Skip to main content

6 arsye për të mos studiuar mjekësinë




Shumë nxënës pas përfundimit të shkollës së mesme kanë dëshirë të regjistrohen në fakultetin e mjekësisë qoftë të nxitur nga familja e tyre (për inat të kojshisë ose dikujt tjetër) ose të nxitur nga vetja e tyre duke mos e ditur se çfarë sakrifice jetësore i pret dhe e cila sakrificë nuk ka asnjë shpërblim pos zhgënjimit jetësor. Ne kemi përmbledhur disa arsye pse nuk duhet t'a studioni mjekësinë? Lexim të këndshëm.


1.Gjashtë vite të fakultetit nëse provimet i kryen me afat.Pas kësaj 1 vit e ke praktikën pas diplomimit për të plotësuar të drejtën e nënshtrimit në provimet e licencës.Pas kësaj duhet një vit përvojë pune për të plotësuar të drejtën që t'i nënshtrohesh provimit për t'u pranuar në specializim.Nëse pranohesh ke edhe 6 vite tjera që t'i nënshtrohesh provimit specialistik(ke edhe disa vite tjera për subspecializim). Duket sikur në këtë profesion, shkollimi nuk ndalet kurrë. Ndërsa shumica e shokëve dhe shoqeve të mia do të jenë duke e shijuar jetën e tyre me familjen e tyre të cilën e kanë krijuar, ti akoma do të merresh me studim për kryerje të provimeve që nuk marrin fund kurrë.

2. Provimet e fakultetit të mjekësisë janë tepër të vështira. Do të iu duhet që për një provim të mësoni 1 ose dy vite. Ka raste të cilat kanë mësuar edhe 4 e më shumë vite si p.sh për provimin e Anatomisë së njeriuit dhe provimet tjera (Ka shumë njerëz të cilët i kanë bërë 40 ose 50 vite dhe akoma merren me provime të vitit të dytë ose të tretë). Gjatë studimeve tuaja do të fitoni edhe sindromën e studentit të mjekësisë ku gjatë studimit të sëmundjeve të ndryshme do të mendoni që i keni të gjitha ato sëmundje që i lexoni. Pra do të prekeni nga ky sindromë i cili nuk kalon lehtë. Do të jetoni tërë kohën mbi libra duke mësuar dhe studiuar dhe nuk do të keni kohë as për një kafe. Në mjekësi janë dy gëzime kur e regjistron(por nuk e dinë çfarë të pretë se nuk do të gëzoheshe fare) dhe kur e përfundon (por nuk do të gëzoheshe nëse do ta dije se çfarë skëterre jetësore të pret).


3.Sakrifikimi i jetës familjare dhe shoqërore. E gjithë jeta juaj do të ju shkoj në studim.Nuk do të keni kohë pothuajse për asgjë. Puna juaj do të jetë shumicën e kohës 24 orë pa pushim. Prandaj edhe vetëvrasjet më të mëdha ndodhin në profesionin mjekësorë për arsye të presionit të madh fizik dhe mendorë. Jeta juaj do të jetë një skëterrë e vërtetë. Ndoshta mund të bëni dikur para por çfarë duhen paratë kur e keni shkatërruar jetën tuaj.

4.Politikat shëndetësore- Në thelb, ngritja e shkallës mjekësore nënkupton që ju të filloni nga fundi, t'i përgjigjeni të gjithëve dhe të bëni punën tuaj. Do ta bëni këtë derisa të merrni më në fund lodhjen ekstreme fizike dhe shpirtërore saqë do të donit t'a ktheni kohën pas dhe të mos t'a kishit regjistruar mjekësinë.

5.Popullata e paedukatë. Do të ndodh me qindra herë gjatë praktimit të profesionit tuaj që të përzihen në profesionin tënd njerëz të cilët nuk dinë as shkrim dhe lexim, të cilët do të mundohen të diktojnë punën tuaj sidomos gjatë punës së praksës së përgjithshme. Do ta kuptoni që në mjekësinë primare 90% e pacientëve nuk vinë të kontrollohen por vinë të marrin injeksione dhe infuzione pra ju nuk do të bëni profesionin tuaj por do të bëheni një ''dorë automatike'' e cila shkruan receta për injeksione intramuskulare, intravenoze, infuzione etj. Dhe nëse nuk e bëni do të kërcënoheni në forma të ndryshme nga pacientët saqë mund të ketë edhe sulme fizike ndaj jush. Edhe nëse thirrni organet e rendit prap se prap ata do të qëndrojnë indiferent ndaj kësaj dhe nuk ju mbështesin aspak. Pra që në fillim të punës tuaj pacienti vjen nga shtëpia me mendjen për të marr çka të dëshiron ai dhe jo çka mjeku mendon se është më mirë për të. Pacienti pa trokitur fare futet në dhomën e doktorit dhe pa e përshëndetur fare thotë kam ardhur për injeksion duke dërdëllitur mua nuk më kalon pa injeksion. Dhe nga reagim i pacientit ti menjëherë e merr zhgënjimit tënd duke menduar se pacienti mendon që nuk ka ardhur tek mjeku por në një supermarket në të cilin mund të marrë çfarë të dëshirojë?.

6. Do të keni punë me njerëz të kategorive të ndryshme nga njerëz analfabet deri tek njerëzit e edukuar. Gjatë profesionit tënd do të përballesh me sfida të shumta nga të cilat nuk mbështetesh fare nga shteti por vetëm shkelesh dhe trajtohesh me një rrogë të shoferit të qeverisë i cili mund të jetë edhe analfabet. Pra me tërë shkollimin që mund t'a kesh më në fund krahasohesh me një analfabet. Do të keni probleme me familjen sepse nuk do të keni kohë aspak të mjaftueshme për t'ia kushtuar. Do të rriten fëmijët e tu pa prezencën tënde dhe nuk do ta kenë ngrohtësinë dhe dashurinë e prindit. Dhe kjo do të ndikojë në jetën e tyre negativisht.



loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more