Skip to main content

“Kur adoleshentët thonë: E bëjnë të tjerët, përse jo unë” plus 9 more Ekonomia Online

“Kur adoleshentët thonë: E bëjnë të tjerët, përse jo unë” plus 9 more Ekonomia Online


Kur adoleshentët thonë: E bëjnë të tjerët, përse jo unë

Posted: 17 Jul 2018 10:30 AM PDT

Shumë prej nesh e konsiderojmë adoleshencën si një kohë “të turbullimit dhe të stresit “. Edhe pse adoleshenca shoqërohet me disa probleme është vërejtur se ajo nuk është domosdoshmërisht një periudhë kaq stresuese sa ç'është menduar në të shkuarën.

Adoleshenca është e lidhur ngushtë me zhvillimin e vrullshëm të pubertetit ose me maturimin e sistemeve seksuale dhe të riprodhimit dhe me zhvillimin e karakteristikave dytësore seksuale.

Pothuajse gjithsecili në shoqërinë tonë gjatë adoleshencës ndesh në disa probleme që kanë lidhje me seksin vetëdijen, kontrollet prindërore, kodet morale ose konformizmin ndaj normave sociale.

Çfarë tendencash kanë kohët e fundit?

Kohët e fundit po shihet që po rriten në masë tendenca për të qenë më të pavarur dhe për të marrë në dorë, si të thuash drejtimin e jetës. Pa e ditur se ende nuk janë gati për të ndërmarrë kaq hapa dhe vendime radikale qe mund të ndryshojnë dukshëm në jetën e tyre të mëvonshme.

Cilat janë pasojat e kësaj pavarësie?

Një ndër tendencat më të fundit të rinisë sonë është: "E bëjnë të tjerët, përse të mos e bëj dhe unë?" Këto influencime ndonëse edhe të iniciuara nga të tjerë bashkëmoshatare i bëjnë të rinjtë të mos marrin parasysh pasojat, të cilat në pjesën me të madhe të rasteve mund të shoqërohen me shtatzëni të padëshiruara, aborte, sëmundje seksualisht të transmetueshme apo me infeksione seksualisht të transmetueshme. Shpeshtësia e kryerjes së marrëdhënieve të pambrojtura që ndodh midis moshës 15-18 vjeç mbart një potencial të lartë të përkohshmërisë nga SST-ja.

Po ata vetë çfarë mendojnë?

Adoleshentët duhet gjithashtu të fillojnë të mendojnë rreth moshës së rritur, rreth asaj se kush janë ata si dhe, rreth nevojës për të marrë vendime për të ardhmen. Ata, sidomos në kohën e sotme nuk e mendojnë gjatë fare në një farë mënyre janë shumë të shthurur.

Si ndikon jeta sociale?

Standardet sociale luajnë një rol të madh në jetën e adoleshentit. Disa shoqëri kanë përpunuar ceremonitë e "riteve të kalimit " që mund t'ju sjellin adoleshentëve statusin komplet dhe të menjëhershëm të të rriturit, si para syve të tyre ashtu edhe para shoqërisë.

A janë të pavarur?

Shoqëria jonë i lë adoleshentët pak a shumë të pavarur dhe ata e arrijnë statusin e të rriturit në mënyrë graduale. Ne jemi akoma një shoqëri, e cila është e ndikuar nga normat shoqërore, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi kanë influencë. Tek ne ekziston ende familja "bërthamë" apo edhe ajo "konservatore", e cila nuk mund të pranojë hapur dëshirat e të rinjve. Kur adoleshentët formojnë ndjenjën e identitetit, përpiqen shumë të fitojnë më tepër pavarësi.

Si reagojnë prindërit?

Reagimi i prindërve ndaj kësaj pavarësie përcakton shpesh klimën e marrëdhënieve brenda familjes. Prindërit dhe adoleshentët duhet të mësojnë të përballojnë shqetësimet lidhur me komunikimin, kontrollin, pavarësinë, përgjegjësitë, autoritetin dhe stilet e bashkëveprimit. Disa konflikte brenda familjes duket se janë të paevitueshme.

