudhër
4 limona
200 gram vaj i farave të lirit
1 kg. mjaltë
Përgatitja:

Filloni me heqjen e lëkurës së hudhrave. Pasi të keni mbaruar, merrni limonët dhe hudhrat dhe përziejini së bashku.
Shtoni mjaltin dhe vajin e farave të lirit dhe i përzieni derisa të merrni një përzierje homogjene.
Hidheni përbërjen në një kavanoz dhe mbajeni në frigorifer.
Konsumoni një lugë gjelle 3 herë në ditë, gjysmë ore para se të hani vaktet tuaja, shkruan shije.al. Ky ilaç bën mrekulli për flokët dhe shikimin. Provojeni dhe do të shihni rezultate të mahnitshme!, transmeton Klan Kosova.

The post Përmirësoni të pamurit me mjekime natyrale appeared first on Ekonomia Online.

Ja çfarë u shkaktojnë kufjet, veshëve tuaj

Posted: 12 Jul 2018 09:47 AM PDT

Kufjet mund të jenë mjaft të përshtatshme, nuk ka dyshim.

Ato janë të mrekullueshme për të punuar e relaksuar, por kufjet gjithashtu mund të jenë të dëmshme, madje edhe të rrezikshme, transmeton Klan Kosova.

Nga ana kozmetike, në qoftë se ju mbani kufje shumë shpesh, ato mund të shkaktojnë probleme të lëkurës të tilla si aknet. Më serioz është efekti ndoshta i dëmshëm që kufjet kanë në dëgjim. Studimet tregojnë se dëgjimi në kufje shumë shpesh në vëllime të larta mund të çojë në humbje të përhershme të dëgjimit.

Ja cilat janë 4 rreziqet potenciale të përdorimit të shpeshtë të kufjeve:

1. Aftësia juaj dëgjuese mund të vuajë shumë

2. Mund të merrni një infeksion të veshëve

3. Mund të zhvilloni Vertigo "një ndjesi e humbjes së ekuilibrit" dhe shoqërohet shpesh me simptoma të tilla si marramendje, të përziera dhe të vjella.

4. Jeni të ekspozuar ndaj rrezatimit

Si të jeni të sigurtë?

Gjithmonë blini dhe mbani kufje të reja. (Mos i blini ato të dorës së dytë.)

Dëgjoni me volum më të ulët se 60 për qind për jo më shumë se 60 minuta në një kohë.

Mos i futni me forcë kufjet në kanalin e veshit.

Mos dëgjoni muzikë me volum të lartë gjatë ecjes ose ngarjes së makinës.

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse përjetoni marramendje ose vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit, shkruan Lezhanews, transmeton Klan Kosova.

The post Ja çfarë u shkaktojnë kufjet, veshëve tuaj appeared first on Ekonomia Online.

Çantat e mëdha, ideale për këtë verë

Posted: 12 Jul 2018 09:43 AM PDT

Çantat e mëdha të krahut, janë tendenca e kësaj vere.

Ato kanë dalë në shitje nga marka të ndryshme e të njohura, ndërsa revista e modës Elle, shkruan se çantat e mëdha verës janë më ideale për femra sepse në këtë stinë, janë nevojat më të mëdha për të bartur më shumë gjësende pas vete.

Këto modele, përveç që mund të barten gjatë ditës janë të preferuara edhe për netët verore.

Më poshtë gjeni disa modele të këtyre çantave të mëdha.

The post Çantat e mëdha, ideale për këtë verë appeared first on Ekonomia Online.

Perishiq: Franca favorite, do bëjmë maksimumin ta befasojmë

Posted: 12 Jul 2018 09:41 AM PDT

E diela do ta sjellë edhe kampionin më të ri të Botës në futboll, kur do të përballen Franca dhe Kroacia.

Ylli kroat, Ivan Perishiq për FIFA.com ka deklaruar se Franca është favorite për ta fituar ndeshjen më të rëndësishme për këto dy kombëtare, megjithatë thotë se ekipi i tij do të bëjë maksimumin për t'i befasuar "Tre Kolorët", transmeton Koha.net.

Ai gjithashtu thotë se Kroacia ka një motiv shtesë për ta mposhtur Francën.

