Skip to main content

“Cafu ka pritur më shumë nga Neymar” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Cafu ka pritur më shumë nga Neymar” plus 9 more Telegrafi Futboll


Cafu ka pritur më shumë nga Neymar

Posted: 12 Jul 2018 02:48 PM PDT

Ftuesi i Kupës së Botës me Brazilin, Cafu, ka pranuar se paraqitjet e Neymarit në Rusi ishin larg prej pritjeve të tij.

Ai beson se përkundër performancës së dobët, Neymari mbetet talenti më i madh brazilian i 10 viteve të fundit.

"Ne të gjithë kemi pritur më shumë nga asi jonë".

"Neymari ëht ënjë as dhe ne presi prej tij të bëj gjëra të ndryshme në fushë".

"Kjo është normale, edhe kritikat janë të natyrshme se do të godasin Neymarin. Paraqitjet e tij ishin jashtë pritjeve tona. Ishin nën nivelin që kemi pritur", theksoi Cafu.

Më tëj mbrojtësi kritikoi ashpër trajnerin Tite, i cili thotë se bëri gabime, kurse tha se Gabriel Jesus i meritoi kritikat sepse nuk shënoi gola. /Telegrafi/

The post Cafu ka pritur më shumë nga Neymar appeared first on Telegrafi.

Pitana gjyqtari kryesor i finales së Botërorit

Posted: 12 Jul 2018 02:15 PM PDT

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka caktuar gjyqtarin për finalen e madhe të Kampionatit Botëror.

Gjyqtari argjentinas, Nestor Pitana ka marrë besimin nga FIFA për ta drejtuar këtë finale të madhe.

Franca dhe Kroacia do të përballen të dielën nga ora 17:00 në finalen e madhe që do të zhvillohet në Moskë.

(Getty Images)

Argjentinasi ka gjykuar edhe më parë Francën në këtë botëror, ku në çerekfinale finalistët triumfuan 2-0 ndaj Uruguait.

Ndërkohë sa i përket Kroacisë, Pitana i ka gjykuar ata në ndeshjen ndaj Danimarkës, kur kroatët fituan pas ekzekutimit të penalltive.

43-vjeçari gjithsej ka drejtuar katër ndeshje deri më tani në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Edhe katër vite më parë Pitana mori pjesë në Botëror, ku drejtoi gjithsej katër takime. /Telegrafi/

The post Pitana gjyqtari kryesor i finales së Botërorit appeared first on Telegrafi.

Shkupi pëson humbje nga Rangers

Posted: 12 Jul 2018 02:02 PM PDT

Skuadra tjetër shqiptare në garat evropiane, FC Shkupi ka zhvilluar ndeshjen e parë në Evropë.

Ekipi nga kryeqyteti i Maqedonisë, ka pësuar humbje në udhëtim tek gjiganti skocez Glasgow Rangers.

Shkupjanët pësuar humbje 2-0 edhe pse treguan lojë mjaftë të mirë përballë Rangers.

Gjithsesi vendasit golin e parë e shënuan në minutën e 23-të kur Murphy realizoi pas asistimit nga Tavernier.


Golin e dytë Rangers e arritën në fund të takimit.

Ishte mesfushori i Kosovës, Rron Broja që shkaktoi penallti në minutën e 91-të.

Nga pika e bardhë i saktë u tregua mbrojtësi i djathtë, Tavernier duke shënuar për rezultatin përfundimtar 2-0.

Kësisoj legjenda angleze Steven Gerrard e nisi me fitore aventurën e tij si trajner i Rangers.

Ndërkohë Shkupi do të tentojë rikthimin pas një jave në Maqedoni. /Telegrafi/

The post Shkupi pëson humbje nga Rangers appeared first on Telegrafi.

Dueli i Botërorit, emisioni i 28-të

Posted: 12 Jul 2018 01:36 PM PDT

Në Radio Televizionin Dukagjini transmetohet emisioni i radhës Dueli Botërorit që i kushtohet Kampionatit Botëror.

Edhe pse nuk ka pasur ndeshje të zhvilluara ditën e sotme (e enjte), Dueli Botërorit do të vazhdojë.

Mysafirët dhe analistët në panel do t’i analizojnë dy ndeshjet e mbetura atë finale dhe për vend të tretë.