Si konsiderohet kjo moshë?

Mosha e adoleshencës konsiderohet një fazë, ku të rinjtë dukshëm kanë prirjen për të kundërshtuar dhe për të përmbushur kërkesat që kanë.

Ç'funksion luan shoqëria?

Këto që përmendëm më lart bëhen edhe më evidente kur shoqëria, të cilën ato frekuentojnë parashtrojnë kërkesa me një nivel apo kosto të lartë.

Po prindërit sa i vuajnë sjelljet e tyre?

Një ndër pikëpyetjet më të mëdha që mund të hasen tek prindërit është se çfarë duhet të bëjnë?

Si duhet të sillemi me fëmijët tanë për t'i kuptuar më mirë?

E vetmja mënyrë për të arritur për t'i kuptuar më mirë dhe për të fituar sa më shumë informacion në lidhje me aktivitetet e tyre është realizimi i një ure komunikimi. Vetëm nëpërmjet procesit të komunikimit mund të ndërtohet një marrëdhënie e fortë dhe e konsoliduar midis prindërve dhe fëmijëve adoleshentë.

The post Kur adoleshentët thonë: E bëjnë të tjerët, përse jo unë appeared first on Ekonomia Online.

5 ushtrimet që eleminojnë qafën e varur

Posted: 17 Jul 2018 10:20 AM PDT

Thuhet e besohet se duart dhe qafa janë të parat që tregojnë vitet e një femre, pasi lëkura në këto zona plaket më shpejtë . E sikur të mos mjaftonte, kjo gjë përshpejtohet dhe nga mungesa e kujdesit.

Jemi të sigurtë që shumë femra harrojnë të aplikojnë produktet e bukurisë në lëkurën e qafës duke menduar se vetëm fytyra ka nevojë për to.me kalimin e viteve ne pjesën e dekoltesë fillojnë të shfaqen rrudhat e para dhe e ashtuquajtura "qafa e dytë".

Për të parandaluar këtë gjë, mjafton të ushtroheni për rreth 3 minuta në ditë ! Nuk do t'ju duhet të bëni as më shumë e as më pak se:

Të puthni qiellin

8384baa65b65b7909a6e8e46337f8490
Të prekni hundën me gjuhë

f3f125b2b611aea308aaac3b96daed38
Të ushtroni presion me dy grushta në pjesën e qafës

33c698e76a52abc444149d3e8bda2332
Të zgjasni përpara nofullën e poshtme

a662946e55e6445595de4f17968a5b31
Të bëni këtë mimikë

6ebe32a600857a0ace1767fe7d835fef 1

The post 5 ushtrimet që eleminojnë qafën e varur appeared first on Ekonomia Online.

Nëse nuk bëni këto gjëra gjatë një konference, më mirë mos shkoni fare

Posted: 17 Jul 2018 10:11 AM PDT

"Unë nuk kam kohë të ndjek konferenca." "Kam shkuar herën e fundit në një konferencë dhe e vetmja gjë që mora ishte një dhimbje koke dhe një pirg me kartëvizita." Nëse shpreheni kështu kur ju pyesin rreth eventeve apo koferencave të ndryshme, ndoshta duhet të krijoni një startegji më të vlefshme.

Në dukje të lodhshme, pjesëmarrja në këtë lloj organizimesh ju ndihmon të zgjeroni njohuritë tuaja, rrjetin e njohjeve dhe biznesin tuaj.

Njohuritë e reja, përmirësimi i atyre të vjetra, njohja me njerëz të rinj janë këto disa arsye esenciale për tu larguar nga zyra, ndoshta dhe vendi apo zona juaj e komfortit. Ja çfarë duhet të bëni që konferenca ku do të merrni pjesë, të mos ju duket një humbje kohe.