"Franca na ndali në gjysmëfinale të vitit 1998. Do të kemi motivim shtesë për shkak të kësaj, kjo është e sigurt. Franca është favorite, por ne do të bëjmë më të mirën për ta befasuar. Kemi tre ditë për t'u përgatitur, realizimi i ëndrrës është kaq afër tani", është shprehur Perishiq, që ishte lojtari vendimtar në gjysmëfinalen ndaj Anglisë me një gol e një asistim.

The post Perishiq: Franca favorite, do bëjmë maksimumin ta befasojmë appeared first on Ekonomia Online.

5 këshilla për planifikim karriere efektive

Posted: 12 Jul 2018 09:37 AM PDT

Fokusohuni në planet e karrierës të paktën një herë në vit

Bëjeni qëllimin tuaj kryesor të fokusoheni në planet e karrierës tuaj çdo 12 muaj. Tamam siç vizitojmë mjekun çdo vit, planifikimi I karrierës duhet të ndërmerret të paktën çdo ditë. Zgjidhni një ditë një herë në vit, dhe bllokoni çdo shpërqendrim që të mund të fokusoheni. Vendosni qëllim ti pyesni vetes pyetje të rëndësishme si "A jeni të lumtur me karrierën aktuale?", "Ku dëshironi ta shihni veten në 5 vitet e ardhshme?" etj.

Zbuloni çfarë pëlqeni dhe nuk pëlqeni

Mendoni për pëlqimet dhe mospëlqimet tuaja duke qenë se është e pashmangshme se disa nga ata do të ndryshojnë me kalimin e kohës. Nëse jeni pak konfuzë, konsultohuni me një këshillues karriere. Shkruani pëlqimet dhe mospëlqimet tuaja dhe nëse puna juaj aktuale është e mbushur plot me mospëlqime, ju e dini se ç'duhet të bëni.

Kini qëllime të qarta

Të pasurit e qëllimeve të qarta është e rëndësishme për planifikimin e karrierës. Le të themi që do të rifilloni dhe do të zhvilloheni në 5 vitet e ardhshme. Nëse kjo është çështja, punoni hap pas hapi, dhe shpërbleni veten kur të arrini çdo pikë të këtij qëllimi.

Eksploroni karriera të tjera opsionale

Zgjeroni horizontin tuaj dhe zbuloni opsione të ndryshme karriere edhe nëse nuk janë të lidhura me fushën tuaj të studimit. Fusha juaj mund të jetë fizika por keni një interesim të madh për teatrin. Në vend që të hiqni dorë nga interesat tuaja, arrini te dikush që ka eksperiencë të mjaftueshme në fushën që ju dëshironi. Diskutoni ide me ta, dhe njihni udhëtimin e tyre profesional që të dini se çfarë gabimesh që shmangni dhe cilat këshilla duhet të ndiqni.

Njohjet, Njohjet, Njohjet

Njohjet janë vitale për çdo karrierë, prandaj komunikoni me çdo person që mundeni. Asnjëherë nuk e dini se kur mund t'ju duhet një kontakt. Shkoni nëpër evente ku mund të bisedoni dhe të njihni punëdhënësit/punonjësit dhe partnerë biznesi potencialë, shkoni nëpër konferencat e biznesit, dhe sigurohuni të keni një profil të rregullt në LinkedIn ku mund të krijoni kontaktet profesionale.

The post 5 këshilla për planifikim karriere efektive appeared first on Ekonomia Online.

Presidenca thotë se Ekipi për Pajtim ka miratuar rregulloren dhe planin e punës

Posted: 12 Jul 2018 09:33 AM PDT

Ekipi Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, i themeluar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur takimin e radhës dhe ka miratuar rregulloren dhe planin e punës.

Ekipi Përgatitor është themeluar për të ndërtuar infrastrukturë teknike e ligjore për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin. Ai përbëhet nga 4 përfaqësues të institucioneve shtetërore, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, si dhe 5 përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë të proceseve të ballafaqimit me të kaluarën.

Kur është themeluar ky ekip, Thaçi pati thënë se Komisioni ka për qëllim të krijojë një narrativ të unifikuar për të kaluarën.

"Ky ekip vepron që nga 1 maji 2018 dhe takohet në baza të rregullta javore. Me miratimin e dokumenteve themelore të Ekipit Përgatitor, tani puna do të përqendrohet në përgatitjen e akteve juridike, dokumenteve dhe hapësirave të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin", thuhet në njoftimin nga presidenca.

