Skip to main content

“Kafka dhe problemi ynë me të ardhmen” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Kafka dhe problemi ynë me të ardhmen” plus 1 more Telegrafi Opinione


Kafka dhe problemi ynë me të ardhmen

Posted: 18 Jul 2018 06:03 AM PDT

Agim Baçi

Kushdo që ka lexuar apo ka dëgjuar për shkrimtarin Franz Kafka, pa dyshim që do ketë dëgjuar për tregimin "Porta e ligjit". Është një portë e caktuar që dikush të hyjë, por fshatari e shikon rojën tek ajo portë si pengesën më të madhe, pa guxuar kurrë të hedhë hapin e ta kalojë atë portë, edhe pse shkon dhe qëndron përpara tij. Ai duket sikur është i shqetësuar vetëm për pengesat që e presin më pas, pasi roja që e pret te porta e ligjit prezantohet thjesht një nëpunës i vogël. Por, fshatari nuk e bën hapin ta kalojë atë portë, derisa vdekja i troket, ndërkohë që vetëm atëherë merr vesh se ajo portë ka qenë për të e se ai veç duhej të kishte guxuar ta kapërcente. Në fakt, porta duhej të ishte veç një pikënisje drejt së ardhmes për fshatarin, por ai nuk u nis kurrë; preferoi vetëm të qahej për fatin e keq.

Një portë e tillë është thjesht fabula e mrekullisë të së paparashikuarës, por çështja mbetet e përjetshme përballë saj: a do të kemi ne guximin që ta bëjmë hapin drejt së ardhmes sonë, apo do të vijojmë të qëndrojmë në vendnumëro dhe duke u justifikuar se dikush nuk na lë të ecim, se ka pengesa të mëdha "pas portës", që na shfaqet gjithnjë me një rojë që na del përpara.

Në kurriz të këtyre pyetjeve ne shtrihemi vetëm në shtratin e së tashmes, pa guxuar të ndërtojmë asnjë të ardhme. Kafka ka mundur të na japë përmes letërsisë së tij njeriun, që në emër të së tashmes, nga frika se do t'i shkasë nga duart jeta që ka, nga frika se më pas bota është me shumë pikëpyetje, bën gjithçka që e tashmja të mos ndryshojë – domethënë, që e ardhmja të mos përvijohet, por më shumë të flitet për befasitë dhe frikërat që mund të mbartë.

Dhe, njeriu i tillë, i dhënë pas idesë se duhet të ruajë të sotmen për shkak të frikës së të ardhmes, mbetet peng i një rrugëtimi të vogël pa e kuptuar kurrë forcën e tij, pa e kuptuar se ai mundet të provojë dhe të ndërtojë të ardhmen e tij. Duke u përpjekur të ruajmë medoemos të tashmen në kurriz të asaj që duhet të guxojmë, ne përfundojmë jo vetëm si fshatari përballë pafuqisë së tij për të guxuar, por edhe si personazhi tjetër i Kafkës, Gregor Samsa, që i transformuar mbërthehet në pafuqinë e tij, teksa sheh mollën që i kalbet përpara syve.

Ai nuk ka fuqi ta kafshojë atë mollë e as nuk ka fuqi të rikthehet në përditshmërinë e tij, sepse e tashmja për të ka ndërtuar një mur të pakalueshëm drejt ëndrrës, drejt asaj që duhet të guxojë për ta ndryshuar. Kafka në fakt na ka pikturuar fatin e njeriut që nuk guxon, fatin e njeriut që vishet me fanellën e refuzimit për të pranuar historinë dhe për të kërkuar fatin e tij, duke besuar se ka fuqinë për të sjellë ndryshim. Ai ka pikturuar njeriun që në emër të tashmes pranon pafundësisht kompromise, duke ndërtuar vdekjen e ngadalshme të ëndrrave të tij.

