Skip to main content

“Brexit, Salvini mesazh britanikëve: Kthjellohuni! BE po përpiqet t’u mashtrojë” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Brexit, Salvini mesazh britanikëve: Kthjellohuni! BE po përpiqet t’u mashtrojë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Brexit, Salvini mesazh britanikëve: Kthjellohuni! BE po përpiqet t’u mashtrojë

Posted: 29 Jul 2018 02:26 AM PDT

Pasi ia vendosi BE-së, "kufirin tek thana" duke kërkuar asistencë dhe ndihma financiare për të përballuar fluksin e refugjatëve nga Afrika, madje duke ndërmarrë edhe aktin ekstrem të mbylljes së porteve të Italisë, Matteo Salvini ka nisur një tjetër ofensivë ndaj unionit.

Ministri populist i Brendshëm i Italisë në një artikull të botuar nga Sunday Times, akuzon Bashkimin Evropian se po përpiqet të mashtrojë Britaninë me negociatat për "Brexit", një proces për të cilin anglezët votuan vetë.

“Nuk ka objektivitet apo mirëbesim nga pala evropiane”, tha Salvini.

“Përvoja ime në Parlamentin Europian më thotë që ju ose impononi veten ose ju mashtrojnë”, shtoi më tej ai, duke nxehur edhe më tepër gjakrat në bisedimet që Britania po kryen me BE.

Britania do të largohet nga BE më 29 mars të vitit të ardhshëm dhe kryeministrja Theresa Maj po përpiqet të bjerë dakord për një marrëdhënie tregtare afatgjatë me bllokun ose për të finalizuar një marrëveshje kalimtare për të mbuluar periudhën menjëherë pas largimit.

Salvini duke iu drejtuar May-t tha që ajo t'u përmbahet parimeve të saj dhe të jetë e përgatitur të largohet nga blloku pa një marrëveshje – diçka që shumë biznese kanë frikë se mund të çojë në kaos.

“Për disa parime nuk ka nevojë të jeni fleksibël dhe të tërhiqeni prapa", tha ai.

Më vete, gazeta citoi një ministër të paidentifikuar të qeverisë që të thoshte se ushtria e Britanisë do të ishte e gatshme të jepte ushqime dhe ilaçe nëse kishte vonesa në porte pas Brexit.

“Ka shumë planifikime civile të paparashikuara rreth mundësisë së mungesës së një marrëveshjeje. Kjo nuk i frikëson  britanikët”, tha ministri.

Supermarketet, duke përfshirë edhe Aldin në pronësi të Gjermanisë, gjithashtu u kërkuan disa furnizuesve që të mbajnë rezerva ekstra të mallrave, njoftoi gazeta duke cituar një furnizues.

Salvini ka kohë që ka pasur një qëndrim armiqësor ndaj BE dhe ka fajësuar euron për keqtrajtimin e zgjatur ekonomik të Italisë. Kohët e fundit, ai ka shtyrë vendet e tjera të BE-së që të marrin më shumë nga emigrantët afrikanë që përpiqen të mbërrijnë në brigjet e vendit të tij dhe duket sikur është "njeriu i hekurt" ose djaloshi i "padisiplinuar" që do t'i hapë shumë probleme lidershipit të bllokut.

29 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

ÇFARË E BINDI TRUMP TË ARRIJË UJDI ME BE?

Posted: 29 Jul 2018 02:15 AM PDT

Trump u bind nga statistikat amerikane e përsëritja e vazhdueshme e fakteve, thotë presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në intervistë dhe shpjegon se çfarë nënkupton „deal"-i me Donald Trump.

ARD: Zoti Juncker ju arritët një marrëveshje, një „deal”, me presidentin Trump. U bë fjalë për një miqësi të re mes SHBA dhe Europës. Një dashuri e re. A është vërtet kështu?

Jean Claude Juncker: Për mua marrëveshja, deal-i me zotin Trump nuk do të thotë fillimi i një miqësie të re, por vazhdimi i një miqësie të vjetër. Ndërkohë ai ka bërë një vlerësim të ri. Vlerësimi im ka qenë gjithmonë: SHBA dhe BE nuk janë vetëm aleatë në kohë e kur përshtaten rrethanat, por aleatë për të gjitha kohërat.

Ju e puthët Trumpin në fund, kjo ishte hera e parë apo jo?