Dy trajnerët e mirënjohur Ismet Munishi dhe Bylbyl Sokoli do të jenë edhe sonte në studio.

Ndërkohë mysafirët e tjerë janë aktori Fatos Kryeziu, futbollisti i Dritës, Liridon Leci si dhe gazetarja e sportit Qëndresa Krelani.

Mysafirët e emisionit të sotëm (e enjte) janë:

Bylbyl Sokol (trajner/analist)
Ismet Munishi (trajner/analist)
Liridon Leci (futbollist)
Fatos Kryeziu (aktor)
Qëndresa Krelani (gazetare)

Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj he Fisnik Zymi. /Telegrafi/

The post Dueli i Botërorit, emisioni i 28-të appeared first on Telegrafi.

Mourinho: Anglia ka aryse që të jetë optimiste

Posted: 12 Jul 2018 01:07 PM PDT

Anglia i ka të gjitha arsyet që të jetë optimiste pas eliminimit prej 2-1 nga Kampionati Botëror.

Kieran Trippier i ka dhënë Anglisë epërsinë në minutën e pestë të ndeshjes në Moskë, por Ivan Perisic dhe Mario Mandzukic i theu zemrat e anglezëve teksa Kroacia kaloi pas vazhdimeve nëf inale.

Duke foluar si analist i platformës RT, Mourinho tha se sheh të ardhme të ndritur për Tre Luanët.

"Anglia ka arsye të qajë sepse ishte afër një suksesi të madh, por po ashtu ajo ka arsye që të jetë optimiste".

"Ekipi u përmirësua shumë nga paraqitjet në kampionatet e kaluara. Është ekip i ri, shumica e lojtarëve do të luajnë edhe Botërorin e ardhshëm dhe do të kenë më shumë përvojë në nivel të klubeve", deklaroi Mourinho.

Anglia u mposht 2-1 pas vzhdimeve nga Kroacia, përkundër faktit se kshte epërsinë në fillim të takimit. /Telegrafi/

The post Mourinho: Anglia ka aryse që të jetë optimiste appeared first on Telegrafi.

Juventus nuk e shfrytëzon drejtën e blerjes për Howedes

Posted: 12 Jul 2018 12:14 PM PDT

Benedikt Howedes nuk do të jetë më lojtar i Juventusit.

Mbrojtësi gjerman ishte i huazuar tek Zonja e Vjetër nga skuadra gjermane Schalke 04.

Juventus kishte opsionin të drejtë blerje, por këtë nuk e ka shfrytëzuar.

Howedes u përball me një lëndim të rendë dhe nuk arriti t'i tregojë vlerat e tij në Serie A.

Kampionët e Italisë e kishin opsionin e blerjes për 16,5 milionë.

Benedikt Howedes. (Getty Images)

Kësisoj lojtari është rikthyer tek skuadra e tij Schalke 04.

Por duket se edhe qëndrimi në Schalke është në pikëpyetje.

Lojtari ka marrë një ofertë nga kampionët e Turqisë, Galatasaray.

Turqit i kanë ofruar kontratë tri vjeçare me katër milionë euro pagë vjetore.

Mbetet të shihet nëse Howedes do të pranojë transferimin te Galatasaray apo do të vazhdoj të mbetet në Bundesliga. /Telegrafi/

The post Juventus nuk e shfrytëzon drejtën e blerjes për Howedes appeared first on Telegrafi.

Gomes drejt transferimit në Ligën Premier, Arsenal dhe Tottenham në garë për portugezin

Posted: 12 Jul 2018 11:36 AM PDT

Andre Gomes po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Barcelonës.

Mesfushori portugez nuk ka pasur hapësirat e duhura nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

Në shumicën e ndeshjeve, Gomes ka qëndruar në bankën rezervë.

Kësisoj portugezi ka vendosur të largohet nga Camp Nou gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Në garë për shërbimet e tij janë futur dy skuadrat londineze, Tottenham Hotspurs dhe Arsenal.

Andre Gomes (Getty Images)

Sipas medieve angleze, dy klubet londineze janë të gatshme të shpenzojnë deri në 35 milionë funte për të.

Arsyeja që Gomes nuk morri pjesë në Kampionatin Botëror, ishte se kishte pak minuta në fanellën e Barcelonës.

