Skip to main content

“CR7 Day në Torino. Nisin vizitat mjekësore, tifozët: Na sill Champiosin (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“CR7 Day në Torino. Nisin vizitat mjekësore, tifozët: Na sill Champiosin (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP


CR7 Day në Torino. Nisin vizitat mjekësore, tifozët: Na sill Champiosin (Video)

Posted: 16 Jul 2018 02:13 AM PDT

Dita e shumëpritur e CR7 mbërriti. Në Torinon e veshur bardhezi të gjithë janë të emocionuar për ardhjen e Kristiano Ronaldos, i cili pas aterimit dje në qytet, sot është paraqitur në orën 10:00 në selinë e "J Medical" për të kryer testet mjekësore.

CR7 u shfaq me shumë klas dhe elegancë në një kostum të errët dhe nuk i kurseu aspak përshëndetjet me tifozët e tij të ri duke nënshkruar autografe në fanellat me emrin e tij dhe duke shkrepur selfie. Ronaldo u duk i qeshur dhe dukshëm i ngazëllyer.

Ishin rreth 200 tifozë të pranishëm në qendrën mjekësore, ku kori që dëgjohej nga ana e tyre ishte "Kristiano, na sill Championsin". Tifozi e parë i Juventusit që mori autografin e Cristiano Ronaldos është një fëmijë.

 

Cristiano Ronaldo arriva allo Juventus Medical per le visite prima di firmare il contratto con la Juventus.

Gepostet von La Stampa am Montag, 16. Juli 2018

Pas vizitave mjekësore ai do t'i drejtohet qendrës sportive Continassa, ku do të hedhë firmën në kontratën që do ta lidhë atë me Juventus për katër sezonet e ardhshme. Sapo të kryhen praktikat rituale, do të jetë takimi i parë me shokët e rinj të ekipit dhe me Allegrin.

Së fundi, në orën 18:30, ylli portugez do të japë konferencën e parë për shtyp si bardhezi nga stadiumi.

Konferenca për shtyp do të thyejë rekorde audience, pasi do të transmetohet nga 30 televizione nga e gjithë bota dhe do të jenë të pranishëm plot 200 gazetarë, të cilët do të tentojnë t'i drejtojnë pyetje yllit portugez.

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Samiti Trump-Putin, dy liderët synojnë supermacinë në Helsinki

Posted: 16 Jul 2018 01:53 AM PDT

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump do të takojë sot homologun dhe "armikun" rus Vladimir Putin, duke i dhënë fund një turi të trazuar evropian në të cilin ai kritikoi ashpër aleatët e tij dhe nxiti një çarje më të thellë në marrëdhëniet BE-Britani me këshillën për padi që i dha Theresa May-t.

Trump tha se kishte “shpresa të pakta” përpara bisedimeve në kryeqytetin finlandez, Helsinki, por shtoi se “ndoshta disa të mira” do të vinin prej bisedimeve. Ndërkohë samiti vjen pasi 12 rusë u akuzuan për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Trump thotë se ai do ta ngrejë çështjen, por nuk ka agjendë zyrtare. Të dy liderët do të takohen tek e tek dhe do të shoqërohen vetëm nga përkthyesit e tyre.

Ky është takimi i parë vetëm për vetëm midis Putin dhe Trump, edhe pse ata janë takuar më parë në margjinat e bisedimeve shumëpalëshe. Ka pasur thirrje në SHBA për Trump që të anullojë takimin, por Rusia i pret bisedimet si një mjet për përmirësimin e marrëdhënieve.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara John Bolton ka thënë se të dyja palët kanë rënë dakord që takimi nuk do të ketë agjendë të caktuar. Por ai tha se e gjen të “vështirë të besojë” se Putin nuk di asgjë për ndërhyrjen në zgjedhje dhe faktin se çështja do të përmendet.

Trump është nxitur gjithashtu për të hedhur në tryezën e diskutimeve edhe helmimin e dy njerëzve në Britaninë e Madhe, të cilët ranë në kontakt me agjentin nervor Novichok. Hetuesit besojnë se incidenti lidhet me helmimin e një spiuni ruse në mars.

Trump përpunoi se çfarë do të diskutohet në takimin gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May javën e kaluar. “Do të flasim për Sirinë”, tha ai.

“Do të flasim për pjesë të tjera të Lindjes së Mesme, do të flasim edhe për përhapjen bërthamore”.

Por mediat ndërkombëtare shkruajnë se të dy liderët do të ndjejnë se kanë fituar thjesht duke u takuar me sytë e botës mbi ta. Presidenti Putin, ende nën ethet e lavdisë të pritjes së Kupës së Botës, do të projektojë fuqinë ruse kur ai të qëndrojë në krah me homologun e tij amerikan.