Juncker: Besoj se ishte hera e parë. Por përkundër sjelljes sime të zakonshme, nisma për habi nuk erdhi nga unë. Nuk e dija që ishte edhe një fotograf në Oval Office. Por ajo ka përmbledhur shumë mirë ambientin në moment. Zoti Trump e publikoi foton, jo unë. Jam dakord me ketë se të më tregohen përmbajtje të tëitterit.

Ka pasur shumë bisedime. Zoti Trump i ka dëgjuar këto argumenta që ju i thatë edhe më parë. Ku qëndroi ndryshimi sipas jush kësaj here?

Juncker: Qëndrueshmëria, konsistenca dhe vazhdueshmëria e paraqitjes së të njëjtave argumenteve dhe shifrave. U përpoqa disa herë të bëja të qartë, që po të llogarisësh  bashkë tregtinë e mallrave, shërbimeve, fitimet e kompanive ndërkombëtare amerikane në Europë, është SHBA ajo që ka një suficit dhe jo ne. Trump nuk i konsideronte këto shifra, derisa arrita të provoj, se këto janë shifrat e statistikave amerikane, dhe biseda vazhdoi miqësore. Ai ishte dukshëm i interesuar për një ujdi, edhe në bisedime direkte me këshilltarët e tij. Këtë ujdi e konsideroj të rëndësishmë, sepse është baza për bisedime të thelluara, për të mos mbetur në sipërfaqe.

Ju jeni shprehur kritikë ndaj Trumpit, mënyrën e tij të komunikimit. Si ishte përshtypja juaj pas një bisede të gjatë bilaterale. A është ai impulsiv, si edhe perceptohet?

Juncker: Nuk më takon mua të përmbledh mënyrat e veprimit të presidentit amerikan në dy fjalë. Ai është fleksibël. Fillimisht nuk ka masa të reja doganore.

Sa i sigurtë jeni që marrëveshja do të qëndrojë?

Juncker: Kemi rënë në ujdi, që për sa kohë që zgjasin negociatat nuk ka dogana ndëshkuese shtesë. Kjo prek BE dhe SHBA. Mendoj se ky deal do të rezistojë. Nuk do të ishte e mençur të thoje tani „nuk i besoj presidentit amerikan”. Të dyja palët hymë me një paradhënie besimi në këtë bisedë, që nuk ishte e lehtë.

BE ka thënë që do të marrë sojë, por mund ta thotë këtë BE, nuk e rregullon këtë vetë tregu?

Juncker: Kush mendon se Komisioni mund të komandojë se kush importon dhe çfarë, i mbivlerëson mundësitë e tij. Por tek soja nuk ka dogana, që prekin importet e SHBA në Europë. Kjo është çështje e partnerëve në treg, të bien në ujdi, që të merret më shumë sojë në Europë, me që ra fjala, jo soja e manipuluar gjenetikisht.

Po për çështjen e gazit të lëngshëm?

Juncker: Lidhur me eksportin e gazit të lëngshëm, ujdia reflekton pozicionin në BE, atë që BE arriti të marrë para disa muajsh në Sofje. Ramë dakord që t’u propozojmë amerikanëve të eksportojnë më shumë gaz të lëngshëm në Europë. Kjo zvogëlon varësinë tonë nga Rusia. Nuk ka lëshime tek tema e ekonomisë bujqësore.

29 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)/DW

I dehur dhe me 140 km/h në Tiranë-Durrës, arrestohet nga policia (VIDEO)

Posted: 29 Jul 2018 02:09 AM PDT

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit kontrollet me drage dhe radar në autostradën Tiranë-Durrës.

Gjatë monitorimit të  shpejtësisë se mjeteve, policia ka konstatuar një shkelje të rrezikshmërisë së lartë, të cilën e ka shpërndarë si shembull për të sensibilizuar drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Në rastin konkret drejtuesi i mjetit Benz B-Clas, 46 vjeçari Xh.D ishte duke udhëtuar me shpejtësi 140 km/h dhe drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.39 mg/l, duke u bërë burim aksidenti për mjetet e tjera që qarkullonin në autostradë.