Zgjidhni me kujdes.

Njihuni me folësit dhe axhendën. Komunikoni me njerëzit që njihni për të zbuluar nëse do të jetë dikush prej tyre i pranishëm.

Vendosni një objektiv të qartë para se të merrni pjesë.

Kërkoni njohuri rreth teknologjisë apo mundësi punësimi? Qartësohuni për atë që doni të përfitoni nga një event.

Nëse eventi ka një aplikacion, shkarkojeni atë.

Ndiqni folësit dhe pjesëmarrësit e tjerë në rrjetet sociale. Planifikoni cilën pjesë të eventit doni të ndiqni dhe cilët sponsor doni të takoni.

Mbani shënime dhe ndajini ato me të tjerët.

Postoni online "fjalët me vlerë" nga folësit e eventit për t'ju treguar ndjekësve dhe klientëve tuaj që ju ecni me trendin e kohës.

Nëse eventi ka një after party shkoni atje dhe qëndroni larg telefonit tuaj.

Edhe pse e folura me njerëz të panjohur shpesh është e sikletshme, ju mund ta nisni bisedën me disa pyetje të thjeshta për të thyer akullin: "Si ju duk eventi?" apo "Çfarë mendoni për folësin e fundit?". Nëse shihni dikë që duket i humbur, prezantohuni për ta njohur.

Komunikimi është i rëndësishëm.

Në të gjitha eventet që merrni pjesë mos harroni të prezantoheni të paktën me personin që është ulur pranë jush.

Krijoni kontakte

Shumë njerëz i pëlqejnë dhe i përdorin kartëvizitat. Ju mund të përdorni aplikacionin CamCard për t'i ruajtur kartëviztat direkt në telefonin tuaj.

Sigurohuni që të krijoni sa më shumë kontakte të mundeni.

Konferencat janë të vlefshme, kur gjeni atë të duhurën, ju merrni më shumë njohuri dhe lidheni më shumë me botën dhe njerëzit.

The post Nëse nuk bëni këto gjëra gjatë një konference, më mirë mos shkoni fare appeared first on Ekonomia Online.

Njerëzit që vonohen janë më të suksesshëm dhe më kreativë

Posted: 17 Jul 2018 10:00 AM PDT

Shkenca u del në mbrojtje personave që vonohen duke argumentuar se ata kanë më shumë gjëra në mendje, janë më kreativë dhe të suksesshëm dhe se e shohin botën ndryshe.

Ne të gjithë kemi një mik apo koleg i cili nuk vjen kurrë në orar. Ata nuk e bëjnë këtë për të na zemëruar neve apo sepse mendojnë se kanë të drejtën të vonohen, kjo ndodh për shkak se është në natyrën e tyre.

Ndërsa menaxhimi me sukses i kohës mund të jetë i lehtë për disa, të tjerë nuk arrijnë kurrë të mësojnë artin e planifikimit dhe vendosjes së prioriteteve.

Nëse nuk jeni një nga këta persona që vonohen, atëherë jeni të prirur të zemëroheni nga njerëzit që nuk vijnë në orar. Mungesa e korrektësisë nuk pëlqehet në të gjithë botën, e veçanërisht kur bëhet fjalë për punën.

Kultura të ndryshme kanë kuptime të ndryshme për kohën, por veçanërisht në botën perëndimore të qenët vonë konsiderohet si diçka e pasjellshme dhe joprofesionale.

Vonesat nuk janë mosrespektim

Ne duhet të ndalojmë së bëri të ndihen keq njerëzit që vonohen. Ata nuk janë aspak përtacë, kjo mund të nënkuptojë se ata kanë shumë për të bërë. Kur merreni me disa gjëra njëherësh , ju humbisni sensin e kohës.

