Skip to main content

“8 aplikacione që ju ndihmojnë të bëni foto si VIP-a” plus 9 more Ekonomia Online

“8 aplikacione që ju ndihmojnë të bëni foto si VIP-a” plus 9 more Ekonomia Online


8 aplikacione që ju ndihmojnë të bëni foto si VIP-a

Posted: 21 Jul 2018 10:40 AM PDT

Të gjithë e dimë sa rëndësi ka një foto e kuruar deri në detaj. Ndonjëherë një foto mund të na pëlqejë aq shumë, por nuk mund ta postojmë për shkak të një detaji që duket se i prish gjithë bukurinë fotos. Por ekzistojnë disa aplikacione që jua lehtësojnë jetën dhe i bëjnë fotot tuaja të duken perfekte dhe gati për të marrë shumë pëlqime dhe komente. Disa prej këtyre aplikacioneve, që përdoren gjerësisht edhe nga VIP-at janë:

  1. GoCam

Çuditërisht ky aplikacion nuk është shumë i famshëm, por të hyn shumë në ndihmë. GoCam ju lejon të shkrepni një selfie, pa qenë nevoja të shtypni butonin apo të vendosni kohëmatësin, por mund ta realizoni vetëm falë lëvizjes së trupit (dorës). Magjia ekziston!

2.KiraKira

KiraKira është aplikacioni i preferuar i VIP-ave në të gjithë botën. I shton fotos tuaj shkëlqimin e xixave dhe bën foton të duket e adhurueshme. Për më tepër e ruan foton automatikisht në galerinë e fotove.

✨✨✨✨

A post shared by elsa hosk (@hoskelsa) on

3. GIPHY Cam

GIPHY Cam është aplikacioni më argëtues që ju lejon t`i ktheni fotot tuaja në GIF`s. Mund të ndryshoni sfondin, mund të shtoni tekst dhe sticker-a të ndryshëm. Mund t`i ngarkoni GIF-et tuaja në Messenger ose t`i postoni në Instagram. Koha për argëtim!

4. FaceTune 2

FaceTune 2 është arma sekrete e VIP-ave. Ju zhduk rrudhat, puçrrat dhe çdo imperfeksion në lëkurën tuaj. Falë tij mund t`i shtoni fotos pak magji photoshopi, por ka një problem të vogël, është aplikacion me pagesë dhe kushton 3.99$. Nëse nuk ju leverdis, injorojeni, keni ende aplikacionet e tjera pa pagesë.

5. A Color Story

Ju shton ngjyra fotove tuaja, sipas preferencave. Po ashtu është i pasur me filtra që mund t`iua shtoni fotove pa rënë në sy që ka filtër.

6.Huji

Huji ju jep fotove një efekt "vintage". Selena Gomez është një përdoruese e tij dhe duhet thënë që Selenës ia kemi zili fotot.

7.Snapseed

Përveçëse ka një sërë opsionesh që të ndihmojnë të ndryshosh ngjyrën, qartësinë etj. është edhe shumë i thjeshtë për t`u përdorur edhe nga ata që s`kanë fare njohuri nga editimi i fotove. E bën një foto tuajën të bërë nga një telefon i thjeshtë të duket sikur është bërë nga një kamera me cilësi shumë të mirë.

Great photo #Repost @mlr3.day ・・・ 💃🏻🏤🏢🏬🏨 早安我的城市 #snapseed

A post shared by Snapseed (@googlesnapseed) on 

8.VSCO

VSCO përmban të gjitha opsionet e editimit të Snapseed, por me filtra shumë më të mirë. Mund ta përdorni edhe nëse doni që fotoja juaj të duket "vintage", por Huji është i ekzagjeruar për ju.

The post 8 aplikacione që ju ndihmojnë të bëni foto si VIP-a appeared first on Ekonomia Online.

