Skip to main content

“Pensionisti mbyti mizorisht një pulëbardhë në prani të fëmijëve, sepse ia kishte vjedhur çipsat (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Pensionisti mbyti mizorisht një pulëbardhë në prani të fëmijëve, sepse ia kishte vjedhur çipsat (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Pensionisti mbyti mizorisht një pulëbardhë në prani të fëmijëve, sepse ia kishte vjedhur çipsat (Foto)

Posted: 19 Jul 2018 02:03 PM PDT

Rachael Beer po pushonte së bashku me tre fëmijët e saj në një park të Weston-super-Mare të Anglisë, kur një pensionist e kapi një pulëbardhë dhe e përplasi mizorisht për muri.

Nëna 40-vjeçare ka mbetur e shtangur dhe provoi t'i qetësonte fëmijët, të cilët filluan të frikësohen nga skena që e panë, transmeton Telegrafi.

Pulëbardha e ngordhur

"Ishte e pa pritshme dhe shumë irituese, aq më shumë që e tëra ndodhi në prani të fëmijëve", ka thënë Beer, që e fotografoi të dyshuarin dhe shpezën e ngordhur.

Mësohet se e tëra ndodhi, pasi pulëbardha ia kishte vjedhur çipsat që i moshuari i kishte në dorë dhe provoi të largohej.

Beer duke i shkuar pensionistit nga pas

Forcat e rendit janë vënë në kërkim të tij, për mizori mbi gjallesa. Në anën tjetër, Britania e Madhe ka ligj mbi pulëbardhat, që dikush i konsideron edhe si parazitë, duke ndaluar sulmin dhe lëndimin ndaj tyre, gjë e cila është e dënueshme. /Telegrafi/

The post Pensionisti mbyti mizorisht një pulëbardhë në prani të fëmijëve, sepse ia kishte vjedhur çipsat (Foto) appeared first on Telegrafi.

E zë burrin me tjetrën, kinezja e nervozuar ia shkatërron veturën (Video)

Posted: 19 Jul 2018 10:37 AM PDT

Një grua që e kishte zënë burrin me tjetrën brenda veturës, humbi durimin dhe pa u menduar dy herë kërceu mbi veturë dhe filloi t’ia shkatërrojë me një mjet të fortë.

Ngjarja është filmuar nga kalimtarët e rastit në qytetin kinez Nanjing, që mbetën të shokuar kur panë gruan duke shkatërruar veturën e tipit Audi të burrit, i cili brenda po fshehte të dashurën, transmeton Telegrafi.

Por, është interesant se si burri i saj nuk ndalej dhe vazhdonte të lëvizte me veturë, edhe pse gruaja e tij po qëndronte mbi kapakun e motorit me një mjet të fortë në dorë.

E zë të dashurin me tjetrën, e godet me revole elektrike - vajza e nervozuar përfundon në pranga (Video) E zë të dashurin me tjetrën, e godet me revole elektrike - vajza e nervozuar përfundon në pranga (Video)

Megjithatë, në një moment ajo arrin të ndalet dhe të futet brenda veturës për ta fyer të dashurën e tij, e cila gjithashtu humbi durimin dhe filloi t’ia kthen me të njëjtën monedhë.

Pas këtij “spektakli”, policia ka shoqëruar që të tre në stacion ku pas intervistimit janë liruar. /Telegrafi/

The post E zë burrin me tjetrën, kinezja e nervozuar ia shkatërron veturën (Video) appeared first on Telegrafi.

Aktivizimi i airbag-ut nën kolltuk, e hodhi në ajër dhe e la me lëndime të konsiderueshme (Video)

Posted: 19 Jul 2018 07:04 AM PDT

Burri i paemëruar nga Iowa e Shteteve të Bashkuara, është hedhur mbi dy metra në ajër, pasi aktivizoi nën kolltuk një airbag të veturës.

E vetmja gjë e zgjuar që bëri ai, ishte vendosja e helmetës në kokë, përndryshe e gjithë loja ishte e pamenduar keq, transmeton Telegrafi.

Ky nuk është i vetmi rast, kur njerëzit kanë provuar të shohin se çfarë ndodhë, po që se aktivizojnë një airbag nën ulëse.

Sikurse në të gjitha rastet edhe ky mbeti me lëndime të konsiderueshme, ndërsa shikonte i hutuar kur miqtë e tij qeshnin. /Telegrafi/

The post Aktivizimi i airbag-ut nën kolltuk, e hodhi në ajër dhe e la me lëndime të konsiderueshme (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more