Sigurisht, disa studime ngrenë pikëpyetje mbi efikasitetin e bërjes së disa gjërave njëkohësisht, por veçanërisht njerëzit e suksesshëm priren të bëjnë më shumë se një gjë në të njëjtën kohë. Mendoni për aktorin e kthyer në sipërmarrës, Ashton Kutcher për shembull, i cili është një producent, drejton një kompani virtuale të medias dhe ka interes për kompanitë teknologjike si Skype, Sportify, Uber dhe Foursquare – ndërkohë që mbetet një nga aktorët më të suksesshëm të momentit.

Ata që vonohen janë optimistë

Nëse vini re se jeni vazhdimisht vonë, kjo mund të ndodhë për shkak se jeni optimist. Po, pikërisht kështu! Nëse jeni një optimist, prireni të mendoni se keni më shumë kohë në duart tuaja nga sa keni realisht. Ka kuptim, apo jo?

Ky lloj të menduarit pozitiv është i njëjti tipar personaliteti që ju bën më të suksesshëm në jetë: një studim mes agjentëve të shitjes tregon se optimistët priren të shesin 88% më shumë se kolegët e tjerë.

Por ka edhe më shumë se kaq. Optimizmi, i cili është tipari i personalitetit tuaj përgjegjës për vonesën, ju bën të jetoni më gjatë. Nëse e kaloni jetën me një sjellje pozitive, zemra juaj do t'ju falënderojë për faktin se nuk e keni vënë nën presion.

Për ta përmbledhur: nuk është faji juaj pse vonoheni. Ju e perceptoni botën më ndryshe se sa të tjerët përreth jush.

Herën tjetër që dikush do t'ju kritikojë për vonesën, tregojani këtë artikull.

The post Njerëzit që vonohen janë më të suksesshëm dhe më kreativë appeared first on Ekonomia Online.

Vajza e Obamës, Malia në publik me të dashurin

Posted: 17 Jul 2018 09:43 AM PDT

Vajza e madhe e ish-Presidentit Barack Obama nuk ka përjetuar një adoleshencë normale, pasi deri pak kohë më parë jeta e saj kontrollohej në çdo moment, kjo për shkak të detyrës së babait të saj.

Çdo lëvizje e saj duhej të ishte e matur, pasi paparacët ishin thuajse në çdo moment pas saj.

E tani që babai i saj nuk është më personi më i fuqishëm në botë, Malia mund të dalë hapur me të dashurin e saj për dore. E nuk ka më mirë se sa një fundjavë në Paris.

The post Vajza e Obamës, Malia në publik me të dashurin appeared first on Ekonomia Online.

FIFA hap sondazhin për golin më të bukur të Botërorit

Posted: 17 Jul 2018 09:00 AM PDT

Sot FIFA ka hapur në faqen e saj zyrtare sondazhin për golin më të bukur të Kampionatit Botëror.

Në këtë sondazh do të marrin pjesë 17 lojtarë ndërkohë për Francën goli që kandidon është ai i Benjamin Pavard kundër Argjentinës.

Më poshtë keni linkun për të votuar golin më të bukur të Botërorit:

https://www.fifa.com/worldcup/videos/goal-of-the-tournament/

The post FIFA hap sondazhin për golin më të bukur të Botërorit appeared first on Ekonomia Online.

Panik te Napoli, Hysaj pëson një goditje në kokë gjatë stërvitjes

Posted: 17 Jul 2018 08:55 AM PDT

Në stërvitjen e sotme te Napoli, ka pasur momente frike për Elseid Hysajn. Shkodrani pësoi një goditje në kokë, dhe ishte për disa minuta nën vëzhgimin e mjekëve.

Hysaj më pas u largua me një qese akulli në kokë, teksa te Napoli i kishte kapluar ankthi.

Gjithsesi, ishin vetë mjekët e klubit napolitan që dhanë sigurinë se ky dëmtim nuk ishte asgjë serioze dhe Hysaj pritet ta kalojë shumë shpejt.

