Skip to main content

“Ngjitet përmes ullukut, për të kërcyer në pishinë nga kati i dytë, përjashtohet nga hoteli (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Ngjitet përmes ullukut, për të kërcyer në pishinë nga kati i dytë, përjashtohet nga hoteli (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Ngjitet përmes ullukut, për të kërcyer në pishinë nga kati i dytë, përjashtohet nga hoteli (Video)

Posted: 30 Jul 2018 09:12 AM PDT

Turisti që ndodhej në një hotel në Majorca të Spanjës, është ngjitur përmes ullukut në katin e dytë dhe ka kërcyer nga ballkoni në pishinë.

Për këtë arsye, menaxheri e ka telefonuar policinë, ndërsa i ka kërkuar mysafirit që të largohet nga hoteli së bashku me shoqëruesit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nuk ka bërë të ditur se prej nga vinte mysafiri, apo nëse ishte i duhur kur e bëri këtë veprim.

"Nuk bindej që të mos ngjitet, ndërsa shoqëruesit e tij e inkurajonin të bënte këtë gjë. Sikur të mos kërkoja ndihmë edhe të tjerët do vepronin si ai", ka thënë menaxheri. /Telegrafi/

The post Ngjitet përmes ullukut, për të kërcyer në pishinë nga kati i dytë, përjashtohet nga hoteli (Video) appeared first on Telegrafi.

Gjatë festimit të natës së beqarisë, i ofruan një të pastrehu 100 euro për të bërë tatuazh në ballë emrin e dhëndrit (Foto)

Posted: 30 Jul 2018 06:00 AM PDT

Grupi i të rinjve nga Britania e Madhe, që po ia festonin mikut të tyre natën e beqarisë në Benidorm të Spanjës, i ofruan një të pastrehu 100 euro, që të bëjë tatuazh në ballë emrin e dhëndrit.

I joshur nga paratë, burri i njohur vetëm si Tomek, pranoi që t'i shkruhej në ballë 'Jamie Blake, North Shields, NE28', transmeton Telegrafi.

Procesi i punimit të tatuazhit

Megjithatë, ai nuk mundi t'i duronte dhimbjen dhe i ka mbetur e shkruar vetëm 'Jamie Blane No'.

Veprimi i tyre kritiku në masë të madhe, duke u konsideruar si ofendim ndaj një njeriu të pambrojtur dhe në nevojë.

"Shfrenimet e festës së beqarisë duhet të marrin fund, ky është rezultat i një paedukate dhe injorance", ka shkruar një komentues.

Për Tomek i cili është nga Polonia, kanë nisur të mbledhin para, për një tretman që t'i largohet tatuazhi. /Telegrafi/

The post Gjatë festimit të natës së beqarisë, i ofruan një të pastrehu 100 euro për të bërë tatuazh në ballë emrin e dhëndrit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Sekretari i jashtëm britanik bën një gabim “të tmerrshëm”, gruas së tij kineze i referohet si japoneze (Video)

Posted: 30 Jul 2018 02:08 AM PDT

Jeremy Hunt i është referuar aksidentalisht gruas së tij kineze si japoneze në një gafë të çuditshme në debutimin e tij si sekretar i jashtëm në Pekin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hunt menjëherë korrigjoi gabimin e tij të “tmerrshëm” ndërsa ai u përpoq të fliste për lidhjet e familjes së tij me Kinën, në fillim të një takimi.

Vizita në Kinë është vizita e parë e profilit të lartë e sekretarit të ri britanik që nga promovimi i tij i menjëhershëm në fillim të këtij muaji.

Siç shkruajnë mediat, Hunt është martuar me Lucian që nga viti 2009 dhe çifti ka tre fëmijë. Zonja Hunt lindi në Xi’an, kryeqyteti i provincës Shaanxi të Kinës.

Kina dhe Japonia kanë qenë rivalët tradicionalë për shekuj. Edhe pse marrëdhëniet janë përmirësuar disi kohët e fundit, ato mbeten të prekura për shkak të çështjeve të tilla si okupimi i përgjakshëm i pjesëve të Kinës nga Japonia në vitet 1930 dhe 40.

Duke përshëndetur homologun e tij, ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, zoti Hunt tha: "Gruaja ime është japoneze – gruaja ime është kineze. Kjo është një gabim i tmerrshëm për të bërë".

“Gruaja ime është kineze dhe fëmijët e mi janë gjysmë kinezë dhe kështu kemi gjyshër kinezë që jetojnë në Xian dhe lidhje të forta familjare në Kinë”, shtoi ai, duke iu referuar qytetit të lashtë Xian në Kinën veriore. /Telegrafi/

The post Sekretari i jashtëm britanik bën një gabim “të tmerrshëm”, gruas së tij kineze i referohet si japoneze (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more