Ekipi Përgatitor ka afat 18 muaj që ta përfundojë punën e vet.

 

The post Presidenca thotë se Ekipi për Pajtim ka miratuar rregulloren dhe planin e punës appeared first on Ekonomia Online.

Nesër në Mitrovicë mbahet takimi i deputetëve me qytetarë

Posted: 12 Jul 2018 09:26 AM PDT

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit 2018. Gjatë takimeve publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet në Mitrovicë, të premten, më 13 korrik 2018, në Qendrën e Kulturës "Rexhep Mitrovica".

Në takim do të marrin pjesë deputetët: Arban Abrashi, Bekim Haxhiu, Muharrem Nitaj, Milaim Zeka dhe Bahrim Shabani.

The post Nesër në Mitrovicë mbahet takimi i deputetëve me qytetarë appeared first on Ekonomia Online.

Juve i gatshëm ta shesë Higuainin

Posted: 12 Jul 2018 09:20 AM PDT

CalcioMercato raporton se Juventusi është i gatshëm që të shesë sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain.

Pas transferimit të Ronaldos siç duket "Zonja e Vjetër" dëshiron që ta largojë argjentinasin në këtë afat kalimtar, transmeton Koha.net.

Higuain mund të largohet për 55 milionë euro, ndërsa interesim për të ka shprehur Chelsea.

The post Juve i gatshëm ta shesë Higuainin appeared first on Ekonomia Online.

Shkaktarët më të mëdhenj të stresit për punonjësit

Posted: 12 Jul 2018 09:00 AM PDT

Ja se çfarë konsiderojnë punonjësit më stresuese se sa të kenë një shef të keq, kolegë të vështirë ose udhëtim të gjatë.

Nga orët e gjata tek shefat e këqij, një numër çështjesh mund të shfaqen në vendin e punës. Mirëpo, nga ato, shumica e punonjësve kanë zbuluar se posedimi i qëllimeve të paqarta është burimi i tyre më i madh i stresit.

Duke anketuar më shumë se 10,000 meshkuj dhe femra në industrinë e teknologjisë, faqja e punës Comparably zbuloi shkaktarët më të lartë të stresit për njerëzit në punë. Përveç udhëtimeve të gjata, kolegëve të vështirë, menaxherit të keq apo orarit të gjatë, shumica e punonjësve thanë se ''qëllimet e paqarta'' ishin aspekti më stresues në karrierat e tyre. Në fakt, 42 përqind e punonjësve e pranuan se stresohen nga kjo pasiguri e qëllimeve, me ''udhëtimin'' dhe ''menaxherin e keq'', të dytat, secila me 16 përqind të votave. Dhe duket se gjëja e fundit për të cilën brengosen njerëzit janë orari i gjatë( 12 përqind), pas kolegëve të vështirë (14 përqind).

Në çdo departament brenda industrisë së teknologjisë, duke përfshirë administratën, inxhinierinë, marketingun dhe ligjin, përgjigja më e famshme për meshkujt dhe femrat ishte ''qëllimet e paqarta'' si burimi primar i stresit në punë. Edhe pse, për njerëzit me moshë 61-65, qëllimet nuk ishin prioritet, në fakt, posedimi i qëllimeve të paqarta krahasohej me posedimin e një menaxheri të keq, të dy duke pranuar 31 përqind të votave nga këto mosha.

Në anën e kundërt, punonjësit e moshës 31-35 dhe punonjësit me Master kishin numrin më të lartë të pjesëmarrësve (45 përqind) të cilët pajtoheshin se qëllimet e paqarta ishin zonat më stresuese. Njerëzit në karrierën e tyre të hershme gjithashtu stresohen më së shumti për definimin e qëllimeve të tyre, 44 përqind e punonjësve në vitin e parë, të dytë ose të tretë të punës thanë se qëllimet e paqarta ishin shkaktari më i lartë i stresit. (Entrepreneur)

The post Shkaktarët më të mëdhenj të stresit për punonjësit appeared first on Ekonomia Online.

Ndërpritet seanca në mungesë kuorumi, vazhdon të premten

Posted: 12 Jul 2018 08:57 AM PDT

Seanca Plenare e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër në orën 10:00, në mungesë të kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite ishin këto pika:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim dhe
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.

.

The post Ndërpritet seanca në mungesë kuorumi, vazhdon të premten appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more