Facebooku suspendon një kompani, dyshohet se shiti të dhëna në Rusi

Posted: 21 Jul 2018 10:12 AM PDT

Rrjeti më i madh social, Facebook, ka suspenduar një kompani që merret me analiza, për shkak të dyshimeve të bashkëpunimit me Rusinë, ndarjes së informacioneve që merr nga përdoruesit e rrjetit social.

Më 20 korrik, Facebook deklaroi se ende nuk ka prova të mjaftueshme për keqpërdorim të informacionit nga Facebook apo Instagram, por hetimet po vazhdojnë.

Kompania Crimson Hexagon ka punuar në kontrata të analizimit të të dhënave të klientëve të Facebook, duke përfshirë një organizatë joqeveritare të quajtur Fondi i Zhvillimit të Shoqërisë Civile, që ka lidhshmëri me Kremlinin.

Kjo organizatë ka përdorur informatat e kompanisë për të analizuar opinionin publik në Rusi rreth qeverisjes së Vladimir Putin.

The post Facebooku suspendon një kompani, dyshohet se shiti të dhëna në Rusi appeared first on Ekonomia Online.

Banorët e Zllakuçanit protestojnë kundër KEDS-it, qe dy javë pa rrymë

Posted: 21 Jul 2018 10:08 AM PDT

Banorët e fshatit Zllakuçan të Klinës tash e dy javë janë pa energji elektrike. Ata janë ankuar dhe kanë kërkuar sqarim nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS), mirëpo janë shpërfillur.

Ata ankohen se gjërat ushqimore janë duke ju dëmtuar pa furnizim me energji ndërsa shumë biznese në këtë fshat janë detyruar që shumë produkte t'i hedhin në kosh të plehrave pasi që mungesa e energjisë elektrike ia kanë dëmtuar, shkruan Insajderi.

Në shenjë revolte ata kanë vendosur që sot të protestojnë dhe të bllokojnë magjistralen Klinë – Istog, derisa KEDS të bëjë një zgjedhje për ta.

Organizatori i kësaj proteste, Valmir Lleshaj, ka thënë për se rryma është ndërprerë qe dy javë dhe KEDS nuk ka marr asnjë veprim që ta rregulloj.

"Kemi lajmëruar KEDS mirëpo ata na kanë thënë se janë duke rregulluar disa prishje, mirëpo prishja e tyre zgjati qe dy javë, kemi bërë ankesë me shkrim dhe tash jemi duke e dërguar në KEDS", ka thënë Lleshaj.

Lleshaj po ashtu thotë se "banorët dhe bizneset janë dëmtuar shumë nga kjo mungesë e energjisë, shumë produkte ata u dasht me i gjuajt në bërllok".

Insajderi ka provuar të kontaktojë me KEDS-in mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ana e tyre se pse ka ndodhur kjo ndërprerje e rrymës.

Ndërsa, Policia e Kosovës e cila është dashur të intervenojë për ta zhbllokuar rrugën thotë qytetarët e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe protesta ka përfunduar e qetë.

"Në ora 11:50 kemi pranuar një informacion se disa shqiptarë të pakënaqur me mungesën e rrymës kanë dalë dhe e kanë bllokuar rrugën Klinë – Zllakuçan. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Diku rreth 30 qytetarë kanë qenë i kanë shfaq pakënaqësitë e tyre në lidhje me ndalesat e rrymës dhe në ora 12:30 janë shpërndarë të qetë. Nuk ka pasur asnjë incident”, ka thënë Driton Rugova zëdhënës për rajonin e Policisë në Pejë.

Banorët kanë paralajmëruar se do t’ia mësyjnë zyrave të KEDS-it që të bisedojnë me menaxhmentin e kësaj kompanie, e cila para disa vitesh është blerë nga turqi, për një çmim që është vlerësuar tejet i lirë nga njohës të ekonomisë.

The post Banorët e Zllakuçanit protestojnë kundër KEDS-it, qe dy javë pa rrymë appeared first on Ekonomia Online.