Me Policine Rrugore te Tiranës

Kashar-Tiranë.Me Policine Rrugore te Tiranes.Gjate monitorimit te shpejtesise se mjeteve rrugore ne rrugen Interurbane kryesore Tirane-Durres dhe anasjelltas, ne morine e shkeljeve mbi kufijte e lejuar te shpejtesise, ndodh qe te konstatosh shkelje te cilat per shkak te rrezikshmerise, konsiderohen te renda, ashtu sic eshte rasti konkret, i drejtuesit te mjetit Benz B-Clas, 46 vjeçari Xh.D. Kombinim i shpejtesise mbi normat e lejuara 140 km/h dhe drejtimi i mjetit me kete shpejtesi nen efektin e alkoolit ne masen 0.39 mg/l. Me shum se kaq nuk mund te bente nje drejtues mjeti per te rrezikuar seriozisht jeten e tij, te atyre qe e shoqerojne por edhe perdoruesve te tjere te rruges!!Duaje jeten, drejto me kujdes 👮‍♀👮‍♀

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 28. Juli 2018

"Më shumë se kaq nuk mund të bënte një drejtues mjeti për të rrezikuar seriozisht jetën e tij, të atyre që e shoqërojnë por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës!!", sqaron policia.

Këshilla e "Rrugore" për të gjithë drejtuesit e mjeteve është: "Duaje jetën, drejto me kujdes 👮♀".

29 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lirohet adoleshentja palestineze që “grushtoi” ushtarin izraelit (VIDEO)

Posted: 29 Jul 2018 01:53 AM PDT

Ahed Tamimi, e njohur si adoleshentja palestineze, që u filmua duke i dhënë një shuplakë ushtarit izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar nga forcat e shtetit hebre, është liruar pas tetë muajsh në burg.

Videoja ku Ahed Tamimi goditi ushtarin jashtë shtëpisë së saj në Nabi Saleh vitin e kaluar u bë virale dhe u duartrokit nga e gjithë bota. Për palestinezët ajo u bë simbol i rezistencës ndaj okupimit izraelit, por shumë izraelitë e shohin atë si një krijuese problemesh që kërkon reklamim.

Ajo u priyt me duartrokitje teksa u kthye në qytetin e saj. “Rezistenca do të vazhdojë derisa okupimi të hiqet”, i tha ajo turmës.

Gjashtëmbëdhjetë vjeçare në kohën kur dhuroi shuplakën fatale, mbi të fillimisht rënduan 12 akuza për sulmin, nxitjen, ndërhyrjen dhe hedhjen e gurëve.

Në mars, ajo ra dakord të pranonte fajin për katër nga akuzat, duke përfshirë nxitjen dhe sulmin. Ahed Tamimi u filmua nga nëna e saj, Nariman, duke bërtitur dhe duke sharë dy ushtarë në rrugë më 15 dhjetor 2017. Incidenti u transmetua në faqen e Facebook të Nariman Tamimit dhe videoja e konfrontimit u pa gjerësisht. Në pamjet godet në fytyrë një ushtar dhe kërcënon tjetrin.

Ahed Tamimi tha në një seancë dëgjimore para gjyqit se ajo kishte sulmuar ushtarët, sepse ajo kishte parë ata të gjuanin kushëririn e saj 15-vjeçar Mohammed në kokë me një plumb gome të njëjtën ditë.

Rasti i Ahed Tamimit nxiti një shpërthim të pikëpamjeve thellësisht të kundërta mes izraelitëve dhe palestinezëve. Pas incidentit, Ministri i Arsimit i Izraelit Naftali Bennett tha se ajo meriton të “kalbet në burg”.

Shumë izraelitë thonë se Ahed Tamimi ka kohë që është shfrytëzuar nga familja e saj, të cilët akuzojnë përdorimin e saj për të provokuar ushtarë izraelitë. Nëna e saj u akuzua gjithashtu për nxitje në mediat sociale dhe sulme, ndërsa kushëriri i saj Nour, i cili mori pjesë në incident, u akuzua për sulmin. Për palestinezët, ajo është bërë një ikonë kombëtare pasi ata e shohin si akt trimërie gjestin e saj ndaj ushtarëve. Fytyra e saj është shfaqur në muret e rrugëve dhe postera, ndërsa një peticion online i organizuar nga i ati i saj duke bërë thirrje për lirimin e saj grumbulloi 1.7 milion firma.

29 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vjehrri i shkon në shtëpi dhe plagos me thikë dhëndrin, arrestohet

Posted: 29 Jul 2018 01:41 AM PDT

Një tjetër rast dhune në familje, që mund të përfundonte në tragjedi është shënuar në qytetin e Beratit. Mësohet se vizita  e prindërve në shtëpinë e vajzës së martuar ka përfunduar në përdorim thikash.

Policia bën të ditur se shtetasi Behar K, 51 vjeç, banues në Zhitom të Poliçanit ka goditur me thikë dhëndrin O.Xh, 30 vjeç, në shtëpinë e këtij të fundit. Madje pasi ka plagosur të riun ai ka kanosur dhe bashkëshorten, shtetasen M.K, 51 vjeçe.