Presidenti Trump përsëri do të shijojë performancën si dijetar i vetëshpallur në botë. Ai sulmon aleatë dhe admiron forca të forta si udhëheqësi rus. Dëshira e tij për diplomacinë shkatërruese do të thotë se ai mund të shpallë koncesione të papritura dhe aleatë dhe këshilltarë të njëjtë.

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ndërron jetë aktori i shquar i humorit, Fadil Hasa

Posted: 16 Jul 2018 01:43 AM PDT

Në moshën 78-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i njohur i humorit dhe estradës, Fadil Hasa. Aktori që ishte nderuar me çmimin "Artisti i Merituar" dhe "Aktori më i mirë i humorit", është "shuar" pas një sëmnudje të rëndë, që e mundonte prej kohësh.

Hasa kishte lindur në Durrës, më 8 prill 1940 dhe u shqua më shumë në role komike në Estradën e Durrësit. Ai ka interpretuar edhe në filmat "Zëvendësi i grave", "Kronikë provinciale" dhe "Mao Ce Dun", ku kishte rolin e protagonistit.

Janë miqtë e tij, Muharrem Hoxha, Haxhi Rama, Roland Koça, që kanë dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të kolegut, me të cilin kanë ndarë jo vetëm role në skenë, por edhe një pjesë të jetës së tyre.

Nesër, në orën 10:00 do të bëhen homazhe në hollin e teatrit "Aleksandër Moisiu".

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Irani bërthamor. BE kërkon përjashtim nga sanksionet, SHBA refuzon

Posted: 16 Jul 2018 01:37 AM PDT

SHBA-të kanë kundërshtuar thirrjet e nivelit të lartë nga Bashkimi Evropian për të bërë përjashtime ndaj kompanive europiane nga sanksionet e saj kundër Iranit. Në një letër drejtuar kombeve evropiane, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se SHBA refuzojnë apelin për shkak se duan të ushtrojnë presion maksimal ndaj Iranit.

Pompeo thotë se përjashtimet do të bëheshin vetëm nëse garantohej siguria kombëtare e SHBA. BE frikohet se miliardë dollarë tregti mund të rrezikohen si rezultat i sanksioneve të reja të Uashingtonit.

“Ne do të përpiqemi të suhtrojmë presion të paprecedentë financiar ndaj regjimit iranian”, thuhej në letrën, e cila gjithashtu u nënshkrua nga Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, sipas lajmeve të NBC.

Në letër shtohej se SHBA-të “nuk janë në gjendje të bëjnë përjashtime për këtë politikë përveçse në rrethana shumë të veçanta”.

Sanksionet strikte ndaj Iranit u imponuan në maj pasi Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare e 2015 për programin bërthamor. Tërheqja e SHBA-ve nënkuptonte sanksionet që ishin në fuqi para se marrëveshja të ri-vendosej.

Kundërshtimi i SHBA-ve ndaj marrëveshjes është në kundërshtim me atë të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, të cilat kanë premtuar angazhimin e tyre ndaj saj. Disa nga firmat më të mëdha të Evropës nxituan të bënin biznes me Iranin pasi marrëveshja bërthamore hyri në fuqi tre vjet më parë.

Në vitin 2017, eksportet e BE-së në Iran (mallra dhe shërbime) arritën në 10.8 miliardë euro (9.5 miliardë dollarë) dhe importet nga Irani në bllok ishin 10.1 miliardë euro. Vlera e importeve ishte gati dyfishi i shifrës në 2016. Tani, bizneset evropiane janë të shqetësuara se lidhjet e tyre me SHBA mund të dëmtohen nëse vazhdojnë të bëjnë marrëveshje iraniane.

Por në fillim të këtij viti, BE filloi të ringjallte legjislacionin që tha se do t’u lejonte kompanive të saj të vazhdonin të bënin biznes me Iranin.

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Atentat me armë në Laç, 60-vjeçari i shpëton plumbave

Posted: 16 Jul 2018 01:28 AM PDT

Foto ilustruese

Mbrëmjen e djeshme në Laç u shënua një atentat me armë, që kishte për objektiv 60-vjeçarin Gjovalin Zyma. Ai ishte në makinë dhe po i afrohej shtëpisë së tij në dalje të qytetit, kur u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Policia ka sqaruar paraditen e sotme se Zyma ia ka hedhur paq kësaj tentative për ta ekzekutuar, pa u prekur nga plumbat.