Bayerni “përmbys” Parisin, Kovaç debuton me fitore

Posted: 21 Jul 2018 09:33 AM PDT

Është zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin e Klagenfurtit edhe ndeshja e dytë e International Champions Cup, mes Bayernit të Mynihut dhe Paris Saint Germain, e fituar 3-1 nga gjermanët.

Francezët kaluan të parët në avantazh, me anë të Weah në minutën e 31-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Në 45-minutëshin e dytë, trajneri i sapoemëruar i Bayernit, Niko Kovaç bëri disa zëvendësime dhe arriti të përmbysë rezultatin dhe të fitojë sfidën 3-1.

Mesfushori spanjoll Martinez barazoi shifrat në minutën e 60, ndërsa më pas ishin Sanchez dhe Zirkzee, ata që dërguan topin në rrjetën e portës pariziene.

Vlen të përmendet se PSG-ja kishte vetëm 3 futbollistë titullarë në skuadër, njëri prej të cilëve ishte Gigi Buffon, që luajti për 66 minuta dhe pësoi një gol.

Nga ana tjetër, Kovaç pati në fushë disa nga titullarët e tij, përfshi edhe lojtarë si Alaba, Ribery, Robben, Martinez, etj., ndërsa në pjesën e dytë luajti edhe mesfushori me origjinë nga Kosova, Meritan Shabani.

The post Bayerni "përmbys" Parisin, Kovaç debuton me fitore appeared first on Ekonomia Online.

Këngëtarja shqiptare që e shoqëroi presidenten kroate në Kuvendin e Shqipërisë

Posted: 21 Jul 2018 09:22 AM PDT

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, gjatë vizitës së saj në Shqipëri u prit në takime të veçanta nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ajo ka mbajtur një fjalim përshëndetës para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Me elegancë dhe hijeshi, Grabar-Kitarovic dëshmoi edhe një herë dinjitetshëm se di të ruajë finesën e saj prej një zonje të vërtetë, e cila përfaqëson një prej shteteve më të fuqishme të Ballkanit.

Përgjatë hyrjes në Kuvendin e Shqipërisë, presidentja kroate është shoqëruar nga një person jo i panjohur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtaren Rosela Gjylbegu, e cila është kujdesur që t'i ndihmojë asaj në rregullat protokollare.

Për të gjithë ata që s'e dinë, Gjylbegu përveçse një këngëtare e dëshmuar në skenën shqiptare, ajo është edhe zyrtare në sektori e marrëdhënieve me publikun në Kuvendin e Shqipërisë.

Këtë punë ajo e bën që nga viti 2009, teksa në muzikë është herë pas here aktive me projekte të reja.

The post Këngëtarja shqiptare që e shoqëroi presidenten kroate në Kuvendin e Shqipërisë appeared first on Ekonomia Online.

Atletikë, Diamond League starton me rekord të ri botëror

Posted: 21 Jul 2018 09:17 AM PDT

Atletika botërore regjistron një rekord të ri, atë të 3000 metrave me pengesa për femra, në Diamond League të Monacos. Ishte Beatrice Chepkoech ajo që e vendosi këtë rekord të ri, me 8'44″32 duke thyer atë të vendosur nga Ruth Jebet në Paris në 2016-ën, 8'52″78.

Edhe në garën e meshkujve të 3000 metra me pengesa u regjistrua një rekord, ai i Diamond League. Ai që e arriti këtë ishte marokeni Sufiane El Bakkali me kohën 7'58″15 që përbën edhe rezultatin më të mirë personal të tij.

Garën e 100 metrave për femra në Diamond League e fitoi atletja nga Bregu i Fildishtë Marie Josee Ta Lou me 10.89 sekonda, e ndjekur nga bashkëkombësja e saj Murielle Ahoure dhe xhamajkania Elaine Thompson.

Për t'u regjistruar është edhe gara e 400 metrave për femra, që pati një rekord të Diamond League e regjistruar nga atletja nga Bahamas Shaunie Miller-Uibo me 48.98 sekonda.