I riu i plagosur pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë, ndërsa policia ka arrestuar 51 vjeçarin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Dhunë në familje”.

29 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tërmeti shkund Indonezinë, viktima e të plagosur në ishullin turistik

Posted: 29 Jul 2018 01:36 AM PDT

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një destinacion popullor turistik në Indonezi, duke vrarë të paktën 10 vetë. Tërmeti me magnitudë 6.4 goditi ishullin qendror indonezian të Lombokut para orës 07:00 të së dielës. Ishulli tërheq turistë nga e gjithë bota për shkak të plazheve dhe shtigjeve të mrekullueshme, dhe ndodhet rreth 40 km (25 milje) në lindje të Bali.

Shumë ndërtesa janë dëmtuar dhe dhjetëra njerëz janë lënduar nga shembja e banesave, thonë zyrtarët.

Një turist malajzian i cili ishte në një udhëtim me ecje në malin Rinjani thuhet se gjendet mes të vrarëve.

Qendra e Studimeve Gjeologjike të SHBA-ve tha se epiqendra e tërmetit ishte 50 km (31 milje) në verilindje të qytetit të Mataram, në Lombokun e veriut. Ajo u pasua nga më shumë se 60 tërmete më të vogla, me më të madhe të regjistruar prej 5.7.

“Rreth 40 vetë janë plagosur dhe dhjetëra shtëpi janë dëmtuar,” tha në një deklaratë Sutopo Purëo Nugroho, një zëdhënës i agjencisë së emergjencave.

“Ne vlerësojmë se numri do të vazhdojë të rritet, sepse jemi duke mbledhur të dhëna. Fokusi kryesor tani është evakuimi dhe shpëtimi. Disa nga të plagosurit ende janë duke u trajtuar në klinika", shtoi ai.

Sutopo ka postuar foto që tregojnë ndërtesa të shkatërruara dhe rrugët e mbushura me rrënoja.

“Tërmeti u ndie kaq i fortë … turistët ishin në panik dhe të frikësuar dhe u larguan nga hotelet”, tha për BBC Lalu Muhammad Iqbal, një drejtor i mbrojtjes së qytetarëve në ministrinë e jashtme.

Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve AFP për kaosin që pasoi tërmetin.

“Tërmeti ishte shumë i fortë … dhe të gjithë në shtëpinë time dolën jashtë”, tha ai. “Të gjithë fqinjët e mi gjithashtu vraponin jashtë dhe energjia elektrike u ndërpre papritmas.”

Parku Kombëtar i Mount Rinjani, një destinacion popullor për ata që preferojnë ecjet në antyrë, është mbyllur për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Alpinisti Khairul Azi tha se ai dhe një grup udhëtarësh u bllokuan pas tërmetit. “Ne nuk jemi në gjendje të dalim nga zona, sepse shumë rrugë janë shkatërruar”, tha ai për Neë Straits Times.

“Situata këtu është e ethshme dhe ne jemi ende duke u përpjekur të kontaktojmë me alpinistët e tjerë malajzianë”, shtoi ai.

Indonezia është e prirur për tërmete sepse ajo shtrihet në Unazën e Zjarrit – vijën e tërmeteve të shpeshta dhe shpërthimeve vullkanike që rrethojnë pothuajse të gjithë anët e Paqësorit. Më shumë se gjysma e vullkaneve aktive në botë mbi nivelin e detit janë pjesë e unazës.

29 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

ICC/ Shaqiri roveshatë mahnitëse në debutim, Shabani gjen golin me Bayern

Posted: 29 Jul 2018 01:27 AM PDT

Xherdan Shaqiri mrekullon tifozët e Liverpoolit që në debutim në International Championbs Cup.

Futbollisti shqiptar, që përfaqëson Zvicrën në rang kombëtaresh, realizoi një gol spektaloar në minutën e 82-të, duke vulosur fitoren e "The Reds" 1-4 me një roveshatë fantastike, që la me gojë hapur të pranishmit në stadiumin e Michiganit.

Për Liverpoolin kishin shënuar më parë Mane me 11-metërsh, Sturridge dhe Ojo, sërish me 11-metërsh, ndërsa për United barazoi përkohësisht 1-1 Pereira.

Manchester City gjen fitoren e parë në International Champions Cup, pas dy humbjeve radhazi me Dortmundin dhe Liverpoolin. Kampionët e Premier League-s mposhtën 2-3 me përmbysje Bayernin e Mynihut në "Hard Rock Stadium" të Miamit, pas një starti katastrofik.