Autori i sulmit u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa 60-vjeçari Zyma po merret në pyetje nga hetuesit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Policia po heton për konflikte të mundshme të 60-vjeçarit.

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

4 ditë që kishte lënë qelinë, shqiptari në Greqi gjendet i vdekur në rrugë

Posted: 16 Jul 2018 01:21 AM PDT

Një lajm i hidhur vjen nga Greqia, teksa mediat helene raportojnë se një shtetas shqiptar është gjetur i vdekur në Trikala. Ngjarja shoqërohet nga misteri, pasi viktima është një 32-vjeçar, i cili sapo kishte dalë nga burgu.

I riu shqiptar e kishte lënë qelinë në datën 12 korrik. 32-vjeçari është gjetur në anë të rrugës i vdekur dhe policia ka nisur hetimet.

Mediat shkruajnë se ka dyshime edhe për një ekzekutim të mundshëm.

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

 

Disa këshilla për femrat që duan një burrë të pasur e klasik!

Posted: 16 Jul 2018 01:15 AM PDT

Të gjitha femrat do të donin që të tërhiqnin vëmendjen e meshkujve të pasur dhe klasikë, ata që respektojnë partneren, dinë si të flasin e t'i trajtojnë ato. Shumë prej tyre dëshirojnë që të përfundojnë me princin e tyre të kaltër. Po çfarë karakteristikash duhet të ketë një mashkull i pasur dhe klasik, i respektueshëm, përgjegjës, inteligjent, me karakter e shumë të tjera? Lexojini këto këshilla që ndoshta nuk i dini.

Takimi i parë

Në takimin e parë nuk është e thënë që medoemos ai të jetë duke menduar marrëdhënien seksuale me ju. Nëse ndodh mirë, por edhe nëse nuk ndodh çdo gjë është në rregull. Ai shpesh kërkon zgjuarsinë te ju, pavarësisht faktit se sa e pasur mund të jeni apo jo. Pavarësisht se kush e bën i pari hapin, një grua  duhet të tregojë vetëbesim, inteligjencë  dhe jo qëndrim.

Tregoni kujdes në pamjen e jashtme

Ju duhet të jeni e kuruar në shumicën e kohës, duke mos u veshur ekstravagande. Vishuni bukur duke mos e tepruar me fundet e shkurtra, apo takat super të larta, pasi nuk do t'ju marrë seriozisht.

Fitoni respektin e tij

Duhet të tregoheni të kujdesshme me fjalët që thoni, duke treguar në fillim pjesën tuaj më të mirë. Jini të sigurta për gjërat që bëni, duke u bërë e besueshme në sytë e tij. Vetbesimi është e rëndësishme për një mashkull të pasur. Ai dëshiron të ketë në krah një femër të fortë, ku edhe të marrë këshilla prej saj në lidhje me pasurinë e tij.

Lëreni të lirë

Të lësh dikë të lirë nuk do të thotë se po e lini që t'ju tradhëtojë. Nëse dikush e ka në mendje këtë gjë, do e bëjë edhe nëse qëndron me ju 24 orë. Një mashkull që ka biznese, dëshiron kohën e tij të lirë për t'u përqendruar në punët e tij. Mos e bezdisni, sepse edhe mund t'ju lërë më pas. Tregohuni e zgjuar!

Lexojini mendjen

Duke qenë se inteligjenca është një gjë që meshkujt e pëlqejnë më së shumti përpiquni që të ndani eksperiencat tuaja që i mendoni si të përbashkëta me ta. Çfarëdolloj gjëje që mund t'ju rrëfejë dikush se pëlqen te ju, edhe nëse mund të duket si budallallëk, pranojeni. Meshkujt ndihen më mirë kur gjejnë rehati në një bisedë me një femër. Ai asnjëherë ndoshta nuk do të bjerë dakord se femrat janë më inteligjente se meshkujt, por me shumë siguri do t'ju respektojë që i qëndroni besnike dhe keni karakterin tuaj.

Mos rrini urtë

Meshkujt e pëlqejnë sfidën, sidomos nëse ajo vjen nga një femër. Tregojini atij se kush jeni duke e lënë fillimisht të udhëheqë bisedën dhe duke i nxjerrë në fund një sfiduese të denjë. Të jesh inteligjente do të thotë të kesh njohuri mbi shumë gjëra, pra ka më shumë tema mbi të cilat mund të diskutoni. Bëjini përshtypje atij, por me finesë.

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Era Istrefi “josh” edhe Ronaldinjon (Foto)

Posted: 16 Jul 2018 01:09 AM PDT

Ajo na bëri të gjithëve krenarë me performancën  spektakolare në finalen e Botërorit në "Luzhniki Arena" të Moskës, përkrah Nikci Jam dhe Will Smith.