Largimi i Gomes nga Cam Nou pritet të ndodhë brenda muajit korrik. /Telegrafi/

The post Gomes drejt transferimit në Ligën Premier, Arsenal dhe Tottenham në garë për portugezin appeared first on Telegrafi.

Renault bëhet zyrtarisht partner i Paris Saint-Germain

Posted: 12 Jul 2018 11:11 AM PDT

Paris Saint-Germain dhe Renault kanë nënshkruar sot marrëveshjen e partneritetit, duke bërë kështu që ato të jenë së bashkë përgjatë tre sezoneve të ardhshme.

Kështu së bashku Paris Saint-Germain dhe Renault do të zhvillojnë në shkallë të gjerë fushata reklamuese dhe promovuese, duke kombinuar pasionin e tifozëve të klubit parisien me forcën mbresëlënëse të Renault si një prej markave kryesore franceze në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

Dyshja, gjithashtu do të kenë një fokus digjital – një fushëveprim ku dyshja do të shfaqin krijimtarinë e tyre. Ky klub futbollistik shpreson se do t’ia arrin të habitë 60 milionë ndjekësit e saj në mediat sociale, duke u afruar edhe më shumë me ata në internet si rezultat i këtij partneriteti fantastik.

“Jemi të kënaqur që Renault ka zgjedhur Paris Saint-Germain të shënojë hyrjen në futboll, dhe jemi krenar që klubi ynë është lidhur me gjigantin e industrisë franceze. Renault do të zë një pozitë të rëndësishme brenda programit tonë të përgjithshëm të partneritetit. Mezi po presim të fillojmë punën së bashku, dhe sezonin e parë ku lojtarët tanë do të shfaqen në fushatat e famshme të Renault “French Touch”, ka deklaruar Marc Armston nga Paris Saint-Germain.

“Jemi të kënaqur që Renault dhe Paris Saint-Germain do t’i kontribuojnë ndikimit të Parisit dhe Francës në botë. Ky partneritet ofron shumë mundësi, si në Francë ashtu dhe në skenën ndërkombëtare, ku do të përfitojnë klientët tanë nga rrjetet tona të shitjeve”, ka shtuar Phillipe Buros, drejtori komercial i Renault France. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Renault bëhet zyrtarisht partner i Paris Saint-Germain appeared first on Telegrafi.

Partizani humb me rezultat minimal nga Maribori

Posted: 12 Jul 2018 10:51 AM PDT

Partizani i Tiranës e ka nisur me humbje aventurën evropiane.

Skuadra nga kryeqyteti shqiptar u përball me gjigantin Slloven, Maribor në Selman Stërmasi.

Sllovenët arritën fitore minimale me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim për mysafirët e shënoi Bjade në minutën e 50-të.

Skuadra e trajnerit Skënder Gega pati paraqitje dinjitoze ndaj rivalëve slloven.

Partizani tentoi të reagonte por Bardhi i ardhur në fushë nga stoli humbi një shans të mirë.

Kësisoj në Selman Stërmasi përfundoi gjithçka me rezultatin 0-1 me Partizanin që do të tentojë të bëjë të pamundurën të mundur pas një jave në Slloveni. /Telegrafi/

The post Partizani humb me rezultat minimal nga Maribori appeared first on Telegrafi.

Luftëtari pëson humbje të rëndë nga Ventspilis

Posted: 12 Jul 2018 09:52 AM PDT

Skuadra shqiptare, Luftëtari ka debutuar në garat evropiane.

Klubi që ishte befasia më e këndshme në kampionatin shqiptar, luajti ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.

Shqiptarët ishin mysafir tek skuadra nga Letonia, Ventspilis ku kanë pësuar humbje të rëndë 5-0.

Sulmuesi i talentuar nigerian, Adeleke Akinyemi ishte i pdanalshëm në këtë takim duke shënuar katër gola.

Akinyemi arriti të fitoi edhe një penallti ndërsa bashkëkombësi i tij Aiyegun e shndërroi në gol.

Kujtojmë që Akinyemi vite më parë ishte pjesë e futbollit kosovar ku veshi fanellën e Trepçës '89.

Ndeshja e kthimit mes Luftëtarit dhe Ventspilis luhet pas një jave në Shqipëri. /Telegrafi/

The post Luftëtari pëson humbje të rëndë nga Ventspilis appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more