Njeriu i Franz Kafkas prej kohësh ka zbritur në shoqëritë e sotme, e padyshim edhe në shoqërinë shqiptare, duke qenë rob i çdo kompromisi që të mos i prishet e tashmja, që të mos i trazohet ajo që ka, pa pyetur kurrë se sa do të ishte i aftë të ndryshonte për veten apo për të tjerët. I vetmi njeri për shoqërim, që duket se kërkon njeriu kafkian sot, është Pol Mersoni i Alber Kamysë – një njeri që nuk e di as pse do diçka e as pse nuk e do, që nuk i intereson nëse dikush e do apo nëse edhe ai vetë duhet të dojë. Të dy së bashku, njeriu kafkian dhe "polmersonët", plotësojnë skenografinë e tmerrshme të justifikimit dhe kotësisë – një skenografi që rrezikon prej kohësh çdo marrëveshje në jetën tonë për të nesërmen dhe që justifikon të ligën dhe jetën pa kuptim.

The post Kafka dhe problemi ynë me të ardhmen appeared first on Telegrafi.

Zemra e sëmurë e lopës

Posted: 18 Jul 2018 03:56 AM PDT

"E keni ushqyer lopën, e keni ushqyer veten", kjo është fjalia, tashmë virale, për të cilën profesori i Universitetit të Prishtinës thotë se ua ka përsëritur vazhdimisht studentëve të tij të Bujqësisë. Thuhet se studentët janë gajasur së qeshuri në amfiteatrin e madh, të fakultetit më me pak renome në vend. Sepse bujqësia është zemra e zhvillimit të një shteti thotë profesori. E zemra gjithnjë neglizhohet, prandaj kardiologët janë milionerë!

Studentët e këtij fakulteti ka gjasë se ndihen të turpëruar që kanë zgjedhur pikërisht atë fakultet përpara emrave të kumbueshëm të fakulteteve të tjera. Ata duket qartë se nuk e kanë kuptuar metaforën e profesorit të tyre, ashtu si edhe shumë gazetarë të cilët në vend të lopës e "ushqejnë" shtetin. Ushqeje shtetin dhe ke ushqyer vetveten, do të mund të parafrazohej kështu maksima e këtyre studentëve nga fakultetet e shumta të gazetarisë në vendin i cili prodhon fare pak qumësht, djathë, gjalpë, mish, e tjera produkte nga lopa, por prodhon shumë e shumë parazitë që jetojnë nga (pu)shteti.

Nuk po flas këtu për zëvendësministrat e shumtë, as për këshilltarët, as për ministrat, deputetët dhe e elitën politike të vendit, por po flas për gjithë ata që indirekt jetojnë nga shteti. E ke ushqyer shtetin, ke ushqyer veten, pra kjo është maksima e aktivitetit politik të dhjetëra partive, OJQ-ve, dhe intelektualëve të (pa)varur. Por, bujqësia është zemra e zhvillimit, thotë profesori, tashmë i famshëm.

Kur je afër pushtetit, je afër zjarrit. Ju e dini që njerëzimi evoluoi pikërisht kur ua vodhi zjarrin perëndive. Ndërkaq, për pushtet dihet! Fillimisht sundonin perënditë, pastaj ai erdhi në Tokë. Pa asnjë dileme, pushteti u grabit! E mori qytetari!

Por, qytetari nuk mundi të sundonte drejtpërdrejtë, prandaj zgjodhi përfaqësues. Kështu, pikërisht këtu fillon rruga e kthimit të pushtetit te perënditë. Është e qartë se në kohën e informimit të drejtpërdrejtë, përmes rrjeteve sociale, pushteti po bëhet gjithnjë e më tepër qiellor. Demokracia po rikthehet në Olimp. Kështu, kur pushtetin e merr qytetari, pra kur mbizotëroi demokracia, me revolucion, pushteti u vodh nga Zoti dhe u soll në Tokë. Për dallim prej zjarrit që i ngrohë të gjithë dhe e bëri jetën më të shijshme, duke pjekur qofte në skarë, apo pula në hell, pushteti ka ditur edhe të djeg botën më shumë se zjarri. Madje ka ditur të djeg edhe njerëz në turrë të druve.