Por Era Istrefi duke kënduar këngën zyrtare të Botërorit ka fituar famë të rrallë për një artiste të krijuar në tregun shqiptar të muzikës dhe tashmë shihet krah figurave të njohura të sportit dhe ekranit.

Në Moskë duket se Era ka "joshur" dhe ish-Topin e Artë, Ronaldinjo, duke shkrepur një foto përkrah tij gjatë provave para ngjitjes në skenën madhështore.

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Një “djall” për portën e Realit, 40 mln kthejnë Courtois në Madrid

Posted: 16 Jul 2018 01:02 AM PDT

Reali i Madridit është shumë pranë portierit më të mirë të Botërorit Rusi 2018. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane Los Blancos kanë arritur akordin me gardianin e kombëtares belge Thibaut Courtois.

Kampionët në fuqi të Europës i kanë ofruar portierit të Chelsea-it një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 11 milionë eurosh në sezon. Edhe vetë Courtois kërkon të ndërrojë ambient dhe është gati të rikthehet në Madrid por këtë herë për të mbajtur veshur fanellën e Realit dhe jo atë të Atleticos.

Mbetet për t'u parë tashmë sesi Florentino Perez do të bindë homologun e tij, rusin Roman Abramovich për të lejuar largimin e gardianit belg. Oferta e Realit për Chelsea-in pritet të jetë 40 milionë euro një shifër që gjithsesi vështirë se do të bindë Blutë e Londrës për të lejuar largimin e portierit të tyre.

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dështon grabitja në Dibër. ‘Maskat’ plagosin të zotin e shtëpisë, arrestohen

Posted: 16 Jul 2018 12:58 AM PDT

Reagimi në kohë i efektivëve të Policisë së Dibrës ka bërë të mundur parandalimin e një grabitje dhe shmangien e një tragjedie pasi "maskat" në tentativë për të vjedhur kanë plagosur të zotin e banesës.

Blutë e Dibrës kanë arrestuar në flagrancë grabitësit dhe kanë sekuestruar armën e krimit, municione luftarake dhe veshjet e përdorura nga autorët.

"U bë e mundur zbardhja e vjedhjes së banesës ndodhur me datë 15.07.2018, në fshatin Brezhdan, ku mbeti i plagosur me armë i zoti i banesës. Janë arrestuar në flagrancë dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje: Gaetano Hasi, 35 vjeç, banues në fshatin Brest i Poshtëm/Kastriot, Dibër ( veprat penale "Vjedhje me armë" kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"); Ilir Shini, 31 vjeç, banues në fshatin Brest i Epërm/Kastriot, Dibër (Vepra penale "Vjedhje me armë" , kryer në bashkëpunim")", njofton policia.

 

DibërZbardhet në kohë rekord grabitja me armë me pasojë plagosjen e të zotit të banesës.Falë reagimit të shpejtë e profesional identifikohen dhe arrestohen në flagrancë autorët e dyshuarSekuestrohet arma e krimit, municione luftarake dhe veshjet e përdorura nga autorëtStrukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër si rezultat i reagimit të shpejtë dhe profesional, dhe hetimeve intensive të kryera, bënë të mundur zbardhjen e vjedhjes së banesës ndodhur me datë 15.07.2018, në fshatin Brezhdan, ku mbeti i plagosur me armë i zoti i banesës.Në përfundim të veprimeve të kryera janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje:Gaetano Hasi, 35 vjeç, banues në fshatin Brest i Poshtëm/Kastriot, Dibër ( veprat penale "Vjedhje me armë" kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit")Ilir Shini, 31 vjeç, banues në fshatin Brest i Epërm/Kastriot, Dibër (Vepra penale "Vjedhje me armë" , kryer në bashkëpunim").Këta shtetas në bashkëpunim me njëri –tjetrin dyshohen se më datë 15.07.2018, rreth orës 03.30, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.S, 35 vjeç.Në vijim të veprimeve të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit Gaetano Hasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:Një armë zjarri automatik model 56, 506 copë fishek, 1 krëhër, 1 jelek antiplumb, si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes.Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se këta shtetas janë autorë.Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për hetime të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 16. Juli 2018

Sipas uniformave blu, "këta shtetas të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.S, 35 vjeç".

"Në vijim të veprimeve të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit Gaetano Hasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri automatik model 56, 506 copë fishek, 1 krëhër, 1 jelek antiplumb, si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes", sqaron policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se këta shtetas janë autorë. Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për hetime të mëtejshme.

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more