E njëjta histori edhe në 1500 metra për meshkuj, ku fitoi keniani Thimothy Cheriuyot me kohën rekord të Ligës 3'28″41, ndërsa në garën e 800 m për femra triumfoi afrikano-jugorja Caster Semenya, me kohën rekord të mitingut 1'54″60. Ndërsa në garën e 200 m për meshkuj shkëlqeu amerikani Noah Lyles me kohën rekord të Ligës, 19.65 sekonda.

The post Atletikë, Diamond League starton me rekord të ri botëror appeared first on Ekonomia Online.

Mijëra njerëz i japin lamtumirën e fundit medalistit olimpik Denis Ten

Posted: 21 Jul 2018 09:10 AM PDT

Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës së patinatorit 25-vjeçar kazak, Denis Ten, të mbajtur në një pallat sporti në Almaty.

Medalisti i bronztë olimpik u qëllua për vdekje me thikë në rrugë, pasi u përlesh me dy persona që po përpiqeshin t'i vidhnin pasqyrat e makinës.

Me lot në sy dhe lule në duar, fansat e Ten shpalosën edhe një pankartë të madhe, ku shkruhej "Na fal, që nuk mundëm të të shpëtojmë".

Ceremonia mortore e skiatorit të njohur kazak bëri që në Almaty të vijnë shumë personalitete sportive të vendit, përfshi edhe kampionin e boksit, Gennady Golokvin, i cili ishte duke u stërvitur në ShBA.

Denis Ten u bë patinatori i parë kazak që mori medalje Olimpike, duke u renditur i treti në Soçi, në 2014-ën, ndërsa në Korenë e Jugut u rendit i 27, i kushtëzuar edhe nga një dëmtim.

The post Mijëra njerëz i japin lamtumirën e fundit medalistit olimpik Denis Ten appeared first on Ekonomia Online.

Khamenei nuk i beson negociatave me Uashingtonin

Posted: 21 Jul 2018 09:04 AM PDT

Lideri supreme iranian, Ayatollah Ali Khamenei, tha se do të ishte një gabim i madh i zyrtarëve në Teheran, nëse do të negocionin me Shtetet e Bashkuara, për shkak se sipas tij, Uashingtoni është jo i besueshëm.

"Nuk duhet t'i besohet nënshkrimit dhe fjalës së amerikanëve, prandaj negocitatat me ta nuk janë të besueshme", thuhet në një komunikatë në ueb faqen e tij.

Teherani zyrtar kishte kritikuar vendimin e presidentit Donald Trump për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore. Gjatë javës së kaluar, Khamenei dhe liderë tjerë kanë shtruar pyetjet se a duhet të respektohen obligimet e marrëveshjes me Trump. Irani ka deklaruar se po vazhdon të marrë uranium dhe është në përfundim të ndërtimit të një termocentrali.

The post Khamenei nuk i beson negociatave me Uashingtonin appeared first on Ekonomia Online.

Kololli zyrtarizohet te Zurichu

Posted: 21 Jul 2018 08:56 AM PDT

Përfaqësuesi i Kosovës në futboll, Benjamin Kololli sot është zyrtarizuar te FC Zurichu.

Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, deri më 2021, transmeton Koha.net.

Me mbi 70 paraqitje në Superligën e Zvicrës, Kololli së fundmi ka veshur fanellën e FC Lausanne.

Ai shquhet për aftësinë për të luajtur në mbrojtje e sulm si anësor i majtë, e kjo pikërisht pika që e ka bindur presidentin e FCZ-së, Ancillo Canepan.

The post Kololli zyrtarizohet te Zurichu appeared first on Ekonomia Online.

Gjen mjet shpërthyes në stallë

Posted: 21 Jul 2018 08:51 AM PDT

Një burrë nga Vushtrria ka lajmëruar policinë se ka gjetur një mjet të dyshimtë në stallën e tij.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Samadrexhë në Vushtrri dje rreth orës 17.

Ankuesi kishte raportuar se në muret e stallës ka gjet një mjet të dyshuar .

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për demin i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente.

The post Gjen mjet shpërthyes në stallë appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more