Brenda 25 minutava të para të lojës bavarezët realizuan dy herë, fillimisht me futbollistin 19-vjeçar me origjinë shqiptare, Meritan Shabani, e më pas me holandezin Roben.

Në fund të pjesës së parë Bernardo Silva shkurtoi diferencën në 2-1. Në fillim të pjesës së dytë Nmecha barazoi 2-2, ndërsa Silva, autori i golit të parë për Citizens shënoi golin e fitores në minutën e 70-të.

Barcelona fitoi vetëm pas goditjeve të 11-metërshave ndaj Tottenhamit, teksa koha e rregullt përfundoi 2-2. El Haddadi dhe Arthur shënuan në pjesën e parë për "blaugranat", ndërsa në fraksionin e dytë brenda pak minutave (73' dhe 75') për Spurs-at gjetën rrjetën Son Heung-Min dhe N'Koudou G.

Në ruletën e penallitve futbollistët e Barçës u treguan të gjithë të saktë, ndërsa në radhët e londinezëve gaboi vetëm Georgiu.

29 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dyndje në portin e Durrësit, mbërrijnë mijëra emigrantë e mjete

Posted: 29 Jul 2018 01:20 AM PDT

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të jashtëzakonshëm pasagjerësh dhe mjetesh, që po hyjnë në vendin tonë. Kështu mëngjesin e sotëm kanë mbërritur pesë tragete, me rreth 5 mijë pasagjerë, 925 makina dhe 157 kampionë.

Gjithashtu në darkë pritet një tjetër fluks, pasi do të ankorohen edhe dy tragete të tjerë, me rreth 3 mijë persona dhe 600 makina.

Burime të Kapitenerisë së Portit Detar bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat, për të përballuar këtë fluks dhe për të krijuar lehtësira në hyrjen e qytetarëve.

Nga ana tjetër, kompanitë e lundrimit kanë shtuar tragetet dhe oraret, për t'iu përgjigjur fluksit të lartë të udhëtarëve, të cilët janë kryesisht emigrantë që kthehen në Shqipëri për pushime.

29 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shmang postbllokun dhe i thyen këmbët policit, pranga 37-vjeccarit

Posted: 29 Jul 2018 01:18 AM PDT

Një polic ka mbetur i plagosur në qytetin e Kuçovës, pasi u godit nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit nuk i ka ndaluar postbllokut policor dhe gjatë tentativës për t'u larguar, goditi efektivin e policisë Jonuz Vrapi me automjet duke i thyer këmbët.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:15 minuta, në lagjen "Llukan Prifti", të Kuçovës. Patrulla policore shkoi aty pas lajmërimit për një konflikt.

Ylli Luka, 37 vjeç nga Nikla e Fushë-Krujës, sapo ka parë policët është larguar me automjetin e tij Benz, duke mos i ndalur postbllokut dhe duke plagosur një efektiv të patrullës. Ai u ndalua 30 minuta më pas nga një tjetër shërbim policor në dalje të qytetit.

Efektivi i policisë, aktualisht ndodhet në spitalin rajonal në Berat, nën kujdesin e mjekëve. Edhe pse ka pësuar thyerje në të dyja këmbët ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

29 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ekzekutohet para shtëpisë së tij, avokati që mbrojti Milosheviçin

Posted: 29 Jul 2018 01:11 AM PDT

Një avokat i njohur serb është ekzekutuar në mënyrë mafioze, para shtëpisë së tij në Beograd, ndërsa i biri ka mbetur i plagosur.

Bëhet fjalë për Dragoslav Ognjanoviç, 57-vjeçar, i cili ka mbrojtur shumë njerëz nga bota e krimit në Serbi. Avokati penal ishte mjaft i njohur në Serbi, ndërsa mbrojti edhe Slobodan Milosheviçin, në gjyqin për krime lufte, në Gjykatën e Hagës.

Në një deklaratë, Ministria e Brendshme serbe raportoi se atentati ndaj Ognjanoviç ishte organizuar para shtëpisë së tij në lagjen Novi Beograd, ndërsa djali i tij 26-vjeçar u plagos dhe po merr trajtimin mjekësor.

Gjatë dy viteve të fundit, në Beograd janë vrarë disa anëtarë të shquar të rrjeteve të krimit të organizuar serb dhe malazez, në atë që policia e cilëson si luftë të trazuar për të dominuar tregun ilegal të drogës.

29 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more