The post Panik te Napoli, Hysaj pëson një goditje në kokë gjatë stërvitjes appeared first on Ekonomia Online.

Për gjashtë muaj vetëm 29 kosovarë kërkuan azil në Austri

Posted: 17 Jul 2018 08:50 AM PDT

Numri i azilkërkimeve në Austri sa vjen e zvogëlohet. Sipas ministrisë së brendshme në gjashtë muajt e parë të vitit kanë kërkuar azil 7098 persona, shifra më e ulët nga 2011.

Në vitin paraprak kjo shifër ishte 12.673, ndërsa në 2015 bile 28.311, shkruan "Die Welt".

Sa u takon kombësive numrin më të madh e përbënin sirianët 1829, ndjekur nga afganët 1062. Sa u takon kosovarëve ky numër është tepër i vogël në vetëm 26 persona, përcjell albinfo.ch.

Kosova është vend me origjinë të sigurt, andaj qytetarët e saj nuk kanë gjasa për fitimin e azilit në perëndim.

The post Për gjashtë muaj vetëm 29 kosovarë kërkuan azil në Austri appeared first on Ekonomia Online.

Man City rikthen sytë nga Pjanici

Posted: 17 Jul 2018 08:45 AM PDT

Manchester City ka rritur interesimin për Miralem Pjanicin, por Juventusi kërkon së paku 80 milionë euro.

Pasi Jorginho kaloi te Chelsea, kampionët anglez janë në kërkim të një mesfushori kreativ.

Edhe pse dy lojtarët nuk janë identikë në karakteristikat e tyre dhe rolin në fushë, boshnjaku definitivisht është një alternativë e mirë.

Sipas Tuttosport, City ka bërë më herët një ofertë në vlerë 50 milionë euro, por ajo është refuzuar menjëherë nga Juve.

Zonja e Vjetër nuk dëshiron që Pjanic të largohet nga Torino, por nëse vjen një ofertë në vlerë 80 milion euro, ata mund të ndryshojnë mendim.

Për Pjanicin ka shfaqur interesim edhe Barcelona e Paris Saint Germaini.

Në të kaluarën 28-vjeçari ishte pjesë e Lyonit dhe Metz në Ligue 1.

The post Man City rikthen sytë nga Pjanici appeared first on Ekonomia Online.

Galaxy S10 pritet të vijë me tri modele

Posted: 17 Jul 2018 08:34 AM PDT

Samsung thuhet se po përgatitet për të nisur telefonin e tyre të ardhshëm, Galaxy S10, në tre madhësi të ndryshme në 2019.

Ka ofruar dy madhësi të celularit premium për gjeneratat e fundit. Por Business Insider përmendi analistin e TF International Ming-Chi Kuo duke parashikuar se gjigandi korean do të përpiqet të bashkohet me Apple duke nisur tre variante të S10, të ngjashëm me linjën e ardhshme të iPhone.

Kuo vuri re se ne do të mund të shohim S10 të vijë në versionet 5.8 inç, 6.1 inç dhe 6.4 inç. Dy pajisjet më të mëdha janë planifikuar që të marrin një lexues tejzanor në ekran të gjurmëve të gishtave, duke u përpjekur të vendosë sensor në panelin e pasmë për të akomoduar Ekranin Infinity të Galaxy. Modeli më i vogël, ndërkohë, do të marrë një lexues të gjurmëve të gishtave anash. Ky lajm është në përputhje me një raport të mëparshëm nga priza koreane The Bell rreth karakteristikave të sigurisë të S10.

Ne kemi dëgjuar edhe se S10-të më të mëdha do të vijnë me tri kamera, si dhe një kamerë 3D në pjesën e përparme për njohjen e fytyrës. Kjo mund t'i japë Samsung-it një shans për të rrëzuar Huawei-in nga pikëpamja e imazhit, ku P20 Pro mban aktualisht kurorën me tri kamera.

 

 

The post Galaxy S10 pritet të vijë me tri modele appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more