(Pu)shteti ka ditur të vras, të djeg, madje edhe të ndërrojë natyrën e njeriut deri në nivel shtazësh. Por, jo të lopës. Se lopa nuk është shtazë e zakonshme. Ajo është fabrikë. Ajo ka zemër, e ai është fermeri, thotë profesori. Lopa vet, përndryshe është zemra e blegtorisë, e blegtoria është zemra e bujqësisë, për të nxjerrë kështu përfundimin e njohur botërisht se bujqësia është zemra e zhvillimit të një shteti.

Sipas kësaj që u tha më lartë rrjedh se nëse e ke ushqyer pushtetin, e ke ushqyer veten, por këtë nuk thonë kështu profesorët e këtyre studentëve që përgatiten të kacavirren në degët e larta apo të ulëta të pushtetit. Nëpër fakultetet me famë, e vërteta mjegullohet dhe nuk është aspak metaforike si në bujqësi. Sepse, në bujqësi, për dallim nga degët e pushtetit, fermerët çmenden për metaforat. Kur thua "bardhësia e mbuloi fushën, apo pyllin", fermeri e di se ka ardhur koha të paguajë ratat e kredive, ose të thyejë qafën në kafenetë e fshatit, që të dehet e të prek qiellin me dorë. Qiellin ku është (pu)shteti.

Por, të kthehemi te studentët ambiciozë të cilët nuk qeshin me (pu)shtetin, sikur kolegët e tyre që qeshin me lopën, e cila sipas profesorit "është një fabrikë në vete, e cila prodhon shumë produkte" me të cilat mbushen vitrinat plot drita nëpër supermarkatet tona, të cilat e dimë se janë pronë e disa politikanëve po ashtu të famshëm.

Pra, me lopën mund të bëhet hajgare, sepse ajo e mban shtetin, familjen, dhe prej saj varen shumë industri, si thotë profesori ynë komik, ndërkohë që me shtetin nuk bën të bëhet gallatë. Shtetin e gjakuam nëpër shekuj, thonë poetët, dhe aprovojnë politikanët. Nga shteti ata marrin qumësht, gjalpë, djathë, mish, lesh… sepse ato shteti i merr nga "zemra e lopës", pra nga fermeri. Lopë kishim gjithnjë, por shtet jo. Lopën e mjel fermeri, e fermerin e mjel shteti. Kë duhet ushqyer: lopën apo politikën, profesor? Cilën degë të studimeve duhet zgjedhur, pra?

Ata, pra studentët, nëse duan të ngjiten në degët e larta ku duken qershitë e kuqe, ata duhet të zgjedhin financat, sepse nga aty mund të duken të plotfuqishëm, sepse paraja sjell dynjanë, thoshte poeti dikur. Por, edhe paraja vjen nga dika, nuk pikë prej qielli, do të thonë profesorët e Ekonomisë. Duhet punuar, duhet zhvilluar ekonomia, do të thonë ata.

Por, do ti, dalin zyrtarët e antikorrupsionit të cilët thonë se paraja pikë edhe prej qielli. Nëse e shikon rrugën e pasurimit të disa njerëzve të afërt me pushtetin, nuk ke çka thua ndryshe përpos se u kanë pikur prej qielli. Nëpër tokë nuk ka gjurmë. Studentët e Financave, Informatikës, i kanë fshirë gjurmët …!

E kur ti fillon me hetu në qiell, bën blasfemi. Antikorrupsioni nuk ka kompetenca në qiell, sepse atje kanë monopol bashkësitë fetare të cilat e mbrojnë Zotin nga hetuesit vendorë dhe ndërkombëtarë. Pasuria e tyre mund të hetohet edhe në Olimp, vetëm nëse është krijuar me vepër penale, thotë ligji. E si të vihet në këtë përfundim, pa hetime?

Financat janë zemra e shtetit, e prokurori është zemra e financierit. Prandaj, në komunizëm juristët dhe ekonomistët studionin nën një kulm.

E ngatërruar kjo puna e zemrës profesor! Por, punët e zemrës kanë qenë gjithnjë të ngatërruara, prandaj kemi aq poezi për dashurinë! Jo më kot, këndon folk këngëtari: "Alo, alo, ambulanca, zemra ime është e sëmurë"!

Zemra e kujt, është e sëmurë? E Lopës? Kush është zemra e kujt, profesor?

The post Zemra e sëmurë e lopës appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more